Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-01-2006
    Postime
    39

    Shume me rendesi

    prsh te gjithve,

    kush nga ju te nderuar do mund te me siguroj dicka nga TEORIA E KONFLIKTIT apo edhe nga TEORIA E LUFTES? nese do mundeni do me ndihmonit shume.

    beko

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-01-2006
    Postime
    39

    pershendetje motra dhe vellezer

    hajde more shqiptare, s'dini gje rreth ketyre temave? CKA DO QE KENI dhe qe ka te beje me T. e Konfliktit dhe te Luftes.

    beko

  3. #3
    1.2.3...I
    Anėtarėsuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967
    Citim Postuar mė parė nga beko
    hajde more shqiptare, s'dini gje rreth ketyre temave? CKA DO QE KENI dhe qe ka te beje me T. e Konfliktit dhe te Luftes.

    beko
    Loool
    Pse mos do besh ndonje film ti?!!!

    T.e K dhe e luften ne pergjithesi apo te ndonje shteti apo te ndonje lufte te veqant me emer pra ciles lufte.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-01-2006
    Postime
    39

    prsh ema

    mire se erdhe ema,

    ne pergjithesi, ska te vecante asgje, ne kete rast. ckado qe di rreth ketyre dy temave.

    beko

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-12-2005
    Postime
    363
    http://www.au.af.mil/au/aul/bibs/just/justwar.htm

    ja provoje njehere ketu. mbase nuk e kuptova mire kerkesen...

  6. #6
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    here tjeter verjuni temave emrin simbas asaj qe kerkoni jo thjesht shume rendesi apo obobo do vdes po nuk me ndihmuat ne moment lol

    flm

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-01-2006
    Postime
    39

    prsh

    i dashur Dikushiii,

    me rendesi eshte se e paske kuptuar ate cfare une kerkova, dhe nese ke mundesi per te dhen ndihmen tende, jepe, nese jo, faleminderit.

    beko

  8. #8
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    beko, e kam fjalen qe te shkruash ate qe kerkon ne teme, keshtu qe mos ta hapi gjithe kazaja, por vetem ata qe duan

    ne kete menyre mer ndihmen pa terhequr te tjeret aty symbyllurazi

    kshu qe ndihma ime ne kete rast konsiston ne kulturen e te shkruarit ne forum

    me te mira

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-01-2006
    Postime
    39

    prsh

    faleminderit shume Babybell.

  10. #10
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Beko, hidhi nje sy ketij shkrimi, ka ca ide aty, a te hyjne ne pune apo jo, kete nuk e di, por ama te jep njefare kulture te pergjithshme dhe pse jo, pak per te reflektuar.

    Edhe te tjeret mund ta shohin se nuk u be qameti , fundja per juve e kam perkthyer, pak dhe per vete, por me shume per juve

    Dhe mos me thuaj qe s'te pelqen perkthimi se gomarit te falur nuk i shihen dhembet. Perkundrazi, nqs ke ndonje fjale te mire per ta thene, mos nguro, thuaje, se na behet qejfi

    Po ku janė luftėrat e dikurshme ?

    Njė studim mbi ērregullimin e konflikteve, tė kthyera tė shurdhėra dhe tė shpėrhapura.

    nga Jean-Baptiste MARONGIU
    Liberation, e enjte 19 janvier 2006


    Frédéric Gros
    « Gjendje dhune. Ese mbi fundin e luftės »
    Gallimard, 310 faqe, 18,50€.


    pėrkthyer nga frėngjishtja
    Oiseau en vol


    Pėrgjatė historisė perėndimore, paqja ėshtė kacafytur me luftėn shumė mė pak sesa kjo pranohet : njė zhdukje e sė dytės nuk paralajmėron aspak fitoren e sė parės por duket t’i bėjė vend njėfarė hibridi ndėrmjet tė dyjave. Meqė filozofi dhe luftaraku ndajnė tė njėjtin pėrkufizim tė njeriut si qenie pėr vdekjen, Frédéric Gros ėshtė i armatosur mirė pėr tė menduar, nė Gjendje dhune. Ese mbi fundin e luftės, kėtė situatė sa tė panjohur aq dhe tė rrezikshme. Jo qė nė kėto « gjendje tė reja dhune » do tė kishte pushuar shkėmbimi i vdekjes pėr tė cilin pėrdoreshin me njėfarė suksesi luftėrat e vjetra. Ajo ēka ėshtė nė shndėrrim e sipėr, kjo ėshtė kuadri etik, politik dhe juridik qė u jepte kėtyre luftėrave njė racionalitet, madje njė justifikim. Botues i Kurseve tė fundit tė Michel Foucault nė Collčge de France, Frédéric Gros ėshtė profesor nė universitetin Paris-XII dhe ka publikuar libra tė njohur mbi historinė e psikiatrisė dhe filozofisė penale.

    A mund tė themi akoma qė lufta ėshtė « njė konflikt i armatosur, publik, i drejtė », siē e ēmonte kėshtu mė 1597 Alberico Gentilis, duke vėnė nė njė mendje teologė dhe filozofė ? Frédéric Gros nuk e beson kėtė sigurisht, dhe shpalos pėr njė « barut nderi » tė fundit kategoritė e hershme tė luftės tė cilat janė duke u shpėrbėrė pėrpara nesh, nėn goditjet e zgjedhuara tė ushtarit high tech, tė terroristit dhe tė qenit tė tėrbuar tė pėrleshjeve pak a shumė tribale. Nga njė tip ideal nė tjetrin, nga kalorėsi tek kėmbėsori gjer nė dhėmbė i armatosur, nga lufta racionale e Lumičres tek konflikti total, mėnyrat e shkaktimit nė mėnyrė legjitime tė vdekjes sė ndėrsjelltė kanė ndryshuar, duke u derdhur mė nė fund mbi njė etikė tė sakrifikimit tė jetės. Nėse bėhet luftė, kjo bėhet pėr tė arritur paqen. Kjo ide nuk ėshtė dhe aq absurde, sepse duhet qė lufta tė jetė e drejtė nėse duam qė vetė paqja tė mos jetė e padrejtė. Kėshtu mbėrrijmė nė njė pėrkufizim minimal : ėshtė legjitime vetėm ajo luftė qė bėhet pėr tu mbrojtur, pėr tė bėrė paguar njė borxh apo pėr tė ndėshkuar njė padrejtėsi. Kėshtu, lufta kthehet nė njė nxjerrje para drejtėsisė, gjykata e sė cilės ėshtė fusha e betejės. Por Carl Schmitt nuk e ka gabim tė shohė nėn shenjėn e luftės thjesht kriminalizimin e armikut, dhe rreziqet qė pasojnė nga njė armiqėsi e pėrhershme. Pėr t’i bėrė tė ndėrsjellta kėto rreziqe, tė tjerė do tė nxjerrin pėrpara idenė e njė lufte tė drejtė nga tė dyja krahėt. Traktati i Westphalie, duke iu dhėnė fund luftėrave tė pėrgjakshme fetare, vendosi pėr njė kohė tė gjatė njė kuadėr tė ri juridik ndaj konflikteve tė armatosura. Nė njėfarė mėnyre, filozofia vjen nga pas. Dhe qysh nga kjo marrje parasysh e njė shumėsie shtetesh sovrane, lufta ka ndryshuar kuptim, tė paktėn mbi kontinentin europian.

    Ērregullimi aktual i konflikteve tė armatosura lė pėr tė shquar njėfarė nostalgjie pėr luftėrat e vjetra tė gjyshėrve. Por nuk ka pėrse tė ndodhė kjo, thotė Frédéric Gros : « A duhet tė sjellim ndėrmend qė ato qenė vegla tė ambicjeve mė tė ulta, tė pretendimeve mė tė ēmendura, tė pėrllogaritjeve mė tė ndyra ? Qė ato kanė sjellur me vete sakrifikimin e miliona njerėzve qė nuk donin gjė tjetėr veēse tė jetonin, qė ato kanė shkretuar para kohe qytetėrime tė lulėzuara, kanė pėrcjellur kultura tė larta drejt e nė vetėvrasje ? » Lufta e drejtė nuk dinte, pėr shembull, ē’tė mendonte pėr krimet me tė njėjtin emėr. Pėr arsyen e vetme qė asgjė nuk duhej, nė parim, tė kufizonte tė drejtėn e pakufizuar tė njė shteti sovran mbi persona (ushtarė apo civilė, gra, fėmijė, pleq apo tė rinj…) tė transformuar nė armiq nga njė deklaratė e hapur, ose me pakėz detyrime njerėzimi nėse kėta tė fundit ishin tė krishterė.

    Nėse nuk ka ndonjė gjė tė madhe pėr tė shpėtuar nga lufta, ēfarė ka kaq tmerrėsisht shqetėsuese nė gjendjet e dhunės qė e pasojnė atė ? Me siguri, njė pėrmbysje tė raportit ndaj vdekjes. Nė luftėn e rrjedhur nga historia perėndimore, ėshtė jeta ajo qė sakrifikohet, kurse nė gjendjet e dhunės ėshtė mė tepėr vdekja ajo e cila i jepet njėri-tjetrit. Qoftė fjala pėr njė akt terrorist nė njė hapėsirė publike, pėr njė bombė « inteligjente » qė godet anėsorisht civilė, apo pėr njė shthurje shkatėrrimtare bandash tė armatosura nė njė vend tė shpėrbėrė, vdekja nuk shkėmbehet : « Ajo shpėrndahet, mbillet, pėrllogaritet. Fundi i shkėmbimit sot sjell jo vetėm rikthimin e arkaikes, por mė tepėr njė ristrukturim tė raportit ndaj vdekjes, tė pritjes sė saj. Ajo kthehet nė tjetėr gjė ; njė rrezik profesional, njė ekuacion matematik, njė kusht tė qenuri, njė apoteozė mediatike. »

    Me tė mbaruar lufta, me deklaratat, praktikat, tė drejtat e saj jo tė gjitha tė neveritshme, i pėrket paqes tani tė venitet nė njė shpėrndarje dhune qė vazhdon si ska mė bukur. Ja pėrse flitet tani e tutje pėr ndėrhyrje, e cila, njėlloj siē siguria tė cilėn ajo dėshiron tė arrijė, nuk njeh as armik, as fitore as disfatė. As luftėn dhe as paqen
    .

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Anisela
    Anėtarėsuar
    20-01-2004
    Postime
    764
    Iran-Kurdistan 1961...Mosmareveshje
    Irak-Shia 1991 Aresyet religioze...
    Irak-Kurdistan 1991....
    Izrael-Hamaz 1975..Komflikt religioz..
    Izrael-Palestina 1948-1994
    Afganistan-Taliban1978..komflikt etnik..
    Filippinne-new popples Army 1969..komflikt ideologjik..“
    Peru-Sendero Luminoso 1981 konflikt ideologjik dhe narkotika
    Dhe keshtu ne rruge te madhe eshitme zemren tone, njerzve qe vetem nje te perqeshun dhane per te e shkuen te kenaqun e tu u gezue- pse pane mfshetsinat intime te kesaj jetes tone.

  12. #12
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    beko,

    te te jap artikuj ketu apo mendime do ishte budallallik, se ashtu as qe do kuptosh hic gje mbi teorite e luftes. Pra nese vertet interesoheni atehere futjuni ndonje biblioteke dhe dilini pas -te pakten- nja 6 vjetesh..... dhe mbase do kuptoni ndonje gje!

    Nejse meqenese ne Shqip nuk mundem t'ju gjej material atehere me thoni ne c'gjuhe kuptoni mire.... keshtu do mundohem t'ju mbledh ndonje liste librash dhe shkrimtaresh te cilet do mundeshit ti kerkonit ne ndonje biblioteke.

    "Do pune puna..."
    flm

  13. #13
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    beko,

    nese te intereson ndonje liber i vecante per te sqaruar keto ceshtje, qe te mos lodheni me nje dyzine librash me cdo teori me vete, do ju keshilloja librin:

    "Contending Theories of International Relations : A Comprehensive Survey" nga analistet amerikane (me te vertet fantastike) James E. Dougherty dhe Robert L. Pfaltzgraff. Libri eshte i ndare ne dy vellime dhe tani eshte ribotuar per te pesten here.

    Autoret duke kaluar cdo inisiative tjeter ne fushen e marredhenjeve nderkombetare kane mbledhur te gjitha teorite dhe nje ser analistesh duke sjellur keshtu dialogun e ideve ku lexuesi zgjedh vet. Vec teorive parashtrohen edhe kritikat ndaj tyre. Kapitujt e fundit te vellimit te pare dhe kapitujt e pare te vellimit te dyte flasin per teorite e agresivitetit, revolucionit, konfliktit, luftes se brendeshme dhe luftes se jashteme.

    Ne fundin e cdo kapitulli permenden edhe librat nga jane marre te dhenat, pra me pak fjale midis librit mund te gjeni pothuajse literaturen me te rendesishme mbi konfliktin.

    Megjithate libri i sygjerohet me teper nje lexuesi qe ka nje fare kapaciteti mbi keto ceshtje!

    Nese nuk e gjeni ne librari mund ta bleni midis internetit...

    Nese ju interesojne libra te tjere, hidhni nje sy tek projekti Gutenberg nga ku mund te zbrisni libra online (kerkoni libra me iniciale fjalesh qe te interesojne, si psh. "w" per "war"). Adresa eshte kjo: http://www.gutenberg.org/browse/titles/w

    Per ndonje gje tjeter mos nguroni te me kontaktoni!
    flm

Tema tė Ngjashme

  1. Sa rendesi kane institucionet fetare tek besimi juaj?
    Nga gurl nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 30-06-2011, 16:31
  2. Sa rėndėsi ka "virgjėria" e femrės,nė mentalitetin tonė?
    Nga BrianaS nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 170
    Postimi i Fundit: 02-05-2008, 10:46
  3. Vendet me rėndėsi historike
    Nga Lekė Rezniqi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 18-04-2007, 04:53
  4. A ka rendesi emri i universitetit
    Nga MEDEA nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 25-07-2003, 10:22
  5. Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 12-07-2003, 14:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •