Tema nga ”Kyçja e arsimit fetar nëpër shkolla!“ u shndërrua në ”Ndalimi i arsimit fetar nëpër shkolla!“
Kjo do të thotë se nga ajo që kërkohej për bashkëngjitjen - inkuadrimin e arsimit fetar nëpër shkolla ,me ndërhyrjen diktatoriale të moderatorit qëllimin e temës e shndërruan në ndalimin e arsimit fetar nëpër shkolla!
Mësime nga historia,për të interesuarit,që janë të edukuar dhe të kulturuar :
- “Shih pra nuk mbetën fare ndërtesa
Ndër këmbë' u muar e shenjta besa,
Xhami e kish s'lan' i rrënuan,
E kësi punësh djajt i shënuan,
Priftërinjt e hoxhët si kec i grinë,
Inteligjentët në dhet i shtrinë.”
Hafiz Ali Korça
"Bolshevizma çkatërimi i njerëzimit", 1925
- “Liria e vatanit nuk fitohet me partia e me tarafe, me të pafe e me shkije të veshur shqiptarçe”.
Mulla Idris Gjilani
- “Injoranca nuk zhduket me top, topi zhduk vetëm njerëzit.”
Hafiz Ibrahim Dalliu
- “Po kerkove buken, te japin urine
Po kerkove jeten te japin paterdine
Po kerkove gjumin te japin llaftarine
Po kerkove nderin te japin poshtersine
Po kerkove shokun te japin pabesine
Po kerkove besen te japin tradhetine
Po kerkove meshiren te japin gjakesine
Po kerkove njeriun te japin kafsherine
Po te jesh shejetor te bashkojne me qenerine
Po kerkove driten te japin erresiren
Po deshe shijen te japin te veshtiren
Po kerkove fene te japin mundimin
Po kerkove dhimbjen te japin acarimin
Po te duash paqen te bashkojne me krimin
Po te duash familjen te japin burgimin
Po kerkove rregullin te japin kukudhin
Po kerkove Zotin te japin te paudhin.”
Hafiz Ibrahim Dalliu
Krijoni Kontakt