Close

Rezultati i Sondazhit: Cili do tė jetė statusi pėrfundimtar i Kosovės?

Votues
274. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Pavarėsi e plotė

    168 61.31%
  • Pavarėsi e kushtėzuar

    82 29.93%
  • Autonomi

    10 3.65%
  • Tjeter.....

    14 5.11%
Faqja 30 prej 59 FillimFillim ... 20282930313240 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 291 deri 300 prej 590
  1. #291
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Nga Arbėn Xhaferri



    Vlerėsimet e gabuara nė politikė prodhojnė konflikte. Ato janė trajtash dhe intensitetesh tė ndryshme.

    Lufta ėshtė forma mė tragjike e konfliktit brenda njė shoqėrie ku politika prodhon percepsione, stereotipe, paragjykime ose marrė nė tėrėsi vlerėsime tė gabuara. Javėn e kaluar nė Vjenė pėrfundoi takimi mes pėrfaqėsuesve kryesorė tė shqiptarėve, ose siē parapėlqehet tė thuhet kohėt e fundit, tė kosovarėve dhe serbėve.

    Ky takim i organizuar nga faktori ndėrkombėtar mbi tė gjitha ka njė vlerė dhe kontribut tė pamohueshėm: instalon njė procedurė qė do tė pėrfundojė me zgjidhjen e kontestit serbo-shqiptar lidhur me ēėshtjen e Kosovės. Kjo procedurė e zėvendėson konfliktin e hapur, gati njėshekullor qė pėrfundoi nė vitin 1999 me humbjen ushtarake serbe dhe detyrimisht me tėrheqjen e tyre nga Kosova. Nė kėto bisedime sėrish serbėt u rikthyen nė diskursin e tyre tė vjetėr, nė atė kuisje retorike 100-vjeēare qė vėshtirė dėgjohet e le mė tė jetohet me tė. Ėshtė e ēuditshme se si pėrfaqėsuesit serb, apo njė pjesė e madhe e elitės serbe nuk arrin tė lirohet nga ky demon qė e ka pushtuar arsyen e tyre. Nė tezat e tyre nuk ka asgjė tė re, asgjė qė nuk ėshtė thėnė para njė shekulli e mė shumė prej pararendėsve tė tyre. Ringjallja e kėtij demoni filloi qė nė vitet e 60-ta, pas deklasimit tė ministrit tė punėve tė brendshme, Aleksandar Rankoviqit. I pari qė e filloi, ose mė mirė thėnė qė u ndėrlidh me kėtė kuisje tė vjetėr ishte shkrimtari, kryekleriku i inteligjencies serbe, Dobrica Qosiq. Ai e riktheu nė skenėn politike “kauzėn e pazgjidhur serbe” ose tė “vėrtetėn” serbe, siē parapėlqenin ta quanin. Ish-presidenti serb, Millosheviq kėtė “tė vėrtetė”, kėtė vlerėsim tė gabuar e shndėrroi detyrimisht nė luftė qė pėrfundoi me ndėrhyrjen masive tė NATO-s kundėr armatės jugosllave qė u keqpėrdor pėr qėllime gjenocidale nga politika e demonizuar e establishmentit serb. Nė ndėrtimin, nė demonizimin e kėsaj politike, kėsaj tė vėrtete luftėnxitėse morėn pjesė jo vetėm disa individė tė njė profili, por njė elitė e tėrė, profilesh tė ndryshme brenda njė periudhe tė gjatė kohore, politikanė, akademikė, shkrimtarė, klerikė, artistė etj. Nė Vjenė edhe njė herė u pėrsėrit, por nuk u nėnvizua, gabimi i njėjtė i delegacionit serb: vlerėsimet e tyre prodhojnė konflikte. Gjatė historisė mė tė re, serbėt, pėr shkak tė ambicjeve tė tyre megalomane, vlerėsimeve tė gabuara, kanė shkaktuar konflikte pėrmasash tė gjėra, siē ishte Lufta e Parė Botėrore, disa thonė se paskan gisht edhe nė Luftėn e Dytė Botėrore dhe sė fundi, me kryeneēėsinė e tyre e nxitėn intervenimin e pabesueshėm tė aleancės mė tė fuqishme tė botės, NATO-s pėr tė ēliruar njė pėllėmbė toke tė parėndėsishme tė planetit, Kosovėn nga kthetrat e tyre. Tė vėrtetat serbe definitivisht prodhojnė konflikte jo vetėm lokale, por planetare. Nė Vjenė ata e pėrsėritėn kėtė diskurs konfliktual, iracional, sikur tė ishin tė pushtuar nga njė frymė demoniake qė e molis popullin serb mė se njė shekull. Por, ata tani mė janė tė detyruar tė hyjnė nė njė procedurė ekspertize ku do tė verifikohen pretendimet e tyre. Premisa kryesore e kėtyre pretendimeve qė e deformoi vetėdijen jo vetėm politike serbe ėshtė mistike religjioze dhe nė thelb antievropiane. “Nėse heqim dorė nga Shėn Sava ne do tė heqim dorė nga madhėshtia jonė, nga ajo qė na bėn sublim, nga pavdekshmėria jonė dhe nga ajo qė na bėn tė pavdekshėm, nga amshimi jonė dhe ajo qė na bėn tė amshuar. A dini kur ne heqim dorė nga Shėn Sava? – Kur neve na merr pėrpara lumi i turbullt dhe i ndotur i kulturės humaniste evropiane, arsimit humanist evropian, qytetėrimit humanist evropian, religjionit humanist evropian, shkencės humaniste evropiane, kur do tė na marrė dhe shpie nė detin e vdekur evropian. Nė kėtė det tė vdekur evropian nuk ka jetė pėr asgjė shėnsaviane. Nė tė dalėngadalė dergjet dhe pėrfundimisht vdes edhe shpirti jonė, edhe zemra jonė, edhe njeriu jonė, edhe populli jonė, me njė fjalė vdes dhe zhduket ēdo gjė shėnsaviane”. (Citat nga vepra e J.Popoviq: “Ortodoksia nė mes tė qiellit dhe tokės”- 1991). Ky ėshtė vetėm njė insert, shumė ilustrues i atij llumi tė koncepteve agresive religjioze qė patėn implikime direkte nė politikė. Nė kėtė citat ravijėzohen dy tendenca kryesore, dominonte jo vetėm te shtresa klerikale: -tendenca pėr krijim tė besimit tė veēantė serb, ku nė qendėr ėshtė Shėn Sava si suplement i Jezu Krishtit pėr tė arritur te bindja se populli serb ėshtė popull i zgjedhur krishter ashtu si populli hebre, dhe -tendenca antievropiane, nė fakt antikatolike ku katolicizmi perceptohet si besim antroprocentrik, ndėrkaq ortodoksia si teocentrike. Nga kėto percepcione buron ai lament antihumanist dhe antievropian. Faktori tjetėr qė ndikon vazhdimisht nė ndėrtimin e vlerėsimeve tė gabueshme ėshtė mėnyra se si njė pjesė dominuese e intelektualėve, krijuesve, klerikėve dhe politikanėve serb pėrhapin bindjet pėr vetveten. Sipas kėtij diskursi ata janė mė tė mirė se tė tjerėt, prandaj janė shndėrruar nė objekt ndėshkimi, ndjekjeje, persekutime me pasoja gjenocidale. E gjithė kjo e mbėshtjellė me simbolikėn fetare fillon nė Kosovė. “Nga Kosova fillon historia e re e Serbisė, historia e sprovave tė mėdha, e vuajtjeve tė gjata, e luftėrave tė pandėrprera dhe e lavdisė sė pashuar…”, pohon nė librin e vet Millutin Neshiqi nė vitin 1919. Pra, kėto katėr elemente, ēuditėrisht mungon i pesti qė tė bėhet kuintesencė, e formojnė vulėn e autopercepsionit serb, sprova, vuajtja, luftėra, lavdia, njė kalvar i kolektivizuar. Kur ky kalvar do tė shndėrrohet nė histeri absurde, atė do tė pėrpiqet ta shpjegojė, psikiatri serb, Rashkoviq, i ati i koordinatores aktuale serbe pėr Kosovėn Sandra Rashkoviq-Iviq, duke e cilėsuar popullin serb “personazh kolektiv i tragjedisė”. Ky lament pėrsėritet vazhdimisht prej shekullit 19 e deri nė kėto ditė kur peshkopi Artemie jepte dėshminė para komisionit tė Kongresit Amerikan. Nė vitin 1990 nė “Librin pėr Kosovėn” Dimitrije Bogdanoviqi pohonte se po heshtet gjenocidi jo vetėm i kėtyre ditėve, por edhe i kohėve tė kaluara, ndėrkaq shkrimtari i serbizuar malazez Matija Beēkoviq e poetizonte kėtė diskurs “ėshtė e kotė qė tė betonohen shpellat dhe tė heshten ato. Toka nuk do tė qetėsohet derisa tė gjitha viktimat qė janė me to nuk dalin nė dritė” 1992. I njėjti shkrimtar shpikte fraza ngulitėse nė tru qė sot e gjithė ditėn kanė efekt nė errėsimin e arsyes duke i quajtur serbėt e mbetur nė Kroaci e gjetiu si pjesė e popullit tė therur serb (zaklanoga naroda). Dikush tjetėr, po ashtu shkrimtar serb Antonie Isakoviq, kėtė floskulė efektive e poetizonte edhe mė shumė duke quajtur serbėt si pjesė e popullit ende tė patherur (nedoklanog). I vė nė kllapa variantin serb ngaqė gjuha shqipe nuk ka pėrdorim kaq tė pasur dhe tė stėrholluar tė foljes “me therė”. Bie fjala, pėr njeriun qė fle me gjumė tė thellė, pa brenga gjuha serbe pėrdor krahasimin “fle si i therrur” (spava k’o zaklan) ndėrkaq gjuha shqipe pėrdor njė shprehje mė bukolike, mbase nė pėrputhje me etnopsikologjinė - “fle si qengj”. Radovan Karaxhiqi, psikiatėr, shkrimtar, dikur prijėsi shpirtėror i serbėve tė Bosnjės, sot kriminel lufte dikur thoshte: “Serbi nuk mund tė jetė ai qė ėshtė, ngaqė nuk i lejon komshiu i tij i cili me shekuj e ka nė sy…”, ose fati i serbit nuk ėshtė historik, por biblik, ose serbi ėshtė i pėrvuajtur si Krishti, prandaj atė e kupton, mbase, pos tij vetėm Zoti. Nė vitet e 90-ta , nė vazhdė tė mendėsisė antiperėndimore kritikohej rendi i ri botėror. Populli serb, thoshte njė far Andreja Miletiqi, “ėshtė popull i dhunuar, njėri ndėr viktimat mė tė mėdha nė altarin e rendit tė ri botėror”, ndėrkaq bashkėmendimtari i tij Mirko Zurovac pohonte se populli serb qenka viktima e parė e mendjes sė trazuar evropiane. I gjithė ky vajtim rrumbullakohej me idenė religjioze se “pa vdekje nuk ka ringjallje dhe pa vuajtje dhe pėsim nuk mund tė ketė liri…” kėshtu e sintetizonte amanetin e Kosovės sė mitizuar Radovan Samargjiqi qė nė vitin 1989. Pas pėrpunimit tė opinionit se populli serb ėshtė viktimė e rendit tė ri, e njė komploti planetar, ku rol tė instrumentit kanė fqinjėt e serbėve logjikisht buron ideja e luftės. Kėtė ide e pėrsėriti kėto ditė zėvendėskryetari i partisė radikale, Nikoliq. Ai s’tha asgjė tė re qė para tij tė tjerėt nuk e kanė thėnė. Historiani i njohur serb i fillimit tė shekullit tė 20-tė, Cvijiq kėrcėnohej nė kėtė mėnyrė duke thėnė se nėse nuk do tė bashkohen territoret serbe “vetė Evropa do ta orientojė popullin serb tė pėrdorė forcėn dhe ai do ta shfrytėzojė rastin e parė qė nė kėtė mėnyrė t’i qėrojė hesapet nė Austro-Hungarinė pėr kėtė ēėshtje madhore kombėtare” (e ka fjalėn pėr Bosnje-Hercegovinėn) dhe siē dihet ata u bėnė shkak pėr shthurjen e Perandorisė Austro-Hungareze dhe Luftėn e Parė Botėrore. A thua tani tagrin do ta paguajnė nė Vjenė? Me siguri po. Me idenė e luftės pajtoheshin edhe klerikėt qė sipas doktrinės krishtere do tė duhej tė ishin tė pėrcaktuar pėr paqe. Amfillohije Radoviq, njė peshkop serb nė Mal tė Zi thoshte nė fillim tė viteve tė 90-ta “ nuk mund tė iket nga realiteti i luftės”. Madje ai e mori guximin ta cilėsojė luftėn si amanet i Dhjatės sė Vjetėr pėrmes sė cilės e mira do tė ngadhnjejė mbi tė ligėn. Njė prift tjetėr Atanasije Jeftiq, duke vendosur skemėn e luftės mes Satanait dhe Zotit pohon pa dilema se serbėt gjithmonė luftojnė pėr t’u mbrojtur. Meqė tė tjerėt, ata “tė detit tė vdekur evropian”, pa dilema janė tė ligė, atėherė ėshtė e qartė se serbėt gjithmonė kanė tė drejtė tė luftojnė se zhvillojnė luftė tė drejtė, nė vetėmbrojtje. Radovan Samarxhiqi nė fillim tė viteve tė 90-ta thoshte se “fshatari serb duke i mbathur opingat dhe rrėmbyer martinėn shkonte nė luftė qė tė marrė hakun e Kosovės dhe ēliruar vėllezėrit nga hasmi”, se Knjaz Llazari ka lėnė amanet se “mes robėrisė dhe vdekjes sė ndershme duhet zgjedhur vdekja pėr tė fituar ringjalljen”… Mirko Zurovac nga ana e tij kėshtu i madhėronte figurat e dy kriminelėve tė luftės, tė Karaxhiqit dhe Mlladiqit: “figura mitike pėrmes tė cilave njė popull i rrezikuar dėshiron tė kuptohet nė dimensionin e tij heroik tragjik”. I gjithė ky diskurs religjioz, nacionalist, iracional duket tė ketė njė interes racional qė zė fill qė nga koha e luftėrave ballkanike kur serbėt tentonin me ēdo kusht tė kishin dalje nė det. Ata si interes parėsor gjeo-strategjik kishin kontrollin e aksit veri-jug, grykėn Moravė-Vardar qė siguronte daljen nė Selanik dhe pushtimin e Kosovės pėr tė pushtuar pastaj mė lehtė Shqipėrinė veriore pėr tė dalė nė Lezhė dhe Durrės. Jovan Cvijiq, njėri nga hartuesit kryesor tė ekspansionizmit serb angazhohej pėr ndėrtimin e njė hekurudhe qė do tė lidhte Serbinė e Vjetėr (Kosovėn) me Shkodrėn, Lezhėn dhe Durrėsin: “Serbia e Vjetėr del me njė brez tė ngushtė nė Detin Adriatik rreth Shkodrės dhe Durrėsit”. Njė autor tjetėr, Jovan Radoviq nė librin “E kaluara e Serbisė sė Vjetėr” (1912) reagonte kundėr idesė sė krijimit tė njė shteti tė pavarur shqiptar qė do tė ishte pengesė e daljes sė Serbisė nė det. Ai me injorancė, duke mohuar tė gjitha faktet historike jo vetėm tė periudhės se Lidhjes sė Prizrenit thoshte se shqiptarėt “absolutisht nuk shfaqin nevojė as qė vet mund ta formojnė atė”. Vlladan Gjorgjeviqi, duke i quajtur shqiptarėt “lėkurėkuq tė Evropės” me arrogancė kėrcėnohej: “i kot do tė jetė mundi i Austrisė dhe i Italisė qė tė bėjnė shtet nga kėta lėkurėkuq”. Diskursi vajtues, sakralizimi i popullit serb kishte pėr qėllim tė arsyetojė ekspansionin serb nė njė kohė kur kolonializmi kishte marrė hov dhe kur shthureshin perandoritė. Kosova atėherė iu duhej serbėve pėr ta pasur dalje tė natyrshme nė det. Nė kėtė kohė ata krahas pushtimit tė Kosovės synonin tė pushtonin edhe veriun e Shqipėrisė, prandaj ishin kundėrshtarė tė mėdhenj tė pavarėsisė sė saj. Shqipėria u bė e pavarur dhe doli qė ata kot e pushtuan Kosovėn me tė cilėn afėr njė shekull nuk ditėn ē’tė bėjnė. Ata nuk arritėn ta shfarosin popullin shqiptar nė kushte shumė mė tė favorshme pėr ta dhe shumė tė disfavorshme pėr shqiptarėt. Shtrohet pyetja edhe nė mesin e shumicės sė serbėve: si mund tė menaxhojnė ata me Kosovėn dhe shqiptarėt nė tė ardhmen? Pėrgjigjja te pjesa dėrrmuese ėshtė negative. Rezerva pėr njė aventurė tė kėtillė antishqiptare ka pasur gjithmonė. Figura eminente politike, shkencėtare madje edhe ushtarake serbe kanė refuzuar kėto aventura ambicioze, tragjike dhe herė herė qesharake tė serbėve, si Dimitrije Tucoviq, Svetozar Markoviqi, Bogdan Bogdanoviqi, apo gjeneralė, si ai i kohės sė luftėrave ballkanike, Belimarkoviq i cili refuzoi urdhrin qė t’i shpėrngulė shqiptarėt nga rrethi i Vranjės (Lugina e Preshevės). Por, me keqardhje mund tė konstatoj se kjo linjė asnjėherė nuk ka dominuar nė politikėn serbė. Planet gjeo-strategjike nė botė dhe nė Ballkan janė ndėrruar ashtu si edhe faktorėt. Shqipėria ėshtė shtet i pavarur dhe me perspektivė, Kosova qė kishte rėndėsi pėr ta pushtuar Shqipėrinė e Veriut tashmė ėshtė e ēliruar dhe plot shqiptarė tė gatshėm pėr tė dhėnė kontributin e tyre pėr integrim tė saj nė rrjedhat evropiane. Serbėt tani vetė duhet ta ēmontojnė atė mekanizėm eksploziv qė e krijuan vetė, me atė retorikė mistiko-religjioze-letrare-politike. Sa pėr fillim duhet tė nisen nga fakti se kisha serbe e ka fituar autoqefalitetin nė shekullin e 19-tė. Delegacioni serb nė Vjenė ishte i pėrfaqėsuar nga pinjollėt e kėsaj linje kleriko-nacionaliste luftėnxitėse. Ata u ngjasonin atyre kukullave, matrushkave ruse qė janė identike, por dallojnė pėr kah madhėsia. Kėta ishin formati mė i vogėl i tyre. Besoj se tė fundit… Somario Vlladan Gjorgjeviqi, duke i quajtur shqiptarėt “lėkurėkuq tė Evropės” me arrogancė kėrcėnohej: “i kot do tė jetė mundi i Austrisė dhe i Italisė qė tė bėjnė shtet nga kėta lėkurėkuq” Delegacioni serb nė Vjenė ishte i pėrfaqėsuar nga pinjollėt e kėsaj linje kleriko-nacionaliste luftėnxitėse. Ata u ngjasonin atyre kukullave, matrushkave ruse qė janė identike, por dallojnė pėr kah madhėsia. Kėta ishin formati mė i vogėl i tyre. Besoj se tė fundit…

    Burimi

  2. #292
    Nuk di cka paska ndodhur me kete teme, me duket sikur ketu ska asnje administrator apo moderator ose sdi si ta spjegoj.

    E lexova gjithe temen fund e krye, ne fillim filloi mire me diskutime mbi statusin e tani paska devijuar ne konflikt me PDK dhe LDK. Sa di une shumica i lexojne gazetat dhe nuk kemi nevoje fare qe ketu faqe te tera te gazeta te kopjohen dhe te na serviren dhe me se shumti komente nga zyrtaret e PDK te shoqeruar me ndonje kritik nga LDK.

    Qe te mos dale edhe une jashte temes deshta te permend se asgje tjeter me shume se keto parti dhe ky sistem te menduari qe kemi populli i Kosoves nuk na ka lene mbrapa. Edhe sot me teper tentohet te tregohet se kush ben me shum per Kosoven sesa kush ben me mire per Kosoven.

    Keta te fundit qe paskan komentuar nuk paskan dale aspak nga mentaliteti i partise shtet. Cka lexova ketu ne fund ishte "jo kosoven e liroi PDK jo LDK" une ju them zoterinje se askush deri me tani se ka liruar Kosoven sepse Kosova eshte ende e roberuar dhe nuk jemi te lire, prandaj askush ska nevoje te vrapoje pas plaqkave te luftes siq u be me 1999 duke harruar mitrovicen. Askush sna ka faj qe jemi ku jemi, dhe ende asgje nuk eshte vendosur.

    Une nuk di cka do te ndodhe me Kosoven, jam skeptik qe nga keto monologje te Vjenes do te del Pavaresia, mirepo njekohesisht edhe une i bashkangjitem urimit per nje pavaresi te shpejte. Me urime, me kenge, me deshira, me vrap pas plaqka te luftes se pa fituar nuk vjen pavaresia, ne fakt ajo as qe vjen fare ajo rrembehet nga ata popuj qe jane te afte. Neve ende spo e tregojme ate aftesi

  3. #293
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Citim Postuar mė parė nga Mendimi_Juaj
    Nuk di cka paska ndodhur me kete teme, me duket sikur ketu ska asnje administrator apo moderator ose sdi si ta spjegoj.

    E lexova gjithe temen fund e krye, ne fillim filloi mire me diskutime mbi statusin e tani paska devijuar ne konflikt me PDK dhe LDK. Sa di une shumica i lexojne gazetat dhe nuk kemi nevoje fare qe ketu faqe te tera te gazeta te kopjohen dhe te na serviren dhe me se shumti komente nga zyrtaret e PDK te shoqeruar me ndonje kritik nga LDK.

    Qe te mos dale edhe une jashte temes deshta te permend se asgje tjeter me shume se keto parti dhe ky sistem te menduari qe kemi populli i Kosoves nuk na ka lene mbrapa. Edhe sot me teper tentohet te tregohet se kush ben me shum per Kosoven sesa kush ben me mire per Kosoven.

    Keta te fundit qe paskan komentuar nuk paskan dale aspak nga mentaliteti i partise shtet. Cka lexova ketu ne fund ishte "jo kosoven e liroi PDK jo LDK" une ju them zoterinje se askush deri me tani se ka liruar Kosoven sepse Kosova eshte ende e roberuar dhe nuk jemi te lire, prandaj askush ska nevoje te vrapoje pas plaqkave te luftes siq u be me 1999 duke harruar mitrovicen. Askush sna ka faj qe jemi ku jemi, dhe ende asgje nuk eshte vendosur.

    Une nuk di cka do te ndodhe me Kosoven, jam skeptik qe nga keto monologje te Vjenes do te del Pavaresia, mirepo njekohesisht edhe une i bashkangjitem urimit per nje pavaresi te shpejte. Me urime, me kenge, me deshira, me vrap pas plaqka te luftes se pa fituar nuk vjen pavaresia, ne fakt ajo as qe vjen fare ajo rrembehet nga ata popuj qe jane te afte. Neve ende spo e tregojme ate aftesi


    Fund e krye e ke mire.

    Respekt per Mendimin Tuaj!

  4. #294
    A erdhe me bre ajo pavarsi, te cilen qeveritaret tane qe me 17 vite e me shume na premtuan e na premtojne!!!

  5. #295

    Statusi zemergjere i Kosoves

    Ndoshta vetem ky titull do te mjaftonte per te dhene kend veshtrimin tim te kesaj qeshtje kaq te rendesishme per Kosoven, megjithate nje spjegim i domosdoshem do te ishte i mire se ardhur besoj per te gjithe ata qe ende kane dilema apo jetojne ne fantazite e lajmeve te 19 e 30 ne RTK.

    Qe qeshtja e Kosoves eshte bere qeshtje e huaj me shume se e kosovareve kjo eshte vertetuar moti, qysh ne fillimin e negociatave mbi statusin e ardhshem.

    Shqiptari normalisht qe priste te degjonte sikur do te bisedohej per pavaresine te pakten, pavaresisht se cdo te ndodhte me tej. Mirepo si duket edhe neve nuk e paskemi ditur sa probleme ka Kosova te pa zgjidhura. Bile kete gje nuk e paskesh ditur askush as nga udheheqesit e Kosoves. Pavaresia jo vetem qe nuk eshte fare ne ceshtje te dites se bisedave por bile as statusi nuk po permendet, karshi temave tjera kaq te rendesishme qe kane renduar tavolinen e negociatave.

    Qe do behej bosnjezimi i Kosoves e thoshte vetem levizja Vetevendosje qe thene te verteten ende vetem nje pakice e Kosovareve e besojne.

    A thua cfare po ndodhe ne te vertete???

    Qe qytet shtetet e Greqise antike do te behen model perdorues ne statusin e Kosoves nuk e paskesh ditur askush, madje qe edhe Mesjeta e kryqezatave do te behej model per prona kishash ne te cilat as shteti ska fije force nuk eshte besuar.

    Kosova jone e madhe, po behet kontinent, e neve e kerkuam vetem shtet. Sdi me duket kemi bertitur pak si shume ne protestat tona ne prishtine Kosova Republik qe 26 vjet te pakten.

    Apo u lodhen me neve te huajt dhe vendosen te bejne nje eksperiment te globalizmit. Meqe ende spo dihet si do te funksinoje ky projekt i fuqive te medha per te sunduar boten ne menyre te kulturuar.

    Qe Komunat e (Komuna shtet e Parisit moti), Kosoves nuk do te guxoje kush ti nguce ajo nuk diskutohet por ende sdi a po bisedohet cfare imuniteti do te kene Komunat qytetet te tjera te Kosoves nga mos ngucja e te parave.

    Me duket qe Kosova po sherben shume mire per te provuar artin ushtarak modern te Minave tokesore. Meqe cdo komune (serbe) do te sherbej si mine ne te ardhmen, dhe ato jane te perhapura si kerpudhat ne te gjithe territorin e kontinetit te Kosoves. Gjithashtu me sdo te kete nevoje per tela per mina sepse me ane te teknologjise Wireless (pa tela), tashme mjafton nje button i shtypur ne Beograd per aktivizuar nje bllokim te ciles do autostrad te Kosoves sa here qe ndonje projekt serb nuk ecen.

    Universitetet tani do te jene ne kompetence te Komunave meqe do te sherbejne per te nxjerre brezat e ardhshem edhe me te ndergjegjshem per mitin serb te Kosoves.

    dhe per fund nje far autonimi - pavaresi, kontinent qytet shtetesh ska rendesi se kujt do ti takoje.

    Neve me Luft e Fitojme luften thoshin te moqmit por me Laps e falim....

  6. #296
    Lehne thotė se oferta kosovare pėr komunitete duhet “tė pėrmirėsohet”

    “Vizita e Marti Ahtisarit ėshtė shumė e rėndėsishme, pėr arsye se ai do tė sjell porosi shumė tė qarta pėr ekipin e unitetit, e njėkohėsisht ai beson se edhe oferta pėr komunitetet duhet ende tė pėrmirėsohet”,- kėshtu deklaroi i dėrguari i Bashkimit Evropian pėr statusin e Kosovės, Shtefan Lehne pas njė takimi qė pati sot me kreun e PDK-sė Hashim Thaēi.


    I dėrguari i posaēėm i Bashkimit Evropian pėr statusin e Kosovės, Shtefan Lehne ka zhvilluar sot disa takime me liderė vendorė, duke inkurajuar liderėt kosovarė qė tė arrijnė mė shumė progres drejt pėrmbushjes sė standardeve, sepse pėrmbushja e tyre, sipas tij, ėshtė kyēe nė pėrpjekjet pėr arritjen e qėllimit final.
    “Nė takim me kreun e PDK-sė, diskutuam tė gjitha aspektet drejt zgjidhjes sė statusit politik tė Kosovės, duke pasur parasysh se tashme kjo ēėshtje ėshtė nė fazėn finale’, theksoi Shtefan Lehne. “Edhe vizita e Ahtisarit ėshtė shumė e rėndėsishme pėr arsye se ai do tė sjell porosi shumė tė qarta pėr ekipin e unitetit, e qė njėkohėsisht beson se oferta pėr komunitetet duhet ende tė pėrmirėsohet. I inkurajova liderėt vendorė qė tė punojnė ngushtė me Ahtisarin dhe nė tė njėjtėn kohė ftova qė tė arrijnė mė shumė progres drejtė pėrmbushjes sė standardeve sepse pėrmbushja e tyre ėshtė kyēe nė pėrpjekjet pėr arritjen e qėllimit final”, tha Lehne.
    I dėrguari I BE-sė, Shtefan Lehne tha se nuk ka vend pėr zhgėnjim kur kėrkohet mė shumė punė nė pėrmbushjen e standardeve, por thjeshtė tė vazhdohet nė rrugėn e njėjtė tė punės, me qėllim qė tė theksohet se Kosova ėshtė absolutisht e pėrkushtuar tė krijojė njė tė ardhme multietnike ku tė gjitha komunitetet do tė jetojnė sė bashku.
    Lideri i partisė mė tė madhe opozitare nė vend, Hashim Thaēi vlerėsoi se angazhimi i BE-se ėshtė mjaft I rėndėsishėm, sidomos pėr kėtė fazė tė zgjidhjes sė statusit politik tė Kosovės si shtet i pavarur dhe sovran. “Natyrisht angazhimet e palės kosovare do tė jenė nė perspektivė pėr tė pėrshpejtuar dhe pėr tė pėrfunduar kėtė vit zgjidhjen e statusit. Besoj se tė gjitha obligimet qė i kemi marrė ne si politikė kosovare do t’i kryejmė me kohė dhe nė mėnyrė mjaft konkrete qė do tė vlerėsohet nga qytetarėt e Kosovės dhe qė do tė respektohet edhe nga komuniteti ndėrkombėtar”, tha ai.
    Shtefan Lehne, sipas agjendės ėshtė takuar sot edhe me kryetarin Fatmir Sejdiu dhe kryetarin e AAK-sė Ramush Haradinaj, por kėto takime ishin tė mbyllura pėr media.


    RTK 22/08/2006 13:11:59

  7. #297
    i/e regjistruar Maska e vrojtuesi
    Anėtarėsuar
    06-04-2006
    Vendndodhja
    Nė tokat shqiptare
    Postime
    237
    Citim Postuar mė parė nga Mendimi_Juaj
    Nuk di cka paska ndodhur me kete teme, me duket sikur ketu ska asnje administrator apo moderator ose sdi si ta spjegoj.

    E lexova gjithe temen fund e krye, ne fillim filloi mire me diskutime mbi statusin e tani paska devijuar ne konflikt me PDK dhe LDK. Sa di une shumica i lexojne gazetat dhe nuk kemi nevoje fare qe ketu faqe te tera te gazeta te kopjohen dhe te na serviren dhe me se shumti komente nga zyrtaret e PDK te shoqeruar me ndonje kritik nga LDK.
    Kjo po ndodh shpesh nė forum kur po kyqen disa forumista me ide tė njėjta e pėrgjigje tė njėjta nė tema tė ndryshme!

  8. #298
    Policia intervenon ndaj protestave tė Vetėvendosjes

    Sot, rreth orės 11.00, njėsitet speciale tė SHPK-sė intervenuan kundėr dhjetėra aktivistėve tė Lėvizjes VETĖVENDOSJE!, tė cilėt ishin mbledhur pėrpara ndėrtesės sė Kuvendit tė Kosovwė nė njė protestė me moton “Decentralizimi ndarje-ndarja luftė”, nė shenjė pakėnaqėsie pėr bisedimet rreth decentralizimit tė cilat janė duke u mbajtur ndėrmjet emisarit special tė KB-ve pėr statusin Marti Ahtisari dhe Grupit Negociator.


    Udhėheqėsi i lėvizjes Albin Kurti tha se bisedimet e tilla qojnė nė eskalimin e dhunės pasi krijojnė kufij tė brendshėm territorial dhe se veprime tė tilla mund tė jenė tė dėshiruara vetėm pėr Ahtisarin dhe Grupin e Kontaktit, por jo edhe pėr qytetarėt.

  9. #299
    Protesta e sotme e pjesėtarėve tė Lėvizjes ”Vetėvendosje”, e manifestuar me bllokadėn e hyrje-daljeve tė Kuvendit tė Kosovės, sikundėr edhe ato tė UNMIK-ut, me qėllim tė pengimit tė mbajtjes sė takimeve tė kryenegociatorit Marti Ahtisari me delegacionin kosovar lidhur me decentralizimin, ka rezultuar me arrestiminm e dhjetėra aktivistėve tė kėsaj lėvizjeje, pėrfshi edhe liderin e saj Albin Kurti. Pėrndryshe protesta e sotme po mbahej me moton ; “Decentralizimi ndarje - ndarja luftė”
    Para se tė arrestohej, Albin Kurti kishte arritur tė deklarojė se bisedimet pėr status janė tė dėmshme dhe ēojnė nė eskalimin e dhunės.
    Ai tha se kėto bisedime krijojnė kufij tė brendshėm territorial dhe se veprime tė tilla mund tė jenė tė dėshiruara vetėm pėr Ahtisarin dhe Grupin e Kontaktit, por jo edhe pėr qytetarėt.

    “Pasi i kanė dėbuar shqiptarėt, dhe vetėm pasi ua kanė blerė njė pėrqindje tė lartė tė pronave, Beogradi sot po kėrkon qė kėto pjesė tė bėhen komuna nėpėrmjet decentralizimit”, thekson udhėheqėsi i lėvizjes VETVENDOSJE, Albin Kurti.

    Procesi i decentralizimit do tė ishte afrim i pushtetit kah qytetari sikur mos tė kishte struktura tė Serbisė nė Kosovė, sqaron Albin Kurti. Ai po ashtu tha se ky takim ėshtė jashtėzakonisht i dėmshėm, jo vetėm pėr ne por edhe pėr brezat qė do tė vijnė dhe se qėllimi i kėtyre negociatave e ka njė prapavijė shume negative pasi ēon nė copėtimin e Kosovės dhe na kthen 7 vite prapa.

    Derisa Ahtisari po zhvillonte takimet diku rreth orės 12:45, pėrpara selisė sė UNMIK-ut, njėsitet speciale tė SHPK-sė i janė pėrgjigjur dhunshėm aksionit tė lėvizjes “Vetėvendosja” e cila sipas SHPK-sė po pengonte mbajtjen e takimeve qė i kishte nė agjendė emisari i Kombeve tė Bashkuara pėr Kosovėn Marti Ahtisari. Mėsohet se me atė rast janė arrestuar 65 aktivistė tė Lėvizjes “Vetėvendosje”, sikundėr edhe liderin e Lėvizjes “Vetėvendosje”, Albin Kurti.

    Lėvizja “Vetėvendosja” dėnon ndėrhyrjet me forcė tė policisė sė SHPK-sė, kundėr protestuesve qė kishin dalur pėrpara Kuvendit tė Kosovės si dhe para selisė sė UNMIK -ut pėr tė ndaluar mbajtjen e takimit tė Ahtisarit me delegacionin kosovar si dhe me atė serb, ndėrsa arrestimin e udhėheqėsit tė Lėvizjes Vetėvendosja!, Albin Kurti, si dhe tė tjerėve i konsideron si arrestime tė bėra me vendime politike dhe pėr qėllime politike.

    I bėjmė thirrje Kryesisė dhe Kryetarit tė Kuvendit tė Kosovės si dhe organeve policore tė UNMIK-ut qė tė merr masa tė menjėhershme pėr lirimin e liderit tė lėvizjes “Vetėvendosja” , Albin Kurti.

    Njėkohėsisht kėrkojmė qė tė gjithė tė arrestuarit qė iu pėrgjigjen
    aksionit tė Lėvizjes VETĖVENDOSJE!, tė cilin e mbėshteti Kėshilli pėr Mbrojtjen e Lirive dhe tė Drejtave tė Njeriut tė lirohen menjėherė.

    Ndėrkaq ata pak aktivistė tė cilėt kishin shpėtuar pa u arrestuar pohuan se, arrestimet janė bėrė pa kurrfarė baze dhe se shpresojmė qė tė lirohen tė gjithė sa mė shpejtė qė tė jetė e mundur.

    /Arben Bajra/


    Postuar mė: sb blue sky & radio kosova staff me Aug 23, 06 | 3:08 pm

  10. #300
    Rehabilitimi i Serbisė

    Albin Kurti

    Tė burgosurit gėzohen shumė kur dėgjojnė se ėshtė arratisur ndonjė i burgosur. Kushdo qoftė ai dhe nga cilido burg qė tė ketė ikur ai. Ata ndjehen tė inkurajuar me suksesin dhe janė pėrplot hare, pėrderisa dėgjojnė e shohin, ose madje edhe vetėm kur paramendojnė vrapimin si pa kokė tė rojeve pas alarmimit, i cili veē sa ka shtuar panikun, zėnkat e tyre (sh)fajėsuese me njėri-tjetrin, dhe mbi tė gjitha mllefin e mbikėqyrėsve dhe drejtorit tė burgut, gjersa kėtyre u djersijnė fytyrat dyllė tė verdha. Edhe nėse nuk e kanė pasur mė parė shok, tė burgosurin e ikur e duan tė gjithė tė burgosurit e tjerė tė mbetur.
    Atij qė iku ia falin edhe gabimet, edhe mėkatet. Tė burgosurit ndjehen disi tė kompensuar me ikjen e atij qė nuk ėshtė mė i burgosur: ata bėhen sytė e tyre qė u gėlojnė nga hakmarrja e ėmbėl kundėr institucionit tė burgut. Ata nuk e pėrjetojnė aktin e ikjes sė njėrit nga tė burgosurit si thyerje qė ky i bėri hekurave qė e ndanin nga bota e jashtme e lirisė, por si njė thyerje tė burgut nė totalitetin e tij. Tė burgosurit besojnė se ikja e njė tė burgosuri e dobėson burgun, pėrkundėr faktit se ai mė pastaj bėhet edhe mė i rreptė e mė i tmerrshėm. Madje, ata besojnė se i arratisuri tash ua ka lėshuar radhėn atyre, anipse rojet janė dyfishuar dhe pa marrė parasysh qė asnjėri prej tyre s’ka as plan e as farė angazhimi pėr tė ikur nga burgu.
    I arratisuri nuk kishte pritur, ai kishte vepruar; kėta tė tjerėt ushqejnė shpresa pėr vete dhe vetėm presin. Mbase kėsisoj mund tė shpjegohet edhe gėzimi i kosovarėve me rastin e pavarėsimit tė Malit tė Zi; kėsisoj mund tė sqarohet edhe bindja e kosovarėve se pavarėsimi i Malit tė Zi do t’i hapė rrugė pavarėsimit tė Kosovės – se tash Kosova na e paska radhėn. Natyrisht se kjo bindje qėllimshėm ushqehet edhe prej lart, prej andej ku ndodhet rehatia, meqė vijimi i sundimit jodemokratik mbi qytetarėt ėshtė i mundur vetėm nėse ata heshtin duke qenė tė mashtruar.
    Paralelisht me kėtė, sigurisht se bėhet fjalė edhe pėr tė njėjtin avaz tė vjetėr tė pėrditshmėrisė sė re dhe qė mbijeton duke ju falėnderuar harresės kolektive pėr tė cilėn sėrish vazhdohet tė investohet aq shumė nga politika zyrtare. Nėse dikur kosovarėt i gėzoheshin pavarėsisė sė Sllovenisė, Kroacisė etj, ata tash ju gėzuan edhe pavarėsisė sė Malit tė Zi. Gjithnjė duke besuar se janė duke pritur nė njė rresht tė radhitur e tė konsoliduar nė tė cilėn Kosova po ēapitet ngadalė pėrpara.
    Se janė duke pritur, kjo njėmend ėshtė e vėrtetė, mirėpo nuk janė duke pritur nė radhė dhe pėr mė keq nuk janė duke ēapitur pėrpara, por prapa. Pėrderisa fati i Malit tė Zi sikurse edhe i Republikave tė tjera tė ish-Jugosllavisė u vendos nga populli i cili nė referendum ushtroi tė drejtėn pėr vetėvendosje, pikėrisht kjo i mohohet Kosovės dhe pėr tė ardhmen e saj po vendoset nė Vjenė bashkė me Serbinė.
    Nė tryezėn e Vjenės politikanėt e ekipit negociator tė Kosovės bashkė me zyrtarėt nga Beogradi po e copėtojnė Kosovėn. Emri i thikės quhet decentralizim. Serbia po pėrfiton territore gjithnjė e mė tė mėdha, duke i zgjeruar enklavat serbe deri nė ndėrlidhjen territoriale tė tyre, ndėrkohė qė politikanėt e Kosovės flasin atė qė nuk e bėjnė dhe nuk do ta bėjnė dhe e bėjnė atė qė nuk e flasin. Mbi tė gjitha, ata shihen ashtu siē edhe do tė mbahen mend: duke u zgėrdhirė, meqenėse padyshim vazhdojnė t’i ruajnė pozitat e tyre tė privilegjuara nė dėm tė popullit, tė djersės dhe tė ardhmėrisė sė tij. Ardhmėria e kėtyre politikanėve ndodhet nė opozitė tė plotė me tė ardhmen e qytetarėve tė Kosovės. Nuk mund tė jenė tė dyja kėto ardhmėri tė ndritshme, – ato e pėrjashtojnė njėra-tjetrėn. Mirėqenia dhe luksi i politikanėve rezulton me mjerimin e popullit.
    Avancimi i tyre nė karrierė pasohet me shtypjen e popullit tė Kosovės i cili po mbahet i burgosur. Atij trupin po ia mbajnė peng, tė izoluar, thuajse ai ka borxh. Liria dhe pavarėsia e tij pėrmenden vetėm pėr t’u qetėsuar ai nga shtypja, e cila rritet edhe me vetė faktin se koha po ecėn. Madje edhe kur flitet pėr atė liri e pavarėsi ato janė pėrherė tė kushtėzuara dhe me pėrmbajtje aq tė varfėr, saqė pothuajse tė paqenė.
    Michel Foucault nė librin tij “Disiplinė dhe Ndėshkim” citon tekstin e A. Bonneville nga mesi i shekullit XIX-tė, i cili pėr tė burgosurit ka propozuar masa tė ashtuquajtura “liri pėrgatitore” por edhe tė “vuajtjeve shtesė” ose njė shtesė tė qėndrimit nė burg nėse ėshtė treguar se “pėrshkrimi (receta) penale e fiksuar pėrafėrsisht konform shkallės sė gjasshme tė kokėfortėsisė sė tė burgosurit nuk ėshtė e mjaftueshme tė prodhojė efektet e pritura nga ai.” Kjo zgjatje nuk duhej tė kalonte njė tė tetėn e dėnimit origjinal; liria pėrgatitore mund tė fillojė pas tri tė katėrtave tė vuajtjes sė dėnimit. (Traite des diverses institutions complementaires, 1846)
    Edhe populli i Kosovės ndodhet nėn tutelėn e njė paneli tutorėsh arbitrar tė cilėt herė na i shtojnė vuajtjet e herė na pėrrallisin pėr njėfarė tranzicioni nė tė cilin ne ende s’jemi tė lirė, por na thuhet se kjo ėshtė pėr tė mirėn tonė. Nga njė mision i Kombeve tė Bashkuara qė vjen si rezultat i kompromisit ndėrkombėtar me Serbinė e pėr Serbinė duan tė na transferojnė nė njė mision tė Bashkimit Evropian, si rezultat i kompromisit me Serbinė e pėr Kosovėn. Andaj edhe u nisėn e po ngjajnė negociatat me Serbinė pėr fatin e Kosovės dhe tė popullit tė saj, paēka se ai ishte i dhunuar, vrarė e terrorizuar pėr mė se njė shekull, pikėrisht nga Serbia. Duke e diskutuar fatin e Kosovės me Serbinė, politikanėt e ekipit negociator ia kanė falur krimet asaj.
    Nė Vjenė, Serbia pėrfundimisht dhe tėrėsisht u rehabilitua. Serbisė, e cila s’ndjen keqardhje dhe s’ka pendesė pėr humbjet dhe vuajtjet qė ua ka shkaktuar shqiptarėve, nuk i shkon as ndėrmend tė kėrkojė falje. Por, ajo as qė ka nevojė ta bėjė kėtė: politikanėt e ekipit negociator kosovarė ia kanė falur tė gjitha Serbisė. Pasi qė tė kanė falur ėshtė absurde tė kėrkosh falje! Natyrisht se kjo, pėr pasojė veē sa e ka inkurajuar Serbinė nė planet e saj tė errėta pėr Kosovėn tė cilat jo vetėm se na kthejnė nė tė kaluarėn, por edhe e pėrsėrisin atė nė variantin e saj mė mizor.
    Pa dyshim se kjo nuk ėshtė e mundur po qe se nuk keqinterpretohet ose maskohet. Lojėrat e fatit, serialet idioteske, kėngėt dhe vallet nėpėr spektaklet e mediave tė Kosovės janė vetėm vazhdim i gjepurave tė politikanėve dhe broēkullave tė OJQ-ve. Tė parėt e premtojnė pavarėsinė, lirinė, sovranitetin, ndėrkaq tė dytėt e shmangin vėmendjen nga kėto. Pa i kuptuar mashtrimet dhe vetėmashtrimet nuk mund tė kuptohet drejt dhe saktė realiteti, e pėr pasojė nuk ka mundėsi as tė ndryshohet ai. E nė Kosovė investohet aq shumė qė realiteti tė paraqitet siē nuk ėshtė. E nėse ai megjithatė pėrvidhet disi atėherė cyten njerėzit qė tė mos jetojnė nė tė tashmen, por nė tė ardhmen e afėrt, atėherė kur do tė vijė pavarėsia, atėherė kur do tė realizohet ėndrra jonė. Nė tė vėrtetė, pikėrisht qė pavarėsia tė mbetet ėndėrr dhe vetėm ėndėrr, ata nuk duan qė ne tė zgjohemi asnjėherė. Ne kemi mbetur dhunshėm tė lirė vetėm nė ėndrrėn tonė.




    13/08/2006
    KATEGORIA: Analiza


    http://www.shekulli.com.al/index.php...s&newsID=99750

Faqja 30 prej 59 FillimFillim ... 20282930313240 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Me ne fund u pranua publikisht se kosova ska ushtri
    Nga beni33 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 126
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 18:14
  3. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndėrkombėtar me Kosovėn
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  4. Kush jane vrasesit?
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 10-03-2004, 21:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •