Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Greqia qė flet Shqip

    Viktor Bernard

    Nė librin e tij “La Turqie et l’Hellenisme contemporain”, francezi Viktor Bernard, me admirimin e tij pėr racėn shqiptare, shkruan “Ndonjėherė raca shqiptare ėshtė ngritur, ėshtė personifikuar, nė njė njeri tė madh, dora e tė cilit, kushdo qė tė ketė qėnė, Mehmet Aliu, Ali Tepelena, Skėndėrbeu e Pirro, ēoi peshė mbarė njė botė dhe gdhendi mbi popuj qė drejtuan, shenjat e gjenisė sė saj. Jeta e shqiptarėve nė kėtė shekull tė mbramė, vepra e tyre nė Egjypt ku qenė mbretėr, nė Greqi ku qenė autorėt e vėrtetė tė pavarėsisė, duhet tė na shpjegojė mjaft periudha tė historisė sė herėshme, dhe kur shqiptarėt rivendikojnė Aleksandrin, Akilin e Agamemnonin, teprimi duket tė jetė veēse njė formė, sepse paradoksi mban nė vetvehte njė tė vėrtetė”.



    Cevasi

    Nė “Historia e Tebės” II, Cevasi vėren “Ėshtė e ditur se gjatė luftės kombėtare dhe pas asaj kohe deri nė vitin 1850, nė tė gjithė Atikėn, dhe nė vetė Athinėn, flitej gjuha shqipe, dhe shumė pak vetė dinin tė flisnin greqisht”. Kėtė ai e shėnon edhe pėr rajonet e Tebės, me pak pėrjashtime nė qytet.



    J. Maruga

    Studiuesi J. Maruga nė “Kontributi i arvanitėve....” nė lidhje me revolucionin qė solli krijimin e shtetit grek, qė nė fillim shtron pyetjen: “Ēfarė i detyrohet Greqia arvanitėve? Ju detyrohet -guxoj tė them- Lirinė e saj!”. Ndėrsa V. Rafailidhi nė “Ethnos” vėren se “Fallmerajeri i cili i simpatizonte shumė arvanitėt, shkruante se: revoluciuoni grek ėshtė nė tė vėrtetė vepėr e arvanitėve. Madje nė shtetin qė u krijua menjėherė mbas 1821 tė Kapodistrias dhe Otonit, pothuajse shumica e banorėve flisnin shqip”.

    V.Rafailidhi

    Nė njė artikull tė gazetės “Ethnos”, V.Rafailidhi shkruan “Njė pjesė e neohelenizmit qė ka si gjuhė tė pėrditėshme atė arvanitase, luajti rolin kryesor nė krijimin e kėtij shteti ku jetojmė sot, sa nga pikėpamja ushtarake aq edhe ekonomike. Atėhere pse evidentohen nė plane tė para pjesė tė tjera tė popullsisė?...”.



    Elefterudhaqi

    Nė enciklopedinė e Elefterudhaqit, pėr Familjen e Ralėve (me shumė kryeministra dhe ministra nė shtetin grek) shėnohet se “ajo ka prejardhje shqiptare ose normane”. Po ashtu, pėr pėrkatėsinė shqiptare flitet edhe pėr Familjen e Rendėve nga Korinti. I njohur nga kjo familje ėshtė kapedan Dhimitėr Rendi.



    Vadington

    Pėr rolin mbizotėrues tė shqiptarėve nė revolucionin qė ēoi nė krijimin e shtetit grek, flet edhe Vadington “gjysma e ushtrisė sė Odisesė (Andrucit) janė kryesisht shqiptarė, nėn komandėn e Gurrės” dhe shėnon se Odiseja vetė ishte rritur dhe edukuar nė oborrin e Ali Pashės nė Janinė. Ndėrsa konsulli anglez nė More, Green e cilėson Odisenė si “kapedan tė pėrgjithshėm tė Greqisė Lindore, njė prej krerėve mė tė njohur shqiptarė”.



    Odise Elitis

    Nė pėrgjigjet e tij gazetarėve pėr pėrkatėsinė, nobelisti Odise Elitis, i cili mbahet si poeti mė i shquar nė Greqi, deklaron “ Po. Jam shumė kėmbėngulės. kėtė kokėfortėsi tė tmerrėshme e kam trashėgim nga nėna ime arvanitase”.



    Anonime

    Shqiptarėt kanė ndikuar me zakonet, traditat, kulturėn e tyre mbi popujt fqinjė, apo mė mirė popujt fqinjė morėn nga shqiptarėt ato vlera nė tė cilat ishin tė mangėt, ose tė mbetur mbrapa. Kėshtu, grekėt kanė marrė, ndėr tė tjerė, prej shqiptarėve tre valle tepėr tė njohura, alvanikos - shqiptarēe, Forapmas - ēamēe, dhe himarioten. Ndėrsa ligjet shqiptare tė pritjes sė mikut kanė ndikuar zakonet e pritjes ndėr arumunėt dhe ndėr grekėt e veriut.



    Teli Siavalas

    Artisti i njohur amerikan Teli Siavalas, nė njė intervistė nė televizionin grek nė vitin 1974, tregoi origjinėn e tij shqiptare, nga familja Kavala tė katundit arvanit Gjeraka tė Lakonisė. Ai e dinte ende gjuhėn arvanite.

    Vinēens Dorsa

    Vinēens Dorsa nė veprėn e tij shkruan “Nė kohėn e Filipit, Aleksandrit, Pirros, Skėnderbeut, shqiptarėt janė shquar pėr trimėri, po kėshtu vepruan ata edhe nė Kalabri. Nė luftėn e Greqisė pėr pavarėsi, shqiptarė si: Noti, Konstantini, Kristo e Marko Boēari, Foto Xhavella dhe i jati i tij, Odise Andruci, Miauli, Kundurioti, Tombasi, Karaiskaj, Gurra, Niketa, Stromari, etj., heroina tė tilla si Elena-bashkėshortja e Konstantin Boēarit, Moskoja-e shoqja e Xhavellės, Kaidoja-vajza e tij, Despoja-e veja e kapiten Gjergj Bocit, dhe e pashembullta nė histori Bubulina nga Hidra, -treguan heroizėm pėr lirinė dhe pavarėsinė e Greqisė”.

    “Helenizmi”

    Nė vitin 1899, revista greke “Helenizmi” boton njė shpallje tė nėnshkruar nga zotėrinjtė: Shehu, Boēari e Xhavella, ku ndėr tė tjera shkruhej “Nė luftėn e 1821 qė bėri Greqia kundėr Turqisė luftoi dhe raca jonė, raca shqiptare, dhe me ndihmėn tonė u ēlirua edhe Greqia. Midis kaq heronjve kujtojmė edhe ata tė Hidrės, Species dhe Kranidhit. Heronjtė mė tė shumtė tė steresė ishin shqiptarėt e Sulit tė Himarės, tė Athinės, Tebės, Livadhjasė, Korintit, dhe nga shumė vende tė Moresė qė flasin edhe sot shqip. Pėrveē shqiptarėve tė krishterė, ishin edhe 3500 shqiptarė muslimanė qė luftonin bashkė me grekėt kundėr turqve... S’kemi pėr tė thėnė ndonjė gėnjeshtėr, vėllezėr, po tė pohojmė se shqiptarėt e ēliruan Greqinė”.

    Kumundero

    Nė njė dokument tė ministrit tė jashtėm tė Greqisė, Kumundero, tė vitit 1881, dėrguar Mbretėrisė gjermane pėr ndihmė, ndėr tė tjera, thuhet se “edhe pas pesėdhjetė vitesh tė shtetit tė pavarur grek, njė pjesė e madhe e popullsisė nė More, qė ėshtė shumė e njėsishme etnikisht, nuk heq dorė prej qėnėsisė sė saj shqiptare”. Mė tej ai vėren se “edhe nė vetė Athinėn, ashtu si nė More (Peloponez), mbi 70 mijė vetė flasin vetėm gjuhėn shqipe, pa ditur asnjė fjalė greqisht”, duke pohuar mė tej se “ėshtė fjala pėr njė etnicitet homogjen qė i tillė njihet sėpaku pėr dhjetė shekuj nė kėtė hapėsirė tė lartpėrmendur”.

    Mblodhi dhe perktheu: Gent Ulqini
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Alba,
    kam degjuar disa zera nga Shqiptar nga Greqia qe ndodhen ne amerike tashme, se edhe vete Stephanopulosi ka origjine Shqiptare(jo thjesht arvanitase). Nuk e mbaj mend cfare gjenerate, por nga gjyshja qenka Shqiptar, dhe madje kete gje e ka deklaruar ne nje vizite tek nje spital o i gjirokastres o i sarandes para disa vitesh.

    Mu duk fakt kurioz ky, pastaj u mundova te kerkoj me teper ne internet por nuk gjeta dot gje, pervec nje ndryshimi te madh te politikes qe ky ka kryer ndaj Shqiptareve, qe eshte shume here me e moderuar madje dhe ndihmese se sa partite politike dhe Karamanlisi me shoke. Kjo dhe per vete aresyen se presidenti ne Greqi ka rrol thjesht honorifik se sa ndonje fuqi te mirfillte.

    Megjithate po pate ndonje informacion ose shkrim, ose kushdo qe e ka degjuar kete gje te tille po qe ta postoj ketu.

    Cdo te mire
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e bledarmuco
    Anėtarėsuar
    05-07-2004
    Postime
    4
    pershendetje te gjtheve, eshte hera epare qe po shkruaj dhe dua t'ju them se nqs doni te dini me shume per kontributin dhe historine e arvanitasve ne greqi mjaft qe te lexoni librate te madhit Aristidh Kolesose te shikoni ne internet ne adresen www.arvanites.com

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Greqia qė flet shqip

    Koēollari

    “ Nė ēėshtjen e autoktonisė shqiptare nė kėto territore tė Epirit tė Jugut (Despotati mesjetar i Epirit tė Jugut) ėshtė shfaqur edhe ndonjė mendim i gabuar se nė kėto territore rreth shekullit 13-14 filluan tė vendosen fshatarė tė lirė shqiptarė ...-vėren Koēollari nė librin e tij “ Arvanitėt ” - Kjo tezė e pabazuar bie ndesh me dokumentacionin historik tė kohės dhe pohimet e kronistėve bizantinė. Kėshtu, tė paktėn qė prej fillimit tė shekullit 14, Buajt gjenden tė evidentuar nė dokumentat e kohės si zotėr tė kėshtjellave dhe territoreve tė Epirit tė Jugut, Angjelokastrės, Artės, Ahelout, Katohisė, Aetout dhe Etolo-Akarnanisė. Sidomos beteja e Spatajve kundėr koalicionit serb, latin dhe turk, dhe fitorja e tyre e bujshme nė Luginėn e Ahelout konsolidoi edhe mė tepėr pushtetin e Spatajve dhe i bėri ata tė njohur nė Europė ...”.

    Vokalopulos

    Praninė e madhe tė shqiptarėve nė tė ashtuquajturėn Maqedoni greke, autori Vokalopulos mundohet ta justifikojė me argumentin e dyndjeve “ Zbritja e shqiptarėve dhe sllavėve nė Maqedoni (atė jugore qė shtrihet nė verilindje tė shtetit grek tė sotėm) dhe Thrakė ėshtė njė karakteristikė e dukshme.... dhe veēmas kjo e ndjeshme nė shekullin XIV dhe XV, pra nė pragun e fillimit tė pushtimeve turke ”.

    Kantakuzeni

    Feudalėt grekė nėn udhėheqjen e Niqiforit, mbas rėnies sė perandorisė Serbe nė 1358, u pėrpoqėn tė pushtonin Epirin, por ndeshėn nė kundėrshtimin e shqiptarėve. Pėr kėtė kronisti bizantin Kantakuzeni shkruan “ ...Arbėreshėt qenė kundėr Niqiforit... Porse plasi shpejt njė kryengritje e arbėreshėve. Despoti Niqifor me stratiotėt e tij grekė dhe mercenarė turq, u mund nė lumin Aheloos (Aspropotam) prej fisnikėve arbėreshė ”.

    Kantakuzeni

    Kantakuzeni shkruan se “ ...nė vitin 1341, arbėreshėt e Thesalisė, kur morėn vesh vdekjen e perandorit Andronik III, rreth 12 mijė vetė, ngritėn krye pėrsėri, sulmuan qytetet dhe bastisėn disa prej tyre. Po nė atė kohė ngritėn krye, gjithashtu, malėsorėt arbėreshė tė rrethit tė Beratit dhe tė Pogonianit nė rrethinat e Janinės ...”.

    S. Frashėri

    “ Hidra, Specia, Poro, Kulluri (Salamina), Egjina e tė tjera nisi, janė dhe sot tė ndenjura thjeshtė prej shqiptarėsh. -shkruan S. Frashėri - dhe ndėr to nuk flitet tjetėr veē shqipes. Ndėr tė shumtėt e vendasve tė Atikės janė shqiptarė. Athina pa u bėrė kryeqytet i Greqisė ishte njė qytet thjeshtė shqiptar e nuk dėgjohesh tjetėr gjuhė veē shqipes. Thonė qė sot njė e treta e vendasve tė Greqisė (pėrjashto Thesalinė) janė shqiptarė ....”. Thesalia nė ato kohė kur shkruan Samiu nuk pėrfshihej nė Greqi, prandaj ai e pėrjashton, ndėrkohė qė Thesalia, ashtu si Epiri, Fokida, Ftiotida, Akarnania, Etolia, banohej me njė numėr mbizotėrues shqiptarėsh.

    Demosteni

    Pėrkundėr tezės se Aleksandri i Madh ishte helen, flasin vetė shkrimarėt antikė. Kėshtu Demosteni shėnon se Filipi i Maqedonisė dhe maqedonasit e tij, nuk kanė as gjak helenėsh e as fis me ta nuk janė. Aristoteli, mėsuesi i Aleksandrit, ka lėnė nė shėnimet e veta se Aleksandri i madh nuk dine tė fliste mirė helenisht, dhe tė tjerėve iu pėrgjigjej nė gjuhė tė Atdheut tė vet. Edhe Plutarku, jetėshkruesi dėshmon se kur i thirri ushtarėve qė tė rroknin armėt u foli nė gjuhėn e tij e jo greqisht. Ndėrsa Herodoti, pėr maqedonasit, thotė se ėshtė tjetėr komb e tjetėr gjuhė flasin.

    Stipēeviē

    Pėrkundėr tezės se Epiri nė antikitet ka qėnė helen, Stipēeviē vėren nė njė rast mė lidhje me kultin e gjarpėrit nė Maqedoni “ Nuk ėshtė fakt i parėndėsishėm se Olimpia dashurinė e vet tė madhe ndaj kultit dionisiak e ka sjellė nė oborrin maqedonas nga vendlindja e saj Epiri. E siē theksohet me tė drejtė, Epiri kurrė nuk ka qėnė plotėsisht i helenizuar prandaj, pėr kėtė arsye, mund tė mendohet se e ėma e Aleksandrit solli nė Maqedoni sė paku diēka nga ritet dhe besimet e ilirėve tė jugut ”.

    M.Lik

    M. Lik nė “ Travels ...” pėrshkruan “ Tė gjithė tokat e Paramithisė (Ēamėri) u takojnė muslimanėve (shqiptarė) dhe njė pjesė e mirė e tyre janė spahillėke, pronarėt e tė cilave si rrjedhojė duhet ti pėrgjigjen sulltanit ose pėrfaqėsuesit tė tij dhe tė dalin nė fushėn e betejės, ku Paramithia mund tė nxjerrė kėshtu jo mė pak se 2000 pushkė ...”.

    M.A. Kanini

    Nė gazetėn e Venecias pėr Ēėshtjet Ballkanike “ L'Adriatico ” tė vitit 1886, autori M.A. Kanini shkruan “ Shqiptarėt janė ata qė mbetėn prej pellazgėve tė lashtė, tė cilėt zinin jo vetėm Shqipėrinė, Epirin, por edhe Greqinė pėrpara Helenėve, dhe pjesė tė Italisė, siē dėshmojnė shumė emra gjeografikė qė kanė etimologji shqiptare. Qytetėrimi trako-maqedon dhe pellazgjik janė mė tė hershėm se qytetėrimi helenik, pastaj qenė ndrydhur prej kėsaj ”.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2005
    Postime
    7
    Gjeneral Griva - Cliroi Qipron,
    Grivat- jane te lidhur qe me Bue Shpata e deri te revolucioni "grek"

  6. #6
    lysien Maska e EDVIR
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    TORONTO CANADA
    Postime
    99
    a mund te jepni ndonje link per keto qe thoni po jo ne shqip , link-e nga ku ta di une faqe italiane , franceze , angleze etj ku ti vertetojne kto qe thoni ju ....
    Shqiperi o mema ime ndonse jam i merguar
    dashurine tende kurre zemra se ka harruar

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    mars
    Postime
    130
    o edi pa pse ma pak linke ke shiko pak ma nelt e ke ate faqen per arvanitasit edhe shko e thuji atij grekut te jam jami qe greket jan pederasta
    kurre mos thuaj kurre

Tema tė Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Greqia ka pėrfituar 950 milionė franga ari nga pronat e ēamėve
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 21-12-2008, 19:19
  3. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Lufta e II Boterore, Greqia i kerkon ndjese Shqiperise
    Nga militanti1980 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 08-08-2004, 07:40
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •