Pershendetje,
Nese ndonjeri prej jush di ndonje nunulle (kenget qe u kendohen femijeve te vegjel kur i ve ne gjume), do tju lutesha ta postonit ketu.
Ju faleminderit,
Pershendetje,
Nese ndonjeri prej jush di ndonje nunulle (kenget qe u kendohen femijeve te vegjel kur i ve ne gjume), do tju lutesha ta postonit ketu.
Ju faleminderit,
Nje ninulle mund ta gjeni te filmi shqiptare MURI I GJALLE
Jeta eshte e bukur mjafton te dish ta jetosh!
Fuqia ekziston brenda teje!!!
Pergezime per temen
Ja nje qe kendonte gjyshja ime;
Eja gjum o merre gjume
Djalin/Vajzen (emrin) tim/time te vogel shume
Eja nina nina
Eja hola hola
Eja gjum o merre gjume
Djalin/Vajzen (emrin) tim/time te bukur shume
Eja nina nina
Eja hola hola
![]()
- The rest is silence.
Nina-nina, more pllum
Flej se nana te don shum
T'i m'u rritsh-o nafaklum
Nafak lum-o djal i ri
Dielli ty gjithmonė me t'pri
Kur te rritesh mor zamak
Tash gzon nanen ne konak
Kur te rritesh djal im
Ti moj zemėr do m'dalsh trim
Nina-nana, nin me fjetė,
Ty tė martė ni gjumė i lehtė,
Gjumi i lehtė, gjumi sevda,
Ty t'ban nana motėr e vlla.
- The rest is silence.
Nina-nana, t'pėrkun nana,
T'u mushtė qafa me gjerdana!
Nina-nana, molla bek-e,
As po ke kuj m'i gjet-e?
N'daē sat am-e, n'daē tit et-e,
A n'daē nans pėr miradi-e,
A n'daē babs pėr bukuri-e,
O pėr bes'o pėr dhanti-e.
Po vjen gjumi tuj pėrvet-e:
Nina-nin, nin-nin-o,
"Kush e ka djalin me fjet-e?"
Tuk e ka nana e vet-e.
Nina-nana, nin-nin-o
Pėllumi i nanės-o!
Nina-nin te zante gjumi
Nina-nin, te zante gjumi,
nina-nin, te zante ne djep
te ka nana zog me flete.
Sillet gjumi rreth e qark,
tė vijė, djalė, permbi kasnak;
te t'rris' nana te t'ēoj nė shkollė,
kam me t'dhanė librat ne dorė.
Djepi jot ėshtė mbush' me bar,
ka mbrend' serm, ka mbrend' ar.
Nina-nin, te marrte gjumi,
te ligat ti martė lumi
t'i mart' lumi, t'i martė deti,
te ka nana zog xheneti!
- The rest is silence.
Nina-nina ēunin-o
pėr gjum` pellumin-o
perkun nate e perkun ditė,
qe t`me rritesh ēik nga i cike
Tė rrit nana ty asgan,
qe ti ngjash stergjyshve tanė,
te rrit nana trim me flete,
qe t`me japėsh gezim ne jetė
nina nana ēunin-o
merre gjume pellumbin-o
Nina-nana mori bi
shum sevdane e kam pas pėr n`ty,
Nina nana cika e re,
dy maqina kam me ti ble,
nja me kepe, nja me pre
nja me kepe nėn nji hije,
t`pik bojlija permi krye.
Nina nana shpejt mu rritsh
ftyren nanes ti ja zdritsh,
ftyren ma zdritsh, zemren ma gezofsh,
jet te lumtun, bij-o shkofsh!
Nina nana sokolice
ju bafsh nanes doktorrice,
nina nana n` kemishe te holle,
shpejt mu rritsh me t`cue nė shkollė,
me t` cue n`shkolle oj sokoleshe,
- The rest is silence.
Nina ninė, nina nina!
E shkofsh jetėn me shum t'mira
E dalsh n'bjeshka e n'rudina
E ninė ninė, ty t'pastė nana!
Nu't'le nana pa tre mitana
T'i vnon nana dhent dhe dhite
Del rudinave pergjithdite
Tuj vikate dhe pushke tuj qite
Jeta eshte e bukur mjafton te dish ta jetosh!
Fuqia ekziston brenda teje!!!
Nina- nina vajzes
Nina nina, vajzė e nanes
Mori cuce pėr bukuri
U bafsh si lule pėr hijeshi
Fle si gjingj e cohu si rrunxe
Qingja e nanes nina ni
Vajze u rritsh e u fejofsh!
U martosh e u lulzosh
Dalsh ti bij me hijeshi
E u permendsh-o pėr urti
Ju rritsh nanes e nalt me shtat
T'u baft shtati si bajrak
E t'u mushet fytyra me gjak
Nina nina po tė perkundi
Gjumi vjen kadale kadale
Ec "emri i vajzes" me ma mare
Po vjen gjumi tuj pėvetė (duke pyetur)
E kam vu vajzen ne djep
Hajde gjum kadalė kadalė
A p'e merr ti shumė a pak
Nuk ta la por nji sahat
Flej moj cuce, e mshili syt!
Kur t'mi ēilsh, i ēilsh si hyjt
I ēilsh si hyjt e ēilsh si hane
Ani te rrisin bab'e nane
Po m'u rritsh me rob te tanė
Ninulle Shkodrane
Nina nina, o more bir
Flej se gjumi te ban mirė
Tė ban mirė e te rahaton
Shtatin, bir, ta pushon
Gjumi gjumi rehatshumi
Vjen me te marrė porsi pellumbi
Nine e nine sheqer ne leter
M'u bafsh, bir, plak i vjetėr!
ē'po i kėndon-o djali gjumit
Si vida q* i kėndon pellumbit
ē'po i kėndon-o djali djepit
Si bylbyli ne gemb te plepit
Kndoi, kndoi, kndosh i bardhe
Rrite Zot, q* e ke fale!
Nina, nina, more bir
Flej, se nana te don mirė
Sa dekika q* ka sahati
Njashtu, djalė, t'u rritet ty shtati
Flej, o djalė se te ka fale Zoti
U bash trim si Kastrioti!
Flej, o djalė, ti flesh i bardhe
E gjithkund t'u dhashte mbarė!
T'a avite gjumi te kasnaku
Bir, te syni e te kapaku
Sa te mirė nana e ka djalin
Lum pėr Zotin q* na e fali
Ma ka fale, don me ma rrite
Ma gzosh emnin q* te kam ngjite
Mori molle, ma gzosh te rite!
Lumja nana, bir, q* te ka
Bir q* t'ka edhe te paste
Me te mira mbrapa te lashtė
Tė mira, bir, sa zemra te dashtė!
Nano nano djalėnė
Se na zgjoi mėhallėnė!
Kush e ka e kush e do
Kush e perkedhel kur do?
Djal'i vogėl kėto do
Lodrat edhe vallet-o!
O nanan, o nanan
Nenua t'u bėftė kurban
Qė tė ka e qė tė mban!
Ririri, ririri,
Kush tė ka more flori
Ty tė ka nenua nė gji!
Nano nano djalėnė
Qė na zgjoi mėhallėnė
Tė ligat i mori lumi
Dhe i shpuri te Osumi!
Djalėn na e zuri gjumi
Nina-nana sheqer ne leter,
m`u befsh burr` dhe plak me mjeker!
Nina-nana, t` shkofte i bardhe moti,
m`u befsh trim si Kastrioti!
djepi tundet, nėna punon
djali fle dhe me s`degjon.
Jeta eshte e bukur mjafton te dish ta jetosh!
Fuqia ekziston brenda teje!!!
jan ninulla shum te bukura po ka 100 here pe perseritni
nje kange qe nana ia kendon djalit t'vllait , tash sa po mbush 1 muaj.
tekstin po e shkruaj aq sa e mbaj mend:
dum dum e dume
lepri na ka humbe
e gjeti nermia?
hipur te avllia
oj nermi e lales
pse me dole fjales
fjales edhe beses
unazes marteses
Krijoni Kontakt