Pershendetje te gjitheve,
Vendosa te shkruaj disa rreshta ketu per nje bande jo shume te njohur nga masat e gjera. Sa here qe jam i merzitur ose ne qef, nese eshte dite e bukur vere ne plazh apo bora der ne gju, nese eshte e hene dhe un jam rruges per ne pune ose e premte, kur degjoj nje disk te Sublime me vjen shpirti ne vend, morali ngrehet, dita me duket me e bukur. Ok, mjaft me metaforat. Sublime eshte ose ishte me sakte nje "garage band" nga Long Beach California qe kendonte muzike ska, dun hip hop, ose nje kombinim i te gjithave. Antaret e bandes , 3 ,(nganjehere 4, qeni ka ca te lehura solo ne kengesot ne fakt jane vete dy. Shumica e koncerteve te tyre u bene neper kampuse universitetesh ose lokale te vogla ku pas shfaqjes Sublime shitnin dhe cd-te e tyre. Albumi 40oz to freedom ishte i pari qe terhoqi vemendjen e radiove lokale. Fatkeqesisht, pas albumit te trete Sublime, vocalisti vdiq nga nje overdose heroine dhe nuk arriti ta shijonte famen qe banda kishte arritur. Familja e Bradley Nowell( vocalisti i vdekur) akoma merr letra nga fansat qe nuk e dine qe Bradley ka vite qe eshte larguar nga jeta.
Mbase gjeja qe me terheq me shume ne Sublime eshte fakti qe muzika qe bene eshte per cdo kohe, muzike per qef, e pakomercializuar. Nga kenget e mija te preferuara jane "Santeria" , "Date Rape" , "Badfish". Forumista, tani e keni rradhen juve, filloni shkruani. Peace
Krijoni Kontakt