Pėr zgjidhjen jo tė drejtė tė statusit tė Kosovės
Shkruar nga R. Megjuani
Monday, 01 October 2007
Pėr zgjidhjen jo tė drejtė tė statusit tė Kosovės fajtorė do tė mbeten udhėheqėsit e partive tė mėdha ( Grupi i unitetit ) dhe po tė njejtat Fuqi tė Mėdha qė na copėtuan 1878, 1913
Me vendimin e Kongresit tė Berlinit u bė coptimi i parė i madhė i kombit shqiptarė mė 1878. Kancelari i Perandorisė Gjermane udhėheqėsi i Kongresit, Oto fon Bismarku pati deklaruar nuk ka komb shqiptarė, Shqipėrinė e cilėsonte vetėm si shprehje gjeografike, nė vend qė ta cilėsonte Serbinė si tė tillė. Dr. Skender Rizaj Serbia si territor gjeografik i serbėve, deri nė vitin 1878, pėrfshinte njė sipėrfaqe tė ngushtė. Ajo shtrihej nė Serbinė verilindore tė Serbisė sė sotme.
Pėr Serbinė e ngushtė pos historianėve shqiptarė dhe atyre botėrorė kanė shkruar edhe disa historianė serb edhe kėta tė fundit shkruajnė : nė Kongresin e Berlinit Serbisė ju bashkangjitėn edhe katėr qarqe; , i Nish-it, Piroti-it, Vranjes dhe i Toplices. Mali i Zi fitoi disa qytete (Nikshiqin, Podgoricen, Spuzhin, Koloshinin, Ulqinin). Po nė librat dhe enciklopeditė serbosllave figurojnė edhe hartat e Sėrbisė sė ngushtė dhe Malit tė Zi tė ngushtė. Pėr zgjerimin e Serbisė nė vendbanimet shqiptare qė bėhet shtet Serbia 1878 e ka ditur edhe Gjermania - Bismarku e fuqitė e tjera tė mėdha aty Feliks Kanic publicist dhe historian gjerman, mik i Sėrbisė nė vitin 1909 ka shkruar nė librin Sėrbia vendi dhe popullata e pėrkth. nga gjermanishtja nė serbokroatisht Beograd 1986. Autori gjerman cekė aty qė shqiptarėt kanė jetuar qė nga Kurshumlia Nish gjer mė 1878 tė cilėt u shpėrngulėn. Me vendimet e konferencės sė Londrės u bė copėtimi i dytė po i madhė i Shqipėrisė . Prap shtetet fqinje 1913 u zgjeruan nė trojet shqiptare sdm. Serbia nė Kosovė e Maqedoni. Konferencėn nė Londėr e udhėhoqi min. i j. britanik Eduar Grei i cili pranoi se vendimet mbi Shqipėrinė u morėn pėr tė siguruar mirėkuptimin midis Fuqive tė Mdha, pėr interesat e paqes nė Europė. Shpėrnguljet e shqiptarve sdm. 1877-8 shumica e historianve serb janė munduar ti arsyetojnė kinse shqiptarėt e kanė kolonizuar Toplicėn, Leskovcin, dhe Vranjėn deri me 1878, kanė luftuar pėrkrah turqėve kundra serbėve, ska patur shqiptarė por turq etj. Ashtu kinse pas dyndjeve serbe nga Kosova 1690, shqiptarėt janė vendosur nė Kosovė e pėrrreth. Dobrica Qosiqi shkruan pėr Serbinė gėnjeshtra ėshtė formė e patriotizmit tė tij. Pėr tri qėllime i potencova kėto dy copėtime mė tė mdha tė kombit tonė. 1. Rrallėherė politikanėt tanė faktorit ndėrkombtarė ( Fuqive tė Mėdha )ose mė mirė me thėnė kurrė nuk ia kanė pėrmendur coptimin e parė 1878 me vendimin e tyre, por ėshtė pėrmendur vetėm Kosova e okupuar nga Serbia , e as kėtė tė fundit nuk ia kanė pėrmendur F. tė Mėdha qė ia keni bėrė tapi Serbisė 1913 ashtu Maqedoninė. 2. Pėr kėto dy copėtime qė na u bėnė me vendimin e Fuqive tė Mėdha e kanė ditur dhe tash e dinė qė kanė vendosur padrejtėsisht nė dėm tonin e nė dobi tė Sėrbisė, siq u potencua mė lartė nga E. Grei nė Konferencėn e Londrės vendosėm mbi Shqipėrinė pėr interesat e paqės nė Europė nė mes Fuqive tė Mėdha. 3. Pėr kėto padrejtėsi kundra shqiptarve 1878, 1913 pos historianėve shqiptarė kanė shkruar edhe ata botėrorė, bile edhe disa historianė serbosllavė siq u cekė edhe mė lartė. Prandaj pėr kėto dy copėtime ėshtė dashur jo vetėm ti pėrmenden Sėrbisė e Fuqive tė Mdha por tė kėrkohen qė sot me mėrgatėn ( sdm. me shqiptarėt e shpėrngulur nė Turqi qė mė 1877-1966 sipas S. Rizės e hirtorianėve tjerė jemi 16 milionė).Udhėheqėsit e Kosovės, sdm. pas 1999-2007 janė treguar vetėm demagogė pa bėrė asgjė, pėrkundrazi kanė qenė nėnshtrues tė Unmikut-F. Ndėrkombtarė e nė dėm tė Kosovės. Pėr hir tė stabilitetit nė rajon Kosova nuk mund tė sakrifikohet mė. Kosova mjaft ėshtė copėtuar dhe ėshtė larė nė gjakė ( sdm. 1877-1999, 122 vjet). Politikanėt tanė 8 vite sa thonė Mitrovica nuk do tė jetė e ndarė, bile shqiptarėt qė andej janė shpėrngulur me tė madhe edhe pas ardhjes sė forcave ndėrkomėbtare, para syve tė tyre ku patė edhe shqiptarė tė vrarė. Dėbėllde i kaloi Maqedonisė, e ndonjė copėz Serbisė apo Malit tė Zi. Mitrovica me Zveqanin dhe Zubin Potokun regj. i vitit 1981, 63 , 2 % kanė qenė shqiptarė, tjerėt serb, romė, muslimanė, malazezė, turq. Z. Potoku u nda nga Mitrovica 1987 kurse Zveqani 1991. Leposaviqi regj. 81 serbė kishte 14.977 ose 88,6%, shqiptarė 5%, muslimanė, malazezė etj. Edhe pse Leposaviqi ishte shumicė serbe regj. 81 dhe 91 prap veriu i Kosovės shqiptarė ka qenė rreth 60% . Ka shtete nė Europė me pėrbėrje mė tė vogėl etnike si Letonia 56% letonė. Regjimi i Millosheviqit pėr ti favorizuar serbėt dhe sdm. pėr qėllime politike i krijoi 9 komuna : Zveqani, Z. Potoku , Shterpca , N. Bėrda, F. Kosova, Obiliqi, Opoja, Gora , Shtimja, Malisheva. Nga 22 komuna sa ishin nė Kosovė nė vitet e 90-ta u bėnė 30. Udhėheqėsit tanė me Unmikun ( F. Ndėrkombėtarė) nė vend qė ta shqyrtojė shfuqizimin e formimit tė komunave serbe gjatė kohės sė Millosheviqit, pėrkundrazi kėta udhėheqės me insistimin e Sėrbisė nė mes F. Ndėrkombėtarė pranuan tė formohen edhe mė shumė komuna serbe, tė kenė lidhje dhe financim edhe nga Serbia. Po kėta udhėheqės pranuan qė kishat serbe ti kenė pronat e tyre pėrrreth me nga qindra ha. si nė kohėn e kralėve serb tokat e shqiptarve. Decentralizim tė tillė njėetnik nuk ka askund ashtu kisha tė mbrojtura me statut tė veqantė edhe ndėrkombėtarė sipas planit tė Ahtisarit nuk ka askund nė botė. J. Krasniqi sek. i PDK-sė nė vitin 2004 gjatė trazirave patė deklaruar kėto vite ėshtė punuar si me Millosheviqin por pa te, ashtu kėtė verė deklaroi edhe Adem Demaqi nė njė gazetė tė Kosovės.Ēfarė pavarsie do tė jetė ajo me komuna serbe e kishtare serbe tė lidhura me Serbi. Mė pėlqeu njė fjali e publicistit tė njohur Sejdi Veseli nė internet Shqipėria e bashkuar 19. 09. 2007 Plani i Ahtisarit nuk i ofrohet as pėr sė afėrmi tė drejtave qė i kishim me kushtetutėn e 74-tės. Kjo fjali mė nxiti ta citoj Fadil Hoxhėn qka i ka thėnė Titos dhe Kardelit 12.02. 1945: Popoulli kurrė nuk do tė pajtohet.Reaksioni do tė thotė se ja Jugosllavia e re po del edhe mė e keqe se e vjetra. As unė vetė kurrė nuk do tė pajtohem. Ju e dini ēfarė premtimesh na keni dhėnė gjatė luftės dhe ato duhet ti mbani, ndryshe Jugosllavia do tė jetė pėr njė kohė tė gjatė nė luftė me shqiptarėt . Marrė nga libri Rifat Berisha figurė e shquar kombėtare Tiranė 1988, aut. Shaban Braha. Fuqitė e Mėdha pos dy copėtimeve tė mėdha qė na i bėne nė Berlin e Londėr por as masandej nuk patėn mirėkuptim as pėr Shqipėrinė as pėr Kosovėn e as pėr viset tjera shqiptare tė copėtuara nė shtetet fqinje. Kosova nuk u pėrkrah as me 1945 pas pėrfundimit tė luftės siq fituan republikėn Bosnja dhe Maqedonia. Kosova nuk u pėrkrah as me 1989 kur Millosheviqi e mori kushtetutėn me tanke dhe me gjendje tė jashtzakonshme jugosllave, Kushtetutė e cila ka qenė e garantuar edhe ndėrkombtarisht ku u derdh edhe gjak me dhjetra tė vrarė. Kosova nuk u pėrkrah as mė 1992 nė Londėr, nuk u pėrkrah as nė Dejton mė 1995 poashtu edhepse u derdh gjak nuk u pėrkrah as nė Konferencėn e Rambujesė 1999. Pas mbarimit tė luftės pėrfundimit tė bombardimeve tė NATO-s, UĒK-ja u ēarmatos, na u vunė korniza, kushte- standarde sipas konf. sė Rambujesė dhe Rezolutės 1244, decentralizimi, eksteritorialitet krejt kėto nė favor tė Serbisė. Serbia mė 5 korrik 1990 nė Kosovė aplikoi masat e dhunshme nė tė gjitha oranizatat punuese (qindra), institucione ku mbeten tė papunė rreth 140 000 vetė, ku 317 000 fėmijė tė tyre mbetėn pa shtesa fėmijnore. Nė Jugosllavi Kosova me shtesa fėmijnore zinte vendin e parė.Ndėrmarrjet ekonomike qė i patė dhunuar Sėrbia nė vitet e 90-ta , prapė pas luftės 1999 puntorėt shqiptarė nuk mundėn tė kthehen ne vendet e tyre te punės, kinse nga privatizimi i tyre . Sėrbia para B. Ndėrkombėtare edhe minoritetet joserbe po i llogaritė nė anėn e vetė bile po kėrkon edhe komuna pėr ta, kur dihet qė ato kanė qenė dhe janė me shqiptarė. Qėllimi i Sėrbisė ėshtė qė nė arenėn ndėrkombtare Kosovėn ta cilėso si Bosnjen( tri entitete).Siq dihet Kosova gati sė paku ėshtė multietnike nė botė, e nė ish J. pas Sllovenisė. Pėrkundėr kolonizimit serb 1918-1941, 1945-1966, dhe nė vitet e 90-ta , ardhacakėt serb nė Kosovė ( brenda kėtyre tri periudhave ) kanė qenė rreth 160 000 vetė. Pėr shqiptarėt e shpėrngulur sdm. qė nga viti 1877-1999 kurrė pa i pėrmendur faktori politik shqiptarė atij serb dhe ndėrkombtarė, ku mė shumė ka shqiptarė jashtė trojeve tė tyre se brenda pos Shqipėrisė londineze, ku edhe atje ka filluar shpėrngulja pas ardhjes nė pushtet tė S. Berishės. Don tė thotė shqiptarėt nuk kanė tė drejtė ti kėrkojnė trojet e tyre e tė kthehen kurse Serbia ka tė drejtė ta kėrko ende Kosovėn dhe ta kolonizo pėr herė tė 4-tė. Shqiptarėt nė komunėn e Medvegjės deri mė 24 mars para bombardimeve tė Natos ishin 5181 vetė, pas bombardimeve tė Natos mbetėn vetėm 333 shqiptarė, shih libri Rrugėtimi nėpėr luginė tė Preshevės, Preshevė 2006, aut. Skender Latifi ashtu nė Kosovė gjatė bombardimeve tė Natos kemi rreth 10 000 tė vrarė nga forcat serbe. Faktori politik shqiptarė qė pas 99-tės ėshtė dashur tė ngulė kėmbė tė paktėn nė pavarsi tė plotė tė Kosovės duke e fajėsuar edhe Naton Bashksinė Ndėrkombtare si garantuese gjatė bombardimeve pėr 78 ditė janė vrarė shqiptarė dhe dėme e shkatėrrime nga forcat serbe shumė mė shumė sesa pėr njė vit e gjysmė lufte. Ėshtė dashur tė kėrkohet qė konferenca e Rambujesė tė shpallet e pavlefshme , Rezoluta 1244 etj. Pėrkundrazi kėta udhėheqės jo qė nuk i kėrkuan kėto 2 shfuqizime por pranuan qdo gje nga faktori ndėrkombėtar nė dėm tė Kosovės. Kėta lider u pajtuan shumica pėr ndėrrimin e simboleve kombėtare madje edhe po heshtin pėr ndėrrimin e kombit dhe gjuhės nė atė kosovarė. Dhe pėr fund po i kėrkojnė votat dhe kanė filluar tė bėjnė fushatė pėr zgjedhje. Pranuan statut miqėsie me Serbinė dhe tash ne New York pranuan nėnshkruan me Serbi deklaratėn pėr vazhdimin e negociatave sipas Rezolutės 1244 tė inicuar nga Rusia vetem sipas kompromisit.
Krijoni Kontakt