Kosova, Serbia, Europa dhe Rusia...
... Po ti kthehemi historise se marredhenieve nderkombetare ne vitet 1912, po te hulumtojme rreth vendimeve te konferences se londres, Rusia mban tė njėjtin qėndrim si nė vitin 1912...
Nga Genti Metaj
Ne kohet qe po jetojme dhe vrullin e ri te ngjarjeve gjeo politike ne rajonin ballkanik, eshte me se e natyrshme ti kthehemi historise dhe te hulumtojme se cfare ka ndodhur ne ballkan.
Gjithsecili prej nesh jo rralle i drejtohet vetes me pyetjen e meposhtme: Cilat jane ngjarjet qe sollen aneksimin e Kosoves nga ana e Serbise ne vitin 1912? Si eshte e mundur qe ky aneksim u be sa hap dhe mbyll syte? Si eshte e mundur qe ne arenen nderkombetare dhe ne mesin e fuqive te medha nuk pati asnje pike respekti dhe pergjegjshmerie per popullin shqiptar dhe teresine teritoriale te Shqiperise? A mund te pohojme sot me gojen plote se se rasti Shqiperi dhe shqiptar eshte mbajtur teresisht ne fshehtesi dhe eshte kamufluar per gjate gjithe ketij shekulli. Sigurisht qe keto pyetje jane te denja per historianet tane, te cilet duhet te hulumtojne me shume dhe ne menyre me profesionale kete ceshtje, por une do te perpiqem te bej nje panorame te shkurter duke ju referuar dhe shkrimeve te autoreve te ndryshem, te cilet jane marre me kete teme. Sic e thekson dhe Romeo Gurakuqi ne nje shkrim ne gazeten metropol te dates 30 nentor 2007, Historia e Kosoves eshte epopeja e fundit e nje kolonie te fshehur, eshte rasti i fundit qe po zgjidhet ne nje kohe kur epoka koloniale ka perfunduar.
Ne kancelarite e fuqive te medha, te cilat kane patur historikisht kontakte te fuqishme me rajonin, prej kohesh ishte krijuar pershtypja se shqiptaret nuk jane te zot te krijojne dhe te menaxhojne nje shtet te mirefillte. Konvertimi i nje pjese te mire te kesaj popullsie ne fene islame ju tha mjaft krahe shteteve fqinje dhe kryesisht Serbise te manipulonin si tju donte qejfi me keto troje dhe kete popullsi. Nuk duhet te harrojme ne asnje rast se cfare imazhi kishte lene perandoria osamo-muslumane ne syte e oksidentit dhe botes mbare. Pra me thjeshte, manipulimi ishte krejt i lehte dhe i bindshem.
Nje aresye tjeter qe ndikoi drejtepedrejt, ashtu sic po verehet dhe ne ditet e sotme, ishin kontradiktat ndermjet fuqive te medha dhe ne menyre specifike te Rusise. Marredheniet nderkombetare qe pas luftes se famshme ballkanike, pas luftes se dyte boterore dhe instalimit te diktatures komuniste ne Shqiperi, kane patur nje efekt te drejteperdrejte mbi fatin e Kosoves dhe gjithe territoreve shqipatre. Pa hezituar mund te themi se rasti kosovar dhe i tere republikave qe krijuan te famshmen Federate Jugosllave, u bene per aresyen e thjeshte te mosmarreveshjeve te pazgjidhura mes fuqive te medha.
Po valle ai u morr kush me karakteristikat e ketyre popullsive? A pati nga ata politikane dhe politologe, shkrimtare, akademike te cilet studiuan dhe dhane mendimet e tyre ne lidhje me specifikat dhe historine e ketyre etnive, qe sot per neser u gdhine vellezer dhe perberes te nje kombi te ri, pra te Federates Jugosllave?
Sigurisht qe kesaj pyetje nuk mund ti pergjigjem dhe fjalen ja u kam lene atyre qe duhet ta kishin marre prej kohesh. Atyre qe permenda me siper dhe qe ne fund te fundit kjo eshte puna e tyre, te studiojne, te hulumtojne dhe pervec pergjigjeve te thata politike (keto te fundit jane te kushtezuara nga inetresat e njeres apo tjetres pale sipas epokes qe jetojme, sipas zhvillimeve te fundit dhe gjendjes gjeopolitike te dekadave te fundit. Ato nuk marrin parasysh asnje ose marrin parasysh fare pak elementet vital te zhvillimit te shoqerise), te vene ne dukje karakteristikat themelore te nje popullsie qe kerkon te beje shtet apo te reklamoje mevetesine ne nje moment te caktuar.
Po i referohem serish zotit Romeo Gurakuqi, i cili drejton pyetjen e meposhtme dhe ne te njejten kohe pergjigjet:
Po, si u pėrfshi Kosova nė Serbi? Trajtesa merr shkas nga puna gati 11-vjeēare kėrkimore e zhvilluar dhe e mbėshtetur tėrėsisht nė dokumentet qė gjenden nė Public Record Office-pėrkatėsisht Arkivi Shtetėror i Anglisė Uellsit dhe Mbretėrisė sė Bashkuar. Nė kėtė arkiv pėr vitet 1913-1914, me tė cilat zė fill dhe stabilizohet faza e parė e procesit tė lartpėrmendur, gjenden dosje tė tėra tė Foreign Office dhe tė Admiralatit tė Flotės Britanike, qė japin nė hollėsi trajtimin e plotė diplomatik tė problemit. (Dokumentet e vitit 1913 janė tė vendosur nė PRO.FO.371.1770, 1771, 1806, 1757, 1758, 1759, 1769, 1805, 1808, 1819, 1807, 1809; ndėrsa ato tė vitit 1914 janė tė vendosura nė dosjet: 1886, 1891, 1894, 1885, 1887, 1888, 1889, 1890, 1892, 1893, 1895, 1896, etj..
Pikėsėpari do tė mė duhet tė bėhet njė pėrshkrim tė shkurtėr tė kuadrit historik tė zhvillimit tė ngjarjeve.
Procesi i aneksimit tė Kosovės nga Serbia, njėlloj sikurse Hotit dhe Grudės, nga Mali i Zi, ėshtė i lidhur me ngjarjet e Luftės sė Parė Ballkanike nė vitet 1912-1913. Shtetet e reja ballkanike, pas lidhjes sė Aleancės me tyre nė pranverėn e vitit 1912, synonin tė pėrfitonin nga turbullira qė shkaktoi nė Kostandinopojė disfata nė luftėn Italo-Turke 1911 dhe nga kryengritjet e herėpashershme tė shqiptarėve, veēanėrisht ajo e vitit 1911. Ashtu sikurse shkruan historiani Ferdinand Schevill: Ata e ndjenė fitoren shqiptare, tashmė tė pashmangshme, nėpėrmjet tė cilės Shqipėria ishte duke u ndėrtuar si njė shtet autonom i pėrbėrė nga katėr vilajete, i Shkodrės, Janinės, Monastirit dhe Kosovė. Nė qoftė se propozimi shqiptar do tė pranohej, secili prej katėr aleatėve, (Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Bullgaria shėnim i imi. R.G.) do ta shikonte derėn e mbyllur nė njė krahinė tė caktuar, tė cilėn secila nė mėnyrė tė veēantė lakmonte.( Ferdinand Scevill, The History of Balkan Peninsula, from the earliest times to the present day, New York (revised edition) 1953, faqe 471).
Sic e sqaron dhe Romeo Gurakuqi nuk eshte e veshtire te nxjerrim disa perfundime ne lidhje me ate qe ka nodhur dhe ate qe po ndodh aktualisht me ceshtjen shqiptare. Nese i referohemi historise, viti 1912 eshte viti i filleses se luftes se organizuar ballkanike kunder perandorise osmane. Po valle a ishin te pergatitura fuqite e medha per nje triumf te ketyre popujve te vegjel kundrejt Gjigandit otoman? A ishin gati fuqite e medha tu benin balle ngjarjeve te pasluftes ballkanike te asaj epoke? Ndoshta eshte paradoksale, por fuqite e medha dhe ne menyre specifike Bashkimi Europian ndodhen pak a shume ne te njejten situate. Fare mire mund te drejtojme pyetjen: A ishte gati Europa dhe fuqite e tjera qe dominojne boten mbare per te perballuar gjendjen e sotme politike te Kosoves? A mund te imagjinonte kush deri te pakten para 9 vjetesh se problemi i Kosoves do te behej kryefjala e diplomacise nderkombetare te ketyre viteve te fundit. Nga ana tjeter ajo qe vlen te theksohet eshte se kete here, punen me te madhe e beri shtypi nderkombetar, i cili si asnjhere tjeter nuk heshti, nuk e fshehu genocidin qe po nderrmerrej kundrejt kosovareve. Nje tjeter aspekt shume i rendesishem eshte fakti se ne te kunderten e asaj qe ndodhi ne epoken e aneksimit te Kosoves, sot ekziston nje shtet shqiptar, i cili ka luajtur dhe vazhdon te luaje nje rol te dores se pare ne marredheniet nderkombetare. Kriza dhe lufta e Kosoves e forcuan dhe me shume rolin e Shqiperise ne arenen nderkombetare. Nuk duhet harruar fakti se ne momentin qe NATO kerkonte aleate ne ballkan per tu futur ne Kosove, i vetmi qe gjeten dhe ofroi gjithcka kishte, ishte po Shqiperia dhe shtetit shqiptar.
Nuk dua te futem ne hollesirat e situates se kohes, as te ripermend fakte te cilat te gjithe i njohim dhe i sternjohim. I vetmi moment qe vlen per tu rimarre eshte roli i Rusise ne dem te ceshtjes shqiptare; asokohe Rusia dhe Austro-Hungaria nuk duhej absolutisht te perplaseshin me njera tjeteren dhe si rrjedhim duhej bere nje kurban. E vetmja ceshtje qe u zgjidh pa marr aspak mendimin e sovranit ishte ceshtja shqiptare. I vetmi shtet qe u copezua dhe defakto ju caktuan kufijte pa respektin me te vogel ishte Shqiperia.
Austro-Hungaria, e gjendur pėrballė faktit tė kryer dhe ndryshimit te situates dhe interesave gjeopolitike ballkanike nė disfavorin e saj dhe nė tė mirė tė shteteve sllavo-ortodokse, pra nė fund tė fundit tė Rusisė, u pėrpoq ta balanconte kėtė me krijimin e njė shteti shqiptar sa mė tė madh qė tė ishte e mundur, duke pasur parasysh kėtu trojet ku banonte popullsia shqiptare.
Rusia, njėlloj siē sillet sot pas 95 vitesh, nuk hapi rrugė pėr zgjidhjen e problemit tė Shkodrės pa kėnaqjen deri nė fund tė ambicieve tė Serbisė nė Shqipėrinė verilindore, gjegjėsisht nė Kosovė. Nė pėrgjigje tė presionit gjerman pėr tė mos prishur konferencėn, Austro-Hungaria bėri njė seri lėshimesh deri sa Rusia ra dakord nė pėrfshirjen e Shkodrės nė Shqipėri. Pėr javė tė tėra paqja nė Evropė u var nė fatin e Pejės, Prizrenit, Dibrės dhe veēanėrisht tė Gjakovės. Mė caktimin e kėtyre qyteteve pėr Serbinė, dhe Hotit dhe Grudės pėr Malin e Zi, natyrisht qė ekzistenca jetėsore pėr banorėt e Shqipėrisė sė veriut do tė bėhej e pamundur ekonomikisht, mbasi gjithēka qė i lihej kėtij rajoni ishte vetėm njė zonė e tėrė shkėmbore jo produktive dhe sepse jeta e kėsaj zone kishte qenė e lidhur historikisht ngushtė, sidomos me Gjakovėn. Gjithashtu, Malėsia e Madhe shqiptare u nda nė mes, duke iu kėputur lidhjet e komunikimit, pėrveēse ekonomiko-tregtar edhe familjar. Me shkėputjen e rajoneve tė sipėrthėna, trungut tė shtetit tė porsa njohur shqiptar iu ndėrprenė arteriet themelore qė e bėjnė tė funksionueshėm njė komb, lidhshmėria politike, ajo ekonomike, komunikimi i brendshėm njerėzor. Pasojė e drejtpėrdrejtė e saj, natyrisht se nuk do tė ishte tjetėr veēse, varfėrimi i mėtejshėm ekonomik i rajoneve tė tėra malore shqiptare si rezultat i ndėrprerjeve tė marrėdhėnieve tradicionale, ruajtja e konservatorizmit gjysmė-mesjetar edhe mė tej nė epokėn moderne, mbajtja konstante e pasigurisė sė brendshme politike nė shtetin e ri shqiptar, dobėsim i mėtejshėm i nukleve kulturore evropiane brenda kombit shqiptar, njė Ballkan perėndimor krejtėsisht tė destabilizuar pėr njė kohė tė gjatė. Njė Shqipėri e tillė e lėnė nė mėshirė tė fatit, nėn kėrcėnimin e vazhdueshėm e konstant, tė shteteve mė tė fuqishme fqinje me institucione demokratike dhe evropiane tė pa stabilizuara, jo vetėm qė do tė bėhej detyrimisht njė njollė mjerimi nė Evropė pėr njė periudhė tė konsiderueshme, por gjithashtu, pozita e saj e gjymtuar do tė mund tė shkaktonte njė seri ndėrlikimesh qė do tė shtriheshin shumė pėrtej kufijve tė saj, Serbisė dhe Malit tė Zi.
Ashtu sic po veprohet dhe sot, ceshtja e dominimit apo kenaqja e orekseve ruse nuk u be mbi bazen e asnje karakteri shkencor, demografik, sociologjik, kulturor apo etnikisht dominues, e vetmja gje qe kerkuan dhe kerkojne ruset ishte dhe mbetet forcimi i filozofise fetare dhe vendosja e Rusise ne nje vend dominues ne politiken nderkombetare. Sigurisht qe ne momentin e bombardimeve te NATOS ne Kosove, Rusia kundershtoi, por do te ishte naive te mos pohonim se sot Rusia eshte shume here me e forte, te pakten nga ana ekonomike se cishte para 10 vjetesh. Tregjet Europiane kane nevoje te pashmangshme per Rusine. Mjafton te kujtojme veton ekonomike te Rusise ndaj Ukraines dhe Gjeorgjise, per te kuptuar se sa e rendesishme eshte bere kjo e fundit dy dekadat e fundit.
Kjo deshmohet me se miri pas zhvillimit te zgjedhjeve te fundit ne Rusi, ku mund te konfirmojme pa hezituar se komuniteti nderkombetar megjithese e di shume mire se zgjedhjet nuk ishin demokratike, se opozita ruse nuk pati te drejten e fushates ne median elektronike dhe ate te shkruar, ku gjithe bota e di se ne Rusi vriten gazetare, dhunohen njerez qe mendojne ndreyshe, kur OSBE nuk pranohet per monitorim etj., askush pervec SHBA dhe Gjermanise nuk doli hapur per te kontestuar kete farse demokratike.
Si pefundim mund te nenvizojme se aneksimi i Kosoves nga ana e Serbise nuk eshte absolutisht frut i nje deshire te pashfrenuar e popullit shqiptar te Kosoves per tu bere pjese e Serbise apo e Federates Jugosllave te asaj kohe. Asnje dhe askush nuk morri mundimin te pyeste kosovaret se cfare deshironin te behej me ta. Askush dhe asnjehere nuk kerkoi te behej nje konsultim popullor per te pare nese ata ishin dakord me fatin qe po ju caktonin te tjeret.
Megjithese sot serbet perpiqen te shfaqen ne syte e komunitetit nderkombetar si dialogues, si njerez qe nuk marrin dhe nuk do te marrin iniciativa te njeanshme, ata e dine fare mire se kete po e bejne per nje aresye shume te thjeshte: ka ikur koha kur copetimet, genocidet dhe masakrat fshihen, kamuflohen, ka ikur koha te trumbetojne se gjoja Kosova qenka djepi i qyteterimit te tyre, se gjoja kosovaret jane te ardhur ne Kosove. Ata jane te ndergjegjshem se askush nuk i kaperdin me, te pakten ne momentin qe po flasim dokrrat fetare, filozofite makabre dhe racore. Megjithese ne krah te tyre gjenden si ne ate kohe, aleatet e tyre Ruse, kohet kane ndyshuar. Defteret e vjetra jane shkundur nga pluhuri dhe sic e deklaroi Kryeministri Italin Roma Prodi gjate vizites se tij te fundit ne Tirane, Kosova do te behet shtet i pavarur.
Shenim i autorit: Ky shkrim erdhi si rrjedhoje e leximit me mjaft interes te studimit te zotit Romeo Gurakuqi, botuar ne gazeten metropol te dates 30 nentor 2007
Krijoni Kontakt