Close

Rezultati i Sondazhit: Cili do tė jetė statusi pėrfundimtar i Kosovės?

Votues
274. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Pavarėsi e plotė

    168 61.31%
  • Pavarėsi e kushtėzuar

    82 29.93%
  • Autonomi

    10 3.65%
  • Tjeter.....

    14 5.11%
Faqja 37 prej 59 FillimFillim ... 27353637383947 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 361 deri 370 prej 590
  1. #361
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Kryetari i PDK-sė z.Hashim Thaēi

    Kryetari Thaēi: Nuk do tė ketė pavarėsi tė kushtėzuar – do tė ketė pavarėsi me sovranitet tė plotė pėr Kosovėn


    23.11.2006
    Kryetari i PDK-sė z.Hashim Thaēi, nė njė intervistė ekskluzive dhėnė Radiotelevizionit 21, nė kuadėr tė emisionit “Sy mė Sy”, ka theksuar se ėshtė fat qė SHBA-tė janė shumė tė vendosura pėr zgjidhjen pėrfundimtare tė statusit politik tė Kosovės.
    “Tė parėt qė na kanė kuptuar drejtė, qė kanė ndėrtuar partneritet tė qėndrueshėm, qė na kanė besuar plotėsisht, edhe nė fillim tė viteve ‘90-ta, edhe nė vitet ‘97, ‘98, kanė qenė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe ky besim ėshtė pasuar pastaj edhe prej tė tjerėve. Edhe tash, ėshtė fat qė SHBA-tė janė duke luajtur rolin e tyre domethėnės, udhėheqės, nė procesin e pėrmbylljes sė statusit politik tė Kosovės”
    - theksoi anėtari i Ekipit tė Unitetit z.Hashim Thaēi.



    “Vizita ime nė SHBA ka qenė nė shėrbim tė mbėshtetjes sė plotė tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nė kėtė proces, ka qenė nė shėrbim tė vazhdimit dhe tellimit tė bashkėpunimit mes Prishtinės dhe Ėashingtonit, por edhe kėrkesa jonė qė si domosdoshmėri qė SHBA-tė tė pėrmbyllin nė mėnyrė aktive dhe tė qartėsojnė pėrfundimisht procesin e statusit politik tė Kosovės” tha kryetari i PDK-sė z.Hashim Thaēi.

    “Roli dhe funksioni i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, i qeverisė amerikane ėshtė i pazėvendėsueshėm nė gjithė kėtė proces tė ndieshėm, tė koklavitur dhe tė komplikuar. Unė kam besim tė plotė qė politika kosovare nė partneritet tė ngushtė me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian do t“ia arrijė qėllimit qė brenda njė kohe shumė tė shkurtėr tė nxirret vendimi pėr Kosovėn e pavarur dhe sovrane” pohoi lideri demokrat.

    “Pėr zgjidhjen e statusit politik nė ėshtė me rėndėsi dita, nuk ėshtė me rėndėsi data, me rėndėsi ėshtė substanca. Nga ajo qė kam vėrejtur, nga ajo qė mė ėshtė premtuar, qė unė besoj plotėsisht dhe fuqishėm ėshtė se Kosova do tė jetė shtet i pavarur dhe sovran nė kuptimin e mirėfilltė tė funksionimit si shtet" siguroi kryetari Thaēi.

    "Nuk do tė ketė pavarėsi tė kufizuar, nuk do tė ketė pavarėsi tė kushtėzuar, por do tė ketė pavarėsi me sovranitet tė plotė, njė sovranitet qė e ushtron autoritetin nė tėrė territorin e Kosovės” u shpreh i bindur lideri i partisė mė tė madhe opozitare nė vend.

    “Serbia ka pasur hapėsirė dhe e ka komplikuar procesin politik, por jam i bindur qė mundėsitė, aftėsitė, fuqia politike dhe partneriteti i Prishtinės me ndėrkombėtarėt pėr tė pėrmbyllur zgjidhjen e statusit final, ėshtė mė i fuqishėm sesa aftėsitė dhe mundėsitė e Serbisė pėr komplikimin e mėtutjeshėm tė procesit" deklaroi anėtari i Ekipit tė Unitetit z.Hashim Thaēi.

    "Vazhdimi i procesit edhe pėr disa javė e ka shtyrė periudhėn kohore, por assesi nuk e ka dėmtuar substancėn. Vendimi do tė nxirret nė momentin mė tė duhur, nė vendin e duhur dhe do tė jetė nė pėrputhshmėri me interesat dhe vullnetin e qytetarėve tė Kosovės” - tha ndėr tė tjera kryetari i PDK-sė.

    Lideri i Partisė Demokratike tė Kosovės edhe pėrmes valėve televizive tė RTV 21, apeloi qė “nė kėto momente vendimtare duhet tė kemi stabilitet, tė kemi paqė, mirėkuptim, tė kemi investim tė angzhimeve dhe energjisė pozitive nga politika dhe nga qytetarėt. Ne duhet t“iu besojmė pėrfundimisht partnerėve tanė ndėrkombėtarė, duhet t“iu besojmė fuqimisht Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės”.

    “Unė e kam theksuar edhe nga Ėashingtoni se ky proces duhet tė amerikanizohet dhe kur e kam theksuar kėtė kam pasur si qėllim qė kjo ēėshtje duhet tė kalojė tek SHBA-tė dhe ta pėrfundojnė suksesshėm, ashtu si e kanė pėrfunduar procesin e clirimit tė Kosovės” u shpreh kryetari Thaēi.

    “Investimi, kultivimi dhe ruajtja e unitetit shtetformues ėshtė domosdoshmėri e kohės pėr tė ardhmen demokratike tė vendit dhe tė qytetarėve. Pėrcaktim imi jetėsor ka qenė clirimi i Kosovės dhe kjo ka ndodhur. Edhe sot po e theksoj, pėrcaktim imi, me gjithė potencialin qė kam, ėshtė ndėrtimi i shtetit tė Kosovės. Prandaj, mbi tė gjitha sot ėshtė objektiv, pėrcaktim dhe pėrgjegjėsi ndėrtimi i shtetit dhe jo marrja me cdo kusht e pushtetit” – theksoi lideri i PDK-sė.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #362
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anėtarėsuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjė
    Postime
    947
    ketu paska fol si patriot i vertete,perpara shteti e pastaj interesi partiak.
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  3. #363
    i/e regjistruar Maska e LeoHack
    Anėtarėsuar
    17-10-2006
    Postime
    21
    Shum mir ahhaha

  4. #364

    Nuk do tė rrimė duarkryq deri nė realizimin e amanetit tė dėshmorėve

    Xhavit Jashari



    Shtyrja e statusit dhe prononcimet e Ahtisarit se pas zgjedhjeve nė Serbi do tė bėjė tė ditur opinionin pėr statusin e Kosovės, nėnkupton se Rezoluta 1244 e njeh sovranitetin e Serbisė mbi Kosovėn e qė faktori politik dhe institucionet e Kosovės deri mė tani nuk kanė pasur guxim qė tė marrin njė vendim pėr shfuqizimin e kėsaj rezolute, e cila qysh prej miratimit tė saj ka qenė nė mospėrputhje me realitetin nė Kosovė, tha nė njė intervistė pėr Kosovapress Xhavit Jashari, kryetar i Shoqatės sė Familjeve tė Dėshmorėve tė UĒK-sė.

    Kosovapress: Jemi nė prag tė festave tė nėntorit. Kjo festė e zė Kosovėn serish pa zgjidhjen pėrfundimtare tė statusit tė saj. Dihet qė zgjidhja e statusit ėshtė shtyrė pėr vitin tjetėr. Nė dėm tė kujt shkon kjo shtyrje sipas jush?

    Jashari: Pėr ne, shoqatat e dala nga lufta, nuk ėshtė shumė e rėndėsishme se a do tė jetė fundi i vitit 2006 apo fillimi i vitit 2007. Me rėndėsi ėshtė se cili do tė jetė ai (statusi) dhe a do tė jetė nė pėrputhje me vullnetin e popullit dhe luftėn ēlirimtare tė tij, apo do tė vazhdojnė lojėrat politike pėr t’i pėrmbushur apetitet serbe ashtu siē ėshtė e pėrmbledhur nė Rezolutėn 1244.

    Kėtė ēėshtje ne e kemi ditur qysh me krijimin e Grupit Negociator. Nė momentin kur kanė pranuar tė negociojnė lirinė e Kosovės, mendojmė se e kanė humbur besimin te qytetarėt e Kosovės, sidomos te kategoritė qė i pėrfaqėsojmė ne, sepse ne ua kemi bėrė tė ditur qėndrimet tona me komunikata dhe prononcime se pėr gjithēka mund tė bisedohet, por jo pėr lirinė dhe sovranitetin e Kosovės. Atė e kemi fituar me luftėn e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės nė vitin 1999 dhe e kemi vulosur me gjakun e dėshmorėve, prandaj negociatat pėr neve kanė qenė tė papranueshme dhe faktori kryesor nė radhė tė parė pėr kėtė ėshtė politika vendore, sepse ėshtė bėrė servile ndaj kėrkesave tė atyre qė kanė interesa tė ndryshme e tė kundėrta me ne. Shtyrja e statusit dhe prononcimet e Ahtisarit se pas zgjedhjeve nė Serbi do tė bėjė tė ditur opinionin pėr statusin e Kosovės, nėnkupton se Rezoluta 1244 e njeh sovranitetin e Serbisė mbi Kosovėn e qė faktori politik dhe institucionet e Kosovės deri mė tani nuk kanė pasur guxim qė tė marrin njė vendim pėr shfuqizimin e kėsaj rezolute, e cila qysh prej miratimit tė saj ka qenė nė mospėrputhje me realitetin nė Kosovė.

    Kosovapress: Cili apo cilėt janė shkaktarėt e zvarritjes sė statusit pėrfundimtar tė Kosovės?

    Jashari: Mendoj se pas pėrfundimit tė luftės sė UĒK-sė tė gjitha pasojat qė i kemi sot nė Kosovė, si nė aspektin politik dhe ekonomik, i bartin institucionet e Kosovės dhe faktori politik vendor, sepse nuk janė tė vendosur dhe kėmbėngulės nė ēėshtje tė drejta pėr zgjedhjen e ēėshtjes sė Kosovės.

    Kosovapress: Dihet qė Grupi i Unitetit dhe politika kosovare kanė pasur takime tė shumta si jashtė vendit ashtu edhe brenda pėr t’i bindur pėrfaqėsuesit ndėrkombėtar se zgjidhja e vetme pėr Kosovėn ėshtė pavarėsia e plotė. Ēka mendoni, a ėshtė treguar i suksesshėm Grupi i Unitetit dhe politika kosovare nė kėtė drejtim?

    Jashari: Grupi i Unitetit dhe politika kosovare nė pėrgjithėsi nuk janė treguar tė suksesshėm, sepse po tė tregonin njė sukses do tė ishin transparent ndaj qytetarėve tė Kosovės pėr gjithė procesin dhe bisedimet qė kanė pasur me pėrfaqėsuesit ndėrkombėtar. Qytetarėt ėshtė dashur tė informohen lidhur me realitetin e kėtyre bisedimeve. Kjo tė lė tė kuptosh se ata qė janė nė Grupin e Unitetit nuk janė kėmbėngulės nė zgjidhjen e drejtė tė ēėshtjes sė Kosovės, sepse shihet kjo e drejtė ėshtė nė duart e faktorit ndėrkombėtar, prandaj sipas rrjedhės dhe situatės qė e kemi sot, faktori politik vendor nuk ka treguar aftėsi politike pėr tė vendosur pėr vendin dhe qytetarėt e tij.

    Kosovapress: Nėse zgjidhja e statusit nuk do tė jetė nė pėrputhje me atė pėr ēka ėshtė luftuar, dhe me vullnetin e shumicės nė Kosovė, a mund tė ketė destabilizim tė situatės?

    Jashari: Lufta e UĒK-sė ka qenė luftė e drejtė, sepse ėshtė luftuar pėr liri dhe pėr ēlirimin e tokave tė pushtuara. Ne mė sė miri e dimė peshėn e saj. Ne nuk dėshirojmė dhe nuk do tė dėshironim qė tė ketė destabilitet, jo vetėm nė Kosovė, por nė asnjė vend nė Ballkan dhe mė gjerė, mirėpo kjo varet nga faktori politik vendor dhe ndėrkombėtar, sepse zgjedhja e drejtė e ēėshtjes sė Kosovės, pra sovraniteti i saj, pėrmbyll ēdo destabilitet jo vetėm nė Kosovė, por edhe nė rajon.

    Kosovapress: Ēka do tė ndėrmerrnit nė tė kundėrtėn Ju si trashėgimtarė tė luftės sė UĒK-sė?

    Jashari: Pėr ne ēdo zgjidhje qė nuk pėrputhet me luftėn e UĒK-sė dhe vullnetin e popullit do tė jetė e papranueshme dhe ne nė asnjė ēast dhe moment nuk do tė rrimė duarkryq deri nė realizimin e amanetit tė dėshmorėve, i cili amanet ėshtė jetik pėr tė gjithė ne.

    Kosovapress: Tani jemi nė nėntorin e shtatė qė festojmė nė liri, ndėrkohė qė shumė luftėtarė tė UĒK-sė janė nėpėr burgje. A i besoni drejtėsisė nė Kosovė pasi keni deklaruar se akuzat ndaj tyre janė politike?

    Jashari: Dihet se pas pėrfundimit tė luftės faktori UNMIK nė Kosovė, nė bashkėpunim me elementė tė Serbisė kanė filluar fushatėn e tyre ndaj ish- pjesėtarėve tė luftės sė UĒK-sė. Njė numėr i tyre janė burgosur dhe sot e kėsaj dite gjenden nėpėr burgje, qoftė nė Hagė dhe Kosovė. Ne kemi konstatuar se kėto burgosje janė politike dhe tė udhėhequra nga shteti serb pėrmes faktorit UNMIK nė Kosovė. E gjithė kjo qė ka ndodhur, njė pjesė e politikės vendore dhe e institucioneve nuk kanė bėrė asgjė pėr mbrojtjen e vlerave mė sublime tė luftės sė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Ne jo vetėm qė kemi deklaruar, por jemi plotėsisht tė bindur dhe besojmė se tė gjithė pjesėtarėt e UĒK-sė qė gjenden nėpėr burgje janė tė pafajshėm pėr faktin se ata kanė luftuar pėr liri, dhe e gjithė kjo luftė ėshtė zhvilluar nė vendin e tyre, pra nė Kosovė. Kjo luftė ėshtė cilėsuar edhe nga faktori relevant ndėrkombėtar si njėra ndėr luftėrat mė tė drejta nga tė gjitha luftėrat qė janė zhvilluar pėr lirinė dhe pėr ēlirimin e tokave tė okupuara, prandaj duke i referuar kėsaj dhe duke i cilėsuar dhe njohur aktivitetin e luftėtarėve tė lirisė qė gjenden nė burgje, kemi ardhur nė pėrfundim se kėto dėnime janė politike dhe nuk kemi se si t’i besojmė kėsaj drejtėsie.

    Kosovapress: Ndėrkohė qė kategoritė e luftės nė vendet tjera kanė tė rregulluar statutin e tyre me ligj, nė Kosovė kjo ēėshtje ende nuk ėshtė rregulluar. Pse ėshtė zvarritur deri tani kjo, ku qėndron problemi?

    Jashari: Ne kemi kėrkuar dhe kėrkojmė qė statusi i kėtyre kategorive tė zgjidhet drejt dhe tė jetė i favorshėm si pėr dėshmorėt, invalidėt, veteranėt dhe familjet e tyre. Kemi besim se ligji i cili ėshtė harmonizuar me ne si pėrfaqėsues tė kėtyre kategorive dhe Ministrinė e Punės dhe Mirėqenies Sociale tė fillojė zbatueshmėrinė e kėtij ligji ashtu siē ėshtė aprovuar nė Parlamentin e Kosovės. Mendoj se me kėtė ligj, edhe pse nuk ėshtė ligj i pėrkryer, ai zgjidh shumė probleme tė kėtyre kategorive.

    Kosovapress: Sa jeni tė kėnaqur me pėrkujdesjen e institucioneve ndaj vlerave tė luftės?

    Jashari: Ne deri mė tani nuk jemi tė kėnaqur me institucionet e Kosovės, pasi ėshtė bėrė shumė pak pėr kėto kategori, por mendojmė se me fillimin e zbatimit tė ligjit, qė parashihet tė fillojė prej 1 janarit 2007, kėto kategori do ta kenė mbėshtetjen institucionale qė e pėrcakton ligji.

    Kosovapress: Nė ēfarė kushtesh jetese ndodhen sot familjet e shoqatave tė dala nga lufta. Sa e keni ngritur zėrin ju si organizatė pėr t’i dalė nė ndihmė kėtyre familjeve. Cili ėshtė numri i familjeve tė shoqatave tė luftės qė jetojnė nė kushte tė vėshtira dhe qė nuk kanė tė ardhura?

    Jashari: Dihet se gjendja e kėtyre kategorive nuk ėshtė e mirė, sepse njė pjesė e tyre jetojnė nė asistencė sociale ēka do tė thotė se njė pėrqindje e madhe e kėtyre kategorive bėjnė jetė pėr ekzistencė. Ne si shoqata jo vetėm qė kemi ngritur zėrin, por edhe kemi arritur pėrmes njerėzve vullnetmirė t’u dalim nė ndihmė nė forma tė ndryshme njė numri tė madh tė kėtyre kategorive.

    Kosovapress: A ka familje qė nuk e kanė tė zgjidhur ēėshtjen e banimit?

    Jashari: Natyrisht se ka, mirėpo me ndėrhyrjen tonė kemi arritur t’u dalim nė ndihmė njė pjese tė tyre. Ky aktivitet vazhdon edhe sot dhe do tė vazhdojė deri nė zgjidhjen e kėtij problemi. Ne kemi kėrkuar nga institucionet, tė cilat e kanė obligim moral, njerėzor dhe kombėtar, qė tė kenė njė pėrkujdesje ndaj kėtyre kategorive. Zgjedhja e qėndrueshme e tė gjitha kėtyre problemeve pėr kėto kategori ėshtė mbrojtja me ligj./intervistoi: Labinot Gashi/

  5. #365

    Rezolute ne vend te statusit

    Klasa politike nė Kosovė, nuk ėshtė e gatshme tė pėrballet me pavarėsin e shtetit, kjo po duket mė qartė, nga qėndrimet dhe veprimet disfunksionale te saj, edhe tani kur statusi politik i Kosovės, u shtya, jo prerazi pėr vitin e ardhshėm 2007. Ajo qė mund tė pėrmendet nė kėtė disfunksialitet tė qėndrimeve e veprimeve tė klasės politike Kosovare, ėshtė gjithsesi solidariteti i skajshėm dhe mė i pakuptimt me regjimin e UNMIK-ut, tash e shtatė vite nė Kosovė. Regjim ky, atidemokratik, i papėrfillshėm, madje i ndikuar dhe i manipuluar nga Serbia, arrin tė diktoi nė mėnyra te ndryshme dhe fatkeqėsisht lirin dhe vullnetin e shprehur politik te shqiptarve nė Kosovė.

    Nė artikullin e javės sė kaluar jo pa te drejtė sygjerova se;“ Potezi i fundit i palės shqiptare, pėr tė mos hyer nė mat, ėshtė shpallja e pavarėsisė, me gjithė problemet e skajshme qė ka vendi, i duhej njė akt i tillė qė pėrfundimisht, suspendon ndikimin dhe manipulimin e Serbisė me Kosovėn “ (shih:artikullin-„Imponimi i Serbisė dhe shtyrja e statusit te Kosovės “ B.R). Mėgjithse njė akt i tillė nuk ndodh akoma, mė japė tė mendoi mė qartė, rreth formės dhe lojės aversive, qė po i bėhet Kosovės. Mbi kėtė logjikė, akoma nuk ka plasur zhurma dhe mobilizimi emocional i „politikanizmit“ shqiptar. Pėrpos, se Qeveria shqiptare, pėrmes kryeministrit S.Berisha, dha shqetsimet mė tė mundshme, pėr sa i pėrket manovrimeve te padrejta, qė mund t’i bėhen Kosovės. Ky zė i qeverisė shqiptare edhe pse i vonuar, karrshi zėrave dhe manipulimit tė vazhdushėm te Serbisė, nuk mund te thuhet se nuk qe i mirėpritur nga Kosovaret, me plotė kurajo u pėrcoll, sepse kjo sikur vetkuptohej se ēėshtja e Kosovės mė nuk do tė mund tė mbyllet sipas dėshirės sė Sėrbisė.



    Ekipi i unitetit apo i papėrgjegjėshmėrisė



    Jo mė pėr ēudi, po krijohet konfuzion e nervozizėm ndėr ne nga ekipi i unitetit, siē e quajtėn vetvetėn apo tė vet zgjedhurit e negociatave me Serbinė, pėrkatėsisht tė procesit te Martti Ahtisaarit, pėr zgjidhjen e “statusit” tė Kosovės, i cili mė nuk mund te kuptohet nė vete si njė proces i mirėfilltė dhe i pa sherr. Me demek, si tė kuptohet ndryshe, shtyrja dhe broēkollitjet rreth zgjidhjės sė “statusit” tė Kosovės, pėr tė cilin u tha se do tė ndodhė brenda kėti viti. Ndodhi shtyrja dhe marifeti pompoz i deklaratave qė parapėrcaktuan fatin e keq tė kėti procesi tė vonuar pėr Kosovėn. Nė fakt edhe ky proces gadi ngjajshėm po riskenohet tė ndodh, si ay nė Rambuje tė Francės, qė u diktua me pro politikė serbe!

    Shtyrja e zgjidhjes sė “statusit” tė Kosovės nuk u alarmua si njė rrėzik i vaēant, duke pasur parasysh gjithė boshėllekun e problemeve, qė nė fakt duken tė janė tė mėdha dhe evidente. Bile, sikur kjo shtyrje e zgjidhjės sė “statusit” tė Kosovės, nga ekipi i unitetit, u kuptua si njė mundėsi relaksuse pėr vet negociatorėt e Vienės. Megjithse kėto negociata diku diku u cilsuan si tė “mundimshme” dhe te “parezultat”, madje kėshtu e vet kuptoi edhe ekipi i pales shqiptare. Njė detale tė tillė e pėrmenda jo vetėm pėr t’i kujtuar opinionit tė gjėrė, se sa papėrgjegjshmėri dhe sa angazhim mbartė dhe pėrfaqson ekipi i unitetit, qė pėrbėhet nga Presidenti, kryeministri, kryeparlamentari, liderėt e partive mė te mėdha shqiptare.

    Masa e gjėrė shqiptare duke e mbajtur nė mospajtim, shtyrjen e zgjidhjės sė “statusit” tė Kosovės nuk mund ta arsytoj gjthė kėtė nė heshtje, sepse ekipi i unitetit e akumolon ndryshe, mos pajtimin dhe mos reagimin e masės. Pra, masė e gjėrė shqiptare ėshtė e shkėputur nga trupa politike e qendrimeve dhe vendimeve tė pėrbashkėta, madje kjo masė shihet e nėvojshme vetėm dhe vetėm atėherė gjatė dhėnjes sė madateve politike. Mbi kėtė tendencė, politikanizmi aktual e sfidon vetėn se sa i papėrgjegjshėm ėshtė dhe mbetet.



    Rezulutė nė vend te Statusit



    Derisa shtyrja e zgjidhjės sė “statusit” tė Kosovės, ndėrlidhet me zgjidhjet e brendshme nė Serbi, dhe nuk pėrfaqson vullnetin e popullit tė Kosovės, deshmon dhe fakton se sa i keq ėshtė i diktuar ky proces. Pra, procesi i Martti Ahtisaarit, mė tepėr ka gjasa tė rezultoi nė njė rezulutė tė re pėr Kosovėn, qė nuk do tė prekė momentalisht nė kohė zgjidhjen e ti, por qė do ta pėrmbledhė nė vete njė zgjidhje kalimtare, nė njė kohė tjetėr, ndofta permes njė referendumi tė mundshėm. Derisa akoma nuk njohim pakon e M. Ahtisaarit, kemi tė drejtėn e paragjykimit tė kėsaj pako, e cila nuk duket edhe aq afirmative politikisht, sepse procesi i zgjidhjės sė “statusit” tė Kosovės, pėsoi ngėrqe nga zhvillimet nė Serbi, qė gjithsesi e deshmojnė se ka varsi dhe diktat nga Serbia. Kjo varsi dhe ky diktat nga Serbia, vitetve tė fundit me shumė tentative ka provuar tė bėhet i kuptushėm pėr politikėn shqiptare nė Kosovė.

    Tė pėrkujtojmė se nuk mund te tolerohen edhe mė gjatė tentativat e tilla, qė duan tė bėjnė te kuptushme pėr shqiptaret, varsi dhe diktate nga Serbia, kjo veēse sjellė apo pėrseritė skena te rrebelimit nė pėrmasa tė mėdha, madje mund tė dėmtoi mė shumė se anarkia e 17/18 Marsit 2004.

    Lėnja nė kėtė mėshirė politike e Kosovės, nuk mund tė justifikoi tė papėrgjegjėshmit, tė papėrfillshmit sepse pėr Kosovėn ėshtė bėrė aq sa nuk mund tė kthehet njė pushtim i tipit tė kaluar tė sllobizmit, madje nuk mund ta fshehim logjikėn se rezerva e politikanve jo tė kyqur po mobilizon masėn diku.

  6. #366
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    ARGUMENTAT E PAVARĖSISĖ - Shkruan: Jakup Krasniqi Gazeta “SHEKULLI” Tiranė





    ARGUMENTAT E PAVARĖSISĖ

    Shkruan: Jakup Krasniqi Gazeta “SHEKULLI” Tiranė

    Kėto ditė disa shqiptarė tė Kosovės, pėr shkak tė shtyrjes sė Statusit Politik, pėr pak muaj nga Grupi i Kontaktit me propozimin e Ahtisarit, kanė shfaqur shumė shqetėsime!!! Shqetėsimet e mėdha i kanė shtyrė disa qė tė vihen nė kėrkim tė argumentave pėr domosdoshmėrinė e njohjes nderkombėtare tė pavarėsisė e tė sovranitetit tė Kosovės. Disa, ka kohė qė argument kryesor po pėrpiqen tė bėjnė shkrimin e parullave. Ėshtė mirė qė mė nė fund kemi demokraci sa pėr tė shkruar parulla nė mure pa frikė. Se nė njė kohė jo tė largėt, rinia kosovare nuk kishte mundėsi tė shkruante parulla nė vijė tė drejt e nė pikė tė ditės. Asaj i qė mohuar e drejta e shkollimit ashtu si edhe e drejta e hapėsirės shkollore e universitare. Natyrisht qė ėshtė mirė tė formulohen e riformulohen argumentat pėr shtetin e pavarur dhe sovran, por nuk duhet tė harrohen argumentat kryesor, qė i kanė shtyrė qarqet e vendosjes qė gjatė kėtij viti (2006), tė proklamonin domosdoshmėrinė e njohjes se vullnetit tė shumicės nė Kosovė.
    Populli i Kosovės gjatė tėrė shekullit XX ka krijuar njė serė argumentash pėr tė qenė i lirė, pėr tė qeverisur vetvehten, pėr tė administruar e qeverisur me vendin e vet, pėr tė ndėrtuar shtetin ligjor e demokratik, pėr tė ndėrtuar shtetin e qytetarėve tė barabart. Ky ka qenė dhe ka mbetur qėllimi yni jetėsor. Ne, shqiptarėt e Kosovės, gjatė gjithė pėriudhės, gati 100 vjeēare, kemi krijuar shumė argumenta pėr njohjen e pavarėsisė dhe tė sovranitetit tė shtetit tė Kosovės. Argumenti i rėndėsishėm ėshtė aspirata e popullit shqiptar pėr liri, pėr shtet ligjor e demokratik, aspiratė qė nė kontinuitet nuk ėshtė pajtuar me robėrinė klasike, me dėbimet dhe shfarosjen qė ia ka ofruar pushtuesi i egėr, neofashizmi serb. Sigurisht qė argumenti mė i fuqishėm ėshtė lufta nacionalēlirimtare e viteve 1998 – 1999, qė populli shqiptar i Kosovės e organizoi dhe e udhėheqi jo pa vėshtirėsi; por tani duhet ta fitojmė edhe paqen, mbase pėr kėtė na u deshtė mė shumė kohė dhe nuk do tė jetė e lehtė fitorja e paqės. Pėr tė fituar paqen, populli shqiptar e ka argument tė fuqishėm vullnetin e shumicės, vullneti i shumicės ėshtė parim kryesor i demokracisė. Parim ky qė vėshtirė mund tė tejkalohet nga vendet e demokracisė perėndimore, qė tėrė jetėn e tyre shoqėrore e shtetėrore e kanė ngritur mbi kėto parime. Kėto janė argumentat qė ka krijuar populli shqiptar jo pa sakrifica tė shumėta e tė dhimbshme, qė Bota demokratike nuk ka si mos ti marrė nė konsideratė. Kurse vendet e demokracisė perėndimore e kanė edhe njė argument tjetėr shtesė tė fuqishėm, ta denojė e ndeshkojė Serbinė pėr gjenocidin qė ka ushtruar nė disa hapėsira tė ish Federatės Jugosllave, pėr krimet ndaj njerėzimit qė kanė ushtruar nė Bosnje dhe Kosovė. Tani me ato krime po merret Tribunali i Hagės. Argument tjetėr i fuqishėm i pavarėsisė sė Kosovės ėshtė mbshtetja politike, ushtarake e financiare qė e kemi pasur e na vjen nga SHBA dhe BE-ja, mbėshtetje qė ėshtė demonstruar fuqishėm edhe kėtyre ditėve, si nė Vashington ashtu edhe nė Bruksel.
    Tė pėrfundojmė: Politika serbe nė Beograd ka pushuar se menduari, se po tė kishte mendim racional atje, politika serbe do tė mund tė gjente zgjidhje edhe pėr probleme mė tė vėshtira e mė tė nderlikuara. I ndodhi kjo politikės serbe se nė ēdo mėngjes tė ri pėr disa dekada, jetonte ditė mesjete. Ajo qė po ndodh nė mijėvjetshin e ri nė Kosovė, nė perėndimin demokratikė ėshtė arritut nė dekadėn e dytė tė shekullit XX ku: “ nuk ishte mė nė modė,..., qė njė komb tė zaptonte njė territor tė mbushur me popullsi tė njė kombėsie tjetėr” shkruan Margarit Macmillan nė librin e saj: "Paris 1919", botim i Plejadės, Tiranė 2006. Kosovės qė atėherė i ishte bėrė padrejtėsia, Serbia kishte zaptuar tokėn e mbushur me shqiptarė. Duke u nisur nga kjo logjikė, nga Logjika e shumices, Uillsoni kishte penguar coptimin e mėtejshėm tė Shqipėrisė. Njohja e kėsaj tė fundit kishte ndodhur atėherė fal ndėrhyrjes sė Presidentit tė SHBA-sė. Natyrisht, kėtu nuk duhet mohuar vetėvendosjen dhe vullnetin e shumicės si parime bazė tė Botės Demokratike. Parim ky qė e mbrojti fuqishėm nė Konferencėn e paqes, Presidenti i SHBA-sė, Uillsoni. Ėshtė koha qė padrejtėsia e fillimshekullit tė kaluar tė korigjohet e tė njihet nga komuniteti ndėrkombėtar. Qyteterėt e Kosovės e kanė pėrmbushur obligimin e tyre qytetarė pėr tė jetuar e ndėrtuar shtetin e pavarur dhe sovran tė Kosovės.
    Autori ėshtė Sekretar i Pėrgjithshėm i Partisė Demokratike tė Kosovės
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #367
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Pavarsi e plote e padiskutuar

  8. #368
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    E vetmja gjė qė mund ta shtyjė procesin e statusit tė Kosovės ėshtė destabilizimi i vendit

    E vetmja gjė qė mund tė shtyje procesin e zgjidhjes sė statusit tė Kosovės ėshtė destabilizimi i vendit. Kėshtu thanė kryeadministratori Joakim Ryker, kryetari Fatmir Sejdiu dhe kreu i opozitės Hashim Thaēi gjatė njė debati me qytetarė tė komunės sė Drenasit. Kryeadministratori Ryker shtoi se pėr tė arritur te caku qė synojnė liderėt dhe qytetarėt e Kosovės duhet ndihma e bashkėsisė ndėrkombėtare.


    Kryeadministratori Ryker, kryetari Sejdiu dhe shefi i opozitės Thaēi kanė zhvilluar sot debat me qytetarėt e komunės sė Drenasit, nė pėrpjekje pėr informimin e opinionit nė vend pėr procesin e pėrcaktimit tė statusit dhe nevojėn e mbėshtetjes nga ana e qytetarėve pėr Ekipin e Unitetit. Kryeadministratori Ryker tha se ėshtė i fokusuar nė nevojėn e domosdoshme qė statusi i Kosovės tė pėrcaktohet sa mė shpejtė. Sipas tij, pakoja e Ahtisarit do tė dorėzohet nė fund tė janarit dhe pastaj gjatė njė periudhe tė shkurtė do tė bėhet bartja e kompetencave dhe transformimin e pranisė sė bashkėsisė ndėrkombėtare. Ryker shtoi se mbetet i vendosur pėr tė dėrguar liderėt dhe popullin e Kosovės nė cakun ku dėshirojnė, mirėpo pėr kėtė tha ai nevojitet ndihma e bashkėsisė ndėrkombėtare.

    Postuar mė: Eh/Radio Kosova & Blue Sky Staff me Dec 05, 06 | 1:20 pm
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #369
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Zgjidhja pėr statusin e Kosovės do tė gjendet nė muajin shkurt, ose mars

    nicholas_burns

    Gjeraqina Tuhina, Bruksel

    “Tė gjithė e dinė se kanė kaluar shtatė vjet nga lufta nė Kosovė, nga koha kur janė bėrė krime tė tmerrshme ndaj popullit shqiptarė nė Kosovė, ku janė dėbuar afėr 1 milion shqiptarė tė Kosovės, qė ka qenė ndėr krimet mė tė mėdha nė Evropė, pas luftės sė Dytė Botėrore. Prandaj ka ardhur koha qė tash tė zgjidhet statusi i Kosovės”, deklaroi nė Bruksel zėvendės sekretari i shtetit amerikan Nicolas Burns. Duke folur para gazetarėve sonte /e hėnė/, pas pėrfundimit tė ditės sė parė tė Kėshillit ministror tė OSBE-sė nė Bruksel, Burns theksoi se shqiptarėt e Kosovės kanė pritur mjaft dhe se ka ardhur koha pėr zgjidhje tė procesit. Ai kėrkoi nga shqiptarėt e Kosovės qė ta ruajnė qetėsinė dhe tė mos ketė dhunė sepse kjo, sipas tij, nė kėtė moment ėshtė kruciale.

    “Kosovarėt duhet tė jetė tolerantė ndaj serbėve sepse edhe serbėt jetojnė nė Kosovė tash e 1000 (njėmijė) vjet e, edhe ata, sikur edhe shqiptarėt, kanė tė drejtė tė jetojnė tė qetė nė Kosovė” ka thėnė Burns duke shtuar se “toleranca dhe durimi , e jo dhuna janė rrugė pėrpara pėr Kosovėn”.

    Mė herėt gjatė ditės, Nicholas Nurnes, kishte deklaruar se “Statusi pėrfundimtar i Kosovės nuk bėn tė shtyhet mė shumė se 7 vjet, pasi qė NATO-ja ndali spastrimin etnik nё vend”.




    Pėrndryshe, nё ditėn e parė tё takimit ministror shumica e shteteve qё janё anёtare tё OSBE-sё edhe nё Bashkimin Evropian konfirmuan pėrkrahjen pёr angazhimet e kryenegociatorit ndёrkombёtar Marti Ahtisarit nё procesin e statusit pёrfundmitar tё Kosovёs.

    Ministri i jashtёm i Shqipёrisё, Besnik Mustafaj, gjatё paraqitjes sё tij kёrkoi qё procesi i statusit tё Kosovёs tё pёrfyndojė sa mё parё, mё sё largu menjёherё pas zgjedhjeve nё Serbi. Duke rikonfirmuar angazhimet e Ahtisarit, Mustafaj nёnvizoi se Tirana zyrtare konsideron se zgjidhja pёrfundimtare duhet tё respektojё vullnetin e shumicёs nё Kosovёs, pёr njё shtet tё pavarur me perspektivё evropiane.

    Takimi ministror i Organoizatёs pёr Siguri dhe Bashkёpunim nё Evropё ishte gjithahstu rast qё edhe njё herё tё konfirmohet zyrtarisht integriteti territorial i Gjeorgjisё dhe Moldavisё. Pritet qё edhe nё dokumentin pėrfundimtar, tė martėn, konfirmohet ky qdnrim sa i pёket Gjeorgjisё dhe Moldavisё, ndёrsa sipas tё gjitha gjasave formulimi i integritetit territorial nuk do figurojё nё kapitullin e Serbisё.

    Ministri i Jashёtm i Sllovenisё, Dimitrij Rupell, deklaroi se respektimi i integritetit territorial ёshtё parim universal, por se nё rastin e Kosovės dhe Serbisё situata qёndron ndryshe.

    “Problemi i Kosovёs dhe Serbisё ёshtё tejet delikat, sepse ēfarėdo zgjidhje qё tё gjendet, ajo mund tё tentohet tё shfrytёzohet nga tё tjerёt nё formё precedenti”, deklaroi Rupel.

    Duke folur pёr zgjidhjen pёrfundimtare, Rupel tha se “kompromisi i kėrkuar ndoshta nėnkupton edhe periudhėn transitore, e cila do relaksonte rrethanat nё terren.


    Postuar mė: sb blue sky & radio kosova staff me Dec 04, 06 | 8:09 pm
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #370
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Ka shume mundesi sipas te gjitha gjasave qe Kosoves t'i jepet perkohesisht nje Pavaresi e Kushtezuar nen mbikqyrjen e Komunitetit Nderkombetar, e cila me pas te zhvillohet drejt nje Pavaresie te plote.

    Gjithsesi, enderra e cdo shqiptari do ishte qe Kosova te jete njehere e pergjithmone ne vete dhe te administroje vet me ato qe ka.
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

Faqja 37 prej 59 FillimFillim ... 27353637383947 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Me ne fund u pranua publikisht se kosova ska ushtri
    Nga beni33 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 126
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 18:14
  3. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndėrkombėtar me Kosovėn
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  4. Kush jane vrasesit?
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 10-03-2004, 21:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •