Close

Rezultati i Sondazhit: Cili do tė jetė statusi pėrfundimtar i Kosovės?

Votues
274. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Pavarėsi e plotė

    168 61.31%
  • Pavarėsi e kushtėzuar

    82 29.93%
  • Autonomi

    10 3.65%
  • Tjeter.....

    14 5.11%
Faqja 35 prej 59 FillimFillim ... 25333435363745 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 341 deri 350 prej 590
  1. #341
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Pavaresi pa kushte dhe bile duhet ta ngreme zerin e te kerkojme me teper se jemi faktori kyc ne Ballkan, jemi 9 milione, dhe duhet te kerkojme edhe te drejta per Presheve e Sanxhak.

  2. #342
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Duke shtyrė tė pashmangshmen nė Kosovė

    Fuqitė ndėrkombėtare mund tė kryejnė njė gabim tė rėndė, nėse shtyjnė vendimin pėr statusin e Kosovės. Gjatė viteve tė kaluara, zyrtarėt e SHBA-sė dhe BE-sė kanė shtuar pritjet pėr afirmimin se ‘status quo’-ja nuk ėshtė mė e tolerueshme dhe se ēėshtja e pavarėsisė duhet tė zgjidhet. Nė tė vėrtetė, ata vetė e pranojnė se njė shtyrje mund tė jetė shumė destabilizuese.

    Qeveria nė Beograd ka nxitur pėr shtyrjen e vendimit tė statusit tė Kosovės pas zhvillimit tė referendumit tė Kushtetutės sė re serbe dhe pas mbajtjes sė zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare. Ndoshta, pasi kėto ngjarje tė jenė konsumuar, ata do tė propozojnė njė regjistrim tė pėrgjithshėm kombėtar pėr njė shtyrje tė mėtejshme, pasi Serbia tė kualifikohet pėr etapat finale tė kampionatit botėror tė vitit 2008.

    Zyrtarėt nė Beograd vazhdojnė tė shfrytėzojnė idenė e gabuar se Serbia ėshtė shteti kyē nė Ballkan. Ky koncept i gabuar ėshtė bazuar nė nocionin e vjetruar tė pozicionit balancues tė fuqisė dhe strategjik. Nė realitet, pėr shkak tė shpėrbėrjes sė Jugosllavisė dhe ekspansionit tė NATO-s dhe BE-sė, ai nuk ėshtė mė njė lojtar kryesor nė Evropėn Juglindore. Ajo ėshtė e rrethuar nga shtete qė kanė ecur pėrpara drejt NATO-s dhe BE-sė, ndėrkohė qė Serbia ka mbetur nė gjendje amullie.

    Serbia ka provuar nė mėnyrė tė qėndrueshme se ėshtė mė shumė njė ndjekėse sesa njė lider rajonal. Sllovenia dhe Kroacia po ndjekin rrugėn pėr tė dalė nga komunizmi dhe jugosllavizmi. Dhe ishte Mali i Zi ai qė mė nė fund shpalli pavarėsinė nga Serbia, duke zgjedhur mundėsinė e shtetit tė pėrtėrirė. Pavarėsia e Kosovės tashmė mund tė sigurojė njė impuls tė ri pėr zhvillimin pozitiv tė Serbisė.

    Beogradi pretendon se krijimi i shtetit tė Kosovės do tė destabilizojė vetė Serbinė dhe do tė sjellė radikalėt ultranacionalistė nė fuqi. Kjo ėshtė ekuivalente me “Skenarin e kėrcėnimit tė Vudi Alen”: kur komiku amerikan ėshtė duke vjedhur njė bankė, ai i jep njė shėnim punonjėsit nė kasė qė thoshte: “Mė jep paratė ose unė do tė qėlloj veten”. Nėse demokracia e Serbisė ėshtė kaq delikate, atėherė edhe nėse do t’i kthesh pėrsėri Beogradit tė gjithė ish-Jugosllavinė, nuk do tė zgjidhet problemi nė fjalė.

    Nėse Serbia ėshtė tėrėsisht e paqėndrueshme nė kohėn kur as Evropa a Amerika nuk mund tė sigurojnė se mund tė lulėzojė njė demokraci e pastėr dhe afatgjate, atėherė zgjidhja mė e mirė ėshtė pėrmbajtja dhe angazhimi pėr demokratizim dhe evropianizim tė tė gjitha territoreve rreth saj, duke pėrfshirė edhe Kosovėn.

    Pretendimet nga Beogradi, se pavarėsia e Kosovės do tė shkatėrrojė Maqedoninė dhe Bosnjė-Hercegovinėn, ndikojnė direkt nė punėt e brendshme tė fqinjėve tė tij. Nėse Serbia ėshtė duke kėrcėnuar dy fqinjėt e saj, atėherė ajo duhet tė censurohet patjetėr. Nėse ajo pretendon tė flasė nė interes tė Qeverisė maqedonase dhe asaj boshnjake, atėherė Shkupi dhe Sarajeva duhet ta bėjnė tė qartė se ato janė vende tė sigurta dhe refuzojnė deklaratat dhe provokimet e Beogradit.

    Deklaratat e tjera tė Beogradit, se pavarėsia e Kosovės do tė ēojė nė precedent pėr tė tjera shtete, nga Moldavia nė Spanjė, janė gjithashtu ēorientuese duke qenė se secila ēėshtje ėshtė unike dhe nuk ka formulė ndėrkombėtare uniforme pėr ndarje a pavarėsi. Gjithēka varet nė kontekstin historik dhe politik, natyrėn e zhvillimeve ndėrkombėtare dhe nga mekanizmi publik i marrjes sė vendimeve.

    Nė mėnyrė udhėzuese, zyrtarėt e Beogradit shmangin pretendimet e njė skenari qė mund tė rezultojė realist. Duke shtyrė vendimet mbi statusin final pėr Kosovėn, mund tė ketė mė shumė destabilizime pėr vetė Kosovėn sesa mungesa e pavarėsisė. Institucionet politike, pėr tė cilat SHBA-tė dhe BE-ja kanė shpenzuar shtatė vjet pėr t’i ndėrtuar pėr shtetin aspirues, mund tė humbasin shpejt besueshmėrinė; duke shtuar irritimin social mund tė kthehet nė radikalizėm politik dhe zhvillimi ekonomik mund tė bėhet njė tjetėr viktimė e pavendosmėrisė ndėrkombėtare.

    Aktorėt demokratikė ndėrkombėtarė duhet tė demonstrojnė, mė nė fund, pak forcė karakteri dhe vendosmėri. Ėshtė thelbėsore tė ketė njė front tė bashkuar mbi Kosovėn, pavarėsisht nga pėrpjekjet e Rusisė sė Putinit pėr tė shkėputur vėmendjen rajonale nga vendimi pėr statusin. Ēdo shtyrje e madhe e statusit final, ėshtė nė kundėrshtim me politikėn aleate dhe interesat perėndimore. Prishtina duhet tė vazhdojė tė nėnvizojė se lojtarėt ndėrkombėtarė kanė nevojė tė zbatojnė principet e tyre dhe tė ndjekin interesat e veta, nėse vendet e Ballkanit duhet tė integrohen tėrėsisht nė organizatat euroatlantike...

    Beogradi pretendon se krijimi i shtetit tė Kosovės do tė destabilizojė vetė Serbinė dhe do tė sjellė radikalėt ultranacionalistė nė fuqi. Kjo ėshtė ekuivalente me “Skenarin e kėrcėnimit tė Vudi Alen”: kur komiku amerikan ėshtė duke vjedhur njė bankė, ai i jep njė shėnim punonjėsit nė kasė qė thoshte: “Mė jep paratė ose unė do tė qėlloj veten”. Nėse demokracia e Serbisė ėshtė kaq delikate, atėherė edhe nėse do t’i kthesh pėrsėri Beogradit tė gjithė ish-Jugosllavinė, nuk do tė zgjidhet problemi nė fjalė. | Janusz Bugajski

    marre nga iliriapost
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #343
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    pse shqiptaret e Kosoves nuk reaguan ashper ndaj politikes antishqiptare qe po ben Ministria e puneve te jashtme e Shqiperise?
    Si e lejojne qe nje minister i jashtem qe as nuk e ka idene se si behet politoka e jashtme perzihet e prish pune ne statusin e Kosoves?

  4. #344
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    KE do tė kėrkojė nga Ahtisaari t'i japė fund pasigurisė rreth Kosovės

    Komisioni Evropian do tė kėrkojė nga Martti Ahtisaari qė t'i japė fund pasigurisė rreth tė ardhmes sė Kosovės, dhe ta bėjė tė qartė propozimin e tij pėr statusin final, transmeton agjencia Reuters pjesė nga raporti qė do tė bėhet publik sot. "Zgjidhja pėr statusin duhet tė jetė politikisht dhe legalisht e qartė dhe tė ofrojė vizion pėr zhvillimin e ardhshėm tė Kosovės. Statusi i Kosovės ėshtė sui generis, dhe nuk paraqet precedent ", thuhet nė raportin e Komisionit Evropian.

    Nė tekst mė tej thuhet se fokusimi nė ēėshtjen e statusit ka ēuar nė zbatimin e disa standardeve tė Kombeve tė Bashkuara, por i ka vonuar reformat. Raporti thotė se emėrimet nė shėrbimet civile ndikohen politikisht, korrupcioni shėnon rritje ndėrsa drejtėsia ėshtė e penguar nga hetimet jo tė duhura tė policisė dhe mosbashkėpunimi i dėshmitarėve.

    RTK 08/11/2006 09:39:59
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #345
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Washington Post paralajmeron pavaresine: Ne te kundert, 2 milione shqiptare do zemeroheshin keq, kjo duhet shmangur

    Ora 12:40
    Nga D.B

    WASHINGTON (10 Nentor) -E perditshmja prestigjioze e kryeqytetit amerikan, gazeta the Washington Post, boton sot nje editorial kushtuar Kosoves, ku paralajmeron se Martti Ahtisaari do te propozoje pavaresine, status te cilin do ta mbeshtesin te gjitha vendet Perendimore. “Edhe pse e di se pavaresia e Kosoves eshte e pashmangshme, Rusia, si nje aleate historike e Serbise, eshte pengesa me e madhe potenciale per nje koncensus rreth zgjidhjes se ceshtjes se Kosoves ne Keshillin e Sigurimit”, citon Gazeta ne analizen e saj me te thelle deri tani per zhvillimet e mundshme dhe implikimet globale rreth Kosoves.

    Pasi thekson se Parlamenti i Serbise formalisht miratoi kushtetuten te merkuren, nje dokument ky i domosdosshem per ta zevendesuar ate te meparshmin te Sllobodan Milloshevic, gazeta shton me tej se Kushtetuta mund te jete miratuar vetem per arsyen se perfshinte si pjese "integrale" dhe te "patjetersueshme" te Serbise, “nje konstatim ky qe do t'ia ngrohte zemren edhe Milloshevic”.

    Mirepo e verteta eshte se Serbia ka humbur Kosoven para shtate vjetesh, thekson gazeta amerikane.
    Me tej ne editorial thuhet se Kombet e Bashkuara, te cilat e kane sunduar Kosoven qe kur ajo u clirua nga NATO-ja, do te duhej te vendosnin per te ardhmen e Kosoves deri ne fund te vitit, mirepo ky vendim mund te shtyhet deri pas zgjedhjeve ne Serbi te cilat mbahen nga fundi i janarit. Udheheqesit serbe e dijne se ndermjetesuasi i Kombeve te Bashkuara, do te rekomandoje ate qe do ta mbeshtesin te gjitha qeverite perendimore: e ajo eshte pavaresia e Kosoves, mbase me disa kushte kalimtare, thekson gazeta amerikane, duke nenvizuar edhe njehere faktin se Kosova perbehet nga shumica absolute shqiptare dhe pas luftes qe nxiti Milloshevic, ajo nuk ka shans te kthehet nen sovranitetin serb. Nderkaq, duke e futur Kosoven si pjese kushtetutes, lideret serbe po bejne edhe nje veprim te papergjegjshem nacionalist qe i shkaktoi vendit aq shume deme gjate 15 vjeteve te kaluara. Ky shantazhi serb synon te krijoje tensione globale sipas gazetes The Washington Post e cila me tej thekson: "Ata po e inskenojne edhe nje diplomaci potencialisht te rrezikshme gjate dy muajve te ardhshem midis administrates se presidentit Bush dhe Rusise, nje gje kjo qe mund te destabilizoje si Ballkanin, ashtu edhe Kaukazin ne kufirin jugor te Rusise".

    Gazeta me tej thekson se Rusia, si nje aleate historike e Serbise, eshte pengesa me e madhe potenciale per nje koncensus rreth zgjidhjes se ceshtjes se Kosoves ne Keshillin e Sigurimit. "Edhe pse e di se pavaresia e Kosoves eshte e pashmangshme, presidenti rus Vladimir Putin po jepe shenja se mund te mbeshtese obstruksionin e Serbise. Ai me kete shpreson te nxjerre favore nga presidenti Bush ne kembim te ndihmes amerikane per hyrje te Rusise ne Organizaten Boterore te Tregetise". Nje tjeter veprim i Putinit, sipas gazetes amerikane, mund te jete edhe nje veprim i tij ne Gjeorgji dhe si kundereagim ndaj njohjes se pavaresise se Kosoves, njohja nga ana e tij e pavaresise se krahinave te Abkhazise dhe Osetise Jugore. Kjo mund te shkaktoje lufte dhe nderhyrjen e trupave ruse atje, nderkohe qe mund te trimeroje edhe serbet ne Kosove dhe Bosnje per te krijuar shtete fragmentare.

    Moska shpreson se Administrata e Bushit do ta marre seriozisht kete skenar si dhe nevojen e ndihmes se Rusise per ndaljen e programit berthamor te Iranit duke u zbrapsur dhe shtyer cfaredo vendimi per Kosoven apo te braktise mbeshtetjen per demokracin e dhe aspiratat per NATO te Gjeorgjise. “Te dyja keto do te ishin gabime serioze. Vonesa e pavaresise se Kosoves vetem se do te zemeroje pamase 2 milione shqiptare dhe do te nxiste nje shkrirje te cilin Perendimi shpreson t'a shmang. Kjo do te inkurajonte edhe me tej tendencat ne rritje te Putinit per perdorimin e kercenimeve qofte me kushtezimet e furnizimit me energji apo me dhune, ne menyre qe te veproje si te doje me Perendimin”, thuhet nder te tjera ne editorialin e te perditshmes The Washington Post.

    (RTK/BalkanWeb)
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #346
    i/e regjistruar Maska e faiksmajli
    Anėtarėsuar
    12-02-2006
    Postime
    117
    Decentralizimi dhe statusi i Kosovės

    Nga Albin Kurti

    Substanca qė na e ofron Ahtisaari, ėshtė substancė e autonomisė dhe kurrsesi e pavarėsisė. Substanca e pavarėsisė ėshtė sovraniteti. Kėtė nuk do tė na e japin, para sė gjithash, sepse askush askujt nuk i jep sovranitet. Sovran bėhesh, nuk tė bėjnė. Mė pas, tė tjerėt mund tė tė njohin si sovran, meqė asisoj e bėjnė njohjen e realitetit, mirėpo jo edhe tė tė bėjnė sovran. Propozimi i Ahtisaarit, ėshtė veēse qartėsimi i pėrmbajtjes sė asaj qė nė Rezolutėn 1244 ėshtė emėrtuar si autonomi substanciale. Propozimi i Ahtisaarit, thelbi i tė cilit u bė publik nė shtypin kosovar, nuk e ka avancuar pozitėn e Kosovės dhe as nuk ka bėrė pėrcaktim tė ri tė statusit tė Kosovės. Nėse Kosova s’kishte status deri mė tani, atėherė ajo nuk do tė ketė as pas Ahtisaarit. Nė tė vėrtetė, Kosova gjithmonė kishte status dhe vazhdon edhe sot e kėsaj dite, tė ketė njė tė tillė. Ishte dhe ėshtė kjo, autonomia substanciale. Pra, Ahtisaari na e ka sjellė atė qė Shqiptar Oseku e ka quajtur “Rri qysh je!”. Megjithatė, nėse ky ėshtė kuptimi i propozimit tė Ahtisaarit, atėherė cili ėshtė qėllimi i tij? Pse i gjithė ky mundim atėherė? Sigurisht qė status-quo-ja, e cila ėshtė status-quo pėr njerėzit nė pushtet dhe bėhet nė kurriz tė popullit, ka nevojė pėr ushqim tė vazhdueshėm pėr tė mbetur e tillė. Mirėpo, a ka edhe diēka mė shumė kėtu? Ka edhe mė shumė. Dhe, kjo mė shumė ėshtė mė keq. Duan qė tė krijohet pėrshtypja se u caktua statusi nė mėnyrė qė tė fillojė realizimi i decentralizimit nė terren. Nuk ėshtė decentralizimi mjet pėr tė arritur te statusi i Kosovės por anasjelltas. Statusi i Kosovės, pra edhe ky “pėrcaktim” i Ahtisaarit tash’, ėshtė mjeti pėr tė arritur te decentralizimi. Fatmir Sejdiu, tash’ sė voni pat deklaruar se decentralizimi ėshtė bileta pėr pavarėsi. E vėrteta ėshtė se “pėrcaktimi” i statusit ėshtė bileta pėr decentralizimin. Decentralizimi ėshtė mė i rėndėsishėm sesa vetė statusi. Kryesuesi i delegacionit tė Serbisė pėr negociatat e Vjenės, Slobodan Samarxhiq, nė pyetjen e bėrė para gati dy vjetėve mbi atė, se cili do tė jetė statusi i Kosovės, pat deklaruar se kjo ēėshtje pėr tė ėshtė e qartė: statusi i Kosovės do tė jetė decentralizimi! Decentralizimi ėshtė i mundur vetėm gjersa nuk kemi sovranitet dhe duke na munguar ai, propozimet, qėndrimet dhe vendimet qė vijnė nga jashtė, pėrfshirė kėtu edhe kėtė tė Ahtisaarit, do ta kamuflojnė mungesėn e sovranitetit, por jo edhe ta plotėsojnė atė. Mungesa e sovranitetit ėshtė kushti dhe mundėsia e copėtimit tė Kosovės nėpėrmjet decentralizimit. Vetėm duke qenė nė burg e tė lidhur mund tė na copėtojnė. Nė liri do tė dalim tė gjymtė. Nėse do tė dalim...
    Propozimi i Ahtisaarit nuk ishte fare i papritur. Atėherė kur pret prej tė tjerėve nuk tė vijnė gjėra tė mira. Fakti se presim (prej tij) ėshtė i mjaftueshėm pėr tė na ardhur tė kėqijat (jo vetėm prej tij). Pėrkundėr kėsaj, prej politikanėve tė institucioneve tė defaktorizuara tė Kosovės, Ahtisaari pėrherė lexohej si njė sferė e kristaltė e faltores. Ata janė spektatorė tė papėrmirėsueshėm dhe tė kėtillė duan t’i bėjnė edhe qytetarėt, tė cilėt me atė rast do tė ishin edhe spektatorė tė spektatorėve. Qė spektakli ėshtė tragjedi e garanton fakti se negociatat me Serbinė, e cila ka tė kaluar kriminale nė Kosovė dhe projekte kriminale pėr Kosovėn, bazohen nė Rezolutėn 1244. Nė njėrėn anė, kjo rezolutė ia njeh nominalisht sovranitetin Jugosllavisė (tash’ Serbisė) mbi Kosovėn, duke mos marrė fare nė konsideratė vullnetin, interesat dhe historinė e popullit vendas, ndėrsa nė anėn tjetėr, pėr Kosovėn parasheh vetėm autonomi substanciale.
    Ndonėse, Kuvendi i Kosovės nuk po e shpall pavarėsinė, kėtė gjė nė Kosovė po e bėjnė analistėt nėpėr gazeta. Mirėpo, ata mu kėtė propozim tė Ahtisaarit po e quajnė pavarėsi! Nė fakt, ata, ēdo propozim qė do tė vijė nga ai, do ta quajnė pavarėsi, pavarėsisht pėrmbajtjes. Sepse, asisoj, kontribuojnė nė ndėrmarrjen e politikės zyrtare, qė qytetarėve tė mos iu dalė gjumi dhe ata tė vazhdojnė me ritualin e konferencave, seminareve e donacioneve. Pra, bėhet fjalė pėr njerėz qė gjithsesi u konvenon kjo gjendje aktuale nė tė cilėn edhe ata po pasurohen, edhe pse jo aq sa politikanėt. Ata janė bėrė zėdhėnėsit e Ahtisaarit, por edhe ndėrtuesit e njėfarė legjitimiteti indirekt tė tij nė Kosovė.
    Kosovarėt munden edhe ta festojnė pavarėsinė qė nuk ėshtė. Sikurse qė festuan pėr TMK-nė atėherė kur u demilitarizua UĒK-ja. Festohej ēarmatosja! Tė mashtruarit festonin humbjen tė cilės kėsisoj ia zgjasnin jetėn. Me emra tė paqenė emėrtoheshin gjėra tė paqena. Madje, anėtarė tė qeverisė sė Kosovės tashmė kanė paralajmėruar karnevalin e radhės nė Kosovė me shpenzime marramendėse, ashtu, qė nėn tingujt kumbues tė muzikės dhe buzėqeshjen vezulluese tė kėngėtarėve, tė trumbetohet Kosova e pavarur, anipse pavarėsia s’do tė figurojė askund. Shqetėsimeve tė qytetarėve politikanėt vendas, do t’iu pėrgjigjen me keqinterpretime tė termave qė burojnė nga propozimi i Ahtisaarit. Ata do thonė: po, kemi ushtri por ajo do tė quhet “Kosovo Security Force”; po, kemi Ministri tė Mbrojtjes por ajo do tė quhet “Civilian Led Organization”; po, do tė kemi pavarėsi por ajo vetėm pėrkohėsisht emrin nuk do ta ketė tė tillė! Konceptet dhe idetė e Ahtisaarit do tė betonohen nga Grupi i Kontaktit dhe mė pas nga KS i OKB-sė. Kuptimi i tyre ėshtė i qartė por kėtu nė Kosovė atyre do t’iu mveshen domethėnie tė paqena pėr t’i zbutur njerėzit dhe pėr ta amortizuar pakėnaqėsinė e tyre. Zaten, sė paku tash 17 vjet na kanė mėsuar qė gjėrat tė mos i quajmė me emrat e tyre tė vėrtetė, por edhe tė mos i pėrmendim fare disa shprehje, tė cilat janė shumė adekuate pėr realitetin. Andaj, kur ne aktivistėt e Lėvizjes VETĖVENDOSJE! flasim pėr revolucionin apo kolaboracionistėt aq shumė njerėz vazhdojnė tė trishtohen. Propozimit tė Ahtisaarit, i cili nė instanca mė tė larta ndėrkombėtare do tė jetė i ndryshuar veēse jo-esencialisht dhe me atė rast patjetėr pėr tė keq, do tė pėrfundojė si pjesė e Rezolutės sė re tė vjetėr tė KS tė OKB-sė. Realizimi konkret i kėsaj, do tė sjellė deri te beteja e interpretimit tė termave dhe koncepteve, e cila pėr Kosovėn ėshtė e humbur ende pa filluar. Kur do tė fillojė sajimi i “Ministrisė” sė “Mbrojtjes” do tė shihet ajo qė dihej: Kjo ministri do tė jetė ashtu siē edhe quhet: vetėm njė “Organizatė me Udhėheqje Civile” nėn kontrollin e Misionit tė ardhshėm Ndėrkombėtar. Nuk kanė se si tė na sundojnė, nėse ne nuk mashtrohemi. Pėrvoja dhe analiza racionale, qartazi na i shpėrfaq mashtruesit dhe pėrgatitjen e mashtrimit, qė s’duhet tė ngjajė.

    11/11/2006

  7. #347
    Citim Postuar mė parė nga faiksmajli

    Edhe me kete shkrim, Albin Kurti vertrton se eshte nje person shume i dijshem, me mendime te drejta dhe sipas mendimit i vetmi pshtim i Kosoves dhe popullit te saj nga e padrejta qe eshte duke iu servuar nga bashkesia nderkombetare dhe qeveritaret tane, dhe nga grupi i unitetit eshte ALBIN KURTI me Levizjen VETEVENDOSJA.

    I Lumte Gjdo Here, dhe Jete te Gjate per ALBIN KURTIN.

  8. #348
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anėtarėsuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjė
    Postime
    947
    ALBIN KURTI per mendimin tim eshte Shqiptar i vertete.
    nuk eshte politikan per fat te keq te Kosoves dhe nuk eshte si ai “Mjafti“Shqiperise qe duket si shoqate bretkosash por eshte hero i gjalle i ēeshtjes kombetare.hallall ja befte Zoti madh.

  9. #349
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Reinhardt "Pavarėsia vitin tjetėr"

    Arbėr Vllahiu

    Selia e qeverisė nė Prishtinė

    Ish komandanti i trupave paqeruajtėse nė Kosovė, gjenerali gjerman, Klaus Reinhardt, i tha BBC-sė sė ėshtė i bindur se pavarėsia e Kosovės do tė arrihet nė pranverė tė vitit tė ardhshėm.

    Gjenerali Reinhardt ka thėnė se beson qė Rusia e Kina nuk do tė votojnė kundėr pavarėsisė sė Kosovės nė KS tė OKB-sė.

    Por ai tha se bashkėsia ndėrkombėtare duhet ta bindė Serbinė pėr humbjen e Kosovės dhe ta kompensojė kėtė humbje me perspektivėn evropiane.

    Sipas tij nė Kosovė do tė vazhdojė njė mbikqyrje e BE-sė edhe pas statusit tė Kosovės, por me njė mision tė ndryshėm nga ai i UNMIK-ut.

    Reinhardt tha se elemente tė bashkėsisė ndėrkombėtarė do tė qėndrojnė nė Kosovė gjithnjė pėrderisa nuk arrihet njė siguri e kėnaqshme pėr tė gjitha pakicat nė Kosovė.

    Klaus Reinhardt ka shėrbyer nė Kosovė nė mes vitit 1999 dhe 2000, nė periudhėn e tensioneve ndėretnike.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #350
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    I derguari i SHBA Wisner: Statusi Kosoves deri ne fund te Janarit
    Data e Publikimit: 12/11/2006

    Autori i Lajmit:
    I.K
    I derguari i SHBA per statusin e Kosoves, Frank Wisner u shpreh se Ahtisar duhet te beje te ditur deri ne fund te muajit janar, propozimin e tij per statusin final te Kosoves. “Nuk do te kete shtyrje tjeter dhe Ahtisari do t’i duhet t’i dergoje Beogradit e Prishtines propozimin e tij per zgjidhjen e statusit menjehere pas zgjedhjeve ne Serbi”, tha Wisner per median prishtinase, RT21
    “Ne kemi arritur ne nje faze te rendesishme, prane fundit te negociatave. Vendimi do te jepet shume shpejt”, tha Wisner duke shtuar se vendimi perfundimtar per statusin do te jepet ne perputhje me ate qe shumica ne Kosove pret. “Kete e perligjin dhe aspiratat qe SHBA ka mbeshtetur. Ne kemi qene ne Kosove per 8 vjet dhe tani besojme se Kosova tashme e meriton te vendose per te ardhmen e saj”, tha i derguari amerikan.
    Wisner shtoi se e rendesishme eshte qe Kosova te ruaje stabilitetin dhe te perqendrohet ne qellimin e saj. “Ekipi Negociator i Kosoves eshte i vendosur qe te bashkepunoje me Ahtisar dhe komunitetin nderkombetar, ndaj ne te gjihhe duhet t’i mbeshtesim ata”, u shpreh Wisner per RT21.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 35 prej 59 FillimFillim ... 25333435363745 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Me ne fund u pranua publikisht se kosova ska ushtri
    Nga beni33 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 126
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 18:14
  3. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndėrkombėtar me Kosovėn
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  4. Kush jane vrasesit?
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 10-03-2004, 21:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •