Close

Rezultati i Sondazhit: Cili do tė jetė statusi pėrfundimtar i Kosovės?

Votues
274. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Pavarėsi e plotė

    168 61.31%
  • Pavarėsi e kushtėzuar

    82 29.93%
  • Autonomi

    10 3.65%
  • Tjeter.....

    14 5.11%
Faqja 11 prej 59 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 590
  1. #101
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Mekshejn: Serbia duhet ta lėrė Kosovėn tė bėhet njė shtet i pavarur




    Londėr, 22 mars - "Shpresoj qė Beogradi mund ta kuptojė se Serbia duhet ta lėrė Kosovėn dhe tė bjerė dakord qė, me mbrojtje pėr serbėt qė jetojnė atje, ta lerė Kosovėn tė bėhet njė shtet i pavarur. Mendoj se ky do tė jetė njė hap i rėndėsishėm pėrpara nė 2006, - ėshtė shprehur nė njė intervistė pėr BBC-nė, ish-ministri britanik pėr Evropėn Denis Mekshejn.
    Duke u pėrgjigjur pozitivisht nė njė pyetje retorike "qė Kosova duhet tė jetė krejtėsisht e pavarur", Mekshejn tha se
    "ministrja e jashtme zvicerane Mishėlin Kalmi Rej ka dalė hapur dhe ka thėnė se Kosova duhet tė ketė status tė pavarur si njė shtet sovran", pėr tė shtuar se "ėshtė e pazakontė qė njė vend si Zvicra tė udhėheqė nė fushėn diplomatike".
    Pasi i jep tė drejtė ministres zvicerane qė kėtė e thotė me "zė tė lartė", Mekshejn shprehet: "Ēdo ministėr i jashtėm nė Evropė dhe nė Shtetet e Bashkuara dhe nė komunitetin ndėrkombėtar po e thotė privatisht: se ne nuk duam tė vazhdojmė me Kosovėn si njė protektorat i Kombeve tė Bashkuara, me UNMIK un duke e drejtuar atė nė mėnyrė jo efikase".
    "Kosova ka nevojė pėr mė pak ushtarė dhe mė shumė policė, dhe Kosova si njė shtet i pavarur sovran, e varfėr, me burime tė pamjaftueshme, me tė gjitha veshtirėsitė qė ka, do tė mund tė marrė mė shumė pėrgjegjėsi pėr vendimet e veta dhe nuk do tė bllokojė me integrimin e Serbisė nė Bashkimin Evropian, sepse ky ėshtė ēmimi i madh", thotė Mekshejn.
    Ndėrkaq, duke komentuar sintagmėn "pavarėsi e kushtėzuar" pėr Kosovėn, Mekshejn shprehet se edhe "tė gjitha shtetet evropiane kanė pavarėsi tė kushtėzuar", nė kuptimin se kanė dorėzar njė pjesė tė sovranitetit tė tyre nė Bashkimin Evropian.
    "Kėshtu nė Evropėn moderne, pavarėsia e kushtėzuar ėshtė ndoshta cilėsimi korrekt, por ne duam ta shohim Kosovėn me autoritetin e njė shteti qė ėshtė nė gjendje tė marrė kredi, qė ėshtė nė gjendje tė vendosė marrėdhėnie me institucionet ndėrkombėtare, tė ketė pėrgjegjėsi pėr sigurinė e vet, pėr policinė e vet dhe tė pranojė pėrgjegjėsi pėr minoritetet qė jetojnė brenda kufijve tė vet".
    Nė lidhje me shqetėsimet pėr ekzistencėn e dy shteteve shqiptare nė Ballkan, Mekshejn nuk sheh asnjė problem, sepse sipas tij, "Shqipėria ka ekzistuar aty historikisht dhe ka qenė aty pėr shekuj".
    Kosova ėshtė me njė shumicė tė madhe shqiptare - thotė ai, - andaj nuk sheh asnjė vėshtirėsi. "A duhet tė shqetėsohemi se ka dy tre, apo dy shtete e gjysmė gjermane, Gjermania, Austria, dhe Zvicra apo tre shtete e gjysmė franceze, Franca Belgjika, Zvicra", pyet Mekshejn, duke i quajtur ato "argumente irelevante". Pėr kėtė politikan britanik, "ajo qė ka rėndėsi nė Evropėn e sotme ėshtė mposhtja e krimit, korrupsionit, mposhtja e theksit tė tepruar mbi identitetin fetar dhe ecja pėrpara nė ekonominė moderne, me njė shoqėri tė drejtė, me arsim tė mirė pėr tė gjithė qytetarėt".
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dodoni : 23-03-2006 mė 03:43
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #102
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Nėse kėsaj deklarate i besoni , atėhere u propozoi ta pėrkujtoni Bizmarkun,dhe shum qėshtje do t`i trajtoni,kuptoni dhe analizoni pak sa mė ndryshe.

  3. #103
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Dy shtete shqiptare nė Ballkan nuk paraqesin problem

    Ish-ministri britanik pėr Evropėn deklaron se Ballkani Perėndimor do tė bėhet si ēdo pjesė tjetėr e Evropės

    Ish-ministri britanik pėr Evropėn, Denis Macshane thotė se Ballkani ose do tė evropianizohet ose do tė pėrballemi me ballkanizimin e Evropės. Zoti Macshane ėshtė deputet nė parlamentin britanik qė nga viti 1994. Ai konsiderohet si njė nga pėrkrahėsit mė tė fortė tė Bashkimit Evropian dhe zgjerimit tė tij. Nė karrieren e tij ka qėnė gazetar i BBC-sė, president i sindikatės se gazetarėve dhe themelues i Institutit tė Politikės Evropiane. Dr Macshane ėshtė njohės i mirė i Ballkanit dhe vazhdon tė ketė interes nė tė ardhmen e tij.

    Cilat janė sfidat qė ka Ballkani dhe Evropa nė vitin2006?

    Zoti Macshane: Vendimet e mėdha kėtė vit janė, sė pari pėr statusin e Kosovės. Shpresoj qė Beogradi mund ta kuptojė se Serbia duhet ta lerė Kosovėn dhe tė bjerė dakort qė me mbrojtje pėr serbėt qė jetojnė atje, ta lerė Kosovėn tė bėhet njė shtet i pavarur. Mendoj se ky do tė jetė njė hap i rėndėsishėm pėrpara nė 2006 . Mendoj se problemi tjetėr ėshtė se ka shumė krim, por nuk ka kapitalizėm tė mjaftueshėm nė Ballkanin Perėndimor, veēanėrisht nė Shqipėri. Fatkeqėsisht, pavarėsisht nga pėrpjekjet e Dr. Berishės dhe qeverive tė tjera, Shqipėria ka reputacionin ndėrkombėtar se aty ka shumė kriminalitet. Unė do tė dėshiroja tė shihja njė politikė tė mirė ekonomike, ajo qė mund tė quhet kapitalizėm modern, dhe mė pak ekonomi tė keqe, qė do tė thotė krim: kontrabandė tė duhanit, trafik tė drogės, imigracion ilegal dhe forma tė tjera korrupsioni qė prishin shanset e Shqipėrisė.

    BBC: Le tė ndalemi tėk ēėshtja e parė qė ju pėrmendėt. Kur thoni qė Serbia duhet ta lerė Kosovėn, e keni fjalėn qė Kosova duhet tė jetė krejtėsisht e pavarur?

    Zoti Macshane: Po. Ministrja e jashtme zvicerane Micheline Calmy-Rey ka dalė hapur dhe ka thėnė se Kosova duhet tė ketė status tė pavarur si njė shtet sovran. Ėshtė e pazakontė qė njė vend si Zvicra tė udhėheqė nė fushėn diplomatike. Normalisht zviceranėt parapėlqejnė tė presin pėr vende tė tjera tė marrin vendime tė mėdha nė fushėn e politikės sė jashtme. Por unė mendoj se ajo ka tė drejtė, dhe ajo po thotė me zė tė lartė atė qė ēdo ministėr i jashtėm nė Evropė dhe nė Shtetet e Bashkuara dhe nė komunitetin ndėrkombėtar po e thotė privatisht: se ne nuk duam tė vazhdojmė me Kosovėn si njė protektorat i Kombeve tė Bashkuara, me UNMIK-un duke e drejtuar atė nė mėnyrė jo efikase. Kosova ka nevojė pėr mė pak ushtarė dhe mė shumė policė, dhe Kosova si njė shtet i pavarur sovran, e varfėr, me burime tė pamjaftueshme, me tė gjitha veshtirėsitė qė ka, do tė mund tė marrė mė shumė pėrgjegjėsi pėr vendimet e veta - dhe nuk do tė bllokojė me integrimin e Serbisė nė Bashkimin Evropian, sepse ky ėshtė ēmimi i madh. Me njė ekonomi me moderne, me popullatė tė arsimuar, me burime tė mėdha, me njė kryeqytet tė madh si Beogradi dhe qytete tė tjera tė mėdha si Novi Sadi, Serbia duhet tė jetė sė shpejti nė rrugėn drejt Evropės, por duhet tė zgjidhė ēėshtjen e Kosovės fillimisht dhe nė tė njėjtėn kohė duhet tė sigurojė qė kriminelėt e luftės si Mlladi, Karaxhiē tė shkojnė nė Hagė.

    BBC: Pse nuk po e thonė udhėheqės tė tjerė evropianė kėtė me zė tė lartė -- si ministrja e jashtme zvicerane, por edhe kur po pėrdoret fjala "pavarėsi" i shtohet epiteti "i kushtėzuar"?

    Zoti Macshane: Tė gjitha shtetet evropiane kanė pavarėsi tė kushtėzuar, nė atė kuptim qė ne kemi rėnė dakort tė dorėzojmė njė pjesė tė sovranitetit tonė duke qėnė pjesė e Bashkimit Evropian. Unė nuk mendoj se duhet tė obsesohemi me terminologjinė. Nė histori ka shumė shembuj nė Evropė tė diēkaje mė pak se njė shteti tė plotė sovran, republikan ku mbyllen kufinjtė pėr pjesėn tjetėr tė botės. Nė fund tė fundit ne pamė njė shembull tė njė shteti tė pavarur shqiptar nėn zotin (Enver) Hoxha kur ai ishte nė krye tė Shqipėrisė -- kjo ishte njė katastrofė e plotė. Kėshtu nė Evropėn moderne, pavarėsia e kushtėzuar ėshtė ndoshta cilėsimi korrekt, por ne duam ta shohim Kosovėn me autoritetin e njė shteti qė ėshtė nė gjendje tė marrė kredi, qė ėshtė nė gjendje tė vendosė marrėdhėnie me institucionet ndėrkombėtare, tė ketė pėrgjegjėsi pėr sigurinė e vet, pėr policinė e vet dhe tė pranojė pėrgjegjėsi pėr minoritetet qė jetojnė brenda kufijve tė vet .

    BBC: Ēfarė do t'i thoshit atyre qė janė tė shqetėsuar pėr egzistencėn e dy shteteve shqiptare nė Ballkan?

    Zoti Macshane: Nuk ka asnjė problem, nė kuptimin qė Shqipėria ka egzistuar aty historikisht dhe ka qėnė aty pėr shekuj, pavarėsia e tė cilės si shtet ėshtė konfirmuar me kufij tė pėrcaktuar pėr pjesėn mė tė madhe tė shekullit tė 20 edhe pse pėr nga qeverisja pėrvoja e saj nuk ka qėnė e kėnaqshme, dhe Kosova ėshtė me njė shumicė tė madhe shqiptare. Unė nuk shoh asnjė vėshtirėsi - pėr shembull a duhet tė shqetėsohemi se ka dy-tre, apo dy shtete e gjysmė gjermane, Gjermania, Austria, dhe Zvicra apo tre shtete e gjysmė franceze, Franca Belgjika, Zvicra etj. Unė i konsideroj kėto argumente irelevantė. Ajo qė ka rėndėsi nė Evropėn e sotme ėshtė mposhtja e krimit, korrupsionit, mposhtja e theksit tė tepruar mbi identitetin fetar dhe ecja pėrpara nė ekonominė moderne, me njė shoqėri tė drejtė, me arsim tė mirė pėr tė gjithė qytetarėt.

    BBC: Nė leksionin tuaj, ju pėrmendėt pesė probleme tė mėdha qė egzistojnė nė Ballkan qė ju i cilėsuat si 5 C-tė nė anglisht apo 5 K-tė nė shqip -- konfesioni (feja); kapitalizmi; korrupsioni, krimi dhe komunizmi dhe tė paktėn katėr prej tyre lidhen me Shqipėrinė, tė cilėn ju e pėrmendėt edhe nė fillim tė intervistės si njė nga vendet e Ballkanit Perėndimor ku duhen zgjidhur disa probleme. Si ish-ministėr i Evropės nė kabinetin britanik, nga kontaktet tuaja me politikanėt shqiptarė dhe me Shqipėrinė vetė, pse mendoni se egzistojnė kėto probleme thuajse 15 vjet pas rėnies sė komunizmit?

    Zoti Macshane: Me pėrjashtim tė Koresė se Veriut, nuk mendoj se ka patur njė sundues komunist aq tė lig sa Hoxha. Shqipėria ka patur trashėgiminė mė tė mjerueshme. Jugosllavia, 20-25 vjet mė parė ishte njė vend nga i cili tė gjithė mund tė udhėtonin pa viza, ishte njė vend i pasur, i suksesshėm, pastaj erdhi periudha e Millosheviēit qė e ēoi nė luftrat e viteve '90. Shqipėria ka vazhduar tė bėjė gabime. Skandali i piramidave i mesit tė viteve '90 ishte nė fakt njė lloj kryengritje e armatosur, qė pastaj solli ndėrhyrjen e domosdoshme tė operacionit Alba ku u futėn ushtarėt italianė. Mendoj se Hoxha la pas njė nga strukturat administrative shteterorė me tė dobėta, me inefikase dhe ka qėnė shumė e lehtė qė si pėrgjigje ndaj problemeve tė Shqipėrisė tė kalohet te krimi, kriminaliteti ndėrkombėtar. Shqipėria varet shumė nga shqiptarėt qė jetojnė jashtė dhe dėrgojnė tė ardhurat e tyre nė vend. Ajo nuk ka qėnė nė gjendje tė zhvillojė ekonominė e vet, veēanėrisht turizmin, por kėto janė tė gjitha sfida qė mund tė kapėrcehen. Shqipėria, nga ana tjetėr, ėshtė shumė e pėrgjegjshme nė arenėn ndėrkombetare. Ajo ėshtė pjesė e komunitetit global qė vepron kunder terrorrizmit - bashkėvepron nė Afganistan dhe Irak. Udhėheqėsit e vet thonė gjėrat e duhura. Ajo ka kaluar nė njė proces zgjedhjesh demokratike dhe ka patur njė ndryshim demokratik tė qeverisė dhe shpresojmė qė nė Shqipėri po krijohet njė kapital politik qė do tė mundėsojė njė qeverisje mė tė mirė tė vendit nė tė ardhmen.

    BBC: Ju vetė keni thėnė se jeni optimist dhe njiheni si njė nga mbėshtetėsit me tė mėdhenj tė Evropės dhe zgjerimit tė saj. Ku e mbėshtesni kėtė optimizėm dhe ēfarė do t'i thoshit skeptikėve qė thonė se vende si Shqipėria nuk kanė vend nė Evropė, tė paktėn nė tė ardhmen e afėrt? Mos harrojmė se shpesh nėpėr raporte tė institucioneve ndėrkombėtare dhe media, Shqipėria pėrmendet pėr krim, trafik, korrupsion dhe pėrveē problemeve reale ka edhe probleme tė mėdha imazhi nė Evropė.

    Zoti Macshane: Tė dorėzohesh para pesimizmit do tė thotė tė dorėzohesh para fatalizmit dhe determinizimit politik dhe ekonomik qė ėshtė qesharake. Kur unė isha djalė i vogėl nė vitet 1950, vendi qė dukej se kontrollonte krimin nė Londėr ishte Malta, maltezėt. Nuk e di pse tė shkretėt maltezė shiheshin si shqiptarėt e botės sė krimit tė Londrės. Tani Malta ėshtė njė vend i pasur, i suksesshėm i Bashkimit Evropian. Mė kujtohen vende si Spanja pėr shembull qė jo shumė kohė mė parė kanė qenė pabesueshmėrisht tė varfra, por qeveria dhe autoritetet spanjolle thanė: Jo, le tė zhvillojmė industrinė e turizmit, tė jemi miqėsore dhe mikėpritės ndaj tė huajve, tė ndėrtojmė hotele tė mira dhe plazhe tė bukura, dhe shumė shpejt Spanja u bė mė e pasur. Pra bėhet fjalė pėr udhėheqje. Unė nuk do tė komentoja mbi politikanėt nė Shqipėri. Kjo do tė ishtė e pasjellshme dhe i uroj atyre gjithė tė mirat, por ėshtė e domosdoshme qė Shqipėria tė dėrgojė sinjale tė qarta se po lufton krimin e organizuar brenda Shqipėrisė. Ne nuk mund ta bėjmė kėtė. Unė s'flas shqip. Policėt britanikė nuk flasin shqip, as policėt italianė apo gjermanė nuk flasin shqip, pėrveē disa specialistėve. I takon vetė Shqipėrisė dhe udhėheqėsve tė vet tė thonė: "A duam qė vendi ynė tė jetė i suksesshėm apo e vetmja gjė qė duam ėshtė ta lemė dhe tė shkojme tė jetojmė diku tjetėr?". Ky ėshtė njė propozim qesharak nė Evropėn bashkėkohore. Ne duam qė Shqipėria tė jetė njė vend normal evropian ku njerėzit janė tė lumtur tė jetojnė dhe tė pėrparojnė, ku kanė mundėsi tė udhėtojnė, nga ku mund tė vizitojnė vende tė tjera, tė punojnė jashtė si tė gjithė ne, pa viza, por kjo kėrkon udhėheqje nga brenda Shqipėrisė.

    BBC: Po kjo pikė e fundit qė ju pėrmendėt ka mjaft rėndėsi -- pra lėvizja e lirė -- edhe nė nivel individual, por edhe si shoqėri. Pėr shumė njerėz tė thjeshtė lėvizja e lirė ėshtė shumė e rėndėsishme pėr t'i dhėnė atyre mundėsinė pėr tė punuar, studiuar etj., dhe qeverive tė Evropės Pėrėndimore i kėrkohet vazhdimisht nga qytetarėt, por edhe nga politikanėt shqiptarė tė lehtėsojnė regjimin e vizave pėr t'u dhėnė mundėsi shqiptarėve tė shkojnė nė Evropė edhe pėr tė punuar pėrkohėsisht nė mėnyrė qė tė ndihmojnė ekonominė e familjeve tė tyre, por edhe tė vendit pasi siē e thatė edhe ju ėshtė njė vend mjaft i varfėr. Nė fakt ajo qė po ndodh me sistemin e vizave ėshtė se pėr shkak tė kufizimeve janė bandat kriminale ato qė po pėrfitojnė duke i siguruar shqiptarėve kalimin ilegal nė Evropė qė krijon edhe probleme tė kriminalitetit.

    Zoti Macshane: Po kjo ėshtė e drejtė -- ėshtė si problemi i vjetėr i periudhės sė ndalimit tė alkoholit nė Shtetet e Bashkuara, ku u pėrpoqėn t'i ndalonin njerėzit tė pijnė alkohol dhe menjėherė mbėrritėn bandat kriminale duke i dhėnė njerėzve mundėsinė tė bėnin atė qė donin, pra tė pinin. Po kėshtu ndodh me udhėtimin e lirė. Mendoj se ka arsye pėr tė bėrė njė lehtėsim tė kufizimit tė vizave, por kjo ėshtė njė deklaratė nga dikush qė ėshtė i interesuar pėr politikėn e jashtme dhe nė rritjen e Evropės. Nėse flet me policė britanikė apo me ministritė e brendshme nė Evropė dhe kėtu nė Londėr, qė ėshtė pėrgjegjėse pėr kėto ēeshtje, ata janė shumė tė frikėsuar dhe tė nervozuar. Ata thonė: "Kjo ėshtė ēmenduri. Nėse heqim regjimin e vizave do tė vijnė mė shumė kriminelė". Unė personalisht nuk mendoj se ėshtė kėshtu. Unė mendoj se ne kemi nevojė kėtu nė Britani pėr njerėz qė janė tė gatshėm tė punojnė. Ne i kemi hapur kufijtė pėr vendet e tjera tė lindjes qė janė anėtare tė BE-sė nė njė kohė kur vende si Franca dhe Gjermania e ruajtėn kontrollin strikt, dhe kjo ka funksionuar nė avantazh tė Britanisė. Kėshtu me kalimin e kohės, dhe nėse Evropa rikthehet nė rrugėn e rritjes ekonomike, nėse Gjermania pėr shembull po rritet me 3 ose 4 pėr qind do tė kėrkojė punėtorė shqiptarė pėr tė bėrė punėt qė do tė hapen. Por pėr momentin, nė Gjermani, Francė, nė Itali, tre ekonomitė e mėdha tė Evropės pėrveē Mbretėrisė sė Bashkuar, ne kemi njė rritje prej 0 pėr qind, kemi papunėsi masive dhe kemi njė politikė ku njerėzit janė tė frikėsuar nga heqja e kufizimeve tė vizave, por kjo eshtė diēka qė duhet tė kemi si synim tė arrijmė.

    BBC: Dhe sė fundi ēfarė mendoni ju se do t'i bėjė evropianėt, optimistėt dhe skeptikėt, qė kur tė shohin Ballkanin tė thonė: Po, kemi arritur evropianizimin e Ballkanit?

    Zoti Macshane: Pėrfundimi i ēėshtjeve tė papėrfunduara tė viteve 1990, qė do tė thotė dėrgimi i atyre qė akuzohen pėr krime lufte aty ku u takon - nė Hagė. Sė dyti, t'i jepet mundėsi Kosovės tė jetė Kosovė. Sė treti, tė mos kemi lajme nga Ballkani, sepse nuk ndodh asgjė qė shkakton interes, nuk ka trazira, nuk po sulmohen kisha, ndaj fshatrave serbe nuk ka kėrcėnime, nuk ka skandale tė mėdha kriminaliteti si skemat piramidale, nuk ka trafikim tė njerėzve dhe fėmijėve. Pra, Ballkani Pėrėndimor tė bėhet monoton, sepse kjo i pėlqen parave. Kapitalit i pėlqen stabiliteti, normaliteti dhe jo titujt bombastikė tė lajmeve. Dhe ajo pėr tė cilėn ka nevojė Ballkani Perėndimor ėshtė investimi ekonomik, por ai nuk mund tė krijohet nė mėnyrė artificiale, ose nuk mund t'u thuash investitorėve tė ēojnė paratė e tyre nė njė rajon nėse ata nuk mendojnė se paratė e tyre do tė jenė tė garantuara, se ka shtet ligjor, se vendimet merren pėr arsye biznesi, jo sepse njė politikan do qė t'i sigurojė vend pune tė birit apo bijės sė vet nė kėtė kompani perėndimore. Dhe nė fakt njerėzit e dinė se ēfarė duhet bėrė, ata thjesht duhet tė nisin ta bėjnė nė mėnyrė modeste hap pas hapi, por mendoj se kjo mund ta pėrshpejtojė, dhe pėr kėtė unė shpresoj, qė Ballkani Perėndimor do tė bėhet si ēdo pjesė tjetėr e Evropės.

  4. #104
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Mendoi,(pa keqkuptime iu lutem ) se pėr ne shqiptarėt e Kosovės jo qė nuk do tė ketė pavarėsi,por nuk do tė ketė asgjė nė tė mirė dhe nė favoret tona.Pėr ne do tė ketė vetėm njė skllavėri e re pėrmes njė rikolonizimi modern serbo-europian.Ne nuk da ta gėzoim si popull as atributet qė kemi pas me kushtetutėn e vitit 1974 sepse atėhere Kosova i kishte kufijt administrativ tė vetat, kurse tani ?.cop..cop..köshtu si kan shkuar punėt e si po shkoinė Kosovė pėr shqiptar do tė ket vetėm nė hartė sepse ajo do tė mbetet me pa tö drejt koloni serbe ku shqiptarėt do t`i bėjė tė flasin me veten e vet.
    Mendoi se nė vend tė njė pavarsie tė Kosovės kur tė na del narkoza neve do tė shohim njė vend tė robėruar e tė skllavėruar ku shqiptarėt e Kosovės do t“ķ bėjė tė qmenden,mandej do ta kėndoim vetėm njė kėngė ku..ku..qka i banėm vetes, etj.

    Nėse kėsaj deklarate i besoni , atėhere u propozoi ta pėrkujtoni Bizmarkun,dhe shum qėshtje do t`i trajtoni,kuptoni dhe analizoni pak sa mė ndryshe.

    Kosovės i duhet njohja e saj si shtet i pavarur dhe sovran.Kujt i frigohet vendi i z.Macshane ,kush e ndal shtetin e z.Denis ta bėjė kėtė punė,meqė bėn deklarime tė tilla mė burrėrore do tė ishte qė vendi i tij tė bėjė sa mė parė njohjen e Kosovės si shtet tė pavarur e sovran ,pse ky vend nuk fillon e para kur nė bazė tė konventave ndėrkombėtare mun dhe ka mundėsi ta bėjė njė gjė tė till.a mos po dufka vallė tė pres dike tjetėr( Serbinė)qė tė filloi e para me njohjen e kosovės si shtet sovran,mua thėnjet e z.Denis mė duken pak sa qesharake e ndoshta ai tani e ka gjetur momentin tė bėjė tallje me popullin e Kosovės,apo edhe tu thot si "daja"fėmijėlve :se njė ditė daja do tu blej sheqerka por se duhet njė mirkuptim me Serbinė apo njė leje paraprake prej saj..Kinse gjithqka po mvarka prej Serbisė,andaj njė deklarat e tillė ėshtė fėminore tė cilėn nuk e hajnė as qetė e Kosovės.

    Fishta pėr Europėn:

    Hej Europė Kurva e motit..
    Si i re hasha besės Zotit
    A kėshtu qenka shenja e qytetnisė
    Me nda tokat e Shqypnisė,
    E me ua dhan klyshve tė Rusisė..

    Mendoi se me procesin e decentralizimit ėshtė duke ndodhur e njėjta gjė(dukuri).edhe tani me bekimin e kėsaj europe plakė dhe tė disa bajraktarėve vendor e ndėrkombėtar.

  5. #105
    Pavarėsia e Kosovės ėshtė njėri, e disa do tė thonė edhe opsioni i vetėm, tha Toni Bler


    Mėnyra nė tė cilėn do tė zgjidhen statusi i Kosovės dhe Malit tė Zi nė asnjė mėnyrė nuk do tė ndikojė mbi stabilitetin e Maqedonisė dhe Bosnjės e Hercegovinės. Kėtė e deklaroi kryeministri britanik Toni Bler nė intervistėn pėr gazetėn boshnjake "Dnevni avaz". Sipas Blerit, Kosova dhe Mali i Zi si ēėshtje kryesore pėr sivjet janė ēėshtjet e fundit tė hapura qė kanė mbetur nga shpėrbėrja e ish-Jugosllavisė.


    Mėnyra nė tė cilėn do tė zgjidhen ato nuk do tė reflektohet mbi Marrėveshjen e Ohrit, as mbi Marrėveshjen paqėsore tė Dejtonit, tha Bleri, duke shtuar se zgjidhja e statusit final tė Kosovės duhet tė promovojė stabilitet rajonal dhe multietnicitet. "Pavarėsia ėshtė njėra, e disa do tė thonė edhe opsioni i vetėm", tha Bleri. Partnerėt e Bashkimit Evropian do tė angazhohen qė referendumi pėr pavarėsi nė Mal tė Zi tė zbatohet sipas normave ndėrkombėtarisht tė pranuara, tha Toni Bler nė intervistėn pėr gazetėn "Dnevni avaz" tė Sarajevės.



    RTK 24/03/2006 13:46:02

  6. #106
    Ēeku:Vjena dhe Brukseli konsiderojnė qė Kosovės i takon pavarėsia

    Kryeministri i Kosovės, Agim Ēeku, tha se nė Vjenė dhe Bruksel ka kuptuar se tė gjithė mendojnė qė Kosovės i takon pavarėsia. Kreu i Qeverisė, Ēeku, deklaroi kėshtu nė Aeroportin e Prishtinės, me t’u kthyer nga vizita qė i bėri Vjenės dhe Brukselit. “Nga takimet e shumta qė pata, kuptova nga tė gjithė se Kosova ėshtė shumė lartė nė agjendat e tyre politike. Ishte e qartė se tė gjithė konsiderojnė qė Kosovės i takon pavarėsia, dhe kėtė ata e shohin si njė opsion tė pashmangshėm”, pohoi Ēeku.


    Pavarėsia e Kosovės ėshtė njė e drejtė historike por ėshtė njė vonesė politike, kėshtu qė duhet njė angazhim maksimal qė nga Qeveria e Kosovės e deri tek qytetari i thjesht qė tė dėshmojmė prova para Bashkėsisė Ndėrkombėtare se Kosova mundė tė jetė shtet funksional, stabil dhe demokratik tha dje kryeministri, Agim Ēeku nė aeroportin e Prishtinės pas vizitės nė Bruksel . Kryeministri i Kosovės Agim Ēeku tha se nė takim me diplomatet e bashkėsisė ndėrkombėtare ka kuptuar se Kosova ėshtė shumė lart nė agjendėn e tyre politike.Pashė nga afėr se ata mendojnė flasin dhe punojnė pėr Kosovėn duke hapur perspektiva tė reja evropiane. Tė gjithė mendojnė se Kosovės i takon pavarėsia, tė cilėt e shohin si njė opsion tė pashmangshėm. “Po ashtu ata ma bėnė me dije se kur do tė njihet pavarėsia e Kosovės dhe sa tė pavarur do tė jemi nga aspekti i kompetencės sė prezencės ndėrkombėtare nė Kosovė d.m.th se ēfarė sovranitetit do tė kemi e qė kjo do tė varet shumė nga vetė ne kosovaret nga tė gjithė”. Ēeku tha se nė bisedat me diplomate evropianė ka kuptuar se pavarėsia e Kosovės ėshtė njė e drejt historike por ėshtė njė vonesė politike . Pėr tė ju shmangur vonesės sė njohjes sė pavarėsisė ai tha : “Duhet tė gjithė tė angazhohemi maksimalisht qė nga qeveria e Kosovės institucionet tjera lokale dhe vendore , tė gjitha subjektet politike dhe tė gjithė qytetaret e Kosovės qė angazhohen qė sa mė shumė tė prodhojmė prova , argumente me tė cilat do tė dėshmojmė qė Kosova e pavarur do tė jetė njė shtet funksional stabil dhe njė shtet demokratik ku tė gjithė qytetaret do ta ndien Kosovėn si shtėpinė e vete”.Bashkėsia ndėrkombėtare kėtė e dėshiron tha kryeministri Agim Ēeku dhe i ftoi gjithė qytetaret dhe institucionet qė bashkėrisht tė punojmė dhe sa mė shpejt tė ja dalim nė realizimin e aspiratave tona.


    RTK 24/03/2006 12:42:52

  7. #107
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Pavaresia e Kosoves po afrohet per kete te jeni te sigurte...Te gjitha mediat shkruajne perdite per Ceshtjen e Kosoves, tani eshte fakt i kryer qe Kosova kete vit do fitoje statusin e saj dhe ky status eshte ai i Pavaresise...
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  8. #108
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Proceset tė cilat po zhvillohen nė Kosovė mendoi se nuk po flasin me gjuhėn e T.Bler.Dashtė zoti ēė kjo gjuhė e T.Bler,tė jetė kėshtu si q`ėshtė tani gjer nė pėrcaktimin e statusit pėrfundimtar tė Kosovės.kisha dashtė tė besoja e shpresoja se kėshtu do tė jet gjer nė fund.

  9. #109
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Kėshtu ndodhi edhe me rastin e luftės sė dytė botėrore :se edhe populli i Kosovės do tė vendos pėr fatin e vet.Shqiptarėt u gėzuan, por qka ndodhi nė tė vėrtetė?,kėte e dimė shum mirė tė gjith.A po pėrsėritet i njejti skenar?,ta shofim!!
    dasht zoti kurrė,por zoti nuk ka qenė,s`ėshtė, e nuk do tė jetė me ata tė cilėt kanė vrarė,vrasin e do tė vrajnė veten e tyre.

  10. #110
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Kosova do tė jetė e pavarur nėse respekton tė drejtat e pakicave, thotė senatori Vojnoviē

    Prishtinė, 24 mars- Kosova do tė jetė e pavarur nėse i pėrmbahet premtimit pėr respektimin e plotė tė tė drejtave tė pakicave, tha senatori amerikan Xhorxh Vojnoviē pas takimit me Ekipin Negociator tė Kosovės.
    "Njerėzit kėtu angazhohen pėr pavarėsi, mirėpo porosia duhet tė jetė se nėse pavarėsia ndodh, njerėzit qė janė pakicė duhen trajtuar ashtu siē do tė dėshironit tė trajtoheshit ju", tha senatori Vojnoviē. Ai tha se krahas dėshirės nė Kosovė pėr tė pasur pavarėsinė, njėkohėsisht duhet tė sigurohen qė kjo tė bėhet nė mėnyrėn e duhur. "Nėse nuk bėhet nė mėnyrėn e duhur, atėherė do tė ketė ndryshim nė udhėheqjen politike nė Serbi", tha Vojnoviē, i cili e sheh si brengosėse ardhjen nė pushtet nė Serbi tė radikalėve. Kėto mėdyshje i ka hequr presidenti i Kosovės Fatmir Sejdiu duke i garantuar senatorit se kujdesi ndaj pakicave ėshtė i pashkėputshėm nga procesi i pavarėsisė. "Rrugėtimi ynė drejt pavarėsisė sė plotė dhe njohjes ndėrkombėtare ka po ashtu kuptimin e kujdesit tė veēantė qė kėto procese tė trajtimit nė bazė tė standardeve mė tė larta ndėrkombėtare tė tė gjithė qytetarėve dhe minoriteteve tė jenė nė bashkėngjitje, njė proces i vazhdueshėm", tha Sejdiu. Presidenti Sejdiu tha se synimi ėshtė qė Kosova tė ketė njė komunikim tė brendshėm dhe stabil me vendet fqinje, integrimet euroatlantike dhe njė prezencė tė trupave tė NATO-s nė Kosovė. Ndėrsa, Hashim Thaēi, tha se zyratarizimi i pavarėsisė sė Kosovės ėshtė vonuar pėr shkak tė mosvendosmėrisė sė komunitetit ndėrkombėar pėr tė njohur realitetin e Kosovės sė pavarur tė qershorit tė vitit 1999. "Por, unė besojė se ky pėrkushtim sot i politikės kosovare dhe vendosmėria e qytetarėve tė Kosovės do tė pėrshpejton proceset dhe ky vit do tė jetė viti i vendimit pėr statusin e Kosovė, tha ai. Senatori Vojnoviē ka takuar edhe pėrfaqėsuesit e serbėve tė Kosovės.

    Ekspertėt amerikanė diskutuan mbi Kosovėn nė Universitetin Xhorxhtaun

    Uashington, 24 mars - Tema e pakicave nė Kosovė ishte njė nga ēėshtjet mė tė rrahura edhe nė diskutimin qė u zhvillua tė enjten nė Universitetin Xhorxhtaun, i organizuar nė bashkėpunim me Shoqatėn e Studentėve Shqiptarė Pasuniversitarė.
    Ish ambasadori amerikan nė Turqi, Mort Abramovic, tha se negociatat pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės janė njė mundėsi pėr tė bindur shumicėn shqiptare tė zbatojė masa reale pėr mbrojtjen e pakicave. "Duhet shfrytėzuar rasti pėr tė ushtruar trysni ndaj shqiptarėve tė Kosovės qė tė marrin masa e tė miratojnė ligjet e nevojshme pėr pėrmirėsimin e gjendjes sė serbėve dhe pakicave tė tjera".
    Ambasador Abramovic thotė se, pėr ndėrtimin e njė shteti funksional nė Kosovė, duhen zgjidhur tri ēėshtje, kryesisht pėrmes Kėshillit tė Sigurimit. Vėshtirėsitė qė mund tė ndeshen pėr shkak tė pozicioneve tė mundshme tė Rusisė dhe Kinės, thekson ambasadori, shumėkush mendon se janė tė kapėrcyeshme. "Fillimisht Kosova duhet tė pranohet nė Kombet e Bashkuara dhe t'i jepet mundėsi tė bashkėpunojė me organizmat financiare ndėrkombėtare. Ēėshtja e dytė ėshtė zėvendėsimi i UNMIK ut. Cilat janė ato institucione vendase nė gjendje pėr tė marrė frenat nė dorė dhe cili do tė ishte roli i perėndimit gjatė kėtij procesi"? Kurse ēėshtja e tretė, thotė ambasadori, ka tė bėjė me zgjidhjen e qytetit tė ndarė tė Mitrovicės.
    Doktor Ēarls Kapēan, profesor i marrėdhėnieve ndėrkombėtare nė Universitetin Xhorxhtaun, mendon se ėshtė gabim heqja nga tryeza e bisedimeve e mundėsisė pėr ndryshime territoriale, meqenėse "njė pjesė e Kosovės ėshtė e lidhur de fakto me Serbinė". "Nėse bashkėsia ndėrkombėtare dhe Prishtina nuk janė tė pėrgatitura tė marrin masat e duhura pėr ribashkimin e Mitrovicės dhe Kosovės Veriore me njė shtet funksional kosovar, nuk mendoj se duhet ta konsiderojnė ndarjen si tė papranueshme. Kjo ėshtė njė zonė e banuar gati 100 pėrqind nga serbėt. Sistemi arsimor, ai shėndetėsor administrohen nga Beogradi. Ky i fundit ka madje oficerė sigurimi nė Mitrovicė nė kundėrshtim me rezolutėn e Kombeve tė Bashkuara. Pėr ta ribashkuar zonėn me pjesėn tjetėr tė Kosovės, duhet qė kėta oficerė tė dėbohen dhe mendoj se as Bashkimi Evropian, as Shtetet e Bashkuara, nuk janė tė gatshme pėr diēka tė tillė".
    Ndėrkaq, doktor Ēarls King i Universitetit Xhorxhtaun ėshtė i mendimit se asnjė prej diskutimeve pėr Kosovėn dhe tė ardhmen e saj nuk ka tė bėjė me tė drejtėn ndėrkombėtare, por me vetėvendosjen, pasi sipas tij, vetėvendosja ka qenė parimi, mbi bazėn e tė cilit bashkėsia ndėrkombėtare ka vepruar nė Ballkan 15 vjetėt e fundit. "Shqiptarėt e Kosovės nuk e meritojnė pavarėsinė mė shumė se serbėt e Krajinės, apo ata tė Republikės Serbe tė Bosnjės. Po ashtu edhe nė rastin e kombeve tė tjera, si pėr shembull kurdėt, Republika Turke e Qipros, apo raste tė tjera nė Euroazi. Por nga ana tjetėr, po ta shohim problemin se cila zgjidhje do ta bėjė tė ardhmen e rajonit mė shumė apo mė pak tė qendrueshme kėndvėshtrim qė ėshtė pjesė e logjikės qė i dha fund Jugosllavisė atėherė njė Kosovė e pavarur do tė pėrputhej me logjikėn e shpėrbėrjes sė Federatės Jugosllave dhe ky ėshtė gjithashtu pėrfundim logjik pėrsa i pėrket pavarėsisė sė Malit tė Zi". Qė tė tre ekspertėt e hedhin poshtė mundėsinė e destabilizimit tė Maqedonisė, nėse Kosova bėhet shtet i pavarur. (Z.A.)
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Faqja 11 prej 59 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Me ne fund u pranua publikisht se kosova ska ushtri
    Nga beni33 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 126
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 18:14
  3. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndėrkombėtar me Kosovėn
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  4. Kush jane vrasesit?
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 10-03-2004, 21:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •