Close
Faqja 7 prej 11 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 110
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    21
    Nje nga perpjekjet e Partise Demokratike po merre drejtimin e duhur:

    Barroso dhe Rehn do të vizitojnë Tiranën në Shkurt


    Ambasadori Saltzman konfimroi dje se Shqipëria do të jetë e gatshme të nënshkruajë Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Europian para verës së këtij viti, ndërkohë që njoftoi se gjatë muajit të ardhshëm përfaqësuesit më të lartë të Komisionit Europian do të vizitojnë Shqipërinë për të mbyllur tekstin e marrëveshjes. Saltzman tha se në mes të muajit të ardhshëm Shqipërinë do ta vizitojë vetë kryetari i Komisionit Europian, Hoze Manuel Barroso, i shoqëruar nga Komisioneri për Zgjerimin, Olli Rehn, dhe nga Drejtori i Përgjithshëm për Rajonin, Majkëll Rin, të cilët do të përmbyllin tekstin e marrëveshjes me palën shqiptare. "Teksti i marrëveshjes është plotësuar tashmë dhe do të kalojë në shkurt në Komisionin Europian. Nënshkrimi do të ndodhë në një etapë të mëvonshme, pasi të jetë marrë opinioni i vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Do të jetë një po përpara verës", u shpreh ambasadori Saltzman. Ambasadori i Delegacionit Europian ka konfirmuar sërish dje mbështetjen e KE-së dhe të strukturave të tjera të BE-së ndaj qeverisë shqiptare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. "Ne mbështesim luftën që qeveria i ka shpallur krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe ndryshimet që po bëhen në administratë mund të jenë në kuadër të kësaj lufte", u shpreh Saltzman, duke komentuar shqetësimet e ngritura nga opozita e majtë në lidhje me disa largime nga administrata.
    Democratic nations must try to find ways to starve the terrorist and the hijacker of the oxygen of publicity on which they depend.

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Brukeli mbështetje të plotë reformave antikorrupsion të qeverisë "Berisha"


    Shkurtimet në administratë, një e drejtë e qeverisë


    "Qeveria e re shqiptare, vashdon të ketë mbështetjen e Komisionit Europian në luftën që ajo ka ndërmarrë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar". COLOR="blue"]Ne jemi të njohur që dy objektivat kryesore të qeverisë janë lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Bashkimi Europian dhe Komisioni Europian kanë mbështetur qeverinë në përpjekjet e saj në këtë drejtim, kështu që unë do të thosha se ndryshimet në administratë janë bërë me qëllim luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Qeveria ka filluar një reformë administrative dhe kjo ka qenë pjesë e programit të saj, kështu që unë mendoj se do të jetë një numër i konsiderueshëm i nëpunësve civilë që do të dalin jashtë pune. Unë mendoj se çdo qeveri dhe veçanërisht qeveritë e reja, në çdo vend demokratik, kanë të drejtën dhe privilegjin të ndërmarrin reforma dhe të reduktojnë numrin e nëpunësve"[/COLOR][/SIZE], u shpreh ambasadori i KE-së në vendin tonë. Ai sugjeroi se qeveria shqiptare duhet të ketë parasysh dy gjëra gjatë kryerjes së reformave: Së pari, të mbajë në administratë kapacitetin e mjaftueshëm për implementimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe t`i kryejë këto reforma në përputhje me ligjin. Saltzman nuk ka pranuar të bëjë komente në lidhje me reformat e tjera, duke u shprehur se meqenëse reforma është në vazhdim, duhet pritur që ajo të përfundojë për të dhënë vlerësimet e duhura. Me nota mjaft pozitive e ka vlerësuar përfaqësuesi më i lartë i KE-së në vendin tonë edhe moratoriumin e miratuar nga qeveria për ndalimin e skafeve në ujërat territoriale për një periudhë trevjeçare. Sipas Saltzman, një nismë e tillë i shërben luftës kundër trafikut dhe është një veprim mjaft i pëlqyeshëm nga vendet anëtare të BE-së, veçanërisht nga ato në kufi me Shqipërinë. "Një aksion i tillë i qeverisë shqiptare për të ndaluar trafikun me skafe, do të pëlqehet nga vendet anëtare dhe sidomos nga vendet fqinje, dhe kjo do të jetë në përputhje me dëshirën e tyre", nënvizoi Saltzman, duke konfirmuar në këtë mënyrë mbështetjen e BE-së për këtë nismë të qeverisë shqiptare.

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    21
    (Parashikim Ekonomik) Opinion nga Gazeta Tema:

    Parashikohet nje rritje e ofertes me rreth 12%, gje e cila do te ndihmoje kreditimin e biznesit

    Bankat, kredia per biznesin 600 milione USD

    Kreditimi i ekonomise ka qene burimi kryesor i perdorimit te fondeve duke spostuar per here te pare financimin e deficitit buxhetor nga ky rol. Ne fund te muajit nentor, kredia per ekonomine arriti ne 114.6 miliarde leke, e barabarte kjo me 13.7 per qind te PBB-se, tha guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani, ne mbledhjen e keshillit drejtues te ketij institucioni te merkuren. Kredia ka shenuar rritje ne te gjithe sektoret e ekonomise tregojne te dhena te bankes qendrore te vendit, duke pasqyruar nje lidhje me te ngushte te bizneseve dhe konsumatoreve me bankat. Ky nje fakt mjaft i rendesishem per ekonomine e vendit, pasi vetem kreditimi nga bankat e nivelit te dyte mund te beje qe kjo ekonomi te perterihet. Viti qe lame pas, tregoi se ekonomia e vendit tone ka krijuar nje lloj imuniteti, nje pike rezistence, e cila krijon premisa te mira per zhvillime me cilesore ne te ardhmen, tha guvernatori Fullani. Megjithate, konsolidimi i metejshem i saj eshte nje proces ne vazhdim, ku nder te tjera prioritet mbetet kryerja me ritme me te shpejta e reformave te shumta te parashikuara ne programin afatmesem trevjecar te zhvillimit te vendit. Sic dihet mbi gjashtedhjete per qind e kredise se levruar ne vend shkon per ndertimin, nje sektor mjaft ne fuqizim. Sic dihet, kerkesa per apartamente ne Shqsiperi eshte mjaft e madhe, megjithate duhet qe kreditimi te shkase edhe ne biznese te tjera e kryesisht ne prodhuese. Ne keto biznese eshte celesi i celjes se vendeve te punes. Duke u mbeshtetur ne supozimet baze te ketij programi per nje rritje ekonomike 5 per qind ne kushtet enje inflacioni mesatar 3 per qind, Banka e Shqiperise parashikon qe rritja e ofertes do te jete ne nivelin 11.8 per qind. Kjo rritje vleresohet te jete e mjaftueshme per te permbushur nevojat e ekonomise per mjete monetare dhe vecanerisht, per te mundesuar nje zgjerim te kredise ne kufirin e 53 miliarde lekeve ose rreth 45 per qind te totalit. Duke vazhduar logjiken pozitive ekoenomike te vitit 2005, financimi i deficitit buxhetor nga sistemi bankar parashikohet te konsumoje rreth 12.8 miliarde leke, ose 1/4 e fondeve te parashikuara per kreditim. Banka e Shqiperise vlereson se mbeshtetja ne rritje e biznesit shqiptare me fonde te brendshme, perben nje premise pozitive per ruajtjen e ritmeve te larta te rritjes ekonomike edhe ne te ardhmen.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Thatcher : 28-01-2006 më 10:27
    Democratic nations must try to find ways to starve the terrorist and the hijacker of the oxygen of publicity on which they depend.

  4. #64
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-01-2006
    Vendndodhja
    Europë
    Postime
    4
    Televizioni privat "Top chanal" (http://www.top-channel.tv/) jep nje emision me emrin "Fiks fare", qe udhehiqet nga Saimiri dhe Doktori. Ne kete emision behen publike shume keqperdorime nga gjitha qeverite, edhe per qeveritaret e tanishem.

    Ne emisionin e dates 18 janar 2006 "Fiksa fare" bene publike dicka qe eshte shume tragji-"komike". Konkretisht behet publike si ne pavionin e onkologjise ne Tirane njerzit detyrohen qe ilacet per kurat per kemoterapi i blejne ne apotekat private brenda spitalit, si infuzionet varen edhe ne bishtat e fdhesave, si 8 vete flejne ne nje dhome te vogel, si 50 apo 60 vete perdorin nje dhome sanitare, si eshte pastertia ne nevojtoret e keti pavioni, si eshte higjena ne pergjithesi ne kete spital, si spitali i ri eshte dasht te mbaron punimet e ndertimit deri ne gusht te vitit 2005, si ministri i shendetesise tregohet arrogant dhe nuk i intereson te flet per situaten e pacienteve etj.

    Ne emisionin e dates 19 janar 2006 sheh se Ministri i shendetesise, Maksim Cikuli, pas dy oresh po te njeten dite shkon viziton spitalin dhe te semuret menjeher ne diten e ardhme transferohen ne spitalin e ri. Respekt edhe nga une, se pari emisionit "Fiks fare", por edhe ministrit.

    Ministerpresidentit te shtetit shqiptar si mjek, kardiolog, duhet te mos i pelqen gjendaj e tille ne spitale. Pra, nuk duhet te mebetet indiferent per gjendjen e tille.

    Ju lutem shihni emisionin "Fiks fare", se mund te shihni shume mire, se sa keqperorime behen dhe ne c'mase shkilet ligji edhe nga qeveritaret aktuale, edhepse eshte premtuar shteti ligjor dhe respektimi i ligjit.

    Me pershendetje dhe pa qellime te keqija!
    Arbër B.

  5. #65
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Ja si e ben prape lecke kryeministrin tone 'tribal' Mustafa Nano.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Kryeministri i jep munxet debatit
    E Shtune, 28 Janar 2006
    Nga Mustafa NANO

    Nje nga lajmet me te gezueshme per te gjithe, do te kishte te bente me krijimin e nje klime lirie e demokracie brenda Partise Demokratike, e cila ka mbetur nje nga pak qoshet e kallkanosura te botes politike shqiptare. Kjo klime lirie e demokracie do ta cprangoste kete parti prej kultit e vullnetit te pakonkurueshem te leader-it te saj, do ta shkriftonte shume mjedisin e atjeshem e do te bente te mundur ballafaqimin e shpenguar te ideve e vizioneve politike, gje qe do te ishte ne te mire te qeverisjes. Kjo do te ishte shpetimtare per Partine Demokratike, dhe ne kundershtim me c'mund te besohet prej mendjeve te pushtuara prej berishizmit, nuk do te ishte ne dem te Sali Berishes. Nje klime lirie nuk ka se si te jete ne dem te ndokujt. Nese ka njerez qe besojne se ne rastin konkret, cdo prurje demokratike (brenda Partise homonime) do ta demtonte Berishen, atehere ky dem eshte i mireseardhur e fatlum.

    Berisha duhet te jete i pari qe nuk duhet t'i asocjoje keto prurje me qederin e vet. Ai duhet te mesohet ta krijoje, mbroje e konsolidoje leadership-in e autoritetin e vet politik ne nje klime lirie e demokracie. Nese e sheh kete leadership e kete autoritet te kercenuar ne kete klime e prej kesaj klime, merret vesh qe ai eshte armik e lirise se te tjereve dhe dashnor i eger i pushtetit me cdo kusht per vete. Ne keto kushte, eshte absurde qe vete Berisha te padise kundershtaret e tij si qejflinj pushteti. Eshte absurde ne fund te fundit qe nje kryeminister, alias njeriu me i pushtetshem, te skualifikoje cdo ide me pretekstin se bartesi i kesaj ideje eshte "karrikethyer" dhe e ka mendjen tek pushteti. Kete vezhgim mund ta beje kushdo tjeter ne kete bote, por kurrsesi ai qe eshte ulur ne fronin e pushtetit. Ky i fundit - edhe nje femije e kupton kete - eshte njeriu me pak i pershtatshem per te denoncuar lakmitaret e pushtetit. Do te ishte njesoj sikur cdo njeri me ambicje te permbushura te ngrihej e t'u jepte munxet te gjithe rishtareve te zellshem te kesaj bote, ngaqe keta na qenkan ambicioze!!! Ne terma me te rrumbullakosur, do te ishte njesoj sikur, i hipur ne malin e nje mekati, te sulmosh te tjeret si mekatare (e them kete, jo ngaqe mendoj se eshte mekat te lakmosh pushtet, por ngaqe eshte pikerisht Berisha qe e trajton ne kete menyre. Kur eshte fjala per te tjeret, sigurisht).

    Ja, kjo ka ndodhur keto dite, ndersa eshte krijuar e po konsumohet ne menyre shume te perkore nje debat midis kryeministrit e do bashkepunetoreve te vet jo-ministra, te cilet kane zene te shprehin pakenaqesine e tyre lidhur me ecurine e qeverisjes. Ne kete mes, nuk ka asgje per t'u cuditur. Nje debat i tille ne radhet e nje maxhorance qeverisese eshte gjeja me normale e me e kuptueshme. E jo vetem kaq. Eshte edhe gjeja me e dobishme. Nga momenti qe nuk mund te kuptohet egzistenca e nje komuniteti politik pa njohjen e pranimin e interesave te ndryshme te anetareve te ketij komuniteti, nuk ka piken e rendesise, se mbi c'motive ngrihet kjo pakenaqesi. Mund te bjeme dakord se qenkan motivet me egoiste ne bote, por eshte e qarte se nuk kemi te bejme me nje element qe e skualifikon kete pakenaqesi. Udheheqesit e radhes te ketij komuniteti kane per detyre t'i bejne hesapet edhe me keto interesa e motive egoiste. Si mund te behen keto hesape? Thjesht duke i konsideruar ata, dhe c'eshte me e rendesishmja, duke konsideruar argumentat qe hidhen ne fushen e lojes. Pikerisht me keto te fundit duhet te merremi.

    Berisha nuk u mor me keto. Fillimisht, ne pergjigje te qendrimeve te Bamir Topit e Spartak Ngjeles, beri nje deklarate korrekte. Tha se ai mendon ndryshe nga Topi, se ministrat jane ca simpatike e ca shume simpatike. Te kuptohemi, nuk eshte se tha ndonje gje te madhe, pasi ne thelb u perpoq te mbyllte debatin, por ne fund te fundit nuk tentoi te zhbirilonte ne "ligesine" e te pakenaqurve, gje qe e ka bere sa here qe eshte ndodhur ne rrethana te tilla. Mirepo u desh nje kembengulje e kontrolluar e Topit dhe e Ngjeles ne tezat e tyre "grindavece", dhe Berisha e nxori koken dhe vijoi me avazin e vjeter. Tha se ua di hallin atyre, se ata kerkojne te behen ministra e se ata kerkojne te kene pushtet (per Berishen, pushteti nuk qenka gje tjeter, vecse te jesh minister), por keto dreq portofolesh nuk jane me shume se 14.

    Stuhia e komenteve dhe e opinioneve te mass-media-s shqiptare nuk para e preku kete moment. Ishte ne fillim Bashkim Kopliku e me pas Bledi Kajsiu qe u moren me kete perpjekje te kryeministrit hem per t'i bere bisht debatit frutdhenes brenda maxhorances, hem per te denoncuar "ethet" per pushtet te Ngjeles e Topit. Firma te tjera nuk u pane te demonstronin ndonje ndjeshmeri lidhur me kete ceshtje. Ndoshta, te mesuar me nje Berishe me agresiv ne raste te tilla, kane mundur te ngushellohen prej toneve te tij me ne fund te ulta e te paqta ne ballafaqimin me ca "bukeshkale". Dhe keshtu anashkalohet fakti, qe ne thelb Berisha po sillet po njesoj: nuk merret me idete qe hidhen e qe jane te ndryshme nga te tijat, por merret me njerezit qe i hedhin. Kohe me pare, keta njerez i denonconte si spiune, komuniste e te korruptuar, tani i denoncon si te etur per pushtet. Pas kesaj, debati mbyllet si me magji, ndersa Partia Demokratike vijon t'i gezohet pa fund unitetit te pathyeshem te partise me ne krye udheheqesin e lavdishem, shokun Sali.

    Shekulli.

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    21
    Krueger vlereson masat e marra nga administrata e Berishes ne lidhje me ekonomine:

    Kryetarja e radhës e Bordit Ekzekutiv të fondit, Anne O. Krueger, e ka cilësuar performancën makroekonomike të Shqipërisë si të fortë


    FMN: 24.7 USD për reduktimin e varfërisë


    Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar i ka thënë "Ok" marrëveshjes 3-vjeçare të nënshkruar mes misionit të FMN-së në Tiranë dhe qeverisë shqiptare. Në termat e kësaj marrëveshjeje FMN i akordon Shqipërisë shumën prej 24.7 milionë dollarësh nga Fondi për Reduktimin e Varfërisë dhe Rritjes nga Fondi i Shtrirë në mbështetje të programit të qeverisë për reforma ekonomike dhe reduktim të varfërisë. Nga kjo shumë, rreth 12.3 milionë USD do të jenë të disponueshme nga secila prej marrëveshjeve të nënshkruara me dy nga fondet e mësipërme. Miratimi i marrëveshjeve i mundëson Shqipërisë të tërheqë menjëherë 3.5 milionë dollarë dhe t`i përdorë ato për ndërmarrjen e reformave ekonomike me synim reduktimin e varfërisë në vend. Zëvendësja e parë e Drejtorit të Përgjithshëm të FMN-së njëkohësisht edhe kryetarja e radhës e Bordit Ekzekutiv të fondit, Anne O. Krueger, e ka cilësuar performancën makroekonomike të Shqipërisë si të fortë dhe ka vlerësuar me nota optimiste parashikimet për rritjen ekonomike, si dhe politikat monetare dhe fiskale të ndjekura nga qeveria shqiptare. Ajo gjithashtu vlerëson me tone pozitive rritjen e nivelit të rezervave, dhe uljen e borxhit publik në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto. "Gjatë periudhës 3-vjeçare të programit të mëparshëm të mbështetur nga Fondi për Reduktimin e Varfërisë dhe Rritjes, performanca makroekonomike e Shqipërisë ka qenë e fortë. Rritja ka patur një mesatare rreth 6 përqind, më e larta në rajon, dhe politikat monetare dhe fiskale i kanë ankoruar me sukses pritshmëritë për inflacionin në nivele të ulëta. Me përmirësimin e besimit të sektorit privat, leku ka pasur një prirje modeste mbiçmimi në terma realë, niveli i rezervave është rritur dhe borxhi publik në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto është ulur", u shpreh kryetarja e Radhës e Bordit Ekzekutiv të FMN-së, Krueger, gjatë miratimit të marrëveshjes në Uashington.
    Democratic nations must try to find ways to starve the terrorist and the hijacker of the oxygen of publicity on which they depend.

  7. #67
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    21
    Demokratet perpiqen per kushte me te mira per studentet e shqiperise duke i bere thirrje Bashkise:

    PD u bën thirrje bashkive të marrin masat për përmirësimin e kushteve të ngrohjes së nxënësve


    Mungesa e kushteve në shkolla, përgjegjësi e qeverisë


    Partia Demokratike u bën thirrje të gjitha njësive të qeverisjes vendore që të marrin të gjitha masat për përmirësimin e kushteve të ngrohjes së nxënësve në shkolla. Zëdhënësi i PD-së, Gazmend Oketa, deklaroi në konferencën e djeshme për shtyp se, autonomia e pushtetit lokal nuk do të thotë vetëm mbledhje taksash apo dhënie leje ndërtimi, por para së gjithash marrje përgjegjësish dhe përmbushje detyrimesh. Duke mos dashur të përsërisë atë që tha dy ditë më parë ministri Pollo, lidhur me ngrohjen e shkollave në Bashkinë e Tiranës, zëdhënësi i PD-së i kërkoi dje kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, që të marrë të gjitha përgjegjësitë për mirëfunksionimin e qytetit.

    "Disa herë i kemi kërkuar zotit Rama që të merret dhe me punët e Bashkisë, por meqenëse u bënë muaj që ai interesohet vetëm për Partinë Socialiste dhe politikën, u detyruam ta trajtojmë këtë problem, duke i kujtuar edhe njëherë zotit Rama se është dhe kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe përgjigjet për mirëfunksionimin e qytetit"
    , tha Oketa. Deputeti dhe funksionari i lartë demokrat u shpreh më tej se, "Harxhimi i energjive për të realizuar një konferencë të degës së PS, e cila dështon për të disatën herë, nuk do të thotë se Tirana mund të lihet pa kryetar bashkie, shkollat mund të lihen pa u ngrohur". Oketa solli në vëmendjen e mediave dhe të opinionit publik faktin, që në Tiranë janë 14 shkolla me sistem ngrohje qëndrore dhe vetëm për mungesë përgjegjshmërie nga bashkia këto kaldaja nuk ndizen. Në këtë kontrast zëdhënësi i PD perifrazoi dje thënien e ish-kryesocialistit Nano "lëreni opozitën të pushojë", me të cilën duket se ka pasur parasysh pushimet që zoti Rama ka muaj që ka marrë nga Bashkia e Tiranës.

    "Pavarësisht se prioritete të tij si kryetar bashkie mund të mos jenë arsimi apo shëndetësia, ngrohja e shkollave, krijimi i kushteve normale për mbarëvajtjen e mësimit janë detyra të padiskutueshme të tij dhe të gjithë kryetarëve të bashkive, të cilësdo forcë politike dhe në cilindo qytet", tha Oketa. Pikërisht për këtë arsye, zëdhënësi i PD u kujton drejtuesve të njësive të qeverisjes vendore se autonomia e pushtetit lokal nuk do të thotë vetëm mbledhje taksash apo dhënie leje ndërtimi, por para së gjithash ajo do të thotë dhe marrje përgjegjësish dhe përmbushje detyrimesh.

    H.R
    Ndryshuar për herë të fundit nga Thatcher : 29-01-2006 më 15:15
    Democratic nations must try to find ways to starve the terrorist and the hijacker of the oxygen of publicity on which they depend.

  8. #68
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    I rrofshin 100 ditet Berishes kur klani i "Zemunit" i kercenon ministrin publikisht.

    Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, u është përgjigjur publikisht akuzave të ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Bujar Le-skaj.

    Kreu i institucionit më të lartë të futbollit shqiptar, në një konferencë për shtyp të zhvilluar dje, i cilësoi akuzat e rënda të ministrit ndaj tij thjesht si sulme personale. “Deklaratat e ministrit Leskaj janë thjesht sulme personale dhe kjo duket dhe vërtetohet në faktin, se jo vetëm që përmenden emra të përveçëm, por edhe sepse në Prokurori janë dërguar vetëm emrat e dy individëve. I them Leskajt se gjërat personale mund t’i zgjidhim veçmas”, është shprehur Duka para gazetarëve.


    O Doktooooooooor
    Do zgjohesh ti, apo si e ke hallin.

    Ik ne kinema e shiko filmin e Steven Spielberg "Mynih", se mbase te vjen ndonje ide

  9. #69
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    MJAFT sondazh per “100 ditet e qeverise. Qeveria vleresohet me noten 6. Me i pelqyeri ne kabinet, Sali Berisha

    Ora 12:15
    Nga Daniela Bonollari


    TIRANE (1 Shkurt)- Rezultatet e nje sondazhi mbi ndjesite e publikut per qeverisjen ne vend eshte bere publike sot nga Levizja “Mjaft”. Nota qe i kane vene te anketurit qeverise eshte 6.3 nga 10 qe ishte maksimalja,
    ndersa 81% e te anketuarve thone se nuk ka ndryshuar asgje. Sondazhi i quajtur “100 ditet e politikes dhe qeverisjes” ka renditur ne vend te pare si ministrat me te pelqyer te qeverise nga opinoni publik, kreun e qeverise, Sali Berisha, Ministrin e Jashtem, Besnik Mustafaj Ministrin e Arsimit dhe Shkences, Genc Pollo dhe Ministrin e Energjitikes, Genc Ruli.
    Ndryshuar për herë të fundit nga iliria e para : 01-02-2006 më 08:56
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  10. #70
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    21
    Citim Postuar më parë nga Bonollari
    MJAFT sondazh per “100 ditet e qeverise. Qeveria vleresohet me noten 6. Me i pelqyeri ne kabinet, Sali Berisha

    Ora 12:15


    TIRANE (1 Shkurt)- Rezultatet e nje sondazhi mbi ndjesite e publikut per qeverisjen ne vend eshte bere publike sot nga Levizja “Mjaft”. Nota qe i kane vene te anketurit qeverise eshte 6.3 nga 10 qe ishte maksimalja,
    ndersa 81% e te anketuarve thone se nuk ka ndryshuar asgje. Sondazhi i quajtur “100 ditet e politikes dhe qeverisjes” ka renditur ne vend te pare si ministrat me te pelqyer te qeverise nga opinoni publik, kreun e qeverise, Sali Berisha, Ministrin e Jashtem, Besnik Mustafaj Ministrin e Arsimit dhe Shkences, Genc Pollo dhe Ministrin e Energjitikes, Genc Ruli.
    Jo se mendoj shifra e vertete mund te jete shume me e lart apo shume me e ulet, por sa objektive mund te jene rezultate nga nje organizat (MJAFT) qe drejtohet nga nje personazh partiak (E. Veliaj) ?
    Democratic nations must try to find ways to starve the terrorist and the hijacker of the oxygen of publicity on which they depend.

Faqja 7 prej 11 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Alfred Uçi tregon
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-12-2010, 08:55
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Berisha të ikë, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  4. Berisha bën publike ndryshimet në kabinetin e tij qeverisës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 27-04-2007, 16:53
  5. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-02-2006, 15:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •