Close

Rezultati i Sondazhit: Cili do tė jetė statusi pėrfundimtar i Kosovės?

Votues
274. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Pavarėsi e plotė

    168 61.31%
  • Pavarėsi e kushtėzuar

    82 29.93%
  • Autonomi

    10 3.65%
  • Tjeter.....

    14 5.11%
Faqja 25 prej 59 FillimFillim ... 15232425262735 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 241 deri 250 prej 590
  1. #241
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Gazeta serbe, “Vecerne Novosti”: Ahtisari “blen” Kosoven. I ofron Serbise anetaresim ne BE pa kushte
    Ora 11:25
    Nga Elona Mamushi


    BEOGRAD (8 Korrik)- I derguari special per statusin e Kosoves Marti Ahtisari i propozon Serbise te njohe pavaresine e Kosoves ne kembim te lekeve dhe heqjen dore nga disa kushte per ceshtje te ndryshme. Keshtu shkruan sot gazeta serbe “Vecerne Novosti”. Sipas saj kjo levizje e Ahtisarit ne gjuhen diplomatike quhet “ lista e pazarit”. Duke iu referuar burimeve te saj diplomatike gazeta shkruan se e ashtuquajtura “lista e pazarit” permban 5 pika:

    1. Perfshirja e Serbise ne programin paqeruajtes te NATO-s pa qene e detyruar te arrestoje gjeneralin e akuzuar per krime lufte Ratko Mlladic
    2. Anetaresimi ne Bashkimin Europian( edhe kete here pa qene e detyruar te kape Mlladicin)
    3. Marrja e ndihmave financiare nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes
    4. Akses ne fondet e BE-se
    5. Rritje te investimeve te huaja ne vend

    Sipas gazettes propozimi I Ahtisarit per Kosoven nuk tingellon aspak keq, por me pas komenton se “te japesh Kosoven do te thote te japesh gjithcka tjeter”.Ne vijim te artikulli te saj, gazeta citon burimeve qeveritare anonime sipas se cilave nuk ka asnje dokument per “listen e pazarit” te Ahtisarit. (FOCUS/Balkanweb)
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #242
    DIZER_7 Maska e dizer7
    Anėtarėsuar
    24-05-2006
    Vendndodhja
    EARTH
    Postime
    176
    Sido qe te jete gjendja,ky problem nuk na intereson.kosova eshte e kosovareve dhe e shqipetareve.Ka gjithe te drejten e Pavaresise se plote,Ka luftuar per kete,ka derdhur gjak,dhe vete amerika eshte shprehur per pavaresi te plote te kosoves,
    prandaj lejini ato "autonimira dhe kushtezime),mos flisni si kalamaj,VETEM PAVARESIA E PLOTE eshte zgjidhja e problemit,dhe asgje tjeter.
    Hallall kosovareve per kembenguljen qe bejne,dhe nga kjo do dalin te fituar.

    Akoma dhe ne,duhet te marim shembull nga ata,dhe jo te themi dokra per autonomi sikur jemi vetem vrojtusa,apo si ca qe flasin keq per atdheun.

    ALBANIA + KOSOVA = UNITED FOREVER
    Po Do Paqe, Behu Gati Per Lufte!

  3. #243
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Keshilli i Sigurimit te OKB do te zhvilloje 3 takime per statusin e ardhshem te Kosoves

    Ora 10:25
    Nga E.M


    NJU JORK (8 Korrik)- Kėshilli i Sigurimit te OKB-se ka vendosur tė mbajė tri takime pėr Kosovėn me 13 korrik. Sipas Arno Bartademi nga Misioni i Francės nė Kombet e Bashkuara nė Nju Jork, vend ky qė ka presidencėn e rradhės sė Kėshillit tė Sigurimit, takimi i parė do jetė konsultativ dhe do tė mbahet mes kryeministrit tė Serbisė Vojisllav Koshtunica dhe vendeve anėtare tė Kėshillit tė Sigurimit.

    Takimi i dytė do tė jetė takim i mbyllur ku kryenegociatori pėr statusin e Kosovės, Marti Ahtisari do raportojė pėr ecurinė e deritashme tė procesit tė bisedimeve para Kėshillit tė Sigurimit. Disa vende anėtare tė Kėshillit tė Sigurimit kėmbėngulėn qė tė zhvillohet dhe njė takim tjetėr ku pala kosovare do tė mund tė paraqesė qėndrimet e saj.

    “Nė kėtė kuptim njė nga pėrfaqėsuesit mė tė lartė tė Kosovės dotė zhvillojė pasditen e 13 korrikut njė takim jozyrtar mė pėrfaqėsuesit e vendeve anėtare tė Kėshillit tė Sigurimit, pėr tė paraqitur zhvillimet nė Kosovė” tha Bartademi. Ndėrkaq, dje nė Prishtinė, zėvendėsshefi i UNMIK-ut, Stiven Shuk ka bėrė tė ditur se do jetė presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu qė do marrė pjesė nė takimin nė fjalė. (Europa e Lire/Balkanweb)
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #244

    Thumbs up Merry:"serbia Ka Humbur Luftėn Pėr Kosovėn"

    WAYNE MERRY, ekspert nė Kėshillin pėr Politikė tė Jashtme/SHBA/

    RADIO EVROPA E LIRĖ
    Kryeministri serb Vojislav Koshtunica ditė mė parė deklaroi se "Kosova ka qenė dhe do tė mbetet pjesė e Serbisė". Mė heret nė Londėr pas takimit me kryeministrin britanik Toni Bler, Koshtunica kishte thėnė se Serbia nuk do tė pranoi "kompromisin e imponuar". Ngjashėm prononcohen edhe politikanėt tjerė serb. Si i komentoni kėto deklarata?

    WAYNE MERRY
    Ata mund tė thėnė gjėra tė tilla, por ato janė krejtėsisht jasht realitetit. Ėshtė fakt i pamohueshėm se derisa serbėt flasin shumė pėr Kosovėn, numėr shumė i vogėl i tyre gjatė 100 viteve tė fundit ka dėshiruar tė jetoi nė Kosovė. Pėr kėtė ėshtė folur edhe nė Konferencėn e Parisit nė vitin 1919 pas Luftės sė Parė Botėrore. Fuqitė e mėdha duke pasur parasysh tė dhėnat pėr pėbėrjen e popullėsisė, seriozisht kishin menduar nėse Kosova duhej t'i takonte Shqipėrisė apo Serbisė. Por, pasi qė Serbia kishte qenė anėtare e rėndėsishme e koalicionit fitues kundėr Gjermanisė dhe Austro – Hungarisė, Kosova mbeti nė pėrbėrje tė saj, ndonėse shqiptarėt edhe atėherė pėrbėnin shumicėn dėrmuese. Kjo u bė edhe mė e theksuar nga fundi i shekullit XX, gjė qė e bėri tė pamundur qė Serbia tė mbajė kontrrollin mbi te nė plan afatgjatė.
    Nė zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės do tė influencojnė tre faktorė tė rėndėsishėm, qė janė esencial nė tė gjitha aktivitetet diplomatike nė botė: demografia, ekonomia dhe lufta. Demografia nė formė tė theksuar shkon nė favor tė shqiptarėve. Kur bėhet fjalė pėr ekonominė, Serbia mbase ėshtė vendi i vetėm evropian qė ka zgjedhur rrugėn e autarkisė e izolimit dhe jo tė integrimit, qė ia ngushton hapėsirėn manovruese nė bisedimet pėr statusin e Kosovės. Dhe sė fundi, ėshtė zhvilluar lufta tė cilėn Serbia e ka humbur.

    RADIO EVROPA E LIRĖ
    Shumė analistė vlerėsojnė se fatin e Kosovės nuk do ta vendosin as Prishtina dhe as Beogradi, por bashkėsia ndėrkombėtare, para sė gjithash Perendimi. Flitet se SHBA-tė dhe BE-ja tashmė kanė arritur ujdinė qė Kosova fillimisht tė fitojė pavarėsi tė kushtėzuar dhe pastaj pavarėsi tė plotė?

    WAYNE MERRY
    Vendimin nuk e kanė marrė vendet e jashtme. Zgjidhja ėshtė imponuar nga fakti qė serbėt nuk dėshirojnė tė jetojnė nė Kosovė dhe pėr faktin qė Millosheviqi futi Serbinė nė luftė tė cilėn nuk arriti ta fitoi. Pra, pavarėsia e Kosovės do tė jetė pasojė e njė vargu vendimesh katastrofale tė Beogradit.

    RADIO EVROPA E LIRĖ
    Sekretarja amerikane e shtetit Kondoliza Rajs ka ftuar presidentin dhe kryeministrin serb, Tadiē dhe Koshtunica, tė vizitojnė Uashingtonin. Do tė jetė temė qendrore Kosova apo edhe zhvillimet tjera nė Serbi?

    WAYNE MERRY
    Mendoj se gjatė vizitės sė liderėve serb nė Uashington do tė bėhet fjalė kryesisht pėr Kosovėn. Por, Shtėpia e Bardhė ftesėn e ka dėrguar edhe pėr arsye tjera. Administrata e presidentit Bush e sheh se pavarėsia e Malit tė Zi dhe zgjidhja pėr Kosovėn , mund tė forcojnė tendencat pėr vetėizolim nė Serbi. SHBA-tė kanė interes qė edhe Serbia si vendet tjera tė Ballkanit tė mos bėhet shtet i pa shpresė, reakcionar dhe nacionalist qė jeton nė botėn e fantazmave. Njė rrugė e tillė nė 15 vitet e fundit Serbinė e ka ēuar nė katastrofė dhe kjo mund tė pėrsėritet. Serbia duhet tė niset nė rrugėn qė e kanė zgjedhur tė gjithė nė Evropė dhe kjo ėshtė rruga e integrimeve. Por, kėtė vendim nuk mund ta marrė as Brukseli dhe as Uashingtoni. Kėtė duhet ta bėjė Beogradi. SHBA-tė dėshirojnė t'i afrohen Serbisė, ta bindin qė tė jetė realiste rreth ēėshtjes sė Kosovės, se nuk mund tė jetoi nė tė kaluarėn mitike, por nė shekullin XXI dhe tė mėsoi leksionet nga gabimet e bėra gjatė 15 viteve tė fundit pėr tė mos i pėrsėritur mė vonė.

    RADIO EVROPA E LIRĖ
    Si do tė veprojnė SHBA-tė nėse nė pushtet nė Beograd vjen Partia Radikale Serbe. Do ta injorojnė, izolojnė apo...?

    WAYNE MERRY
    Nėse Serbia zgjedh rrugėn e e izolimit, autarkisė dhe kthimit te e kaluara mitologjike, SHBA-tė do tė ēojnė dorė nga ajo. Kėshtu nuk do tė veprojė vetėm Amerika, por edhe tė gjitha vendet tjera.

    Intervistoi: D. SHTAVLJANIN

  5. #245
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Koshtunica diskuton nė Uashington me Sekretaren Rajs pėr Kosovėn
    David Gollust
    12-07-2006


    Kryeministri serb Vojisllav Koshtunica tha dje nė Uashington se qeveria e Beogradit ėshtė pėr autonomi tė gjerė pėr Kosovėn por jo pėr pavarėsinė e saj. E ardhmja e Kosovės ishte tema qendrore e takimit mes zotit Koshtunica dhe sekretares amerikane tė shtetit Kondoliza Rajs.

    Vizita nė Uashington ėshtė pjesė e njė ofensive diplomatike tė kryeministrit serb qė synon tė bindė fuqitė botėrore tė mos e mbėshtesin pavarėsinė pėr Kosovėn.

    Kosova ėshtė nėn administrimin e OKB-sė qė nga viti 1999, kur fushata ajrore e NATO-s ēoi nė largimin e forcave serbe qė akuzoheshin pėr krime.

    Bisedimet pėr tė ardhmen politike tė Kosovės tė ndėrmjetėsuara nga Kombet e Bashkuara filluan nė muajin shkurt por kanė shėnuar pak pėrparim. Ato do tė rifillojnė kėtė muaj dhe vemendja do tė pėrqendrohet nė ēėshtjen kritike nėse Kosova do tė bėhet e pavarur. Zyrtarėt shpresojnė qė brenda kėtij viti tė arrihet njė zgjidhje pėrmes bisedimeve.

    Gjatė njė bisede me gazetarėt pas takimit me Sekretaren Rajs, Koshtunica tha se i kishte paraqitur asaj tė njėjtat argumente siē kishte bėrė edhe nė ndalesat e tij tė mėparshme nė kryeqytetet evropiane, pra qė Serbia mbėshtet autonominė mė tė gjerė tė mundėshme pėr Kosovėn por nuk mund tė pranojė pavarėsinė:

    ”Duhet tė them se pėr ne, pėr Serbinė, pavarėsia ėshtė jashtė diskutimit. Unė e kam pėrsėritur shumė herė se pavarėsia ėshtė diēka qė pėr autoritetet serbe jo vetėm nuk mund tė pranohet por duhet hedhur poshtė. Kėtė mu desh ta pėrsėrisja edhe njė herė nė Uashington.”

    Kryeministri serb tha se formula e tij pėr autonomi tė gjerė pėr Kosovėn pėrputhet me standardet ligjore ndėrkombėtare qė mbrojnė sovranitetin dhe tėrėsinė terroritoriale tė shteteve ekzistuese. Ai tha gjithashtu se kjo ėshtė njė zgjidhje nė traditėn evropiane e bazuar nė kompromisin dhe nė mbrojtjen e tė drejtave tė pakicave.

    Shtetet e Bashkuara mbėshtesin idenė qė statusi i ardhshėm i Kosovės tė vendoset nga palėt pėrmes bisedimeve tė drejtuara nga i dėrguari i posaēėm i OKB-sė, ish presidenti i Finlandės Martti Ahtisaari.

    Nė tė njėjtėn kohė, zyrtarėt nė Uashington thonė se njė zgjidhje qė nuk i jep Kosovės pavarėsinė ėshtė e vėshtirė tė pėrfytyrohet po tė kihet parasysh e kaluara e hidhur dhe fakti qė mėse 90 pėrqind e banorėve tė Kosovės janė shqiptarė tė cilėt kėrkojnė shkėputjen nga Serbia.

    Shtetet e Bashkuara dhe Serbia kohėt e fundit kanė patur probleme mes tė tjerash pėr faktin se autoritetet serbe nuk po arrestojnė personat e akuzuar pėr krime si ish udhėheqėsit e serbėve tė Bosnjes, Radovan Karaxhiē dhe Ratko Mlladiē.

    Por kryeministri Koshtunica tha se takimi i tij me sekretaren Rajs ishte i mirė, konstruktiv dhe pėrfshinte njė gamė tė gjerė temash. Pritet qė ai tė jetė nesėr nė Nju Jork pėr njė takim tė Kėshillit tė Sigurimit mbi Kosovėn. //ii
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #246
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Tadic, Nuk mund t’i genjej qytetaret e Serbise. Pavaresia e Kosoves nuk perjashtohet
    Ora: 13:30
    Nga Ina Koxha


    BEOGRAD (9 Korrik) -Presidenti i Serbise Boris Tadic ka deklaruar mbreme vone se para arritjes se zgjidhjes se statusit te ardhshem te Kosoves, ne Serbi duhet te mbahen zgjedhjet e jashtezakonshme parlamentare, ne vjeshten e ketij viti. Kjo do te ishte domosdoshmeri ne menyre qe te formohet pushteti i cili do te garantonte vazhdim te papenguar te afrimit me Unionin evropian. "Konsideroj se do te ishte mire qe diskutimi mbi te ardhmen e Serbise te zhvillohet ne nje atmosfere te qete dhe qe sa me pare te formohet qeveria e cila do te mund te qeverise me gjate me kete vend, si dhe ndaje vlerat evropiane e demokratike”, ka thene kryetari Tadiq, per Radio-televizionin e Serbise (RTS).

    Tadiq ka shtuar se, perkunder faktit qe tere udheheqja e Serbise eshte duke insistuar se pavaresia e Kosove e Metohise eshte zgjidhje e papranueshme, nuk mund te garantoje se nje zgjidhje e ketille perjashtohet. "Do te ishte shume e rrezikshme neqoftese une si President i Serbise do te thosha se fakti qe ne nuk deshirojme te lejojme pavaresine dhe sovranitetin e Kosove e Metohise, do te ishte e mjaftueshme qe Kosova te mos behet kurre e pavarur. Realiteti eshte shume i veshtire, realiteti eshte me i veshtire se kurre. Nuk kam te drejte t’i mashtroj qytetaret e Serbise. Megjithate duhet te luftojme deri ne ēastet e fundit, duke shfrytezuar te gjitha mjetet legjitime, te cilat i pranon sot politika nderkombetare”, ka thene Tadici.

    Presidenti serb ka vlerėsuar se negociatat pėr statusin e Kososvės nė Vjenė kanė "karakter strategjik", por tėrhoqi vėrejtje pėr veprimet diplomatike tė Beogradit dhe per kete ka keshilluar qė tė mos "ngrihet zėri" ndaj bashkėsisė ndėrkombėtare dhe qė tė "flitet qetė, e tė arrihen rezultate".

    Ai e ka hedhur poshte mundesine e ndonje lufte te re ne rast te zgjidhjes se statusit te Kosoves qe do te ishte e pavolitshme per Serbine. “Rreziqet me te medha te sigurise (per Serbine) ndodhen ne Kosove e Metohi dhe ne hapsirat per rreth, por qytetaret nuk duhet te kene frike se rreziku eshte i atille qe neser do te kete lufte”, ka thene Tadic dhe ka shtuar se Serbia ka potenciale qe t’i minimizoje keto rreziqe. Ai ka thene se traumatizimi i ri qytetareve te Serbise me faktin se Kosoves do t’i jepej pavaresia do te mund te rrezikonte entuziazmin evropian ne shtet dhe te bllokoje ne nje afat me te gjate procesin e afrimit me BE.

    "Konsideroj se traumatizimi i ri i Serbise dhe i popullit te saj do te ishte jo vetem i padrejte por edhe kunder produktiv, sepse ky vend nuk do te mund te ishte politikisht I qendrushem, nuk do te mund te kontribuonte per stabilitetin evropian, qytetaret ne kete vend do te kishin probleme per t’iu perveshur punes dhe reformave ekonomike, si dhe do te behej nje shkelje aq e rende e te drejtave nderkombetare dhe interesave te tyre”, ka thene Tadiq. Ai ka konfirmuar se eshte duke u bere harmonizimi i temave te bisedimeve ne nivelin me te larte midis Beogradit e Prishtines, te cilat do te duhej te fillonin me 24 korrik ne Vjene dhe se aktualisht eshte gati e sigurte se ne ato bisedime do te marrin pjese kryetari dhe kryeministri i Serbise dhe kryetari dhe kryeministri i Kosoves

    (Beta/Balkanweb)
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #247
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979



    THAĒI

    Pavarėsia e Kosovės ėshtė sendėrtuar nė qershorin e vitit 1999, ndėrsa tash jemi vetėm duke pėrfunduar procesin e zyrtarizimit ndėrkombėtar tė saj
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #248
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    Nėnkryetari pėr ēėshtje organizative i PDK-sė z.Rrustem Mustaf-Remi


    “Bashkėsia ndėrkombėtare do ta njoh sovranitetin e Kosovės, i cili ka ndodhur me luftėn e fundit ēlirimtare tė vitit 1999”.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #249
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    Ah, more Llapi, sa ja fut koti me ato llapēinkat tuaja.....

    Po perse nuk e humb kheen te na japish ndonje analiz te kohes aktuale, o njeri, por gjithnje shkon e flet prralla te kohes se ali bungut....

    A e din ti qe situata ne kohen e sotme po ndryshon per 24 ore ?

    Na thuaje pra, ky konflikti ne Lindjen e Aferme, a thua a do te pengoje ne procesin drejte pamvaresise se kosoves, sipas jush, po a Jo ?

  10. #250
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anėtarėsuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704
    Pavarėsia ėshtė e panegociueshme dhe Kosova duhet dhe do tė jetė shtet!
    Punė, djersė, dashuri mes njerėzve dhe ndaj atėdheut.

Faqja 25 prej 59 FillimFillim ... 15232425262735 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Me ne fund u pranua publikisht se kosova ska ushtri
    Nga beni33 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 126
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 18:14
  3. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndėrkombėtar me Kosovėn
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  4. Kush jane vrasesit?
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 10-03-2004, 21:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •