Close
Faqja 11 prej 11 FillimFillim ... 91011
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 110
  1. #101
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,340
    Postimet në Bllog
    22
    Berisha meriton nje A+ per realizimin dhe koordinimin e strategjise politike per te ardhur ne pushtet. Ngjitja e tij ne pushtet afirmoi edhe njehere per shqiptaret dhe te huajt qe ndjekin nga afer zhvillimet politike ne vend se Dr. Berisha eshte e vetmia alternative zhvillimi ne Shqiperi. Kete e konfirmuan shqiptaret ne votime, kete e konfirmuan te gjithe satelitet politike qe u mblodhen rreth PD dhe kryetarit te saj gjate zgjedhjeve, kete e deshmuan ish-bashkepuntoret e Berishes, kete e konfirmoi edhe pushteti i veteinkriminuar 8 vjecar socialist ne Shqiperi qe sensibilizoi jo vetem shqiptaret por edhe vete faktorin nderkombetar.

    Tranzicioni i pushtetit nuk u be lehtesisht per arsyen se socialistet ne pushtet i moren te gjitha masat qe qeveria e re te perballej me nje sere krizash, ku me e madhja ishte ajo energjitike. Menaxhimi i krizes energjitike, nje prej problemeve me madhore qe mund te perballet nje qeveri, ishte ne lartesine e duhur pavaresisht se ky problem nuk ka zgjidhje afatshkurter, vetem zgjidhje afatgjate.

    Prioritetet e qeverise Berisha jane prioritetet e duhura dhe meritojne mbeshtetjen e gjithe shqiptareve: lufta kunder krimit te organizuar, lufta kunder korrupsionit ne administrate, shkaterrimi i monopoleve ne vend dhe hapja e drites jeshile biznesit te vogel, vemendja e vecante ndaj turizmit dhe zonave turistike, investimet kolosale ne arsim, reforma administrative, reforma ne ushtri, etj jane te gjitha probleme qe duhen adresuar. Ne kete pike qeveria meriton respekt qe zgjedh ti adresoje keto probleme madhore qe politikisht nuk mund te jene te rekomandueshme pasi krijojne pakenaqesi. Por fakti qe qeveria i ndermer keto hapa, ajo ben te qarte perkushtimin e saj per nje transformim te thelle dhe te shpejte te shoqerise shqiptare.

    Lufta kunder krimit te organizuar ka patur nje fillim te mbare si me arrestimet e njerezve te inkriminuar si edhe me kapjet e sasive te medha drogash ne dogana, porte dhe qytetet e medha shqiptare. Asgjesimi i ketyre rrjeteve nuk eshte me nje prioritet qeveritar, eshte nje prioritet kombetar. Ministria e rendit eshte ministria me e suksesshme e kesaj qeverie dhe ajo duhet te vazhdoje akoma me fort luften e saj kunder grupeve dhe klaneve kriminale ne vend. Gjithashtu radikaliteti me te cilen qeveria po i afrohet problemit te trasnsportit ilegal ne det, tregon edhe njehere perkushtimin e saj per te cliruar njehere e mire Shqiperine nga rrenjet e krimit, jo vetem nga deget e tij.

    Dobesite kryesore te qeverise jane dy: diplomacia shqiptare eshte inekzistente kur jemi duke perjetuar momente historike; qeveria nuk po komunikon sic duhet me mediat prioritetet e saj. Problemi i pare eshte shume i dukshem dhe ka lidhje me nje perzgjedhje te gabuar te kryeministrit ne postin e ministrit te jashtem. Ministri aktual i jashtem eshte ministri me inkopetent ne qeveri qe ka qene objekt skandalesh te perseritura mediatike qe kulmuan me viziten e delegacionit zyrtar shqiptar ne varrimin e presidentit Rugova. Qendrimet personale te ministrit te jashtem kane krijuar hendeqe midis qendrimeve shqiptare ne te dy anet e kufirit dhe e kane vendosur qeverine shqiptare dhe kryeministrin e saj ne pozita shume te veshtira. Vete fakti qe kryeminsitri Berisha deshtoi ne realizimin e nje vizite zyrtare ne Prishtine, vete fakti qe shtrengimi i duarve Rugova-Berisha para mediave nuk ndodhi, eshte nje deshtim i punes se qeverise. Nese ne te ardhmen kryeministri mendon te beje ndryshime ne qeveri, ato ndryshime duhet te fillojne me ministrine e jashtme.

    Dobesia tjeter e qeverise eshte percjellja e prioriteteve te saj ne media, percjellja e mesazhit te saj ne media. Mediat shqiptare kaluan nje kohe te madhe ne keto 100 dite duke i kushtuar hapesire "mbikalimit te Zogut te Zi", qe nuk perben nje shqetesim kombetar, eshte vetem nje shqetesim lokal. Kjo jo vetem per faj te opozites qe ka si kryetar kryetarin e bashkise se Tiranes, por edhe per faj te "Edi Rames se PD", sic me pelqen ta quaj ministrin aktual te transporteve. Vete prania e ketij ministri ne qeveri perben nje problem imazhi per qeverine: transparenca nxorri ne drite qe ministri i transporteve eshte "sheiku i qeverise", dhe ky eshte nje kontrast i thelle me ministrat e tjere dhe vete kryeministrin e Shqiperise. Problemi i komunikimit me mediat qe qeveria ka zgjidhet shume kollaj nese kryeministri i vendit i keshillon ministrat e tij qe ti japin fund "replikave" te tyre, dhe te vene theksin vetem tek programet apo arritjet e punes se tyre.

    Ajo qe ishte suprize e kendshme dhe me dhuroi mua nje buzeqeshje eshte fakti se Berisha jo vetem qe u premtoi shqiptareve nje liste prioritetesh ne fushate, por ai u dha edhe barometrin e matjes se suksesit/deshtimit te punes se tij. Kjo nuk eshte dicka e rekomandueshme ne politike Zt. kryeminister dhe do te ishte me mire qe afatet kohore te qeverisjes te ngelesh brenda qeverise apo brenda axhendes tuaj private. Dhe sugjerimi tjeter Zt. kryeminister eshte qe te marresh nje hap mbrapa dhe te nxjerresh para mediave te gjithe ministrat e tu me rradhe. Detyra juaj si kryeminister eshte monitorimi dhe korrigjimi i punes se ministrive perkatese, por jo transparenca me mediat. Me pak fjale, qeveria po tregohet me shume transparente se sa duhet me mediat, dhe kjo ka bere qe mediat te mos fokusojne vemendjen e tyre sa duhet mbi politikat e qeverise, por mbi raportet ministra-kryeminister apo midis ministrave te vecante.

    Kostoja me e madhe politike qe Berisha pagoi ishte krijimi i qeverise aktuale. Marrja ne qeveri e ish-bashkepuntoreve te larguar, dhenia e posteve njerezve te KOP qe nuk kishin asnje kapital politik, insistimi ne perfshirje ne qeveri te ministrave shume te rinj ne moshe, nuk mendoj se ishin zgjedhjet me te mira ne njerez, nje dobesie e hershme kjo e ish-presidentit Berisha. Derivatet e ketyre levizjeve jane pakenaqesite e njerezve qe kane qene shtylla te PD ne vite, shuarja e linjave ndarese KOP/qeveri, rritja e riskut ne qeverisje me njerez qe nuk kane asnje detyrim politik ndaj PD, ndaj kryeministrit apo ndaj elektoratit.

    Shenjat e para te kesaj carje jane zerat per ndryshime ne qeveri nga vete kreret e PD dhe ky eshte nje problem politik qe mund te mos ndikoje punen e qeverise direkt, por po u la pa adresuar do te krijoje probleme te medha politike me vone.

    Albo

  2. #102
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Postime
    459
    Cdo te thote te jesh kryeminister...

    ( nje leksion i vogel per funksionimin e nje shteti demokratik per te gjithe ata qe se kane kuptuar ende dhe fillojne te mbajne leksione)

    Pike se pari kompetencat dhe detyrat e nje kryeministri percaktohen me ligj, por une pertoj te keroj ne internet per ta gjetur ate dhe per te bere ketu nje citim te tij. Kjo per dy arsye:
    a) Ligji mbase njihet nga te gjithe
    b) Te lexosh nuk do te thote te kuptosh
    Pra kerkimi i ligjit ne internet do te ishte humbje kohe

    Kryeministri eshte per politiken dhe hapat e ndermarre prej ministrave te tij gjithmone i pergjegjshem. Pasi c'do hap ministri ka nevoje per miratimin e kryeministrise. Kryeministri eshte ne rradhe te pare i detyruar te shpjegoje hapat e qeverise se drejtuar prej tij dhe marrja ne mbrojtje apo dhe prezantimi i mbeshtetjes se tij ndaj ministrave ne cdo kohe.
    Cdo gje tjeter do te ishte jashte cdo prizmi qeverises.
    Kryeministri eshte per cdo gabim te ministrave te tij, per tu vene para pergjegjsise.
    Kryeministri krijon nje linje per qeverine e tij dhe per kete linje ai duhet te japi gjithmone sqarimet e nevojshme ndaj popullsise qe e ka zgjedhur ( pra nepermjet mediave)
    kryeministri eshte jo vetem per monitorimin e punes se ministrave te tij ne ate post por edhe per ti dhene atyre nje linje te caktuar politike e cila eshte pjese e programit te qeverise krijuar prej tij.


    Pra te gjiteh ata qe thone se ne kete pike Ai kryeminister apo ai tjetri nuk kane faj pasi eshte faji i ministrit as qe e ka idene se cdo te thote qeveri. Nqs. nje minister merr nje hap te gabuar ne nje prej administrimeve te tij ne kete post i cili nuk eshte i lidhur me politiken e ndjekur nga qeveria ( krijuar nga kryeministri) atehere ai eshte i pergjegjshem per kete vete. Cdo hap qe ka te beje me linjen e kryeministrit eshte pergjegjsi e tij dhe e kryeministrit gjthashtu.


    Pra Sali Berisha ben vetem detyren e tij ne komunikimin me mediat. Sali Berisha ben shume pak ne kete drejtim. Intervistat e tij jane ne shumicen e rasteve qesharake dhe ne disa te tjera te pershpejtuara ( rasti me financimin akoma te pamiratuar te bankes boterore per krizen e Gripit te shpendeve).
    Rruga e marre ne luften kunder korrupsionit eshte teper drastike dhe per rrjedhoje ne shumicen e rasteve e gabuar ( ligji kunder nepotizmit) (shkurtimet politike ne administrate dhe plot budalleqe te tjera)

    Ne pergjithesi. Hapat ligjore te nderrmarre nga qeveria e re deri tani jane jo vetem per te vene kujen, por ne shumicen e rasteve komplet jokushtetues. Duke filluar qe nga akti ligjor kunder nepotizmit ne administrate duke perfunduar tek ligji i ri per legalizimin e ndertimeve pa leje ( legalizim hajduterie).

    Te gjithe keto hapa do te cojne ne nje mish-mash dhe nje acarim te gjendjes ne Shqiperi. Mbajeni mend prej meje qe tani se sa komente te mira kemi per te marre nga bota dhe se sa mbrapa do te shkoje Shqiperia me kete ritem qe qeveria e re shkaterron ate pakez demokraci qe kishim.

    Me respekt

    Jestersworld

  3. #103
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ndërsa shëmbet karabinaja e korrupsionit

    Luan MYFTIU


    Përveç mjerimit ekonomik, korrupsioni i të majtës i solli Shqipërisë edhe bllokimin e reformave së bashku me vonesën e pafalshme të integrimit të saj në Europë. Ky ishte një krim i përmasave të frikshme, kur mendon që socialistët korrupsionin e shndërruan në sistem. Vetëm xhahilë që udhëhiqeshin nga filozofia e urrejtjes, mund të kultivojnë kancerin në një shoqëri, që ka dalë aq anemike nga një diktaturë mizore. Shumë drejtues të socialistëve u futën në rrugën e krimit e të korrupsionit, sepse në fund të vetëdijes së tyre të turbulluar, nuk pajtohenshin dot me demokracinë, me vlerësimin e tyre para ligjit njëlloj me ata që diktatura e prindërve të tyre i kishte shkelur me këmbë. Për të fshehur ligësinë e vet, ata nxorrën shumë ligje të studiuara, të cilat kurrsesi nuk duhej të vepronin kundër tyre. Tërë dinakëria e tyre prej liberalësh të pashpirt u shfaq në aftësinë për të sunduar arbitrarisht me forma në dukje sa më shenjtërisht demokratike. Si ithtarë të ligjit dhe të drejtësisë vodhën gjithçka nën ombrellën e tij. Shkelën të drejtat e të tjerëve në emër të gjoja të një të mire më të madhe, venitën deri në ekstrem pavarësinë e institucioneve, duke u dhënë atyre fytyrën e vet prej hajdutësh profesionistë e shpunë popullin në pikëllim, duke i vrarë atij çdo shpresë me indiferencën e tyre kriminale. Bandat mafioze të socialistëve të inkriminaur ndërtuan kështu një shtet për vete, në të cilin, duke ligjëruar vjedhjen, plotësuan çdo lakmi të egër, pasurimi dhe pushteti arbitrar. Me aferat e tyre monstruoze korruptive ata pothuajse zhdukën çdo iluzion për drejtësi shoqërore, duke dëmtuar rëndë qëllimisht imazhin e demokracisë së brishtë shqiptare. Ata shkatërruan disa procese zgjedhore dhe ngritën mbi rënojat e gjithë të drejtave të dhunuara, mbretërinë e antiligjit e të antivlerave. Kundër këtij korrupsioni, që si një ortek i papërmbajtshëm po shkatërronte jetën e krejt shoqërisë, u ngrit koalicioni i djathtë, që i premtoi sinqerisht popullit se do të shpëtonte nga kjo kolerë. U ngrit në këmbë nderi kundër turpit, shpresa kundër dëshpërimit, jeta kundër vdekjes. U vu në piedestal Ligji që të vendoste ekuilibrin në shoqëri. Lufta kundër korrupsionit u bë flamur, aspiratë, e cila më 3 korrik u shndërrua në mazhorancë parlamentare. Vullneti i sovranit fitoi mbi balozët e krimit, mbi gënjeshtrën, varfërinë, mbi antiligjin, mbi korrupsionin.

    Nisi epoka e ndryshimit të madh. Korrupsioni mori goditjen e parë fatale. Krokodilët shkuan të ripërtypin paratë e pista ndër vende për ta më të qeta. Ujqit e çakejtë, pasi u bindën për humbjen e pushtetit, filluan këtu jetën opozitare, duke u qarë si viktima për të ndjellë kështu mëshirën e elektoratit të tyre, tashmë që i kishte braktisur, po çmontohej perandoria e krimit. Në institucionet e korruptuara po trokiste reforma. Ndershmëria e ligjit nisi të flakte edhe nga dritaret aleancën e turpshme të korrupsionit me antiligjin. Bota e krimit e trembur, pasi konsumoi të gjitha sabotimet e saj ekonomike, filloi provokimet edhe me grushte në Parlament. Partia Socialiste po shthurej. Shteti ligjor po bëhej gogoli i shpresave të balozëve të krimit, ndërsa antiligji ishte tani vetëm një dordolec për kopshtarët e korruptuar socialistë. Klithmat e tyre për bashkim, baza socialiste i shihte si një bumerang të qeverisjes së keqe të udhëheqjes së saj. Qaheshin dhe vajtonin për nëpërkëmbjen autorët e mjerimit mbarëpopullor. Koalicionit të djathtë megjithatë nuk iu bë qejfi nga kjo katandisje e të majtës, ndaj i përballoi sulmet e dëshpërimit kësaj deliranteje me një durim që ia rriti atij edhe më tepër vlerat. Kjo bëri që e majta megalomane të dalë nga vetja e madje të braktisë pa shkak Parlamentin. Këto maskarada i turpëronin edhe para elektoratit të tyre balozët, që tetë vite vetëm shkelën ligjin dhe hipotekuan hotele, pallate, e motele të ndërtuara mbi troje të të tjerëve dhe të ndërtuara me para të pista. Largohen pa shkak nga Parlamenti montatorët e antiligjit, frymëzuesit e korrupsionit, ideatorët e diktaturës së djeshme të kartonit. Nuk mund të qëndojnë në Parlament ata që kanë frikë nga ligji. Nuk mund të debatojnë për reforma shkatërruesit e shtetit. Nuk mund të dëgjojnë dot akuza kundër korrupsionit baballarët e hajdutërisë së organizuar. Vesi, tenton me hipokrizi, të marrë paturpësisht pozat e virtytit.

    Duke çmontuar sistemin e korrupsionit, koalicioni i djathtë po ndërton mbretërinë e zhvillimit të shpejtë dhe harmonik të Shqipërisë. Antiligji po mbetet çdo ditë e më shumë si një ëndërr e frikshme si një turp i pashlyeshëm i forcave antidemokratike, si një lloj ndëshkimi historik i gjithë hijenave që tentuan të hakmerreshin me cinizëm kundër një populli, që shëmbi diktaturën më të zezë dhe nisi të ndërtonte një shoqëri ku të gjithë shqiptarët të jenë vëllezër. Udhëheqja socialiste nuk po pranon të pastrohet nga e kaluara e saj e ndotur, duke ndihmuar të bëhen sa më shpejt reforma për të zhdukur korrupsionin e saj e për të larguar në drejtësi e kudo frymën e saj të antiligjit. Ajo vazhdon të jetojë me atë shpresën e kotë të dhelprës që rendëte prapa dashit. Shpresojnë të gjorët se mos edhe padashje bëhet ndonjë gabim, se mos koalicioni i djathtë për fajet e socialistëve vonon mbajtjen e ndonjë premtimi, duke u marrë me rrugaçëritë e krerëve socialistë. Mirëpo harrojnë që shërbestari misionar ka besim të patundur në rrugën e vet.

    RD

  4. #104
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Shkurt 20, 2006


    Raporti i Avokatit të Popullit për reklamimet ndaj veprimeve të organeve të rendit



    Dobjani: Dhuna e policisë, shqetësuese



    “Kemi marrë 157 ankesa për keqtrajtime të shtetasve”

    --------------------------------------------------------------------------------

    ROZETA RAPUSHI
    r.rapushi@gazetashqiptare.com

    Disa forca të policisë së shtetit shkelin ligjet duke ushtruar dhunë mbi banorët. Këtë fakt e vërteton raporti vjetor i Avokatit të Popullit, Ermir Dobjani për vitin 2005, në të cilin përmenden me shembuj konkretë raste të ushtrimit padrejtësisht të dhunës nga forcat e policisë. Sipas këtij institucioni, për vitin e kaluar pranë tij ka pasur një numër të madh ankesash nga shtetasit se janë keqtrajtuar, nuk u janë marrë parasysh të drejtat kushtetuese dhe janë mbajtur më shumë seç duhet në dhomat e paraburgimit. Për këto ankesa, një pjesë të provuara se kanë qenë të vërteta nga Avokati i Popullit, është kërkuar edhe ndjekje penale për forcat blu, që duke shkelur ligjin për “Policinë e Shtetit”, kanë ushtruar dhunë ndaj shtetasve. E mbi gjithë këto defekte që ka shfaqur policia gjatë vitit të kaluar, ende situata nuk ka ndryshuar edhe pse Dobjani thekson se me ministrin e Brendshëm, Sokol Olldashi ka marrëdhënie e bashkëpunim më të mirë.

    Problemet
    Plot 157 ankesa janë bërë në institucionin e Avokatit të Popullit nga banorë të ndryshëm, me pretendimin se policia u ka shkelur të drejtat e i ka keqtrajtuar. Në katër raste konkrete që veçon ky institucion, rezulton se policë të komisariateve të ndryshme të vendit, kanë ushtruar dhunë me mjete të forta e shkopinj gome ndaj shtetasve duke i shkaktuar dëmtime në gjymtyrë, pa të drejtë e duke thyer ligjin. Për të mos përmendur më pas shoqërimet e shumta në komisariate dhe izolimin e personave pa të drejtë, madje edhe duke mos i informuar për të drejtat e tyre e mos i lejuar praninë e avokatit mbrojtës.

    Rekomandime
    Nga kontrollet e bëra në terren, Avokati i Popullit ka vërejtur mangësi të theksuara të organizimit të punës në policinë e shtetit. Sipas këtij institucioni, personave të privuar nga liria nuk u jepen formularë ku të pasqyrohen të drejtat e tyre. Po kështu, ende nga autoritetet policore nuk është nxjerrë qarkorja që të saktësojë kohën që duhet të mbahet një person në polici, sepse në shumë raste kjo kohë tejkalohet e shtetasit mbahen më shumë seç duhet. Nga ana tjetër sipas Dobjanit, nuk është saktësuar siç duhet dhe forcat policore s’e kanë të qartë se personat që shoqërohen në polici duhet të mbahen në dhoma shoqërimi e jo në dhoma ndalimi të prangosur, apo dhoma të kyçura. Një defekt i madh sipas avokatit, është edhe fakti që nuk ka ambiente të posaçme për të shoqëruarit në polici që janë të mitur ose femra. “Mbi të gjitha, nuk janë përmirësuar edhe kushtet e mbajtjes së të ndaluarve”.

    Kërkesa
    Për gjithë problemet e vërejtura në policinë e shtetit për vitin 2005, Avokati i Popullit përveç kërkesave të bëra për ndjekje penale të shkelësve të ligjit dhe ushtrimit të dhunës, kërkon ndihmën e politikës. “Autoritetet politike duhet të dalin shpesh me mesazhe të qarta që dënojnë rreptë keqtrajtimet nga policia”, - sugjeron Dobjani në raportin e tij, duke theksuar se një fakt i tillë do të ndihmonte në uljen e ushtrimit të dhunës ndaj banorëve nga këto forca. Avokati propozon edhe ndërhyrjen në ligje të caktuara për të ndaluar këtë fenomen edhe për të mbushur vakumet ligjore që lejojnë shkeljen e të drejtave të njeriut.

    1. I shoqëruar tre herë
    Një shtetas me inicialet P.Ll, është mbajtur në komisariat dhe është keqtrajtuar pa të drejtë nga forcat e policisë. Personi në fjalë ishte shoqëruar tre herë në komisariat për motivin “vjedhje makinash” dhe është mbajtur 31 orë, në kundërshtim me ligjin për “Policinë e Shtetit”. Nga analizat e bëra, pas ankimit të tij tek Avokati i Popullit, rezultoi se personi ishte keqtrajtuar me mjete të forta dhe ishte dëmtuar në këmbë. Për policët u kërkua ndjekje penale

    2. Rrahje pa shkak
    Anëtari i Shoqatës “Gay Albania” me inicialet F.H, është keqtrajtuar e rrahur nga forcat e policisë së Komisariatit numër një në Tiranë. Pas ankesës së tij në institucionin e Avokatit të Popullit, u vërtetua se ndaj këtij shtetasi janë shkelur të drejtat e liritë e njeriut pasi është marrë me forcë nga fugoni i policisë e është keqtrajtuar. Ndaj forcave të policisë u kërkua ndjekje penale për veprime të kundërligjshme e shkelje të kushtetutës.

    3. Keqtrajtime në Fier
    Rrihet e goditet shtetasi V.P nga forcat e policisë së Komisariatit të Fierit. Punonjësit e policisë pasi e akuzuan për
    kryerjen e një vrasjeje që shtetasi e kundërshtoi, e rrahën edhe e keqtrajtuan duke i shkaktuar dëmtime në trup dhe shkelur të drejtat e njeriut. Po kështu, këto forca i bënë edhe kontroll të banesës. Avokati i Popullit pas shqyrtimit të çështjes kërkoi ndjekje penale.

    4. Hetim pa avokat
    Një shtetas nga Durrësi është rrahur e goditur me mjete të forta, pasi nuk ka pranuar të merret në pyetje pa prezencën e avokatit të tij. Kundërshtimet e shtetasit me inicialet R.M. bënë që forcat e policisë së Durrësit ta keqtrajtojnë dhe ta çojnë me zor për të dëshmuar pa praninë e avokatit. Për këtë ngjarje është kërkuar që ta marrë në dorë prokuroria.

    .................................................. .................................................. .............................


    ja nje nga veprat e Berishes brenda 100 diteve.... I ktheu zarbot ne rendin publik!

  5. #105
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Skandal -Regjistri hipotekor i Bulqizës, në kafenetë e Tiranës


    Një skandal i padëgjuar më parë është zbuluar dje në Tiranë. Regjistri i pasurive të Bulqizës është bërë objekt pazaresh të paskrupullta në një nga kafenetë e Tiranës. Ka qenë një qytetar nga kryeqyteti, i cili sapo ka konstatuar këtë ngjarje të rëndë, ka rrëmbyer regjistrin dhe më pas e ka dorëzuar atë në Kryeministri, pranë zyrës antikorrupsion. Ndërkohë, ai ka shprehur dje publikisht gatishmërinë për të dëshmuar në prokurori rreth këtij skandali të përmasave vërtet tronditëse.

    Kjo për faktin se regjistri i pasurive të paluajtshme të Bulqizës ka përfunduar në një kafene të Tiranës, pranë kinema "Partizani", duke u bërë kështu objekti i një afere të pastër korruptive. Ngjarja e pazakontë është evidentuar nga një qytetar i Tiranës, i cili ka rastisur në tryezën ngjitur dhe më pas ka ndërmarrë gjestin kurajoz të rrëmbimit të regjistrit hipotekor të Bulqizës nga tavolina ku bëhej pazari i regjistrimit të një prone dhe e ka dorëzuar atë në Kryeministri. Këtë skandal e ka pohuar dje për mediat juristi i kësaj zyre. Sipas tij, personi që po kryente këtë skandal është një punonjës i hipotekës së Bulqizës, në të cilin po kryhej një falsifikim në regjistrin e fshatit Ostren i Madh të Bulqizës.

    Regjistri zyrtar i është dorëzuar me një procesverbal koordinatorit të zyrës qendrore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme në Tiranë dhe çështja i ka kaluar drejtësisë. Ky është një dokument që do të administrohet sipas të gjitha atributeve ligjore në organet kompetente të drejtësisë shqiptare. Ndërsa ruhet anonimati i qytetarit denoncues, ky i fundit është shprehur i gatshëm për të dëshmuar në organet e drejtësisë. Mbi 1000 raste të abuzimeve janë denoncuar deri tani nga qytetarë të ndryshëm në linjat pa pagesë të qeverisë, 08000808 dhe 08000909.

    ----------------------------------------------------

    Shqiptaret, te cilet mezi kane pritur, qe nga kryeministria te largohet padrinoja e mafies Don Fotjadh Qorri dhe ne vend te tij te vije nje njeri si Berisha, bejne edhe te tilla heroizma.
    Shqiptareve te ndershem po ju kthehet besimi tek shteti ligjor.

    Moisu atij qytetarit, qe beri kete heroizem pa precedenc, duhet ti jap medaljen e trimerise.

  6. #106
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Vetem nji reagim i tille qytetar mundet me e shpetue Shqipnine. I mrekullueshem ky rast.

  7. #107
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Mendoj se Qeveria Berisha nuk kam asnje dyshim se do jete shume me mire se qeveria e meparshme Nano [madje asnje se krahason] e me e mire se cdo qeveri qe mund te bejne keta socialist qe jane sote, qe dihen do ndahen karriket per barkemedhenjte e xhepmedhenjte e saj.

    Po Qeveria Berisha nuk duhet ta mat veten me PSne, po me sfinden e kohes, me kerkesat e nevojat e elektoratit qe e votoi e me gjere, dhe te krijoj fuqi e qendrueshmeri per veten e te mos jete e varur faktoret e tjere po te jete vet ajo zoterusia e fatit te saj.

    Shume qeveri ne bote ne kete menyre, nuk jane te varura fare nga opozita, madje edhe opozita shume me te forta nuk i bejne dote as edhe nje gje.

    Per kete mendoj se duhet te zgjeroj bazen e angazhimit te PD e deputetet e saj.Ne disa vende gjithe ministrat jane vetem deputet, se nuk ve dote nje qe nuk ka mandat e svoton dote per veten ne parlament, e ne kete parlament ku cdo vote llogaritet.
    Mendoj se ideja e qeverise se vogel eshte e mire, e eshte ne gjithe boten, po kjo nuk ka lidhje me numrin e ministrive.Mund te kesh dhe 25 ministri te vogla se sa 14 super te medha, e shpenzimet jane te njejta, po angazhimi i deputeteve qe kane vote ne parlament eshte me i madh.
    I atyre 55 deputeteve te PD qe fituan kunder mafjes ne 3 korrik.Mendoj se PD duhet te kete 20 ministra nga keta deputete,edhe le te jene ministri me te vogla, e se do ti angazhosh keta e do shtyne punen e do afirmojne e bejne dhe lojen e tyre si politikan.Plus komisionet parlamentare plus te tjerat angazhimi do jete maksimal dhe puna.
    Kjo skema e tanishme 10 ministra te PD ku nje nuk eshte deputet pra 9 plus 4 te aleateve e ben qeverine shume te dobet.
    Shikohet dhe nga angazhimi disa ministra i she gjithnje qe bejne politike e drejtojne perdite, e ca i shikon e degjon nje here ne muaj e me pak.Po per nje parti kur eshte ne qeveri eshte shanc e avantazh i madh e deri tani PD nuk po e shfrytezon ne kuptimin pozitiv te saj.
    Une nuk jam kundra ministrave te rinj, po do qe mire qe te viheshin ata qe kane vite e japin ne PD e keta te rinjte te rinin pak ne grupin parlamentar te benin pak kursin e politikes e te luftonin e te mesoheshin pak e kur te ishin gati te mirnin keto poste.
    Them per disa se psh Basha eshte i ri po eshte shume aktiv e protagonist [pavaresisht preferencave po them angazhimi politik]




    Dobesia tjeter e Qeverise eshte ne media e komunikimi me publikun.
    Qeveria duhet te kete nje ministri informacioni a zyre informacioni ne kuptimin e struktures e institucionit qe te informoj publikun perdite.
    Dihet qe media eshte shumica e majte.
    Po kjo media e majte qe dhe para 3 korrikut po PD qe shume aktive perdit me deklarata e levizje.
    Sot shikoj perdite ne media informacione te manipuluara, te genjeshtra apo te keqthena me qellim per te goditur qeverine e asnje nga qeveria nuk del ti pergenjeshtroj ose thjeshte te informoj e thote te verteten ose variantin e qeverise e pse ajo mori kete hape.
    Nuk them ta bej si Igli Toska qe dilte perdite zedhenesi pergenjeshtronte e genjente ---po ne formen e nje zendhenesi te qeverise e te cdo ministrie te informonin perdite me nje koference te regullt dhe plus ti jepnin cdo medie informacionin real ose qendrimen e qeverise per nje gje qe ajo ngrin e qe shume here duken jane te keqthena e manipuluara.

    Se shikoj shume here ca ceshtje pa baze fare, ngrihen nga opozita e fryhen nga media me dite te tera ne shtyp e nuk ka nje reagim a perpjekje qofte per informim qofte qe qeveria te jap versionin e saj te qytetaret.



    Qeveria ka nevoj per permiresim ne keto te dyja qe shrova mesiper.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 25-02-2006 më 12:29

  8. #108
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Ministri i Shendetesise qe s'eshte deputet nuk duhet te jete minister dhe pike se nuk ka vote nje per qeverine ne parlament dhe dy nuk meriton te jet minister nje qe nuk fiton dote te mari mandatin ose perfaqesuesin e popullit ne nje zone.

    Nuk e di PD ka nje mjek tjeter deputet ne parlamet,ose shume vende ministri i shendetesis s'eshte mjek se eshte me teper organizim e mjekesia eshte per popullin e keshtu dhe nje perfaqesus i tij mund ta bej shume mire duke mare dhe keshillat e mjekeve me me pervoje ne vend, te cilet ky Minister nga qe eshte mjek vete ka 6 muaj jo vetem si perfill po dhe per inate personale i sulmon.

    Madje per te fituar besimin e Berishes, nga i cili eshte i varur vetem e as nga PD apo populli, ka disa kohe qe ka hapur nje fushat te stilit komunist te tregoj se po lufton korrupsionin ne mjeksi.

    Korrupsioni ne mjeksi do jete sa mjeku qe ne gjithe bote eshte njeri me i paguar, e jo se se meriton per punen numur nje per ne qe ben, eshte nga me te paguarit me keq ne shtet. E infermieret e me radhe gjithe personeli ne spitale.

    Ministria e Shendetesise eshte e varur nga Ministria e Finacave, po finacat mblodhen taksat te paguhet sherbimi mjekesor, nga shteti, e keto para nuk vene ne xhepat e servileve te partive, atehere shteti do paguaj qe nga mjeku e deri te infermieri e roja pagen me te mire per secilin se mjekesia eshte numri nje per njerezit.


    Keshtu ky minister, o te kapi punen nga thelbi, e te jete i sinqerte, ose po vazhdoi me kete menyre, sa per ti bere qejfin Sales, nga i cili eshte vetem i varur, as nga populli e vota, jo vetem ska per te bere gje po do krijoj nje klime shume te keqe ne shendetesi nga ku nje pjese e madhe e votuseve te PD vine, e besuan para 3 korrikut se PD do ndryshonte gjerat per mire.
    Po ky minister sdo tja dij per votusit, se nuk ka lidhje me ta e nuk jane ata qe e mbajne ne ate poste, ai ka gjetur vetem servilizmin e dukjen qe punon ne sy te Berishes e pak i intereson ajo qe ben ai eshte ndryshim real apo thjesht fasad qe nuk do kete efekt fare ne popull e elektorat.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 25-02-2006 më 12:48

  9. #109

    Jo Telendisje, Por Qeverisje

    Tema Online, E Shtune, Mars 18, 2006
    EDITORIAL

    Qeverisja publike dhe telendisja publike
    Mero Baze

    Kryeministri Sali Berisha i kërkoi dy ditë më parë, publikisht, një
    anëtari të kabinetit, Lulzim Bashës, të çojë në prokurori paraardhësin e
    tij Spartak Poçi, për shkak të neglizhimit që ky i fundit i ka bërë një
    raporti të Auditimit të Brendshëm, i cili konstaton shkelje në atë
    dikaster. Investimi i kryeministrit në një direktivë publike për një
    anëtar të kabinetit duket se rrezaton mosfunksionimin normal të frymës së
    qeverisjes. Ka dy arsye përse kryeministri duhet të investohet publikisht
    për një porosi, që mund ta jepte me telefon; ose çështja është shumë e
    rëndësishme, ose ministri është duke mos e kuptuar detyrën e tij.
    Së pari, rëndësia e çështjes. Abuzimi financiar në qeverinë e kaluar ka
    qenë një praktikë dhe shumica e atyre që quhen letra, rregulloheshin pasi
    përfundonin punët. Spartak Poçi mbetet një nga ministrat, i cili ka
    prokuruar më shumë para se shumica e kabinetit dhe kandidati më i mundshëm
    për t’u hetuar rreth abuzimeve. Por dosja që ka në dorë zoti Berisha nga
    Auditimi i Brendshëm nuk është as më e madhja e tij, as më pikantja e
    qeverisë së kaluar, për të cilën mund të investohet kryeministri i sotëm.

    Pra rëndësia e çështjes nuk është një argument për t’u investuar
    kryeministri në këtë rast. Kryeministri është mirë të flasë i fundit për
    këtë çështje, kur të ketë një bilanc dhe një panoramë reale të fakteve për
    korrupsion. Ai nuk mund ta përdorë autoritetin e tij për të detyruar
    publikisht një ministër të vihet në punë për të luftuar korrupsionin. Nuk
    është një punë që bëhet me zor. Do vullnet, aftësi dhe përkushtim politik
    për zotimin që ke marrë ndaj shqiptarëve.

    Arsyeja e dytë duket më bindëse. Për muaj të tërë, Berisha ka kërkuar prej
    ministrave të tij të përgatisin dosjet e abuzimeve në dikasteret që gjejnë
    dhe t’i paraqesin ato në prokurori. Në fakt, me disa përjashtime të
    rralla, ministrat nuk e kanë bërë këtë. Deri tani zyrtarët e rinj të
    emëruar që kanë hapur letrat me seriozitet, mbeten Arqile Goreja, që ka
    çuar para drejtësisë Liza Hoxhën; Jemin Gjana, që ka çuar projektin 2KR
    dhe, ndoshta, Drejtori i ri i Telekomit. Të tjerët, ose kanë bërë
    propagandë me këtë çështje, ose nuk dinë si të zbulojnë abuzimet, ose nuk
    kanë dëshirë të hetojnë për to. Investimi i kryeministrit në këtë çështje
    e forcon shumë problemin e abuzimeve dhe i jep asaj ngjyrat e një
    direktive politike. Është shumë e besueshme kur ministrat pa bërë zë dhe
    bujë, marrin dosjet, i çojnë në prokurori dhe pastaj mund të sqarojnë
    shtypin për to dhe, më pak e besueshme, kur shikon Berishën para 14
    ministrave, që i urdhëron të çojnë në prokurori këtë apo atë paraardhës.

    Skena e tij me rastin Poçi, tregon se ministri Basha nuk është duke u
    marrë me atë që për Berishën është kalë beteje, hetimi dhe nxjerrja para
    përgjegjësisë e ministrave që kanë qenë aktorë kryesorë të korrupsionit. I
    vetmi denoncim i tij, me sa më kujtohet mua, është një kat pa leje sipër
    Ministrisë, por tani dhe ajo godinë nuk është më e Ministrisë së tij. Të
    tjera nuk kemi dëgjuar dhe shpresoj që do të vonojmë të dëgjojmë, derisa
    këshilltarët dhe ekipi i ngushtë i Lulzim Bashës, kanë idhuj dhe “mentor”
    ekipin e ngushtë të paraardhësit Poçi. Unë nuk dua ta penalizoj apriori
    zotin Poçi, por kam frikë se ai është tashmë më i mbrojtur se disa ditë më
    parë, pasi ende pa u bërë objekt i prokurorisë, ai është bërë objekt i
    investimit të kryeministrit Sali Berisha. Në këtë pikë, Berisha nuk ka
    probleme vetëm me Bashën, Mustafajn, Leskajn apo Bumçin, por me
    kapilaritetin e këtij problemi, me angazhimin real që duhet të ketë
    administrata e re për të konstatuar abuzimet e administratës së kaluar.

    Beteja me Prokurorinë dhe Kryeprokurorin do të ishte shumë e lehtë, sikur
    ministrat e rinj të na kishin servirur tani dosje të forta dhe bindëse për
    abuzime dhe, pasi t’i çonin ato në prokurori, të na i binin edhe neve në
    gazeta. Beteja me prokurorinë pastaj nuk mbetej tek votimi i hapur apo i
    fshehtë, por bëhej çështje e opinionit publik. Por deri tani çështje e
    opinionit publik vazhdojnë të jenë akuza dhe pretenca nga kryeministri nga
    njëra anë, hutim e heshtje nga ministrat, si dhe raste sporadike nga
    administrata e nivelit të dytë, e cila në disa raste është më e aftë se
    ministrat.

    Dhe për ta ruajtur deri në fund shpresën se kjo qeveri do të kryejë
    misionin e saj, është mirë që të mos hyjë i vetëm në betejë kryeministri,
    dhe t’i detyrojë publikisht ministrat ta ndjekin atë. Është mirë që
    publikisht ne të dëgjojmë rezultate dhe jo detyrat e shtëpisë që jep
    kryeministri për ministrat, apo avokatinë që ai u bën gafave të tyre.
    Ndryshe do ta kemi të vështirë të ndajmë qeverisjen transparente para
    publikut nga telendisja publike

  10. #110
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Përse socialistët nuk po bëjnë opozitë konstruktive?

    Luan MYFTIU

    Që njeriu të prodhojë vlera, lipset të ketë vetë të tilla. Që një forcë politike t'i shërbejë përparimit të vendit, duhet të zhvishet nga egoizmat e sëmura partiake dhe deliri, se gjoja për pushtet është e pazëvendësueshme. Ata që kanë bindur veten se kanë lindur vetëm për të sunduar, e kanë të vështirë në mos të pamundur, të jenë konstruktivë.

    Meskiniteti dhe mediokriteti bien shpejt në dashuri me veten ndaj nuk shohin përtej hundës së tyre. Nuk e kupton dot harbuti se qëllimi i lartë arrihet më mirë e më shpejt me gjeste fisnike. PS-ja është trashëgimtare e atyre xhahilëve që sunduan pa kundërshtarë që nuk ndienin përgjegjësi përpara popullit që vetë shkruanin e vetë vulosnin dhe që kush nuk bindej e dënonin madje si armik. Nuk mundet dot PS-ja të çmojë veten si të barabartë përpara sovranit me forcat e tjera politike qofshin këto edhe më të mëdha për nga numri i votuesve të tyre në zgjedhje. Prandaj ajo (PS-ja) nuk e njeh rezultatin e votimeve sa herë që humbet nuk pranon të bëhen zgjedhje të lira e të ndershme, nuk do një kod zgjedhor demokratik dhe sillet në opozitë sikur është fituese, maxhorancë, dmth., sikur nuk është ndëshkuar nga elektorati shqiptar. Të mësuar të vijnë në pushtet me dhunë apo me votë të vjedhur, socialistët nuk lodhen për të ndërtuar alternativa të reja bindëse nuk hyjnë me kulturë në garën elektorale, nuk shohin asgjë të mirë në përpjekjet e kundërshtarit politik, të cilin vetëm e akuzojnë, sepse e shohin si armik. Tani që doli sheshit se shumë liderë të PS-së janë përzier keq në punë të pista dhe janë pasuruar me tepri në rrugë korruptive krahas frikës u ka hyrë vetja aq shumë në qejf, sa nuk mund të pranojnë të bashkëpunojnë me ata që i çmojnë si të paaftë pse nuk dinë të vjedhin. Nuk e duan pushtetin hajdutët për t'i shërbyer Shqipërisë, por për të shtuar privilegjet e veta, për të krijuar edhe më shumë hapësira të vjedhin përsëri dhe për të mbrojtur me bajoneta ato që kanë grabitur. Duke pasur këto synime të ulta ata s'mund të mendojnë veçse si të pengojnë reformat që kërkojnë rrafshimin e piramidës së korrupsionit, shembjen e sistemit të hajdutërisë së organizuar, garantimin e pavarësisë së institucioneve që këta bimbashë i futën nën thonjtë e tyre për t'i bërë avokatë të zullumeve të veta. Si ithtarë të mentalitetit të dhunës, socialistët e korruptuar janë konfliktualë. Humbja e pushtetit për ta është fundi i botës, apokalipsi. Ndaj kur dalin në opozitë ata nuk reflektojnë për gabimet nuk pendohen për mëkatët nuk priren të ndihmojnë për mirëqenien e popullit, qoftë edhe duke kritikuar ashpër, por sinqerisht ata që kanë marrë mandatin të qeverisin. Ata nuk e kuptojnë dot se sa shumë lartësohen sikur seriozisht të ndihmojnë (edhe me vërejtje e sugjerime) kryerjen e reformave me të cilat mazhoranca synon plotësimin e kushteve për futjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Si hajdutë ata kanë frikë nga një ndëshkim i mundshëm. Ata nuk po gjejnë dot forca të ngrihen, mbi veten, të pranojnë haptas se kanë bërë mëkate të pafalshme kur ishin në pushtet, se sot janë penduar dhe pranojnë burrërisht të përballen me drejtësinë për zullumet e tyre, se e kanë mallkuar veten për makutërinë që treguan dhe se po të vijnë në krye të shtetit nuk do të jenë kurrë më me ato mend që patën kur qeverisën, duke vjedhur si ai ujku në vathë pasurinë kombëtare. Përkundrazi! Socialistët, të bindur verbërisht në zotësinë dhe pagabueshmërinë e tyre cinikë e finokë në qëndrimin ndaj elektoratit të papërgjegjshëm para interesave madhore kombëtare, vazhdojnë të kërkojnë fajtorë jashtë vetes, për gabimet dhe mëkatet e tyre të shpikin armiq të brendshëm e të jashtëm, për të justifikuar turpet dhe dështimet e tyre skandaloze të akuzojnë madje edhe miqtë e Shqipërisë kur këta me delikatese e gjuhë diplomatike bëjnë vërejtje për fenomenet negative që konstatojnë gjatë kryerjes në vijimëri të reformave në Shqipëri. Mazhoranca aktuale i vë re këto i njeh shkaqet e thella të këtij qëndrimi destruktiv të opozitës, megjithatë nuk lodhet së thirruri që edhe ajo të bashkohet në procesin historik të realizimit të reformave demokratizuese, sidomos në atë të konsolidimit të shtetit ligjor. Nuk fërkon duart mazhoranca e djathtë tek sheh që socialistët po çoroditen krejt dhe mbajnë qëndrime, për të cilat i dënon dhe do t'i dënojë edhe më keq edhe elektorati i majtë. Ky altruizëm politik apo ky lloj misioni fisnik si koalicion i këtyre forcave u buron nga programi i tyre human e demokratik nga betimi për ta shpurë Shqipërinë sa më parë në Europë u buron edhe nga përkushtimi si shërbestarë, ndaj atyre që kanë mbështetur gjithë shpresat te programi shpëtimtar i ndryshimit të madh. E djathta niset nga parimi praktik e human se ç'fiton dhe ç'humbet Shqipëria nga qëndrimet e politikës, sa përparon vendi nga gara e alternativave të forcave të ndryshme politike, sa i afrohet atdheu ynë botës perëndimore, duke bashkuar gjithë faktorët aktivë për kryerjen me sukses të reformave në të gjitha fushat. Prandaj mazhoranca e re po fiton besimin e simpatinë dhe po garanton çdo ditë e më shumë mbështetjen e aleatëve të mëdhenj të vendit tonë, siç janë psh. SHBA-të. Pasi u lodh më kot së akuzuari pa shkak kolicionin e djathtë, tani opozita kërkon të ndryshojë taktikë, duke u shtirur sikur është e gatshme të bashkëpunojë për reformat, por të gjorën u penguaka vetë mazhoranca. Ndërkohë bllokon punën e komisioneve. Kjo sjellje e re asaj po ia vështirëson edhe reformimin brenda vetes, sepse qëllimet e mira nuk arrihen kurrë me rrugë të shtrembëra.

    RD

Faqja 11 prej 11 FillimFillim ... 91011

Tema të Ngjashme

  1. Alfred Uçi tregon
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-12-2010, 08:55
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Berisha të ikë, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  4. Berisha bën publike ndryshimet në kabinetin e tij qeverisës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 27-04-2007, 16:53
  5. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-02-2006, 15:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •