Close
Faqja 4 prej 12 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 118
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Programe në Gjuhën Shqipe

    IsoBuster 1.9
    Pershkrimi: Programi shërben për CD dhe DVD respektivisht për ndreqjen e gabimeve brenda tyre.Vec kësaj me këtë program mundësohet zbërthimi(hapja) e fileve me prapashtesa të ndryshme si p.sh:iso,(filet e paqetuara p.sh.filmat, muzikë mp3 , programe të ndryshme etj)bin,cif,fcd,tao,cue,ccd,cd,pxi etj.Për shkarkim të programit shko në download; IsoBuster - Featuring All languages This download version contains : - All language plug-ins, (Outdated versions, dating from before v 1.5, are not included.) - An English installation wizard - An English Help file Compressed in a *.zip archive (2412 KB) Choose one of these locations to download from (see blue download links): Use a mirror location if the previous link didn't work and report the error. Shtyp në njërën prej nyjeve:
    Download
    Download from Mirror 1 Download from Mirror 2 Download from Mirror 3 Download from Mirror 4
    Konfigurimi:Pas instalimit të programit shko në Options dhe shtyp nyjen(link) gjuhët(language).Zgjidhe simbolin e flamurit tonë dhe shtyp në pullën/sustën OK.Tani i gjithë programi do funksionon në gjuhën shqipe.
    Adresa:
    http://www.isobuster.com/

  2. #32
    Liburne Maska e Urijan
    Anëtarësuar
    16-07-2004
    Vendndodhja
    United States of Albanian
    Postime
    104

    Nje pyetje

    Si po i perktheni keto programe a ka ndonje Software per te perktyer programe.

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Përgjigje

    Citim Postuar më parë nga Urijan
    Si po i perktheni keto programe a ka ndonje Software per te perktyer programe.
    Pyetje me vend.Deri më tani nuk egziston program për përkthim të softverave dhe as që do
    egziston.Përkthimi i softverave bëhet kështu:

    1-E para: duhet të shikohet a është përkthyer programi(softveri)
    në shumë gjuhë.Pas kësaj duhet tÍ drejtohesh kompanisë së softverit përkatës për kërkesë dhe
    leje për përkthim në gjuhën tonë.Në të shumtën e rasteve përgjigjja nga ana e kompanisë
    së softverit është pozitiv sa i përket përkthimit.

    2-E dyta:Pyete pronarin a është duke punuar dikush në projekt d.m.th në përkthim në gjuhën
    shqipe me qëllim që mos të bësh punë të kotë.

    3-E treta: kur ke instaluar ndonjë softver(me shumë përkthime) në kompjuter shko në zarfën
    (map) ku është instaluar programi dhe hape zarfën me filet gjuhësore.Në të shumtën e rasteve
    këto zarfa njihen si zarfa me emrin language(gjuha).Filet gjuhësore mund të jenë të formateve
    të ndryshme si p.sh.albanian.dll, english.dll etj, pastaj file me prapashtesën .lng,.xml,.Filet
    me prapashtesën .dll nuk mund të hapen dhe as të modifikohen pasi që kjo punë bëhet në
    programin për krijimin e programeve Visual Basic respketivisht Visual Studio dot net.Dhe për
    këtë punë nuk mund të merni leje.Këtë e bën vetëm pronari i sofverit.(Shko në faqen e IsoBuster
    dhe shtyp në nyjen me emrin translatinons dhe shkarko Download the *.rc (and *.h) files (673 KB).
    Aty mund ti gjesh filet e përkthyera në gjithë gjuhet.Kliko 2 herë në fil të ndonjë gjuhe
    për të parë dhe studijuar strukturën e përkthimit)


    4-E katërta: në të shumtën e rasteve filet e përkthyera apo filet orgjinale lehtë mund të hapen.
    Së pari provo me klikim mbi filin përkatës apo shtyp pjesën e majt të miut(left click) dhe
    më pas gjej aty ku shkruan Open with(Hape me programin).Atëherë duhet ta zgjedhish alternativën
    e programit për shkrim(Word Pad apo program të ngjajshëm-Word Pad programi është i instaluar në cdo kompjuter)
    Në këtë mënyrë hapen dhe përkthehen filet gjuhësore të cilat pastaj dërgohen te pronari i softverit për vendosjen e tyre
    në programin kompjuterik repektivisht në faqet personale nga ku bëhet shkarkimi anë e mbanë botës.


    5-E pesta:dikund në këtë forum lexova që egzistojnë fjalë të cilat nuk mund të përkthehen pasi
    nuk egzistojnë.Problemi apo pengesa e natyrës së tillë nuk egziston.Ja se pse;
    E marr shembull fjalën File.Kjo nuk mund të përkthehet por përdoret si emër orgjinal.
    Arsyeja e përdorimit orgjinal vijon në sqarimin logjik;si File mund të jetë një dokumet
    i p.sh. programit word,works etj, pastaj si file emrohet edhe një programi i tërë
    (i paqetuar në .exe format) si file është edhe një këngë në mp3 format apo wma, wav etj.
    Prandaj emri i tillë përdoret i pa përkthyer.Por ajo i përshtatet gjuhës sonë...
    respektivisht rregullave gramatikore.Me fjalë të tjera emri në fjalë "shqiptarizohet".
    Për me pas një fotografi më të qartë analizoji përkthimet endonjë softveri nga gjiha angleze
    që është primare si gjuhë komjuterike, në gjuhë të tjera për të fituar ide dhe inspirime për përkthime
    tani apo në të ardhmen.Vec kësaj përkthimi mund të bëhet edhe duke e përdorë fjalorin
    anglisht-shqip dhe shqip-shqip për të gjetur emra adekuat.....Duhet të potencoj
    që përkthimi i ndonjë emri në disa raste bëhet në formë logjike dhe i përshtatet sipas
    formës në gjuhën shqipe.Nëse bëhet përkthimi bukval atëherë mund të krijohen gabime dhe keqkuptime.
    Por nuk është edhe aq tragjike nëse ndonjë fjalë përktheht gabimisht pasiqë në verzionet e ardhëshme
    të ndonjë softveri ky gabim korrigjohet....Personalisht, disa vite me rradhë kam përcjell
    "evolucionin" e përkthimeve nga gjuha angleze në gjuhë të tjera ku në fillim ka patur
    gabime qesharake por me kohë këto gabime u eliminuan dhe e morrën trajtën e re pra u krijua
    "kultura" e përkthimit të "standardizuar"nga gjuha angleze në gjuhë të tjera.Do me thënë
    gjuhët e tjera u pasuruan me fjalë të reja në fjalorët e tyre.Ashtu do ngjan edhe me përkthimet
    në gjuhën shqipe.Prandaj ju kisha sygjeruar juve dhe të tjerëve që sipas mundësive dhe dëshirës
    ti përvishen kësaj pune.Për punën që eventualisht do e bëni në të ardhmen d.m.th.
    përkthimet ju nuk do kompenzoheni me të holla nga pronarët e softverave, por ju i bëni
    një nder vetit, pastaj kombit shqiptar pasi që kombet e ndryshme duke i instaluar softverat
    me përkthime shohin se edhe shqiptarët i takojnë botës moderne, janë punëtor dhe merritojnë
    bashkëpunim dhe përkrahje.Jo rrallë herë vetë pronarët e softverave pas punës së kryer ua japin
    si shpërblim verzionet e plota të sofverit(kodet e regjistrimit).
    Ja edhe një program që është përkthyer në gjuhën tonë.(Program i lirë pa ndonjë kompenzim)
    Pas shkarkimit të programit shkarko(download) edhe filin gjuhësor e cila gjindet në faqen e njëjtë
    (vendose në zarfën e softverit dhe ristartoje).
    Emri i filit:albanian.lng
    http://www.audiograbber.com-us.net/

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Dc++

    Për të (shkarkuar)marr filma, muzikë, softvera , materiale shkencore, nga interneti duhet që:

    1)Të shkarkosh programin/softverin DC++ si dhe filin e gjuhës shqipe

    Adresa:

    http://dcplusplus.sourceforge.net/ apo(nëse e para nuk funksionon) http://prdownloads.sourceforge.net/d...7.exe?download
    Adresa e filit në gjuhën tonë: http://sourceforge.net/tracker/?atid...group_id=40287
    Informata të mëtutjeshme i gjen këtu: http://www.b.ali.btinternet.co.uk/DCPlusPlus/index.html


    Shtyp dhe shkarko (download) DC++v0.687 si dhe filin në gjuhën shqipe
    Programi dhe fili është falas.

    2)Instalo programin.Dhe pas saj hape skedarin e DC++.(Ajo gjindet në skedarin program ku gjinden edhe skedarët e programeve të tjera)

    3)Hape skedarin ku gjinden filet e programit të instaluar(shko në skedarin (map) DC++ dhe aty do shohish filet e programit.Aty vërehen shumë file të programit ndër të cilat edhe 3 skedare me emrat logs,filelist dhe incomplete.Ky ishte vetëm një përshkrim për të parë se ku do shkarkohen filmat,muzika etj.

    4)Vendose filin në gjuhën shqipe në skedarin e DC++.
    5)Konfiguro programin në gjuhën shqipe;1-Starto programin,2-Shko në File pastaj Settings dhe Gjej aty ku shkruan Appearance, 3-Shtyp në të dhe do shikosh një fushë të shprazët ku shkruan Language File dhe një buton me emrin Browse.4-Shtyp në butonin dhe gjej filin në gjuhën shqipe.5-Shtyp në filin e gjetur dhe shtyp butonin OK.6-Ristarto programin DC++.Tani ajo u konfigurua në gjuhën tonë.

    Për të shkarkuar filma,muzikë,softvera, materiale shkencore duhet të kesh:

    a)lidhje me rrjetin të tipit cable,adls, apo broadband

    b)hapësirë të lirë në disk/hard drive prej së paku 5/6 Gig(Gigabyte)
    Hubat(Hubat janë porte apo dyer deri tek antarët) janë me emra të ndryshëm
    Shiko vetë në programin DC++. Sa për ilustrimi ja disa huba shqiptare të cilët s´kërkojnë material për shpërndarje si kusht për hyrje në hub(min share është 0-apo e përkthyer në filine gjuhës shqipe.Shpërndarja minimale është 0):

    albaniahub.mine.nu
    tirona.no-ip.info
    kosova.no-ip.info
    shqip.dyndns.org
    mitrovica.no-ip.info
    (në ndërkohë emri dhe adresa mund të ndryshojnë)
    Vini Re!!! Këto s´janë adresa të faqeve por adresa të hubave të DC++.

    Këtu ka huba nga e gjithë Shqipëria i gjithë ballkani dhe bota.

    Këtu mund ti gjeni këto filma(ka edhe muzikë shqiptare MP3 dhe të huaj nga produksioni më i ri nga e tërë bota!!!! sidomos në hubat me antarsi më të madhe)shqiptarë por numri i tyre shtohet gjithnjë:

    1)AD Vitet e rëndësishme, 2)Vjeshta e trëndëfilave, 3)Djelmoshat e Rrezikshëm pjesa1 dhe 2, 4)Skëndërbeu, 5)Hikmetja, 6)Programe humoristike nga festat e vitit të Ri 2006, 7)Cima dhe Leci etj.

    Vepro kështu për hyrje të shpejtë në këto huba;Shko në Fili>Kycje e shpejtë>në dritaren e re që paraqitet kopjo dhe vendos njërën nga adresat e sipërme dhe shtyp OK.Pas hyrjes në hub kliko te ndonjë antar për të marrë materialet e sipërpërmendura.
    Në cdo moment(nëpër hubat e ndryshëm) gjinden mbi 1.000.000!!! përdorues online që shkarkojnë apo ngarkojnë muzikë/filma/softvera me madhësi të ndryshme, por zakonisht ata janë me madhësi prej 3-MB/megabyte muzikë, prej 500/600 MB e deri në 1.4 GiG/gigabyte filma, softvera dhe materiale të ndryshme nga shkenca, arti etj


    c)Si shikohen filmat respektivisht si dëgjohet muzika?Pas shkarkimit të filmit nga ndonjë antar/e i hubit( e vëren shkarkimin direkt nga vetë programi DC++ si dhe kohen e shkarkimit)në skedarin e caktuar ajo mund të startohet kështu;
    Nëpërmjet të programit 1)windows media player që egziston në cdo kompjuter, 2)nëpërmjet të programit të quajtur DivX-pro apo 3)nëpërmjet të Intervideo WinDVD5 apo 6. Dy të fundit janë programe trial apo shareware që d.mth të përkohëshme për një muaj, por brenda DC++ respektivisht hubave/anëtarëve i gjen programet e plota.Kur keni hapur hubin e caktuar shkruaj në search(në anën e majt të DC++) titullin e filmit, programit apo muzikës që dëshironi ta shkarkoni dhe do vëreni nga cili antar mund të shkarkohen.Por duhet me pasë kujdes pasi të gjith antarët cdo herë nuk janë online por egzistojnë vende(huba apo antarë) alternative nga ku mund të shkarkohen.

    Ja adresat:
    http://www.divx.com/
    http://www.intervideo.com/jsp/Home.jsp

    Filmat që shkarkohen nga DC++ janë me prapashtesa:avi, DVD,mpg apo DivX .Programet/softverat, muzika, filmat etj në disa raste janë të paqetuara edhe në formate të tjera tek antarët e hubave si p.sh. rar,cue,bin,iso etj.Prandaj për ti hapur filet në këto formate shërbehu me programin IsoBuster 1.9 apo ndonjë verzion tjetër.Adresa :www.IsoBuster.com Këtu e gjen edhe verzionin në gjuhen shqipe të softverit. Paqetimi në këto formate bëhet për shkak të zvoglimit të madhësisë të filit.(Por ata zakonisht janë në formatet e përmendura më sipër)

  5. #35
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Se se mora vesh car programi duhet perdorur per ta pekthyer nje software te vogel

  6. #36
    Nuk ka një përgjigje që përmbledh tërë rastet. Varet nga programi që do të përkthesh, varet nga sistemi operativ që përdor. Bëj një kërkim të vockël për PoEdit (Linux, Windows), KBabel (Linux), Pottle (?). Ka raste, shumica, kur edhe një fjalëpërpunues i thjeshtë të bën punë, por programe si ata më sipër ta bëjnë punën shumë më të lehtë.

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-08-2005
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    307

    PHP ne gjuhen shqipe?

    Nese dikush ka ne dispozicion ndonje perkthim te php nukes apo te ndonje firme tjeter ne gjuhen shqipe lutet qe me e paraqite ne kete teme, per arsye qe mos me i hi punes me e perkthy nese ekziston ne gjuhen shqipe.
    Ju faleminderit per ndihmen e dhene
    "Arsyeja e mosarsyes që i bëhet arsyes sime aq shum ma dobëson arsyen sa që me arsye e vajtoj bukurinë tënde"

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-06-2002
    Vendndodhja
    -
    Postime
    73
    Ke zgjedhur temën e gabuar, sidoqoftë:

    1- Për Php-Nuke, deri në vers. 7.3 -> http://alblinux.homelinux.org/auto/i...les/nuke/lang/

    2- Drupal -> http://drupal.org/node/11102/release
    -

  9. #39
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    PHP-NUKE e ka vete skedarin e gjuhes Shqipe. Apo nuk te pelqen ai lloj perkthimi ?
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Lightbulb ALZIP dhe ALFTP

    ALZIP program dhe FTP programi në gjuhën shqipe.E para përdoret për krijimin e të ashtuquajturave zip file.Kur dëshiron të dërgosh më shumë dokumente, fotografi etj. nëpërmjet të postës elektronike përdore ALZIP-in.Në program egziston edhe funksioni për mbylljen e dokumentave me fjalëkalim.d.m.th.edhe nëse përdoret kompjuteri prej disa personave zip filet janë të mbrojutura.Programi është falas për përdorim personal.FTP programi shërben për pranimin dhe dërgimin e dokumenteve deri në faqen personale.Poashtu shërben edhe për kycje në kompjutera të tjerë apo edhe baza kompjuterike.Edhe ky program është falas për përdorim personal.
    http://www.altools.net

Faqja 4 prej 12 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Informata Rreth Kultures Islame
    Nga StterollA në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 24-05-2010, 15:27
  2. Armiqtë e gjuhës shqipe dhe triumfi i saj
    Nga brooklyn2007 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 11:35
  3. A Mund Te Zgjerohet Baza Dialektore E Shqipes Standard?
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-11-2006, 17:04
  4. Baza dialektore e gjuhës standarde
    Nga Albo në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 05:20
  5. A ekzistojne tabu ne shoqerine tone sa i perket gjuhes shqipe?
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-11-2002, 11:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •