Close
Faqja 9 prej 11 FillimFillim ... 7891011 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 110
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anëtarësuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    Skandal. Asnjë përfaqësues socialist nuk merr pjesë në firmosjen e Marrëveshjes së Asociim-Stabilizimit


    PS bojkoton ceremoninë e nënshkrimit me BE


    Asnjë nga deputetët e Komisionit parlamentar të Integrimit dhe asnjë përfaqësues tjetër i Partisë Socialiste nuk ishte i pranishëm, ndërkohë që Priebe dhe Trashani nënshkruanin dokumentin historik. Është një rast i pazakontë që në një ceremoni të tillë kaq të rëndësishme për fatet e integrimit europian të Shqipërisë, partia më e madhe e opozitës bojkoton, duke hedhur hije të forta dyshimi për orientimin e saj


    Partia Socialiste bojkotoi dje ceremoninë zyrtare të nënshkrimit të Marrëveshjes së Asociim-Stabilizimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian, duke refuzuar që të dërgojë në këtë ceremoni përfaqësuesit e saj. Ndonëse ftesa për deputetët ka qenë për të gjithë anëtarët e Komisionit të Integrimit, ata të cilët nuk kanë marrë pjesë kanë qenë vetëm deputetët socialistë. Ndoshta është një nga rastet e rralla që në një ceremoni të tillë kaq të rëndësishme për fatet e integrimit europian të Shqipërisë, partia më e madhe e opozitës bojkoton ceremoninë, duke hedhur shumë hije dyshimi për orientimin e saj antiintegrim.

    Në ceremoninë e siglimit në nivel teknik të tekstit të Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit midis Bashkimit Europian dhe Shqipërisë që u organizua dje në një nga sallat e Hotel "Tirana", ishin të pranishëm ambasadori i Komisionit Europian në vendin tonë, Saltzman, si dhe ambasadorë të vendeve të tjera mike. Ndodhej gjithashtu pothuajse gjithë kabineti qeveritar; zëvendëskryeministri Rusmali, ministrat Bode, Mustafaj, Ruli, Basha, Gjana, Mediu, Pollo, Leskaj, Barka, Cikuli, si dhe disa zëvendësministra e këshilltarë të kryeministrit Berisha.

    Ftesës i ishin përgjigjur pozitivisht ish-ministri i Jashtëm, Ilir Meta, ish-ministri i Integrimit, Sokol Nako, si dhe deputetët anëtarë të Komisionit parlamentar të Integrimit. Të vetmit që bojkotuan këtë ceremoni ishin deputetët socialistë anëtarë të këtij komisioni, Ermelinda Meksi dhe Blendi Klosi. Përfaqësues të Ministrisë së Integrimit pohuan se për të marrë pjesë në këtë eveniment të rëndësishëm ishin ftuar gjithë deputetët anëtarë të Komisionit parlamentar të Integrimit.

    H.R

  2. #82
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar më parë nga Antimafia
    Të ardhurat nga tatimet dhe doganat për janarin e këtij viti janë 32% më të larta se janari i vjetshëm
    *
    Reforma, Janar 2006 ne arken e shtetit 40 milionë USD më shumë se ne Janar 2005
    *
    Tatimet dhe doganat fusin në arkën e shtetit në muajin që shkoi, 32 për qind të ardhura më shumë se në janarin e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, nga vjelja e të ardhurave të muajit që shkoi, janë arkëtuar reth 1 miliardë lekë, ose rreth dhjetë milionë dollarë më shumë se plani për muajin janar. Sipas këtyre të dhënave, rezulton se vjelja e të ardhurave është tejkaluar me 7.5 për qind të parashikimeve. Për këtë muaj janë mbledhur rreth 10.6 miliardë lekë në tatime dhe dogana nga rreth 9.8 miliardë të parashikuara më parë. Krahasuar me janarin e vitit të kaluar për këtë vit janë vjelë gjatë muajit janar rreth 4 miliardë lekë më tepër.

    40 milion $ x12 muaj = 480 milion $

    Berisha ka akoma pune per te bere qe te fuse ne arken e shtetit 1,2 miiard $, te cilt kalonin cdo vit ne xhepat e koleres mafiozo-komuniste.

    Megjithate jane me se te mjaftueshme per te ndertuar autostraden Durres-Morine
    qe llogaritet te kushtoje 300 milion $.



    -----------------------------------------


    Lajmi i fundit nga TVSH

    Prokuroria merr te pandehur: Armando Duken


    ----------------------------------------

    TIRANE (7 Shkurt) - Kryeministri Berisha ka leshuar sot nje sere akuzash gjate mbledhjes se Keshillit te Rregullim Territorit te Republikes te Shqiperise, per kryetarin e bashkise se Tiranes, njekohesisht kryetar i Partise Socialiste, Edi Rama, duke e cilesuar ate “nje piktor zhgarravites”.

    Sipas Berishes, kryebashkiaku nuk ka lene asnje vend per te ndertuar parqe per femijet. Ne kete kuader ai i ka kerkuar Ministrit te Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Lulzim Basha te filloje punen per studimin e territoreve qe do te sherbejne per parqe femijesh.

    Gjate mbledhjes se sotme te KRRTRSH-se, te kryesuar nga kryeministri Berisha, eshte miratuar studimi per zonen e Farkes, Lundres, Petreles, Saukut dhe per rajonin e Mulletit. KRRTRSH vendosi gjithashtu qe te gjitha lejet per pallate shume kateshe rreze malit te Dajtit te pezullohen dhe ndertimet ne kete zone te jene deri ne 2-3 kate. (/BalkanWeb)
    Shume mire eshte duke punuar deri tani qeveria e re. Bravo i qofte. Qeveri me te mire Shqiperia nuk ka pasur kurre ne historine e vet. Normalisht qe ka shume vend per permiresime dhe gjithmone do kete, keshtu qe, permiresimet duhet te jene te vazhdueshme dhe i uroj pune te mbare dhe edhe me shume suksese ne te ardhmen qeverise. Bravo edhe njehere.

    PS: Autostrada Durres-Morine duhet te ndertohet sa me pare qe eshte e mundur me nje pune sa me intensive. Duhet te jete nje nder prioritetet kryesore te qeverise ashtu sic e ka deklaruar qeveria. Cdo dite e humbur per kete pune dtth. miliona dollare per ne shqiptaret sepse po pengon levizjen e mallrave dhe tregtine me Kosoven kryesisht por edhe me gjithe veriun dhe poashtu shton numrin e turisteve nga Kosova por edhe te huaj per ne Shqiperi.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #83
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Ka pasur edhe sende te mira kjo qeveri,nuk mund te mohoet.Ne fushen ekonomike megjithate kemi pasur deri tani regres.Mbikalimi i Zogut te Zi u bllokua, Kurumi u largua, shitja e Albtelekomit po zvarritet ne pafundesi etj.

  4. #84
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    WASHINGTON (9 Shkurt) -*Bordi i Drejtorëve i Korporatës së Sfidës së Mijëvjecarit miratoi 13.85 milionë dollarë në asistencë të Programit të Pragut për të filluar një sulm shumë-sektorësh kundër korrupsionit dhe për të përmirësuar mjedisin për biznesin në Shqipëri. Fondi është si përgjigjie e një aplikimi të bërë nga ana e qeverisë shqiptare. Ajo është angazhuar për reformimin e procesit tatimor, prokurimet publike dhe rregjistrimin e biznesit. Miratimi i këtij fondi si ndihmë për Shqipërinë është njoftuar.

    Qeveria e Shqipërisë ka kërkuar asistencën e Korporatës së Sfidës së Mijëvjecarit për të financuar tri nisma specifike gjatë 24 muajsh. Pikat kryesore të të cilave janë Ulja e korrupsionit në politikat dhe administratën tatimore. Ulja e Korrupsionit dhe Realizimi i Transparencës në Prokurimet Qeveritare. Luftimi i Korrupsionit në Hyrjen dhe Regjistrimin e Bizneseve në Shqipëri – Ngritja e një Qendre Kombëtare Biznesi. I gjithë ky projekt i financuar nga ana e SHBA do të jetë nën mbikqyrjen e agjensisë së shteteve të bashkuara për zhvillimin ndërkombëtar. (Gazeta Shqiptare/Balkaweb)


    Kujtese

    Nga Sfida e Mijëvjecarit ne tre vitet e shkuara ka perfituar "Lam Bylyri", vetem Shqiperia jo.

    Duhej te ikte nga pushteti Mafia e kuqe, qe amerikanet ta zgjidhnin qesen.

  5. #85
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anëtarësuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    Citim Postuar më parë nga Hagia
    100 ditete e Saliut ne pushtet jane 100 dite deshtim per mua.
    ,,,,,,me vjen keq per ty se sic e ke nisur ke per te deshtuar per 8 vjete rreshte

    Pse nuk u ciklua më parë marrëveshja?


    Ferdinand XHAFERRI


    Unë do të kisha dëshirë të ndalesha në hapin shumë të rëndësishëm që arriti qeveria dhe populli shqiptar dje me ciklimin e tekstit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Eshtë e vërtetë që janë tre vjet negociata dhe kanë filluar me qeverinë e mëparshme. Por, po kaq i vërtetë është edhe fakti që qeveria e shkuar nuk mund të ciklonte dhe as të nënshkruante marrëveshjen. Po kështu qeveria që lamë pas nuk mund të përfitonte as nga fondi i mijëvjeçarit i akorduar nga Kongresi Amerikan. Unë nuk kam ndërmend as të ofendoj dhe as të them broçkulla e gënjeshtra si kolegët socialistë, por do t'i referohem vetëm fakteve. Pse nuk mund të ciklonte qeveria e mëparshme marrëveshjen?

    Nuk mund të ciklohej dhe nënshkruhej marrëveshja me një partner siç ishte qeveria e para tre Korrikut. Kjo sepse institucionet e specializuara ndërkombëtare nuk mund të ciklonin marrëveshje dhe nuk mund të jepnin dollar nga fondi i mijëvjeçarit për një qeveri që akuzohej se mbron baronët e krimit.

    Nuk mund të nënshkruhej marrëveshja me qeverinë e mëparshme që akuzohej nga po këto institucione se ajo qeveri kishte lidhje me krimin e organizuar dhe donte të katapultonte krimin në politikë.

    Nuk mund të ciklohej marrëveshja me qeverinë e mëparshme që akuzohej se ka ngritur korrupsionin në sistem.

    Çfarë ka ndryshuar në katër muaj që kemi ciklimin e marrëveshjes.

    Kanë ndryshuar shumë gjëra.

    Kryesorja është se janë përcjellë mesazhe të qarta, se korrupsioni po luftohet. Janë përcjellë mesazhe të qarta, se ligji ka filluar të zbatohet. Janë përcjellë mesazhe të qarta, se fijet e krimit të organizuar po priten. Janë ndërmarrë veprime konkrete që dëshmojnë se kjo qeveri nuk i shërben zyrtarëve, por qytetarëve.

    Ku duket kjo:

    Tregues shumë domethënës dhe që tregon realisht funksionimin e shtetit janë të ardhurat nga doganat dhe tatimet. Në muajin Janar të 2006 janë marrë 15 milionë dollarë më shumë se në Janar të 2005. E theksoj 15 milionë dollarë më shumë. Për tetë vjet ju kemi akuzuar se mbroni monopolet. Për tetë vjet ju kemi akuzuar se paratë që duhet të shkojnë për shkolla, paga dhe pensione shkojnë në xhepat e ish-qeveritarëve. Tani po sjellim faktet dhe provat. Kemi folur tetë vjet dhe tani po ju sjellim faktet.

    Në katër muaj kemi mbledhur 60 milionë dollarë më shumë se sa mblidhnit ju në të njëjtën periudhë. Pra, janë 60 milionë dollarë që kanë qenë totalisht korrupsioni dhe abuzimi i qeverisë që lamë pas dhe të sqarohemi vetëm nga dogana dhe tatime. Për katër muaj 60 milionë. Kjo do të thotë se për tetë muaj do të jenë 120 milionë dhe për një vit 200 milionë $. Janë 200 milionë dollarë që do përdoren për të rritur në muajn Prill pagat dhe pensionet. Pra, janë këto para që shkonin në xhepa zyrtarësh dhe që po shkojnë dhe do shkojnë në xhepat e qytetarëve.

    Për ta mbyllur do të thoja se qeveria bën shumë mirë që është përkushtuar dhe po e transformon qeverinë nga një qeveri e korrupsionit në një qeveri të qytetarëve. Por, qeveria duhet të konsiderojë punë të sajën dhe është detyrë e qeverisë t'i shpjegojë qytetarëve me fakte se çfarë ka ndodhur dhe çfarë po ndodh. Sikur të ndodhte që kjo qeveri të mblidhte vetëm 1 dollar më pak se qeveria paraardhëse, ju nuk do të pushonit akuzat e pafunda. Ju po bëni propagandë nga asgjë dhe jo të kishin një fakt. Në katër muaj vetëm nga doganat dhe tatimet ju kemi provuar 60 milionë dollarë më shumë dhe kjo nuk është pak. Këtu do jemi për ballafaqime, por duket qartë se koha po punon për qeverinë e re.

    *Fjala ne Kuvend e deputetit Ferdinand Xhaferri
    ------------------------------------------------------------------------------------------
    SHBA rifut Shqipërinë, me 13.85 milionë USD, në Sfidën e Mijëvjeçarit

    SHBA rifut Shqipërinë, me 13.85 milionë USD, në Sfidën e Mijëvjeçarit
    Bordi i drejtorëve të Koorporatës Sfida e Mijëvjeçarit miraton programin e pragut për Shqipërinë, për të luftuar korrupsionin, duke miratuar një prag prej 13.85 milionë dollarësh për Shqipërinë, i cili përqendrohet mbi përmirësimin e rezultateve të vendit


    Uashington, D.C. - Dje, Bordi i Drejtorëve i

    Koorporatës Sfida e Mijëvjeçarit (KSM)

    miratoi një Program Pragu prej 13.85 milionë

    dollarë për Shqipërinë, i cili përqendrohet mbi

    përmirësimin e rezultateve të vendit në

    treguesit e qeverisjes së drejtë dhe lirisë

    ekonomike. Programi i Pragut i Shqipërisë

    synon të ulë korrupsionin nëpërmjet reformave

    në administrimin e tatimeve, prokurimit publik

    dhe regjistrimit të biznesit. Shqipëria do të

    fillojë me zbatimin e Programit të Pragut, pas

    një periudhe njoftimi të Kongresit dhe një

    ceremonie nënshkrimi që do të mbahet në një

    kohë që mbetet për t'u përcaktuar.

    "Koorporata Sfida e Mijëvjeçarit përshëndet

    popullin dhe qeverinë e Shqipërisë për

    përkushtimin e tyre për të luftuar korrupsionin

    dhe forcuar mjedisin e politikave që nevojiten

    për të ulur varfërinë dhe për të nxitur

    investimet në sektorin privat," tha drejtori

    ekzekutiv i KSM, ambasadori Xhon Daniloviç.

    "Falënderojmë kolegët tanë të USAID-it dhe

    ambasadës së SHBA-ve në Shqipëri,

    udhëhequr nga ambasadorja Ris, për ndihmën

    dhe ekspertizën e tyre për ta bërë këtë

    program një realitet. "Programi i Pragut është

    ndërtuar për të ndihmuar vendet që janë në

    "prag" të kualifikimit për kompaktet e

    Llogarisë Sfida e Mijëvjeçarit (LSM), që

    nënkupton që janë të përkushtuara të

    ndërmarrin reformat e nevojshme për të

    përmirësuar rezultatet e politikave dhe

    eventualisht, të kualifikohen për asistencë nga

    kompaktet e LSM. Asistenca e Programit të

    Pragut jepet për të ndihmuar vende të tilla që

    të trajtojnë dobësitë specifike të politikave, të

    cilat tregohen nga rezultatet e vendit në 16

    treguesit e politikave që kanë rëndësi qendrore

    për kriteret dhe metodologjinë e kualifikimit

    për LSM. KSM mat politikat në tri fusha -

    qeverisja e drejtë, investimi në njerëz dhe,

    nxitja e lirisë ekonomike - duke përdorur 16

    tregues politikash që kanë lidhje të

    demonstruar me uljen e varfërisë dhe rritjen.

    Treguesit janë produkte të institucioneve të

    respektuara ndërkombëtare dhe të dhënave

    kombëtare dhe, secila është përzgjedhur duke

    u bazuar mbi lidhjen e saj me rritjen dhe uljen

    e varfërisë, numrin e vendeve që mbulon,

    transparencën dhe gatishmërinë e saj,

    korrektësinë analitike dhe objektivitetin.



    Vështrim i përgjithshëm i Programit të Pragut



    Qeveria e Shqipërisë ka kërkuar asistencën e

    KSM për të financuar tri nisma specifike gjatë

    24 muajsh, pikat kryesore të të cilave radhiten

    më poshtë:

    Ulja e Korrupsionit në Politikat dhe

    Administratën Tatimore:

    Kufizimi i komunikimit personal të zyrtarëve

    tatimorë me taksapaguesit dhe gjykimin e tyre

    në vlerësimin dhe grumbullimin e taksave

    Zgjerimi i bazës tatimore, duke përfshirë një

    përqindje më të madhe të ekonomisë

    Përmirësimi i grumbullimit të taksave, duke

    përmirësuar aplikimet e teknologjisë së

    informacionit

    Modernizimi i ekspertizës teknike dhe

    përmirësimi i procedurave duke ofruar trajnim

    dhe udhëzues për tatimmbledhësit, kontrollorët

    e brendshëm dhe gjyqësorin

    Krijimi i një mjedisi tatimor më të mirë dhe

    më eficient

    Ulja e korrupsionit dhe realizimi i

    transparencës në prokurimet qeveritare:

    Përmirësimi i transparences dhe lehtësimi i

    kontrollit publik të procedurave të prokurimit

    Përforcimi i mekanizmave institucionale për të

    pikasur, parandaluar dhe ndëshkuar praktikat

    korruptive

    Sjellja e sistemit ekzistues të prokurimit publik

    në një nivel më të plotë përputhjeje me ligjin e

    vitit 1995 për prokurimin publik

    Përforcimi i kapaciteteve teknike në Agjencinë

    e Prokurimit Publik për ta mundësuar atë të

    funksionojë si një organ mbikqyrës mbi entet e

    tjera të prokurimit qeveritar

    Ofrimi i trajnimit të vazhdueshëm, profesional

    e të qëndrueshëm për zyrtarë të prokurimit në

    të gjitha entet prokuruese për të rritur nivelet e

    shprehive dhe për të forcuar përkushtimin ndaj

    procesit të përforcuar të prokurimit

    Luftimi i korrupsionit në hyrjen dhe

    regjistrimin e bizneseve në Shqipëri - ngritja e

    një qendre kombëtare biznesi (QKB):

    Krijimi i një forme të unifikuar regjistrimi dhe

    i procedurave të thjeshtuara të regjistrimit

    Ngritja e një zyre të vetme (QKB) ku bizneset

    mund të paraqesin elektronikisht të gjitha

    dokumentet që nevojiten për të ngritur një

    ndërmarrje të re apo për të rinovuar

    regjistrimin e një ndërmarrjeje ekzistuese

    Rishikim i rregullave administrative në mënyrë

    që miratimi të akordohet automatikisht nëse

    një agjenci përkatëse nuk përgjigjet brenda një

    kohe të caktuar




    Rezultatet e Pritshme

    Rritja e tatimeve të mbledhura nga Zyra e

    Tatimpaguesve të Mëdhenj deri në 50 përqind,

    krahasuar me shifrën aktuale prej 30.4 përqind

    Ulja nga 42 në 13 përqind e firmave që

    pohojnë se rryshfeti në mbledhjen e tatimeve

    është i shpeshtë

    Ulja me 20 përqind e kostos së prokurimeve

    qeveritare (përshtatur sipas vëllimit, monedhës

    dhe inflacionit)

    Ulja e vlerës së dhuratës që pritet të paguhet

    për të siguruar një kontratë qeveritare nga

    6.15 përqind në 2 përqind.

    Rritja nga 625 në 1000 e numrit të bizneseve

    të reja që regjistrohen çdo muaj

    Ulja e kostos totale të regjistrimit si përqindje

    e të ardhurave për frymë nga 31 përqind në 13

    përqind;

    Ulja e përqindjes së bizneseve që e

    konsiderojnë korrupsionin një pengesë të

    madhe për funksionimin dhe rritjen nga 69

    përqind në 30 përqind;

    Ulja e përqindjes së bizneseve që paguan

    rryshfet për t'u regjistruar nga 19 përqind në 5

    përqind;

    Ulja nga 47 në 1 e numrit të ditëve që

    nevojiten për të regjistruar një biznes.
    ,,,,,,,,



    Keto i quan ti deshtime??????????
    Ndryshuar për herë të fundit nga PORTI_05 : 09-02-2006 më 21:31

  6. #86
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Po ja ti je problemi im, tipa si ty qe sja u ze njeri emrin ne goje dhe grinden si Shaban qosja. Sa per rekordin po flisja me miki ro, jo me ty, se ty ste kuptoj as gjuhen.


    META: BERISHA PO UZURPON MEDIAN

    "Projektligji eshte nje tentative per vendosjen e kontrollit politik mbi funksionimin e nje institucioni te pavarur"

    Edlira Prenga

    Kryetari i LSI-se, Ilir Meta, ka reaguar dje ndaj vendimit me te fundit te marre nga qeveria shqiptare per reformen qe pritet te perfshije KKRT-ne. Meta e vlereson projektligjin e qeverise si nje tentative per te vendosur kontrollin politik mbi funksionim e ketij institucioni. "Projektligji me i fundit i qeverise, per ndryshimin e organizimit dhe funksionimit te KKRT-se, eshte nje tentative per nderhyrje arbitrare per vendosjen e kontrollit politik mbi funksionimin e nje institucioni te pavarur". Keshtu u shpreh kryetari i LSI-se, duke bere te qarte, sipas tij, se cfare ne te vertete synon qeveria shqiptare te beje me kete projektligj. Ne prononcimin e tij publik, Meta e ka vleresuar kete vendim si nje nderhyrje te paster politike ne funksionimin e nje institucioni, i cili, sipas tij, ka krijuar nje tradite pavaresie dhe ka pasur nje ekuliber perfaqesimi politik, te pranuar edhe nga perfaqesuesit e politikes dhe qe praktikisht ka funksionuar. Ne kete kontekst, ish-kryeministri vlereson se nuk ka patur ndonje arsye objektive qe ky ligj te ndryshoje, per me teper qe ndryshimi i ligjit behet ne nje moment, para se ky institucion te raportoje ne Parlament per funksionimin njevjecar, sic parashikohet ne ligj. "Nderprerja e mandatit prek integritetin e anetareve te KKRT-se, duke i bere keta ta perkulshem ndaj presionit politik dhe prish kuilibrat qe jane vendosur ne funksionimin e ketij institucioni", u shpreh Meta duke shtuar gjithashtu se "ndryshimi i ketij ligji ne menyre te fshehte dhe pa asnje konsultim paraprak me aktoret vendas dhe te huaj, qe kane dhene mbeshtetjen e tyre ne krijimin e ketij institucioni te pavarur eshte shprehje e qellimeve politike per te uzurpuar median dhe per ta perdorur ate si nje instrument ne interes te qeverise". Por Meta shton gjithashtu se ndryshimi i ketij ligji eshte ne kundershtim dhe me rekomandimin e Keshillit te Ministrave te shteteve anetare te Keshillit te Europes. Duke shprehur qendrimin e LSI-se, kryetari i kesaj partie vlereson se "kjo eshte nje shprehje tjeter e mendesise se kesaj qeverie, per grumbullimin e pushteteve ne nje dore te vetme, ne kundershtim me rregullat dhe kerkesat e funksionimit te nje shteti ligjor ne demokraci".

    LSI, e vetme ne zgjedhjet vendore

    Kryetari i LSI-se, Meta, beri te qarte dje se partia e tij do te garoje ne zgjedhjet e pushtetit vendor me perfaqesuesit e saj. Nje deklarate te tille, ai e beri ne pergjigje te pyetjes se nje bashkepunimi te mundshem mes PS-se dhe LSI-se, duke u pare se mes tyre deri tani ka vetem replika te ndersjella. "Me duhet t'ju konfirmoj se vazhdojme qetesisht dhe ne menyre intensive punen dhe programin tone per kete vit kur dihet se do te kemi nje sfide shume te rendesishme sic jane zgjedhjet per pushtetin lokal. Ne kete drejtim dua te konfirmoj se ne fillim te prillit do te perzgjidhen te 11 kandidatet per kryetare te njesive bashkiake te kryeqytetit, ne fillim te majit do te perzgjidhet kandidatura per kryebashkiak te Tiranes dhe ne qershor te gjithe kandidatet e LSI-se per bashkite dhe komunat e vendit si dhe 6 mije keshilltaret per bashkite dhe kumunat qe do konkurrojne ne zgjedhjet e pergjithshme vendore". Ky ka qene komenti i bere nga Meta si kunderpergjigje e e "bashkepunimit" mes dy paleve politike te majta.


    Koha e Jone.

  7. #87
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Europarlamentarja: Pushteti vendor? Janë probleme të brendshme
    Pack: Partia Socialiste nuk po bën opozitë në Shqipëri

    Europarlamentarja Doris Pack, e cila mbulon në Parlamentin Evropian çështje të Ballkanit, gjatë një takimi me gazetarë të rajonit për herë të parë nuk foli për Shqipërinë.

    “Këtë radhë nuk kam ç’të them për Shqipërinë. Eshtë zgjedhur një kryeministër i ri, i cili është duke marrë masa të ashpra për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ne i mbështesim këto masa. Mendoj se po punohet me problemin kryesor që ka pasur Shqipëria për gjithë këto vite”, tha zonja Pack në auditorin vetëm me gazetarë. Në fund të fjalës, në një intervistë për gazetën “Panorama”, Pack sqaron se konfliktet aktuale në Shqipëri janë punë të brendshme të vendit, duke theksuar se PS ende nuk e ka gjetur rolin e saj.

    Ka më shumë shpresë tani në Bruksel dhe në Shqipëri për firmosjen e marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit ndërmjet BE dhe Shqipërisë. Ç’mund të na thoni për përfundimin e kësaj pune dyvjeçare?
    Nuk mund të them asgjë rreth marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit sepse është Komisioni Evropian ai që duhet të bëjë vlerësimet e nevojshme, nëse është një marrëveshje korrekte apo jo. Dhe më pas do të jetë Parlamenti Evropian që do ta shohë atë. Nuk mund të them asgjë konkrete për këtë çështje, përpara se të shoh raportin që do të bëjë Komisioni.

    Mendoni se është një shans për qeverinë e Partisë Demokratike firma mbi këtë marrëveshje?
    Them se është një shans i Partisë Demokratike për të qenë tani në qeverisje. Por ka ende shumë punë për të bërë në këtë drejtim.
    Ka një situatë të tensionuar politike në Shqipëri në këto momente për shkak të konflikteve midis pushtetit qendror dhe pushtetit vendor, nëse keni dëgjuar për të...
    Në Tiranë, po, po kam dëgjuar.

    Këto ditë në Parlament kaloi një akt normativ që u heq kompetencat kryetarëve të njësive lokale dhe ua jep ato prefektëve, një ligj ky i kontestuar nga Këshilli i Evropës. A shihni ndonjë cenim të autonomisë vendore në këto momente?
    Nuk mund ta gjykoj këtë çështje dhe nuk mund të ndërhyj gjithashtu sepse këto janë çështje të brendshme të Shqipërisë. Nëse ligji është bërë në mënyrë korrekte dhe nëse është në përputhshmëri me legjislacionin e Bashkimit Evropian, nuk kam absolutisht asgjë për të thënë. Megjithatë, nuk mund ta gjykoj këtë çështje, kjo është jashtë kompetencave të mia.
    E përveç kësaj çështjeje, ka një shqetësim të ngritur tashmë në mënyrë permanente nga opozita, Partia Socialiste, lidhur me shkarkimet në administratë në mënyrë masive…
    Mendoj se, tani Partia Socialiste nuk është duke e kryer punën e saj si një parti opozitare. Ata gjithashtu thonë që kjo qeveri, që ka dalë nga ky Parlament, nuk është legjitime për shkak të sistemit të Dushkut me të cilin u aplikuan zgjedhjet. A mund ta imagjinoni një gjë të tillë? Ata (socialistët) e bënë këtë sistem zgjedhjesh, e shpikën atë dhe tani janë duke thënë se e gjitha kjo nuk është ligjore. Megjithatë, nuk mendoj se do të ndërhyj në jetën politike në Shqipëri aktualisht. Sepse edhe për rastin konkret opozita kritikon qeverinë nëse është vërtet për t’u kritikuar. Por unë nuk dua që të luaj ndonjë lojë këtu. Nuk mund ta gjykoj aktivitetin tani. Unë vetëm mund të them se opozita është opozitë dhe në disa raste opozita luan rolin e vet. Dhe tani, në Shqipëri, opozita duhet të gjejë rolin e saj. Ndoshta ata nuk e kanë gjetur akoma këtë rol. Nuk di ç’të them.

    Ka një mendim në Shqipëri për ngritjen e një komisioni Hetimor kundër kryeprokurorit Sollaku dhe ju vetë madje jeni shprehur për këtë çështje gjatë vizitës suaj të fundit në Shqipëri. A aprovohen këto hapa nga komuniteti ndërkombëtar?
    Prokurori i Përgjithshëm është i lirë që të kryejë punën e tij. Unë nuk e kam idenë nëse ai e ka bërë një gjë të tillë. Nëse ka ndonjë problem me prokurorin e Përgjithshëm, atëherë ky problem duhet të zgjidhet menjëherë. Dhe për këtë çështje është Presidenti i Republikës ai që duhet të flasë i pari. Unë nuk mund të ndërhyj në të tilla punë të brendshme të vendit. Po e bëni ju një gjë të tillë në gazetat tuaja. Unë i lexoj ato në mënyrë permanente dhe ju po e bëni një gjë të tillë. Unë nuk jam një juriste që të gjykoj dhe s’dua ta bëj këtë.

    Megjithatë, kohët e fundit, a jeni duke parë në Shqipëri një luftë të vërtetë kundër korrupsionit, duke qenë se ky është edhe premtimi kryesor i qeverisë?
    Mendoj se premtimet e kryeministrit të ri po mbahen. Ai është duke zhvilluar një fushatë të ashpër për të çrrënjosur korrupsionin nga strukturat. Ai është duke bërë atë që ka premtuar edhe më parë dhe unë mendoj se ai duhet të vazhdojë në të njëjtën rrugë sepse çështja e korrupsionit është problemi kryesor në vend.

    Dhe një çështje të fundit, jemi duke parë edhe një herë problemin e Kodit Zgjedhor dhe e bëjmë një gjë të tillë sa herë kemi zgjedhje. A keni një sugjerim konkret për këtë problem?
    Unë shpresoj shumë që kjo herë, të jetë hera e fundit që ndërhyhet në Kod sepse edhe ne jemi të mërzitur me këto kode elektorale për një kohë të gjatë. Jemi duke thënë në këtë mënyrë diçka konkrete dhe do ta bëjmë padyshim. Patjetër që ka mundësi që këtë Kod ta bëjmë së bashku, Parlamenti shqiptar me partnerët ndërkombëtarë OSBE/ODIHR, në mënyrë që ligji të përfundojë edhe për zgjedhjet lokale. Dhe dua të shpresoj se do të ketë zgjedhje lokale në Shqipëri me një sistem funksionimi të ri për zgjedhjet.


    Gazeta "Panorama"

  8. #88
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    100 ditet e Berishes!

    Pa dashur te marr kahet politike une vetem pyes: Me thoni arritjet?

    Disa nga arritjet e qeverise aktuale deri diten e sotme:

    1)Cdo ministrie i komunikohet qe ka ne dispozicion 34 topa leter format A4 per nevojat e printimeve mujore. (vetem per procedura te brendshme nje ministri harxhon 50 topa format A4).

    2) Cdo person i sherbimit sanitar ne ministri pushohet nga puna si spiune te mundesh te kundershtarit (Mendoni kane kohe te merren edhe me pastruesit e shkrete).

    3) Cdo shoferi te administrates i jepen 80 litra karburant per shpenzimet mujore ( kjo eshte vertet gomarllek sepse vetem semaforet e tiranes duan 40 litra)

    4) Cdo nenpunes i kryeministrise nuk mund te fike driten e zyres se tij nese nuk eshte fikur drita e Kryeministrit.

    5) cdo administrate ministrore njeh ndryshim personeli me themel (Po profesionistet?!)

    Per cka une flas me siper jane super te verteta se i degjoj ne sheraton nenpunesit tek qahen.

    Dito.

  9. #89
    ErionB
    Anëtarësuar
    05-05-2004
    Vendndodhja
    Ne toke!!
    Postime
    125
    1) Ka mese kater muaj qe nuk degjojme ndonje skandal korrupsioni.

    2) Ka nja kater muaj qe "autori i krimit" nuk largohet ne drejtim te panjohur.

    3) Ka nja kater muaj qe doganat dhe tatimet arketojne me shume para se parashikimet apo ne krahasim me vitet e kaluara.

    4) Ka nja kater muaj Hajduteve po u bllokohen rruget dhe zyrtareve po u mbyllen shtegjet per te abuzuar; ato 80 lt e benzines ti perdorin me kujdes se i paguajme une e ti Dito, dhe jam i sigurte qe edhe ti benzinen e makines tende e perdor me kujdes.

    5) Ka nja kater muaj qe kryeministri gjindet ne pune, dhe pse mos te punojne edhe e gjithe administrata qe paguhen.

    Dito, ti i degjon ato qarjet e zyrtareve te Sheratoni, pasi me pare as nuk jane mesuar te punojne, dhe as nuk kane ditur c'eshte pergjegjesia, por si e si te abuzojne me shume.
    E pikerisht, ato qe ke thene me siper vertetojne se ne keto 100 dite gjerat po ndryshojne.
    Nese nuk te pelqen kritika, mos bej gje, behu askushi!!

  10. #90
    i/e larguar Maska e Tirana
    Anëtarësuar
    29-06-2004
    Postime
    211
    Citim Postuar më parë nga Lunesta
    E vertete eshte. Edhe Enver Hoxha nuk e solli vete varferine, por e gjeti te trasheguar nga Zogu. Viti 38'.

    Nuk e urren njeri Saliun. Ne vetem veme ne pah paaftesine, injorancen dhe prapambetjen e ketij fosili.
    C'far na the , thuja ndonje 5 vjecari ta besoj kete , se edhe sikur Enveri ta kishte trashiguar nga Zogu varferin ,qe kjo nuk eshte e vertet , sepse ne kohen e komunizmit e deri me sot ekzistojn akoma rruget pallatet e urat qe ndertoi Zogu , por per 45 vjet qeverisje te pakten nuk do merreshin njerzit borxh kostumin per te vajtur ne nje dasem , e leri te tjerat . Po ty ti ka mbyllur syte komunizmi dhe nuk te le te shikosh se cfare ndryshimesh po ben qeveria e Berishes , ja nje rruge demokratike qe "te fortit apo te korruptuarrit " ,disa gjera i kishin bere monopol ne Shqiperi sic ishte dhe monopoli i “Joy Travel”. A nuk eshte kjo nje sukses ne qeverin e Berishes ? Pra mos i mohoni te pakten ato qe po ben , por shikoni socialistet se si percahen nder vete , duke luftuar per nje cop karrige .


    ZHDUKET MONOPOLI I "JOY TRAVEL"

    Lulzim Basha: Brenda 40 diteve cdokush mund te pajiset me licensen e kerkuar

    Markel Bejdo

    Qeveria shqiptare ka arritur te siguroje liberalizimin e licencave te transportit te udhetareve me shtetin grek. Kete e ka bere te ditur dje ministri i Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Lulzim Basha, i cili theksoi se pas bisedimeve katermujore me shtetin fqinj, ishte arritur nje marreveshje per liberalizimin e licencave per transportin e udhetareve per cdo destinacion te mundshem. Liberalizimi i tregut te udhetareve drejt Greqise shenon dhe nje goditje te monopoleve ne kete fushe. Shpeshhere mediat kane akuzuar qeverine e meparshme socialiste se kishte favorizuar disa firma ne transportin e udhetareve drejt Greqise. Midis tyre ishte dhe firma "Xhoi Travel", e cila ka si pronare bashkeshorten e ish-kryeministrit Nano. Nepermjet kesaj marreveshjeje, qeveria shqiptare ka bere te mundur shmangien e monopoleve ne transportin e udhetareve nderkombetare drejt Greqise fqinje, si dhe hapjen e mundesive per zhvillimin e bizneseve te reja ne kete fushe. Nepermjet marreveshjes se arritur midis dy vendeve, Shqiperise dhe Greqise, behet i mundur shtimi i linjave te rregullta per transportin e udhetareve midis dy vendeve fqinje. Gjithashtu, marreveshja parashikon dhe lehtesimin e procedurave te pajisjes me licence si dhe caktimit te destinacionit apo orarit te nisjes. Ministri Basha deklaroi per mediat se ne kuader te lehtesimit te procedurave eshte caktuar se pas kerkeses per t'u pajisur me licence, do te duhen 40 dite ne shqyrtimin e saj. Por ne rast se nuk eshte kthyer nje pergjigje nga autoriteti perkates brenda ketij afati, atehere licencimi quhet i vlefshem per subjektin qe ka bere kerkesen ne fjale. "Marreveshja e transportit me Greine, ne fushen e pasagjereve qe hyn ne fuqi neser (sot) parashikon shtimin e linjave te rregullta ne baze te kerkesave te bera nga cilido subjekt transportues. Afati i miratimit i ketyre kerkesave eshte 40 dite, nese miratimi nuk kryhet brenda ketij afati, kerkesa per nje linje te re quhet automatikisht e miratuar. Cdo shoqeri transporti pasagjeresh dhe cdo individ i licencuar per transport nderkombetar udhetaresh mund te operoje qe neser ne secilen prej linjave te rregullta ne cfaredo orari dhe vendi qe deshiron", u shpreh Basha.
    koha jone

Faqja 9 prej 11 FillimFillim ... 7891011 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Alfred Uçi tregon
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-12-2010, 08:55
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Berisha të ikë, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  4. Berisha bën publike ndryshimet në kabinetin e tij qeverisës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 27-04-2007, 16:53
  5. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-02-2006, 15:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •