Close
Faqja 3 prej 11 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 110
  1. #21
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Me ardhjen ne pushtet te Berishes shoqeria shqiptare edhe keshtu e copetuar, u nda shpirterisht ne dy pjese.Nje pjese qe shpresonin dhe mendonin qe Berisha do beje shume mire dhe nje pjese qe mendonin qe Berisha do beje shume keq.Dhe keshtu te dyja palet prisnin me padurim te fillonin lajmet ne TV, per te pare se cfare po ben Berisha.Me ne fund te dyja palet u zhgenjyen sepse,...berisha ka bere nje vrime ne uje.Berisha nuk ka rritur vecse te rrise indeferentismin ne popull.

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Festat 19 000 te huaj „zbarkojne“ ne Shqiperi.

    Te huajt ne vendin tone nuk vijne me vetem per vizita pune. Vetem gjate 10 diteve te fundit te vitit 2005 ne Shqiperi kane hyre 19 mije te huaj. Kjo shifer eshte 3 here me e larte krahasuar me te njejten periudhe ne 2004.

    28 000 emigrante kane hyre ne Shqiperi per festat nga Greqia dhe Italia.



    Lajm i “Top Channel “ me 01.01.2005
    ---------------------------------------------------------


    100 ditet e Berishes kane mjaftuar per te garantuar turistet e huaj, se parate qe ata do te harxhojne ne Shqiperi, nuk do perfundojne ne xhepat e mafies kuqe.

  3. #23
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    «Ku i keni kartat e identitetit, zoti kryeqeveritar?!»



    Një nga premtimet e bujshme të PD-së para zgjedhjeve ishte edhe pajisja e shtetasve shqiptarë me karta identiteti, një nga mangësitë e shumta që duheshin plotësuar që me ardhjen e demokracisë. Tani, pas 100 ditëve apo netëve, nuk e zë më njeri në gojë, madje për këtë çështje madhore për shqiptarët nuk u fol asnjëherë gjatë 100-ditëshit të famshëm. Mund të thotë ndonjëri: Çfarë flet mor burrë, ne s’kemi drita, ujë, rrugë, rend etj., etj, ti flet për identitet! Është e vërtetë që Shqipëria rënkon nga 1 001 plagë, më keq se Gjergj Elez Alia, por mendoj se kartat e identitetit janë më se urgjente dhe plotësisht të realizueshme. Përse? Sepse nuk janë si energjia, uji, rrugët që duan vullnet, pushtetarë të pakorruptuar e të zotë dhe miliarda lekë. Kartat mund të bëhen me miliona lekë, të dhëna nga donatorët evropianë. Populli shqiptar patjetër që duhet të ketë identitetin e vet, si të gjithë evropianët e tjerë, sepse në botën moderne edhe qentë, macet e minjtë kanë karta identiteti, jo më një popull i tërë në mes të Evropës. Prandaj qeveria shqiptare duhet të bëjë detyrën më elementare duke i dhënë dinjitet qytetarit shqiptar. Kjo do të zgjidhë shumë probleme, si në raste zgjedhjesh, regjistrimi të popullsisë etj. Të paktën shqiptarët të kenë identitetin brenda vendit të vet, sepse sa për heqjen e vizave e udhëtimin e lirë jashtë këtë e kanë në dorë të tjerët, por pajisja me karta do të ndikojë edhe në këtë drejtim, sepse bota do të shikojë më në fund një përpjekje serioze të qeverisë së këtij vendi fatkeq e të rraskapitur. Uroj që gjatë vitit 2006 qeveria në fuqi të vërë ujin në zjarr dhe të pajisë urgjentisht qytetarët e vet me karta identiteti, duke bërë të paktën një detyrë shtëpie që në fakt nuk kushton shumë. Nëse nuk duan, kjo është punë e tyre dhe haram i qofshin paret e taksapaguesve fukarenj të vendit që quhet Shqipëri. Unë si qytetar i thjeshtë e bëra detyrën time duke shkruar këto rreshta, gazeta që e boton edhe ajo bën të vetën.

    Shekulli
    04/01/2006
    KATEGORIA: Letrat e Lexuesve
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  4. #24
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Te gjithe kane te drejte parimisht te kerkojne me shume .... por them se do te ishte mire qe krahas vleresimit pozitiv apo negativ qofte ai per keto 100 dite secili qe jep opnionin e tij le te jape edhe disa mendime se cfare mund te bente qeveria me teper brenda 100 ditesh.

  5. #25
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Citim Postuar më parë nga Orku
    Te gjithe kane te drejte parimisht te kerkojne me shume .... por them se do te ishte mire qe krahas vleresimit pozitiv apo negativ qofte ai per keto 100 dite secili qe jep opnionin e tij le te jape edhe disa mendime se cfare mund te bente qeveria me teper brenda 100 ditesh.
    Mire por qeveria(Berisha) fitoi duke dhene premtime.
    Dhe tashti fillon ajo perralla e vjeter, "po por......" ose "fajin e ka......".
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  6. #26
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Iliria une nuk e di se ne cilin cep te rruzullit jeton ti dhe cfare sistemi politik keni atje por ne Shqiperi mandati parlamentar nuk eshte 100 dite por kater vjet !

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Citim Postuar më parë nga Antimafia
    Festat 19 000 te huaj „zbarkojne“ ne Shqiperi.

    Te huajt ne vendin tone nuk vijne me vetem per vizita pune. Vetem gjate 10 diteve te fundit te vitit 2005 ne Shqiperi kane hyre 19 mije te huaj. Kjo shifer eshte 3 here me e larte krahasuar me te njejten periudhe ne 2004.

    28 000 emigrante kane hyre ne Shqiperi per festat nga Greqia dhe Italia.



    Lajm i “Top Channel “ me 01.01.2005
    ---------------------------------------------------------


    100 ditet e Berishes kane mjaftuar per te garantuar turistet e huaj, se parate qe ata do te harxhojne ne Shqiperi, nuk do perfundojne ne xhepat e mafies kuqe.

    Une skam statistika te sakta po ajo shifra 19 mije duket shume e fryre ndoshta kane hyre 19 mije shqiptare me pasaporta te huaja.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e E.N.O
    Anëtarësuar
    02-01-2006
    Postime
    16

    Cool Sondazhi, 41% pro dhe 42% kundër 100 ditëve të qeverisë

    Një sondazh i pavarur i kompanisë amerikan Globic LLC tregon se 42% e opinionit publik mendojnë që punët në vend me qeverinë e Partisë Demokratike po shkojnë keq

    Sondazhi: 41% pro, 42% kundër qeverisë

    Belina Budini

    Shpjegimi

    Anketa, e pavarur, nga një kompani e madhe amerikane

    Anketa e 100 ditëve të para të qeverisë së Partisë Demokratike është kryer nga kompania Globic LLC, e cila është një kompani për studime akademike të opinionit publik dhe sjelljes elektorale me qendër në Karolinën e Veriut në SHBA. Anketa është e pavarur dhe nuk është financuar nga ndonjë parti politike apo organizatë tjetër në Shqipëri. Anketa është përqendruar në problemet kryesore që shqetësojnë opinionin publik sot në Shqipëri. Ajo është zhvilluar në Tiranë dhe Durrës në datat 20 deri më 28 dhjetor 2005, kur janë intervistuar 910 shtetas mbi 18-vjeçarë të përzgjedhur rastësisht. Anketimi është bërë nëpër shtëpi dhe ka zgjatur mesatarisht 15 minuta për secilin. Kjo anketë është pjesë e një projekti afatgjatë të kompanisë Globic LLC, që synon të studiojë ndryshimin në opinionin publik dhe sjelljen elektorale në Shqipëri në çdo 3 muaj.

    SONDAZHI AMERIKAN PËR QEVERINË

    100 ditë-netët e qeverisë “Berisha”

    TIRANË – Nuk janë 100 netë, por nuk janë as 100 ditë të bardha ato të deritanishmet e qeverisë së Partisë Demokratike. Pas tablosë së zezë të Edi Ramës për qeverinë aktuale dhe asaj pozitive të vetë Sali Berishës, një sondazh i pavarur zbulon të vërtetën, sipas kutit të opinionit publik për qeverisjen e deritanishme. Kështu, 42% e njerëzve mendojnë që punët në vend me qeverinë e re nuk po shkojnë mirë dhe pothuajse po kaq, 41% mendojnë të kundërtën; që punët deri tani shkojnë mirë. Në fakt, rezultati interpretohet si negativ nga ekspertët, pasi për një ekip qeveritar që ka qenë në pushtet vetëm për disa muaj, ky vlerësim nga opinioni publik konsiderohet i ulët dhe shqetësues.
    Megjithatë, shumica e njerëzve vazhdojnë të jenë mbështetës të Partisë Demokratike, ndërsa vlerësimi për Partinë Socialiste ngelet i disfavorshëm. Kështu, duke vlerësuar punën e qeverisë me notën më të ulët 4 deri në notën më të shkëlqyer 10, nota mesatare e të intervistuarve për qeverinë e Partisë Demokratike nuk është më shumë se 6,4, ndërsa për vetë kryeministrin nota mesatare është 6,9. Pa dyshim, mesatare e ulët, por më e lartë se ajo e dhënë për Partinë Socialiste, e cila nuk vlerësohet me notë më të lartë se 6,1, megjithëse kryetari i kësaj partie, Edi Rama, ka një mesatare notash 7,1 në tabelën e vlerësimit të punës së Partisë Socialiste. Sipas anketës, 37% e njerëzve mendojnë se Partia Demokratike mund të qeverisë mirë, 39% se ajo qeveris në mënyrë të ndershme dhe të moralshme, 43% mendojnë se ajo mund ta luftojë korrupsionin më mirë dhe 39% se mund ta integrojë Shqipërinë në BE, ndërsa Partia Socialiste merr vlerësime më të ulëta në të gjitha këto pika.
    Anketa nxjerr edhe listën e atyre që konsiderohen si problemet më emergjente për t’u zgjidhur nga kjo qeveri. Ndërsa lufta kundër korrupsionit, një nga çështjet kryesore të programit elektoral të PD-së, merr vlerësime shumë të ulëta, problemet kryesore që shqetësojnë shtetasit e Tiranës dhe Durrësit janë sipas anketës dritat, papunësia, rrugët, ulja e varfërisë dhe rendi publik. Kështu, 28,8% e të anketuarve mendojnë se problemi numër një që duhet të zgjidhë qeveria është problemi i dritave dhe problemi i dyti emergjent është ai i rrugëve, për të cilin rreth 18% e njerëzve të pyetur thonë se duhet të jetë i dyti pas dritave që kërkon zgjidhje urgjente.

    SONDAZHI PËR LIDERËT

    Rezultatet e sondazhit për cilësitë e preferuara nga opinioni publik të Ramës dhe Berishës

    Berisha, politikani më i ndershëm. Rama, lideri më i fortë

    TIRANË – Berisha, më i ndershëm dhe i sinqertë. Rama, lider më i fortë dhe që i kthen fjalët në vepra. Kështu mendojnë shumica e të intervistuarve në sondazhin e fundit të kompanisë amerikane Globic LLC. Sipas anketës, kryeministri Berisha konsiderohet nga 45% e njerëzve të pyetur si politikan i sinqertë, duke e tejkaluar kryetarin socialist Rama, të cilit një cilësi të tillë ia njohin gjithsesi 28% e të intervistuarve. Sa i përket nivelit të diturive dhe punës për të zgjidhur problemet që shqetësojnë publikun të dy liderët kundërshtarë vlerësohen njëlloj.
    Por Edi Rama vlerësohet në masën 46% si lider politik më i fortë, ndërsa Berisha konsiderohet i tillë në masën 36%. Por rezultatin më të mirë kryetari i opozitës duket se e arrin me vlerësimin që i bëhet në masën 41% lidhur me shprehjen se “Ai i kthen fjalët në vepra”. Vetëm 22% e të pyeturve mendojnë se Berishës i shkon për shtat kjo shprehje, ndërsa Ramës 41%. Sidoqoftë, rreth 48 për qind e të anketuarve mendojnë se është ende shumë shpejt për të gjykuar nëse kryeministri Berisha do të jetë i suksesshëm apo i pa suksesshëm gjatë katër viteve të ardhshme.

    SONDAZHI PËR MINISTRAT
    Ministrat më të panjohur: Koço Barka, Arenca Troshani, Ilir Rusmajli dhe Bujar Leskaj

    Xhuveli merr notën më të ulët, Mustafaj dhe Mediu më të lartat

    Ndërsa nuk mungojnë në qeveri ministrat që nuk njihen nga njerëzit dhe më pak i njohuri prej tyre rezulton Koço Barka, ministri i Punës dhe Shanseve të Barabarta. Në hit-paradën e ministrave më të suksesshëm figurojnë Besnik Mustafaj, Fatmir Mediu, Genc Pollo dhe Genc Ruli. Ndërsa Lufter Xhuveli vlerësohet shumë më negativisht në krahasim me mesataren e qeverisë. Xhuveli merr kështu notën më të ulët nga opinioni publik, një mesatare 5,9, ndërkohë që Besnik Mustafaj merr notën më të lartë, një mesatare 7,3.
    Ministrat më të njohur rezultojnë Genc Pollo, Fatmir Mediu, Genc Ruli, Ridvan Bode dhe Besnik Mustafaj. Ndërsa ministrat më pak të njohur nga publiku janë Koço Barka (40%), Arenca Troshani (45%), Ilir Rusmajli dhe Bujar Leskaj (të dy me 54%). Ndërkohë që nga ministrat e rinj Lulzim Basha ka një nivel të njohjes nga publiku të krahasuar me politikanët më të vjetër, por vlerësimi i publikut për punën e tij ështe shumë i polarizuar, duke u vlerësuar me dy ekstremet ose shumë mirë, ose me notë ngelëse.

    SONDAZHI PËR BASHKINË E TIRANËS
    Parashikime për garën ndërmjet Ramës dhe Bashës; Ramës dhe Ngjelës; Ramës dhe Bamir Topit për Bashkinë e Tiranës

    Edi Rama-Bamir Topi, gara më e fortë për Bashkinë

    Parashikimet e sondazhit të kompanisë amerikane për garën për Bashkinë e Tiranës nxjerrin përballë tre rivalësh të mundshëm Edi Ramën si fitues. Kështu në një competicion të mundshëm elektoral përballë Lulzim Bashës, anketa tregon se Edi Rama del në avantazh me 61%, përkundrejt 39% të mbështetjes për Lulzim Bashën. Sondázhi tregon se edhe ndaj Spartak Ngjelës në një garë të mundshme për Bashkinë e Tiranës, Ngjela do të dilte sërish i humbur, pasi Rama do të votohej nga 70% e të intervistuarve, kurse Ngjela nga 30% e tyre. Duket se kandidati më i fortë përballë Ramës do të ishte Batir Topi, i cili do të votohej nga 48% e të intervistuarve përkundrejt Edi Ramës që do të merrte vetëm 52% të votave përballë Topit.

    Cmendim keni per kete sondazh. Mua me duket afer reales dhe sipas ketij sondazhi kemi nje kryeminister te sinqerte por dhe nje lider opozite te forte qe i kthen fjalet ne vepra. Por vetem me cudit nje fakte si ka mundesi qe ne nje nga qytet ku u be sondazhi ishte qyteti i durresit qe i dha partise demokratike 8 deputet dhe rezultati i shte 42 % kunder dhe 41% pro qeverise. Mos vall durresi u pendua........

  9. #29
    AdIdAs Maska e DoLpHiN
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Hono Lulu
    Postime
    1,453
    O Nato o cjapi i kooperatives.ca lesh sondazhi more.qeveria sa ka mbushur 100 dite dhe direkt filluan kritikat.pastaj vetem shekulli ka shkruar rreth ketije sondazhi,dhe si mbeshtetese e ps qe eshte ajo gazete,nuk besoj ne vertetesine e sondazhit.
    Ky eshte mendimi im personal keshtu qe mos me cito te me thuash llaka llaka.
    Meso per finalet mos e mbaj mendjen ne politike.
    ps: kur do me shpjegosh pak ekonomi se si marr vesh ca gjera
    `That` is good and `that` is funny...but it costs a lot of money...

  10. #30
    ▒[JuL]▒ Maska e Macho
    Anëtarësuar
    05-01-2003
    Vendndodhja
    Me Shpirt ne TIRANE
    Postime
    322
    Ajo është zhvilluar në Tiranë dhe Durrës në datat 20 deri më 28 dhjetor 2005, kur janë intervistuar 910 shtetas mbi 18-vjeçarë të përzgjedhur rastësisht.
    Nuk e kuptoj si shekulli ka botuar nje artikull te tille!!!! Nejse, shekulli si shekulli, nuk ka per te ndryshuar ndonjehere. Koco ben mire qe ul cmimin se as per letra higjenike nuk ben ajo gazete.

    Macho
    Ndryshuar për herë të fundit nga Macho : 06-01-2006 më 09:44
    ஐ███▓▒ -=][.. _| |_| |_ | ..][=- ▒▓███ஐ

Faqja 3 prej 11 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Alfred Uçi tregon
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-12-2010, 08:55
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Berisha të ikë, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  4. Berisha bën publike ndryshimet në kabinetin e tij qeverisës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 27-04-2007, 16:53
  5. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-02-2006, 15:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •