Close

Rezultati i Sondazhit: Cili do tė jetė statusi pėrfundimtar i Kosovės?

Votues
274. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Pavarėsi e plotė

    168 61.31%
  • Pavarėsi e kushtėzuar

    82 29.93%
  • Autonomi

    10 3.65%
  • Tjeter.....

    14 5.11%
Faqja 49 prej 59 FillimFillim ... 394748495051 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 481 deri 490 prej 590
  1. #481
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Pavarėsi e plotė
    #VamosArgentina

  2. #482
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Lavrov nėnvizon mosmarrėveshjet pėr Kosovėn

    Ministri i Jashtėm rus ka nėnvizuar pėrsėri mosmarrėveshjet lidhur me Kosovėn dhe mbrojtjen raketore amerikane pas njė takimi tė ftohtė tė nivelit tė lartė me udhėheqėsit e Bashkimit Evropian.
    Duke folur pėr BBC-nė, ministri i jashtėm, Sergei Lavrov tha se ata qė donin qė Kėshilli i Sigurimit tė ndryshonte statusin e Kosovės ishin tė mbarsur me "instiktet koloniale".

    "Rasti i Kosovės nuk ėshtė njė ēėshtje midis Rusisė, BE-sė dhe Shteteve tė Bashkuara," tha zoti Lavrov.

    "(Ajo) ėshtė nė ēėshtje pėr popullin e Serbisė dhe ėshtė njė ēėshtje qė, sipas rezolutės sė Kėshilit tė Sigurimit tė OKB-sė 1244, miratuar me konsensus, e mbėshetur nga Rusia, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, duhet zgjidhur me negociata midis Beogradit dhe Prishtinės," tha ai

    Samiti nė qytetin jugor rus tė Samaras pėrfundoi me mosmarrėveshje tė hapura pėr disa ēėshtje, pėrfshirė tė drejtat e njeriut dhe marrėdhėniet e Rusisė me shtetet balltike.

    Marrėdhėnie tė pėrkeqėsuara

    Po ēfarė ka ēuar nė pėrkeqėsimin e marrėdhėnieve midis Rusisė dhe Bashkimit Evropian?

    Nė ditėt kur Gerhard Shroederi ishte kancelar gjerman, takimet e nivelit tė lartė me Vladimir Putinin ishin raste ku i rriheshin krahėt njėri-tjetrit dhe qeshej.

    Tani Angela Merkel dhe Vladimir Putini mezi e panė njėri-tjetrin nė sy.

    Ėshtė njė demonstrim grafik pėr tė treguar se sa poshtė janė zhytur marrėdhėniet midis BE-sė dhe Rusisė.

    Pra, ēfarė ka ndodhur?

    Dy gjėra. Evropa ka shkuar drejt lindjes dhe Rusia ėshtė pasuruar.

    Tri vjet mė parė ish-satelitėt sovjetikė, Letonia, Lituania dhe Estonia u futėn nė BE.

    Kėto shtete balltike kanė tė gjitha pakica ruse dhe shumė punė tė pambaruara me Moskėn.

    Pra, me njė lėvizje, marrėdhėniet e BE-sė me Moskės u bėnė shumė mė tė komplikuara.

    Dhe pastaj vijnė paratė e naftės.

    Dhjetė vjet mė parė Rusia ishte pranė falimentimit, ajo nuk kishte asnjė forcė tė kėrkonte ndonjė gjė mė shumė.

    Sot, falė naftės, Moska ka rezervat e treta mė tė mėdha tregtare nė botė, 350 miliardė dhe ato vazhdojnė tė rriten.

    Kjo e bėn Rusinė e Putinit me shumė besim, dhe shumė mė agresive, dhe shumė mė tė vėshtirė pėr tė folur me tė.

    BBC Shqip

    *~*~*~*~*~*~*

    Kesaj i thone "ke te qaj me pare"..
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  3. #483
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Basha-kosovarėve: Maturi e moderacion, nė prag tė zgjidhjes sė statusit final

    Kreu i diplomacisė shqiptare ka pėrfunduar nė mėnyrė tė suksesshme vizitėn e tij 3-ditore nė Kosovė, ku pėrgjatė njė vizite me personalitetet mė tė larta nė vend, ka theksuar mbėshtetjen pėr planin e tė dėrguarit tė OKB-sė, Marti Ahtisari, pėr njė pavarėsi tė plotė, por tė mbikėqyrur nga komuniteti ndėrkombėtar
    Shqipėria do tė mbėshtesė fuqimisht prioritet e Kosovės drejt pavarėsisė nėpėrmjet proēesit tė miratuar nga komuniteti ndėrkombėtar. Kėshtu ka deklaruar ministri i Punėve tė Jashtme Lulzim Basha, gjatė vizitės sė tij nė Kososvė. Duke shprehur indinjatė ndaj paketės Ahtisari, ministri Basha, nė tė gjitha takimet me lidershipin kosovar, u pėrcolli kėtyre tė fundit, jo vetėm mbėshtetjen e Tiranės zyrtare pėr planin Ahtisari, si zgjidhja e vetme qė do tė garantonte stabilitetin afatgjatė tė Kosovės dhe krejt rajonit, por edhe mesazhet pėr pjekuri, moderacion dhe unitet, nė mėnyrė qė proēesi i pavarėsimit tė Kosovės tė pėrfundojė me sukses e qetėsi, pėr tė pėrballuar mė pėrgjegjėsi sfidat e tranzicionit, si dhe pėr t’i hapur rrugėn, nė pėriudhėn e pas-statusit, proēesit tė integrimit tė Kosovės nė strukturat euroatlantike. Gjatė vizitės zyrtare nė Kosovė, Ministri Basha, pati takime tė veēanta me Shefin e UNMIK-ut, z.Joachim Rucker, Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Roland Kather, me Presidentin, Fatmir Sejdiu, kryeministrin, Agim Ēeku, Kryetarin e Kuvendit, Kolė Berisha, Kryetarin e Lidhjes Demokratike tė Dardanisė, Nexhat Daēi, zėvendėskryetarin e AAK-sė, Ahmet Isufi, Kryetarin e PDK-se, Hashim Thaēi, Kryetarin e Partisė Reformiste “ORA”, Veton Surroi, si dhe me pėrfaqėsues tė partive tė vogla parlamentare, pėrfshirė edhe tė komuniteteve pakicė jo serbe. Nė vijim tė vizitės, Ministri Basha, bėri homazhe nė varrin e ish-Presidentit Rugova dhe nė varrezat e Jasharėve, si dhe vizitoi familjet e tyre. Gjatė qėndrimit nė Prishtinė Ministri Basha pati njė darkė pune me anėtarėt e Ekipit tė Unitetit, si dhe njė me pėrfaqėsues tė Grupit tė Kontaktit, BE-sė, OSBE-sė, nė Prishtinė, pėrfshirė dhe zv/Shefin e UNMIK-ut, Stiven Schook. Po ashtu, ai foli edhe para Senatit tė Universitetit tė Prishtinės, studentėve dhe anėtarėve tė Akademisė sė Shkencave, si dhe vizitoi Kuvendin Komunal tė Pėjės, ku vuri njė tufė me lule tek pėrmendorja e figurės historike, Haxhi Zeka. Vizita e Ministrit Basha nė Kosovė u bė nė njė moment tė rėndėsishėm, pikėrisht nė fazėn pėrmbyllėse tė statusit tė Kosovės, kur pritet tė miratohet rezoluta pėr Kosovėn, paraqitur nė Kėshillin e Sigurimit nga SHBA dhe vendet perėndimore, e cila mbėshtetet nė planin e Presidentit Ahtisari dhe i hap rrugėn Kosovės sė pavarur. Nė takimet me pėrfaqėsuesit e prezencės ndėrkombėtare civile dhe ushtarake Ministri Basha mori angazhimin e tyre pėr kurorėzimin me sukses tė misionit nė Kosovė, pėrfshirė edhe periudhėn e tranzicionit, gjatė kalimit tė kompetencave tek institucionet vendore dhe tek Zyra Civile Ndėrkombėtare, dhe pėr krijimin e njė ambjenti tė qetė e tė sigurtė nė tė gjithė territorin e Kosovės, dhe njėherėsh rikonfirmoi mbėshtetjen e Shqipėrisė pėr tė. Ministri Basha pėrcolli vlerėsimet maksimale tė faktorit relevant ndėrkombėtar dhe tė Shqipėrisė pėr deklaratėn e Kuvendit tė Kosovės nė mbėshtetje tė Planit Ahtisari, dhe angazhimin e Ekipit tė Unitetit pėr tė vazhduar me qėndrime tė pėrbashkėta. Duke evidentuar faktin se ėshtė krijuar opinioni se Kosova e ka pėrfunduar misionin e saj, dhe se ėshtė i bindur nė angazhimin e SHBA-ve dhe BE-sė pėr finalizimin e statutusit tė Kosovės, Ministri Basha theksoi se ekziston e njejta ndjeshmėri si nė Kosove, Shqipėri dhe nė Uashington dhe Bruksel lidhur me rreziqet qė sjell shtyrja e afatit tė zgjidhjes sė statusit dhe pėrpjekjet pėr tė ndryshuar thelbin e paketės Ahtisari. Ministri Basha inkurajoi komunitetet pakicė qė tė bėhen pjesė e proēesit tė finalizimit tė statust dhe tė integrimit euroatlantik tė Kosovės.

  4. #484
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    17 VJET ME BARCELETA PĖR PAVARĖSINĖ!


    Shkruan: Mehmet Bislimi


    Njė nėnė kishte pasur tre djem. Sa zgjoheshin nė mėngjes, djali i madh thoshte: Sot do tė bie shi, i dyti thoshte se do tė jetė mot me diell, i treti ia priste se do tė mbajė vrenjtur!...
    Pa dyshim se njeri nga kėta ēunat e hallės ia qėllonte tė dhėnave “sinoptike”, prandaj halla krekosej poshtė e lartė duke thėnė se mė tė menēur se djemtė e saj nuk kishte nė ato rrethe!

    Kjo barceletė sa e vjetėr aq edhe shterpė, fatkeqėsisht nuk e ka humbur aktualitetin as sot e gjithė ditėn edhe pas 17 vitesh qė e kam dėgjuar?! Fatkeqėsisht barceleta tė tilla pėr 17 vite u krijuan plot qė dikė e bėnė tė qeshet e tė tjerėt tė vajtojnė pėr fatin e tyre tė pazgjidhur. Barceletė shumė e hidhur si kjo ishte ajo e “pavarėsisė formale tė Kosovės” qė ishte njė mjegull e dendur pėr shqiptarėt. Bijtė e “hallės” tė shkapėrderdhur e me qėndrime tė pa harmonizuara, madje edhe qesharake, dhanė dhe vazhdojnė tė japin mė shumė prognoza se sa pėrshkrime tė realitetit. Nga grupi i Unitetit, ka disa ditė qė pėrsėritėt refreni i njė rutine, tashmė aq tė pakripė se zgjidhja e statusit tė Kosovės ėshtė vetėm ēėshtje muajsh!... Nga ana tjetėr, Kryeministri i Kosovės zoti Ēeku, shkoi edhe mė larg duke thėnė se ēėshtja e statusit tė Kosovės ėshtė ēėshtje javėsh!...Ndėrkaq Kryetari Sejdiu para pak dite, shkurt, qartė e shqip tha: “Nuk e di se kur, por Kosova do ta fitoj pavarėsinė njė ditė!!!..

    Nuk duhet ndonjė filozofi e veēantė pėr tė parė mjerimin e elitės sonė politike qė udhėheqė institucionet e vendit e qė nė fakt nuk ėshtė e ndėrgjegjshme pėr pėrgjegjėsinė qė ka marrė mbi supet e veta para popullit tonė dhe pas sakrificave tė vazhdueshme tė tij. Elita jonė vuan nga mungesa e sensit diplomatik, nga mungesa e pragmatizmit politik e ēka jo!? Ndryshe, deklaratat e tilla tė pamatura, naive e tė pa menduara mirė, madje shumė larg realitetit politik, nė Kosovė mund tė dėgjosh vetėm nga falltaret e shumta qė sot veprojnė atje pėr tė gėnjyer dikė, qėllimi i thjeshtė; sa pėr tė zhvatur ndonjė lekė!

    Pėr lexuesin dhe qytetarin naiv, thėnė mė butė tė padjallėzuar, qė politikėn e sheh vetėm nga prizmi objektiv, duket se ēdo gjė ėshtė e kryer dhe ėshtė nė rregull. Pavarėsia po vjen pėr disa javė. Nėse jo atėherė do tė vjen pėr disa muaj. Nėse jo edhe kėtė herė, mbase edhe nuk i dihet se kur, por se do tė vjen pa dyshim siē e tha edhe kryetari i Kosovės, zoti Fatmir Sejdiu!
    Nuk e besoj se populli ynė, por edhe mė gjerė tė jetė dėgjuar ndonjė herė njė mendim kaq i “pjekur” politik, pėr tė mos thėnė axhamillėk i madh politik! Pra, sipas Kryetarit, Kosova do tė bėhet e pavarur, pas 1 viti ta zėmė, pas 5 viteve, apo pas 10 e 20 vitesh! Qėllimi ėshtė se ajo tė jetė e pavarur, nuk e dimė se kur, por kjo s’ka rėndėsi. Njė ditė do tė ndodhi, dhe ditė tė zotit ka mjaft, sa tė duash?!...

    Nė fakt kėtu qėllimi ėshtė mė thellė sė ē’duket nė sipėrfaqe. Me tė tilla barceleta Kosova dhe populli i saj po mashtrohen, duke krijuar iluzione tė rrejshme brenda konceptit tė njė shoqėrie, qė pėr ironi tė fatit nuk i vė nė pah dilemat para sprovave kontestuese nė kohė! Njerėzit e pushtetit, bijtė e “hallės”, pėr ēdo mbrėmje pėrmes mjeteve tė informimit i drejtohen popullit tamam si bijtė e barceletės qė e thamė nė fillim. Pavarėsia ėshtė vetėm ēėshtje kohe, thonė ata, por konstalacioni kohė nuk ka asnjė limit nė logjikėn e tyre. Koha tek ata nuk matet as me orė, as me ditė, as me muaj, as me vite...

    Qysh nė vitin e kaluar, tė gjithė njerėzit e politikės, pa pėrjashtim u binden krejt nė mėnyrė naive se pakoja e Ahtisarit do tė sjellė zgjidhjen e statusit dhe pavarėsinė e Kosovės e bashkė me tė edhe zgjidhjen e shumė problemeve tjera tė pazgjidhura. Madje u tha se do bėhet brenda tetorit. Iku edhe tetori dhe erdhėn njėri pas tjetrit nėntori, dhjetori, janari, shkurti... Jemi nė fund tė majit, dhe dje ishte nė shtyp se ēėshtja e Kosovės do tė zgjidhet nga fundi i qershorit por kishte edhe zėra tė analistėve tė ndryshėm se kjo ēėshtje madje mund tė shtyhej edhe mė shumė se pėr dy tri vite!... Kėshtu tė gėnjyer u rrokullisėn 17 vite, qė nga shpallja e pavarėsisė dhe e kushtetutės sė Kaēanikut , qė edhe ajo mbeti jo mė shumė se njė barceletė deri me sot. 17 vite tė pavarėsisė dhe njėkohėsisht 17 vite duke pritur pavarėsinė, e qė po kaq vite duke negociua pėr te, ku ta gjejmė edhe njė analogji si kjo?!...

    Nga ana tjetėr Tadiēi, kryetari serb pėr tė pėrditshmen gjermane: “Frankfurter allgemeine cajtung” tha: “ Kosova ėshtė njė katror i vėrtetė dominoje, kėshtu qė pavarėsia e saj do tė mund tė nxiste shumė konflikte nė rajonin e Detit tė Zi!”...
    Nga elita jonė politike, nuk i ra askush “domino” Tadiēit e t’i thoshte se tė gjitha shtetet e lira qė njihen deri me sot nė botė, historikisht nuk kanė sjellė konflikte. Shtetet e lira, botės i kanė sjellė paqe, civilizim dhe zhvillim. E pa kontestuar nė as njė formė, qėndron teza filozofike se qė nga antika e deri me sot, konflikte e luftėra kanė sjellė vetėm shtetet gllabėruese e grabitqare. Prandaj, deklaratat e liderėve serbė se Kosova e lirė sjell konflikte, janė sa qesharake, po aq edhe absurde, janė krejtėsisht jashtė kontestit histori e filozofike. Thjeshtė kjo ėshtė mė shumė se gjuhė force, qė pushtetarėt Serb edhe nė tė kaluarėn nėn kėtė pretekst i kanė dhėnė vetės tė drejt pėr veprime tė njėanshme pėr para botės!
    Faktet historike vėrtetojnė tė kundėrtėn: pėrderisa Kosova tė jetė e robėruar, vatra e konfliktit ėshtė e ndezur pėrherė... dhe atė jo vetėm nė rajonin e Detit tė Zi, por edhe tė detit Adriatik, madje edhe nė Paqėsor e Atlantik!.... Kėtė duhet ta di Serbia dhe e mbarė bota se Kosova nuk do tė pajtohet kurrė me robėrinė. Kosova kurrė nuk ėshtė pajtuar me robėrinė edhe pse ėshtė prerė e vrarė, djegur e masakruar, qė mė 1878 e mė herėt, mė 1912 ’13 ’18 ’39 ’41 ’43 ’45 ’53 ’56 ’68 ’81 ‘88’ 89 e deri tek ditėt e UĒK-sė. Nuk kam dėgjuar deri mė tani njė konstatim kaq absurd se nėse njė popull fiton lirinė, ai krijon konflikt!? Kėtė mund ta dėgjojmė vetėm nga gjuha urrejtėse e elitės politike serbe, prandaj habit fakti pėrse serbėt nuk po pushtojnė shtetet e lira si Slloveninė, Kroacinė, Maqedoninė, Malin e Zi, etj. Ngase, gjithnjė sipas tezės serbe, kėto shtete tė lira mund tė sjellin konflikte tė reja nė rajon e mė gjerė!? Historia si mėsuese e mirė e tė tashmes dhe sė ardhmes na thotė se shtetet grabitqare me sistemet e tyre diktatoriale e totalitare janė ato qė krijojnė konflikte, por jo edhe popujt e shtetet e lira.

    Po kėshtu, edhe kreu tjetėr i Serbisė Koshtunica deklaroi nė mėnyrė decidive se:” Serbia nuk do tė heq dorė nga Kosova as me kushtin e anėtarėsimin tė saj nė Bashkėsinė Evropiane!” Pėr popullin shqiptar, deklaratat e tilla nuk duhet tė kalojnė pa shqetėsim, pėrderisa Evropa e ka pranuar Koshtunicėn pėr kryeministėr tė Serbisė, duke u pozuar me kallashnikov nė dorė derisa Kosova masakrohej! Fatkeqėsisht nė shumė rast, leshi kishte rėnė nė veshėt e Evropės dhe nė heshtje miraton lojėn e saj me radikalin Nikoliq, me kriminelet Karagjiq e Mladiq! Nėse kėshtu qenka, dhe nėse nė Kosovė ligji themelor bazohet nė konceptet e demokracive pro perėndimore, prapa tė cilit qėndron sovrani popull, atėherė edhe elita jonė e stėrkequr politike, domosdoshmėrish do duhej tė thotė, po aq decidivisht se: Edhe populli shqiptar nuk do tė heq dorė nga liria e vet, me asnjė ēmim, madje as me ēmimin e njė pėrgjakje tė re e tė imponueshme nga regjimi hegjemonist serb!Ne po i kontribuojmė paqes, por urtėsia jonė nuk duhet tė keqpėrdoret siē u keqpėrdor e u keqkuptua deri me sot. Populli shqiptar ėshtė i gatshėm qė ta mbrojė lirinė e vet dhe pikė! Kjo duhet thėnė hapur e qartė.

    Njė njeri mbase mund ta mashtrosh pėr ca kohė, por njė popull tė tėrė nuk mund ta mashtrosh pėrgjithmonė. Nė fakt nė Kosovė, ka kaluar shumė kohė qė premtimi pėr pavarėsi po hiqet zvarrė e po rrokulliste nga viti nė vit, dhe populli ynė priti me dinjitet deri nė atė shkallė qė nuk kishte se ku tė shkoj mė... Tani mbas luftės sė UĒK-sė, kaluan rreth 8 vite, nė pritje tė pavarėsisė, tė shtetit qė nė fund tė fundit e kemi fituar me luftė e gjak, pa dyshim se edhe me ndihmėn e ēmuar tė aleatėve tanė; atėherė shtrohen pyetjet e logjikshme: Kė presim? Ēka presim? Pėrse presim? Deri kur duhet tė presim? A po i duket fundi pritjes sonė?...

    Kjo pritje po vret durimin e dinjitetshėm tė popullit tonė tė mirė e atdhedashės, po vret qenien e tij, po vret besimin e tij nė njė tė ardhme mė tė mirė, po vret sakrificat e tij mė sublime qė e bėri pėr lirinė e vendit tė vet, mė thjesht po vret pritjen 8 vjeēare tė pasluftės dhe krejt nė fund ky popull njė ditė nuk do tė pres mė, ngase nuk ka se ēka tė pres mė, nga se nuk ka ēka tė humbas mė! Po e pėrsėrisim: nėse prapa ligjit tė demokracisė qėndron sovrani popull, atėherė elita jonė politike, do duhej ta thotė realitetin popullit tė vet pėr ēėshtjen e pazgjidhur tė statusit tė Kosovės. Pėrballja me realitetin me kohė nuk ėshtė zhgėnjim, madje ėshtė guxim qė populli tė sqarohet drejt e tė mos joshet me mashtrime e premtime boshe. Zhgėnjimi mė i madh qėndron mu nė faktin e fshehjes sė realitetit jo edhe shumė tė kėnaqshėm pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė statusit tė Kosovės.
    Barceleta se Kosova do tė jetė e pavarur njė ditė, por nuk e di se kur, ėshtė mė shumė se tallje me sovranin popull zoti President!
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #485
    jam sjam i mirė . . . . . Maska e illirycum
    Anėtarėsuar
    18-05-2007
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    38
    Rroft Kosova E Lire!

  6. #486
    i/e regjistruar Maska e Iliri_1878
    Anėtarėsuar
    27-05-2007
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    3

    Rrofte Shqiperia.

    Pavaresi e plote nuk ka pergjigje tjeter.

  7. #487
    kosovaro-dardane Maska e ..erTa..
    Anėtarėsuar
    28-04-2007
    Vendndodhja
    n'planetin Tok
    Postime
    5
    Kosova do ket pavarsi te mbikqyrur dhe ky eshte nje gje shume e mire per Kosoven sps kosovaret nuk jan ne gjendje te vetqeverisin

  8. #488
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    Citim Postuar mė parė nga ..erTa..
    Kosova do ket pavarsi te mbikqyrur dhe ky eshte nje gje shume e mire per Kosoven sps kosovaret nuk jan ne gjendje te vetqeverisin
    Nasht, edhe gjermania ka mbetur e mbikqyrun me se 50 vite, tani dikur permiresohemi edhe ne, besa do behemi me te miret ne ballkane e qe tjeret do na kan lakmi...

  9. #489
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    N. Burns, zv/Sekretari Amerikan i Shtetit, ka deklaruar ne Greqi se SHBA pranon te bisedoje vetem per daten kur Kosova do te behet e pavarur, dhe jo per ate nese Kosova duhet ta fitoje pavaresine.

    Drejtoret politike te vendeve anetare te Grupit te Kontaktit takohen sot ne Paris, per te diskutuar ēeshtjen e statusit te Kosoves. Takimi i Grupit te Kontaktit eshte i pari pas angazhimit te hapur te presidentit amerikan George Bush per pavaresine e Kosoves. Ameriken ne kete takim e perfaqeson Nensekretari amerikan i shtetit Nicholas Burns.

    Burns dje ka qendruar per vizite ne Greqi, ku ka deklaruar se SHBA-te pranojne te bisedojne vetem per daten kur Kosova do te behet e pavarur, dhe jo per ate nese Kosova duhet ta fitoje pavaresine. (Ju kujtoj se Burns kishte planifikuar te vizitonte Athinen zyrtare ne diten kur Presidenti Bush vizitoi vendin tone, por ai e anulloi viziten duke e shtyre ate per diten e sotme - Borix). Ai iu tha gazetareve se debati aktual ne Keshillin e Sigurimit para se gjithash ka te beje me pyetjen nese duhet te percaktohet nje periudhe tranzicioni perpara se te vendoset per statusin perfundimtar te Kosoves. "Do te pajtoheshim me kete vetem nese rezultati do te ishte pavaresia e Kosoves. Ne te kunderten, rifillimi i bisedimeve, pas 18 muajsh, vetem qe ky vend te mos fitoje pavaresine, per ne eshte i pakuptimte", ka thene Burns. (BalkanWeb, 12 Qershor 2007)
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  10. #490
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,951
    SHQIPĖTAR ! KUJDES !

    Shqipėtar kudo qė jeni,kujdes.Hapni sytė dhe tregohuni tė vendosur para ēdo provokimi tė botės! Evropa plakė dhe skile e vjetėr i nxori pėrsėri dhėmbėt e mprehtė pėr tė ndukur trojet Shqiptare.Kėtė herė ėshtė mė e rėndė goditja sepse Kosovėn kėrkon jo ta shkėpusė, por ta zhdukė nga historia si komb.Mos kujtoni se kėto qė jan arritur deri mė sotė, na i ka falur kush! Ēdo gjė ėshtė arritur me gjak.Ajo qė ka frikė nga derdhja e gjakut, ėshtė Evropa.Le ti pėrgjigjemi mashtrimit tė saj me mėnyrėn qė dimė.Me shpatėn tė zhveshur.Mos harroni se janė armiqtė e kombit Shqiptarė ata qė investojnė kėtė ndėrrmarrje makabre, nė kurriz tė kombit Shqiptar.
    Vėllezėr kujdes! Mos lejoni qė tė hiqen simbolet tona Shqiptare nga Flamuri ynė kombėtar.Kjo ėshtė njė dredhi e djallėzuar e radhės e Evropės Skile tė vjetėr.
    Ne do njihemi nė Evropė siē jemi nė tė vėrtetė.si Shqiptar.............................
    .................................................. ..............

Faqja 49 prej 59 FillimFillim ... 394748495051 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Me ne fund u pranua publikisht se kosova ska ushtri
    Nga beni33 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 126
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 18:14
  3. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndėrkombėtar me Kosovėn
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  4. Kush jane vrasesit?
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 10-03-2004, 21:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •