Close

Rezultati i Sondazhit: Cili do tė jetė statusi pėrfundimtar i Kosovės?

Votues
274. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Pavarėsi e plotė

    168 61.31%
  • Pavarėsi e kushtėzuar

    82 29.93%
  • Autonomi

    10 3.65%
  • Tjeter.....

    14 5.11%
Faqja 52 prej 59 FillimFillim ... 2425051525354 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 511 deri 520 prej 590
  1. #511
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS
    Majėr: SHBA po jep shenja tėrheqjeje nga procesi i statusit tė Kosovės

    Zamira Edwards

    Zėri i Amerikės
    27-07-2007


    Me shtyrjen 120 ditėshe, Uashingtoni po jep shenja se dėshiron tė tėrhiqet sa mė shumė nga procesi pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės dhe tė angazhojė mė shumė vendet evropiane. Kėshtu shprehet Profesori i Universitetit Kombėtar tė Mbrojtjes, Stivėn Majėr, nė njė intervistė pėr Zėrin e Amerikės.

    Zėri i Amerikės: Zoti Majėr, Ekipi i Unitetit i Kosovės u takua nė fillim tė kėsaj jave me Sekretaren amerikane tė shtetit Kondolisa Rajs. Duke u nisur nga komentet si tė palės amerikane ashtu edhe atė shqiptare, si do ta vlerėsonin ju vizitėn e delegacionit kosovar nė Uashington?

    Stivėn Majėr: Mendoj se Ekipi i Unitetit i Kosovės, ashtu edhe zyrtarė serbė, qė pritet tė takohen nė Uashington me zyrtarė tė lartė tė administratės, po pėrpiqen tė sigurojnė angazhimin e qeverisė amerikane, njė qeveri qė gjithnjė e mė shumė po e humbet interesimin nė kėtė ēėshtje. Administrata amerikane kishte shpresuar qė kjo ēėshtje tė ishte zgjidhur deri tani. Kjo administratė e shikon kėtė si njė ēėshtje tė administratės Klinton. Zyrtarėt amerikanė mendojnė se kanė ēėshtje mė tė mėdha pėr tė zgjidhur. Pėr sa i pėrket Kosovės, ne po shikojmė njė dobėsim tė ēėshtjes shqiptare nė Uashington. Aktualisht Uashingtoni ėshtė i predispozuar tė dėgjojė, sepse strategjia e fundit dėshtoi. Zyrtarėt amerikanė po pėrpiqen tė gjejnė njė mėnyrė pėr tė ecur pėrpara, duke kėnaqur tė dyja palėt, nė se njė gjė e tillė ėshtė e mundur. Mendoj se Shtetet e Bashkuara do tė mbėshteten mė shumė tek vendet evropiane pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės. Uashingtoni do tė jetė pjesė e kėtij procesi, nė Grupin e Kontaktit, por ka tė ngjarė qė tė shohim njė angazhim mė tė madh nga Bashkimi Evropian dhe pėr kėtė tanimė ka shenja. Pra me pak fjalė kemi tė bėjmė me njė gjendje, ku Uashingtoni pėrpiqet tė tėrhiqet sa mė shumė nga ky proces, ta shikojė procesin mė me paanėsi dhe tė angazhojė mė shumė vendet evropiane.

    Zėri i Amerikės: Ju thoni se amerikanėt po pėrpiqen tė sigurojnė njė angazhim mė tė madh tė udhėheqėsve evropianė. Nė tė njėjtėn kohė, evropianėt duan sikur ta bindin Beogradin se e ardhnja e vendit ėshtė nė Evropė, diēka qė ėshtė thėnė edhe nga amerikanėt. A kemi kėtu tė bėjmė me njė zė tė pėrbashkėt tė tė dy palėve apo diēka tjetėr?

    Stivėn Majer: Deklarata tė tilla janė bėrė edhe mė parė pėr gati 10 vjet. Nė fakt ne po shikojmė njė ndryshim tė strategjisė. Strategjia Ahtisari nuk funksionoi. Nga ana tjetėr, Serbia nuk u tėrhoq nga qėndrimi i saj. Aspekti mė i rėndėsishėm ėshtė mbėshtetja qė i dha Rusia. Tani Perėndimi po pėrpiqet tė gjejė njė strategji tė re dhe nuk dihet se ē’drejtim do tė marė ky proces. Mbetet pėr t’u parė se ē’rol do tė luajė Grupi i Kontaktit dhe udhėheqja e Bashkimit Evropian. Unė e vė nė dyshim suksesin e argumentave, qė mund t’i bėhen Serbisė, nė pėrpjekje pėr tė zbutur qėndrimin e saj lidhur me Kosovėn. Serbia ende pėrballet me vėshtirėsi, qė pengojnė antarėsinė e saj nė Bashkimin Evropian, si gjendja e ekonomisė dhe ēėshtja e kriminelėve tė luftės. Mendoj se edhe sikur Serbia tė bindet se ėshtė fare afėr marrėdhėnieve konkrete dhe anėtarėsisė nė Bashkimin Evropian, ajo nuk do tė ndryshoj qėndrim lidhur me Kosovėn.

    Zėri i Amerikės: Si e shikoni ju periudhėn 120 ditėshe, e cila nė fakt nuk ka filluar ende. Ekipi i Unitetit duket se ėshtė larguar nga takimet nė Uashington me pėrshtypjen se nė fund tė kėsaj shtyrje do tė merret vendimi pėr statusin e Kosovės. Ē’mund tė pritet pas 120 ditėsh?

    Stivėn Majer: Periudha 120 ditėshe nuk ka filluar sepse fuqitė perėndimore, pas dėshtimit tė Planit Ahtisari, nuk janė tė sigurtė rreth drejtimit tė procesit. Ata nuk duan tė humbasin kohė nga kėto 120 ditė, ndėrsa pėrpiqen tė pėrcaktojnė kursin e sė ardhmes. Mendoj se do tė jetė shumė e domosdoshme qė si Prishtina ashtu edhe Beogradi, tė jenė lojtarė aktivė pėr tė pėrcaktuar strukturėn e bisedimeve, ndryshe nga procesi qė ēoi nė Planin Ahtisari. Ndryshe nga bisedimet e deritanishme, qė pėr mendimin tim nuk ishin negociata, por njė diktim qė iu imponua palėve, tani Prishtinės dhe Beogradit duhet t’u jepet mundėsia tė ulen e tė diskutojnė ēėshtje tė rėndėsishme pėr ta dhe asgjė tė mos pėrjashtohet nga bisedimet. Sidoqoftė, nuk do tė habitesha sikur vendimi pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės tė mos merej nė fund tė shtyrjes 120 ditėshe. Kjo varet nga evropianėt, veēanėrisht nė se ata e kuptojnė se mos zgjidhja e kėsaj ēėshtjeje sjell pasiguri, mund tė pasohet me akte dhune e me refugjatė. Mendoj se evropianėt do tė vazhdojnė negociatat matanė 120 ditėshit dhe kjo do tė krijojė probleme, veēanėrisht nė Kosovė.

    Zėri i Amerikės: Javėn e kaluar, ēėshtja e Kosovės u zhvendos jashtė Kėshillit tė Sigurimit pėr t’iu kaluar Grupit tė Kontaktit, madje tani flitet pėr njė treshe, SHBA-BE, Rusi, qė do tė kryesonin kėto bisedime. A kemi tė bėjmė kėtu me ndonjė ndryshim?

    Stivėn Majer: Duke u parė thjeshtė nga aspekti ligjor, pėrgjigja ėshtė JO. Problemi me tė cilin pėrballet Bashkimi Evropian dhe perėndimi ėshtė se ata nuk mund tė mos pėrfillin Rusinė, madje ata kanė nevojė pėr Rusinė. Ekzistojnė njė sėrė ēėshtjesh, pėrveē Kosovės, tė rėndėsishme pėr fuqitė perėndimore, pėr tė cilat ata kanė nevojė pėr Rusinė, si pėr shembull sistemi i mbrojtjes nga raketat, Irani. Rusia po rigjallėrohet, ekonomia e saj po lulėzon, dhe rusėt po bėhen pėrsėri gjithnjė e mė tė rėndėsishėm dhe kjo ėshtė pikėrisht ajo qė kanė dashur rusėt. Si rezultat, pjesa mė e madhe e bisedimeve mbi Kosovės do tė zhvillohen jashtė Grupit tė Kontaktit; Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian do tė takohen shpesh dhe do tė pėrpiqen tė arrijnė njė marrėveshje bashkėpunimi mes tyre dhe pastaj tė punojnė me Moskėn. Duke u nisur nga komente tė ndryshme qė kam dėgjuar, nė fund tė fundit ēėshtja e Kosovės do tė kthehet pėrsėri tek Kėshilli i Sigurimit, ku Rusia ka tė drejtė vetoje. Dhe pėr tė siguruar miratimin e Rusisė pėr kėtė ēėshtje, Perėndimit do t’i duhet tė paguajė njė ēmim tė lartė.

    VOA Shqip
    Amerika nuk terhiqet se ka interesa te tjera qe i tejkalojne ato shqiptare disafish.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #512
    SHBA pro, Serbia kundėr pavarėsisė sė Kosovės

    Sekretarja amerikane e shtetit Kondoliza Rajs i ka bėrė thirrje Serbisė pėr bashkėpunim nė procesin i cili po e ēon Kosovėn drejt pavarėsisė. Kjo u bė e ditur pas takimit tė Rajs me ministrin e jashtėm serb, Jeremiq.

    Kėshtu deklaroi njė diplomat i Ministrisė sė jashtme amerikane, pas takimit tė sekretares Rajs me ministrin e jashtėm serb, Vuk Jeremiq, tė zhvilluar mbrėmė nė Uashington.
    Burimet diplomatike thonė se sekretarja e shtetit ka insistuar qė Serbia tė plotėsojė obligimet e veta ndaj bashkėsisė ndėrkombėtare, nė radhė tė parė ndaj Tribunalit tė Hagės. Megjithatė, Kosova ishte tema kryesore e bisedimeve.
    "Tė gjithė e dinė se Kosova sė shpejti do tė bėhet shtet i pavarur, ndėrsa ne i bėjmė thirrje Serbisė pėr bashkėpunim nė kėtė periudhė", theksoi ky burim anonim, i cili nuk deshi tė flasė mė shumė pėr rrjedhėn e takimit Rajs - Jeremiq.
    Ministri serb Vuk Jeremiq, pas takimit deklaroi se megjithė dallimet ndaj ēėshtjes sė Kosovės, mes Serbisė dhe SHBA sėrish ėshtė vendosur njė dialog konstruktiv nė nivelin mė tė lartė. Jeremiq e quajti takimin si njė sinjal tė mirė nė fillim tė periudhės, kur duhet tė merret vendimi pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės. Sipas tij kjo zgjidhje duhet tė sigurojė paqė dhe stabilitet nė Ballkan. Mirėpo palėt kanė shprehur qėndrime tė ndryshme lidhur me zgjidhjen ideale pėr statusin e Kosovės.
    "Nuk kemi rėnė dakord lidhur me zgjidhjen pėr statusin e Kosovės. Ne jemi kundėr pavarėsisė, ndėrsa SHBA e mbėshtesin pavarėsinė", theksoi Jeremiq, duke shtuar se palėt megjithatė u dakorduan lidhur me rėndėsinė e periudhės sė ardhshme, tė cilėn duhet shfrytėzuar pėr bisedime serioze.
    Jeremiq u shpreh optimist lidhur me mundėsinė e pėrmirėsimit tė raporteve amerikano - serbe. Ai shpreson se Uashingtoni do tė pranojė qė zgjidhja e statusit tė Kosovės, si bazė tė ketė kartėn e OKB dhe parimet e drejtėsisė ndėrkombėtare.
    Sekretarja amerikane e shtetit, Kondoliza Rajs tė hėnėn ėshtė takuar nė Uashington edhe me grupin e Unitetit, tė cilit i ka premtuar vazhdimin e mbėshtetjes amerikane pėr pavarėsinė e Kosovės. Njėkohėsisht kosovarėve u ka bėrė thirrje tė kenė durim dhe tė heqin dorė nga idetė pėr shpalljen e njėanėshme tė pavarėsisė.


    Bahri Cani

    VOA

  3. #513

    Tajvanizimi I Kosovės Dhe Konfederata Me Shqipėrinė

    HAXHIU:"TAJVANIZIMI I KOSOVĖS DHE KONFEDERATA ME SHQIPĖRINĖ"



    Baton HAXHIU, analist


    RADIO EVROPA E LIRĖ
    Zoti Haxhiu, ēėshtja e statusit tė Kosovės ka kaluar nga Kėshilli i Sigurimit te Grupi i Kontaktit, pėrkatėsisht te treshja - SHBA, Rusi dhe BE. Duke pasur parasysh dallimet edhe nė kėtė treshe, ēfarė mendoni se do tė sjellin negociatat?

    BATON HAXHIU
    Mendoj se negociatat nuk janė aq tė lehta, janė tė komplikuara. Nuk mendoj se procesi negociues 120 ditėsh ose mė shumė, do tė ketė vetėm planin e Ahtisaarit, si pjesė tė bisedės. Unė mendoj se janė tri ēėshtje kryesore, qė do tė dalin nė ndėrkohė. Meqė Serbia ėshtė fituese e kėtij procesi negociues, ka bllokuar procesin realisht dhe juridikisht e ka ende Kosovėn brenda kornizės sė vet kushtetuese, ajo do tė provojė qė tė hapė biseda dhe letra tė reja nė kėtė proces. Procesi do tė ketė pikė tė parė mundėsinė e Kosovės nė njė lidhje konfederale me Serbinė ose nė njė variant qė Serbia do ta propozojė. Unė mendoj se kjo ėshtė e pamundur, pėr faktin se ėshtė harxhuar shumė kohė dhe Kosova e ka njėfarė lirie prej periudhės sė vitit 1999. E dyta, meqė ky variant nuk do tė realizohet, do tė provohet tė bisedohet dhe tė hidhet si variant ndarja e Kosovės. Meqenėse bashkėsia ndėrkombėtare ka investuar shumė nė realitetet e krijuara pas vitit 1990, duke respektuar ato qė quhen territoret e ish-republikave dhe krahinave, tė themi kushtimisht, atėherė, unė nuk besoj se do tė kemi njė ndarje klasike juridikisht tė veriut tė Kosovės. Dhe normalisht, si varianti i fundit, do tė vijė varianti i autonomisė territoriale tė veriut, qė konsideroj se do tė jetė pjesė e procesit, qė autonomia territoriale do tė jetė njė realizim juridik i pėrkohshėm, me tė cilin serbėt e Kosovės do tė realizojnė atė qė, faktikisht, ėshtė e realizueshme qė nga viti 1999, por edhe do ta formalizojnė juridikisht njė ndarje, e cila ėshtė aktualisht e funksionalizuar. Problem i dytė janė dallimet e bashkėsisė ndėrkombėtare ndėrmjet vete. Dallimet janė esencialisht tė mėdha, edhe pėr faktin se konstalacioni i forcave ndėrkombėtare ka ndryshuar. Ndėrkohė, Rusia ėshtė shumė prezente nė Bashkėsinė Evropiane me ekonominė e saj, me gazin dhe normalisht se Rusisė i duhet njė armik i jashtėm, po them kėshtu kushtimisht, brenda territorit rus, qė Putin tė vazhdojė mandatin e tij nga katėr nė shatat vjet, nė mars tė vitit qė vjen. Unė nuk mendoj se 120 ditėshi do tė jetė fundi i negociatave. 120 ditėshi do tė jetė ndoshta fundi i limitit tė datave dhe do tė hyjmė nė njė proces tė rėndė, njė proces qė quhet ‘tajvanizim i Kosovės’.

    RADIO EVROPA E LIRĖ
    Keni deklaruar se Serbia synon ta tajvanizojė Kosovėn, kėtė e pėrmendet sėrish. Ēfarė nėnkuptoni me kėtė?

    BATON HAXHIU
    Kosova ėshtė e lirė nga viti 1999, por nuk ka sovranitet dhe pavarėsi. Meqenėse nuk ka sovranitet dhe pavarėsi, atėherė natyrisht se kemi ngjashmėri me atė qė Tajvani e ka pasur njė periudhė 99 vjeēare ose njė periudhė tė gjatė, e qė normalisht e ka edhe sot. Mund Kosova ta ketė tė ndėrtuar sovranitetin dhe kontrollin mbi territorin, por nuk do tė jetė e pranuar nga Serbia. Kėshtu qė sovraniteti ėshtė i rėndėsishėm vetėm kur edhe fqinjėt e pranojnė. Ne do tė kemi probleme serioze kur shtetet fqinje ose njė pjesė e shteteve nuk do ta pranojnė Kosovėn si shtet tė pavarur. Prandaj, ne do tė jemi me probleme afatgjate tė kontestimit tė sovranitetit dhe pavarėsisė sonė. Dhe, nė ēfarėdo varianti, nė proces tė hyrjes nė BE, ne do tė kemi probleme serioze, nėse nuk na pranojnė tė gjitha shtetet e BE-sė. ‘Procesi i tajvanizimit’ do tė jetė pjesė e jona, sė paku edhe pėr njė dekadė apo mė shumė.

    RADIO EVROPA E LIRĖ
    Ėshtė thėnė se do tė ketė 120 ditė bisedime. Megjithatė, Moska dhe Beogradi kėrkojnė bisedime tė paafatizuara. Sa parashikoni se mund tė zgjasė ky proces?

    BATON HAXHIU
    Mendoj se procesi do tė zgjasė deri nė prill-maj tė vitit tė ardhshėm. Kur e them kėtė, flas pėr shkak tė ndėrtimit tė forcave ndėrkombėtare, tė cilat janė prezente nė kėtė proces. Unė mendoj se pa u zgjidhur problemi i presidentit rus, e ai do tė jetė nė mars, nuk do tė ketė pėrfundim tė procesit politik.

    RADIO EVROPA E LIRĖ
    Agjenda e bisedimeve nuk ėshtė pėrcaktuar ende. Kosovarėt thonė se nuk do tė negociojnė pavarėsinė, e as nuk do ta rihapin pakon e Ahtisaarit. Pėr ēfarė mund tė flitet nė kėto bisedime?

    BATON HAXHIU
    Procesi i negociatave do tė ngjajė si nė Rambuje. Do tė ketė "diplomaci shėtitėse", e cila do tė kurorėzohet me 2-3 takime, ku do tė kurorėzohet me nėnshkrime. Tash, ēėshtja e nėnshkrimeve nė dokumentin pėrfundimtar - a do tė jenė rusėt brenda nė atė nėnshkrim apo jo? Unė mendoj atė qė kam thėnė mė lart. Nė kėtė proces do tė hyjmė nė njė ‘proces tė tajvanizimit’, nė tė cilin sovraniteti i Kosovės do tė jetė i kontestuar nga njė pjesė e shteteve, e sidomos nga Serbia.

    RADIO EVROPA E LIRĖ
    Keni deklaruar mė parė se negociatat janė parapėrgatitje pėr ndarjen e Kosovės...

    BATON HAXHIU
    Unė mendoj se pika kryesore e negocimit do tė jetė ndarja e Kosovės ose autonomia territoriale, e vendosur juridikisht nė veri. Normalisht qė ata do tė kėrkojnė edhe pjesėn e Anamoravės, por ndoshta, nga ajo pjesė, mund tė lirohemi. Nuk ka arsye pse Serbia do tė hynte nė negociata, kur e di fundin e lojės nėse nuk do tė pėrmendte, pėr shembull, ndarjen e Kosovės ose autonominė territoriale. S’ka kuptim, realisht, tė bisedohet pėr pakon e Ahtisaarit, kur e kanė refuzuar atė. Prandaj, meqenėse nuk kanė pasur ofertė nga shqiptarėt, atėherė shqiptarėt do tė jenė tė befasuar me ofertėn serbe, por edhe ndėrkombėtare. Ēėshtja ėshtė se a duan ndėrkombėtarėt ta ndajnė Kosovėn tash, duke pasur parasysh investimet miliona dollarėsh nė gjithė regjionin, si dhe prezencėn ushtarake. Dhe, si kompromis, ndoshta do tė jetė autonomia territoriale. Por, unė mendoj se kosovarėt duhet tė jenė tė gatshėm, qė tė heqin dorė prej veriut, tė na heqin prej ankthit, prej dhimbjeve dhe ta heqin njė tumor, i cili do tė na lirojė nga streset e pėrditshme, pasiguria dhe e panjohura. Mendoj se ėshtė koha qė tė vendoset koncepti i pavarėsisė sė Kosovės dhe ndėrtimit tė njė konfederate me Shqipėrinė. Arsyeja ėshtė e thjeshtė: njė ekuivalencė ballkanike, ku nė njė shtet konfederal do tė jetojnė 7 milionė shqiptarė, me mundėsi tė zhvillimit ekonomik, kulturor dhe me mundėsi tė tregut tė lirė, ku 7 milionė do tė funksionin mė lehtė, mė qėndrueshėm dhe tė barabartė me tė gjitha kombet tjera, nė kuadėr tė rajonit. Tek e fundit, bashkėsia ndėrkombėtare dhe Serbia po na shtyjnė qė tė mendojmė pėr bashkimin kombėtar ose pėr bashkimin e mundshėm nė njė sistem konfederal me Shqipėrinė, pėr arsye se ēdo propozim pėr ndarjen e Kosovės ose autonominė territoriale, nuk ka kuptim qė tė shtyhet nė njė ‘proces tė tajvanizimit’. Humbja, tash ose mė vonė, ėshtė sikur ajo fjalia e famshme, tė cilėn e kemi dėgjuar sa e sa herė, se ‘mė i mirė ėshtė njė fund i tmerrshėm, sesa njė tmerr i pafund’. Jetesa me veriun ėshtė njė tmerr i pafund pėr Kosovėn. Prandaj, njė fund i tmerrshėm ėshtė heqja e atij tumori dhe ikja nė njė proces tė qetė, me 7 milionė shqiptarė nė njė shtet.

    RADIO EVROPA E LIRĖ
    Zoti Haxhiu, nė fund, meqė nė Kėshillin e Sigurimit dėshtoi tė miratohet rezoluta e re pėr Kosovėn, a prisni ju qė procesi tė kthehet sėrish nė OKB?

    BATON HAXHIU
    Po, nė variantin nėse ndėrtohet autonomia territoriale pėr serbėt nė veri. Do tė ishte njė shtet brenda shtetit dhe do tė kishte njė formė dubioze tė marrėdhėnieve tė veriut me Serbinė dhe Kosovėn, ku do tė thithnin taksa edhe nga Kosova, edhe nga Serbia. Njė variant i tillė do ta kthente Kosovėn nė Kėshillin e Sigurimit dhe do tė ndėrtohej procesi brenda tij. Por, njė variant tė tillė, unė, personalisht, nuk do ta kisha dėshiruar, pėr arsye se do tė jetonim edhe pėr njė dekadė me problemet e veriut, ku askush nuk do tė kishte kontroll dhe asgjė nuk do tė ishte e qartė, por gjithēka do tė ishte e panjohur. Unė nuk jam pėr kėtė variant. Unė jam pėr prerje radikale nė kėtė moment, qė realisht ėshtė pjesa mė funksionale pėr ndėrtimin e sė ardhmes sė kėtij regjioni. Nuk ka kuptim qė tė ndėrtohen enklava autonome, qė nė njė periudhė prej 5, 7 ose 10 vjetėsh, kur tė largohen Kombet e Bashkuara prej tyre, do tė kthehemi nė njė problem tė njėjtė. Prandaj, ne duhet ta prejmė konfliktin e sė ardhmes. Tash, preventivė - konflikti i sė ardhmes prehet nėse shkon veriu dhe ne ndėrtojmė shtet tė pavarur, i cili do tė na lidhte nė njė konfederatė me Shqipėrinė.

    INTERVISTOI: Bekim BISLIMI

    RADIO EVROPA E LIRĖ

  4. #514
    E premte, 27. Korrik, 2007

    DELETRO:"RUSIA QĖLLIMISHT ĖSHTĖ DUKE DOBĖSUAR KĖSHILLIN E SIGURIMIT"



    Alein DELETROZ, nėnkryetar i Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave


    RADIO EVROPA E LIRĖ
    Ēėshtja e Kosovės ėshtė bartur te "Treshja", pasi qė u bė e qartė se Rusia nuk do tė pajtohet me planin e Ahtisarit pėr pavarėsinė e mbikqyrur pėr Kosovėn. Kemi tė bėjmė me njė "pauzė" pėr Perendimin apo mbase Rusia nė kėtė rast ka shėnuar fitore?

    ALEIN DELETROZ
    Vėshtirė ėshtė tė flitet pėr fitoren e dikujt. Mė parė kemi tė bėjmė me betejė tė humbur tė Kėshillit tė Sigurimit. Tash shtrohet pyetje: pėrse ēėshtja e Kosovės ėshtė bartur te Grupi i Kontaktit dhe a mos dėshiron Rusia me kėtė veprim dobėsimin e Kėshillit tė Sigurimit? Mendoj se Rusia synonon pikėrisht kėtė. Ish fuqive tė mėdha, siē ėshtė rasti me Francėn, Britaninė dhe Rusinė, qė janė mėsuar me kėtė rol, por qė mė nuk kanė forcė pėr ta ushtruar ate, kėtė pozitė u ofron pikėrisht e drejta e vetos nė Kėshillin e Sigurimit. Rrjedhimisht, ato duhet tė jenė tė kujdesshme qė kėtė instrument mos ta dobėsojnė. Nė rastin e Kosovės kėtė rrezik mbi vete e ka marrė Rusia, pra qė qėllimisht tė dobėsoj Kėshillin e Sigurimit. Heret a vonė zgjidhja pėr Kosovėn do tė gjendet, por nuk e kuptoj se pėrse Moska ka marrė kėtė rrugė.

    RADIO EVROPA E LIRĖ
    Ēfarė do tė bėhet me planin e Ahtisaarit?

    ALIEN DELETROZ
    Plani i Ahtisaarit ėshtė instrument i shkėlqyeshėm pėr ecje pėrpara. Mendoj se ky plan mbetet suazė shumė e mirė pėr tė ardhmen dhe sidomos pjesa qė ka tė bėjė me mbrojtjen e pakicave. Kjo pjesė gjithėsesi duhet tė mbetet nė ēdo plan tė ardhshėm pėr statusin pėrfundimtar.

    RADIO EVROPA E LIRĖ
    Nė vazhdim do tė kemi 120 ditė bisedime, pėrmes tė ashtuquajturės "diplomaci fluturuese". A mendoni se nė kėtė periudhė do tė gjendet njė zgjidhje pėr Kosovėn?

    ALIEN DELETROZ
    Ekzistojnė tre skenarė. Njėri ėshtė qė shqiptarėt dhe serbėt tė jetėsojnė marrėveshje dhe me ēfardo marrėveshje tė tyre bashkėsia ndėrkombėtare do tė pajtohet. Mjerish nuk besoj nė diē tė tillė, sepse pozicionet te tyre janė shumė tė largėta. Mundėsi e dytė ėshtė qė Rusia nė njė ēast tė thotė se pajtohet me rezolutėn e Kėshillit tė Sigurimit pėr pavarėsinė e Kosovės. Por, aktualisht nė Moskė njė disponim i tillė nuk ekziston. Mundėsia e tretė ėshtė ngecja e plotė e bisedimeve dhe shpallja e njėanshme e pavarėsisė tė cilėn do ta njihnin Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės

    Intervistoi: M. RAKELA

  5. #515
    i/e regjistruar Maska e Kreshniku86
    Anėtarėsuar
    14-12-2005
    Postime
    1
    D te deshironim qe te gjithe qe te jete Pavaresi e lote, por veshtir se do te ndodhe.Shtyerjet po vahzdojn pa ndalur.....

  6. #516
    Negociatat 120 ditėshe, periudhė shumė e rrezikshme pėr Kosovėn, thotė Villiams

    Negociatat 120 ditėshe do tė jenė njė periudhė shumė e rrezikshme pėr Kosovėn. “Grupi i Unitetit” dhe qeveria e Kosovės do tė gjenden nėn njė presion tė madh, nga kėrkesat e Serbisė dhe Bashkimit Evropian pėr lėshime.
    Nėqoftėse Shtetet e Bashkuara dhe udhėheqėsit e Kosovės nuk ndėrmarrin disa hapa tė guximshėm politik pėr mbrojtur interesat e tyre, mund tė ketė disa ndryshime, por jo nė favor tė kosovarėve, ka thėnė profesori i Universitetit Amerikan dhe analisti i Institutit Karnegi, Pol Villiams.
    | e.h & RTK staff |



    04 gusht 2007
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  7. #517

    Thumbs up

    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS
    HAXHIU:"TAJVANIZIMI I KOSOVĖS DHE KONFEDERATA ME SHQIPĖRINĖ"



    Baton HAXHIU, analist


    BATON HAXHIU
    Unė mendoj se pika kryesore e negocimit do tė jetė ndarja e Kosovės ose autonomia territoriale, e vendosur juridikisht nė veri. Normalisht qė ata do tė kėrkojnė edhe pjesėn e Anamoravės, por ndoshta, nga ajo pjesė, mund tė lirohemi. Nuk ka arsye pse Serbia do tė hynte nė negociata, kur e di fundin e lojės nėse nuk do tė pėrmendte, pėr shembull, ndarjen e Kosovės ose autonominė territoriale. S’ka kuptim, realisht, tė bisedohet pėr pakon e Ahtisaarit, kur e kanė refuzuar atė. Prandaj, meqenėse nuk kanė pasur ofertė nga shqiptarėt, atėherė shqiptarėt do tė jenė tė befasuar me ofertėn serbe, por edhe ndėrkombėtare. Ēėshtja ėshtė se a duan ndėrkombėtarėt ta ndajnė Kosovėn tash, duke pasur parasysh investimet miliona dollarėsh nė gjithė regjionin, si dhe prezencėn ushtarake. Dhe, si kompromis, ndoshta do tė jetė autonomia territoriale. Por, unė mendoj se kosovarėt duhet tė jenė tė gatshėm, qė tė heqin dorė prej veriut, tė na heqin prej ankthit, prej dhimbjeve dhe ta heqin njė tumor, i cili do tė na lirojė nga streset e pėrditshme, pasiguria dhe e panjohura. Mendoj se ėshtė koha qė tė vendoset koncepti i pavarėsisė sė Kosovės dhe ndėrtimit tė njė konfederate me Shqipėrinė. Arsyeja ėshtė e thjeshtė: njė ekuivalencė ballkanike, ku nė njė shtet konfederal do tė jetojnė 7 milionė shqiptarė, me mundėsi tė zhvillimit ekonomik, kulturor dhe me mundėsi tė tregut tė lirė, ku 7 milionė do tė funksionin mė lehtė, mė qėndrueshėm dhe tė barabartė me tė gjitha kombet tjera, nė kuadėr tė rajonit. Tek e fundit, bashkėsia ndėrkombėtare dhe Serbia po na shtyjnė qė tė mendojmė pėr bashkimin kombėtar ose pėr bashkimin e mundshėm nė njė sistem konfederal me Shqipėrinė, pėr arsye se ēdo propozim pėr ndarjen e Kosovės ose autonominė territoriale, nuk ka kuptim qė tė shtyhet nė njė ‘proces tė tajvanizimit’. Humbja, tash ose mė vonė, ėshtė sikur ajo fjalia e famshme, tė cilėn e kemi dėgjuar sa e sa herė, se ‘mė i mirė ėshtė njė fund i tmerrshėm, sesa njė tmerr i pafund’. Jetesa me veriun ėshtė njė tmerr i pafund pėr Kosovėn. Prandaj, njė fund i tmerrshėm ėshtė heqja e atij tumori dhe ikja nė njė proces tė qetė, me 7 milionė shqiptarė nė njė shtet.

    RADIO EVROPA E LIRĖ
    Zoti Haxhiu, nė fund, meqė nė Kėshillin e Sigurimit dėshtoi tė miratohet rezoluta e re pėr Kosovėn, a prisni ju qė procesi tė kthehet sėrish nė OKB?

    BATON HAXHIU
    Po, nė variantin nėse ndėrtohet autonomia territoriale pėr serbėt nė veri. Do tė ishte njė shtet brenda shtetit dhe do tė kishte njė formė dubioze tė marrėdhėnieve tė veriut me Serbinė dhe Kosovėn, ku do tė thithnin taksa edhe nga Kosova, edhe nga Serbia. Njė variant i tillė do ta kthente Kosovėn nė Kėshillin e Sigurimit dhe do tė ndėrtohej procesi brenda tij. Por, njė variant tė tillė, unė, personalisht, nuk do ta kisha dėshiruar, pėr arsye se do tė jetonim edhe pėr njė dekadė me problemet e veriut, ku askush nuk do tė kishte kontroll dhe asgjė nuk do tė ishte e qartė, por gjithēka do tė ishte e panjohur. Unė nuk jam pėr kėtė variant. Unė jam pėr prerje radikale nė kėtė moment, qė realisht ėshtė pjesa mė funksionale pėr ndėrtimin e sė ardhmes sė kėtij regjioni. Nuk ka kuptim qė tė ndėrtohen enklava autonome, qė nė njė periudhė prej 5, 7 ose 10 vjetėsh, kur tė largohen Kombet e Bashkuara prej tyre, do tė kthehemi nė njė problem tė njėjtė. Prandaj, ne duhet ta prejmė konfliktin e sė ardhmes. Tash, preventivė - konflikti i sė ardhmes prehet nėse shkon veriu dhe ne ndėrtojmė shtet tė pavarur, i cili do tė na lidhte nė njė konfederatė me Shqipėrinė.

    INTERVISTOI: Bekim BISLIMI

    RADIO EVROPA E LIRĖ
    Edhe pse asnjehere nuk kame qene perkrahes i Baton Haxhiut, mund te theme se me kete analize te tije, pajtohem plotesisht.

    Jo te kete ndarje te Kosoves, por te kete ndryshmie te kufijeve, ku pjesa veriore e Kosoves ti bashkangjitet Serbise, kurse Lugina e presheves ti bashkangjitet Kosoves. Une personalisht mendoje qe Grupi i Unitetit, nese me te vertete mendon per te ardhmen e Kosoves dhe popullit te saj, qe ne keto bisedime 120 diteshe te dalin me kete platforme per ndryshime te kufijeve, nese serbet pretendojne per veriun, ashtu edhe ne do te pretendojme per luginen e presheves. Sa me kujtohet kete propozim i pari para ca vite e ka thene edhe akademiku Rexhep Qosja.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  8. #518
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Citim Postuar mė parė nga Sabriu
    Statusi pėrfundimtar i Kosovės do tė pėrcaktohet nė bazė tė rezolutės 1244,njė autonomi pėrmbajtėsore nėn kuadrin e Serbisė.
    Nė kuadrin e kėsaj autonomie do tė ket edhe miniautonomi qė do tė thot Kosova nėn sovranitetin,teritorialitetin dhe integritetin e Serbisė e bėrė cop/cop.Tani me vėnjen nė praktikė tė planit tė decentralizimit/kantonizimit/nė Kosovė,Kosova po shtrihet pėrfundimisht nė shtratin e saj tė vdekjes.Shqiptarėt e Kosovės do tė gjenden mbrenda saj /Kosovės/ tė shtrirė nė skllavėri tė pamėshirshme apo thėn mė kjart:do tė jenė tė shtrir nė njė varr masiv ku do t`iu shuhen ėndrrat e kamotshme pėr liri,shtet tė pavarur e sovran dhe bashkim kombėtar.
    --------------------------------------------------------------------------------------------------------
    Jemi tė vonuar sepse kemi fjetur shum kur tė tjerėt nuk kan fjetur as natėn.
    Ore Sabri,po merre kallashin ti e 500 000 meshkujt e tjere ne moshe lufte ne kosove e te shikosh ti ...paskan fjetur gjume te paret tane..shume mire ngrihu ti e une e tjetri e tjetri....Shqiptaret e shqiprise kane 60 vjet paqe e kane harruar ca eshte lufta,po gjaku nuk behet uje...jemi 8 milion shqiptare e teorikisht 2 milion burra...po sa nga keta 2 milion mund ta quajne veten burra?!!!!

    Ska serb a rus qe na ndal dot...ne kohe te enverit 600 000 rezerviste ishin gati per kur te na sulmonte amerika apo rusia te vdisnin ne bunker...sa vete jane sot gati te vdesin ne shqiperi e kosove?!!!

    Leri te vjetrit ti, e bene luften e tyre ata,ne te rinjte ku jemi,sa burrni kemi...kete do e shohim se afermi....jemi bere si p-i-c-k-a europiane,olele mami,make love not war,2 pirsing ne hunde e tre ne vesh si pederasta..ptu ....

  9. #519
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Une personalisht perkrah opcionin e shkembimeve te territoreve, veriu ti jepet Serbise dhe Lugina e Presheves ti kthehet Kosoves, dhe Kosova pastaj te bashkohet me Shqiperine. Duke pasur parasysh realitetin ne terren, mendoj qe ky eshte opcioni me i mire dhe me i mundshem qe kenaq me se miri si shqiptaret ashtu edhe serbet.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  10. #520

Faqja 52 prej 59 FillimFillim ... 2425051525354 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Me ne fund u pranua publikisht se kosova ska ushtri
    Nga beni33 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 126
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 18:14
  3. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndėrkombėtar me Kosovėn
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  4. Kush jane vrasesit?
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 10-03-2004, 21:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •