Close

Rezultati i Sondazhit: Cili do tė jetė statusi pėrfundimtar i Kosovės?

Votues
274. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Pavarėsi e plotė

    168 61.31%
  • Pavarėsi e kushtėzuar

    82 29.93%
  • Autonomi

    10 3.65%
  • Tjeter.....

    14 5.11%
Faqja 58 prej 59 FillimFillim ... 84856575859 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 571 deri 580 prej 590
  1. #571
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anėtarėsuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704
    Sic po duket sot ne media nxorri koken "nje date e re perfundimtare" (si cdohere) per zgjedhjen e statusit te Kosoves. Po degjoj daten e 1 shkurtit.

    Epo eshte e arsyeshme de, se 1 shkurti eshte "pas 10 dhjetorit" sic do jete edhe 31 dhjetori i 2008.

    Hajde Kosove hajde, nuk do kete fund ky durimi yt me duket.
    Punė, djersė, dashuri mes njerėzve dhe ndaj atėdheut.

  2. #572
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684

    Personalisht jam vertet i shqetesuar

    Marre nga agjencia e lajmeve italiane ANSA:
    13.10.2007 - Jeremic: Nuk ekziston asnje plan B per Kosoven.
    Ministri i jashtėm serb deklaron pėr agjencinė italiane tė lajmeve ANSA se e vetmja zgjidhje per Kosovėn ėshtė njė kompromis i pranueshem pėr tė dyja palet.



    Ballkani ėshtė si njė tren qė po shkon drejt Evropės, por nė bordin e tij ėshtė njė bombė dhe kjo ėshtė Kosova. Kėshtu deklaron pėr agjencinė italiane tė lajmeve ANSA, ministri i jashtėm serb Vuk Jeremic, njė ditė para se tė zhvillohen bisedimet e dyta direkte Prishtinė-Beograd nė Bruksel. Jeremic thotė se e vetmja zgjidhje per Kosovėn ėshtė njė kompromis i pranueshem pėr tė dyja palet. “Vetem ne kete menyre mund te shmanget shperthimi i kesaj bombe dhe devijimi i ketij treni te ndalet per te pakten 40 vjet”, ka deklaruar Jeremic.

    Sipas tij “kėrkesa pėr pavarėsi e mbėshtetur nga perėndimi dhe vecanėrisht nga SHBA cėnon tė drejtat historike tė sovranitetit serb. Shefi i diplomacisė serbe ka bėrė tė qartė se nuk ekziston asnjė plan B pėr Kosovėn. Ai hedh poshte hipotezat pėr njohjen e njeanshme e pavarėsisė sė Kosovės pa njė rezolutė tė KS. Kjo ėshtė hipoteza qe qarkullon prej kohėsh nė Perėndim, e cila mund tė kthehet nė njė ide te realizueshme pas 10 dhjetorit, nė rast se dėshtojnė bisedimet dypaleshe te negociuara nga trojka nderkombetare."

    Personalisht jam vertet i shqetesuar, se serbet nuk kane ndermend te ndryshojne politike
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  3. #573
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-09-2006
    Vendndodhja
    France
    Postime
    14
    Sapo isha duke lexuar disa articul ne nje faqe serbe interneti. A edini se per qka akuzohen shiqptaret tani? O zot ēfare tmerri, simbas serbeve shqiptaret kane kryer sulmet terroriste te 11 shtatorit si dhe sulmet ne Madrid dhe Londer a mund et besoni kete? Shumica e emrave qe kishin shkruar ishin te huaj por mendoj se duhet te jene serbe. I lutem Te mMAdhit ZOt qe te jete PAVARESI qe me ne fund te marrim fryme te lire eshte koha.

  4. #574
    Gone!
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Citim Postuar mė parė nga Morea Lexo Postimin
    Sapo isha duke lexuar disa articul ne nje faqe serbe interneti. A edini se per qka akuzohen shiqptaret tani? O zot ēfare tmerri, simbas serbeve shqiptaret kane kryer sulmet terroriste te 11 shtatorit si dhe sulmet ne Madrid dhe Londer a mund et besoni kete? Shumica e emrave qe kishin shkruar ishin te huaj por mendoj se duhet te jene serbe. I lutem Te mMAdhit ZOt qe te jete PAVARESI qe me ne fund te marrim fryme te lire eshte koha.

    Nuk duhet te te befasoje asgje qe vije nga serbet (shkiet). Se gjate tere jetes se tyre si komb, identitetin e tyre e kane ndertuar mbi rrena, falsifikime, krime etj. Jane te perfekcionuar ata per kete. Po shyqyr mo qe bota po i njeh dhe nuk u shiten me pallavrat e tyre.

  5. #575
    i/e regjistruar Maska e SKIFTERI&12.05
    Anėtarėsuar
    04-11-2007
    Postime
    423
    Citim Postuar mė parė nga Rina_87 Lexo Postimin
    Nuk duhet te te befasoje asgje qe vije nga serbet (shkiet). Se gjate tere jetes se tyre si komb, identitetin e tyre e kane ndertuar mbi rrena, falsifikime, krime etj. Jane te perfekcionuar ata per kete. Po shyqyr mo qe bota po i njeh dhe nuk u shiten me pallavrat e tyre.
    keni te drejte po citoj pak GJejmi shien zedhensi i natos gjate bombardimeve. nese ju kujtohet =SERRBET PO TA KISHIN TE ZHVILLUARE EKONOMIN SI PROPAGANDEN DO TE ISHIN TIGRI I BALLKANIT mduket se manefund bota e kuptoje, megjithat neket situat ku jemi propaganda e shkive eshte shum e rrezikshme ne kto momente historike per ne.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga SKIFTERI&12.05 : 14-12-2007 mė 18:51 Arsyeja: plotsim

  6. #576
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anėtarėsuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Edhe pse te gjith shqiptaret deshirojn pavarsi kjo nuk do te jet e mundur nje her e per nje kohe te gjate .
    Ne duhet te shikojm realitetin e ky do te jet pavarsi e mbikqyrur

  7. #577
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    Pavaresi e mbikqyrur.
    Le te shpresojme qe mbikqyrja nuk do te zgjate me shume se 3-5 vjet.
    Ndersa prania e europianeve(sidomos e anglezeve dhe gjermaneve) dhe ShBa-ve, duhet te zgjate se paku edhe 10 vite.
    Ne kete kohe ne duhet te japim provimin e pjekurise dhe te tregojme se dime t`i ndertojme(natyrisht, me ndihmen e shteteve mike) dhe pastaj t`i respektojme institucionet e shtetit te ardhshem.

    Mua me brengosin dy gjera ne lidhje me statusin e Kosoves.

    E para,
    kam frike se do te zgjas shume kohe deri sa te na pranojne si anetar te plote ne KB.

    Dhe e dyta ,
    poashtu u frikohem ferkimeve qe mund te ndodhin(dhe do te ndodhin gjithsesi)
    ne mes ekzekutivit – perfaqesuesit te B.E- se dhe perfaqesueseve te Institucioneve te vendit, kryeministrit,ministrave etj.
    Nese do te kete ferkime serioze ne lidhje me ndonje vendim jetik(per vendin) te Kuvendit,atehere zor se nuk do te kete protesta te medha ne popull.
    Nuk ben ta nencmojme aftesine e pakices sllave per inskenime,siq e benin me mjaft sukses ne vitet 80-ta nepermes „jogurt revolucionit” te tyre!

  8. #578
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-05-2007
    Postime
    290
    A ka ketu ndonje kusheri te Veton Surroit apo te Fatmir Limajt? Keta deklarojne se dine daten e pavaresise qe u kane caktuar amerikanet, po e mbajne sekret deri me 3 shkurt (zgjedhjet e Serbise).

    Po dihet qe me grate, vellezerit dhe kalamajte e kane hapur barkun, keshtu qe nese keni marre vesh gje, na e thoni nje cike ketu ne forum se plasem!!!
    NENTORI I PARE: 28/11/1443
    NENTORI I DYTE: 28/11/1912
    NENTORI I TRETE: 28/11/2012???

  9. #579
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-09-2006
    Postime
    6

    Kosova, Serbia, Europa dhe Rusia..

    Kosova, Serbia, Europa dhe Rusia...
    ... Po t’i kthehemi historise se marredhenieve nderkombetare ne vitet 1912, po te hulumtojme rreth vendimeve te konferences se londres, Rusia mban tė njėjtin qėndrim si nė vitin 1912...

    Nga Genti Metaj

    Ne kohet qe po jetojme dhe vrullin e ri te ngjarjeve gjeo politike ne rajonin ballkanik, eshte me se e natyrshme t’i kthehemi historise dhe te hulumtojme se cfare ka ndodhur ne ballkan.

    Gjithsecili prej nesh jo rralle i drejtohet vetes me pyetjen e meposhtme: Cilat jane ngjarjet qe sollen aneksimin e Kosoves nga ana e Serbise ne vitin 1912? Si eshte e mundur qe ky aneksim u be sa hap dhe mbyll syte? Si eshte e mundur qe ne arenen nderkombetare dhe ne mesin e fuqive te medha nuk pati asnje pike respekti dhe pergjegjshmerie per popullin shqiptar dhe teresine teritoriale te Shqiperise? A mund te pohojme sot me gojen plote se se rasti “Shqiperi dhe shqiptar” eshte mbajtur teresisht ne fshehtesi dhe eshte kamufluar per gjate gjithe ketij shekulli. Sigurisht qe keto pyetje jane te denja per historianet tane, te cilet duhet te hulumtojne me shume dhe ne menyre me profesionale kete ceshtje, por une do te perpiqem te bej nje panorame te shkurter duke ju referuar dhe shkrimeve te autoreve te ndryshem, te cilet jane marre me kete teme. Sic e thekson dhe Romeo Gurakuqi ne nje shkrim ne gazeten metropol te dates 30 nentor 2007, “Historia e Kosoves eshte epopeja e fundit e nje kolonie te fshehur, eshte rasti i fundit qe po zgjidhet ne nje kohe kur epoka koloniale ka perfunduar”.

    Ne kancelarite e fuqive te medha, te cilat kane patur historikisht kontakte te fuqishme me rajonin, prej kohesh ishte krijuar pershtypja se shqiptaret nuk jane te zot te krijojne dhe te menaxhojne nje shtet te mirefillte. Konvertimi i nje pjese te mire te kesaj popullsie ne fene islame ju tha mjaft krahe shteteve fqinje dhe kryesisht Serbise te manipulonin si t’ju donte qejfi me keto troje dhe kete popullsi. Nuk duhet te harrojme ne asnje rast se cfare imazhi kishte lene perandoria osamo-muslumane ne syte e oksidentit dhe botes mbare. Pra me thjeshte, manipulimi ishte krejt i lehte dhe i bindshem.

    Nje aresye tjeter qe ndikoi drejtepedrejt, ashtu sic po verehet dhe ne ditet e sotme, ishin kontradiktat ndermjet fuqive te medha dhe ne menyre specifike te Rusise. Marredheniet nderkombetare qe pas luftes se famshme ballkanike, pas luftes se dyte boterore dhe instalimit te diktatures komuniste ne Shqiperi, kane patur nje efekt te drejteperdrejte mbi fatin e Kosoves dhe gjithe territoreve shqipatre. Pa hezituar mund te themi se rasti kosovar dhe i tere republikave qe krijuan te famshmen Federate Jugosllave, u bene per aresyen e thjeshte te mosmarreveshjeve te pazgjidhura mes fuqive te medha.

    Po valle ai u morr kush me karakteristikat e ketyre popullsive? A pati nga ata politikane dhe politologe, shkrimtare, akademike te cilet studiuan dhe dhane mendimet e tyre ne lidhje me specifikat dhe historine e ketyre etnive, qe sot per neser u gdhine “vellezer” dhe perberes te nje “kombi te ri”, pra te Federates Jugosllave”?

    Sigurisht qe kesaj pyetje nuk mund t’i pergjigjem dhe fjalen ja u kam lene atyre qe duhet ta kishin marre prej kohesh. Atyre qe permenda me siper dhe qe ne fund te fundit kjo eshte puna e tyre, te studiojne, te hulumtojne dhe pervec pergjigjeve te thata politike (keto te fundit jane te kushtezuara nga inetresat e njeres apo tjetres pale sipas epokes qe jetojme, sipas zhvillimeve te fundit dhe gjendjes gjeopolitike te dekadave te fundit. Ato nuk marrin parasysh asnje ose marrin parasysh fare pak elementet vital te zhvillimit te shoqerise), te vene ne dukje karakteristikat themelore te nje popullsie qe kerkon te beje shtet apo te reklamoje mevetesine ne nje moment te caktuar.

    Po i referohem serish zotit Romeo Gurakuqi, i cili drejton pyetjen e meposhtme dhe ne te njejten kohe pergjigjet:

    “Po, si u pėrfshi Kosova nė Serbi? Trajtesa merr shkas nga puna gati 11-vjeēare kėrkimore e zhvilluar dhe e mbėshtetur tėrėsisht nė dokumentet qė gjenden nė Public Record Office-pėrkatėsisht Arkivi Shtetėror i Anglisė Uellsit dhe Mbretėrisė sė Bashkuar. Nė kėtė arkiv pėr vitet 1913-1914, me tė cilat zė fill dhe stabilizohet faza e parė e procesit tė lartpėrmendur, gjenden dosje tė tėra tė Foreign Office dhe tė Admiralatit tė Flotės Britanike, qė japin nė hollėsi trajtimin e plotė diplomatik tė problemit. (Dokumentet e vitit 1913 janė tė vendosur nė PRO.FO.371.1770, 1771, 1806, 1757, 1758, 1759, 1769, 1805, 1808, 1819, 1807, 1809; ndėrsa ato tė vitit 1914 janė tė vendosura nė dosjet: 1886, 1891, 1894, 1885, 1887, 1888, 1889, 1890, 1892, 1893, 1895, 1896, etj.”.

    Pikėsėpari do tė mė duhet tė bėhet njė pėrshkrim tė shkurtėr tė kuadrit historik tė zhvillimit tė ngjarjeve.

    “Procesi i aneksimit tė Kosovės nga Serbia, njėlloj sikurse Hotit dhe Grudės, nga Mali i Zi, ėshtė i lidhur me ngjarjet e Luftės sė Parė Ballkanike nė vitet 1912-1913. Shtetet e reja ballkanike, pas lidhjes sė Aleancės me tyre nė pranverėn e vitit 1912, synonin tė pėrfitonin nga turbullira qė shkaktoi nė Kostandinopojė disfata nė luftėn Italo-Turke 1911 dhe nga kryengritjet e herėpashershme tė shqiptarėve, veēanėrisht ajo e vitit 1911. Ashtu sikurse shkruan historiani Ferdinand Schevill: “Ata e ndjenė fitoren shqiptare, tashmė tė pashmangshme, nėpėrmjet tė cilės Shqipėria ishte duke u ndėrtuar si njė shtet autonom i pėrbėrė nga katėr vilajete, i Shkodrės, Janinės, Monastirit dhe Kosovė. Nė qoftė se propozimi shqiptar do tė pranohej, secili prej katėr aleatėve, (Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Bullgaria shėnim i imi. R.G.) do ta shikonte derėn e mbyllur nė njė krahinė tė caktuar, tė cilėn secila nė mėnyrė tė veēantė lakmonte.”( Ferdinand Scevill, The History of Balkan Peninsula, from the earliest times to the present day, New York (revised edition) 1953, faqe 471).”

    Sic e sqaron dhe Romeo Gurakuqi nuk eshte e veshtire te nxjerrim disa perfundime ne lidhje me ate qe ka nodhur dhe ate qe po ndodh aktualisht me ceshtjen shqiptare. Nese i referohemi historise, viti 1912 eshte viti i filleses se luftes se organizuar ballkanike kunder perandorise osmane. Po valle a ishin te pergatitura fuqite e medha per nje triumf te ketyre popujve te vegjel kundrejt “Gjigandit” otoman? A ishin gati fuqite e medha t’u benin balle ngjarjeve te pasluftes ballkanike te asaj epoke? Ndoshta eshte paradoksale, por fuqite e medha dhe ne menyre specifike Bashkimi Europian ndodhen pak a shume ne te njejten situate. Fare mire mund te drejtojme pyetjen: A ishte gati Europa dhe fuqite e tjera qe dominojne boten mbare per te perballuar gjendjen e sotme politike te Kosoves? A mund te imagjinonte kush deri te pakten para 9 vjetesh se problemi i Kosoves do te behej kryefjala e diplomacise nderkombetare te ketyre viteve te fundit. Nga ana tjeter ajo qe vlen te theksohet eshte se kete here, punen me te madhe e beri shtypi nderkombetar, i cili si asnjhere tjeter nuk heshti, nuk e fshehu genocidin qe po nderrmerrej kundrejt kosovareve. Nje tjeter aspekt shume i rendesishem eshte fakti se ne te kunderten e asaj qe ndodhi ne epoken e aneksimit te Kosoves, sot ekziston nje shtet shqiptar, i cili ka luajtur dhe vazhdon te luaje nje rol te dores se pare ne marredheniet nderkombetare. Kriza dhe lufta e Kosoves e forcuan dhe me shume rolin e Shqiperise ne arenen nderkombetare. Nuk duhet harruar fakti se ne momentin qe NATO kerkonte aleate ne ballkan per t’u futur ne Kosove, i vetmi qe gjeten dhe ofroi gjithcka kishte, ishte po Shqiperia dhe shtetit shqiptar.

    Nuk dua te futem ne hollesirat e situates se kohes, as te ripermend fakte te cilat te gjithe i njohim dhe i sternjohim. I vetmi moment qe vlen per t’u rimarre eshte roli i Rusise ne dem te ceshtjes shqiptare; asokohe Rusia dhe Austro-Hungaria nuk duhej absolutisht te perplaseshin me njera tjeteren dhe si rrjedhim duhej bere nje “kurban”. E vetmja ceshtje qe u zgjidh pa marr aspak mendimin e sovranit ishte ceshtja shqiptare. I vetmi shtet qe u copezua dhe defakto ju caktuan kufijte pa respektin me te vogel ishte Shqiperia.

    Austro-Hungaria, e gjendur pėrballė faktit tė kryer dhe ndryshimit te situates dhe interesave gjeopolitike ballkanike nė disfavorin e saj dhe nė tė mirė tė shteteve sllavo-ortodokse, pra nė fund tė fundit tė Rusisė, u pėrpoq ta balanconte kėtė me krijimin e njė shteti shqiptar sa “mė tė madh qė tė ishte e mundur”, duke pasur parasysh kėtu trojet ku banonte popullsia shqiptare.

    “Rusia, njėlloj siē sillet sot pas 95 vitesh, nuk hapi rrugė pėr zgjidhjen e problemit tė Shkodrės pa kėnaqjen deri nė fund tė ambicieve tė Serbisė nė Shqipėrinė verilindore, gjegjėsisht nė Kosovė. Nė pėrgjigje tė presionit gjerman pėr tė mos prishur konferencėn, Austro-Hungaria bėri njė seri lėshimesh deri sa Rusia ra dakord nė pėrfshirjen e Shkodrės nė Shqipėri. Pėr javė tė tėra paqja nė Evropė u var nė fatin e Pejės, Prizrenit, Dibrės dhe veēanėrisht tė Gjakovės. Mė caktimin e kėtyre qyteteve pėr Serbinė, dhe Hotit dhe Grudės pėr Malin e Zi, natyrisht qė ekzistenca jetėsore pėr banorėt e Shqipėrisė sė veriut do tė bėhej e pamundur ekonomikisht, mbasi gjithēka qė i lihej kėtij rajoni ishte vetėm njė zonė e tėrė shkėmbore jo produktive dhe sepse jeta e kėsaj zone kishte qenė e lidhur historikisht ngushtė, sidomos me Gjakovėn. Gjithashtu, Malėsia e Madhe shqiptare u nda nė mes, duke iu kėputur lidhjet e komunikimit, pėrveēse ekonomiko-tregtar edhe familjar. Me shkėputjen e rajoneve tė sipėrthėna, trungut tė shtetit tė porsa njohur shqiptar iu ndėrprenė arteriet themelore qė e bėjnė tė funksionueshėm njė komb, lidhshmėria politike, ajo ekonomike, komunikimi i brendshėm njerėzor. Pasojė e drejtpėrdrejtė e saj, natyrisht se nuk do tė ishte tjetėr veēse, varfėrimi i mėtejshėm ekonomik i rajoneve tė tėra malore shqiptare si rezultat i ndėrprerjeve tė marrėdhėnieve tradicionale, ruajtja e konservatorizmit gjysmė-mesjetar edhe mė tej nė epokėn moderne, mbajtja konstante e pasigurisė sė brendshme politike nė shtetin e ri shqiptar, dobėsim i mėtejshėm i nukleve kulturore evropiane brenda kombit shqiptar, njė Ballkan perėndimor krejtėsisht tė destabilizuar pėr njė kohė tė gjatė. Njė Shqipėri e tillė e lėnė nė mėshirė tė fatit, nėn kėrcėnimin e vazhdueshėm e konstant, tė shteteve mė tė fuqishme fqinje me institucione demokratike dhe evropiane tė pa stabilizuara, jo vetėm qė do tė bėhej detyrimisht njė njollė mjerimi nė Evropė pėr njė periudhė tė konsiderueshme, por gjithashtu, pozita e saj e gjymtuar do tė mund tė shkaktonte njė seri ndėrlikimesh qė do tė shtriheshin shumė pėrtej kufijve tė saj, Serbisė dhe Malit tė Zi”.

    Ashtu sic po veprohet dhe sot, ceshtja e dominimit apo kenaqja e orekseve ruse nuk u be mbi bazen e asnje karakteri shkencor, demografik, sociologjik, kulturor apo etnikisht dominues, e vetmja gje qe kerkuan dhe kerkojne ruset ishte dhe mbetet forcimi i filozofise fetare dhe vendosja e Rusise ne nje vend dominues ne politiken nderkombetare. Sigurisht qe ne momentin e bombardimeve te NATOS ne Kosove, Rusia kundershtoi, por do te ishte naive te mos pohonim se sot Rusia eshte shume here me e forte, te pakten nga ana ekonomike se c’ishte para 10 vjetesh. Tregjet Europiane kane nevoje te pashmangshme per Rusine. Mjafton te kujtojme “veton ekonomike” te Rusise ndaj Ukraines dhe Gjeorgjise, per te kuptuar se sa e rendesishme eshte bere kjo e fundit dy dekadat e fundit.

    Kjo deshmohet me se miri pas zhvillimit te zgjedhjeve te fundit ne Rusi, ku mund te konfirmojme pa hezituar se komuniteti nderkombetar megjithese e di shume mire se zgjedhjet nuk ishin demokratike, se opozita ruse nuk pati te drejten e fushates ne median elektronike dhe ate te shkruar, ku gjithe bota e di se ne Rusi vriten gazetare, dhunohen njerez qe mendojne ndreyshe, kur OSBE nuk pranohet per monitorim etj., askush pervec SHBA dhe Gjermanise nuk doli hapur per te kontestuar kete farse demokratike.


    Si pefundim mund te nenvizojme se aneksimi i Kosoves nga ana e Serbise nuk eshte absolutisht frut i nje deshire te pashfrenuar e popullit shqiptar te Kosoves per tu bere pjese e Serbise apo e Federates Jugosllave te asaj kohe. Asnje dhe askush nuk morri mundimin te pyeste kosovaret se cfare deshironin te behej me ta. Askush dhe asnjehere nuk kerkoi te behej nje konsultim popullor per te pare nese ata ishin dakord me fatin qe po ju caktonin te tjeret.

    Megjithese sot serbet perpiqen te shfaqen ne syte e komunitetit nderkombetar si “dialogues”, si njerez qe nuk marrin dhe nuk do te marrin iniciativa te njeanshme, ata e dine fare mire se kete po e bejne per nje aresye shume te thjeshte: ka ikur koha kur copetimet, genocidet dhe masakrat fshihen, kamuflohen, ka ikur koha te trumbetojne se gjoja Kosova qenka djepi i qyteterimit te tyre, se gjoja kosovaret jane te ardhur ne Kosove. Ata jane te ndergjegjshem se askush nuk i kaperdin me, te pakten ne momentin qe po flasim dokrrat fetare, filozofite makabre dhe racore. Megjithese ne krah te tyre gjenden si ne ate kohe, aleatet e tyre Ruse, kohet kane ndyshuar. Defteret e vjetra jane shkundur nga pluhuri dhe sic e deklaroi Kryeministri Italin Roma Prodi gjate vizites se tij te fundit ne Tirane, Kosova do te behet shtet i pavarur.


    Shenim i autorit: Ky shkrim erdhi si rrjedhoje e leximit me mjaft interes te studimit te zotit Romeo Gurakuqi, botuar ne gazeten metropol te dates 30 nentor 2007

  10. #580
    i/e regjistruar Maska e BShkembi
    Anėtarėsuar
    20-06-2007
    Postime
    34
    Neve Shqiptaret sikur po na percjell historia ne percjellje duke pritur qe te tjeret te na i zgjedhin problemet.Neve si komb pikspari na mungon nje Platforme mbi zgjidhjen e qeshtjes Kombetare, faji doemos eshte te dy Akademite e Shkencave duke perfshire edhe faktorin politik te dy shteteve duke mos anashkaluar edhe ate ne te ashtuquajturen Maqedoni.Se dyti Serbia ne perkrahje te Rusise paraprine me iniciativa nga me te ndryshmet vetem e vetem te prolongoje zgjidhjen e statusit te Kosoves se ashtu edhe i pergjigjet.Neve me nje histori te bujshme po na mungojne iniciativat, propoganda qe te demaskoje ate serbe se Kosova nuk eshte djep i serbise.Por udheheqesit politik ne vend qe te investojne ne botimin e librave,broshurave te ndryshme ne shume gjuhe boterore rreth historise shqiptare qe me argumenete te demantohet pse nje pjese e trojeve etnike shqioptare ne kete rast Kosova nuk mund te jete me nen ombrellen serbe.E deshmi ka mjaft duke filluar nga manastiret e kishat ilire te konvertuara ne sllave qe nga dyndjet e tyre ne ballkan.por ne presim qe te tjeret te thone per ne ate qe duhet vete ta themi.eshte me e lehte pastaj te mbrohet nga miqet tane te kohes me te re.Pse shqiptaret nuk morren iniciativa per kthimin e pronave te tyre te debuar me dhune nga rrethi i Nishit, Toplices, Kurshumlise e Prokuples kur shume vendmbanime ende mbajne ato toponime.Pse nuk gjurmohen arkivat e perandorise lidhur me pronat ne Vilajete shqiptare.siq eshte shkrimi i z.Metaj mbi Konferencen e Londres, neve dikur e kemi pasur te pamundur te shfletojme keto arkiva kurse sot jane dyert e hapura kudo.Pra duhet pune se neser mund te behet vone.

Faqja 58 prej 59 FillimFillim ... 84856575859 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Me ne fund u pranua publikisht se kosova ska ushtri
    Nga beni33 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 126
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 18:14
  3. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndėrkombėtar me Kosovėn
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  4. Kush jane vrasesit?
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 10-03-2004, 21:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •