
Postuar mė parė nga
Bleri_ivh
Nje shkrim nga Albin Kurti
Pasojat qė do tė na mbijetojnė edhe vetė neve
Decentralizimi ėshtė hapsinor: Kosovės ia rrėmben territorin. Eksterritorialiteti ėshtė kohor: Kosovės ia tjetėrson tė kalurėn pėr tia rrezikuar tė ardhmen.
Decentralizimi po e shndėrron konfliktin njėshekullor ndėrmjet vullnetit tė popullit shqiptar tė Kosovės pėr liri dhe aspiratave hegjemoniste tė Serbisė nė konflikt etnik shqiptaro-serb duke pėrgatitur terrenin pėr ndarjen e Kosovės si zgjidhje tė vetme. Eksterritorialiteti i kishave e manastireve ortodokse shkon edhe njė hap mė tutje: ia shton konfliktit dimensionin fetar, duke mundėsuar pėrjetėsimin e tij. Pikėrisht ky ėshtė kuptimi i deklaratės sė Koshtunicės tė bėrė mė 28 qershor 2006 pėr Kosovėn si Jerusalem serb. Natyrisht qė Kosova nuk ėshtė Jerusalem serb. Deklarata e Koshtunicės edhe ashtu nuk paraqet konstatim tė realitetit aq sa shpėrfaq projektin e Serbisė pas periudhės sė Milosheviqit. Dikur Milosheviqi e donte Kosovėn por, siē dihet, e donte atė pa shqiptarė. Mbi njė milion shqiptarė u dėbuan nga shtėpitė e tyre nga viti 1998 e deri nė mbarim tė luftės ndėrkaq, sipas njė raporti tė vitit 2001 tė organizatės Human Rights Watch, 862.979 shqiptarė u deportuan jashtė Kosovės vetėm nė pranverėn e vitit 1999. Meqė pėrsėritja e fazės sė vonshme tė Milosheviqit tash pėr tash sėshtė e mundur, Koshtunica po e pėrsėrit fazėn e tij tė hershme. Po e ringjall mitin serb pėr Kosovėn nė mėnyrė qė ta homogjenizojė edhe njėherė popullin e shoqėrinė serbe kundėr shqiptarėve tė Kosovės. Duke uzurpuar trashėgiminė kulturore ortodokse tė Kosovės pėrmes negociatorėve kosovar tė cilėt pranuan qė ajo tė quhet serbe, ai po e sendėrton motivin pėr agresionin e ri tė Serbisė nė Kosovė. Mbase pretekstin do ta ketė po atė tė Milosheviqit, duke pasur mundėsinė e zgjedhjes: ta pėrsėrisė Kosovėn e fundit tė viteve tė 80-ta (mbrojtjen e serbėve tė rrezikuar nė Kosovė) ose Bosnjen e vitit 1992 (vrasjen e ndonjė prifti serb). Kėta politikanė negociator nga Kosova, qė e kanė shitur shpirtin nė Vjenė, i dhanė njė kontribut tė jashtėzakonshėm Koshtunicės qė Kosovėn ta paraqesė si njė djep serb nė tė cilin pėrkundet njė fėmijė i huaj. Xhamiat nė Kosovė nuk janė shqiptare ato janė objekte fetare muslimane. Kurse, kishat dhe manastiret ortodokse nė Kosovė u bėnė serbe. Rrjedhimisht, ne shqiptarėt mbesim tė huaj pėr vendin tonė dhe hapet dera e delegjitimimit tė autoktonėsisė sonė, hapet dera qė tė na paraqesin si ardhacakė nė tokėn tonė. Nė fakt, hapet dera qė edhe njėherė tė na nxjerrin jashtė nga dritarja. Nė pėrgatitjen e ofensivės sė re kundėr shqiptarėve Koshtunica, pėr dallim nga Milosheviqi, megjithatė, ėshtė mė i kujdesshėm. Ai nuk do qė nė kėtė ndėrmarrje tė tij tė ballafaqohet me faktorėt e rėndėsishėm ndėrkombėtar. Andaj, ai kujdeset qė projektet e Serbisė tė miratohen sė pari nė UNMIK, i cili mė pas nėpėrmjet IPVQ-ve i bėn ato projekte tė Kosovės. Kėsisoj, projektet e Serbisė kundėr Kosovės bėhen projekte tė vetė Kosovės! Edhe nėse pas agresionit tė ri kundėr Kosovės Serbia nuk arrin qė ti dėbojė shqiptarėt nga Kosova, ajo po sigurohet se Kosovėn po e shndėrron nė njė fushėbetejė tė amshmueshme ku asnjėherė nuk do tė ketė paqe. Pra, nė njė Jerusalem situatė. Zonat qindrahektarėshe pėrreth objekteve fetare ortodokse ku shqiptarėt praktikisht nuk do tė kenė qasje ndėrsa serbėt do tė organizojnė pelegrinazhe, do tua garantojnė atyre kėtė pėrjetėsim tė konfliktit. Komunat e reja me shumicė serbe qė bashkohen nė entitet autonom ndėrkohė qė motėrzohen me komunat nė Serbi, po ashtu garantojnė qė Kosova tė shndėrrohet nė njė Palestinė kurse Evropa ta fitojė Lindjen e saj tė Mesme. Nėse decentralizimi kryekėput ka pėr synim gllabėrimin e territoreve brenda Kosovės nga Serbia, eksterritorialiteti ka pėr qėllim pėrvetėsimin serb tė historisė sė Kosovės drejt realizimit pėrfundimtar tė planeve ekspansioniste tė Serbisė nė tė ardhmen. Decentralizimi ėshtė hapsinor: Kosovės ia rrėmben territorin. Eksterritorialiteti ėshtė kohor: Kosovės ia tjetėrson tė kalurėn pėr tia rrezikuar tė ardhmen. Pasojat e eksterritorialitetit do tė jenė mė afatgjata edhe se ato tė decentralizimit. Nėse lejojmė tė realizohen edhe vetėm ato plane tė Serbisė tė cilat i pranoi Ekipi Negociator i Kosovės, atėherė mbesat e nipat tanė nė Kosovė do tė jenė duke hedhur gurė nėpėr demonstrata. Aktualisht thuhet se serbėt nė Kosovė janė pakicė dhe se ka enklava serbe. Decentralizimi krijon enkalava shqiptare brenda komunave tė reja serbe dhe i shndėrron shqiptarėt aty nė pakicė. Se ēfarė do tė ngjajė me pakicėn shqiptare nė komunat e reja serbe, veriu i Mitrovicės ėshtė dėshmi. 11 shqiptarė u vranė nė natėn ndėrmjet 3 e 4 shkurtit tė vitit 2000 para syve tė KFOR-it francez e policisė sė UNMIK-ut dhe 11.364 tė tjerė u dėbuan prej atje vetėm gjatė muajit shkurt tė atij viti. Manastiri i Deēanit ėshtė dėshmi se ēka do tė ngjajė me zonat eksterritoriale. Nuk do tė lejohen hulumtime shkencore e gėrmime arkeologjike, nuk do tė lejohet funksionimi i ndėrmarrjeve shoqėrore dhe as privatizimi i tyre, do tė bllokohet prona private dhe aktivitetet ekonomike e ndėrtimore, do tė pamundėsohet liria e lėvizjes dhe qetas do tė sajohen kushtet pėr kthimin masiv e tė organizuar tė serbėve atje ku ata asnjėherė skishin kurrfarė pronash. Zonat e veēanta praktikisht do tė paraqesin zona eksterritoriale qė nė kuptimin administrativ e institucional do tė ndodhen jashtė Kosovės, por qė nuk emėrtohen si tė tilla nė kuptimin legal e juridik, meqė Kosova nuk ėshtė shtet dhe ska sovranitet. Flitet pėr mbrojtjen e trashėgimisė kulturore por nuk flitet fare pėr mbrojtjen e monumenteve antike nė Kosovė. Nuk bėhet fjalė as pėr mbrojtjen e kishave katolike dhe as tė xhamive. Dihet se vetėm gjatė luftės sė fundit 200 xhami, nga 600 sosh sa ishin nė Kosovė, u shkatėrruan nė mėnyrė sistematike. Nė Vjenė, flasin pėr mbrojtjen vetėm dhe vetėm tė objekteve fetare ortodokse. Nė fakt, kjo nuk ėshtė ēėshtje mbrojtjeje por sulmi. Po sulmohet kultura dhe historia e Kosovės para se tė sulmohet sėrish njė popull i tėrė. Mohimi i vullnetit tonė po pasohet nga mohimi gradual por i sigurtė i territorit qė e banojmė dhe mohimi i traditės dhe tė kaluarės sonė qė e trashėguam nga tė parėt tanė. E gjithė kjo para se tė na mohohet pėrsėri edhe ekzistenca. Tė presėsh do tė thotė tė presėsh vdekjen.
Prishtinė, 1 nėntor 2006
Albin Kurti
Krijoni Kontakt