Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 33
  1. #11
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anëtarësuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Prandaj them qe kur Putini ka parasysh ato republikat e veta, ai le te jete i qete se askush nuk ka ndermend te bombardoje Rusine per te çliruar Çeçenine. Per kete arsye deklarata e tij nuk mu duk aq e rrezikshme per ne. Vetem nje mbrojtje e hapur dhe e forte ne favor te Serbise, vetem kjo na i rrezikon planet, por edhe kesaj i gjendet ilaçi po te kemi miq edhe me te forte. Dhe miqte me te forte nuk fitohen duke pellitur gjithe diten e dites arabi keshtu e bin ladeni ashtu, por duke theksuar me force karakterin europian te popullit tone.
    Parazitet mendoje keshtu si ty.Sa per popullin cecen dhe arabet e kane ngritur zerin dhe jeten por kosoven ku europa dhe amerika shikonte refugjatet kosovare dhe sulmonte mullaret me bare te serbise

  2. #12
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Antares, mos i fol zogut per histori sepse perderisa perdor analogji te tilla (si Europa - nonsens gjeostrategjik, apo USA nje kurrkush ushtarak) atehere i bie qe njohurite e tua apo botekuptimi yt i historise le per te deshiruar ..... po mundohem te mos perdor gjuhen tende te larmishme per te bere krahasime.

    Persa i perket Putinit, mesa kuptova une, deklarata eshte paksa kontraditore. Putini flet per ligje, principe nderkombetare qe Rusia as nuk i ka aplikuar as nuk ka ndonje mendje te filloj t'i aplikoje tani, mgjth kjo eshte e drejta e tyre nen pekten e sovranitetit (nje tjeter aspirate apo ligj nderkombetar.)
    Pika tjeter qe ve ne pah Putini, ate te "universally applicable" eshte gjeopolitikisht dhe historikisht qesharake, sepse cdo rajon, cdo konflikt ne bote, i ka rrenjet ne rrethana te ndryshme politike, sociale, dhe ekonomike.

    Por ne nje kendveshtrim tjeter, deklarata e Putinit eshte negative per Kosoven, sepse nqs Putini flet per nje zgjidhje te statusit "universally applicable" ku pjese e atij universi jane dhe konfliktet ne Rusi, atehere Putini nuk perkrah pavaresine e Kosoves, dhe s'ka sesi. Nuk eshte koincidence qe jo vetem Rusia, por edhe Kina (anetare permanente te Keshillit te Sigurimit me te drejte veto) kane ndikuar negativisht ne ngadalesimin e statusit, pasi te dyja shtetet kane konfliktet e tyre, dhe e shohin Kosoven si precedent i rrezikshem.

    Do te ishte mire te nenvizohej nga te gjitha palet se rasti, zgjidhja e statusit te Kosoves perben nje rast te vecante dhe jo universal per konflikte te tjera, ku jo vetem Rusia dhe Kina por dhe Franca (Korsika, Basket) Spanja (Basket) etj kane shume te humbasin nga pergjithesimet.

  3. #13
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Kur fola per Gjeostrategji, e pata per politiken aktuale te Europes (drejt nje rruge qorre).... Per sa i perket mitit Hollivudian te "Fuqise Ushtarake Janki" - t'ja leme historise (ndekohe te kujtojme Korene, Vjetnamin, Libanin e Irakun).........
    Eshte e qarte qe Rusia nuk mbeshtet Pavarsine e Kosoves, por po kaq e qarte duhet te jete qe nese me pretekstet propagandistike te "masakrimit te shqiptareve" - (e pa-vertetuar kjo gje) - do vazhdohet me tej. po ashtu i lind e drejta Rusise te rivendikoj territore dhe njerez nen te njejten mburoje.......
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  4. #14
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Citim Postuar më parë nga antares
    por po kaq e qarte duhet te jete qe nese me pretekstet propagandistike te "masakrimit te shqiptareve" - (e pa-vertetuar kjo gje) - do vazhdohet me tej.
    O po ti je per tu vajtuar me ligje o derezi ! Po ka xhevahire me te medha se keto qe na nxjerr nga goja ! Sa turp e sa tmerr !

  5. #15
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Oiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  6. #16
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Citim Postuar më parë nga antares
    ... kujton se Rusia po i lutet Europes (nje non-sens gjeostrategjik) dhe USA - nje kurrkush ushtarak - qe te mos e sulmojne?
    Lexo pak histori dhe ndoshta do kthjellohesh ndopak......
    mos kishin qene keta te dyja, (ose me mire anglo-amerikanizmi) ai gjermani i frikshem ne Urale do te ndalonte.. dhe ruset do te ishin nje shembull historie sot e kesaj dite.

    gjynah qe s'ndodhi

  7. #17
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga antares
    Kur fola per Gjeostrategji, e pata per politiken aktuale te Europes (drejt nje rruge qorre).... Per sa i perket mitit Hollivudian te "Fuqise Ushtarake Janki" - t'ja leme historise (ndekohe te kujtojme Korene, Vjetnamin, Libanin e Irakun).........
    Eshte e qarte qe Rusia nuk mbeshtet Pavarsine e Kosoves, por po kaq e qarte duhet te jete qe nese me pretekstet propagandistike te "masakrimit te shqiptareve" - (e pa-vertetuar kjo gje) - do vazhdohet me tej. po ashtu i lind e drejta Rusise te rivendikoj territore dhe njerez nen te njejten mburoje.......
    Hmmm, nuk po flas per Rambon antares, por nje lufte gjoja katranosi ne Afganistan Rusia, dhe USSR i erdhi fundi (per shume arsye te tjera, por edhe nga kjo lufte.)
    Ndersa USA mund te bej aventura andej ketej (me drejtesi apo padrejtesi) por ama aty eshte edhe sot e kesaj dite.

    Nejse, po dalim nga tema.

  8. #18
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga darwin
    mos kishin qene keta te dyja, (ose me mire anglo-amerikanizmi) ai gjermani i frikshem ne Urale do te ndalonte.. dhe ruset do te ishin nje shembull historie sot e kesaj dite.

    gjynah qe s'ndodhi
    Darwin, mos te bejme gafa gjeografike tani. Qe thua ti, ndoshta do vente ne Urale gjermani, por do i kishte pire lengun Gjermanise se nuk do ktheheshin dot me per ta pare.
    Rusia, pervec mjeteve te tjera ushtarake, popullore, apelit per Nene Rusi etj, ka dhe nje aleat mjaft te fuqishem, qe eshte shtrirja e gjere gjeografike ne nje zone "relativisht" te ftohte. Psh, vajti Putini ne kishe per Krishtlindje, ne nje fshat ku -50 C eshte temperature normale.
    Mos t'i futemi ketyre budalleqeve se nuk ka lezet, gjeopolitikanet e lavdishem gjermane si Bismark, apo disa te tjere pas tij (per fat te keq qe nuk u degjuan shume ne gjysmen e pare te shek. 20) kane bere gjithmone te qarte qe aleanca gjermano-ruse eshte shume me fitimprurese dhe stabilizuese se sa e kunderta.

  9. #19
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Citim Postuar më parë nga Lioness
    Darwin, mos te bejme gafa gjeografike tani. Qe thua ti, ndoshta do vente ne Urale gjermani, por do i kishte pire lengun Gjermanise se nuk do ktheheshin dot me per ta pare.
    Rusia, pervec mjeteve te tjera ushtarake, popullore, apelit per Nene Rusi etj, ka dhe nje aleat mjaft te fuqishem, qe eshte shtrirja e gjere gjeografike ne nje zone "relativisht" te ftohte. Psh, vajti Putini ne kishe per Krishtlindje, ne nje fshat ku -50 C eshte temperature normale.
    Mos t'i futemi ketyre budalleqeve se nuk ka lezet, gjeopolitikanet e lavdishem gjermane si Bismark, apo disa te tjere pas tij (per fat te keq qe nuk u degjuan shume ne gjysmen e pare te shek. 20) kane bere gjithmone te qarte qe aleanca gjermano-ruse eshte shume me fitimprurese dhe stabilizuese se sa e kunderta.
    Lioness, lexoje mire kontekstin ne ate qe shkrova dhe mos bej ti gafa gjeografike.

    Nese shkohej ne Urale, duhet ta dish se mbrojtja e nje fronti prej mijera kilometrash behet shume me e thjeshte, pasi nuk mbrohet ne te gjithe gjatesine, por ne korridoret e grykave malore.

    Me cfare armesh do te luftonin sovjetiket dhe me cfare rezervash logjistike, sepse ne Siberi nuk mbillet grure? Pa hiqi njehere ndihmat anglo-amerikane ne armatime, nga potenciali rus? Te vazhdoj me pika te tjera? naften e Kaukazit, trupat e Romelit ne Afrike, ne vend qe te ishin ne front lindor?

    Llogarite gjermane ishin se 3 milion ushtare japoneze do te sulmonin ne Mancuri.. e ke ndopak te qarte se ishte e mundur te tejkalohej dhe Bismarku?

    Pra, "Oci cjornaja" nuk do te ishte nje melodi e njohur per europianet dhe komunizmi do te shuhej ne humbetirat e Siberise.

    nejse, se dolem fare jashte teme. Cfaredo qe te thote Putin, nuk e pengon dot influencen gjermanike ne Ballkan. Ishte fillimisht kjo influence qe shkaterroi Jugosllavine dhe nje faktor i rendesishem qe shqiptaret e Kosoves sot te jene te lire.
    Prektora

  10. #20
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Degjo Darwin, vuaj dhe une nga tifozlleqe te tilla, ne sport kuptohet, ne cdo lloj sporti qe merr pjese Gjermani nuk bej kompromise, ata dua te fitojne. Ama, tifozlleku i verber fillon dhe mbaron te sporti.

    I bere "llogarite mire", sikur gjithe bota te rrinte e te bente sehir, ndoshta do shkonin gjermanet deri ne Urale, dhe atje pastaj do t'i linin kockat, po mos e zgjat kete muhabet tani. Po flasim per WW2 apo per nje konflikt imagjinar gjermano -rus?! Per cfare po diskutohet, per hipoteza?

    Pastaj, sa per komunizem, nga u mboll fara e komunizmit? Nejse jashte teorise, mos te bastartojme fare temen, USSR nuk ka qene komuniste por ka qene diktature (komuniste apo politbyroje) cfaredo ta quash ti.

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si i njoha Nanon dhe Berishën.
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 23-01-2008, 19:21
  2. Fjalori latin-shqip i Frank Bardhit
    Nga King_Gentius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-01-2006, 23:46
  3. D'Alema per Kosoven
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-01-2006, 08:43
  4. Maskrat greke mbi çamet
    Nga alibaba në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-12-2005, 16:43
  5. Raporti i Kai Aides për Kosovën në OKB
    Nga Harudi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-10-2005, 17:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •