ky fejzullalu eshte kot njihere...sa per te shtuar numrin e kengetareve....po mo keq se ai shpati nuk eshte.....se shpati eshte akoma me kot...
ky fejzullalu eshte kot njihere...sa per te shtuar numrin e kengetareve....po mo keq se ai shpati nuk eshte.....se shpati eshte akoma me kot...
E ke gabim shume gabim. Ermali eshte 1-shPostuar mė parė nga xhuliana
![]()
Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /
Ermal Fejzullahu - Pse pėlqehem nga vajzat?
Jashtė skenės Ermal Fejzullahu ėshtė njė djalė i thjeshtė dhe i zakonshėm si gjithė tė tjerėt. Jeta e tij e pėrditshme nuk ka asnjė dallim nga jeta e bashkėmoshatarėve kosovarė, pėrveē orėve qė kalon nė studio pėr tė regjistruar kėngė. Nxėnės nė vitin e katėrt tė Kolegjit Amerikan nė Prishtinė, shumė shpejt Ermalit do ti duhet tė vendosė edhe drejtimin qė do tė marrė nė jetė. Nėse do tė vazhdojė tė merret me kėngėn dhe ta bėjė profesion tė vetėm, apo do tė mendojė tė vazhdojė studimet nė njė tjetėr degė dhe kėnga le tė mbetet pasion. Orėt e tij tė lira nė Prishtinė, pėrveē muzikės Ermali gjen kohė tia dedikojė edhe sportit. Kohėn e lirė e kaloj si gjithė rinia nė Prishtinė. Merrem pak me sport. Pėlqej veēanėrisht futbollin, tregon kėngėtari.
Nė fillim i kėndoi ēikės sė Prishtinės, por pastaj kuptoi qė duhej ti kėndonte edhe gocės sė Tiranės. Sepse nė tė vėrtetė Ermal Fejzullahu nuk bėn asnjė diferencim midis Tiranės dhe Prishtinės, ndonėse ėshtė lindur dhe rritur nė Kosovė. Pėr mė tepėr ėshtė njė nga ata kėngėtarė qė dallohet pėr numrin e madh tė fanseve femra, e madje edhe nė forumet e ndryshme nė internet emri i tij lakohet gjithmonė e mė tepėr nga adhurueset vajza, ndaj tė kėnduarit pėr to duhet tė jetė edhe njė detyrim moral pėr 18-vjeēarin. Nė fillimet e tij me muzikėn emri i Ermalit u lidh ngushtė me atė tė babait tė tij, Sabri Fejzullahu, por duke fituar pėrvojė dhe pjekuri artistike, djali nga Prishtina arriti tė krijojė identitetin e vet, ndonėse nuk e mohon faktin, qė hapat e parė i ka hedhur me ndihmėn e tė atit. Dikur i pranishėm shumė shpesh nė Shqipėri, kohėt e fundit duket se i ka munguar kryeqytetit shqiptar dhe jetės sė natės, protagonist i sė cilės ka qenė vazhdimisht. I komentuar shpesh pėr marrėdhėniet e tij me vajzat Ermali pohon se nuk ėshtė ndjerė asnjėherė i dashuruar nė jetė dhe gjithēka qė flitet apo shkruhet rreth tij nuk ka baza vėrtetėsie.
Dikur ke qenė shpesh protagonist i jetės sė natės nė kryeqytet. Cila ėshtė arsyeja qė tashmė nuk tė shohim kaq dendur?
Sepse kam qenė shumė i impenjuar nė koncerte dhe aktivitete tė ndryshme nėpėr diasporė. Nė Londėr, Zvicėr, Gjermani. Kudo ku jemi tė shpėrndarė ne shqiptarėt. Axhenda ime ka qenė vėrtet e ngjeshur dhe nuk kam pasur kohė tė shkėputem pėr pak argėtim.
Shkėputjet e tua nga Prishtina nė Tiranė janė gjithmonė pėr tu argėtuar?
Tė them tė drejtėn nė Tiranė mė pėlqen ta bėj jetėn e natės dhe tė gjej vend pėr tu kėnaqur, sepse nė Prishtinė nuk mė mbetet koha, ndaj shkoj nė Shqipėri i shfrytėzoj kėto momente. Mė pėlqen jeta e natės atje.
Me ēfarė ėshtė duke u marrė Ermali aktualisht?
Pėr momentin jam vetėm duke u ēlodhur. Sapo dola nga festivali Kėnga magjike, ku mora njė kėnaqėsi tė veēantė dhe pasi tė bėj pak pushim, do tė vijoj punėn. Jam duke realizuar dy kėngė tė reja, tė cilat do tė dalin me rastin e festave tė fundvitit, ndėrsa nė janar do tė filloj albumin tim tė tretė, qė mendoj se do tė dalė nė gusht tė vitit tė ardhshėm.
Meqė prekėm pak aktivitetin e fundit, ku ti ishe nė Shqipėri, festivalin Kėnga magjike. Dole i kėnaqur nga ēmimi qė more aty, apo prisje mė shumė?
Pėr mua ka rėndėsi qė kėnga tė pėlqehet nga publiku dhe tė fitojė duartrokitjet e tij. Mendoj se kėtė e kam arritur.
Ku fiton mė shumė duartrokitje nė Prishtinė, apo nė Tiranė?
Nuk dėshiroj tė bėj diferencime, sepse mua mė duken njėlloj si Prishtina edhe Tirana. Eshtė e vėrtetė qė jam lindur nė Prishtinė dhe atje kam gjithė rrethin tim shoqėror, miqtė, tė afėrmit dhe njerėzit qė mė njohin si Ermalin e vogėl, dikur njė fėmijė shumė i shėndoshė. Atje kam marrėdhėnie tė tjera, ndėrsa nė Tiranė mė kanė njohur si njė djalė tė rritur, megjithatė unė e vlerėsoj publikun dhe adhuruesit e mi. Shoh qė nė tė dy vendet kam adhurues dhe njerėz qė mė duartrokasin.
Po nė faqet e gazetave, ku e sheh se pėrflitesh mė shumė nė Tiranė apo nė Prishtinė?
Nė Tiranė shkruhet mė shumė.
Janė tė vėrteta apo tė pavėrteta ato qė shkruhen nė lidhje me ty?
Ka tė vėrteta, por ka edhe thashetheme pa bazė.
Pėr shembull, cili ėshtė thashethemi mė i ēuditshėm qė ke lexuar?
Kam lexuar se kam pasur lidhje me Greta Koēin.
Pse, nuk ėshtė e vėrtetė kjo?
(qesh) Ajo ėshtė shumė e vogėl. Pastaj unė e kam thėnė qė kur tė dashurohem me njė vajzė nuk do e zgjas hiē, por do e marr pėr grua.
Pra, kjo do tė thotė se deri tani nuk je dashuruar me asnjė vajzė?
Pėr fat tė mirė deri tani nuk jam dashuruar me asnjė vajzė... (qesh)
Je cilėsuar si njė prej kėngėtarėve me mė shumė fanse femra. A ndjehesh ndonjėherė i bezdisur prej tyre?
Jo. Adhuruesit janė ata qė e mbajnė kėngėtarin nė jetė dhe nė skenė. Atė qė mė adhuron mua, e dua dhe e adhuroj dy herė mė shumė. I respektoj fansat e mi dhe kur mundem iu pėrgjigjem mesazheve tė tyre. Eshtė publiku ai qė e mban kėngėtarin.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Bl3ri : 12-04-2007 mė 07:51 Arsyeja: Vendosa nje foto
Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /
O Zot Ermali eshte yylllllllllllllllllllllllllllll!
Eshte shpirt eshte si rrush!
Une eadhuroj e adhuroj e adhuroj!
Kam dhe vellain qe i ngjet shume(eshte cik me i mire vellai im)po prape ngjajne shume!
Kane te njejten moshe!
Ermali the best padyshim!
DEUTSCHLAND & LUKAS PODOLSKI=NUMBER 1
Xhiro nė Tiranė, jetė nate nė Shkodėr
Nuk kishte si tė mos tėrhiqte vėmendjen e kalimtarėve, ndėrsa kalonte nė rrugėt e bllokut me njė makinė luksoze. Kėngėtari nga Prishtina, Ermal Fejzullahu, ka dhuruar pėr shumė nga qytetarėt e Tiranės njė shfaqje jo tė zakonshme, tė paktėn sa u pėrket kėngėtarėve shqiptarė. Nė timonin e njė makine Volkswagen, kabriolet, me ngjyrė gri, prodhim i vjetėve tė fundit, Ermali ka fituar jo pak vėmendjen e banorėve tė Tiranės, ndėrsa kalonte rreth orės 14:00 nga "Libri Universitar" pėr nė brendėsi tė bllokut. Dhe natyrisht ato qė kanė pėrfituar mė shumė nga kjo skenė, kanė qenė vajzat, qė dihet tashmė se janė adhurueset kryesore tė Ermal Fejzullahut, jo vetėm nė Shqipėri, por edhe nė Kosovė dhe diasporė. Sė bashku me Ermalin, nė makinė ka qenė edhe njė shok i tij dhe me sa duket tė dy djemtė i kanė shijuar ditėt e ngrohta tė Tiranės. Mėsuam se Ermal Fejzullahu ndodhet nė Shqipėri, i ftuar pėr tė qenė kėngėtar protagonist nė promovimin e lokalit "Fontana" nė qytetin e Shkodrės. "Fontana" ėshtė njė prej lokaleve mė luksozė, i vendosur nė qendėr tė qytetit verior, dhe natyrisht kjo ka qenė njė mundėsi e mirė edhe pėr Ermalin, pėr tė qenė pranė fansave tė tij shkodranė nė njė festė qė ka
nisur mbrėmjen e sė premtes pėr tė zgjatur deri nė orėt e para tė mėngjesit. Gjatė gjithė mbrėmjes sė djeshme, e cila ka vazhduar deri nė orėt e para tė mėngjesit, nė lokalin "Fontana" nuk ka reshtur pėr asnjė moment festa nga tė rinjtė e shumtė qė e kishin mbipopulluar.
Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /
Mua me peqejne kenget , "Nje fjale" dhe "Vajza nga tirana"
Keyboard not found .... press any key to continue!
Duhet te ndroj profesionin te behet Berber![]()
Sui generis
mua me pelqen kenga zemerushe![]()
Lost time is never found again.
-Benjamin Franklin-
Me pelqejn kenget e Ermalit sidomos kenga
''Vetem Vet''
Si kengetar eshte i mire por nga paraqitja nuk eshte gje lol.
Ľųŧ ļŋ Ťħųūġħŧ
나는 당신이 정말 싫어
Krijoni Kontakt