Mekshejn: Serbia duhet ta lėrė Kosovėn tė bėhet njė shtet i pavarur
Londėr, 22 mars - "Shpresoj qė Beogradi mund ta kuptojė se Serbia duhet ta lėrė Kosovėn dhe tė bjerė dakord qė, me mbrojtje pėr serbėt qė jetojnė atje, ta lerė Kosovėn tė bėhet njė shtet i pavarur. Mendoj se ky do tė jetė njė hap i rėndėsishėm pėrpara nė 2006, - ėshtė shprehur nė njė intervistė pėr BBC-nė, ish-ministri britanik pėr Evropėn Denis Mekshejn.
Duke u pėrgjigjur pozitivisht nė njė pyetje retorike "qė Kosova duhet tė jetė krejtėsisht e pavarur", Mekshejn tha se
"ministrja e jashtme zvicerane Mishėlin Kalmi Rej ka dalė hapur dhe ka thėnė se Kosova duhet tė ketė status tė pavarur si njė shtet sovran", pėr tė shtuar se "ėshtė e pazakontė qė njė vend si Zvicra tė udhėheqė nė fushėn diplomatike".
Pasi i jep tė drejtė ministres zvicerane qė kėtė e thotė me "zė tė lartė", Mekshejn shprehet: "Ēdo ministėr i jashtėm nė Evropė dhe nė Shtetet e Bashkuara dhe nė komunitetin ndėrkombėtar po e thotė privatisht: se ne nuk duam tė vazhdojmė me Kosovėn si njė protektorat i Kombeve tė Bashkuara, me UNMIK un duke e drejtuar atė nė mėnyrė jo efikase".
"Kosova ka nevojė pėr mė pak ushtarė dhe mė shumė policė, dhe Kosova si njė shtet i pavarur sovran, e varfėr, me burime tė pamjaftueshme, me tė gjitha veshtirėsitė qė ka, do tė mund tė marrė mė shumė pėrgjegjėsi pėr vendimet e veta dhe nuk do tė bllokojė me integrimin e Serbisė nė Bashkimin Evropian, sepse ky ėshtė ēmimi i madh", thotė Mekshejn.
Ndėrkaq, duke komentuar sintagmėn "pavarėsi e kushtėzuar" pėr Kosovėn, Mekshejn shprehet se edhe "tė gjitha shtetet evropiane kanė pavarėsi tė kushtėzuar", nė kuptimin se kanė dorėzar njė pjesė tė sovranitetit tė tyre nė Bashkimin Evropian.
"Kėshtu nė Evropėn moderne, pavarėsia e kushtėzuar ėshtė ndoshta cilėsimi korrekt, por ne duam ta shohim Kosovėn me autoritetin e njė shteti qė ėshtė nė gjendje tė marrė kredi, qė ėshtė nė gjendje tė vendosė marrėdhėnie me institucionet ndėrkombėtare, tė ketė pėrgjegjėsi pėr sigurinė e vet, pėr policinė e vet dhe tė pranojė pėrgjegjėsi pėr minoritetet qė jetojnė brenda kufijve tė vet".
Nė lidhje me shqetėsimet pėr ekzistencėn e dy shteteve shqiptare nė Ballkan, Mekshejn nuk sheh asnjė problem, sepse sipas tij, "Shqipėria ka ekzistuar aty historikisht dhe ka qenė aty pėr shekuj".
Kosova ėshtė me njė shumicė tė madhe shqiptare - thotė ai, - andaj nuk sheh asnjė vėshtirėsi. "A duhet tė shqetėsohemi se ka dy tre, apo dy shtete e gjysmė gjermane, Gjermania, Austria, dhe Zvicra apo tre shtete e gjysmė franceze, Franca Belgjika, Zvicra", pyet Mekshejn, duke i quajtur ato "argumente irelevante". Pėr kėtė politikan britanik, "ajo qė ka rėndėsi nė Evropėn e sotme ėshtė mposhtja e krimit, korrupsionit, mposhtja e theksit tė tepruar mbi identitetin fetar dhe ecja pėrpara nė ekonominė moderne, me njė shoqėri tė drejtė, me arsim tė mirė pėr tė gjithė qytetarėt".
Krijoni Kontakt