Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Arrow Erdhi sërish e hëna, rikthehet rituali : stresi.

    Si ta mundim stresin qysh në fillim të javës ?


    Olsi Kolami

    Erdhi sërish e hëna, rikthehet rituali : stresi. Nuk është aspak rasti për të mbledhur buzët apo për të përlasur telefonin. Bashkë me detyrimet e përditshme të punës, vijnë edhe streset që na bëjnë të ndihemi të paqetë. Për psikologët mjafton të ndjekësh një sërë rregullash, për të dalë nga kjo situatë. Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, për të përmirësuar humorin e së henës duhet që së pari të ndajmë, nëse kjo periudhë stresante që po kalojmë lidhet me jetën tonë sentimentale apo ngarkesën brenda mureve të zyrës. Një ndër gjërat e para që ndihmon në shmangien e stresit në zyrë, është të ngrënit. Janë ato që quhen ndryshe “ushqimet që të sjellin humorin”. Arrat, lajthitë, kikirikët, karamelet, lëpirëset dhe frutat mund të konsiderohen pa frikë si një mënyrë mjaft e mirë e cila shkakton energji pozitive në mjedisin ku punojmë. Ndoshta duket paksa e besdishme për ata që janë të lidhur me dietat, por mos harroni që energjia pozitive, gjithnjë ndikon në përmirësimin e humorit. Një tjetër armë po kaq e fortë sa ushqimet për të mundur stresin, është edhe sporti. Nëse jeni shumë të zënë, përpiquni të gjeni pak hapësirë të lirë kohe për të bërë një shëtitje. Hapësirat e gjelbra dhe dielli favorizojnë prodhimin e serotoninës, një substancë e cila është e pranishme në tru, që bën të mundur aktivizimin e muskujve. Nëse hapësira kohore mungon, përpiquni që me anën e një topi plastik ose tenisi të luani, për të kaluar gjendjen ku ndodheni. Sipas “Bild” para se të shkoni në zyrë, dëgjoni muzikë, shihni disa sekuenca gazmore në televizor, që të mos përfshiheni në inkriminimin e javës tuaj. Ndërsa për ata që nuk u besojnë shumë rregullat e psikologëve, mjekësia këshillon përdorimin e vitaminës B, e cila ndikon në qetësimin e nervave dhe largimin e depresionit.




    16/06/2005
    KATEGORIA: Psikologji
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  2. #2
    Ylli i mëngjesit Maska e edona
    Anëtarësuar
    26-10-2002
    Vendndodhja
    diku larg, shume larg,
    Postime
    200
    kur te vjen e hena,e sidomos kur tu kan grumbullu punet,e kur ke me punu me pergjegjesi kur frikohesh mos po gabon diqka ne drejtshkrim,kur frikohesh qka do te ndodh sot,kush po e peson sot,as kikirikit ste ndihmojn bile as red bulli,me red bull mundesh me ik prej gjukatores por me largu stresin e te henes nuk mundesh
    ylli i mëngjesit

Tema të Ngjashme

  1. FC Inter, kampionët e Italisë (#2)
    Nga interX në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 524
    Postimi i Fundit: 14-03-2009, 19:41
  2. Tradita ilire tek shqiptarët e Maqedonisë
    Nga alibaba në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-11-2008, 15:40
  3. A ndikon Stresi ne Plakje ?
    Nga J@mes në forumin Bukuri dhe estetikë
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 07-06-2007, 07:18
  4. Miss Glob" do te zhvillohet serish ne Shqiperi !!
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 28-02-2005, 20:13
  5. Mimoza "llastica" rikthehet në botën e filmit .
    Nga elda në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-10-2002, 00:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •