Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6

Tema: Blic

  1. #1
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086

    Blic

    Te tjeret moren shkallet per ne bashin e anijes pak pasi sirena u leshua me tersellime neper palat e fustanit sterre te Qiellit. Qielli ishte i vetmi frymor qe kisha pare te vishej si nje sindromatik dypolarsh: bardhe ose zi. Te tjeret ishin ne gare per t'i kujisur hėnės. Nuk ishte e plota fare, megjithate sapo kish filluar te hahej ate nate, keshtu qe Te tjeret e bene nje sy qorr dhe krruajten zerat: auuuuuuuuuuuuuuuuuuuuł! Ne pjesen e mbrapme te dekut nuk fikej as flaka e shkrepeses; u struka sa me larg deres qe te mos mer kapte asnje rreze drite kur hapej e mbyllej. Nate e qete, blu i erret deti mermeriste tejet i gudulisur nga pesha jone dhe e kabase mbi te cilen lundronim.
    Nuk ishte ndonje humbje e madhe qe nuk e solla kameren me vete pasi blici i mekur nuk do t'i kalonte dot konturet e fytyrave tona sado qe te perpiqeshe, keshtu qe pas ca kohesh, secili nga ne do te harronte se ajo foto ishte marre mbi uje - thjesht qe ishte marre naten do te mjaftonte qe te shihej kalimthi.
    -Me eshte thare fyti mua - i zgjata shishen qe kisha ne ēante.
    -Eshte Iced Tea. Ka kafeine brenda.
    -Eshte me pjeshke, s'qenka ngrofur akoma.
    -Ka kafeine - zgjata doren per ta marre mbrapsht dhe piva nje gllenjke te gjate. Lekundjet ishin tejet nanuritese dhe metali i ftohte aq i rehatshem sa me permendi nga kotja vetem sirena e mberritjes.
    Te tjeret po kerruanin zerat per t'u kujitur makinave te njeri tjetrit kur te mberrinim ne toke rruges per ne qytet.

  2. #2
    Fierak Ne Gjak Maska e rolua
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Toronto - Canada
    Postime
    630
    hi shpirti.goxha. po vazhdimi??

    "roeli"
    Fieri eshte qyteti endrrave te mia
    Fieri qyteti ku kaloj femirija
    Fieri qyteti ku jam ritur me mundime
    Fieri qyteti ku kam folur gjuhen time
    Fieri qyteti ku kam thurrur endrren time

    ......................^_R_o_L_u_A_^

  3. #3
    Fierak Ne Gjak Maska e rolua
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Toronto - Canada
    Postime
    630
    motra ca do me thene sindromatik?????/

    "roeli"
    Fieri eshte qyteti endrrave te mia
    Fieri qyteti ku kaloj femirija
    Fieri qyteti ku jam ritur me mundime
    Fieri qyteti ku kam folur gjuhen time
    Fieri qyteti ku kam thurrur endrren time

    ......................^_R_o_L_u_A_^

  4. #4
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Nuk ka vazhdim Rolo.

    Sindromatik=njeri qe mbart sindrome = perkthimin beja vete e ke nga greqishtja e vjeter me duket (dhe mos m'i bej pyetjet e veshtira ne publik se me nxore bojen )

    e rregullove kompiuterin ti, apo akoma te duhet Win 2000?

    te kam shpirt shume fareeee

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-09-2002
    Postime
    63
    Po sindrome ca domethene?
    Meqe une nuk e pertyp hic jo te vjetren po as greqishten e re!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Postime
    184

    sidoqofte

    shkrepje e bukur ( sa keq qe tingellon shkrepje, po une e kam fjalen...ti e di mire)

    zoti bekofte ata qe s'kane nevoje per shpjegime!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •