Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 44
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-12-2005
    Postime
    363

    Dashuria dhe martesa

    A ju ka ndodhur te jeni i/e dashuruar me dike dhe mos keni asnje deshire te martoheni me te?
    Thua te jete sepse jeni kundra marteses apo thjesht sepse nuk e dashuroni aq sa duhet? A ka lidhje kjo me moshen apo me teper me experiencat qe keni (ose s'keni) pasur?

  2. #2
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Ok, t'ia nisim pra . Tre mundesite e lidhjes se ketyre dy fjaleve jane keto :

    1. Dashuria dhe martesa.
    2. Dashuria ose martesa.
    3. As dashuria as martesa.

    Shtjellimet (me supozimin qe te di ndonje gje ne kete mes) do t'i marr neser se sonte s'kam shume kohe, me duhet dhe pak frymezim gjithashtu keshtu qe po mjaftohem me kaq tani per tani.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-12-2005
    Postime
    363
    miku im oiseau sa racional qe je...lol
    neser atehere...

  4. #4
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Fillojme nga fillimi i fillimit

    1. Dashuria dhe martesa

    Pikesepari, te bejme kujdes ndaj lidhezes dhe. Ajo mund te kuptohet dhe si lidhez shtuese, dhe si lidhez rrjedhuese (nese mund te shprehem keshtu ), per shembull Dashuria dhe (per rrjedhoje) Martesa.

    Se dyti, ka dy vendosje fjalesh ketu, dmth kemi te bejme me dispozicione dhe jo me perkembime. Dashuria dhe martesa nuk eshte e njejta gje me martesa dhe dashuria.

    Dashuria dhe martesa, kjo lloj lidhje eshte me e preferuara nder te gjitha. E kush nuk do te donte martohej me dike qe e do ? Te gjithe do te donin. Por ka diçka : e pse do te duhej qe dashuria te ishte e plotesuar me martesen ? Dashuria eshte nje ndjenje qe nuk kufizohet ne kohe. Kur dashurohet, kjo eshte per deri ne fund te jeteve dhe jo per 3 jave, 4 vjet, apo 2 dekada. Megjithate, ne dashuri ka gjithmone dy dashnore, dhe ata quhen te tille. Kurse ne martese, emertimi ndryshon nga dashnore ne bashkeshorte. Sigurisht qe ne lidhjen ne fjale, edhe bashkeshortet jane dashnore, se fundja ata e dashurojne njeri-tjetrin, por kesaj rradhe ata kane diçka te perbashket qe fati i tyre eshte i lidhur. Do thoni juve, po edhe dy dashnore e kane te lidhur fatin e tyre me njeri-tjetrin... Po, por me e shumta fati i dy dashnoreve eshte i lidhur ne permasen e tragjedise. Dmth ne heroizmat qe njeri do te beje per tjetrin. Dy dashnore kane gjithmone prirje per t'i tragjedizuar gjerat, per t'i dramatizuar ato te pakten, kurse dy bashkeshorte, mendoj une, nuk kane kete qellim, kjo i frikeson ato. Qellimi i tyre eshte shuarja e çdo mundesie dramatizimi dhe tragjedizimi. Askush nuk martohet per te patur nje jete te vrullshme plot aventura qe nuk u dihet fundi. Keto behen sa kohe qe jemi dashnore. Nuk thone kot, lojerat terrci-verrci ne martese kane marre fund.

    Ne martese ajo çka kerkohet eshte nje jete e qete, kuptohet plot dashuri, dhe ku fillojne te kthehen realitet gjithçka kemi enderruar gjate kohes se dashnoreve. E realitet do te thote jo-enderr. Qendrimi me kembe ne toke i kundervihet atij me koke ne ajer.

    Kurse martesa dhe dashuria, ketu ndryshon pak. Ketu gjerat jane permbysur. Ka akoma nder ato qe besojne se dashuria mund te vije pas marteses. Le te martohemi nje here, e pastaj ndoshta dashuria vjen. Kjo edhe mund te ece, ama ka pak shance. Ndonje me permend prinderit tane qe nuk kane ditur ç'eshte dashuria dhe jane martuar se pari dhe me pas jane dashuruar. Po, ka raste, por nuk jam shume i sigurte se mund te flitej per vertete dashuri. Ndoshta respekt, ndoshta vetemohim, ma merr mendja koha e pare e njohjes duhet te jete shume e veshtire. Dy karaktere qe nuk dine asgje per njeri-tjetrin duhet te bashkejetojne, dhe per me teper, te duhen ! Per shume, mendoj une, kjo duhet te jete nje torture e vertete. Varet nga shkalla e vetepergatitjes per te bere leshime.
    Megjithate, duhet pohuar qe keto raste jane ne zhdukje e siper. Por kujdes ! Ne zhdukje e siper nuk do te thote te zhdukura. Ka akoma njerez qe te zhgenjyer nga dashuria, te vrare thelle ne shpirt nga paaftesia e tyre per gjetur shperblimin e dashurise se tyre, vendosin te martohen dhe te jetojne me dike qe deri ne ate çast nuk e donin. Le te themi qe ata ishin shperfilles ndaj njeri-tjetrit. Por cfilitja e vetmise eshte tejet e padurueshme dhe ata vendosin qe ta provojne njehere nga ana e kundert. Le te martohem me dike qe e njoh pak por nuk e dua, e pastaj kushedi me rreh zemra per te. Kushedi... ç'nuk kam provuar ne jete, keshtu qe le ta provoj dhe kete, mendojne ata. Ketyre vetem ju uroj fat se s'kam ç't'ju them tjeter. Ka mundesi qe kete metode ta perdorin te kaluarit ne moshe, ata qe nuk i kane me sharmet e rinise e qe e kane kuptuar qe duke kerkuar dashurine e perjetshme ata kane kaluar menjane grimcave te vockla te ndonje rrezatimi dashurie pergjate jetes se perditshme.

    Kaq per kete pune, se nuku di me tutje. Kush di me, le t'ia thote ne qejf te vet, pa e prishur fare terezine.

    Per dy pikat e tjera, pak me vone, se me flihet gjume énormement
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga oiseau en vol : 07-02-2006 mė 06:16

  5. #5
    Arta Love Maska e Arta Love
    Anėtarėsuar
    12-01-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    4
    nese nuk je i dashuruar me te vertete me kuptimin e fjales, kur merr hapa te tille si martesa duket sikur jeta do te shenderrohet nne makth dhe qe ti do te besh nje hap te madh nga i cili ke frike se nuk del dot me, kurse une mendoj se kur je i dashuruar martesa vjen aq natyrshem si pasoje e nje vazhdimesie per te mos u ndare apo deshire per te krijuar familje dhe te japesh ate dashuri dhe ngrohtesi edhe femijve

  6. #6
    x Maska e Juvi
    Anėtarėsuar
    20-07-2005
    Vendndodhja
    xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
    Postime
    354
    martesa eshte kurorezimi i dashurise

    nese nuk ka dashuri, martesa eshte e kote, ose eshte bere per interes

    pffffffffffff
    mos ja u pafsha surratin ordinereve te forumit

  7. #7
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anėtarėsuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    shume filozofoni kur gjonat jane thjesht fare.

    babybell akoma se ka da menjen se duhet te martohet. o akoma i ri/ e re ene do me bo qef, me shiju jeten pa kufizime martesore. mund te jesh i dashurum por nuk te ka ardh koha per martes, nuk je akoma gati me jetu vetem me nje(larg qoft). martesa i tremb robt. martesa o sharing. jeni gati me share? une jo i here. jom gati me share por pa kushte.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Citim Postuar mė parė nga TikTak
    martesa o sharing. jeni gati me share? une jo i here. jom gati me share por pa kushte.

    you give up certain things, but you gain many more. nuk eshte kshu bardhe e zi fare sic e shef ti.

    p.s. but by "martese" i mean "bashkejetese". lol.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256
    Citim Postuar mė parė nga babybell
    aq sa duhet?
    "Si" duhet jo "sa" ...sigurisht qe ka te beje me moshen, eksperiencat dhe cfare kerkon kur vjen ne shpi: krevat me vete apo krevat bebesh ne dhomen tjeter

    edhe tike e tak, kur ":share pa kushte" dmth qe e do Vnede vende ate parteren lol kur "share pa limit"i shkon pas avazit, therefore, edhe martohesh ..ose bashkejeton sipas kuqes

    baby bell, take your time...
    TBD

  10. #10
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Kur dashuron dike dhe s'do ta martosh, atehere me ke i bie te martohesh? Me dashurite platonike, po, edhe nuk do martese. Rastit te kesh nje shok (asgje me teper, per ju qe nuk e dini ndryshimin ) qe e do shume, dilni bashke, e ndihmon, te ndihmon, e mbron, etj. por kur vjen puna per martese, te vjen nje pergjigje automatike ne koke "Are you kidding me?" Me dike qe e do vertete, vjen vete deshira ta kesh perjete. You can't help yourself.

    Pastaj si femer eshte me e lehte te shoqerohesh me meshkuj se femrat do bejne dicka qe ta prekin tjetren ne seder. Men just don't care, zakonisht (ata normalet, anyway). Ama beware kur care-in.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Martesa Ne Islam!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 131
    Postimi i Fundit: 08-06-2009, 13:30
  2. Nderto fort folene tende. Martesa
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-04-2007, 14:05
  3. SPIRITUALITETI: Kapitulli IV - Dashuria ėshtė virtyti mė i madh
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 01-10-2006, 14:57
  4. Koncepti i Dashurisė Kristiane
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-08-2005, 19:05
  5. Dashuria rilind ēdo ditė
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 10-07-2005, 09:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •