Close

Rezultati i Sondazhit: Cili do tė jetė statusi pėrfundimtar i Kosovės?

Votues
274. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Pavarėsi e plotė

    168 61.31%
  • Pavarėsi e kushtėzuar

    82 29.93%
  • Autonomi

    10 3.65%
  • Tjeter.....

    14 5.11%
Faqja 27 prej 59 FillimFillim ... 17252627282937 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 261 deri 270 prej 590
  1. #261
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-07-2006
    Postime
    19
    nejse ju vazhdoni se une e perfundova me kaq
    une tash e mbas nuk do te flas ne ato tema ku ti je i kyqur LLAPI sepse nuk mund ta kesh nderin te replikosh me mua ti me jo . nuk bie UNE ne ate nivel JO . tung dhe pershendetje edhe ty LLAPI

  2. #262
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    Citim Postuar mė parė nga grande delpiero
    nejse ju vazhdoni se une e perfundova me kaq
    une tash e mbas nuk do te flas ne ato tema ku ti je i kyqur LLAPI sepse nuk mund ta kesh nderin te replikosh me mua ti me jo . nuk bie UNE ne ate nivel JO . tung dhe pershendetje edhe ty LLAPI
    Ju pershendes,

    Une nuk dua te mirrem me njerez te tille si Llapin shifet shkrimi i tije katastrofė !
    Sa i perkete uēk-sė dhe luftetarve te lirise qe dhane jeten per kosoven e lirė, ata nuk e dijne se ēfare perfaēsuesi kan lene mbrapa.
    Kamrrespekt te madh per herojt e popullit per uēk-en por kjo nuk do te thote se edeh une duhet te hy ne thes me lloje lloje njeri...
    Se njerzit e uēk-sė qe i kam takua te gjithe me kan dalur te ndershem, vetem ketu n e forum po dalin disa qe po tentojne ta thejne imazhin e tyre me shprehje banale, me sharje qe as nje shqiptare nuk duhet te shprehej ne kete menyre...
    Tek une nuk egziston si te Llapi ATA e NE E NE E NE ...!
    Tek une ne zemer kavend ēdo luftetare i lirise qe luftoi per lirine e vendit por edhe ata qe kan kontribue ne menyra tjera prape duhet te nderohen e te shahen e te perqeshen apo te ndahen njerzit e nje gjuhe e nje kombi ne dyshe pa patur nevoje, vetem se per karrierizem e mendje madhesi e bene lloji i Llapit qe dont perqaje popullin pa e ditur se kush eshte ai persone, ky i hyp njerit ne qafe faje e pa faje, si nje katil njeri !
    Tani imagjonojeni nje njeri te tille ne krye te nje ushtrije apo ne krye te nje kombi ?
    Zoti e shpetoft popullin shqiptare nga injorantet !
    Lavdi ushtrise ēlirimtare te kosoves, lavdi heronjve te popullit !

    Poshte injorantet !

  3. #263
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kreksi dhe grande delpiero
    qme keni shti me qesh ore bala po a edhe une po mendoni qe do te mendoi si ju dhe te them qe luftaret e liris kot kane luftue se Deshmoret e Heronjet kot kane vdek se abraham pejngamberi do te na kishte siell pamvaresin tuj pi raki me kriminelet shkie e more bala po keshtu ju mendoni me siguri vetem ne forma pak ma filozofike po mundoheni te me sulmoni mua qe une theme se sa per abraham coftakun per 1.000.000 vite sdo te ishim lirue kurr veq do te ishum asimilue balit por pushka gryk holla eshte ajo qe na esolli lirin dhe pik e juve shkrimet postimet e mija inshalla jau kupin mullen e barkut po shume me keni merzit haaaaaaaaaaa
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #264
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    BE pėrgatitet ta njohė pavarėsinė e Kosovės?

    Shenoll Muharremi
    Dje nė Bruksel pėrfaqėsuesi i lartė i Bashkimit Evropian
    pėr politikė tė jashtme dhe siguri Havier Solana dhe
    Komisionari pėr Zgjerim Oli Rehn dorėzuan njė raport
    tek Kėshilli i Ministrave tė 25 vendeve anėtare tė Bashkimit
    Evropian. Nė raport nė tė cilin qartėsohet roli i ardhshėm
    i BE-sė nė Kosovėn post-statusore pėr herė tė parė thuhet
    se "Kosova nė tė ardhmen duhet tė ketė perspektivė pėr
    marrėdhėnie kontraktore me Bashkimin Evropian nėse
    arrin njė shkallė tė mjaftueshme tė demokracisė dhe
    stabilitetit institucional, pėrfshirė kėtu edhe progresin
    nė implementimin e Partneritetit Evropian".
    Kjo pėrfundimisht e ndanė edhe mė shumė rrugėn e
    Kosovės dhe Serbisė drejt anėtarėsimit nė BE. Ky
    ndryshim i politikės sė BE-sė drejt Kosovės ėshtė i drejt
    pėr dhe e qartėson edhe mė tepėr situatėn politike nė
    Ballkanin Perėndimor. Ėshtė absurde dhe anormale tė
    pritet qė Kosova dhe Serbia se bashku nė tė ardhmen tė
    negociojnė anėtarėsimin e tyre nė BE kur dihet qė Serbia
    tash e shtatė vite nuk ka asnjė kompetence nė Kosovė.
    Rruga e Malit tė Zi, shtet ky tashmė i pavarur, drejt anėtarėsimit
    nė BE ishte ndarė ditė mė parė me Serbinė nga
    vendim-marrėsit e BE-sė.
    Nė marrėdhėnie kontraktore rreth anėtarėsimit me
    BE-nė mund tė hyjnė vetėm shtetet sovrane, andaj mund
    tė thuhet se BE nė kėtė rast ka bėrė njė precedan dhe
    faktikisht ka prejudikuar statusin e ardhshėm tė Kosovės.
    BE, mund tė interpretohet, se kėshtu ka pėrgatitur vendet
    e saja anėtare qė nė tė ardhmen e afėrt ta njohin njė
    Kosovė tė pavarur si rezultat i negociatave dhe vendimit
    pėr statusin e Kosovės qė thuhet se do te merret nė
    fund tė vitit. Si pasojė e politikės sė mėhershme tė BEse
    ndaj Kosovės dhe statusit tė pazgjidhur politiko-juridik,
    kjo e fundit deri mė tani nuk ka pasur mundėsi tė
    hyjė nė marrėdhėnie kontraktore me BE-nė sikurse tė
    gjitha vendet tjera tė Ballkanit Perėndimor.
    Kjo edhe njė herė konfirmon spekulimet se diplomacitė
    e qendrave kryesore, pėrfshirė kėtu Brukselin, e kanė
    tė qartė se rezultati i bisedimeve do tė jetė pavarėsia e
    Kosovės me njė pėrkrahje dhe mbikėqyrje tė BE-sė nė
    sektorėt si ai i sundimit tė ligjit dhe mbrojtjes sė pakicave
    kombėtare. Raporti mė tutje konstaton se BE-se
    gjithashtu do tė jetė pėrgjegjėse pėr mbikėqyrjen e implementimit
    tė obligimeve qė lidershipi kosovar do t'i
    marrė si rezultat i marrėveshjes mes komunitetit
    ndėrkombėtar dhe Kosovės.
    BE nė raport edhe njė herė ka konfirmuar se e ardhmja
    e Kosovės dhe Ballkanit Perėndimor duhet tė jetė nė
    Bashkimin Evropian. Prezenca e BE-sė nė Kosovėn poststatusore
    mund tė jetė njė pėrparėsi qė Kosova mund
    ta ketė nė krahasim me vendet e rajonit. Kjo duhet tė
    kuptohet si njė mundėsi e kurrsesi jo si sfidė pėr Kosovėn
    e pas-statusit. Prezenca mė e madhe e BE-se nė Kosovė
    gjithashtu do tė mund ta ngushtonte boshllėkun qė
    Kosova, si pasojė e mos-pėrcaktimit tė statusit politik
    dhe paqartėsive dhe mangėsive tjera politike, ka me
    vendet tjera tė rajonit sa i pėrket implementimit tė fazave

    nė procesin e anėtarėsimin nė BE. Megjithatė, duhet
    bėrė njė ndarje e qartė e kompetencave tė secilit pėr tė
    mos na u pėrsėritur pėrvoja me UNMIK-un, konflikti
    rreth kompetencave.
    Tash varet nga vetė ne kosovarėt se sa jemi nė gjendje
    ti shfrytėzojmė kėto mundėsi qė do tė na paraqiten
    nė muajt edhe vitet e ardhshme. Pėr ta ndihmuar procesin
    e zgjerimit, BE ka krijuar njė instrument tė ri financiar
    pėr asistencė tė para-anėtarėsimit me njė fond
    prej 11.468 miliardėve pėr ti ndihmuar kandidatėt pėr
    anėtarėsim dhe ata potencial, siē ėshtė Kosova, gjatė
    periudhės kohore 2007-2013.
    Lidershipi kosovar sa mė parė duhet ta specifikojė sa
    mė hollėsisht strategjinė dhe prioritetet e saja post-statusore.
    Nė agjendėn e saj padyshim rolin mė kyē pėr
    shumė vite me radhė do ta zė anėtarėsimi i Kosovės nė
    BE. Ky ėshtė njė proces i cili ka disa faza por qė mė nė
    fund do ta krijojė njė Kosovė sa mė evropiane ku qytetarėt
    e saj padyshim do tė kenė mė shumė mundėsi dhe
    kushte mė tė mira tė jetesės.
    Tash Kosova gjithashtu do tė fillojė t'i korrė pėrpjekjet
    e saja tė deritanishme rreth implementimit tė Standardeve
    pėr Kosovėn. Pėr t'u arritur kjo ėshtė e rėndėsishme
    qė standardet tė vazhdojnė tė jenė prioritet i institucioneve
    kosovare sepse procesi i implementimit tė
    Standardeve pėr Kosovėn dhe ai i plotėsimit tė kushteve
    pėr anėtarėsi nė BE janė procese tė ngjashme. Nė tė
    vėrtet shumica e politik-bėrėsve nga komuniteti
    ndėrkombėtar nė Kosovė qė hartuan politikėn Standardet
    pėr Kosovėn kanė qenė evropianė. Ata padyshim kishin
    konsultuar nga afėr politikat, praktikat, dhe eksperiencat
    e BE-sė nė Evropėn Lindore para se tė hartonin politiken
    Standardet pėr Kosovėn.
    Andaj, edhe rėndėsia e implementimit tė sinqertė tė
    Standardeve pėr Kosovėn qė tashmė veē janė pjesė e
    rėndėsishme e Partneritetit Evropian nuk zbehet por sa
    vjen e shtohet. Standardet pėr Kosovėn me tė drejtė tani
    janė shkrirė nė agjendėn evropiane tė Kosovės. Ėshtė
    pėr t'u habitur se si shumica e lidershipit lokal edhe qendror
    dy-tre vite me radhė nuk e kuptuan seriozisht rėndėsinė
    qė kishin implementimi i Standardeve pėr Kosovėn.
    Shume herė pa hezitim implementimi i Standardeve pėr
    Kosovėn ėshtė perceptuar si diēka e huaj qė nuk i sjellė
    shume dobi Kosovės. Sidoqoftė, me rėndėsi ėshtė qė
    tashmė ai dyshim ėshtė njė e shkuar dhe nuk ekziston
    mė.
    Kosova tani ėshtė nė fazėn e konsolidimit tė mėtutjeshėm
    tė mekanizmave dhe institucioneve qė do tė jenė
    pėrgjegjėse nė koordinimin e aktiviteteve rreth implementimit
    tė kushteve pėr anėtarėsim nė BE. Nuk duhet
    ēuditur nėse partitė politike nė zgjedhjet e ardhshme si
    ato kombėtare ashtu edhe lokale temė kryesore krahas
    zhvillimit ekonomik dhe rritjes sė mirėqenies sė qytetarėve
    do tė jetė anėtarėsimin i Kosovės nė BE. Partitė
    politike gjithashtu duhet t'i harmonizojnė, ēdo dite e
    mė shumė, politikat e tyre nė kėtė drejtim. Dhe kėtu nuk
    them asgjė tė re. Njė gjė e tillė ka ndodhur nė tė gjitha
    vendet e Evropės Lindore qė prej majit 2004 janė vende
    anėtare tė BE-sė. Ngjashėm ndodhi edhe nė vendet e
    rajonit si Kroacia dhe Maqedonia.
    Me tė drejtė Kosova para dy viteve me kujdes kishte
    zgjedhur sloganin e saj tė rrugėtimit nė anėtarėsimin nė
    BE: Evropė Pritna! Njė slogan i ri rreth kėsaj ēėshtjeje
    do tė duhet tė ishte: Kosovė Pėrgatitu!
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #265
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kreksi dhe grande delpiero

    do te beni mire do ta pasuroni trurin e do te pastroni zemren e juaj po qe se e lexoni ket liber.

    Citim Postuar mė parė nga Llapi
    Doli nga shtypi libri i dr. Hakif Bajramit: “Politika dhe lufta e drejtė e popullit shqiptar pėrballė neofashizmit serb 1989 – 1999”

    Doli nga shtypi libri “Politika dhe lufta e drejtė e popullit shqiptar pėrballė neofashizmit serb 1989 – 1999, shkruar nga profesor doktor Hakif Bajrami. Ky libėr ėshtė kontribut nė pasqyrimin e fakteve se diplomacia shqiptare nė vitet 1989-1999, nuk ka qenė gandiste, por sofistikim agnostik i mjerimit, sepse si e tillė ajo ishte bėrė vegėl e mafisė politike nė Komisionin e Badinterit. Nė saje tė luftės sė drejtė tė UĒK-sė dhe ndihmės sė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Britanisė sė Madhe dhe shteteve anėtare tė NATO-s, sot kombi shqiptar ka shans pėr ta zgjidhė ēėshtjen kombėtare.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #266
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Dimitrij Rupel kėrkon pavarėsi tė kushtėzuar pėr Kosovėn

    Ministri i Punėve tė Jashtme i Sllovenisė, Dimitrij Rupel, nė mbledhjen e ministrave tė Bashkimit Evropian, ka folur pėr pavarėsi tė kushtėzuar apo ndonjė lloj tjetėr tė pavarėsisė pėr Kosovėn. Kjo pavarėsi sipas z Rupel do tė ishte e mundur me kusht qė Serbia tė bėhet anėtare e Bashkimit Evropian. Kushtet pėr shtetėsinė e plotė tė Kosovės do tė pėrmbushen vetėm pasi i tėrė Ballkani perėndimor tė jetė i inkuadruar nė Bashkimin Evropian, ka thėnė ndėr tė tjera Rupel gjatė takimit me ministrat e Jashtėm tė BE-sė nė Bruksel.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #267
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Jo mire e kie ti se ishe rugova qe pat krijue miqesin me SHBA-te e NATON haaaaaaaaaaaaa ja shifne se qfar thoshte rugova ne konferenca per shtyp ne ate koh qe ishte i mbroitur dhe i siguruar nga policija e ti serbe vetem qe fliste zi e me zi per UĒK-ne ah trima bre ky na paska lirue sipas teje haaaaaaaaaaaaaa


    Citim Postuar mė parė nga grande delpiero


    hahaha mos te lutem mos iu trego te tjereve dobesine tende ti shohesh gjerat ne politike sepse gjerat ne politike shikohen me nje sy tjeter e jo me syrin e bariut qe shikon lopet e tija se nga kane mbetur .nejse. Eshte shume qesharake te mendosh qe ishte Uēk ajo qe filloi hapat e bashkepunimit me SHBA-ne dhe NATO-n kur te gjithe ata qe done e dine qe nuk eshte e vertete. Vetem te paditurit mund te thone qe Uēk ishte ajo qe e fillloi luften e para me serbine dhe ishte vetem ajo e cila na liroi nga serbia (hahahahha) dhe kete mund ta besosh vetem ti or llapi.
    CKA THA IBRAHIM RUGOVA PARA GAZETAREVE TE HUAJ DHE ATYRE VENDOR, NE INTERVISTA DHE KONFERENCA PER SHTYP...?!?!

    Pergatiti:Sheradin Berisha

    ------

    RUGOVA:„Mendoj se nuk ekziston UĒK-ja“

    Konferencė shtypi e dr. Ibrahim Rugovės me gazetarė
    22.06.1996, „Rilindja“

    Nė kėtė konferencė Rugova thotė:“Mendoj se nuk ekziston UĒK-ja“.
    Kryetari Rugova rreth marrjes sė pėrgjegjėsisė pėr vrasjen e milicit serb nga UĒK tha:“Ne nuk kemi informata se ekziston njė organizatė e tillė dhe letrat qė dėrgohen (aludonte nė ato pėr marrjen e pėrgjegjėsisė) janė pa kurrfarė identiteti dhe pa kurrfarė rėndėsie, pos qė ta rėndojnė situatėn nė Kosovė dhe tė pengojnė zgjidhjen politike tė ēėshtjes nė Kosovė. Unė mendoj se nuk ekziston njė organizatė e tillė“.

    ----------------------------------

    RUGOVA: „Dėnojmė edhe njėherė shpėrthimin terrorist tė autobombės nė Prishtinė...dhe kėrkojmė qė kėtė rast ta hulumtojė FBI dhe INTERPOL-i“
    Konferencė me gazetarė e dr. Ibrahim Rugovės
    „Rilindja“ , 25.01.1997

    Konferencė me gazetarė e presidentit tė Republikės sė Kosovės Dr. Ibrahim Rugova e dt. 24 janar 1997, ku pos tjerash thotė:“Gjendja nė Kosovė ėshtė shumė e rėndė dhe po punojmė qė tė mos eskalojė gjendja dhe tė mos provokohen qytetarėt e Kosovės. Ne nuk kemi informacione se ekziston Ushtria Ēlirimtare e Kosovės dhe nė emėr tė saj mund tė paraqiten shėrbime tė ndryshme pasi ende nuk ėshtė paraqitur askush i kėsaj UĒK-je. Kėshtu dr. Rugova u pėrgjigj nė pyetjen e njė gazetari serb pėr gjendjen e tanishme nė Kosovė dhe pėr UĒK-nė, pėr tė vazhduar mė pastaj „Dėnojmė edhe njėherė shpėrthimin terrorist tė autobombės nė Prishtinė, si moment i rrezikshėm pėr gjendjen e rėndė nė Kosovė dhe kėrkojmė qė kėtė rast ta hulumtojė FBI dhe INTERPOL-i, tė shihet se ēfarė ishte ai shpėrthim mjaft i sofistikuar. Po ashtu dėnojmė edhe vrasjet qė po bėhen me pretekst tė kolaboracionizmit dhe kėrkojmė ndėrprerjen e tyre“ tha dr. Ibrahim Rugova.

    Pra, siē po shihet, Rugova i mbron edhe kolaboracionistėt!

    -----------------



    RUGOVA: „Mund tė jetė qė kėtė ta kryejnė shėrbimet serbe”

    Intervistė e Rugovės nė gazetėn „Frankfurter Rundshau“
    Prishtinė, 9 shtator 1997 (QIK)

    Gazeta e pėrditshme „Frankfurter Rundshau“ botoi nė numrin e sotėm njė intervistė me kryetarin e Republikės sė Kosovės dr. Ibrahim Rugova, i cili gjendet pėr njė vizitė nė Gjermani.
    Nė pyetjen mbi UĒK-nė e cila qė nga prilli i vitit 1996 kreu disa atentate ndaj policisė serbe.

    Rugova tha se” nuk di se kush ėshtė prapa asaj lėvizjeje. Mund tė jetė qė kėtė ta kryejnė shėrbimet serbe me qėllim qė nė kėtė mėnyrė ta deskriditojnė ēėshtjen e Kosovės dhe tė shqiptarėve dhe „qė tė duket se shqiptarėt janė terroristė“.
    Pra pėr ta penguar luftėn pėr ēlirim kombėtar, shihni se si mundohet qė ta frikėsojė masėn.



    RUGOVA: „Disa spekulime flasin pėr krijimin e saj (UĒK-sė) nga shėrbimet sekrete serbe“

    Intervistė e Rugovės nė gazetėn belge „Le Soire“
    „Rilindja“, 2.12.1997
    Prishtinė, 1 dhjetor 1997 (QIK)

    Gazeta e sotme autoritative belge „Le Soire“ boton njė intervistė qė kryetari Rugova, gjatė qėndrimit tė tij nė Bruksel, i dha gazetarit tė njohur, Eduard Van Velthem. Lidhur me sulmet kundėr policisė serbe nė Kosovė, siē thotė gazetari „tė njė ushtrie misterioze e quajtur UĒK“, kryetari Rugova tha se nuk ka asnjė informacion pėr ekzistimin e njė organizate tė tillė. Disa spekulime flasin pėr krijimin e saj nga shėrbimet sekrete serbe, pėr tė pasur pretekst pėr njė intervenim brutal dhe pėr tė diskredituar imixhin tonė joviolent. „



    RUGOVA:„Ėshtė fjala pėr disa individ tė frustruar“

    Intervistė e Rugovės dhėnė tė pėrjavshmės zvicerane „Facts“
    „Rilindja“, 15.12.1997
    „Facts : Qė nga viti 1996 u paraqitėn disa sulme tė armatosura nė stacionet policore. Pėrgjegjėsinė pėr kėto sulme e merr UĒK- j. A paraqet kjo njė faktor tė ri politik?

    Rugova: Ne nuk kemi kurrfarė informatash pėr njė organizat tė tillė. Sipas tė gjitha gjasave ėshtė fjala pėr disa individė tė frustruar. Parimisht ėshtė i pamundur konstituimi i njė organizate tė tillė, ngase ne jemi tė kontrolluar rigorozisht nė ēdo rrafsh njerėzor. Nė shtėpitė shqiptare nuk ka armė. Ushtria Ēlirimtare e Kosovės mund t’i shėrbejė regjimit serb si pretekst pėr njė fushatė tė re represive nė Kosovė. Elementet me papėrgjegjėsi shoqėrore regjimi serb i pėrdor pėr qėllimet e veta.



    RUGOVA: „Pėr dy ditė do tė mund tė na shkatėrronin tė gjithėve“

    Pjesė nga intervista e dr. Rugovės dhėnė gazetės gjermane „Dier Spiegel“, e cila u emetua nė radion „Deutche Wele“, nė emisionet e dt. 7.3.1998.

    A mund tė ndalohet fillimi i njė lufte nė Kosovė?- ėshtė pyetje e parė e revistės drejtuar Rugovės:
    Njė luftė normale nuk do tė ketė, u pėrgjigj Rugova, mund tė ketė vetėm masakėr. Pėr nga kėndvėshtrimi ushtarak, ne nuk do tė kishim kurrfarė shansi, pėr dy ditė do tė mund tė na shkatėrronin tė gjithėve. “





    IBRAHIM RUGOVA,PAS OFENZIVES SE VERES SE VITIT 1998 NGA FORCAT USHTARAKE TE MILLOSHEVIQIT,KUNDER UCK-sė,DEKLAROI SE:

    „Pozicioni im do tė jetė edhe mė i fortė“…!!!



    Nė verėn e vitit 1998 forcat ushtarake dhe paraushtarke serbe,ndėrmorėn njė operacion tė shkallės sė gjerė kundėr forcave ēlirimtare tė UĒK-sė,dhe kryetari Ibrahim Rugova nė konferencėn pėr shtyp tė datės 07 gusht 1998, nė njė pyetje tė gazetares sė BBC se: „A mendoni se pas ofensifės mė tė re serbe pozicioni juaj nė negociata do tė jetė mė i dobėt?“

    Ai do tė pėrgjigjet si vijon:

    „JO NUK ĖSHTĖ MĖ I DOBĖT.PĖRKUNDRAZI,DO TĖ JETĖ EDHE MĖ I

    FORTĖ....!!!!”*
    _________

    *Burimi i informacionit : „Bujku“ 08 gusht 1998


    Dhe sipas kėsaj logjike rezulton se, sa mė shumė qė tė dobėsohej UĒK-ja nė frontet e luftės aq mė shumė do tė forcohej pozicioni politik i z.Rugova. ...!!!

    Tani shtrohet pyetja:

    Po ku do tė mbetej Kosova sikur UĒK-ja tė ishte shkatėrruar dhe Rugova tė ishte forcuar,dhe sikur tė kishte mbretėruar ajo politka e tij e urtė,e mosbėrjes asgjė, gjatė viteve 1990-1997...? !!
    --
    Te nderuar lexues...,

    Jepni vet pergjigjen.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #268
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    Citim Postuar mė parė nga Llapi
    Dimitrij Rupel kėrkon pavarėsi tė kushtėzuar pėr Kosovėn

    Ministri i Punėve tė Jashtme i Sllovenisė, Dimitrij Rupel, nė mbledhjen e ministrave tė Bashkimit Evropian, ka folur pėr pavarėsi tė kushtėzuar apo ndonjė lloj tjetėr tė pavarėsisė pėr Kosovėn. Kjo pavarėsi sipas z Rupel do tė ishte e mundur me kusht qė Serbia tė bėhet anėtare e Bashkimit Evropian. Kushtet pėr shtetėsinė e plotė tė Kosovės do tė pėrmbushen vetėm pasi i tėrė Ballkani perėndimor tė jetė i inkuadruar nė Bashkimin Evropian, ka thėnė ndėr tė tjera Rupel gjatė takimit me ministrat e Jashtėm tė BE-sė nė Bruksel.
    Llap,
    nese kjo thenje eshte e Rupel-it , atehere del shume qarte se kemi te bejme me nji sllav Armik te Qeshtjes shqiptare!
    Kur do te inkuadrohet i tere Ballkani perendimore ne BE?Edhe 20 vjet ,ndoshta.
    Po kete jane ata sllavet(sllovenet) qe kur e kishin pick me shkijet,kusheriret
    e tyre,silleshin “mire”me shqiptaret deri sa e rregulluan punen e vet.Pastaj i
    ndiqnin nga stacioni i trenit te rinjet e gjore shqiptare, qe kishin dezertuar(edhe me nxitjen e kroateve!) nga lufta e huaj,Serbo-Kroate ne Kroaci!

  9. #269
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    E premte, 21. Korrik, 2006



    BUGAJSKI:"KOSOVA - PAVARĖSI E MBIKQYRUR, JO E KUSHTĖZUAR"



    Janusz BUGAJSKI, Qendra pėr Studime Strategjike dhe Ndėrkombėtare /Uashington/


    RADIO EVROPA E LIRĖ
    Gjatė kėsaj jave kishim edhe njė rund tė bisedimeve ndėrmjet delegacioneve tė Kosovės dhe Serbisė pėr decentralizim dhe trashėgiminė kulturore. Por, duket se dallimet e mėdha ndėrmjet tė dy palėve mbesin. Si i komentoni ju kėto zhvillime?

    JANUSZ BUGAJSKI
    Ėshtė vėshtirė tė arrihen kompromise kur njėra pale, pala shqiptare e Kosovės, dėshiron ta mbajė njė shtet tė integruar dhe pala serbe, negociatorėt serbė, dėshirojnė dhe pėrpiqen ta ndajnė Kosovėn sa mė shumė qė tė jetė e mundur. Do tė thoja, se nėse deri nė njė masė, plani i tyre do tė pranohej, do ta bėnte shumė tė vėshtirė qeverisjen nė Kosovė lidhur me numrin e komunave dhe me lidhshmėrinė qė ato dėshirojnė ta kenė me Serbinė. Prandaj, mendoj se pozicioni qė duhet tė miratohet ėshtė ai qė ėshtė shumė mė i ngjashėm me atė tė pales shqiptare, nė mėnyrė qė vendi tė mund tė qeverisej me njė qeveri tė fuqishme qendrore, por me njė shkallė tė caktuar tė decentralizimit. Mendoj se bashkėsia ndėrkombėtare duhet tė paraqitet me zgjidhjen mė tė mirė, nga ato qė gjenden nė tavolinė.

    RADIO EVROPA E LIRĖ
    Sė shpejti ne do tė kemi takimin e nivelit tė lartė ndėrmjet Kosovės e Serbisė. Sipas jush a do tė arrihet ndonjė rezultat nė kėtė takim?

    JANUSZ BUGAJSKI
    I vetmi rezultat qė do tė arrihet ėshtė se ata do tė takohen dhe shpresojmė se do tė ulen pėrballė njėri tjetrit e jo nė dhoma tė veēanta, siē ka ndodhur nė disa negociata tė tjera. Mendoj se nuk do tė ketė njė kthesė tė madhe, por ėshtė njė rast pėr tė dy palėt qė t'i paraqesin qėndrimet e tyre dhe ėshtė rast pėr ndėrkombėtarėt qė pėrfundimisht tė kuptojnė se nuk ka kompromis ndėrmjet pavarėsisė dhe jo-pavarėsisė. Pozicioni serb mendoj se do tė jetė i paqėndrueshėm, veēanėrisht nėse do tė vazhdoj implementimi i standardeve, qė i ka pėrcaktuar bashkėsia ndėrkombėtare, pastaj miratimi i tyre nė formė tė ligjeve, e tė tjera. Mendoj se me tė afruar tė shtatorit e vetmja mundėsi pėr Serbinė do tė jetė qė tė bėjė disa kompromise, por pėrfundimisht nuk e shohė kėtė takim tė veēantė si kthesė madhore. Mendoj se do tė jetė njė rast pėr tė dy palėt pėr tė paraqitur qėndrimet e tyre.

    RADIO EVROPA E LIRĖ
    Para disa ditėsh, sekretari i pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara, Kofi Anan tha se "ne nuk jemi nė atė shkallė pėr tė imponuar zgjidhjen pėr Kosovėn". Nga ana tjetėr, siē thatė edhe ju, duket se do tė jetė shumė vėshtirė tė pritet qė tė dy palėt palėt tė arrijnė ndonjė lloj tė marrėveshjes. Pra, ēka mendoni kush dhe si do tė vendosė pėr statusin e Kosovės?

    JANUSZ BUGAJSKI
    Pėfundimisht do tė vendoset nga bashkėsia ndėrkombėtare. Ndėrkombėtarėt, institucionet kryesore, Shtetet e Bashkuara, NATO-ja, Bashkimi Evropian janė tė pranishme nė terren, pastaj Grupi i Kontaktit, Kėshilli i Sigurimit i Kombve tė Bashkuara, pra tė gjitha kėto kanė pėr tė luajtur njė rol nė kėtė ēėshtje. Por, unė mendoj se ajo qė do tė ndodhė ėshtė se ne duhet t'i shikojmė alternativat: nėse Kosova nuk bėhet e pavarur, niveli i jostabilitetit mendoj se do tė jetė shumė mė i madh se nėse ajo bėhet e pavarur. Nėse bėhet e pavarur, ndėrkombėtarėt duhet tė sigurohen se do tė mbizotėroj stabiliteti, reformat demokratike do tė vazhdojnė dhe se nuk ka ndodhur precedence nė rajon ose pretekst nė rajon pėr njėsitė e tjera. Mendoj se ėshtė e rėndėsishme pėr ndėrkombėtarėt qė tė demonstrojnė pėrkushtimin e tyre pėr njė shtet demokratik, qė do tė jetė stabil nė rajon.

    RADIO EVROPA E LIRĖ
    A do ta shohim vendimin pėr statusin final tė Kosovės deri nė fund tė kėtij viti?

    JANUSZ BUGAJSKI
    Unė pres qė vendimi tė merret deri nė fund tė vitit ose sė paku tė krijohet njė afat kohor pėr statusin final…me fjalė tė tjera, pėr pavarėsi. Dhe nuk do tė jetė pavarėsi e kushtėzuar aq sa do tė jetė pavarėsi e mbikqyrur. Me fjalė tė tjera, disa elemente tė qeverisė sė Kosovės, siē ėshtė siguria e tė tjera, do tė vazhdojnė tė monitorohen dhe nė njė mėnyrė tė mbikqyren nga bashkėsia ndėrkombėtare, por do tė jetė e qartė se destinacioni final do tė jetė pavarėsia e plotė. Unė pres qė ky vendim tė merret nė fund tė vitit.
    Intervistoi: Fatmir BUJUPI
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #270
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Pala kosovare shkon nė Vjenė pėr tė argumentuar qėndrimin pėr pavarėsinė e Kosovės

    Kryetari i Kosovės, Fatmir Sejdiu, kryeparlamentari Kolė Berisha, kryeministri Agim Ēeku si dhe liderėt e opozitės Hashim Thaēi dhe Veton Surroi, do ta prezantojnė Kosovėn nė takimin e elefantėve nė Vjenė qė do tė mbahet me 24 korrik. Vendimi sipas kryesuesit tė Ekipit Negociator, Fatmir Sejdiu ėshtė marrė sot nė mėnyrė unanime. Ai tha se pala kosovare shkon nė Vjenė pėr tė argumentuar para bashkėsisė ndėrkombėtare qėndrimin pėr pavarėsinė e Kosovės.

    ” Ne jemi tė mandatar pėr kėtė nga parlamenti dhe nuk do tė lėvizim nga ky pozicion”, u shpreh kryetari Sejdiu pas takimit tė sotėm tė Ekipit Negociator. Ekipi i Unitetit ka vendosur poashtu qė nė kuadėr tė Delegacionit tė Kosovės, nė Vjenė me 24 korrik tė udhėtojnė edhe tė gjithė pėrfaqėsuesit e palės kosovarė qė kanė marrė pjesė nė bisedimet e deritashme teknike .Nė kuadėr tė Ekipit do tė udhėtojnė edhe Lutfi Haziri, Ylber Hysa, Jakup Krasniqi, Skender Hyseni, Enver Hoxhaj, Blerim Shala, Sadik Idriz, Ardian Gjini, Hajredin Kuqi dhe Muhamet Hamiti.


    Postuar mė: Eh/Radio Kosova & Blue Sky Staff me Jul 21, 06 | 4:28 pm



    Po doika me i lshue shpierti shkiet prej inati kur tu ulen perball dy Komandant te UCK-se Hashim Thaēi dhe Agim Ēeku
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 27 prej 59 FillimFillim ... 17252627282937 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Me ne fund u pranua publikisht se kosova ska ushtri
    Nga beni33 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 126
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 18:14
  3. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndėrkombėtar me Kosovėn
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  4. Kush jane vrasesit?
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 10-03-2004, 21:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •