Close

Rezultati i Sondazhit: Cili do tė jetė statusi pėrfundimtar i Kosovės?

Votues
274. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Pavarėsi e plotė

    168 61.31%
  • Pavarėsi e kushtėzuar

    82 29.93%
  • Autonomi

    10 3.65%
  • Tjeter.....

    14 5.11%
Faqja 24 prej 59 FillimFillim ... 14222324252634 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 231 deri 240 prej 590
  1. #231
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    E enjte, 29. Qershor, 2006
    DOBBINS:"ZGJIDHJA PĖR KOSOVĖN DO TĖ JETĖ E IMPONUAR"



    James DOBBINS, ish emisar i SHBA-ve nė Ballkan


    RADIO EVROPA E LIRĖ
    Si i komentoni pohimet e Beogradit se nuk do tė pranoj pavarėsinė e Kosovės dh se madje do tė ndėrprejė lidhjet me Perendimin nėse nuk do tė ketė zbutje tė qėndrimit lidhur me statusin e Kosovės?

    JAMES DOBBINS
    Mendoj se nė planin afatgjatė ėshtė njė kėrcėnim i kotė. Serbia nuk ka alternativė pėr tė ardhmen, ose do tė jetė pjesė e Evropės, ose do tė jetė e izoluar. Por nisur nga realitetet nė Serbi, ėshtė e mundur qė qeveria tė zgjedhė izolimin.

    RADIO EVROPA E LIRĖ
    Koshtunica tha se Beogradi nuk do tė pranojė asnjė zgjidhje tė imponuar ndėrkombėtare pėr Kosovėn.
    Ēfarė ėshtė komenti juaj?

    JAMES DOBBINS
    Ata gjithashtu nuk do tė pranojnė asnjė zgjidhje tė pa imponuar, pėrveē asaj qė ata duan ta imponojnė. Zgjidhja ose do t'i imponohet Serbisė ose do t'i imponohet popullit tė Kosovės, sepse ata nuk kanė mundur tė merren vesh tashmė njė dekadė. Pra, ose zgjidhja do tė jetė e imponuar, ose nuk do tė ketė zgjidhje.

    RADIO EVROPA E LIRĖ
    A ėshtė sipas jush pavarėsia e kushtėzuar pėr Kosovėn njė rezultat i pashmangshėm?

    JAMES DOBBINS
    Po. Por nė masė tė madhe do tė varet nga definicioni dhe kuptimi i saj.

    RADIO EVROPA E LIRĖ
    Ēfarė mendoni se do tė jetė pėrmbajtja e kėsaj pavarėsie tė kushtėzuar?

    JAMES DOBBINS
    Mendoj se do tė ketė garanca tė drejta dhe tė fuqishme pėr pakicėn serbe, e cila do tė mbajė njė farė shkalle tė konsiderueshme autonomie nė drejtimin e punėve tė veta, dhe me kėtė rast do tė mund t'i ruajė disa lidhje tė rėndėsishme me Serbinė, si dhe do tė ketė garanca pėr sigurinė dhe mbrojtjen, pėrfshirė praninė e vazhdueshme tė njė force ndėrkombėtare pėr kėtė qėllim.

    RADIO EVROPA E LIRĖ
    Presidenti George Bush tha se do ta takojė kryeministrin serb Vojislav Koshtunica nė Uashington, pėr t'u pėrpjekur qė ta bėjė tė dėgjojė se ēka mendon shumica nė Kosovė.
    Ēka si sipas jush mund t'i thotė z. Bush Koshtunicės lidhur me Kosovėn?

    JAMES DOBBINS
    Mendoj se administrata e Bushit dėshiron qė tė vazhdojė ta konsolidojė paqen nė Ballkan, pėr tė cilėn Shtetet e Bashkuara kontribuan aq shumė. Mendoj se adaministrata e kupton qė Kosova ėshtė njė ish prioritet nė kuptimin e vazhdimėsisė sė promovimit tė zhvillimit tė rajonit, dhe mendoj se presidenti Bush dėshiron tė bėjė njė kontribut personal nė kėtė drejtim.

    Intervistoi: B. TRIVIĒ
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #232
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Washingtoni zyrtar thotė se pėr Kosovėn do tė vendosin kosovarėt

    adam_ereli Sylejman Gashi, New York

    "Politika jonė ėshtė e qartė dhe pėr statusin e Kosovės do tė vendosin kosovarėt", tha Adam Ereli, njėri nga zėdhėnėsit e politikės sė jashtme amerikane.

    Departamenti amerikan i Shtetit nė njė deklarim tė ditės sė djeshme/e enjte/ ka pėrsėritur qėndrimin zyrtar se lidhur me statusin e Kosovės do tė vendosin banorėt e saj, pra kosovarėt. Ishte ky njė reagim dhe pėrgjigje nė njė pyetje pas deklarimit emocional tė Koshtunicės gjatė pelegrinazhit tė tij nė Graēanicė. Deklarimi dhe vizita e kryeministrit serb nė Graēanicė, nga ato media tė pakta amerikane nė tė cilat u shėnua, u vlerėsua si njė imitim i zbehtė i vizitės sė Milosevic-it, 17 vjet mė parė, por kėsaj radhe nė rrethana tė tjera dhe pa pėrkrahės.

    Nė pyetjen qė u shtrua dje nė brifingun e Departmentit tė Shtetit lidhur me deklaratėn e Koshtunicės, kur ai thotė se Kosova gjithmonė do tė mbetet pjesė e Serbisė, njėri nga zėdhėnėsit e Departamentit tė Shtetit, Adam Ereli qartėsoi edhe njėherė qėndrimin e Washingtonit rreth statusit tė Kosovės.

    "Nuk i kam parė ato komente dhe vėrtetė nuk e di domethėnien e tyre", tha ai. "Mendoj se politika jonė ėshtė e qartė dhe pėr statusin e Kosovės do tė vendosin kosovarėt", tha dje Adam Ereli, njėri nga zėdhėnėsit e politikės sė jashtme amerikane.


    Postuar mė: sb blue sky & radio kosova staff me Jun 30, 06 | 10:23 am
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #233
    i/e regjistruar Maska e vrojtuesi
    Anėtarėsuar
    06-04-2006
    Vendndodhja
    Nė tokat shqiptare
    Postime
    237

    Smile Ec e merre vesh!?

    Sipas Lajmeve nė RTK!


    Washingtoni zyrtar thotė se pėr Kosovėn do tė vendosin kosovarėt


    Departamenti amerikan i Shtetit nė njė deklarim gjatė ditės sė djeshme ka pėrsėritur qėndrimin zyrtar se lidhur me statusin e Kosovės do tė vendosin banorėt e saj, pra kosovarėt. Ishte ky njė reagim dhe pėrgjigje nė njė pyetje pas deklarimit emocional tė Koshtunicės gjatė pelegrinazhit tė tij nė Graēanicė.


    Deklarimi dhe vizita e kryeministrit serb nė Graēanicė, nga ato media tė pakta amerikane nė tė cilat u shėnua, u vlerėsua si njė imitim i zbehtė i vizitės sė Milosevic-it, 17 vjet mė parė, por kėsaj radhe nė rrethana tė tjera dhe pa pėrkrahės.
    Nė pyetjen qė u shtrua dje nė brifingun e Departmentit tė Shtetit lidhur me deklaratėn e Koshtunicės, kur ai thotė se Kosova gjithmonė do tė mbetet pjesė e Serbisė, njėri nga zėdhėnėsit e Departamentit tė Shtetit, Adam Ereli qartėsoi edhe njėherė qėndrimin e Washingtonit rreth statusit tė Kosovės. \"Nuk i kam parė ato komente dhe vėrtetė nuk e di domethėnien e tyre\", tha ai. \"Mendoj se politika jonė ėshtė e qartė dhe pėr statusin e Kosovės do tė vendosin kosovarėt\", tha dje Adam Ereli, njėri nga zėdhėnėsit e politikės sė jashtme amerikane.






    RTK 30/06/2006 10:59:58
    ================================================== ======
    Grupi i Kontaktit nė Bruksel diskuton pėr Kosovėn

    Grupi Kontaktit takohet nė Bruksel pėr tė dytėn herė me radhė pas takimit nė Londėr, dy ditė mė parė. Grupi i Kontaktit do tė diskutojė sėrish mbi mbarėvajtjen e procesit tė bisedimeve Prishtinė-Beograd dhe mund tė pritet qė tė lėshojė njė deklaratė tė re e cila do tė forcojė deklaratėn e janarit pas takimit nė Londėr.


    Grupi i Kontaktit sėrish do tė kėrkojė qė tė respektohet vullneti i shumicės nė zgjidhjen e statusit tė Kosovės, por gjithashtu edhe respektimin e tė drejtave tė pakicės. Takimi i sotėm nė Bruksel qė fillon nė orėt e pasditės, do tė mbahet nė nivel tė drejtorėve politikė tė vendeve anėtare tė Grupit tė Kontaktit dhe Rusisė, dhe nė tė do tė marrin pjesė edhe nėnsekretari amerikan i shtetit, Nicholas Burns dhe zyrtarja e lartė amerikane, Rosemary Di Carlo. Nė takim do tė raportojė edhe i dėrguari i posaēėm i OKB-sė pėr statusin, Martti Ahtisaari, i cili pritet qė tė kėrkojė nga Grupi i Kontaktit mbėshtetjen pėr fazėn e dytė tė bisedimeve dhe ta konfirmojė datėn pėr takim tė nivelit tė lartė ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit. (BBC)


    RTK 30/06/2006 10:54:34


    ================================================== =======


    “Veēernje Novosti": Vendimi pėr statusin e Kosovės shtyhet, Ahtisari largohet nga negociatat

    Gazeta e Beogradit "Veēernje Novosti" sjell sot si ekskluziv lajmin se i dėrguari i posaėm i KB pėr Kosovėn, Marti Ahtisari, gjatė muajve tė ardhshėm do tė largohet nga ky funksion, dhe se iniciativa pėr largimin e tij tani mė ėshtė ndėrmarrė. Gazeta serbe lajmin e mbėshtet nė “burimet e mirė-informuara diplomatike”, tė cilat thonė se arsyeja pėr largim ėshtė se roli i tij ndėrmjetėsues deri mė tash nuk ka dhėnė kurrfarė rezultatesh nė negociatat ndėrmjet Beogradit e Prishtinės.


    Sipas gazetės, “qarqet diplomatike” vlerėsojnė se Ahtisari nuk ka vizion tė qartė tė shthurjes sė nyjės kosovare, nuk po tregon konstruktivitet dhe fleksibilitet tė duhur nė kėtė ēėshtje tė rėndėsishme edhe pėr KS tė KB edhe pėr Evropėn, dhe pėr njė lloji tė verifikimit tė parimeve ndėrkombėtare tė njohura dhe tė zbatueshme. Ahtisari, kanė saktėsuar kėto burime, nuk po e zotėron mirė as terminologjinė sepse nė takime herė po flet njė gjė e pastaj diē tjetėr dhe nuk ėshtė i saktė dhe i qartė. Burimet e Novostit vlerėsojnė se nė situatėn e tillė, me kėtė sjellje tė Ahtisarit, jo vetėm qė nuk kanė filluar negociatat serioze por janė edhe minimale, gati kurrėfare mundėsitė qė kjo gjė bėhet para fundit tė kėtij viti. Nė gjashtė raunde tė negociatave tė Vjenės mbi ēėshtjet teknike, pala serbe dhe shqiptare, vetėm deri diku i kanė afruar qėndrimet pėr vendosjen e zonave mbrojtėse rreth objekteve kulturore e fetare. Duke i ditur edhe vet rezultatet e dobėta, e me siguri duke marrė vesh pėr iniciativėn e zėvendėsimit tė tij, Ahtisari tani po orvatėt ta pėrshpejtojė procesin negociator duke i ftuar nė Vjenė, rreth tryezės sė rrumbullakėt, personalitetet kryesore tė Serbisė e tė Kosovės. Por, sipas tė gjitha gjasave, nga kjo nuk do tė ketė asgjė, sepse kjo mė shumė ngjanė nė “ekzibicionin shterpė” thotė gazeta serbe. Dhe tani, thonė burimet e gazetės nė fjalė, ėshtė mė se e sigurt se pritjet pėr pėrcaktimin e statusit tė Kosovės deri nė fund tė vitit nuk janė fare reale./f.m.


    RTK 30/06/2006 10:47:00
    ================================================== =====

  4. #234
    ALb@SouL NetWo®K Maska e [A-SHKODRANI]
    Anėtarėsuar
    12-08-2003
    Vendndodhja
    EUROPE
    Postime
    245

    Arrow Shefi i UNMIK-ut, Soren Josen Petersen i cili ka dhene doreheqjen .

    Shefi i UNMIK-ut, Soren Josen Petersen i cili ka dhene doreheqjen qe ne daten 12 qershor, pra rreth tri jave me pare, ka thene sot ne fjalimin e tij lamtumires para ligjvenesve kosovare, se zgjidhja e statusit te Kosoves duhet te jete i pranueshem per popullaten shumice, por edhe per pakicat. “E di se qellimi i popullates shumice eshte pavaresia dhe kam besim se ju do te siguroni qe endrra tek e cila aspironi, nuk do te shnderrohet ne nje ankth per te tjeret”, porositi Petersen.

    Nje dite para largimit te tij nga Kosova, Petersen, ne fjalen e tij u perqendrua ne tri sfida qe e presin Kosoven; ne sundimin e ligjit ; zhvillimin ekonomik dhe ne Kosoven shumetnike.
    “Une do te kthehem ne Kosove kur endrra juaj te behet realitet”, tha ne fund Petersen. Ai sot do te zhvilloje takime edhe me lidere te minoritetit serb ne Kosove si dhe do te mbaje nje konference lamtumirese per media.
    Ish-kryeadministratori i Kosoves, Jessen Petersen, e vleresoi fillimin e bisedimeve per status dhe emerimin e Ahtisarit ne krye te ketij procesi si ngjarjen me te rendesishme per Kosoven. Ne fjalimin pershendetes para deputeteve te Kuvendit te Kosoves, Petersen tha se ky edhe ishte prioriteti i tij kryesor gjate mandatit te tij 2-vjecar ne Kosove. ”Besoj se jemi vetem disa muaj larg percaktimit te statusit te Kosoves. Jam i bindur se statusi do te zgjidhet ne vitin 2006, e kete mendim e ndan edhe Ahtisari”

    Nderkaq, kryeparlamentari Kole Berisha, ne fjalimin e tij, vleresoi punen dhe arritjet e shefit te UNMIK-ut ne misionin e tij ne Kosove. Perveē deputeteve, ne seance marrin pjese edhe udheheqesit me te larte te Kosoves dhe perfaqesuesit e zyrave diplomatike ne Prishtine

    Ne momentin kur ka dhene doreheqjen Petersen ka thene se tashme ka ardhur koha qe ai te bashkohet me familjen e tij, arsye kjo per te cilen ka lene postin. Ndersa largimi i Petersenit eshte interpretuar krejt ndryshe nga mediat, qofte ato serbe, ashtu edhe ato europiane. Mediat kane komentuar se largimi i Petersenit nga Kosova tregon se po pershpejtohet statusi i Kosoves, pra UNMIK-u po spostohet pak nga pak.

  5. #235
    Se pari ju pergezoj per temen, do te kisha dashtur qe te jepja mendimin tim personal , duke u bazuar edhe nga e kaluara me ate se si u njoh pavaresia e Shqiperise e vitit 1912, se si u njoh ajo d.m.th. u njoh nga Fuqite e Medha te atehershme dhe nga shtetet fqinje vetem nese per nje periudhe te caktuar kohore do te rregullohen shum qeshtje nen mbikqyrjen e Komisionit Nderkombetar te Konstrollit (KNK), e njejta gje mendoj se do te ndodhin edhe me Kosoven , do te njihet pavaresi nen mbikqyrjen e Fuqive te Medha te tanishme per ndonje periudhe te caktuar kohore, me rendesi eshte te njihet pavaresia dhe te merren shumica kompetencave nga vendoret dhe te zgjidhet qeshtja e caktimit te kufijve te shtetit ,qeshtja e ushtrise ,policise,gjykates,ejt... dhe ndoshta kjo do te jete me mire dhe me e sigurte sepse po te na ipe pavaresi e plote ,kam frigen se do te ndodh diqka e tmerrshme nga mospervoja jone ne liri te plote.... sido qofte do pavaresia do te vie shum shpejt dhe do te behte me ne fund edhe shteti i Kosoves do te jete shtet "SOVRAN" ....
    Veq njė komb e njė flamur n'histori e njeh shqiptari...

  6. #236
    ALb@SouL NetWo®K Maska e [A-SHKODRANI]
    Anėtarėsuar
    12-08-2003
    Vendndodhja
    EUROPE
    Postime
    245

    Exclamation Shefi i UNMIK-ut, Soren Josen Petersen i cili ka dhene doreheqjen

    Shefi i UNMIK-ut, Soren Josen Petersen i cili ka dhene doreheqjen qe ne daten 12 qershor, pra rreth tri jave me pare, ka thene sot ne fjalimin e tij lamtumires para ligjvenesve kosovare, se zgjidhja e statusit te Kosoves duhet te jete i pranueshem per popullaten shumice, por edhe per pakicat. “E di se qellimi i popullates shumice eshte pavaresia dhe kam besim se ju do te siguroni qe endrra tek e cila aspironi, nuk do te shnderrohet ne nje ankth per te tjeret”, porositi Petersen.

    Nje dite para largimit te tij nga Kosova, Petersen, ne fjalen e tij u perqendrua ne tri sfida qe e presin Kosoven; ne sundimin e ligjit ; zhvillimin ekonomik dhe ne Kosoven shumetnike.
    “Une do te kthehem ne Kosove kur endrra juaj te behet realitet”, tha ne fund Petersen. Ai sot do te zhvilloje takime edhe me lidere te minoritetit serb ne Kosove si dhe do te mbaje nje konference lamtumirese per media.
    Ish-kryeadministratori i Kosoves, Jessen Petersen, e vleresoi fillimin e bisedimeve per status dhe emerimin e Ahtisarit ne krye te ketij procesi si ngjarjen me te rendesishme per Kosoven. Ne fjalimin pershendetes para deputeteve te Kuvendit te Kosoves, Petersen tha se ky edhe ishte prioriteti i tij kryesor gjate mandatit te tij 2-vjecar ne Kosove. ”Besoj se jemi vetem disa muaj larg percaktimit te statusit te Kosoves. Jam i bindur se statusi do te zgjidhet ne vitin 2006, e kete mendim e ndan edhe Ahtisari”

    Nderkaq, kryeparlamentari Kole Berisha, ne fjalimin e tij, vleresoi punen dhe arritjet e shefit te UNMIK-ut ne misionin e tij ne Kosove. Perveē deputeteve, ne seance marrin pjese edhe udheheqesit me te larte te Kosoves dhe perfaqesuesit e zyrave diplomatike ne Prishtine

    Ne momentin kur ka dhene doreheqjen Petersen ka thene se tashme ka ardhur koha qe ai te bashkohet me familjen e tij, arsye kjo per te cilen ka lene postin. Ndersa largimi i Petersenit eshte interpretuar krejt ndryshe nga mediat, qofte ato serbe, ashtu edhe ato europiane. Mediat kane komentuar se largimi i Petersenit nga Kosova tregon se po pershpejtohet statusi i Kosoves, pra UNMIK-u po spostohet pak nga pak.

  7. #237
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Nuk Ka Asnje Alternative Tjeter Vetem Kosove E Pavarur Dhe Pa Kushte , Beogradi Le Te Thote Cfare Te Doje Nuk Ka Gje Me Ne Dore , Kosove E Pavarur Eshte E Vetmja Alternative .
    Rrofte Shqiperia Etnike
    Rrofte Kosova E Pavarur

  8. #238
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Italia mbėshtet Kosovėn shtet demokratik

    zv/ministri crucianelli Kėtė qėndrim italian e solli sot nė Prishtinė, zėvendės ministri i Jashtėm italian, Famiano Crucianelli. Ai pas takimeve me kryetarin e Kosovės, Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Agim Ēeku, tha se Italia ėshtė angazhuar dhe do tė vazhdojė tė angazhohet nė kėtė drejtim si dhe nė perspektiven evropiane tė Ballkanit dhe tė Kosovės. Crucianelli porositi pėr punė nė realizimin e plotė tė standardeve, ndėrkohė ka kėrkuar nga pakicat qė tė integrohen dhe tė marrin pjesė nė tė ardhmen demokratike tė Kosovės.

    Italia mbėshtet Kosovėn shtet. Ky ėshtė qėndrimi italian qė zėvendės ministri i jashtėm italian, Famiano Crucianelli ua solli sot /e hėnė/nė Prishtinė, kryetarit tė Kosovės, Fatmir Sejdiu dhe kryeministrit Agim Ēeku. Crucianelli tregoi se Italia angazhohet angazhohet pėr krijimin e njė shteti demokratik.
    “Njė shtet tė sė drejtės, shumetnik, respektim i plotė i pakicave ashtu siē nė tė njėjtėn mėnyrė i kėrkojmė edhe pakicave qė tė integrohen dhe tė marrin pjesė nė tė ardhmen demokratike tė Kosovės”, ka thėnė zotėri Crucianelli.

    Krahas kėsaj, zv/ministri i Jashtėm italian tha se Italia angazhohet pėr zhvillimin ekonomik dhe social tė Kosovės dhe pėr njė tė ardhme evropiane tė saj. Nuk mund tė mungojnė Kosova dhe Ballkani nė Bashkimin Evropian pėrkundėr se ka vėshtirėsi nga disa shtete evropiane. Ai ka porositur pėr punė nė realizimin e plotė tė standardeve dhe ka ofruar mbėshtetjen e Italisė.

    Kryetari i Kosovės Fatmir Sejdiu e ka falėnderuar zėvendės ministrin e jashtėm italian, pėr mbėshtetjen e vazhdueshme qė ka ofruar Italia pėr Kosovėn.

    “Mora njė garantim tė vazhdueshėm nė ndihmėn e Italisė qė do t’i bėjė Kosovės, dhe posaēėrisht nė ndihmėn pėr procesin e definimit tė statusit duke pasur parasysh edhe vlerėsimin e rėndėsishėm tė respektimit tė vullnetit tė shumicės nė kėtė drejtim, dhe, ju e dini pėrcaktimin tonė tė pa hezitueshėm pėr pavarėsimin e plotė tė Kosovės”, ka thėnė presidenti Sejdiu.

    Edhe kryeministri Ēeku i ka shprehur mirėnjohje Italisė pėr angazhimet e deritashme duke thėnė se mirėpret praninė ushtarake dhe njė prani tė lehtė civile tė Italisė nė kuadėr tė pranisė ndėrkombėtare nė Kosovė pas statusit.

    “E informuam zėvendėsministrin pėr pėrpjekjet qė qeveria ėshtė duke bėrė qė tė prodhojė argumente konkrete qė e mbėshtesin kėrkesėn tonė pėr pavarėsi, nė veēanti angazhimin tonė nė pėrmbushjen e standardeve, me theks tė veēantė standardet qė kanė tė bėjnė me integrimin e komuniteteve nė Kosovė, nė ndėrtimin e besimit dhe pajtimin e mes komuniteteve nė Kosovė”, ka thėnė kryeministri Ēeku.

    Italia ėshtė njėra nga gjashtė anėtaret e Grupit tė Kontaktit.

    /Xhevat Sopi/

    Postuar mė: Eh/Radio Kosova & Blue Sky Staff me Jul 03, 06 | 12:36 pm
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #239
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    E hėnė, 3. Korrik, 2006
    J. KRASNIQI: KA ARDHUR KOHA PĖR PĖRFSHIRJE TĖ NIVELIT TĖ LARTĖ POLITIK



    Jakup Krasniqi, Sekretar i Pėrgjithshėm i PDK-sė


    RADIO EVROPA E LIRĖ
    Zoti Krasniqi, aktualisht Grupi i Kontaktit dhe presidenti Ahtisari janė duke pėrgatitur njė takim tė lartė ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit, qė do tė mbahet sėrisht nė Vjenė. Fillimisht si e shihni ju kėtė takim dhe ēfarė prisni konkretisht nga njė takim i tillė?

    JAKUP KRASNIQI
    Deri tani janė zhvilluar takime mė tepėr pėr ēėshtje teknike, ēėshtje konkrete dhe temat bosht tė tė gjithė kėtij komunikimi, qė ėshtė zhvilluar nė Vjenė kanė qenė dy: decentralizimi dhe ēėshtja e komuniteteve, ēfarė shteti i ardhshėm i Kosovės u afron komuniteteve. Nė kėtė drejtim, pala kosovare ka ofruar dokumente qė nė pika tė veēanta i tejkalojnė standardet, qoftė ato qė kanė tė bėjnė me decentralizimin, qoftė ato qė kanė tė bėjnė me komunitetet pakicė nė Kosovė. Tani siduket ka ardhur faza kur janė harxhuar bisedimet pėr ēėshtjet konkrete, pėr ēėshtje tė veēanta dhe nė kėtė drejtim, i vetmi trup qė ka mandatin e parlamentit pėr tė udhėhequr bisedimet pėr ēėshtjen e statusit politik nė Vjenė ėshtė grupi i unitetit, ose grupi negociator i Kosovės. Janė duke u bėrė disa pėrgatitje edhe nga grupi politik. Kėtė javė do tė takohet edhe grupi i unitetit dhe mendoj se diku rreth 21 korrikut, do tė mbahet njė takim. Por nė fakt cilėt do tė jenė anėtarėt e kėtij delegacioni, mendoj se nė grupin e unitetit ende nuk ėshtė biseduar pėr kėtė ēėshtje.

    RADIO EVROPA E LIRĖ
    Cilat janė pritjet tuaja, ēfarė konkretisht mund tė rezultojė nga njė takim i njė niveli kaq tė lartė?

    JAKUP KRASNIQI
    Presim qė tė jetė njė rikapitullim i dokumentave dhe materialeve qė delegacioni i Kosovės ka adresuar nė adresė tė Ahtisarit. Ne mendojmė qė do tė bėhet ndoshta njė pėrpjekje e parė serioze pėr tė biseduar pėr ēėshtje politike nė nivelin politik. Ne presim qė delegacioni i Kosovės tė jetė i pėrgatitur, pėr faktin se ka material tė bollshėm qė ka dorėzuar dhe materiali ėshtė i mbėshtetur nė standardet ndėrkombėtare qė janė nė shfrytėzim dhe nė vende qė kanė traditė demokratike. Ne shpresojmė qė oferta qė delegacioni i Kosovės i ka bėrė dhe tani qė do t'i ripėrsėritė nė njė formė ose nė formėn tjetėr, edhe nė takimin e ardhshėm, ėshtė ofertė serioze dhe kanė vullnetin pėr ta jetėsuar nė shtetin e ardhshėm tė pavarur dhe sovran tė Kosovės, tė gjitha tė drejtat e qytetarėve, qofshin ato pakicė apo edhe ato shumicė. Natyrisht ne jemi tė vetėdijshėm qė Kosova ka nevojė pėr njė mbėshtetje ndėrkombėtare politike dhe financiare, pėr faktin se buxheti i konsoliduar i Kosovės ėshtė i varfėr, zhvillimi ekonomik i Kosovės ėshtė nė nivel jo tė dėshirueshėm dhe, edhe pėr njė fazė, sigurisht angazhimi i delegacionit do tė jetė qė edhe do tė kėrkohet njė mbėshtetje mė serioze. Kjo mbėshtetje serioze do tė vinte vetėm pas pėrcaktimit tė statusit politik. Prandaj delegacioni i Kosovės sigurisht atje do tė kėrkojė qė sa mė shpejt tė pėrmbyllet kjo fazė, dhe t'i hapet perspektivė zhvillimit ekonomik.

    RADIO EVROPA E LIRĖ
    Ėshtė paralajmėruar qė nė kėtė nivel, tė bisedohet edhe nė lidhje me ēėshtjet praktike, pra decentralizimin, trashėgiminė kulturore, etj. Bazuar nė ofertėn e Prishtinės pėr decentralizimin, a konsideroni se edhe nga vend qė tė lėshohet pe, kushtimisht thėnė, dhe tė pranohen disa kėrkesa sidomos qė vijnė nga bashkėsia ndėrkombėtare?

    JAKUP KRASNIQI
    Unė mendoj se nė ofertat qė janė bėrė nė tė gjitha segmentet, qoftė tė decentralizimit, qoftė tė trashėgimisė kulturore, qoftė tė ēėshtjeve tė financimit tė pushtetit vendor dhe sidomos tė komunave serbe, qofshin dhe ēėshtje tė tjera qė janė diskutuar deri mė tani, mendojmė qė pala kosovare ka bėrė ofertė serioze, ka bėrė ofertė serioze qė ka gatishmėrinė qė ta marrė pėrgjegjėsinė pėr tė filluar njė periudhė tė re tė njė shoqėrie tė re nė Kosovėn e lirė dhe demokratike.

    RADIO EVROPA EL IRĖ
    Pėrmendėt mė herėt njė mbėshtetje qė i duhet Kosovės nga ana e bashkėsisė ndėrkombėtare. Rrjedhimisht nga kjo, si e shihni ju rolin e bashkėsisė ndėrkombėtare, rolin ndėrkombėtar nė Kosovė pas pėrcaktimit tė statusit tė Kosovės, si nė planin ushtarak, ashtu dhe nė atė civil?

    JAKUP KRASNIQI
    Ne mendojmė qė derisa Kosova nuk e ka njė forcė ushtarake nė njė mėnyrė mė tė mirėfilltė, tė pėrcaktuar pėr ta mbrojtur sigurinė dhe mbrojtjen e kufijve tė saj, ka nevojė pėr njė prezencė ndėrkombėtare, sidomos tė KFOR-it nė Kosovė, natyrisht edhe me pėlqimin dhe autorizimin qė do t'i japin institucionet e Kosovės kėsaj force. Pėrveē kėsaj ne mendojmė se edhe nė aspektin e administrimit publik nė Kosovė, Kosova ka nevojė pėr njė mbėshtetje. Por ne shpresojmė qė tani kjo mbėshtetje do tė pėrqėndrohet nė Bashkimin Evropian, pėr faktin se Kosova, si vend i pavarur dhe sovran, synon qė tė jetė anėtare nė vitet e ardhshme e Bashkimit Evropian, prandaj i duhet njė monitorim, njė mbėshtetje dhe pėrkrahje mė e madhe nga Bashkimi Evropian.

    Intervistoi Zijadin Gashi
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #240
    i/e larguar Maska e Homza
    Anėtarėsuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Per hajer na koft vlla se tashi po dihet e Kkosova eshte drejt referendumit.

    Ma te medhejt i kemi me vete, per naj rus te mershim te siberise nuk po na e ndjen shum.

Faqja 24 prej 59 FillimFillim ... 14222324252634 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Me ne fund u pranua publikisht se kosova ska ushtri
    Nga beni33 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 126
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 18:14
  3. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndėrkombėtar me Kosovėn
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  4. Kush jane vrasesit?
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 10-03-2004, 21:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •