Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Muhamed Ali Pasha ka dashur ta rrëzojë piramidën e Keopsit

    Muhamed Ali Pasha, sovrani egjiptian me prejardhje shqiptare nga "Rumelia", i cili në shekullin 19-të ka drejtuar Egjiptin, Sirinë dhe Arabinë, i ka urdhëruar inxhinierit të vetë, francezit Linan, që ta shkatërrojë Piramidën e Keopsit.

    Piramida e madhe ka qenë e shpëtuar për një vlerë modeste prej dy pjastreve, të holla egjiptiane që janë shfrytëzuar atëherë.

    Këtë njohuri e konfirmojnë disa pjesë të dokumentave arkivore që ruhen nëpër depot e Muzeut të revolucionit, e pjesë të të cilës janë shpallur nga mediumet në Egjipt.

    Sipas dokumentave, sovrani i atëhershëm egjiptian Muhamed Ali ka pasë ndër mend që me blloqet e gurit që do të nxirren nga piramida, të bëjë një pendë në lumin Nil.

    Inxhinieri Linan, bashkë me konsullin francez në Kajro, e kanë ditur se çfarë vlere historike ka piramida dhe kanë tentuar ta bindin Muhamed Ali Pashën se gurët nga piramida janë katër herë më të mëdha se ato që nevojiten për ndërtimin e pendës.

    Në fund, Linani ka arritur ta dëshmojë joarsyeshmërinë ekonomike të projektit, duke i potencuar pashasë se vlera e transportit të 1 kubik materiali ndërtimor kushton 2 pjastre më shtrenjtë se gurët nga miniera e gurit Shalkan, që gjendej në afërsi të vendit ku është planifikuar ndërtimi i pendës.

    Piramida e Keopsit është një prej tri piramidave të mëdha, të ndërtuara nga faraonët e dinastisë së katërt (2589-2530 p.e.s) në Gizë, në afërsi të Kajros. Piramida është e lartë 137 metra, ndërsa gjatë ndërtimit janë përdorur 2.3 milionë blloqe prej gurit, të rënda mesatarisht nga 2.5 tonë. /Makfaks/
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

Tema të Ngjashme

  1. Wehhabizmi sipas Ehl-i Sunnetit
    Nga Bani gjk në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 22-10-2009, 12:28
  2. Shpjegim i lehte mbi temat e Teuhidit
    Nga rapsod në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 04-05-2006, 08:01
  3. Feja Islame
    Nga Muslimane në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 21:23
  4. Vizita e Varreve dhe kerkimi i ndihmes nga i Varrosuri
    Nga hasanii në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-07-2005, 06:44
  5. "I dashur armik"
    Nga dodoni në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 31-08-2004, 16:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •