Close
Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 74 prej 74
  1. #71
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528

    Thumbs down

    Epo vërte është për të ardhur keq për këta mbturinat proletare të Kosovës .

    Që kurë kanë filluar të shkruajnë trakte në formë hajdutçe, që kur edhe u legalizuan në Kosovën e pas luftës me parti e shtyp ,kurë nuk kanë pushuar së lehuri hava e në tym .

    Asgjë , ama asgjë me lehjet e tyre nuk kanë thënë ndonjë të vërtet e si rezultat nuk ka dhënë asnjëherë ndonjë fryt ,në të mirë të tyre .

    Gjithmon kanë mbetur me gështin në ................... ashtu në gojë desha me thënë .

    Paj thotë një urti :-
    '' qeni atë detyrë ka ,vetëm me leh e me leh '' .

  2. #72
    At'qivia Maska e Flori
    Anëtarësuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranë, Albania
    Postime
    2,551

    Post Fatmir Sejdiu zgjidhet President i ri i Kosovës

    Sapo është zgjedhur presidenti i ri i kosoves. Ai është Fatmir Sejdiu, i kandiduar nga Lidhja Demokratike.

    Për zotin Sejdiu është votuar tri herë, meqenëse në dy rundet e para të votimit, ai nuk i mori votat e dy të tretave të deputetëve të kuvendit.



    Ne votimin e tretë ndërkaq ai i mori 80 vota, që janë dy të tretat e votave.

    Fatmir Sejdiu është presidenti i dytë në historinë e Kosovës.

    Ai e trashegon këtë post nga Presidenti Ibrahim Rugova, i cili pas një sëmundje të rëndë, vdiq me 21 janar të këtij viti.

    Rrjedha e ngjarjeve

    Kryesia e Kuvendit u takua të enjten me urgjencë dhe ka shfuqizuar vendimin e saj të mëparshëm, duke e caktuar seancën solemne për sot.

    Presionin më të madh që kryetari i ri i Kosovës të zgjidhet këtë javë e kanë bërë shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen Petersen dhe kryeministri Bajram Kosumi.

    Ata kërkuan që seanca solemne e Kuvendit të mbahej këtë javë në mënyrë që ata të marrin pjesë në të dhe të udhëtojnë më pas në Nju Jork, ku të martën mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurimit për Kosovën.

    Në fakt, Këshilli i Sigurimit i OKB-së fillimisht kishte planfikuar të mblidhet të martën e kësaj jave, por mbledhja u shty për një javë me qëllim që t'u jepej kohë autoriteteve kosovare të zgjidhnin presidentin e ri.

    'Konsensus'

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci tha të enjten se vendimi që seanca solemne të mbahej të premten ishtë marrë me një konsensus të të gjitha grupeve parlamentare.

    "Seanca plenare për zgjedhjen e kryetarit të Kosoëvs do të mbahet sipas kërkesës së grupeve parlamentare dhe pak sipas presionit, të premten në ora 11:00," tha z. Daci.

    "Unë jam shumë i lumtur që t'ju them se ishte mirëkuptim i plotë, unë i luta që kjo të reflektohet nesër në seancë plenare që të jemi të gjithë deputetët dhe unë nuk kam asnjë arsye të dyshoj që do të jemi mirë", shtoi ai.
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  3. #73
    At'qivia Maska e Flori
    Anëtarësuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranë, Albania
    Postime
    2,551

    Profil i Presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiu

    Fatmir Sejdiu, i sapozgjedhur President i ri Kosovës, vlerësohet të jetë njëri prej intelektualëve dhe politkanëve më të matur në Kosovë.
    Shkollimin e lartë e ka mbaruar në Prishtinë me 1974 dhe menjëherë më pas ka vazhduar studimet pasuniveristare, ku ka marrë titullin Doktor i Shkencave të Drejtësisë.




    Karrierën e tij shkencore e ka vazhduar në po këtë universitet duke qenë profesor i tij për shumë vjet.

    Pas doktoraturës, z Sejdiu fushën e dijës së tij, e ka çuar tutje duke studiuar në universitete të njohura të botës.

    Për një kohë më të gjatë, ai ka qëndruar në Francë-Universtiteti Paris 2 dhe në Arizona State University të SHBA-ve.

    Ai ka publikuar shumë studime nga fusha e drejtësisë, me specializim të ngushtë në çështjet kushtetuese si dhe në fushën e historisë.

    Zoti Sejdiu, karrierën e tij politike e ka filluar në vitin 1989, duke qenë edhe pjesëmarrës i themelimit të partisë së parë politike, LDK-së, pas rëniës së sistemit njëpartiak.

    Në kuvendin e parë të LDK-së, është zgjedhur anëtar i këshillit drejtues të saj.

    Që nga ajo kohë, zoti Sejdiu ka qënë njëri prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë dhe më besnikë të presidentit Rugova.

    Për asnjë moment nuk është shkëputur nga veprimtaria e LDK-së, duke kryer edhe detyra të rendësishme në udhëheqjen e saj.

    Në 12 vitet e fundit, ai ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i LDK-së, detyrë kjo të cilën vazhdon ta kryej ende.

    Fatmir Sejdiu ka qenë njëri prej arkitektëve të ndërtimit të politikave të LDK-së.

    Ai ka qenë dy herë pjesëmarrës në zgjedhjet parlamentare dhe ka dalë fitues i këtyre zgjedhjeve, duke u bërë kështu një nga deputetët e LDK-së në dy legjislacione të Kuvendit në periudhën e pasluftës.

    Zoti Sejdiu ka qenë deputet edhe i Kuvendit të vetëshpallur të Kosovës të paraluftës.

    Aktualisht, ai është anëtar i Kryesisë së Kuvendit.

    Gjatë periudhës së tendosjeve të mëdha në Kosovë, të cilat kulmuan me luftë të armatosur, zoti Sejdiu ka qëndruar në përbërjen e ngushtë të drejtimit të LDK-së.

    Ai njihet si njeri me një karakter dhe temperament të veçantë.

    Njëra prej karakteristikave të tij, vlerësohet të jetë ruajtja e marrëdhënjëve të mira me kundërshtarët politikë.

    Fatmir Sejdiu ka qenë kandidati i vetëm për t’u bërë President i Kosovës.

    Kandidatura e tij, është përfolur edhe gjatë kohës kur ish presidenti Rugova ishte sëmurë.

    Sapo është zyrtarizuar kandidatura e tij për president, Fatmir Sejdiu ka marrë mbështetje të plotë, jo vetëm të partisë së tij dhe të partnerit qeveritar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, por edhe të partisë ORA, ndërkohë që nuk ka pasur kundërshtime nga opozita politike e tij.

    Që sot, ai do të jetë presidenti i dytë i Kosovës në historinë e saj.

    55 vjeçari Fatmir Sejdiu, ka lindur në një fshat të Podujevës, në Pakashticë.

    Ai është i martuar dhe ka tre fëmijë.
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  4. #74
    At'qivia Maska e Flori
    Anëtarësuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranë, Albania
    Postime
    2,551

    BE dhe NATO përshëndesin Presidentin Sejdiu

    Zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian (BE) dhe NATO-s përshëndetën zgjedhjen e Fatmir Sejdiut si president i Kosovës.

    Shefi i politikës së jashtme dhe sigurisë së BE-së, Havier Solana dhe Komisioneri për Zgjerimin, Olli Rehn në mesazhet e tyre bënë thirrje gjithashtu për rifillimin e shpejtë të punës në kuadër të bisedimeve për statusin e Kosovës dhe angazhim për zbatimin e standarteve.

    “Zgjedhja e shpejtë e Fatmir Sejdiut në postin e presidentit dëshmon pjekuri, por edhe një sinjal të rëndësishëm uniteti në këtë moment sfidash për Kosovën”, tha Solana.

    Ai bëri thirrje gjithashtu për rifillimin e menjëhershëm të punës për procesin e statusit dhe angazhim konstruktiv, duke nisur që me bisedimet e Vjenës për decentralizimin.

    Solana i kërkoi institucioneve të Prishtinës që të zbatojnë standartet dhe reformat evropiane për një të ardhme të shëndoshë dhe të sigurtë për të gjitha komunitetet.

    Ndërsa Komisioneri evropian për Zgjerimin, Olli Rehn siguroi mbështetjen e BE-së për presidentin e ri Sejdiu.

    Ai gjithashtu tha se Brukseli “mbështet negociatat për statusin e ardhshëm të Kosovës dhe se është I angazhuar për një zgjidhje, e cila do të cojë në krijimin e një Kosove me të vërtetë demokratike dhe multi-etnike.”

    Zgjedhjen e Fatmir Sejdiut në postin e presidentit të Kosovës e përshëndeti edhe shefi i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer.

    “Sejdiu, një person i moderuar, njihet për vullnetin në kërkim të kompromiseve, cilësi kjo thelbësore në një momënt kur ai do të drejtojë Kosovën në muajt kyç të negociatave për statusin, por edhe më pas”, komentoi Scheffer.
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678

Tema të Ngjashme

  1. Debati mbi Ditën e Çlirimit
    Nga dardajan në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 23-02-2006, 04:50
  2. Fjalori latin-shqip i Frank Bardhit
    Nga King_Gentius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-01-2006, 23:46
  3. D'Alema per Kosoven
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-01-2006, 08:43
  4. Raporti i Kai Aides për Kosovën në OKB
    Nga Harudi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-10-2005, 17:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •