Close

Rezultati i Sondazhit: Cili do tė jetė statusi pėrfundimtar i Kosovės?

Votues
274. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Pavarėsi e plotė

    168 61.31%
  • Pavarėsi e kushtėzuar

    82 29.93%
  • Autonomi

    10 3.65%
  • Tjeter.....

    14 5.11%
Faqja 20 prej 59 FillimFillim ... 10181920212230 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 200 prej 590
  1. #191
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar mė parė nga Sabriu
    Sa shumė lakenj nė kėto anė!


    Ku po shkojmė? Pse kjo gjendje ndėr shqiptarėt nė Ballkan?, Pse na shpėrfillin, na pėrbuzin, na denigrojnė, na marrin nėpėr kėmbė?, Ne shprehemi mė tė zellshmit pėr tė dėgjuar tė huajt, ne sakrifikojmė veten pėr hir tė fqinjėve, ne jemi flamurtarė tė integrimeve rajonale, ne...?, -kėto janė pyetjet dhe dėshpėrimet qė ndjehen rėndom mes bisedave tė shqiptarėve.

    Dhe kėtij realiteti, me njė gjykim tė ftohtė mund ti jepje pėrgjigje me njė argument: “Janė shtuar shumė lakenjtė! Shihni nė shtypin serb, maqedon, grek, shihni nė qėndrimet e intelektualėve dhe njerrėzve tė letrave nė ato anė, se si i mbrojnė interesat e tyre me vetmohim, qofshin edhe interesa ekspansioniste, diversioniste, agresive tė politikave tė shteteve tė tyre. Kthehuni mė pas tė gjeni nė shtypin e nė letrat shqipe ekuivalentin, dhe do tė ndjeheni me kėmbėt nė zbrazėtirė.

    Nė shtypin e letrat shqipe do tė gjeni me shumicė pėrjargie kundrejt fqinjėve, herė-herė edhe kuisje tė ngjashme me ato tė qėnit kur i bien shkelma bythėve, e nė rastin mė fatlum edhe ndonjė ankim serioz pėr shkeljen e fqinjėsisė sė mirė, tė rregullave tė bashkėpunimit e mirėkuptimit.

    Intelektualėt shqiptarė nuk mund tė bien aq poshtė sa t’iu pėrgjigjen me tė njėjtėn monedhė fqinjėve, sa tė bėjnė politika tė “vogla, lokale, arkaike, nacionaliste”, ata janė intelektualė oksidentalė, ata aspirojnė pėr politika integruese, pėr koncepte bashkėkohore, moderniste, globale! Ata s’mund tė ngushtohen nė qerthullin e interesave “meskine” tė bashkėkombasve tė tyre, sepse....sepse lakeizmi iu ka hyrė thellė nė vetėdijen e tyre mjerane. Nė viset shqiptare ushtrohet prostitucion “intelektual”. O zot, sa janė shtuar lakenjtė kėsaj ane!...
    Atehere kur edhe ne arrijme te krijojme nje klase intelektuale si te fqinjte, atehere edhe ne do jemi dikushi ne politike.

    Kosova, ne pergjithesi eshte mire, ne kete aspekt. Mendoj qe Tirana duhet te marre mesim nga fqinjte per kete pune.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #192
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Greqia i njohu kufijtė e sotėm tė Shqipėrisė pėr tė cilėn kur u shpall shteti autonom, ministri pėr punėt e jashtme tė asaj kohe Jorgji Seit deklaroi nė parlament si mė poshtė: “Dhe sikur tė mos kishte Shqipėri lypsej tė krijohej pėr interesin e Greqisė”. E vėrtetė ėshtė se pėrsa kohė qeveris nė Tiranė klika albano-turke miqėsia greko-shqiptare ajo ka pėr tė mbetur njė dėshirė e shenjtė pėr ne dhe njė fjalė pėr shqiptarėt. Edhe midis shqiptarėve ka njerėz qė e kuptojnė nevojėn e bashkėpunimit.

    Pra edhe grekėve u levėrdiste njė shtet i gjymtuar shqiptar. Edhe jugosllavėve u ka leverdisur mė pas. Pėr tė dy palėt rėndėsi kishte tė mos bėhej shteti real kombėtar shqiptar nė Ballkan. Dhe kėtė e realizuan me anė tė konspiracionit ndėrkombėtar. Pėr kėtė punė edhe sot si grekėt dhe sllavėt shpresat i kanė pėrsėri tek konspiracioni ndėrkombėtar.

  3. #193
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Sipas asaj qė kanė ofruar deri tash faktorėt ndėrkombėtarė ende nuk dihet se cila prej formulave juridike do tė aplikohet rreth tė definimit tė statusit final politik tė Kosovės; autonomia substanciale, pavarėsia e kushtėzuar apo opsioni si njėsi e federatės serbomalazeze, duke i bėrė kėshtu bashkė viktimėn me xhelatėt, qė shikuar realisht kjo shumėsi e opsioneve rreth statusit politik tė Kosovės duke e pėrjashtuar (a priori) pavarėsinė e saj, i ka vėnė shqiptarėt para njė situate tė komplikuar politike. Posaēėrisht konfuzioni juridik qė i ka pėrcjellur variantet e sipėrpėrmendura rreth statusit tė ardhshėm tė Kosovės si dhe kufizimi i kompetencave ndaj subjekteve politike shqiptare tė limituara me Kornizėn kushtetuese si dhe me aktet tjera tė UNMIK-ut kanė bėrė qė vijat dalluese midis faktorėve politikė shqiptarė dhe ndėrkombėtarėve rreth statusit final tė Kosovės tė rriten deri nė ate masė sa tė marrin karakter tė njė konflikti politik midis tyre (anulimi i Rezolutės sė Parlamentit pėr kufijtė e Kosovės nga ana e M. Steinerit), qė shikuar nė aspekt mė tė gjėrė politik sikur del se e drejta e popujve pėr vetėvendosje e garantuar me Kartėn e OKB-sė dhe me konventa tjera tė Zhenevės, sidomos kur ajo e drejtė fitohet me gjak, siē ėshtė rasti me Kosovėn, nė njė mėyrė apo tjetėr vetėm shqipatėeve po iu mohohen.

    Andaj, kėtu dhe gjithė ditėn mendojmė se kritikėt dhe analistėt politikė shqiptarė duhet ta bėjnė dallimin midis kritikės sė mirėfilltė si mospajtim me qendrimet e faktorėve ndėrkombėtarė rreth pavarėsisė sė Kosovės dhe kritikės (jo)formale pėr tė mos rėnė nė konfrontim me te, ngase e drejta e popullit shqiptar tė Kosovės pėr tė jetuar i lirė dhe i pavarur nė trojet e tij etnike, e drejta pėr t’u angazhuar deri nė fund pėr mbrojtjen dhe realizimin e interesave tė tyre kombėtare, qoftė duke zėnė nganjėherė edhe me faktorėt ndėrkombėtarė, nuk mund tė cenohen dhe mohohen nga askush. Kėto tė drejta shqiptarėt duhet t’i mbrojnė fuqishėm, pa frikė dhe pa hezitime, duke i kundėrshtuar fuqishėm vendimet e atyre subjekteve ndėrkombėtarė me tė cilat cenohet e drejtat e popullit shqiptar tė Kosovės pėr pavarėsi, sidomos kur kėto tė drejta i mbajnė nė kompetenca ekskluzive ata tė cilėt zgjidhjen e ēėshtjes nacionale shqiptare e shohin nė integrimin e shqiptarėve nė Europė pėrmes Serbisė dhe Greqisė.

    "Mr Dituria"alias Sabri Selmani

  4. #194
    i/e regjistruar Maska e Tiffany
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    51
    Ne shtypin europian thuhet:
    "The EU is stepping up preparations to increase its presence in Kosovo once the future status of the territory has been decided"

    "The EU to create a team of security and law experts, charged with planning and designing a new role in providing security to Kosovo"

    "EU states should be prepared to support the union's biggest and most expensive mission ever"

    dmth pamvaresisht se c'do vendoset ndermjet kosovareve dhe serbeve, idete se ne c'rruge do ece Kosova dhe si duhet te ece jepen nga jashte; parate vijne nga jashte; forcat qe do rregullojne cdo parregullsi do vijne nga jashte..pavaresi "e bukur shume". Shume mire na e bejne, kur ne kemi shume fjale dhe vdesim te shahemi e te tregojme qe jemi me te miret. "Fjalet jane fukarallek" thone dhe situata qe tash eshte ne Kosove, Shqiperi e ne mbare rajonin, me perjashtime te pakta, verteton cdo gje. Punoni e mesoni o njerez, dhe pavaresine do e keni ne xhep kudo dhe kurdohere.

    I miss my homecountry

  5. #195
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Kadare: Kombi shqiptar, nė Europė, jo mė i gjymtuar

    Ky ėshtė njė vit me rėndėsi pėr Kosovėn, statusi i sė cilės ėshtė nė prag tė zgjidhjes. Nė Ballkan duket se do tė krijohet sė shpejti njė shtet i ri. Ēfarė prisni qė tė sjellė krijimi i kėtij shteti tė ri nė psikologjinė shqiptare nė pėrgjithėsi?

    Me sa duket kjo do tė ndodhė. Do tė krijohet njė tjetėr shtet shqiptar nė Ballkan, pra do tė ketė dy shtete shqiptare. Pėr shumėkėnd kjo u duk nė fillim si pak e ēuditėshme, e papranueshme. Kėtu nuk ka asgjė tė papranueshme, ėshtė normale. E papranueshme, e tmerrshme ishte qė gjysma e kombit shqiptar nuk kishte liri, ishte nė gjendjen e njė kolonie. Kjo ishte skandaloze. Kurse zgjidhjet e tjera janė tė gjitha logjike. Nuk duhet harruar qė dikur, nėse hapim kronikat e Rilindjes, flitej pėr katėr Shqipėri, ose katėr vilajete siē quheshin. Prandaj kėtu nuk ka asgjė tė keqe dhe kjo ėshtė njė pėrvojė qė e njeh bota. Ka disa kombe qė pėrbėhen nga dy shtete madje nga dy shtete e gjysmė. Pra, me sa duket, nė njė kohė tė afėrt nė Ballkan do tė ketė dy shtete shqiptare dhe kjo ėshtė njė gjė e mirė pėr tė gjithė hapėsirėn shqiptare, pėr vizionin e kombit shqiptar, pėr shtatin e tij, pėr pėrmasat e tij. Dhe kur trupi ėshtė mė i plotė, edhe mendja bėhet mė e plotė. Ėshtė diēka qė i pėrshtatet kombit shqiptar dhe kėtu nuk ka asgjė tė keqe, pėrkundrazi ka njė gjė tė mirė: prania shqiptare nė Ballkan do tė jetė e fortė, e fuqishme. Kur them kėto fjalė nuk i them sepse neve na duhet njė prani e fuqishme pėr tė uzurpuar ndonjė vend tjetėr ose pėr t'u shtrirė diku ku s'na pėrket. Absolutisht jo. Kombi shqiptar do tė gjejė shtatin e vet natyral. Se e ka gjetur kėtė nė njė hapėsirė unike ose nė dy, kjo nuk ka shumė rėndėsi. Kryesorja ėshtė qė kombi shqiptar po hyn nė Evropė me atė shtat qė ka dhe jo me njė shtat tė gjymtuar siē ka qenė deri mė sot.

    Kohėt e fundit ju keni shprehur njė farė ndjeshmėrie pėr faktin qė njė pjesė e shqiptarėve priren tė shohin drejt lindjes se sa drejt perėndimit, tė cilin ju e konsideroni si vendin e natyrshėm tė tyre. Cilat janė shkaqet e kėtij preokupimi?

    Kėtu kemi tė bėjmė mė tepėr me njė keqkuptim sepse nėqoftėse shqiptarėve do t'u shpjegohet mirė se ēfarė ėshtė Lindja dhe ēfarė ėshtė Perėndimi dhe pėrse ata i pėrkasin kontinentit evropian, atėhere nuk do tė ketė dy mendime pėr kėtė gjė por do tė ketė njė mendim. Natyrisht nė ēdo vend ka gjithmonė grupe tė vogla qė mendojnė mbrapsht dhe nuk u pėlqen kurrė mendimi i pėrgjithshėm por unė mendoj qė vendi i shqiptarėve nė Evropė ėshtė njė vend objektivisht i natyrshėm, nuk ėshtė fryt i njė propagande ose i njė plani strategjik apo njė shpikje. Shqiptarėt e kanė pasur vendin nė Evropė, e kanė dhe do ta kenė nė Evropė. Nuk ka kontinent tjetėr pėr ta. Prandaj vetė pyetja kur shtrohet, pėr mua pėrmban njė element absurditeti. "Jo, po ne kemi edhe elemente nga Lindja," thonė disa. Tė gjithė vendet kanė elementė nga Lindja, disa herė edhe vende tė largėt. Tė marrim Spanjėn. Pėr shkak tė njė bashkėjetese relativisht tė gjatė me botėn arabe dhe myslimane, nė kulturėn, arkitekturėn dhe gjuhėn e saj ka gjurmė tė kėsaj bashkėjetese dhe kjo ėshtė normale, ashtu siē ndodh me tė gjitha vendet. Por askush nuk mund tė thotė se Spanja ėshtė midis Lindjes dhe Perėndimit. Ajo ka qenė dhe do tė jetė gjithmonė njė vend evropian. E tillė ėshtė pak a shumė pozita e Shqipėrisė. Ne nuk jemi mė afėr asaj qė quhet Lindje se shtete tė tjera. Ka njė sėrė shtetesh qė janė nė kufi me Lindjen, shumė mė afėr se ne, prandaj s'ka pse ne t'i krijojmė vetes njė lloj dileme tė kotė, njė lloj pyetje, hamendje, dyshimi nėse jemi mė shumė kėshtu apo mė shumė ashtu.

    Ka patur raste qė nė Shqipėri tensione ndėrfetare janė rritur, pėrfaqėsues tė njėrit besim fetar ankohen pėr veprime tė besimtarėve tė njė feje tjetėr, siē e kemi pare pėr shembull gjatė kėtij viti. A ėshtė ende e vlefshme shprehja se marrėdhėniet ndėrfetare nė Shqipėri janė tė shkėlqyera, apo kjo ka mbetur thjesht njė formulė pėr t'u dukur mirė nė sytė e botės.

    Nuk mendoj se ka qenė njė formulė e sajuar pėr propagandė tė trandafiltė, pra pėr t'u dukur mirė. Jo. Kjo ka qenė njė gjė e vėrtetė. Nėqoftėse do tė kishte patur dizarmoni fetare, Shqipėria do tė ishte shpėrbėrė prej kohe ose do tė ishte tani njė grumbull krahinash qė kush e di se si do tė kishin pėrfunduar po tė ishin ndarė sipas feve. Kėshtuqė harmonia fetare, marrėveshja midis feve ka qenė njė realitet, njė gjė pėr tė cilėn shqiptarėt janė krenuar me tė drejtė. Sepse, duke qenė njė popull shumė energjik nė grindje, siē janė pėr fat tė keq, ata do ta gjenin fenė si njė vjegė, si njė pretekst pėr t'u shpėrbėrė. Kjo nuk ka ndodhur dhe nuk ka pse tė ndodhė tani. Natyrisht, nė liri shfaqen probleme qė pėr arėsye madhore tė robėrisė nuk janė dukur mė parė. Shqiptarėt kanė patur probleme tė tjera. Kur gjysma e Shqipėrisė ishte shtypur nga komunizmi shqiptar dhe gjysma tjetėr nga komunizmi serb, sigurisht qė problemet fetare dalin nė plan tė dytė. Kėshtuqė kur vjen liria - Shqipėria dhe kombi shqiptar pėrgjithėsisht, nė shumicėn e strukturės sė vet janė tė lirė - natyrisht qė do tė dalin probleme mė tė sofistikuara dhe prandaj del edhe problemi i kėsaj harmonie fetare e cila, pėr mendimin tim nuk ka pse tė rishikohet. Ajo ka qenė njė pėrvojė shumė e vlefshme pėr kombin shqiptar por ajo duhet mirėmbajtur dhe duhet riushqyer, asaj i duhet bėrė meremetim ashtu si ēdo ndėrtesė nė kėtė botė qė kėrkon mirėmbajtje.

    Sa rėndėsi ka kėrkimi i identitetit etnik apo fetar pėr shqiptarėt nė njė botė ku kryefjala ėshtė globalizimi? Cfarė duhet harruar dhe ēfarė duhet ruajtur nė kėtė identitet?

    Unė mendoj se identiteti shqiptar nuk bie ndesh me atė qė quhet identitet evropian. Absolutisht jo. Evropa, qė nė themelet dhe nė frymėn e saj ėshtė Evropė e kombeve. Nuk ėshtė Evropa e fshirjes sė kombeve. Nuk ka ndonjė Evropė abstrakte, tė pėrgjithshme. Nuk ka ndonjė Evropė siē ishte doktrina e komunizmit sipas tė cilės "jemi nė radhė tė parė komunistė pastaj kemi edhe kombėsitė tona, jemi sovjetikė pastaj jemi edhe lituanezė, gjeorgjianė apo armenė" siē thuhej pėr kombet nė ish Bashkimin Sovjetik. Jo. Evropa po ndėrtohet si njė Evropė e kombeve dhe jo si njė Evropė e fshirjes sė identiteteve. Prandaj, identiteti shqiptar si identitet themelor nė Ballkan, ėshtė po aq i fuqishėm sa edhe identiteti grek, identiteti i sllavėve tė jugut dhe s'ka pse neve tė na shqetėsojė njė gjė e tillė. Ne kėshtu do tė bėjmė pjesė nė mozaikun evropian dhe kėshtu ėshtė e gjithė Evropa: nė veri janė identitetet e vendeve skandinave, nė qendėr janė tė tjera identitete, nė perėndim tė tjerė dhe nė lindje tė tjerė.

    Ndoshta vendet perėndimore nuk janė treguar aq dashamirės ndaj shqiptarėve, e kam fjalėn te vėshtirėsitė e mėdha qė ende kanė ata pėr tė udhėtuar nė Perėndim. Duket sikur Perėndimi tregon njė farė pėrbuzjeje ndaj faktit qė shqiptarėt janė ende tė varfėr. Kush e ka fajin nė tė vėrtetė?

    Vėshtirėsia pėr tė udhėtuar nė Perėndim ėshtė e pėrgjithshme. Ka njė sėrė vendesh, njė pjesė e Evropės, nuk udhėton dot nė Evropė. Kjo ėshtė e vėrtetė. Ėshtė gjithashtu e vėrtetė se pėr ne shqiptarėt vitet e fundit ėshtė krijuar njė lloj teprimi nė kėtė kah. Unė e kam ngritur disa herė qė Shqipėria duhet tė marrė masa pėr t'u mbrojtur nga racizmi antishqiptar. Ēdo komb nė Evropė e ka pėr detyrė t'i bjerė ziles sė alarmit kur konstaton se me pa tė drejtė - dhe gjithmonė racizmi ėshtė i padrejtė - ka shenja tė racizmit. Unė e pėrsėris se ne nuk duhet tė flemė mbi dafina por tė shqetėsohemi kur njerėzit tanė bėjnė gjėra tė padenja por gjithashtu duhet tė shqetėsohemi kur pa tė drejtė tė tjerėt na e teprojnė kėtė gjė sepse racizmi krijon njė kundėrveprim shumė tė keq tek njė popull. Ai ose bėhet po ashtu racist ose egėrsohet.

    Nė ligjėratėn qė mbajtėt nė Institutin Harriman tė Nju Jorkut ju folėt pėr marrėdhėniet ndėrmjet letėrsisė dhe tiranisė. Tani qė nė Shqipėri tirania nuk ekziston mė, me sa efektivitet po e shfrytėzojnė shqiptarėt lirinė e fituar nė aspektin e kulturės dhe tė artit.

    Letėrsia nuk pėrfiton e para nga liria, ndoshta pėrfiton e fundit. Letėrsia ėshtė mėsuar tė jetojė nė tė dyja, edhe nė mungesė tė lirisė edhe nė liri, prandaj ajo nuk pėrfiton pėrnjėherėsh, pėrfitimi i saj ėshtė afatgjatė. Jeta shoqėrore shqiptare do tė ketė pėrfitime tė tjera shumė tė dukshme dhe i ka ndėrkaq. Por nė fund vjen arti sepse kalendari i artit ėshtė i ndryshėm, ėshtė shumė i ngadaltė, zhvillimi i tij ėshtė i ngdalatė dhe prandaj letėrsia dhe artet jetojnė shumė gjatė sepse pjekurinė e tyre e arrijnė ngadalė.

    VOA
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  6. #196
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Pettifer: Stabiliteti i rajonit varet nga statusi
    --------------------------------------------------------------------------------

    Tiranė - Stabiliteti i rajonit varet nga statusi pėrfundimtar i Kosovės, tha nė fjalėn e tij tė hėnėn, nė seminarin e 62-tė “Rose-Roth” tė Asamblesė Parlamentare tė NATO-s, pėrfaqėsuesi i Akademisė sė Mbrojtjes tė Mbretėrisė sė Bashkuar, James Pettifer. Ai vlerėsoi se Kosova tashmė po sillet si njė entitet i pavarur, ndėrkohė qė BE-ja, sipas tij, ka njė rol tė rėndėsishėm lidhur me konsolidimin ekonomik tė vendeve tė Ballkanit Perėndimor. Seminari i 62-tė i Asamblesė Parlamentare tė NATO-s i pėrfundoi punimet e veta treditore tė hėnėn pasdite.

    marre nga www.lajm.info
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  7. #197
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Pavarėsi de-jure dhe pranim nė OKB


    Nga Viron Gjymshana

    Grupimi i Parlamentit Europian, ALDE ( Aleanca e Liberalėve dhe Demokratėve Europianė) nė njė sesion tė posaēėm ėshtė shprehur nė favor tė pavarėsisė de - jure tė Kosovės dhe dhėnien asaj tė njė vendi nė OKB. Ky ėshtė grupimi i tretė i Parlamentit Europian pėr nga numri i eurodeputetėve, pas atij popullor dhe socialist dhe i pari qė shprehet zyrtarisht pėr pavarėsinė e Kosovės.
    Zgjidhja e statusit tė ardhshėm tė Kosovės ka qėnė njė temė tepėr e nxehtė nė diskutimet dhe debatet e zhvilluara prej kohėsh nė Parlamentin Europian. Sė fundmi nė kėtė debat janė angazhuar edhe njė grup eurodeputetėsh, anėtarė tė Grupimit tė Partive Liberale dhe Demokrate Europiane, i njohur shkurtimisht edhe si ALDE. Njė mbledhje e veēantė e kėtij grupimi, nė tė cilin kanė marrė pjesė edhe disa nga anėtarėt e Asamblesė Parlamentare tė Kėshillit tė Europės ka arritur nė pėrfundimin e prerė dhe tė parevokueshėm: « Kosovės duhet t’i njihet pavarėsia de jure dhe tė pranohet nė Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara ».
    Duke argumentuar kėtė qėndrim europarlamentarėt liberalė dhe demokratė theksuan ndėr tė tjera se jo vetėm qė pjesa dėrrmuese e popullit tė Kosovės kėrkon pavarėsinė, por duke pasur parasysh se Jugosllavia nuk ekziston mė, as de jure dhe as de fakto, pavarėsia e Kosovės nuk ka nevojė pėr tė kėrkuar ndarjen me ndonjė shtet tjetėr.
    Por kjo pavarėsi e plotė dhe e njohur ndėrkombėtarisht, sipas eurodeputetėve liberalė dhe demokratė, duhet tė shoqėrohet megjithatė me disa kushte, tė cilat sipas tyre nuk kanė tė bėjnė me ndonjė lloj pavarėsie tė kushtėzuar, por thjesht me detyrimet qė ka ēdo shtet nė respektimin e pakicave tė tij apo tė normave ndėrkombėtare.
    Eurodeputetėt kėrkojnė me kėtė rast qė shteti i ri ballkanik tė pranojė tė nėnshkruajė konventat ndėrkombėtare dhe europiane pėr mbrojtjen e minoriteteve dhe qė serbėt tė kenė tė drejtė tė kujdesen dhe tė administrojnė monumenet e tyre tė kulturės atje.
    Njohja zyrtare edhe e gjuhės serbe, rome etj dhe pėrdorimi i tyre nga qytetarėt nė marrėdhėniet me njėri - tjetrin dhe shtetin si dhe bashkėpunimi i plotė me Gjykatėn e Hagės, - janė po ashtu disa nga kėrkesat e europarlamentarėve. Njėkohėsisht njohja dhe pranimi i kufijve tė tashėm si tė pėrhershėm dhe tė pandryshueshėm sė bashku me nevojėn e ruajtjes sė pranisė sė NATO-s atje, pėr sa kohė qė Kėshilli i Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara do ta quajė tė nevojshme - janė po ashtu disa nga rekomandimet qė pėrfshihen nė rezolutėn e aprovuar nga grupimi i Partive Liberale dhe Demokrate Europiane.

    Me kėtė rast duhet theksuar se ALDE ėshtė njėri nga grupimet mė nė zė tė Parlamentit Europian. I pėrbėrė nga eurodeputetė tė spektrit liberal dhe demokrat ai pėrbėn grupimin e tretė pėr nga rėndėsia dhe pesha nė Parlamentin Europian, dhe i pari qė shprehet hapur dhe zyrtarisht nė favor tė pavarėsisė sė plotė tė Kosovės
    Marrė nga DW
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #198
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Senatori Mekkein: Kosova pėrfundimisht do tė bėhet e pavarur

    "Kosova pėrfundimisht do tė bėhet e pavarur”, deklaroi senatori Xhon Mekkein, nė njė fjalim tė tij tė mbajtur me rastin e 60 vjetorit tė Planit Marshal pėr Evropėn.


    Definimet e statusit tė Kosovės dhe tė Malit tė Zi, Mekkein i ka quajtur si njė pjesė e projektit mė tė madh demokratik evropian qė nga pėrfundimi i Luftės sė ftohtė. Mekkein ėshtė ndėr senatorėt mė autoritativ nė Kongresin Amerikan dhe njėri ndėr kandidatėt kryesorė tė republikanėve pėr president tė ardhshėm tė SHBA-sė.


    RTK 01/05/2006 12:09:02

    Ky eshte senatori i shtetit te Arizones, ku jam duke jetuar une per momentin. Senatori numer nje i republikaneve amerikane.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dodoni : 01-05-2006 mė 06:59
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  9. #199
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Aq sa ka senator nė SHBA do tė ket edhe komuna serbe nė Kosovė.Aq sa ka shtete nė konfederatėn e SHBA-ve,aq do tė ket edhe miniautonomi serbe nė kosovė.Kėshtu ndihmohet Kosova teoretikishe e Serbia praktikisht,pra kėshtu mbrohet e favorizohet Kosova qė do tė mbetet e vogėl sa njė gogėl.

    "Mr.Sulltani"

  10. #200
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-07-2004
    Vendndodhja
    Jak' o dit' e uruar! Qe lint nga perendon, At' an' e ke ndritur, E ne pse na harron?
    Postime
    140
    Statusi Perfundimtar i Kosoves duhet te jet Pavarsia e Plot. Nqs kjo nuk arrihet me negociata, bejm vetvendosje.

Faqja 20 prej 59 FillimFillim ... 10181920212230 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Me ne fund u pranua publikisht se kosova ska ushtri
    Nga beni33 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 126
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 18:14
  3. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndėrkombėtar me Kosovėn
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  4. Kush jane vrasesit?
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 10-03-2004, 21:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •