Close

Rezultati i Sondazhit: Cili do tė jetė statusi pėrfundimtar i Kosovės?

Votues
274. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Pavarėsi e plotė

    168 61.31%
  • Pavarėsi e kushtėzuar

    82 29.93%
  • Autonomi

    10 3.65%
  • Tjeter.....

    14 5.11%
Faqja 12 prej 59 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 590
  1. #111
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kosova dhe raporti Enver Hoxha-Tito-Stalin


    Stipe Mesiē*

    Kjo pjesė ėshtė shkėputur nga njė intervistė qė presidenti kroat Stepjan Mesiē, i ka dhėnė dy netė mė parė kryeredaktorit tė KTV-Koha Vizion, nė Prishtinė, Adriatik Kelmendi. Nė kėtė pjesė tė intervistės z.Mesiē, flet per marrėveshjet e Enver Hoxhės me Titon, pėr Kosovėn, nė pėrgjigje tė pyetjes sė z.Kelmendi: Si ndikoi lidhja e Enver Hoxhės me Stalinin, qė shqiptarėt ta humbin Kosovėn? Pjesa ėshtė dėrguar pėr botim nė gazetėn “Shekulli” nga kryeredaktori i KTV-Koha Vizion, Adriatik Kelmendi.


    Duhet pak tė shikojmė edhe historikisht, se ēfarė ka ndodhur me Kosovėn. Nė Kosovė, gjithmonė shqiptarėt kanė qenė shumicė. Pushtetet janė ndėrruar, ka qenė pushteti turk, ka qenė pushteti i mbretėrisė jugosllave, ka qenė pushteti serb. Kosova ka pasur autonomi tė lartė nė kohėn e Titos.
    Unė mendoj se ka qenė njė autonomi gati sa statuti i Republikės Federale. Dhe mė pas vjen Millosheviēi, i cili ua merr tė gjitha shqiptarėve, tė gjitha ato qė kanė arritur. Sepse, para Luftės sė Dytė Botėrore shqiptarėt nuk kanė pasur tė drejtėn e pėrdorimit tė gjuhės, nuk kanė pasur kurrfarė tė drejtash. Nuk kanė pasur gazetat e veta, shkollat e veta. Kanė qenė si fiset indiane, nėn pushtetin e dikurshėm anglez. Pastaj, pas Luftės sė Dytė Botėrore... sepse shqiptarėt kanė marrė pjesė nė anėn e luftės antifashiste... atyre askush nuk ua ka dhuruar autonominė... ata me luftėn nė anėn antifashiste e kanė fituar autonominė. Dhe kanė fituar tė drejtat, prej ēerdheve deri nė akademi. Kėtė askush nuk e ka dhuruar. Kėtė e kanė merituar.
    Unė e di marrėveshjen ndėrmjet Titos dhe Enver Hoxhės, ku kėta tė dy kanė rėnė dakord qė shqiptarėve tė Kosovės t’u bėhet thirrje pėr kryengritje. Atėherė u ėshtė thėnė, qė kur tė pėrfundojė Lufta e Dytė Botėrore, statusi i Kosovės do tė zgjidhet me referendum. Por, pastaj erdhėm deri te mosmarrėveshja ndėrmjet Titos dhe Stalinit. Enver Hoxha qėndroi nė anėn e Stalinit dhe ai referendum nuk ėshtė mbajtur kurrė.
    Mirėpo, Kosova e fitoi autonominė, e cila praktikisht ka qenė e barabartė me republikėn. Kosova u bė element konstituiv i Federatės dhe i jepte presidencės sė federatės, nė tė cilėn kam qenė edhe unė, numėr tė njėjtė tė anėtarėve, sikur republikat.
    Por, pas Titos, erdhi Millosheviēi, i cili ua mori tė gjitha kėto, i cili ua hoqi autonominė, i cili i largoi tė gjithė nga puna. Nė fund sjell njė vendim, me tė cilin duhej tė eliminoheshin shqiptarėt nga Kosova dhe tė vendoseshin atje serbėt nga Kroacia. Pra, ky ėshtė njė gjenocid. Por, me veprimin e Aleancės sė NATO-s, shqiptarėt u kthyen nė Kosovė, krijuan tė gjitha organet e pushtetit, tė gjithė mekanizmat shtetėrorė. Kosova sot ka Kryetarin, Qeverinė dhe Kuvendin e vet. Dhe tani, Beogradi ka me kė tė bisedojė. Dhe unė pres, qė me ndihmėn ndėrkombėtare, do tė zgjidhet edhe ēėshtja e Kosovės...

    * President i Kroacisė

    shekulli

  2. #112
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Shumė lider tė vendeve flasin duke u gėrvallur e pėrqyrravur kinėse Kosovės ia dojnė tė mirėn, por asnjėri nga liderėt e kėtyre vendeve nuk ka prapanicė tė mjaftueshme qė ta qes sė paku nė qeverinė e vet qėshtjen ēėr diskutim pėr njohje tė pavarėsisė sė Kosovės.Por ata na kanė marr erė mirė neve shqiptarėve nė qafė dhe e dijnė shumė mirė se ne mbesim tė kėnaqur sikur edhe fėmijtė kur u pėrmendet se janė fėmijė se meqė janė tė vegjėl u takojnė sheqerkat,qokoladat,karamelet etj,edhe pse asnjėhere nuk u blehen e as qė fėmijėt kan mundėsi t`i körkojnė.Por mjafton edhe kjo se janė fėmij tė vegjėl ,mandej janė"kosovar",dhe do kėnaqen vetėm me emrat e pėrmendur tė qokoladave,bonboneve,karameleve etj,me shpresė se njė ditė do tė ken mundėsi bile t“ua ndiejnė erėn kur ato i ngrėn dikush tjetėr.
    Pėr shqiptarėt si qdohere mjaftoinė fjalėt e bukura,ledhatimet,premtimet,kurajot, etj,e nuk hamendet aspak se ėshtė duke e marr thikėn pas shpine nga secili prej tyre.
    Ne jemi shqiptarė,ne besoimė edhe kur nuk duhet!!..

  3. #113
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anėtarėsuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    Citim Postuar mė parė nga tani_26
    Tani 26 eshte realist dhe kerkoi mendimin e forumisteve te tjere persa i perket kesaj teme dhe per te pare se sa reale jane shqiptaret..Me sa shoh shume shqiptare jane jashte realitetit....Kjo gje me shqeteson dhe eshte per te ardhur keq, tregon se si popull jemi te papjekur nga ana politike (dhe diplomatike) si dhe te paafte per te percepituar realitetin ashtu sic duhet....
    or ti djale cka je student apo minister apo kush te jesh. se ketu te gjithe jemi per pavarsi, por mos imagjino shume duhet te shikohet dhe realiteti se cka behet ne momente

  4. #114
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Ne shqiptarėt dėshiroim ta kaloimė detin duke kaluar nėpėr ca fluska uji.

  5. #115
    i/e regjistruar Maska e Tiffany
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    51
    Shume fjale kane shqiptaret ( shqiptare e kosovare bashke), eshte e vertete. Na pelqen neve te flasim, te show off dhe te justifikohemi ne fund nese sna del gje..

    Mendimi im eshte qe Kosova ka ne dore pavaresine e kushtezuar. Si shqiptaret e Kosoves, ashtu dhe shqiptaret e Shqiperise duhet te tregohen te zgjuar, te pranojne urte urte dhe te kenaqen per momentin. Perse??
    Shpjegimin nuk po e jap ne baze te cka shkruan shtypi, sepse mendoj qe ajo qe thuhet ne shtyp ne te shumten e rasteve ka qellim ngaterresat. Atehere, nese ndjekim llogjiken e zgjerimit te BE ( duke pasur parasysh qe i gjithe rajoni eshte nen influencat e BE tashme), kuptojme qe Brukselit i duhet:

    1. stabilitet ne rajon

    2. nje Serbi jo e madhe dhe e fuqishme e cila shume mire mund ti hape probleme ne nje te ardhme. (referendumi ne Mal te Zi nuk eshte koincidence)

    Ne rastine Kosoves, keto 2 pika perputhen sh mire, prandaj dhe per here te pare gjate gjithe historise interesat e Fuqive perkojne me interesat e shqiptareve. Por, duhet te dime qe ne sjemi aq te fuqishem sa ti tregojme "shefit" te na vije pas qefit dhe ti jape formen qe duam zgjidhjes se problemit. (dhe kjo sepse kemi me shume fjale se pune).
    Prandaj, ne nje te ardhme te afert besoj se do kete 2 shtete shqipfolese ne Ballkan, ku Kosova do jete ne kontrollin e Europes. Dhe te dy keto vende shqipfolese duhet te jene te kenaqur per momentin, sepse se pari gjerat e mira behen ngadale e ngadale ( per te kanaqur patriotet e flakte, por duke pasur parasysh qe duhet punuar goxha) dhe cka eshte me e rendesishme, personalisht, mendoj qe ka ardhur koha qe si ne Kosove, ne Shqiperi, Serbi, Maqedoni e kudo ne ballkan, njerezit te ndihen qytetare te Europes se Bashkuar, ku kufinjte te mos jene me shkak pergjakjesh e prapambetjeje ekonomike dhe civilizimi. Eshte shume e vertete qe kohet kane ndryshuar, shekulli i 21 dallon shume nga paraardhesi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Tiffany : 25-03-2006 mė 10:02

  6. #116
    i/e regjistruar Maska e Tiffany
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    51
    Citim Postuar mė parė nga Sabriu
    Ne shqiptarėt dėshiroim ta kaloimė detin duke kaluar nėpėr ca fluska uji.

    Pershendetje,

    doja tju thoja dicka Z.Sabri. Ju nuk klasifikoheni thjeshte tek skeptiket e ceshtjes se Kosoves, por tek ekstremiste-skeptiket. Pamvaresisht se nuk ju njoh, me respektin qe kam, plus qe e di qe ndoshta nuk kam lexuar aq sa ju mund te keni lexuar, ju them se, ceshtja e Kosoves ka nevoje per entuziazem. Problemi duhet te qendroje ne gjetjen e menyres se kthimit te mundesive qe ka ne dore tani Kosova per te mos zhgenjyer entuziamin e popullit.

    respekte

  7. #117
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Ku mund tė japim shenja entuziazmi kur elita politike shqiptare nė pėrgjithėsi ka vėnė proceset e Kosovės e pikėrisht me procesin e decentralizimit ,sikur kur njė fshatar dėshiron ta lėvroi tokėn e vet por kuajt i ka vėnė pas pllugut .Shtroi pyetjen:a lėvrohet kėshtu toka ,me kuaj tė vėnė mbrap?

  8. #118
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Pėr Tiffany,

    Me plot pėrgjegjėsi morale e njerėzore po them se :njė vend ose ėshtė i pavarur ose ėshtė koloni.Sovraniteti i kufizuar pėr Kosovėn ka pėr qėllim kthimin e Kosovės nėn sovranitetin e Serbisė.Andaj me qėllim qė kėte mos ta kuptoinė shqiptarėt e Kosovės dhe shqiptarėt nė pėrgjithėsi ėshtė duke u pėrgaditur njė kolonizim i dyfisht pėr Kosovėn e qė prof.Dr.Mehdi Hyseni e ka quajtur me tė drejt koloni serbo-europiane.

  9. #119
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-01-2006
    Vendndodhja
    Mitrovicė
    Postime
    37
    edhe pse ajo teza "Pavarsi e kushtėzuar" mu pati dukur vetem si njė lojė e t'huajve me serbėt dhe shqiptarėt , ngase pėr Serbėt edhe pavarsia e kushtezuar tingėllon keq , sikurse edhe pėr Shqiptarėt , dhe se kjo ishte vetem njė shkas qė pasi qė palėt nuk po mirren vesh ēėshtjes ti prhet kmisha nė kėshill t'sigurimit

    por ēka?!
    u binda suazat janė duke quar nė atė drejtim...
    pra qė Kosova ta fitoj njė pavarsi tė kushtėzuar...

    a sa i pėrket negociatave mendoj se po shkohet me njė politikė shpėrqėndruese deri tek zgjidhja finale , edhe pse nė vakt nė Kosovė janė gjėrat shumė tė kjarta...

    nė Kosovė nuk kemi tė bėjmė me ndonjė "konglomerat etnitetesh" qė tė mos dihet se kush ėshtė shumicė e kush pakicė...

    por ēka?!Bota nuk deshi t'na njihte si Komb edhe pse ishim shumicė ngase koceptualiteti i zgjedhjes sė ēėshtjeve kombėtare shikuar nė suazat bashkohėre bėhet nė formėn e SHTETIT - KOMB...

    pra nėse Bota do ta njihte si Komb atėherė ne do tė ishim shtet...
    por Bota nuk pa kredibilitet t'na njihte , dhe ja jemi ku jemi...

    por ktu ėshtė bėrė gabimi amatoresk kur ėshtė akceptuar vetė koncepti i multietnicitetit dhe edhe disa sene tjera qi i kena n'ēaf vetėm shkaku i moskuptimit real tė TERMEVE (fjalėve)...

    po po TREMAVE mirė e dėgjuat...

    pse?!

    ngase ne jemi aq popull i mprapsht saqė ndonjėherė fjalėn adekuate shqipe nuk e kuptojmė mirėfillt...

    Termi:Vetėqeverisje sille kah te sillsh se nuk d.m.th tjeter perpos se AUTONOMI e nese ju thua shqiptarve AUTONOMI mund ta pėsosh keq...

    njashtu e kan ngatrruar edhe fjalėn multietnicitet duke e kuptuar si diqka qė ka tė bėjė me TOLERANCEN...

    Multietniciteti ėshtė nocion POLITIK , ndėrkaq toleranca ka kuptim tė gjerė : tolerant mund tė jetė edhe kafsha ndaj kafshės tjetėr etj etj...

    Ne nuk mund tė jemi Multietnik ngase jemi 90% shqiptar e 10% tė tjerė...

    Bosnja , Maqedonia janė vende multietnike po nejse TOLERANT mund tė jemi hahah...

    sot paqėndrueshmėriae njė Shteti t'mundshėm Kosavar dikush e justifikon me faktet...

    se Kosova nuk ka fizibiltet ekonomik pėr tė qenė SHTET e ku ta di e ku ta di...

    e po si qėndron Shqiperia qe eshte qe afro njė shek. SHTET si qėndrojn vendet e tjera...

    madje qė Kosova i ka potencilatet e diagnostifikuara:

    ka njė TREPĒ...

    njė Ferronikel...

    thjesht ka potencial pėr tė qenė VEND I PASUR

    poooooooooooor...

    fenomeni qė me mish e me shpirt duhet luftuar nė shoqėrinė Kosovare ėshtė

    HAJNIA (korrupsioni s'mu duk fjale adekuate)

    Kėtė duhet luftuar i madh e vogėl , bab e bir...

    ngase nė tė kundėrtėn ne me tė vėrrtet , meritojmė njė MONOPOL mbi krye , mos t'na i vras veshet fare "Pavarsia e kushtezuar"

    e fundit nuk na shkon pėr shtati se kushtėzimi do t'na "kushtėzojė" kantonizimin (jo ndarjen klasike) por po them KANTONIZIMIN (NDARJE BRENDASHTERORE) , e Kosoves ngase decentarlizmi po qon kryekput nė atė drejtim...

    se sa pėr tė tjerat , he Shqipatarėt meritojnė MONOPOL edhe atė me shkop mbi kokė...

    pėrfundmisht me Kosovėn po tentohet tė ndjeket modeli i shteti zviceran (pasi qė po na japin mė nė fund atė t'bekuem shteti)

    pse modeli zviceran?!

    ngase po formohet njė Komb i ri edhe pse 90% jem i shqiptarė qė do tė identifikohet si KOMB KOSOVAR ( si per serb , shqiptar , rome...)

    edhe Kombi Zviecaran konsiston ashtu (frances , italian , gjerman)

    me decentralizmin po krijohet sistemi kantonal njashtu si nė Zvicėr...

    aaaaaaa e mira e sė mirės do tė ishtė qė Kosova tė qėndrojė jo politikisht , por ekonomikisht sikurse ėshtė Zvicra , po c'ti bejme

    STATUSI PERFUNDIMTAR I KOSOVAES DO TE JETE:

    SHTET I PAVARUR KANTONIAL DHE I KUSHTEZUAR NGA BASHKESIA NDERKOMTARE

    DITEN E MIR...!

  10. #120
    BUKURIA SHERRI I LUMTURIS Maska e koder kiss
    Anėtarėsuar
    03-03-2006
    Vendndodhja
    uk
    Postime
    206
    Pavaresi Te Kushtezuar Bashkim Me Shtetin Ame
    Jo Si Zvicerra > Po Shtet Shqiptare Me Minoritete Qe Te Bejne Ate Qe Themi Ne Se Mjaft Ma
    KULTURA , SJELLJA, EDUKATA ,ZBUKURON NJERIUN!!!!!!!!!!!!

Faqja 12 prej 59 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Me ne fund u pranua publikisht se kosova ska ushtri
    Nga beni33 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 126
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 18:14
  3. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndėrkombėtar me Kosovėn
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  4. Kush jane vrasesit?
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 10-03-2004, 21:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •