Close
Faqja 10 prej 11 FillimFillim ... 891011 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 110
  1. #91
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Qeveria e Berishes javen tjeter hap tenderin nderkombetar per pjesen Milot-Rreshen te autostrades Durres- Morine.

    Fondet per kete rruge do i sigurojne : Tatimoret, Doganat dhe Banka Boterore.

    80 milion dollaret qe Shqiptaret paguan 6 vjetet e shkuara nepermjet takses "Majko" per kete rruge, ndodhen ne kontot e Nanos, Majkos, Metes, Males, Angjelit, Finos, Pocit dhe Rames.

    Berisha ky i pafte per te vjedhur, do te ndertoj nje autostrade me 4 korsi ne mes te maleve me nje kosto 2 milion dollare per kilometer.


    I afti hajdut Dervish Bojaxhiu, ka inaguruar sot tek "Kodra Priftit" shtrimin me asfalt te rruicave egsistuese me nje siperfaqeje sa 1 km autostrade, po per 2 milion dollare.

  2. #92
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Ja portreti i 100 diteve

    Doktori, sikur Enveri!



    –nga Ilir Kulla

    Eshte fjala per doktor Berishen, kryeministrin e ketij vendi, te parin e Shqiperise, te parin e bajrakut, te vetmin dhe te vetmin pasues te denje te rahmetliut Enver Hoxha. Doktori eshte tamam sikur dikur komandant Enveri. Eshte vete i pare, flet e vendos vete per ekonomine e tregut me bindje te konsoliduar si dikur Enver per naften dhe gazin. Eshte i papare, drejton vete mbledhjet e qeverise me ze te larte sikur te jete ne shesh pa laps e leter, pa lexuar e u konsultuar sikur njehere e nje vakt Enveri ne Kongreset e Partise.

    Eshte gjykates e prokuror, madje me i mire se te gjithe ata qe paguhen per kete pune, i heq e i ve sic ja thote mendja qe nga Prokurori i Pergjithshem, tek Kryetari i Gjykates se Larte, ai i Apelit e deri tek te gjithe anetaret e KLD-se, te gjithe jane te korruptuar, per te gjithe ka bere dosje, sikur Enveri qe kur duhej i kishte te gatshem armiqte per tu shpallur. Eshte i majte aq sa dhe i djathte, kur duhet eshte perfaqsuesi i pronareve te medhenj, por njeheresh eshte idhulli i atyre qe i kane zaptuar dhe shkaterruar pronat ketyre pronareve, te desaparesidosve, te shperngulurve ane e paane tashme qytetare te Tiranes te paregjistruar, te papaguar ujin, dritat, tokat, shtepite, por me nje fjale te vetme, adhurojme Berishen. Ashtu edhe Enver Hoxha ne fillim nuk la pronar te madh ne kembe, e pastaj nuk la madje as kopesht privat me pula e lepuj ne kembe, e rendesishme ishte qe ata ta adhuronin.

    Eshte vete komisar e komandant, percon orientime e direktiva e jep urdhra per tu zbatuar nga Shefi i Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise, nga Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Policise Ndertimore, Policise Pyjore, Policise Tatimore, Policise Bashkiake, e madje Policise Ndeshkimore sic ne te vertete do ta donte ta kishte ai Sherbimin Informativ Shteteror. Eshte madje edhe teolog per vete dy besime e kater komunitete fetare e shume bashkesi te tjera religjoze, i orienton dhe i thote se cfare pret nga to, sesi ato do te duhej ta ushtronin aktivitetin e tyre, natyrisht ne pershtatshmeri me politiken e vet partiake. Eshte manjat mediash si Berluskoni, por jo me parate e veta me parate e te tjereve, se vete thote se eshte i ndershem me dy dhoma e nje guzhine, tamam si dikur Enveri. Eshte i plotesuar, poliglot, filozof, politikan, gjeneral, ekonomist, diplomat, mjek e ambientalist, me pak fjale eshte i kompletuar, lum ne qe e kemi e te na rroje sa malet, tamam si dikur Enveri.




    Gazeta Shqiptare

  3. #93
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    E Enjte, 16 Shkurt 2006


    PADISNI ZYRTARET E KORRUPTUAR!

    Cdo zyrtar qe kerkon ryshfet apo ben korrupsion mund te paditet duke ruajtur anonimatin

    Qytetaret shqiptare kane tashme te drejten legjitime dhe anonime njekohesisht te ndalojne korrupsionin tek zyrtaret e larte. Qysh prej dites se djeshme, kryeministri Berisha ka vene ne dispozicion dy numra falas per publikun, te cilet mund te denoncojne cdo zyrtar te nivelit qendror apo lokal qe kerkon ryshfet, qe behet pjese e korrupsionit, qe vendos ne poste apo detyra te tjera shteterore njerez te tij apo qe nuk jane ne perputhje me ligjin, etj. Pra per gjithcka mendon qytetari per zyrtarin e shtetit, kur ka ankesa mund te beje nje telefon falas ne numrat qe qeveria ka vendosur ne dispozicion. Ruhet fshehtesia e atij qe denoncon, kur ai nuk do qe te jete pjese publike e denoncimit. Nese qytetari e ben me emer denoncimin per zyrtarin eshte edhe me mire, pasi ka mundesi ballafaqimi. Por ajo cka donte t'iu thoshte kryeministri zyrtareve te shtetit, te cilet nuk jane vetem ato qe kane varesi nga ekzekutivi, por per gjithe piramiden e shtetit, edhe per Presidencen, per Kryeministrine, per Prokurorine, gjykatat, etj., ishte mesazhi i qarte se zyrtaret duhet te mbledhin mendjen qe ose te zbatojne ligjin, ose do te perballen me akuzat ne banken e drejtesise dhe me penalizime te tjera ligjore. Natyrisht qe kjo nisme nuk ka se si t'i jape frytet e saj menjehere, pasi kerkon seleksionim te te dhenave qe vijne per t'i verifikuar ne drejtim te atyre kundrejt te cileve behet denoncimi qytetar. Nuk perjashtohet qe mund te kete edhe akuza apo denoncime false, por gjithsesi kjo menyre e vendosur dje nga kryeministri eshte shenje e transparences qe ai kerkon te fuse ne administrimin e pushtetit. Kjo metode nuk perjashton dhe as nuk asfikson segmentet e tjera shteterore qe te bejne punen e tyre ne luften kunder korrupsionit dhe kontrabandes apo fenomeneve te tjera joligjore. Perkundrazi, iu pasuron gamen e fakteve. Me kete nisme, kryeministri mbyll nje kapitull te pare te premtimit te tij elektoral per "qeveri me duar te pastra". Kjo eshte njera ane e medaljes ne luften ndaj ketij fenomeni. Kapitulli i dyte mbetet me analizen e sakte per cdo minister pas mbarimit te 6-mujorit te ketij viti ne te cilin sapo kemi hyre dhe nese eshte e nevojshme te beje operacione ne qeveri, duke ndryshuar ata ministra qe nuk japin maksimumin e asaj qe kerkon qeverisja.

    Vendimi i djeshem eshte nje mase qe ndikon ne uljen e fenomenit te korrupsionit qe ishte ngritur ne sistem ne kohen e ish-kryeministrit Nano. Nese ne vitet nanoiste korrupsioni ishte kthyer ne sistem dhe flitej si nje gje normale, madje arrihej deri aty ku me shaka zyrtaret pyesnin njeri-tjetrin "C'kemi o i korruptuar?", tashme duket se cdo zyrtar ka nevoje t'i therrase mendjes se nuk mund te livadhise ne mes te dites me cante ne dore apo te kerkoje hapur ryshfet per te kryer nje pune qe me ligj e ka per detyre. Natyrisht qe nuk mund te thuhet se gjithcka sot e me pas do te jete fjolle dhe se u zhduk korrupsioni. Masa e djeshme eshte pjese e krejt frontit antikorrupsion qe ka ndertuar kryeministri Berisha. Dhe ne kete pike ai nuk fal dhe nuk ka pse te oleroje, pasi humb kuotat e tij politike, te cilat jane ne maksimum kur flitet per korrektesine individuale. E djeshmja e asaj qe dikush me shaka ne hotel "Sheraton" tha se erdhi koha te "PADISNI!" mund te perkthehet si nje kerkese per ringjallje te ndjenjes qytetare ose sic quhet te opionit publik. Duhet pranuar se opinioni publik ka qene pothuajse i ndrydhur pasi verente qe kryeministri (zoti Nano) vidhte hapur, qe shperblente vetveten me pese paga mujore, qe merrte avion carter per familjen e tij, qe shperdoronte gjithcka, etj., dhe keshtu vazhdonte poshte tij piramida ekzekutive. Qytetari nuk kishte besim te denonconte apo te ngrihej kunder sistemit te korrupsionit, ndaj heshtte dhe nuk bezante. Te pakten tashme ka nje besim tjeter. Denoncon dhe shikon qe sistemi korruptiv po rrezohet, ndonese nuk mund te mendohet qe korrupsioni u zhduk se erdhi Berisha ne krye te qeverise. Korrupsioni eshte fenomen mbareboteror, por rendesi ka vendosmeria e kreut te ekzekutivit per ta luftuar. Dhe nje ndihme jo te vogel do te japin qytetaret me denoncimet e tyre, te cilat me pas verifikohen nga segmente shteterore te specializuara.


    Copyright © KOHA JONE - E perditshme e pavarur


    Përgjysmohet kostoja e regjistrimit të biznesit të huaj


    Bizneset, tani rregjistrim nga 42 ditë në 8 ditë


    Këshilli i Ministrave vendosi dje shkurtimin e afatit të regjistrimit të bizneseve, nga 42 në 8 ditë. Kryeministri Berisha vlerësoi në mbledhjen e djeshme të qeverisë rëndësinë e miratimit të projektligjit për ndryshimin në regjistrin tregtar dhe formalitetet që duhen respektuar nga shoqëritë tregtare.

    "Është i një rëndësie të veçantë projektligji për ndryshimin në regjistrin tregtar dhe formalitetet që duhen respektuar nga shoqëritë tregtare, projektligj që është iniciuar nga Task Force - Grupi i Ministrisë së Drejtësisë, Task Force për lehtësimin, përmirësimin e klimës së biznesit dhe heqjen e pengesave në këtë fushë", tha Berisha. Kryeministri u shpreh se mbi bazën e këtij projektligji do të shkurtohet koha e nevojshme për të regjistruar një biznes, nga 42 ditë në 8 ditë. Kreu i ekzekutivit konfirmoi gjithashtu urdhrin e nxjerrë nga Ministria e Drejtësisë, për të përgjysmuar koston e regjistrimit të biznesit të huaj, i cili ka qenë i diskriminuar me ligjin e mëparshëm, me dyfishin e çmimit në krahasim me biznesin shqiptar.

    "Projektligji parashikon decentralizimin e regjistrit tregtar, çka do të thotë se në datën 1 qershor e tutje, bizneset do të regjistrohen në Gjykakat e Faktit të të gjitha qarqeve të vendit", tha Berisha. Kryeministri pohoi gjithashtu se periudha deri në 1 qershor do të jetë periudha e dixhitalizimit të regjistrit ekzistues tregtar, i cili ndodhet pranë Gjykatës së Faktit Tiranë.

    H.RAMA

    rilindja demokratike
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #94
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    GSH

    --

    PERIFERI


    SOT MIJERA TE NDERSHEM
    VAZHDOJNE TE JENE ME KOKE ULUR





    -----------------------------------------

    Nga ALBA MALLTEZI
    albamalltezi@hotmail.com

    Do të duhej një mekanik vullnetmirë dhe një kaçavidë magjike për çmontimin pjesë për pjesë e me durim të korrupsionit në Shqipëri, të atij korrupsioni që flet për vjedhje prej miliona eurosh në vendin më të varfër të Europës. Eshtë kjo e keqe e madhe që është shprehur të luftohet në vullnetin e qeverisë aktuale, por vullneti nuk mjafton nëse kjo kaçavidë dhe mekaniku, pra mjetet e duhura dhe njerëzit për ta bërë këtë, nuk gjenden. Korrupsioni nuk është një sëmundje që kap vetëm një ngjyrë partiake, - mos t’i besojmë këto përralla, - por është e vërtetë që në tetë vjet pushtet socialistët e kishin si shqetësimin më të fundit dhe ja ku jemi: Vetëm në një operacion finaciar, ish-drejtoresha e Postave Shqiptare akuzohet të ketë përvetësuar mbi 3 milionë euro dhe shpresoj që e gjithë kjo akuzë të mos katandiset në: “na falni ishin vetëm 300 euro..”, apo me shkarkimin nga puna të ndokujt. Ajo që është arritur në gjithë këto vite në Shqipëri është akumulimi i një padrejtësie gjigande që nga njerëzit e thjshtë e deri në maja: ku tregtari i vogël i një dyqani ushqimor paguan taksat dhe sheh që konkurrenti i tij përballë nuk i paguan se korrupton tatimorët dhe shet më shumë, sepse i mban çmimet më të ulëta; ku mjeku i ndershëm që nuk merr para sheh kolegun që vjen në punë me një superbenc (sigurisht pa klinikë private), sepse ka zhvatur mirë nga tenderat për rikonstruksionin e ambjenteve të spitalit; ku gazetari që lodhet nga mëngjesi në mbrëmje për të gjetur dhe verifikuar lajmet dhe kolegu i tij që korruptohet duke nxjerrë lajme për intersa të caktuara e që ndërkohë ka në hipotekën e tij pallate e makina luksoze; ku polici i ndershëm që rri tërë ditën në mes të rrugës dhe rreziqeve sheh kolegun e tij të ndërtojë vilën, ndërsa ai, polici i ndershëm duhet të presë në fund të orëve të punës një makinë që me autostop ta dërgojë në shtëpinë e tij të varfër në periferi të Tiranës e madje të konsiderohet si “jo i shkathët”. Dhe janë pa fund shembujt që mund të sjellim nga çdo grimcë e shoqërisë shqiptare, ku të varfërit veç kostos ekonomike që paguajnë duke qenë të ndershëm, duhet të përballojnë dhe kosto të pariparueshme psikologjike teksa shohin të ecë përpara e të krijojë mirëqënie pa u shqetësuar vetëm i korruptuari dhe i ndershmi ecën me kokë ulur, i mbytur nga hallet e pafundme.

  5. #95
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Po nuk mblodhi taksat qe te paguaj njerezit Berisha, ta qaj se do ta luftoj korrupsionin.

    E sidomos nga ato biznese qe kane 15 vjet qe nuk paguajn taksa, ose paguajn nje pjese, e fitimet i ndajne me politikanin ne post.

    Zogu mori borxh, se nuk kishte asnje kacidhe, para, e pagoi qe diten e pare ata qe mori ne pune ne administrat aq sa meritonin, e funksionoi cdo gje ne zinxhir, u mblodhen taksat, me ate ekonomi qe qe, e shleu gjithe borxhet qe mori.

    Problem ne shqiperi duhet te ndryshoj politika se si funksjonon.

    Qe ne opozite te gjithe u ven pas partive qe kur te vine ne pushtet te zene nje pozicjon e te fusin paret e shtetit ne xhepin e tyre.

    Shtet pa pare e pa taksa nuk ben dote.

    E partite te ndryshojne menyren sesi funksionojne, e mardheniet e tyre me biznesin e grupet e interesit, e cdo gje te jete legale.

    Perendimi amerika e kanadaja kane gjithe ato regulla per keto sesi funksionojne partite mardheniet e tyre me antaret me biznesin e grupet e interesit e si e shmangin korrupsionin.

    E te pyesi ata , nje ekspert te nje partie analoge ne keto vende ose ka organizata qe japin asistenc vetem per kete.

    Se te ne nuk eshte fjala kemi korrupsion nje rast a nje skandal,po eshte ne sistem, ka kapur shtetin e partite e gjithe politiken, po menyre e funksionimit te politikes ka shkaterura shtetin, e ka lene pa pare , e shteti eshte zero.

    Berisha te kete kurajo te ndryshoj kete.

    Se ne fund te gjithe te ai do vene,

    Sic i kerkuan me pare atij gjithe paret qe kishin vjedhur Sudia a Xhaferi.

    Masat qe mund te marr jane shume, e korrupsioni luftohet ne shume drejtime e jo vetem nga nje qe te kesh sukses.

    Po thelbi eshte ketu , qe e thashe mesiper , po nuk ndryshoi kjo nuk do ndryshohet gje.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 16-02-2006 më 11:20

  6. #96
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Ironia me e madhe ne Qeveri eshte Ministri i Shendetesise.

    Qe ben ca deklarata butaforike e ca gjera qe te duket kundra korrupsionit.

    Ai eshte Minister e dihet , kush ulet ne ate karrike, qe diten tjeter te vjen tjetri me valixhe e te jep pjesen.

    Ca i flet ai nje mjeku , qe ka punuar 25 vjet,e ka punuar e ka studiuar e ka grad e tituj shkencor, e merr gjysmen e parave qe nje punonjes i pakualifikuar merr qe diten e pare qe fillon ne Telekom.

    Ofendim cdo here qe ky mjek merr ate rroge per punen qe ben.

    Pra ti kerkosh zoti Cikul ministrit te financave qe te jape parate te paguash mjeket aq sa e meritojne nje me nje.

    NQS se ben dote kete , nuk ben dote punen e je kote aty.

    NQS se ato para i doni per vete e per gjithe pasusit e partive, ne kete komedi 15 vjecare, atehere mbylle goje e lere dhe postin e dyfytyresine tende.

  7. #97
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Pse e kan vene ne gjume PD-ne?

    Keshtu e kishin vene ne pergjumje te thelle.. dhe ne 94-95-96-97.. derisa Zan caushet u cuan dhe brenda nates e rrafshuan vendin..se nuk gjeten kerkund mbrojtes te votes e te shtetit..

    Thone se.. zan caushet e Vlores nuk munden ta kalojne qafen e Koshovices athere sepse nje grusht djemsh demokrate te pa organizuar fare nga qendra por me ndergjegjen e tyre atdhetare.. ju dolen perballe falangave zabit -neritan-Dokle-luiz- frrok caushiste ne qafe te koshovices i u thane.. prapa kthehu dhe iken me bisht nder shale kanibalet.. por.. caushistet e tiran-durresit te llojit Tak braho bizhgo edvin.. majko stervin.. mobilizuan katundaret e zones vor- ndroqo maminso- laprako kanibale te llojit.. coban te ardhur gjat 50 viteve enverizem.. nga gerxhet e zones par operative te jugut ne rrethinat e durres tiranes.. dhe i organizuan aq bukur sa i hypen ne makina e futen ne mes nate ne tirane me ulerima Vlora vlora..dhe Tirana e but si m.ut..e trembur dit me pare nga skenat causho luiz-ore kanibalore.. kapitulloi dhe shteti ra dhe ne tirane..
    Si te kish qene kasolle me kashte..

    Po vazhdoj ky gjumi i PD-s .. sic duken bathet.. 3 korrikut po i vjen fundi..



    Pastaj do vij nje 29 Nentor i perjetshem..

  8. #98
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ambasadorja amerikane Marsi Ries : “Të zhgënjyer me qeverinë shqiptare”




    INTERVISTA/ Ambasadorja e SHBA në Shqipëri: Ligji për KKRT duhet të debatohet


    “Të zhgënjyer me qeverinë shqiptare”

    Ries: Do shohim arsyet e anullimit të Trenit Elektrik

    Ambasadorja amerikane Marsi Ries shpreh zhgënjimin e qeverisë amerikane për anullimin e kontratës të kabinetit Berisha, e cila ishte e nënshkruar me “General Electrik” nga qeveria e kreministrit shqiptare. Ndërsa dy ditë më parë Berisha bëri të ditur se një tjetër projekt do të zbatohet në hapësirën që përfshin aksin Tiranë-Durrës ku ishte parashikuar të operonte treni elektrik. “Ne ishim të zhgënjyer që ky projekt nuk u zbatua”, u shpreh Ries. Duke nënvizuar se rëndësisë e madhe që ka transparenca në hartimin dhe miratimin e ligjeve Ries theksoi si një gjë pozitive diskutimin e hapur që po i bëhet projketit për ndryshime në ligjin për radiotelevizionet. “Amendimi që i bëhet ligjit është mirë që të shoqërohet edhe me debat dhe të dëgjohen edhe opinione në media” u shpreh Ries. Gjatë intervistës së dhënë në Top Channel Ries ka dhënë përgjigje edhe për mjaft çëshjte të tjera lidhur më Prokurorinë, Zogun e zi, si dhe për programet e ndihmës të qeverisë Amerikane për Shqipërinë
    Zonja Ries si janë marrëdhëniet tuaja me qeverinë?
    “Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë me qeverinë. Ne e shohim këtë marrëdhënie si partneritet. Ne përpiqemi të dëgjojmë, kemi një marrëdhënie respekti reciprok, që është shumë e rëndësishme, një marrëdhënie mjaft e hapur dhe shkëmbejmë pikëpamjet në të gjitha nivelet”.
    A po i shihni dhe në praktikë ato që keni dëgjuar të thuhen në teori?
    “Mendoj se mund të shohim disa gjëra që kanë ndodhur. Po shohim arrestime dhe çështje ligjore që janë në procedim. Lëvizja varet nga qeveria, por varet dhe nga vullneti i njerëzve dhe nga opozita. Anëtarët e parlamentit duhet të punojnë së bashku. Jemi përsëri herët për të folur për matje të rezultateve”.
    A do ta përçonte ndryshimin zëvendësimi i Prokurorit të Përgjithshëm apo do të dëmtonte shtetin ligjor?
    “Mendoj se ajo çka duhet parë është një pamje e plotë e tërë shtetit ligjor. Ky është shqetësim për të tërë. Unë nuk mund të futem specifikisht në këtë çështje, por në trajtimin e çështjeve si korrupsioni dhe krimi i organizuar duhet të jenë pjesë të ndryshme që të punojnë së bashkuar për gjithë procesin ligjor. Kjo është dicka shqiptare dhe ne duam që të funksionojë për ju”.
    A keni një perceptim personal për çështjen e “Zogut të Zi”?
    “Për këtë rast të caktuar unë mendoj se ky problem si çdo problem tjetër do të duhet të trajtohet sipas sistemit ligjor këtu. Kjo është mënyra se si duhet të trajtohet. Por një diskutim i hapur i problemit është dicka e mirë. Ky lloj diskutimi i hapur ishte i vlefshëm”.
    Por sa demokratike ju duken vendimet e marra nga qeveria që kanë ngallur një debat të fortë mediatik dhe politik?
    “Ky është një diskutim i hapur lidhur me amandamentet që i bëhen ligjit dhe është një debat i hapur për këtë. Do të dëgjohen oponionet e opozitës dhe medias gjithashtu, Parlamenti është një institucion demokratik, por proçesi në këtë rast është i rëndësishëm fakti që ka një diskutim është e rëndësishme”.
    A do të jetë cënim i të drejtave të medias nese nuk dëgjohen?
    “Ajo çka ne po themi është se fakti që ka shumë opionove që po dëgjohen kjo është e rëndësishme. Institucionet demokratike duhet të marrin vendimet dhe njerëzit duhet të zbatojnë këto vendime”.
    Është anulluar Treni Elektrin si një veprim me kosto të lartë, a do të ndikojë kjo në stepjen e investimeve amerikane?
    “Ne ishim të zhgënjyer që ky projekt nuk u zbatua. Ajo që ndodh, përfundimit që arrijnë bizneset për këtë gjë varet më pas. Do shohim se çfarë do të ndodhë me projektet e tjera dhe arsyet e qeverisë pse nuk e mbështeti këtë projekt. Më duhet të shoh se si do të reagojë opinioni i biznesit për këtë gjë. Gjithsesi ishte zhgënjyese”.
    A ju ka preokupuar fakti që pas moskreditimit të zonjës Harxhi vendi i ambasadorit shqiptar në SHBA është ende bosh apo ky është një problem?
    “Unë nuk mund të them shumë për këtë gjë, ne do të kemi kenaqësinë që të mirëpresimi ambasadorin shqipëtar në Amerikë kur kjo procedurë të përfundojë.”
    Është folur për një zyrë të FBI-së në Shqipëri, kur do do të bëhet?
    “Një ndër gjërat që ne jemi duke parë është që të kemi ekspertizën e FBI këtu dhe besoj se do ta kemi shumë shpejt”.
    Si e shikoni ju ekstremizmin fetar në Shqipëri?
    “E përmenda dhe më parë se toleranca fetare këtu është rëndësishme. Një gjë që shqiptarët të jenë krenarë për këtë gjë. Ekstremizimi, veçanërishtt ai i lidhur me dhunën ësgtë një gjë që ne do ta kundërshtonimin”.


    Zgjedhjet
    Shqiptarët duhet të mësojnë nga gabimet e tyre. Kjo ishte me pak fjalë përgjigjja e dhënë dje në “Shqip”, nga ambasadorja amerikane Ries e pyetur për ndihmën që mund të japë ambasada amerikane për procesin zgjedhor. “Është e rëndësishme që njerëzit të marrin parasysh mësimet. Të mësohen nga eksperienca që kanë kaluar që zgjedhjet e ardhshme të jenë më të mira”, nënvizoi Ries.

    Vlerësimi
    “Mendoj se mund të shohim disa gjëra që kanë ndodhur. Po shohim arrestime dhe çështje ligjore që janë në procedim”. Ky është vlerësimi që Ries ka shprehur dje lidhur me punën që është duke bërë qeveria demokratike. “Lëvizja përpara varet nga qeveria, por varet dhe nga vullneti i njerëzve dhe nga opozita”, tha Ries, duke nënvizuar edhe rolin që duhet të luajnë në këtë proçes deputetët.

    Ndihmat
    Ambasadorja amerikanë Reis shprehet se projektet e ndihmave ekonomike që Shqipëria ka përfituar nga SHBA nuk janë të pakta, megjithëse në projektin e fundit ekonimik për vendet e europës lindore shuma e përfituara ishte më e vogla se ajo e vendeve të tjera fqinje. “Shqipëria kohët e fundit ka marrë edhe një tjetërfond prej 14 mln dollarësh dhe kjo nuk është shumë e vogël

    Minoriteti
    Unë mendoj se atmosfera e tolerancës që mbizotëron në Shqipëri është pozitive dhe shembull për të tjerët dhe kjo sidomos në tolerancën fetare. Përsa i përket minoriteteve në çdo shoqëri ka nevojë për përmirësime përshembull romët mund të përmirësoheshin por kjo ka të bëjë me rrethanat ekonomike dhe shumë gjëra të tjera.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #99
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anëtarësuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Në botën e çudirave
    Postime
    755
    Një opozitë konstruktive,efiçiente për mendimin tim nuk mund të bëhet duke sheshuar të gjitha.Për mua duhen pranuar (dhe mund ta bëj diçka të tillë) progreset në segmente të caktuara por duhet "Tërhequr veshi" qeverisë në çdo mangësi a gabim.Opozita duhet të jetë gjithmonë një hap përpara,për të konstatuar siç thashë më lart gabimet dhe mangësitë..
    E majta duhet të vërtetojë akoma dhe një herë që nuk ka humbur kontaktin me elektoratin dhe që është e vetmja forcë politike në Shqipëri e cila ndjek një rrymë politike qytetare e të civilizuar.Lëvizjet e takimet e Ramës me elektoratin tregojnë qartë diferencën gjigande që i ndan këto dy forca politike.E majta e kërkon votën në territor me propozime e projekte reale dhe të sinqerta,kurse Pd-ja (e Salës,se e ka bërë pronë private) bënte opozitë nëpër mitingje e duke cënuar institucionet shtetërore e duke kërcënuar stabilitetin politik në vend.
    Duhet nxjerrë në pah gjithë kjo arrogancë e kjo lojë e ndyrë që po bëhet në dëm të institucioneve të shtetit.Lëvizjet në administratë e zëvëndësimet pa kriter të mencionuara dhe nga internacionalët (më së fundi nga vetë përfaqsuesi i BB-së) duhet ti japin një motiv më shumë të majtës për tu mbledhur drejt fitores së sigurtë në zgjedhjet lokale.Zgjedhjet lokale do jenë goditja më e madhe ndaj qeverisjes insufiçiente dhe hakmarrëse të Berishës.

    Unë s'kam qenë dakort më këtë "eksperiment" 100 ditësh me thënë te drejtën,pasi me duket një afat kohor i pamjaftueshëm për të pritur rezultate të dukshme nga një rotacion politik.Por me ç'ka ndodh së fundi në vend,vetëm shqetësim më sjell.Lojrat primitive e hakmarrëse politike,zëvëndësimet pa kriter në administratë,mbyllja e disa fabrikave duke nxjerrë në rrugë me mijra të papunë,e më së fundi përpjekja për të vënë dorë mbi atë që me kaq mund është munduar E majta të ndërtojë,Median e Lirë....janë vetëm disa aspekte që duhen të alarmojnë shoqërinë shqiptare.

    Si përfundim dhuna që i ushtrohet opozitës qoftë ajo mediatike dhe më së fundi dhe ajo fizike tregon qartë dhe një herë mentalitetin primitiv,hakmarrës e aspak konstruktiv së një pjese të Pd-së.
    .........................

  10. #100
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shekulli

    --

    Pakënaqësia ndaj PD-së, të vegjlit bashkohen në një grup me 26 deputetë

    Ndoka: Ne dhe PBDNJ kushtëzojmë PD për Presidentin

    Nard Ndoka: “Mazhoranca përcaktuese” do të ketë një strategji dhe me qëndrime të ndryshme, nga ajo e grupit të PD

    Nevila Perndoj

    TIRANË- Do të jetë një lëvizje e re parlamentare, për të cilën kanë rënë dakord në parim, drejtuesit e partive të vogla parlamentare, përveç PSD-së. Bëhet fjalë për një bashkëpunim ndërparlamentar që do të kenë të gjitha grupet e vogla parlamentare, të cilat do të krijojnë një grupim që pritet të cilësohet si “Mazhoranca përcaktuese”. Kryetari i grupit parlamentar i PDR-PDK-së, Nard Ndoka, ka deklaruar dje për “Shekullin” se numri i deputetëve është plot 26. Sipas Ndokës, ky grupim ku do të ruhen formacionet politike të çdo grupi parlamentar, do të drejtohet me rrotacion, dhe do të diskutohen çështje të rëndësishme, që do të fillojnë me reformën zgjedhore e pretendohet të konkludojë me zgjedhjen e Presidentit të ardhshëm të Republikës. Grupimi në fjalë, që pritet të marrë formë shumë shpejt, pritet të jetë bllokues edhe për çështje të rëndësishme siç do të jetë edhe zgjedhja e Presidentit, në rast se nuk bihet dakord, duke luajtur deri diku edhe rolin e një opozite, brenda mazhorancës.
    PDR
    “Normalisht kjo është një nismë, që është ndërmarrë nga PBDNJ dhe partitë e tjera. Ideja është që të ketë një bashkëpunim ndërparlamentar, me një numër prej 26 deputetësh, që ka edhe katër ministra në qeverisjen e Z. Berisha. Ideja është që të ketë bashkëpunime për disa çështje, që fillojnë që me reformën zgjedhore. Në këtë rast edhe bashkëpunimi me PD-në, do të jetë më efikas. Do të jetë një grupim i tillë, që do të funksionojë në mënyrë permanente, sipas rendit të ditës. Drejtimi i këtij grupimi parlamentar do të jetë me rrotacion, dhe do të drejtohet nga kryetarët e grupeve parlamentare, por edhe nga kryetarët e partive parlamentare, që nuk kanë grup parlamentar”,- tha ai. Ndoka sqaroi se çdo grup parlamentar do të ketë fizionominë e tij dhe se kjo do të konsiderohet si bashkëpunim ndërparlamentar, ku nuk përjashtohet mundësia e bashkëpunimit edhe me partitë e qendrës. “Ne kemi pasur kontakte edhe me drejtues të partive te qendrës, siç është Neritan Ceka, dhe me eksponentë të LSI-së. Pra, mund të ketë një hapje më të madhe, që i kalon kufijtë e mazhorancës dhe qeverisjes. Kuptohet që këto do të diskutohen hap pas hapi. Të gjithë drejtuesit e partive që po flasim, kanë rënë dakord parimisht”, - shtoi ai. Kryetari i deputetëve reformatorë, sqaroi gjithashtu se do të ketë një strategji të qartë, ku pritet që të ketë edhe qëndrime të ndryshme nga ajo e grupit parlamentar e PD-së, me qëllim çuarjen e gjërave drejt sensit të duhur. “Të gjitha palët janë dakord dhe nuk shihet realisht asnjë pengesë, për arsye se qëllimi dhe misioni i këtij grupimi është mjaft pozitiv dhe i shërben një mirëkoordinimi edhe për lëvizje të rëndësishme. Kohët e fundit, ka pasur probleme dhe një lloj mosfunksionimi edhe brenda mazhorancës. Ndoshta edhe nga ky boshllëk i krijuar, ne jemi të detyruar që të organizohemi me partitë parlamentare, për një zë të përbashkët”,- tha ai
    PR
    Ndërkohë, po dje republikanët kanë konfirmuar se, e kanë mirëpritur idenë e hedhur nga reformatorët dhe përfaqësuesit e PBDNJ-së. Drejtues të lartë të kësaj partie kanë sqaruar dje për “Shekullin” se, Partia Republikane do të jetë pjesë e këtij bashkëveprimi ndërparlamentar, vetëm nëse në të bëjnë pjesë partitë e mazhorancës, dhe jo partitë e qendrës së majtë. Negociatat me PR-në, janë bërë si në nivel parlamentar ashtu edhe në nivel partiak. Për të gjitha është rënë dakord në parim, ndërkohë që ngërçi i vetëm, duket se do të jetë vetëm bashkëpunimi me LSI-në.


    18/02/2006


    --


    .........


    Votoni per Nard Ndoken sikur do te votonit per Sali Berishen... u tha Sala banoreve te zones ku kandidonte Nard Ndoka..
    Dhe Nardi u be deputet per te dyten here me voten e simpatizanteve te Doktorit.

    Dhe tani "terrorizon" Saliun me lojnat e te "pakenaqurit"..

Faqja 10 prej 11 FillimFillim ... 891011 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Alfred Uçi tregon
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-12-2010, 08:55
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Berisha të ikë, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  4. Berisha bën publike ndryshimet në kabinetin e tij qeverisës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 27-04-2007, 16:53
  5. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-02-2006, 15:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •