Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 33 prej 33
  1. #31
    Te gjithe biem dakort besoj qe ne politike nuk ka 'dashurira' por vetem interesa. Nderhyrja ne Kosove sigurisht qe ishte ne interes te amerikaneve, se per bamiresi nuk nderhyn njeri. Por ne kete rast interesi amerikan ishte nje faktor pozitiv per ne. Pa kete nderhyrje, tani as qe do ishim duke diskutuar statusin e Kosoves. Per sa kohe aleanca amerikane na jep mbeshtetjen qe ne kerkojme, nuk shoh ndonje gje te keqe, derisa te ofrohet nje aleance me e mire per te arritur ate qe duam. BE eshte e copetuar dhe nuk ka nje interes te perbashket per ceshtjen e Kosoves, sepse shume fuqi europiane llogarisin interesat e tyre karshi Rusise.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  2. #32
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Citim Postuar më parë nga antares
    Gjerat sqarohen nese i jepet kuptimi origjinal fjales "masaker". Gazetaret e kane bere te udhes qe me termin masaket te perkufizojne keqtrajtimet, si rrahjet, fyerjet etj etj.
    Nese me masaker (dhe genocid) kuptohet ajo qe kuptohej 60-100 vjet perpara atehere lind pyetja: ku jane 100 000 apo 40 000 apo 400 000 (sa thoshte nje amerikan) gra pleq dhe femije te vrare me gjak te ftohte? Ku jane kufomat?
    Fakti qe 1 000 000 njerez (dhe jo pak te rinj ne moshe per te mbajtur arme) u dynden ketej kufirit mbas perhapjes se psikozes se "masakrave" dhe bombardimeve te Natos (kjo e fundit ka vrare me shume shqiptare se Ushtria Jugosllave) eshte i kuptueshem.
    Une do te deshiroja qe te thosha se serbet vrane 5 miljon shqiptare dhe trupat i dogjen qe te mos mbetej gjurme, por ne mor ta marrsha nuk e kemi takatin e cifuteve qe te detyrojme boten te thote "amen" per propaganden tone.
    Gjykata Nderkombetare luan me reputacionin e saj kur nuk arrin te denoje Millon, te gjitha komisionet qe kane qene ne Kosove me gjithe deshiren e mire per te dokumentuar "masakrat" jane kthyer duarbosh.......
    Ne jemi nje kuadrat ne fushen e shahut boteror ku po luhet me ne......
    Mos gezohemi kaq shume per kete "kujdes" te Natos e Daj Samit sepse ky gezim i ngjan atij te gjelit te detit qe ditet para se ti rrjepin pendet e majmin me buke e me the te thashe.
    Ne fund te fundit c'te duan te medhenjte do behet me ne, mos kemi iluzione.......
    Antares,

    kendej kah lagjia ime thone: "Tatari te marrte vesh!".

    Me aq sa po arrij te te kuptoj, ti po mohon se ka pasur masakra ne Kosove?!

    Per ty qenka masaker vec nese zhduket nje popullsi e tere edhe ate me miliona?!

    Pak paska pasur Kosova martire?!

    Te vrasesh 20.000 njerez nuk qenka MASAKER?!

    Apo ndoshta sipas teje edhe keto shifra jane te fryra dhe joreale?

    Propagande qenka numri i viktimave, mbetjet e te cileve ende i sjellin me kamiona nga Serbia?!

    Per cfare po flet aman?!

  3. #33
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Antares, shifrat e te vrareve mund te jene fryre per te justifikuar nderhyrjen e NATO-s. Ketu jam dakort, me pjesen tjeter aspak.

    ...kjo e fundit ka vrare me shume shqiptare se Ushtria Jugosllave
    E beson ti kete? Te mos i ngaterrojme gjerat kot. Eshte e vertete qe ShBA sheh interesat e saj ne rajon, po ashtu qe NATO kerkon(te) nje rol per veten. Menyra si nderhyri NATO mund te mos ishte e drejte, por mese e nevojshme. Une them qe edhe 10.000jra kosovare te tjere do vriteshin po te mos kishte nderhyre NATO. Parashikimet per te kaluaren, pa vlere. Nuk ka asnje kuptim te thuash qe disa incidente te NATO-s vrane me shume se forcat Serbe (ky numer nuk bie kurrsesi nen 10.000).
    ... te gjitha komisionet qe kane qene ne Kosove me gjithe deshiren e mire per te dokumentuar "masakrat" jane kthyer duarbosh...
    ?
    Jane zbuluar plot varre te perbashket...Dokumentimi pas konfliktit eshte i veshtire, perveçse duhen gjetur kufomat, duhet bere lidhja me vrasesit, dhe me e rendesishmja, per gjyqin e Milosheviçit me urdherat e dhena prej tij. Gjjykata nuk eshte e kompletuar mire, pastaj edhe politika nderhyn...por kjo nuk mohon asnjehere masakren e shqiptareve nga forcat serbe nen udheheqjen e Milos.
    Duhet te kesh ndonje sqarim per keto, se mos je keqkuptuar...

    T'i kthehemi temes.
    Te gjithe biem dakort besoj qe ne politike nuk ka 'dashurira' por vetem interesa. Nderhyrja ne Kosove sigurisht qe ishte ne interes te amerikaneve, se per bamiresi nuk nderhyn njeri.
    E njejta gje pritet edhe nga Putin dhe kushdo tjeter. Putin nuk besoj se eshte ndonje i dashuruar me sllavet, edhe po qe, eshte aq i zgjuar sa i le ne krevat ndjenjat kur vesh rrobat e politikanit. Rusia ka mbajtur qendrim anti-Shqiptar deri tani, sepse kerkon te perfitoje sa me shume nga situata. Nese sigurohet, dhe kjo nuk eshte shume e veshtire, qe rasti i Kosoves nuk ka asnje lidhje me zonat separatiste brenda Federacionit, dhe nese i behen leshime/favore politike ose ekonomike, neser te mos habitemi nese, ne mos me ze te larte, de facto te aprovoje pavaresine e Kosoves.
    Kosova, Shqiperia, Ballkani...nuk jane me zona qe ishin gjate Luftes se Ftohte. Rusia nuk ka fuqi te merret me endrra, eshte e shqetesuar nga rritja e influences se ShBA-se ose Europianeve, por jo ne Kosove, ne Zonat ku ende ka fuqi te percjelle fjalen e vete, ne ish republikat e BRSS ose ne lindjen e mesme ku ka interesa. Rusia e ka kuptuar qe qe nuk ka mundesi te marre pjese ne lojen mes BE dhe ShBA ne Ballkan (dhe Europen Lindore).
    Shqiperia dhe Kosova nuk mund te prese gje nga Rusia, por nuk duhet as t'u dorezohet plotesisht interesave Amerikane, kur po perpiqet te hyje ne BE. Po te tregohen te zgjuar politikanet tane, Shqiperia mund te pije nga dy ujkonja dhe te mos haet nga asnjera.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema të Ngjashme

  1. Si i njoha Nanon dhe Berishën.
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 23-01-2008, 19:21
  2. Fjalori latin-shqip i Frank Bardhit
    Nga King_Gentius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-01-2006, 23:46
  3. D'Alema per Kosoven
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-01-2006, 08:43
  4. Maskrat greke mbi çamet
    Nga alibaba në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-12-2005, 16:43
  5. Raporti i Kai Aides për Kosovën në OKB
    Nga Harudi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-10-2005, 17:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •