Close

Rezultati i Sondazhit: Cili do tė jetė statusi pėrfundimtar i Kosovės?

Votues
274. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Pavarėsi e plotė

    168 61.31%
  • Pavarėsi e kushtėzuar

    82 29.93%
  • Autonomi

    10 3.65%
  • Tjeter.....

    14 5.11%
Faqja 51 prej 59 FillimFillim ... 414950515253 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 501 deri 510 prej 590
  1. #501
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anėtarėsuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704
    Liga-Qytetare Shqiptaro-Amerikane (AACL)
    .................................................. .....................

    NUMĖRIMI PRAPA PĖR KOSOVĖN, CILI ĖSHTĖ BASTI NĖ KENEBUNKPORT
    Nga Shirley Cloyes DioGuardi dhe Joe DioGuardi

    Bota po pret pėr tė parė nėse bisedimet midis presidentit Bush dhe presidentit rus, Vladimir Putin nė Kenebunkport, Maine, mė 1 e 2 korrik, do ta thyejnė bllokadėn midis tė dy vendeve pėr statusin final tė Kosovės. Po qė se Putini ngul kėmbė nė shfrytėzimin e pushtetit tė Rusisė nėpėrmjet vetos nė Kombet e Bashkuara, liderėt e Kosovės duhet tė angazhohen dhe tė kėrkojnė pavarėsi tė plotė tani si mėnyra e vetme pėr t’i sjellė Kosovės dhe Evropės juglindore paqe tė qėndrueshme dhe stabilitet. Ata nuk duhet nė asnjė mėnyrė tė pranojnė nė heshtje njė raund tė ri bisedimesh.

    Joakim Ryker, administrator i OKB-sė nė Kosovė, ka tėrhequr me tė drejtė vėrejtjen nė dhjetor tė vitit 2006 e shtyrja e mėtejme e zgjidhjes sė statusit final tė Kosovės "do tė kishte kosto tė lartė ekonomike dhe politike pėr Kosovėn, pėr fqinjėt tanė, pėr rajonin nė tėrėsi dhe pėr komunitetin ndėrkombėtar". Dhe prapė se prapė, edhe gjashtė muaj mė pas, kur pritej qė nė pėrputhje me propozimin e dorėzuar nga i dėrguari i OKB-sė, Mahti Ahtisari, Kosovės t'i njihej njė "pavarėsi e mbikėqyrur", Grupi i Kontaktit ka vendosur qė nė vend qė ta zbatonte kėtė propozim, tė angazhohet pėr njė raund tė ri bisedimesh midis Prishtinės dhe Beogradit, gjithnjė nėn trysninė e rishfaqjes sė kėrcėnimit rus pėr ta pėrdorur tė drejtėn e vetos nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė.

    Thirrja pėr negociata tė reja - veprim i rrezikshėm
    Thirrja pėr negociata tė reja, me qėllim qė tė pėrfitohet miratimi i Rusisė pėr planin e Pavarėsisė sė Perėndimit pėr Kosovėn, pėrbėn njė hap potencialisht tė rrezikshėm tė shtyrjes sė statusit final tė Kosovės.

    Koha pėr shtyrje tė serishme dhe tė mėtejme ka kaluar qė moti pėr vendin ku 92 pėr qind e shumicės shqiptare tė Kosovės ka vuajtur mbi supe njė dekadė okupimi brutal dhe gjenocidi nė duart e forcave ushtarake dhe paraushtarake serbe . Dhe nė periudhėn tetėvjeēare tė pasluftės sė Kosovės tė vitit 1999, zhvillimi i saj politik, ekonomik dhe shoqėror ka vazhduar tė mbahet peng pikėrisht nga mungesa e statusit final.

    Me shpresė se do tė zgjidhet zėnka me Rusinė, javėn e fundit tė muajit qershor, ShBA-tė, Britania dhe Franca paraqitėn njė rezolutė tė re, e cila ftonte qė negociatat e reja katėr mujore tė drejtohen nga njė i dėrguar i ri i posaēėm i Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė.

    Po nuk u arrit konsensusi, do tė pasonte implementimi automatik i planit tė Ahtisarit, parashihte kjo rezolutė, me kushtin qė Kėshilli i Sigurimit “tė mos vendoste shprehimisht pėr diēka tjetėr”. Beogradi dhe Moska e hodhėn atė poshtė pėr arsye se kjo do ta bėnte Kosovėn ‘de jure’ tė pavarur.

    Ditė mė parė, ministri i jashtėm i Belgjikės, Karl de Gucht, ra dakord me qėndrimin e kėrkesat e palės serbe. Pas takimit me ministrin e jashtėm serb, Vuk Jeremic, ai theksoi publikisht e “Shumė vende anėtare tė Kėshillit tė Sigurimit dhe shumica e vendeve evropiane” duan rifillimin e negociatave katėmujore pa paracaktimin e rezultatit tė kėtyre bisedimeve. Duket qė aktualisht, vetėm Shtetet e Bashkuara tė Amerikės janė tė gatshme ta njohin pavarėsinė e Kosovės, po qė se dėshtojnė negociatat e reja.

    Deri nė pėrmbylljen dhe pėrfundimet e arritura nė samitin e Kenebunkportit, askush nuk do ta dijė me siguri nėse presidenti rus, Vladimir Putini, ėshtė duke aktruar thjesht (siē ka bėrė shpeshherė nė tė kaluarėn) apo ėshtė i vendosur tė ngulė kėmbė qė mbi tetėmbėdhjetė muaj pasi qė Marti Ahtisarit iu kėrkua nga OKB-ja tė angazhohet pėr ta gjetur statusin final tė Kosovės, serbėt dhe shqiptarėt duhet sėrish t’i kthehen tryezės sė bisedimeve.

    Rusia dhe synimi i saj pėr tė qenė faktor nė shekullin e 21-tė
    Por ajo qė komuniteti ndėrkombėtar nuk po e di ėshtė se Rusia filloi tė shtonte kundėrshtimin e saj ndaj planit tė Ahtisarit dimrin qė lamė pas dhe ky vend nė vazhdimėsi ka qėndruar, qė nga mbarimi i luftės, midis shprehjes sė mbėshtetjes pėr angazhimin e Perėndimit pėr sjelljen e pavarėsisė pėr Kosovėn dhe pėrqafimit tė kundėrshtimeve tė aleates sė saj, Serbisė, ndaj kėtij angazhimi dhe kėtyre pėrpjekjeve.

    Tani duhet tė jetė e qartė se Rusia ėshtė e motivuar shumė mė pak nga identifikimi i saj me Serbinė si vend sllav, apo madje edhe shumė mė pak nga shqetėsimet e shprehura shpeshherė pėr gjoja faktin se pavarėsia e Kosovės do tė pėrbėjė “precedent” pėr rajonet qė kėrkojnė shkėputje nga hapėsira ish-sovjetike. Motivi kryesor vjen nga nevoja e Rusisė pėr t’i demonstruar Perėndimit se ėshtė lojtar ndėrkombėtar qė duhet tė merret para sysh, duhet tė llogaritet mirė nė shekullin e 21, veēanėrisht pėr shkak tė rezervave tė saj tė naftės dhe tė gazit natyror.

    Duke u gjendur pėrballė kėrcėnimit rus se do ta pėrdor veton nė Kėshillin e Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara, disa vende anėtare tė Bashkimit Evropian, kanė shprehur shqetėsimin se Rusia do t’ua ndėrpresė atyre qasjen nė linjat furnizuese me kėtė energji, po qė se ato u bashkėngjiten Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, nė njohjen e pavarėsisė sė Kosovės.

    Si rezultat i kėsaj, kėto vende tani nuk duan ta njohin pavarėsinė e Kosovės pa njė rezolutė tė Kėshillit tė Sigurimit, e cila do ta bartte administratėn e Kosovės nga Kombet e Bashkuara nė duart e njė zyreje civile ndėrkombėtare tė drejtuar nga Bashkimi Evropian, tė mbėshtetur nga forca paqeruajtėse qė numėron 17 mijė trupa dhe qė drejtohet nga NATO e njihet me emrin KFOR. Marrė historikisht, rezervat energjetike, nuk kanė qenė ēėshtja primare e Evropės. Vendet anėtare tė BE-sė kanė qenė pėrherė tė pėrēara pėr politikėn e jashtme qė do tė duhej ndjekur nė Ballkan dhe kėto vende kanė reaguar vetėm kur Shtetet e Bashkuara tė Amerikės kanė shprehur lidershipin e tyre pėrmes aksionit.

    Tom Lantosi: Pavarėsi me ose pa rezolutė tė OKB-sė
    Siē ka deklaruar kongresisti Tom Lantos, kryetar i Komitetit tė Dhomės sė Pėrfaqėsuesve pėr Punė tė jashtme nė njė takim historik, tė mbajtur me 21 qershor me pjesėtarėt e Duma-s ruse pėrgjegjės pėr politikė tė jashtme, “Ēėshtja e statusit final ose do tė zgjidhet nė Kombet e Bashkuara, ose pasi qė Kosova ta shpallė pavarėsinė e saj nė mėnyrė tė njėanshme, mund t’ju siguroj se tė nesėrmen e shpalljes sė kėsaj pavarėsie, Shtetet e Bashkuara do ta njohin atė si vend tė pavarur dhe kėtė njohje do ta shpallin edhe Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Holanda, Danimarka dhe tė gjithė tė tjerėt. Andaj ajo qė mund tė bėjė Rusia ėshtė ose tė jetė pėrkrah Evropės dhe Shteteve tė Bashkuara nė bazė tė njė rezolute tė Kombeve tė Bashkuara qė mė nė fund do tė bėjė ndėshkimin pėr spastrimit etnik, ose do tė ngelet e vetmuar mė njė anė“.

    Rezultati pėrfundimtar do tė varet nga shpejtėsia dhe forca e reagimit amerikan

    Rezultati i gjithė kėsaj do tė varet nga shpejtėsia dhe vendosmėria me tė cilėn do tė reagojnė Shtetet e Bashkuara kundėr intransingjencės sė palės ruse. Ka tė ngjarė qė, sa mė e gjatė qė tė jetė shtyrja e vendimit pėr statusin final tė Kosovės, aq mė shumė do tė tretet vendosmėria e Evropės dhe e ShBA-ve pėr rezultatin pėrfundimtar, ndėr tė tjera edhe pėr shkak tė kushteve e rrethanave tė ndryshme objektive, siē janė, fjala vjen, largimi i Havier Solanės nga posti i sekretarit tė pėrgjithshėm tė Kėshillit tė Bashkimit Evropian nė tetor tė vitit 2007 dhe mbajtja e zgjedhjeve presidenciale tė ShBA-ve, njė aktivitet qė fillon me fillimin e vitit 2008.

    Sa mė e gjatė qė tė jetė shtyrja, aq mė i fuqishėm do tė jetė edhe kundėrshtimi serb dhe pėr tė qenė mė keq akoma, gjatė kėsaj kohe Beogradi do ta lehtėsojė nė masė recesionin e serbėve nė veri tė Kosovės (njė objektiv i pėrhershėm dhe pėrfundimtar ky i palės serbe) me gjithė kėmbėnguljen e Perėndimit se nuk mund tė ketė as ndarje as ndryshim tė kufijve.

    Mbi tė gjitha, sa mė e gjatė tė jetė shtyrja, nė sytė e popullit tė Kosovės do tė vazhdojė tė tretet legjitimiteti i strukturės politike tė Kosovės dhe komunitetit ndėrkombėtar qė e mbėshtet atė dhe kjo do tė ndodhė pavarėsisht nga pėrkatėsia e tyre etnike.

    Shqiptarėve tė Kosovės iu kėrkua tė besonin se do tė ishin tė pavarur nė fund tė vitit 2006

    Ata e kanė ditur se mbėshtetja e Perėndimit pėr Kosovėn ka filluar tė ngatėrrohet qė kur zyrtarėt amerikanė dhe evropianė morėn parasysh kėrkesėn e Vojisllav Koshtunicės dhe tė Boris Tadicit pėr shtyrjen e vendimit pėr statusin final tė Kosovės deri pas zgjedhjeve tė pėrgjithshme tė Serbisė nė janar tė vitit 2007, ose (Ndryshe nė pushtet do tė vinin radikalėt)

    Veprim i padrejtė ndaj shqiptarėve tė Kosovės
    Nuk guxon Perėndimi tė nėnvlerėsojė ndikimin potencial tė kėsaj gjendje tė pashpresė nė tė cilin ėshtė zhytur tani Kosova. Shqiptarėt e Kosovės e pranuan planin me shumė tė emta tė Ahtisarit me qėllim qė tė demonstronin gatishmėrinė e tyre pėr tė bashkėpunuar me Perėndimin dhe nga besimi se bashkėpunimi i tyre do tė shpinte nė liri.

    Ata e dinė se negociatat e reja nuk do tė shpinė asgjėkund vetėm nė njė fushatė tė Beogradit dhe tė Moskės pėr tė nxjerrė koncesione tė reja nga Shqiptarėt, koncesione kėto qė do tė shkonin pėrtej atyre qė i ka sjellė procesi Ahtisari dhe do tė shpijnė nė bllokimin pėrfundimtar dhe permanent tė integrimit tė serbėve tė Kosovės, njė popullsi qė pėrbėn mė pak se 5 pėr qind tė popullsisė sė gjithmbarshme, nė jetėn politike dhe ekonomike tė Kosovės.

    Shpėrthimin e serishėm tė konfliktit nė Kosovė mund ta parandalojė vetėm sinjali i fuqishėm nga qeveria amerikane. Kongresi amerikan duhet ta nxisė presidentin Bush ta mbėshtesė deklaratėn e tij tė 10 qershorit nė Tiranė, kryeqytetin e Shqipėrisė, se “Ēfarė ėshtė boll, ėshtė boll dhe rezultati i fundit duhet tė jetė Pavarėsia e Kosovės” dhe ata duhet ta bėjė atė tani./Pėrktheu: Musli Bazhdaraj – Pėrgatiti pėr botim: Elida Buēpapaj)

    28 qershor 2007

    (Shirley Cloyes DioGuardi ėshtė Kėshilltare e LQSHA-sė pėr ēėshtje tė Ballkanit, ndėrsa ish-kongresisti Joe DioGuardi ėshtė themelues i Lidhjes Qytetare Shqiptaro)
    Punė, djersė, dashuri mes njerėzve dhe ndaj atėdheut.

  2. #502
    zhapik buster Maska e drity
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  3. #503
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Condoleza Rice tha sot se ceshtja e Kosoves do te zgjidhet jashte KEshillit te Sigurimit e do ti kaloje Grupit te Kontaktit ku Rusia nuk ka te drejte vetoje. Kosova do te shpalle pavaresine brenda Krishtlindjeve te ketij viti.

  4. #504
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Pavarsi e plote dhe me vone bashkim me Shqiperine
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  5. #505
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    per kete duhet qe ne Shqiperi te vijne pushtet nje brez i ri politikanesh, te rinj e atdhedashes jo si keta qe kemi deri tani, te vjeter, dhe paradashes e qe as e cajne koken per interesa madhore.

  6. #506
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ēeku: 28 Nentori duhet te jete dita e shpalljes se pavaresise,
    Kryeministri i Kosoves, Agim Ēeku, u shpreh kunder hedhjes ne votim te rezolutes per Kosoven ne Keshillin e Sigurimit nese dihet qrte se Rusia do ta perdore veton. Pas takimit qe zhvilloi me Kryeadministratorin Joakim Ryker, Ēeku vleresoi se vetoja e Rusia mbi rezoluten do te ishte e demshme per Kosoven. Ai po ashtu permendi 28 Nentorin si date kur Kosova duhet ta shpall pavaresine. “Ajo eshte dite per t'u festuar ” tha ai. Institucionet kosovare po pergatiten per forma tjera te arritjes se pavaresise pasi Keshili i Sigurimit nuk ka arritur deri tash ta tejkaloje kundershtimin e Rusise per rezolute, tha Ēeku pas takimit qe pati ne Prishtine me kryeadministratorin Ryker.

  7. #507
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-02-2006
    Postime
    2
    Peticion per Kosoven ne www.denoncoj.info

  8. #508
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Me shume se pavaresi e kushtezuar eshte vetem enderr,sta jep njeri te drejten e bashkimit me shqiperine apo te jesh shtet qe mbrohesh vete e ke forca te armatosura...mbikqyrja e kosoves do vazhdoje gjate per fat te keq...Vetem ne rastin e pamundur te nje nderhyrje te shqiperise ne punen e kosoves do kishte pavaresi te plote si pasoje e nje fitoreje mbi serbet....Sot ashtu si dhe dje po nuk korre nje fitore ushtarake domethenese nuk ta jep kush pavaresine e plote....per fat te keq keshtu ka qene e keshtu do jete...

  9. #509

    SHBA po jep shenja tėrheqjeje nga procesi i statusit tė Kosovės

    Majėr: SHBA po jep shenja tėrheqjeje nga procesi i statusit tė Kosovės

    Zamira Edwards

    Zėri i Amerikės
    27-07-2007


    Me shtyrjen 120 ditėshe, Uashingtoni po jep shenja se dėshiron tė tėrhiqet sa mė shumė nga procesi pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės dhe tė angazhojė mė shumė vendet evropiane. Kėshtu shprehet Profesori i Universitetit Kombėtar tė Mbrojtjes, Stivėn Majėr, nė njė intervistė pėr Zėrin e Amerikės.

    Zėri i Amerikės: Zoti Majėr, Ekipi i Unitetit i Kosovės u takua nė fillim tė kėsaj jave me Sekretaren amerikane tė shtetit Kondolisa Rajs. Duke u nisur nga komentet si tė palės amerikane ashtu edhe atė shqiptare, si do ta vlerėsonin ju vizitėn e delegacionit kosovar nė Uashington?

    Stivėn Majėr: Mendoj se Ekipi i Unitetit i Kosovės, ashtu edhe zyrtarė serbė, qė pritet tė takohen nė Uashington me zyrtarė tė lartė tė administratės, po pėrpiqen tė sigurojnė angazhimin e qeverisė amerikane, njė qeveri qė gjithnjė e mė shumė po e humbet interesimin nė kėtė ēėshtje. Administrata amerikane kishte shpresuar qė kjo ēėshtje tė ishte zgjidhur deri tani. Kjo administratė e shikon kėtė si njė ēėshtje tė administratės Klinton. Zyrtarėt amerikanė mendojnė se kanė ēėshtje mė tė mėdha pėr tė zgjidhur. Pėr sa i pėrket Kosovės, ne po shikojmė njė dobėsim tė ēėshtjes shqiptare nė Uashington. Aktualisht Uashingtoni ėshtė i predispozuar tė dėgjojė, sepse strategjia e fundit dėshtoi. Zyrtarėt amerikanė po pėrpiqen tė gjejnė njė mėnyrė pėr tė ecur pėrpara, duke kėnaqur tė dyja palėt, nė se njė gjė e tillė ėshtė e mundur. Mendoj se Shtetet e Bashkuara do tė mbėshteten mė shumė tek vendet evropiane pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės. Uashingtoni do tė jetė pjesė e kėtij procesi, nė Grupin e Kontaktit, por ka tė ngjarė qė tė shohim njė angazhim mė tė madh nga Bashkimi Evropian dhe pėr kėtė tanimė ka shenja. Pra me pak fjalė kemi tė bėjmė me njė gjendje, ku Uashingtoni pėrpiqet tė tėrhiqet sa mė shumė nga ky proces, ta shikojė procesin mė me paanėsi dhe tė angazhojė mė shumė vendet evropiane.

    Zėri i Amerikės: Ju thoni se amerikanėt po pėrpiqen tė sigurojnė njė angazhim mė tė madh tė udhėheqėsve evropianė. Nė tė njėjtėn kohė, evropianėt duan sikur ta bindin Beogradin se e ardhnja e vendit ėshtė nė Evropė, diēka qė ėshtė thėnė edhe nga amerikanėt. A kemi kėtu tė bėjmė me njė zė tė pėrbashkėt tė tė dy palėve apo diēka tjetėr?

    Stivėn Majer: Deklarata tė tilla janė bėrė edhe mė parė pėr gati 10 vjet. Nė fakt ne po shikojmė njė ndryshim tė strategjisė. Strategjia Ahtisari nuk funksionoi. Nga ana tjetėr, Serbia nuk u tėrhoq nga qėndrimi i saj. Aspekti mė i rėndėsishėm ėshtė mbėshtetja qė i dha Rusia. Tani Perėndimi po pėrpiqet tė gjejė njė strategji tė re dhe nuk dihet se ē’drejtim do tė marė ky proces. Mbetet pėr t’u parė se ē’rol do tė luajė Grupi i Kontaktit dhe udhėheqja e Bashkimit Evropian. Unė e vė nė dyshim suksesin e argumentave, qė mund t’i bėhen Serbisė, nė pėrpjekje pėr tė zbutur qėndrimin e saj lidhur me Kosovėn. Serbia ende pėrballet me vėshtirėsi, qė pengojnė antarėsinė e saj nė Bashkimin Evropian, si gjendja e ekonomisė dhe ēėshtja e kriminelėve tė luftės. Mendoj se edhe sikur Serbia tė bindet se ėshtė fare afėr marrėdhėnieve konkrete dhe anėtarėsisė nė Bashkimin Evropian, ajo nuk do tė ndryshoj qėndrim lidhur me Kosovėn.

    Zėri i Amerikės: Si e shikoni ju periudhėn 120 ditėshe, e cila nė fakt nuk ka filluar ende. Ekipi i Unitetit duket se ėshtė larguar nga takimet nė Uashington me pėrshtypjen se nė fund tė kėsaj shtyrje do tė merret vendimi pėr statusin e Kosovės. Ē’mund tė pritet pas 120 ditėsh?

    Stivėn Majer: Periudha 120 ditėshe nuk ka filluar sepse fuqitė perėndimore, pas dėshtimit tė Planit Ahtisari, nuk janė tė sigurtė rreth drejtimit tė procesit. Ata nuk duan tė humbasin kohė nga kėto 120 ditė, ndėrsa pėrpiqen tė pėrcaktojnė kursin e sė ardhmes. Mendoj se do tė jetė shumė e domosdoshme qė si Prishtina ashtu edhe Beogradi, tė jenė lojtarė aktivė pėr tė pėrcaktuar strukturėn e bisedimeve, ndryshe nga procesi qė ēoi nė Planin Ahtisari. Ndryshe nga bisedimet e deritanishme, qė pėr mendimin tim nuk ishin negociata, por njė diktim qė iu imponua palėve, tani Prishtinės dhe Beogradit duhet t’u jepet mundėsia tė ulen e tė diskutojnė ēėshtje tė rėndėsishme pėr ta dhe asgjė tė mos pėrjashtohet nga bisedimet. Sidoqoftė, nuk do tė habitesha sikur vendimi pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės tė mos merej nė fund tė shtyrjes 120 ditėshe. Kjo varet nga evropianėt, veēanėrisht nė se ata e kuptojnė se mos zgjidhja e kėsaj ēėshtjeje sjell pasiguri, mund tė pasohet me akte dhune e me refugjatė. Mendoj se evropianėt do tė vazhdojnė negociatat matanė 120 ditėshit dhe kjo do tė krijojė probleme, veēanėrisht nė Kosovė.

    Zėri i Amerikės: Javėn e kaluar, ēėshtja e Kosovės u zhvendos jashtė Kėshillit tė Sigurimit pėr t’iu kaluar Grupit tė Kontaktit, madje tani flitet pėr njė treshe, SHBA-BE, Rusi, qė do tė kryesonin kėto bisedime. A kemi tė bėjmė kėtu me ndonjė ndryshim?

    Stivėn Majer: Duke u parė thjeshtė nga aspekti ligjor, pėrgjigja ėshtė JO. Problemi me tė cilin pėrballet Bashkimi Evropian dhe perėndimi ėshtė se ata nuk mund tė mos pėrfillin Rusinė, madje ata kanė nevojė pėr Rusinė. Ekzistojnė njė sėrė ēėshtjesh, pėrveē Kosovės, tė rėndėsishme pėr fuqitė perėndimore, pėr tė cilat ata kanė nevojė pėr Rusinė, si pėr shembull sistemi i mbrojtjes nga raketat, Irani. Rusia po rigjallėrohet, ekonomia e saj po lulėzon, dhe rusėt po bėhen pėrsėri gjithnjė e mė tė rėndėsishėm dhe kjo ėshtė pikėrisht ajo qė kanė dashur rusėt. Si rezultat, pjesa mė e madhe e bisedimeve mbi Kosovės do tė zhvillohen jashtė Grupit tė Kontaktit; Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian do tė takohen shpesh dhe do tė pėrpiqen tė arrijnė njė marrėveshje bashkėpunimi mes tyre dhe pastaj tė punojnė me Moskėn. Duke u nisur nga komente tė ndryshme qė kam dėgjuar, nė fund tė fundit ēėshtja e Kosovės do tė kthehet pėrsėri tek Kėshilli i Sigurimit, ku Rusia ka tė drejtė vetoje. Dhe pėr tė siguruar miratimin e Rusisė pėr kėtė ēėshtje, Perėndimit do t’i duhet tė paguajė njė ēmim tė lartė.

    VOA Shqip

  10. #510
    i/e regjistruar Maska e Kosovari_78_Ca
    Anėtarėsuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    257
    ooo u knaqem e hajt.
    prit magare deri sa te del bar, kur dul bar cofi(ngordhi) magari.
    Miresia civilizon inteligjencen
    PUNEN E SOTME MOS E LE PER NESER

    “Po iu jap njė porosi,
    Kėmba e huaj keq iu rri,
    Nuk durohet gjithė vaji i fėmisė, Ēonu tė gjithė nė shėrbim Shqiperis”

Faqja 51 prej 59 FillimFillim ... 414950515253 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Me ne fund u pranua publikisht se kosova ska ushtri
    Nga beni33 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 126
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 18:14
  3. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndėrkombėtar me Kosovėn
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  4. Kush jane vrasesit?
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 10-03-2004, 21:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •