Po me pelqen me shume nenshkrimi jo Fiori.
Pershendetje!
Po me pelqen me shume nenshkrimi jo Fiori.
Pershendetje!
Nuk mund te qortohem,sepse dhe vete njeriu model ka skadencen e tij....!!!!!!!!
E dija qe "shuma" do behej shkume, e une do isha mbi shuma te tjera duke krehur floket e duke veshur bluza roze e funde te shkurter. Te thashe qe vera nuk eshte per mire, vera ju largon mendjen njerzve nga realiteti. Qe atehere duhet ta kishe kuptuar qe egzistonte nje prapaskene.
Une e nuhata si macet peshkun, dhe nuk e ndalova, si duket isha lodhur me skenen. Skena eshte realitet i luajtur nga njerez,ne fund, loje hesapi. E ndersa prapa saj egziston dicka tjeter, nuk ke pse e urren pluhurin e mallkon llumin. Prapaskena eshte e verteta e fshehur, dhe te verteten nuk ke pse e urren perderisa egziston.
Kete rradhe piva vere se doja. E dija per ku isha nisur e me shkohej. Tani kam ngelur ne vijen ndarese te skenes dhe prapaskenes. Si nje karrige e gjysmuar ne trup. Me ndenjese te shtangur e kembe qe largohen, pa e ditur perse. Trupin e kane lene ne ajer e nese vrapuan fillimisht per te shpetuar mbeshtetesen, tani nuk e kuptoj per ku turren me kaq vrap.
"Budallenjte nxitohen"
Vetem tani e kuptoj sa budallenj kemi per te mbetur une dhe ti!
Mengjesi me ka mberthyer
pas neteve te shkuara
dhe shpresa nuk ka me force
gjymtyret te me drejtoje
si dordolec pa shkop
leshohem e shperndare
ne mallin e vetes,
siluetat e njerezve
te miret, te ligj
buzeqeshjet ju fala
pa vetedije!
E shikoj dhimbjen time tek derdhet nga syte e tu. Une jam keshtu, tani qesh, tani qaj. Tani jam duke degjuar "Histori Dashurie" per kitare dhe orkester. Rruga nuk eshte dukur me e bukur se sot. Une gjarperoj dhe skalitjet e bardha ndahen delikate. Sot nuk kam peshe edhe pse ndoshta "dimri" ka bere punen e tij e mi ka shtuar ato qe nuk doja te shtoja. Ah "dimri", gjithe fajet i ka dimri. Ky dimer i fshiu te gjitha, i ndau te ndaret dhe bashkoi te bashkuarit. Ky dimer fshiu cdo dyshim dhe me largoi 9 muaj, tani.
"Hiė a list pratis ti sabset" - vazhdon profesori kinez. Ju desh nje muaj te me thosh emrin. Me cudit vendosmeria e disa njerzve. Une do kisha hequr dore qe heren e pare. Ne fund te fundit ai nuk merr note sa mire na i thote emrat. Me qesh tani, pa e ditur se une nuk jam fare ne klase. Marr per dore gjyshen dhe dalim per aranxhata. Une kam qejf ato ngjyre limoni e ajo ato me te erreta. Kallkan varri i saj nga bora mbi beton, kallkan Korca, njerzit. Ajo qesh e bukur.
Ti merzitesh per mua ndersa une vdes. Une do vdes me njerzit, jam e gabueshme dhe me pelqen keshtu. Imazhet hyjnore mendova se i grisa, ndersa ti fiksohesh si te ishin fotografi. Une isha ajo, jam une tani dhe nuk e di kush do jem, mjafton te me pelqeje. Si dita sot, si presori kinez, si pemet, si gjyshja. Asnjeri nuk eshte i perkryer, por te gjithe i dua. Ti nuk ke pse te kesh frike nga ai qe je, se ty te dua me shume nga te gjithe, ndoshta per hir te gabimeve te tua.
Dielli u terhoq ne nje zbatice zjarri e bore te akullt. Asnjehere ne jete nuk kisha pare natyren te ēoroditej keshtu, ndaj dhe morra kohe ate dite te luaja vezhguesen. Qyteti ku jetoj, mund te jete fare mire nje amfiteater. Ne te rralle shikon ndonje makine te kaloje me shpejtesi. Kjo ndoshta per te na kujtuar se rrotull ka dhe te tjere si ne. "**" kishte dale shpejt dhe televizorin e kisha njohur aq shume vitet e fundit, sa nuk mund te mendoja (edhe pse duke vrare mendjen) ndonje arsye per te mbajtur gjalle shkendijat qe paten shperthyer vite me pare. Mbaj mend kur u ula shikoja nje emision te shkurter me gjimnaziste, fund dhjetori. Anglishtja po ashtu si arabishtja, ne ate kohe ishte thjesht nje hapesire boshe. Nje nga ato dhomat qe te gjitheve na ka rastisur te ndalemi ndonjehere. Ndoshta per te pritur dike, nje prind, nje mik, moter/vella. Pret, duhet te presesh, nuk ke rruge tjeter. Derisa dhoma fillon e zvogelohet. Ne kohen kur ata per te cilet ishe duke pritur, vijne, ti je tek cepi i rruges, vete, me dhomen ne koke. Koha nuk quhet e humbur neqofte se je duke bere dicka,sepse duhet ta besh, sepse nuk ke rruge tjeter. Edhe pse kjo eshte me te mbushur mendjen, eshte shume efikase per raste te tilla si mesimi i arabishtes. Me pas ju ktheva shtratit. Per here te pare qe kur mbaja mend, kisha fjetur per 15 ore rresht.
Alegoria e gjendjes sone
jemi ne
rruge kalldremi qe shtyhen ne dhe
te anasjellta kerkesash
qetesi, me pas
nje kuti e mbyllur prane kembeve te vogla.
Avioni nuk buēet me ne ulje
por pezull terhiqet
nen kuverten e lagur, shtriqet
me fustan te kuq
shikon nga salla, ballo me maska
kur njerzit ngerdheshen
ti hesht,
buzeqesh,
une zgjatem
shikoj
dhe vdes.
Jashte bie bore, une fle.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 24-04-2005 mė 19:10
Ekoja jote me fryn kraharorin
kur vesa bie e rrufeja ndahet dysh
cdo gjemb gerrvishtet ne korret e kokes
fushe e gjitha - te them.
Turrem e shkeputem, po tani?!
Fjalet u bene uje, e uji rrjedh
ne duar pikon reja e fundit.
Kaq ishte e gjitha, ndersa une sot lind
e djeshmja elegante me fustan te zi
na ben homazh
per ty pra
le te qeshim ne qershor...
Kėtu ka mbetur bosh
dhe ėshtė kaq keq
atėherė kur ēmimi
ju vu me nder
lulja u vyshk e u bė
pleh
as dheu i Tokės
nuk i jep jetė.
Dhe ėshtė kaq keq
dhe ėshtė mė keq
nuk ka ku shkon
dita e zezė
se ėshtė keq
ėshtė shumė keq
dhe duhet tė dėgjoni
se s'ka mė keq
njeriu ndjen vetėm njė herė
edhe nė vdes, ėshtė shumė keq
ėshtė kaq keq,
sa s'ka mė keq!
Krijoni Kontakt