Close
Faqja 4 prej 11 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 110
  1. #31
    AdIdAs Maska e DoLpHiN
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Hono Lulu
    Postime
    1,453
    pffffffffffffffffffffffffff.................ca sondazhi. une jam pro sondazheve,po jo me 910 shtetas.eshte sikur te jete bere sondazhi vetem ne nje lagje te nje fshati,se as tere fshati nuk ka aq pak banore.
    `That` is good and `that` is funny...but it costs a lot of money...

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e E.N.O
    Anëtarësuar
    02-01-2006
    Postime
    16

    Talking

    duhet ta dish se kafsha ime e preferuar eshte delfini. Ekonomi te shpjegoj kur te duash. falemderit per keshillen po finalet i kemi bashke e skma vetem une keshtu qe dhe ti duhet me be te njejten te gje. Hajt nje pershendetje per te dy Dolphin e Macho jeni si shpirt. :P

  3. #33
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Une hyra ne google (ju ftoj ta beni edhe ju ) dhe bera nje kerkim interneti ne lidhje me kete institut.

    Dolen vetem dy te dhena. Te dyja lidheshin me nje program te fondacionit Sorros per Shqiperine. Pra me fjale te tjera i vetmi angazhim qe ky institucion i famshem ka te publikuar ne te gjithe historine e tij eshte pjesmarrja ne nje sondazh bashke me tre organizata te tjera shqiptare para 6 muajsh ne Shqiperi.

    E vetmja mundesi kontakti eshte nje adrese e-maili.


    Edhe lopa e kupton sa serioze eshte nje organizate e tille qe ka ne cv vetem nje sondazh ... edhe ate vetem ne vendin tone .... e per me teper as ate vetem por me te tjere .... nuk ka nevoje pastaj te flasim per mungesen qofte edhe te nje nr tel per ta kontaktuar.


    Keto jane tollumbacet e edit qe kerkon ta paraqese veten si lider te forte nderkohe qe nuk ka b.the te jete as lider i PS.

  4. #34
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Qeveria rishpërndau fondet e buxhetit 2005 dy ditët e fundit të 2005


    “Berisha”, i dha vetes 21 milionë lekë më 29 dhjetor

    Vendimi nuk publikohet pas miratimit


    Altin Kreka


    Dy ditë pasi bëri analizën e 100 ditëve të qeverisjes dhe ku deklaroi se kishte ulur shpenzimet operative në Këshillin e Ministrave, Berisha dhe anëtarët e kabinetit qeveritar miratojnë një vendim tërësisht në kundërshtim me “mburrjet” e kryeministrit. Berisha më 27 dhjetor deklaroi se qeveria kishte hyrë në dietë.
    Gazeta disponon një vendim qeverie të datës 29 dhjetor 2005 dhe që mban numrin 820, i cili bën rishpërndarjen e fondeve të buxhetit të vitit 2005. Ky vendim nuk është publikuar nga ana e Këshillit të Ministrave, ashtu siç u bë me dy vendimet e tjera që parashikojnë shtimin e fondeve për shëndetësinë dhe rrugët dhe ujësjellësat. Janë 21 milionë lekë të reja ose 210 mijë USD, që qeveria ka vendosur t’i shtojë në buxhetin e 2005 të Këshillit të Ministrave në zërin “shpenzime korrente”. Pikërisht në pikën 3 të këtij vendimi thuhet: Këshillit të Ministrave, në buxhetin e miratuar për vitin 2005, t’i shtohet fondi prej 21.000.000 (njëzet e një milionë) lekësh, zëri, “Shpenzime korrente”.
    Përse duhet ky fond shtesë në buxhetin e vitit 2005 për Këshillin e Ministrave vetëm 2 ditë para mbylljes së vitit?
    Kjo është pyetja që bëhet akoma më e fortë, po të kihet parasysh fakti se vendimi me numër 820 nuk është publikuar pas mbledhjes së qeverisë. Në të njëjtin vendim, Ministrisë së Transporteve i hiqen 1.2 milionë dollarë dhe u kalohen si subvencion ndërmarrjeve të ujësjellësave për të shlyer borxhin ndaj KESH. Më pas, e gjithë kjo shumë me vendim përcaktohet se i kalon KESH në fondin e tij, si shlyerje e faturave të papaguara. Ky vendim nuk është publikuar nga ana e qeverisë edhe pse është shumë i rëndësishëm sepse bëhet fjalë për zgjidhjen e një problemi shumë të vjetër. Tashmë shteti i ka kthyer borxhin shtetit.

    Variantet
    Ka disa hipoteza në lidhje me destinacionin e 210 mijë dollarëve që ju kaluan për shpenzime operative Këshillit të Ministrave. E para nis me një projekt-ide në selinë e kryeministrit, sipas të cilës, shefi i qeverisë dhe këshilltarët e tij duhet të banojnë pranë selisë së qeverisë. U tha se në katin e tretë të godinës së kryeministrisë, mendohej që të ndërtohej edhe apartamenti ku do të banonte kryeministri, i cili do të ishte kështu gjithmonë në punë. U tha gjithashtu se fondi për këtë ndryshim mund të shkonte deri ne 25 milionë lekë, që sigurisht do të përballoheshin nga “shpenzimet korrente”. Hipoteza e dytë është që qeveria e Berishës vërtetë uli shumë shpenzimet korrente për dieta, telefona, ngrohje etj për muajt shtator dhe tetor, por në nëntor dhe dhjetor, këto shpenzime u rritën dhe kryeministrit i duheshin fonde të reja. Hipoteza e tretë është që ish-kryeministri Nano gjatë kohës që qëndroi në atë godinë në vitin 2005 do t’i ketë lënë pa paguar shumë fatura, të cilat Berishës i është dashur që t’i mbyllë.
    Të gjitha variantet mund të qëndrojnë në lidhje me këtë vendim të qeverisë dy ditë para fundit të vitit 2005. Ajo që shton dyshimet dhe që forcon dy variantet e para, atë të rritjes së shpenzimeve operative gjatë muajve nëntor dhe dhjetor apo rikonstruksioni i apartamentit të kryeministrit, forcohen nga fakti se ky vendim nuk është publikuar pas miratimit të tij. Qeveria publikoi në faqen e saj zyrtare vendimet e plota për rishpëndarjen e fondeve për disa dikastere të cilat nuk ishin përdorur dhe iu kaluan institucioneve të tjera, si Arsimit, Ministrisë së Ekonomisë apo sektorë të tjerë.

    210 mijë USD
    Vendimi për kalimin e 21 milionë lekëve ose 210 mijë dollarëve për Këshillin e Ministrave në zërin “Shpenzime korrente” mban datën 29 dhjetor 2005 dhe është me numër 820.


    1.2 milionë USD
    1.2 milionë USD është shuma që qeveria i ka dhënë KESH në fund të vitit nëpërmjet subvencionimit të pagesës së faturave që ndërmarrjet e ujësjellësit i kanë pa paguar KESH.

    Rishpërndarja
    e fondeve
    Nuk u publikua
    Nga buxheti i Ministrisë së Transporteve kalohen 120.700.000 lekë për ndërmarrjet e ujësjellësave si subvencionim për pagesat e energjisë elektrike ndaj KESH
    Këshillit të Ministrave, në buxhetin e miratuar për vitin 2005, t’i shtohet fondi prej 21.000.000 (njëzet e një milionë) lekësh, zëri, “Shpenzime korrente”.

    U publikuan
    -Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, në buxhetin e miratuar për vitin 2005, për financimin e objekteve në proces, t’i shtohet fondi prej 390.000.000 lekë
    -Fondit Shqiptar të Zhvillimit, për financimin e TVSH-së, për projektet me financim të huaj, t’i shtohet fondi prej 50.000.000 lekësh
    -Mnistrisë së Arsimit dhe Shkencës, në buxhetin e miratuar për vitin 2005, zëri “Shpenzime korrente”, t’i shtohet fondi prej 9.000.000 lekësh, limit në fondin e kushtëzuar
    -Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, në buxhetin e miratuar për vitin 2005, zëri “Shpenzime korrente”, t’i shtohet fondi prej 2.500.000 lekësh, limit në fondin e kushtëzuar.
    -Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, në buxhetin e miratuar për vitin 2005, zëri “Shpenzime korrente”, t’i shtohet fondi prej 2.000.000 lekësh, limit në fondin e kushtëzuar, për Policinë Elektrike
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Citim Postuar më parë nga iliria e para
    Qeveria rishpërndau fondet e buxhetit 2005 dy ditët e fundit të 2005


    “Berisha”, i dha vetes 21 milionë lekë më 29 dhjetor

    Vendimi nuk publikohet pas miratimit

    Gazeta Shqiptare ben rrolin e budallait dhe harraon se cfar deklaroi per mediat Berisha ne mbledhjen e fundit per 2005 (pra para 10 ditesh)

    Berisha: - Fola me Ministrin e Financave dhe rame dakord qe fondi rezerve i Kryeministrit per 2005 te mos digjet, por te perdoret si dhurate per vitin e ri per:

    1- Shtepite e Femijeve Jetim (Jetimoret)
    2- Azilet e Pleqve
    3- Institucionet e Rehabilitimit te Personave me Aftesi te Kufizuar (Fizike dhe/ose Mendore)

    ne te gjithe Shqiperine.


    GAZETA SHQIPTARE DHE ZERI POPULLIT JANE TE VEMIT NE SHQIPERI QE NUK E KANE MARRE VESH AKOMA SE Prof. Dr. SALI BERISHA NUK ESHTE AS HALABAK SI FOTIADH NANO DHE AS HAJDUT SI EDVIN BOJAXHIU.

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Antimafia

    Lexo pak balkanweb sot

    Ka nje lajm per takimin e Berishes me Moisiun, qe qe i mbyllur midis atyre e nuk u dha asnje deklarate, a u tha dicka nga takimi nga vete ata.

    Balkanwebi [i njejte me Gazeten e Mafjes Shqiptare, qe per cudi drejtohet nga nje italian nga jugu i italise]
    Na thote
    Qe Berisha i ka thene do ndryshoj institucionet e Moisiu e ka kundershtuar e kritikuar ate!!???
    JA CA LAJME JAPIN
    JA SI GENJEJNE E MANIPULOJNE

    GJITHE MEDIA e dha takimin po tha 'qe i mbyllur' e nuk dhane hollesira nga takimi per arsyet qe thashe mesiper.

    E kur bazohen te kjo gazete e agjensi !!??
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 07-01-2006 më 14:20

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Gazeta Shqiptare nuk eshte gazete, eshte Trakt

    Nga ato qe benin komunistet

    Vetem titulli kryesor ka rendesi.

    Bejne nje perdite te godasi Berishen, a te nenkuptoj dicka te keqe per qeverine.

    PO KUR E LEXON ARTIKULLIN del jo i vertete e TITULLI ESHTE VETEM PER TE MANIPULUAR LEXUSIN

    E njohur ky stil ne gazetarine jo serioze , qe vene tituj te tille BOMBASTIK, po shkrimi ne gazet nuk e verteton ate.

    Diku nga 92-96, kur qe dhe situata e rend ne kufi me serbin, Koha Jone beri nje titull te madh ne hyrje.

    'Ushtria con 600 topa ne kufi'

    Kur e lexoje shkrimin , thoshte se conte , topa futbolli ne kufi dhurate per femijet e oficereve!!??

    E njohur ky stil propogadistik i majte ne keto 15 vjet.

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Ja genjeshtrat e Gazetes se Mafjes Shqiptare.
    Ka muaj qe c'nuk genjen, i bien te gjitha, vazhdon me genjeshtren tjeter pa pasur pik morali.

    Me stilin 'genje sa te mundesh se dicka do ngelet'.

    http://www.keshilliministrave.al/shqip/default.asp

    /1/2006
    Lidhur me një shkrim botuar në Gazetën Shqiptare të datës 7 janar 2005, me titullin “Berisha, 21 milionë shtesë për fundvitin”, dëshirojmë të sqarojmë se:

    Në buxhetin e kryeministrisë për vitin 2005 në zërin shpenzime operative, është shtuar shuma prej 21 milionë lekësh për të shlyer detyrimet e mbartura nga qeverisja e kaluar ndaj palëve të treta, sipas zërave të mëposhtëm:

    • Shpenzime telefonike: qershor-shtator 2005: 16.624.577 lekë
    • Shpenzime karburanti të papaguara nga viti 2004: 1.800.000 lekë
    • Shpenzime për servis automjetesh qershor-shtator 2005: 1.827.516 lekë
    • Shpenzime pritjeje: 324.000 lekë
    • Shpenzime për bileta: prill 2005 469.248 lekë

    Me qëllim të sigurimit të transparencës maksimale ndaj qytetarëve, pasqyra e plotë financiare e kryeministrisë për vitin 2005 do të botohet së shpejti në faqen tonë në Internet, me mbylljen e vitit financiar 2005 nga Ministria e Financave - Dega e Buxhetit, Tiranë.


    Sektori i Marrëdhënieve Publike
    Këshilli i Ministrave
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 07-01-2006 më 17:55

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    iliriani..

    dua te uroj mirseardhjen ne Forum.. me vones por ma mir von se kurre.
    Shkrimet qe sjell i ke plot domethenje dhe mendimet qe thua plot llogjik e objektivitet..

    Pergezime..

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Bari te pelqe melodia e ilirjanit se i bini fyellit ne nje vrime;-(

Faqja 4 prej 11 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Alfred Uçi tregon
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-12-2010, 08:55
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Berisha të ikë, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  4. Berisha bën publike ndryshimet në kabinetin e tij qeverisës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 27-04-2007, 16:53
  5. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-02-2006, 15:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •