Close

Rezultati i Sondazhit: Cili do tė jetė statusi pėrfundimtar i Kosovės?

Votues
274. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Pavarėsi e plotė

    168 61.31%
  • Pavarėsi e kushtėzuar

    82 29.93%
  • Autonomi

    10 3.65%
  • Tjeter.....

    14 5.11%
Faqja 48 prej 59 FillimFillim ... 38464748495058 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 471 deri 480 prej 590
  1. #471
    i/e regjistruar Maska e Stefan07
    Anėtarėsuar
    08-04-2007
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    140
    Tirana perplaset me Beogradin per Kosoven
    nje gje e pa kuptueshem..
    deri sa Rama(pederasi i grekev ene SHqiperi) do jete bashkiaku i Tiranes,tirana nuk do e refuzoj Beogradin.İShte per kete Tirananistet u deshten ta mboshtin RAmen me per Kosoven...por,si qe shifete se edhe tiranistet po i pelqene pederaset(homosex)

  2. #472
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Takim nė Luksemburg pėr Kosovėn

    Treshja evropiane, Shefi i diplomacisė Havier Solana, ministri i jashtėm i Gjermanisė, Frank Walter Steinmeir, dhe Komisioneri pėr Zgjerim, Oli Rehn takohen nė Luksemburg me ministrin e jashtėm rus, Sergej Lavrov pėr tė diskutuar mbi statusin e Kosovės.
    Zyrtarėt evropianė do tė pėrpiqen tė bindin Moskėn qė tė mos kundėrshtojė nė Kėshillin e Sigurimit planin e kryenegociatorit Martti Ahtisari pėr pavarėsi tė mbikqyrur pėr Kosovėn.

    Takimi i treshes evropiane me ministrin e jashtėm rus, Sergej Lavrov vjen pak ditė pas vizitės sė kėtij tė fundit nė Beograd, ku zoti Lavrov deklaroi se pėr Moskėn ėshtė e papranueshme ēdo zgjidhje qė nuk e ka pėlqimin e Beogradit.

    Ende nuk dihet saktė axhenda e misionit tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, i cili do tė vizitojė kėtė javė Beogradin dhe Prishtinėn.

    Delegacioni prej 15 anėtarėve tė Kėshillit tė Sigurimit do tė kryesohet nga ambasadori belg, Johan Verbeke.

    Ajo qė dihet tash pėr tash, ėshtė se pėrveē Prishtinės, delegacioni do tė vizitojė edhe qytetin e ndarė tė Mitrovicės dhe disa vendbanime tė banuara me serbė.

    Shefja e Qendrės Koordinuese Serbe pėr Kosovėn, Sanda Rashkoviq Iviq ka deklaruara kėtė fundjavė se Beogradi ka arritur tė bind delegacionin pėr tė vizituar mė shumė enklava serbe.

    Ndėrsa autoritetet e UNMIK-ut dhe ato vendore nė Prishtinė kanė thėnė se axhenda e misionit tė Kėshillit tė Sigurimit do tė jetė gjithėpėrfshirėse.

    Ekspertė dhe zyrtarė nga rajoni thonė se zgjidhja e statusit tė Kosovėn i kontribuon stabilitetit tė Ballkanit.

    Sipas tyre, plani i kryenegociatorit Ahtisari pėr pavarėsi tė mbikqyrur ėshtė realist dhe krijon mundėsinė pėr normalizimin e gjendjes jo vetėm nė Kosovė por edhe nė rajon.

    Eksperti nga Shqipėria, Ledi Bianku ka deklaruar pėr BBC-nė se nuk ka dyshim qė pas zgjidhjes sė statusit tė Kosovės do t'u jepet fund konflikteve ndėretnike nė Ballkan.

    Nga ana tjetėr, kroati Neven Mimica, i cili ėshtė kryetar i Komisionit Parlamentar pėr Integrime Evropiane nė Zagreb thotė se plani i kryenegociatorit Ahtisari ėshtė njė zgjidhje e drejtė qė e bėn tė qėndrueshme situatėn jo vetėm nė Kosovė, por edhe nė rajon.

    Ndėrkaq sipas drejtorit tė Sektorit pėr Integrime Evropiane nė Maqedoni, Dragan Tilev, me zgjidhjen e statusit tė Kosovės krijohet njė ambient mė i favorshėm politik dhe ekonomik pėr rajonin.

    BBC Shqip
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  3. #473
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Ēeku riafirmon se nuk ka ndarje tė Kosovės

    Kryeministri i Kosovės, Agim Ēeku ka deklaruar se nuk ka asnjė gadishmėri pėr rifillimin e bisedimeve pėr statusin e Kosovės.
    Kryeministri Ēeku i ėshtė kundėrpėrgjigjur kėshtu kryeministrit serb, Vojisllav Koshtunica qė e ka parė ardhjen e misionit tė KS tė OKB-sė si rifillim tė negociatave pėr Kosovėn.

    Nė njė intervistė pėr BBC-nė, kryeministri Ēeku ka thėnė se nuk ka ndarje tė Kosovės dhe e ka akuzuar Beogradin zyrtar pėr manipulim me qytetarėt serbė tė Kosovės.

    Ai ka thėnė se pavarėsia e Kosovės do ta definojė mirė ēėshtjen e veriut tė saj.

    Ēeku ka thėnė se Kosova ėshtė e interesuar qė tė pėrfundojė periudha e konflikteve dhe tė fillojė epoka e bashkėpunimit dhe integrimit qoftė rajonal, por edhe tė atij nė BE dhe nė NATO.

    Arbėr Vllahiu zhvilloi njė bisedė me kryeministrin Ēeku dhe fillimisht e pyeti se a ka pėrfunduar procesi i bisedimeve me Beogradin dhe a ka filluar faza pėrfundimtare e zgjidhjes sė statusit tė Kosovės?

    Ēeku: Mendoj se pikėrisht ky mision do tė shėnojė pėrfundimin definitiv tė procesit pėr definimin e statusit tė Kosovės. Pas kėtij misioni pason dorėzimi i projektit tė Rezolutės sė re anėtarėve tė KS, pastaj negociata mes tyre dhe aprovimi i kėsaj Rezolute nė fund. Nuk ka asnjė gadishmėri dhe as nevojė pėr vazhdim ose rihapje tė negociatave pėr Kosovėn.

    BBC: Por zoti kryeministėr, zyrtarėt rusė kanė kėrkuar zgjerimin e axhendės sė misionit tė KS me vizitėn nė enklavat serbe, pėr tė parė nga afėr kushtet e jetesės sė pakicės serbe. Mendoni ju se misioni i KS do tė mund tė ndryshojė dicka nga plani i zotit Ahtisaari pėr njė pavarėsi tė mbikqyrur pėr Kosovėn?

    Ēeku: Kosova ėshtė njė dhe e tėrė. Kosova ėshtė unike. Edhe tė ashtuquajturat enklava apo vendbanimet serbe, janė pjesė e Kosovės. Ata vijnė qė ta vizitojnė Kosovėn dhe janė tė mirėseardhur nė ēdo kėnd tė Kosovės, mirėpo duhet ta trajtojnė Kosovėn si tė tėrė dhe tė njihen me realitetin e ri kėtu. Mendoj se pėrpjekja pėr tė vizituar vetėm enklavat serbe, shkon nė dėm tė qytetarėve serbė sepse edhe KS do ta shohė se ata janė tė paintegruar, janė tė penguar nga Beogradi dhe do ta shohin realitetin i cili ėshtė imponuar nga politika e gabuar e Beogradit, qė vazhdimisht manipulon me qytetarėt serbė duke mos u lejuar atyre qė tė jenė pjesė integrale e shoqėrisė nė Kosovė, pjesė e pėrditshmėrisė kosovare dhe e institucioneve tė Kosovės.

    BBC: Zoti kryeministėr, ju pohoni se Kosova ėshtė njė dhe veriu ėshtė pjesė e saj. Por ka vite qė qeveria e Kosovės dhe vetė administrata ndėrkombėtare nuk kanė arritur qė tė vėnė kontrollin mbi kėtė pjesė. Atėherė, ka pohime tė shtuara se kjo pjesė mund tė ndahet dhe do tė mund tė ketė ndarje tė Kosovės?

    Ēeku: Absolutisht nuk ka projekte pėr ndarje tė Kosovės. Ky projekt i definimit tė statusit tė Kosovės ka nisur me disa parime dhe mė themelori ėshtė se nuk ka ndarje tė Kosovės. Nuk ka ndarje tė Kosovės. Situatėn cfarė e kemi sot aktualisht nė veri tė Kosovės ėshtė pasojė e njė statusi tė paqartė tė Kosovės, pasojė e pritjeve tė vazhdueshme pėr definimin e statusit tė Kosoėvs. Pavarėsia e Kosovės do ta definojė edhe kėtė ēėshtje dhe do ta sqarojė edhe atė. Kosova do tė jetė shtet dhe ne do tė sillemi si shtet menjėherė pas statusit.

    BBC: Dhe kjo menjėherė, ē'ka nėnkupton. Kur do ta bėni shtetin zoti kryeministėr?

    Ēeku: Kosova de facto ėshtė e bėrė si shtet, ajo ka institucionet e saj dhe tani mungon qė edhe de jure tė nxirret njė Rezolutė nė OKB, qė Kosova pastaj ta shpall pavarėsinė dhe tė njihet si shtet i pavarur nga tė gjitha shtetet mike nė radhė tė parė dhe mandej edhe nga tė gjitha vendet e tjera.

    BBC: Zoti kryeministėr, a mos po vjen njė periudhė e konflikteve mes fuqive tė mėdha, nė radhė tė parė tė SHBA-sė dhe Rusisė, pėr faktin se kjo Rezolutė e re pėr Kosovėn nuk do tė mund tė kalojė edhe aq lehtė nė KS tė OKB-sė?

    Ēeku: Mendoj se nuk ėshtė periudhė e konflikteve, por e bashkėpuninimit dhe partneritetit dhe ky ėshtė imperativ i kohės. Besoj se nė fund do tė mbizotėrojė argumenti i bashkėpunimit dhe partneritetit dhe se Rusia, ashtu si ka qenė deri tash, megjithėse ka patur njė qėndrim ndryshe, apo ka patur dallim nga anėtarėt e tjerė tė Grupit tė Kontaktit, do tė mbajė qėndrim tė drejtė. Mė nė fund tė gjitha vendimet pėr dinamikėn e procesit janė marrė nė pajtim edhe tė Rusisė dhe mendoj se edhe ky hap i fundit do tė merret sė paku me abstenimin e saj dhe kėshtu do tė vazhdojė partneriteti i Rusisė me pjesėn tjetėr tė botės demokratike.

    BBC: Por nėse Beogradi kėmbėngul nė mosnjohjen e pavarėsisė sė Kosovės, atėherė si mendoni se do tė realizohet njė fqinjėsi e mirė me njė shtet tjetėr qė nuk e njeh pavarėsinė e Kosovės?

    Ēeku: Mendoj se nuk ėshtė ēėshtje ee Beogradit kjo. Pėr pavarėsinė e Kosovės do tė vendosė KS dhe Beogradit i mbetet tė pajtohet me kėtė herėt apo vonė. Sa mė herėt, do tė jetė nė tė mirė tė tė dyja palėve, edhe tė Beogradit edhe tė Kosovės.

    BBC: Dhe sė fundi zoti kryeministėr, i keni shtrirė ju dorėn e pajtimit Beogradit?

    Ēeku: Ne i kemi shtrirė dorėn e pajtimit serbėve. Ne jemi fitimtarė dhe fitimtarėt nuk harrojnė, por falin. Ne jemi tė gatshėm qė ta bėjmė kėtė dhe jemi tė interesuar qė tė pėrfundojė epoka e konflikteve dhe tė fillojė epoka e bashkėpunimit dhe integrimit qoftė rajonal, edhe tė atij nė BE dhe nė NATO. Ne duam tė jemi pjesė e zgjidhjes dhe vend qė kontribuon nė paqe dhe nė qėndrueshmėri si dhe nė bashkėpunim tė Kosovės. Dhe ne duam tė jemi shembull pėr kėtė.


    BBC Shqip
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  4. #474
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-03-2007
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    11
    Shpresoj, por nuk besoj se do jete pavaresi e plote, edhe pse votova per te tille, sps e dua me gjithe zemer.Por shpresa vdes e fundit, prandaj duhet te pajtohemi me pritjen, durimin.C'ironi...?Tpresesh, cdo te bejne tjeret per ty.
    Caeci caecos ducentes

  5. #475
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Misioni i OKB-sė arrin nė Beograd pas bisedimeve me zyrtarė tė BE dhe NATO-s nė Bruks

    BEOGRAD, Serbi -- Misioni fakte-gjetės i Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė arriti tė mėrkurėn vonė (25 prill) nė Serbi, pas bisedimeve nė Bruksel me zyrtarė tė lartė tė BE dhe NATO mbi ēėshtjen e statusit tė Kosovės. Ekipi, i kryesuar nga ambasadori belg nė OKB-sė, Johan Verbeke, u takua me shefin e sigurimit ė BE Havier Solana dhe komisionerin e zgjerimit tė BE Olli Rehn si edhe me sekretarin e pėrgjithshėm tė NATO-s, Jaap de Hoop Schefer.

    Sipas Rehn, BE e sheh miratimin e njė rezolute tė re tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė pėr statusin e Kosovės si ēelės pėr tė dhėnė legjitimitetin ndėrkombėtar dhe njė bazė ligjore pėr pėrfshirjen e BE nė krahinė. Nga ana e tij, de Hoop Schefer kėrkoi zgjidhjen e shpejtė tė statusit tė Kosovės bazuar nė planin e tė dėrguarit tė OKB-sė Marti Ahtisaari, duke shtuar se vonimi i procesit do tė rrezikonte sigurimin evropian.

    Misioni fakt-gjetės u takua me zyrtarė dhe OJQ nė Beograd pėrpara se tė drejtohet pėr nė Prishtinė tė premten. (Glas javnosti - 26/04/07; UN website, Tanjug, Beta, B92, Top-Channel, RTK, 24-ore, Telegrafi, AP, UPI - 25/04/07)

    Ballkantimes.
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  6. #476
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Misioni OKB-sė nė Kosovė

    Misioni faktmbledhės i Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, fillon tė premten takimet zyrtare nė Prishtinė.
    Misioni, qė udhėhiqet nga ambasadori i Belgjikės nė OKB, ka arritur tė enjten nė mbrėmje nė Prishtinė.

    Ai pritet tė mbledhė informacione pėr Kosovėn, pas takimeve qė ka zhvilluar nė Beograd me zyrtarėt e lartė serbė.

    Zyrtarėt e OKB-sė do tė takohen tė premten me udhėheqės tė lartė tė Kosovės dhe ata ndėrkombėtarė.

    Vizita do tė vazhdojė nė tė dyja anėt e qytetit tė ndarė tė Mitrovicės, pastaj nė fshatin Frashėr dhe nė Graēanicė 5 kilometra nė lindje tė Prishtinės.

    Zgjatet vizita

    Delegacioni i KS e ka zgjatur vizitėn e tij pėr njė ditė mė tepėr nė Kosovė dhe pritet qė, veē tjerash, tė vizitojė edhe fshatin Krushė e Vogėl tė Rahovecit, ku forcat serbe mė 1999 kanė kryer krime ndaj popullatės shqiptare.

    Pritet tė vizitohet dhe fshati Brestovik ku janė kthyer njė numėr banorėsh serbė.

    Misioni i KS qė po qėndron nė rajon pėr tė mbledhur informacione fillimisht ka qėndruar nė Bruksel ku ėshtė takuar me zyrtarėt e lartė tė BE-sė.

    Pas vizitės sė tij nė Kosovė, misioni do tė udhėtojė pėr nė Vjenė pėr tė takuar tė dėrguarin e posaēėm tė OKB-sė pėr statusin e Kosovės, Martti Ahtisaari, plani i tė cilit parasheh njė pavarėsi tė mbikėqyrur pėr Kosovėn.

    Misioni u krijua pas mbledhjes sė 3 prillit nė New York, kur pėrfaqėsuesi rus nė OKB kundėrshtoi planin e zotit Ahtisaari pėr Kosovėn dhe kėrkoi rivlerėsim tė pėrmbushjes sė standardeve nė Kosovė.

    BBC Shqip
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  7. #477
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Statusi i Kosoves mund te krijoje konflikte me Serbine

    • Ne kufirin mes Serbise dhe Kosoves ndodhet nje brigade e ushtrise serbe e cila ka si detyre te ruaje vendin nga ndonje sulm apo konflikt qe mund te ndodhe menjehere pas vendimit te marre ne KS


    Vendimi I marre nga Keshilli I Sigurimit per statusin e Kosoves mund te jete shkak per ndonje konflikt te mundshem. Kjo konfirmohet nga nje brigade e ushtrise serbe e cila ndodhet ne kufirin mes Serbise dhe Kosoves dhe qe ka si detyre te ruaje vendin nga ndonje sulm apo konflikt qe mund te ndodhe menjehere pas vendimit te marre ne keshillin e sigurimit.Tete vjet pasi Nato largoi me force trupat serbe nga kosova, keshilli I sigurimit te kombeve te bashkuara pritet te beje te ditur nje plan I cili e ben kosoven te pavarur edhe pa vullnetin e Serbise. (Reuters)

    Misioni Faktmbledhes, Khalizad: Zgjidhja e statusit "ēėshtje javesh"

    • Nė kuadėr tė misionit informues, delegacioni i Keshillit te Sigurimit u takua sot nė Prishtinė me zyrtarėt mė tė lartė ndėrkombėtarė dhe vendas


    Ambasadori amerikan nė Kombet e Bashkuara, Zalmay Khalilzad tha se zgjidhja e statusit tė Kosovės, ėshtė ēėshtje e javėve. "Besoj se shumė progres ėshtė bėrė kėtu" dhe shtoi se "por e dimė se duhet bėrė edhe shumė mė tepėr dhe ēėshtja e statusit, qė ėshtė njė ēėshtje e rėndėsishme, duhet tė zgjidhet dhe ne do ta bėjmė kėtė nė javėt qė vijnė". Anėtari tjetėr i delegacionit tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, qė po qėndron pėr vizitė nė Kosovė, ambasadori i Francės, Jean-Marc de La Sabliere tha se Franca "beson se plani i Ahtisaarit duhet tė impelemntohet dhe tė kaloje nė Kėshillin e Sigurmit". Zoti Sabliere tha mėtutje se"do tė vazhdohet puna me anėtarėt e tjerė tė Kėshillit tė Sigurimit, qė kjo tė ndodhė". I pyetur se a mund tė ndodhė kjo nė muajin Maj, ambasadori francez tha se "ne shpresojmė pėr kėtė dhe do tė shohim". Ai tha se ishte impresionuar me pėrkushtimin dhe angazhimin e autoriteteve tė Kosovės pėr realizimin e planit tė Ahtisaarit, "veēanėrisht rreth ēėshtjes sė pakicave, qė ėshtė shumė e rėndėsishme". I.K.
    Europa e Lire

    Ballkanweb
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zemrushja : 27-04-2007 mė 14:30
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  8. #478
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Kushtunica ende i paqartė mbi qėndrimin pėrfundimta

    Koshtunica ka deklaruar sot se Serbia ėshtė e gatshme pėr “njė zgjidhje tė mirė dhe tė qėndrueshme pėr Kosovėn”, ndaj ka dalur me propozimin “atonomi tė mbikqyrur” pėr Kosovėn. “Misioni i KS ka mundur tė shoh se nė ēfarė gjendje ėshtė Kosova, ndaj mund tė llogarisin se Serbia ėshtė gjithnjė e gatshme pėr fillimin e negociatave tė reja dhe autonomia e mbikqyrur ėshtė kushti thelbėsor pėr rifillimi ne negociatave”, i ka deklaruar Koshtunica agjencisė Beta. Autonomija e mbikqyrur nė njėrėn anė i mundėson shqiptarėve qė ta qeverisin vetveten dhe t’i realizojnė interesat e tyre, ndėrsa nė anėn tjetėr, nė pėrputhje me Kartėn e OKB-sė, Serbia do tė integritetin dhe sovranitetin e vet”, ka thėnė kryeministri serb, Vojisllav Koshtunica. Por ministria e Jashtme e Rusisė pėrmes njė komunikate ka deklaruar se misioni faktmbledhės i Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara ka konfirmuar se, nė Kosovė nuk janė pėrmbushur pikat kyēe tė rezolutės 1244. Ndėrsa kryeministri i Serbisė, Vojisllav Koshtunica ka thėnė se, Serbia ėshtė plotėsisht e gatshme qė tė bėjė hapat e duhur drejt gjetjes sė njė zgjidhjeje tė qėndrueshme pėr Kosovėn qė sipas tij ėshtė autonomia e mbikėqyrur pėr Kosovėn. Plani i Ahtisaarit nuk mund tė paraqes platformė pėr zgjidhjen pėrfundimtare tė ēėshtjes sė Kosovės, ka njoftuar Ministria Ruse e Punėve tė Jashtme.

    Ndėrsa kryeministri i Serbisė, Vojisllav Koshtunica, ka thėnė se, Misioni i Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara qė ka pasur rast tė shohė se cila ėshtė situata nė Kosovė, mund tė llogarisė nė gatishmėri tė plotė tė Serbisė pėr tė nisur radhėn e re tė bisedimeve pėr autonomi tė mbikėqyrur e cila sipas tij paraqet platformėn ideale pėr bisedime tė reja pėr statusin e Kosovės. Kryeministri serb, Vojisllav Koshtunica, ka thėnė se autonomia e propozuar nga Serbia, nė njėrėn anė do tu mundėsonte shqiptarėve njė krahinė, qė vetė tė vendosin pėr tė ardhmen dhe interesat e tyre, e nė anėn tjetėr do tė ruante integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisė, qė sipas tij ėshtė nė pėrputhje me kartėn e Kombeve tė Bashkuara.

    *~*~*~*~*~*~*~*

    Nga ana tjeter.. Shtetet e Bashkuara te Amerikes deklarojne se Kosova do te jete e pavarur me apo pa rezolutenj..

    Artisaari sqarime anėtarėve tė Misionit tė OKB pėr zgjidhjen pėrfundimtare tė statusit tė Kosovės

    Hollbruk: Nėse Rusia pėrdor veton, do tė pasojė shpallja e pavarėsisė dhe SHBA do e njohin

    Pėrfaqėsuesi i posaēėm i OKB-sė pėr Kosovėn, Martti Ahtisaari, iu ka dhėnė mbrėmė nė Vjenė anėtarėve tė misionit tė KS tė KB sqarime shtesė lidhur me propozimin e tij pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės, ka njoftuar Zyra e Pėrfaqėsuesit tė posaēėm pėr Kosovėn. Misioni nė nivel ambasadorėsh, i cili ditėve paraprake ka qėndruar nė Bruksel, Serbi e Kosovė, me qėllim tė plotėsimit tė pėrshtypjeve pėr situatėn nė Kosovė, me tė arritur nė Vjenė tė shtunėn mbrėma, menjėherė ėshtė takuar me Ahtisaarin dhe zėvendėsin e tij Albert Rohan. Darka e punės, e cila u organizua nė hotelin vjenez “International” ėshtė mbajtur prapa dyerve tė mbyllura dhe nuk ka pasur prononcime pėr gazetarė, mirėpo merret vesh se Ahtisaari iu ėshtė pėrgjigjur edhe pyetjeve tė ambasadorėve tė Kėshillit tė Sigurimit. Takimi me Ahtisaarin praktikisht ka shėnuar edhe pėrfundimin e misionit disaditėsh tė ambasadorėve tė vendeve anėtare tė Kėshillit tė Sigurimit, kėshtu qė ata gjatė ditės sė sotme kanė udhėtuar pėr Nju Jork, ku do ta paraqesin raportin e tyre pėr gjendjen nė Kosovė. Ndėrkohė qė nė SHBA gjithnjė e mė shumė ėshtė dhėnė mbėshtetja pėr pavarėsinė e Kosovės.

    Kosova do tė jetė e pavarur me apo pa rezolutėn e Kombeve tė Bashkuara, thuhej nė disa nga gazetat kryesore amerikane dje, duke nėnvizuar se ky ėshtė edhe qėndrimi mė i ri zyrtar amerikan pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės. Nė kėtė qėndrim tė ri amerikan, i cili edhe kėsaj radhe u shpalos nė Evropė, i sugjerohet Rusisė qė nėse vėrtet do tė mbėshtesė serbėt, atėherė duhet tė mbėshtesė projektin pėr tė ardhmen e Kosovės, meqė ai nė njė pjesė tė madhe do tė garantojė tė drejtat e tyre. Qėndrimi mė i drejpėrdrejt amerikan erdhi edhe si kundėreagim ndaj deklaratave tė fundit tė Moskės mbi pakalueshmėrinė e planit tė Martti Ahtisaarit, qė nė mėnyrė indirekte paralajmėronte njė veto tė mundshme ruse ndaj tij. Megjithatė, edhe pėr njė variant tė tillė, sipas ish diplomatit Richard Holbrooke, ekzistojnė skenarė tė zhvillimeve tė mundshme.

    "Nėse Rusia vendosė ta pėrdor veton, do tė pasojė menjėherė shpallja e pavarėsisė nė Kosovė dhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės do ta njohin pavarėsinė po tė njejtėn ditė”, citon shtypi amerikan tė ketė thėnė Holbrooke duke u pėrgjigjur ndaj kėrcėnimeve ruse.

    Ai ka shfaqur optimizėm se priste qė edhe vendet evropiane do ta njohin pavarėsinė.

    Ndėrsa Daiel Fried i ka dėrguar kėtė mesazh Moskės po ashtu me njė gjuhė tė drejpėrdrejtė dhe tė qartė: “Ne shpresojmė qė Rusia e kupton se Kosova nė njė mėnyrė apo tjetėr do tė jetė e pavarur”, shkruan shtypi amerikan duke cituar qėndrimet mė tė reja tė Ėashingtonit zyrtar, qė vlerėsohen si njė evoluim karshi njė gjuhe mė refuzuese qė u dėgjua ditėve tė fundit nga zyrtarėt rusė.

    Gazeta Metropol

    *~*~*~*~*~*~*~*~*

    Kosova e kėnaqur me misionin faktmbledhės

    Vizita e 15 ambasadorėve tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, fillimisht nė Bruksel dhe Beograd, dhe mė pas nė Prishtinė e Vjenė, konsiderohet si njė prej zhvillimeve pėrfundimtare pėrpara miratimit tė njė rezolute tė re pėr Kosovėn.
    Misioni mė i ri i Kėshillit tė Sigurimit ėshtė pėrballur me qėndrime diametralisht tė kundėrta pėr Kosovėn.

    Ndėrsa Beogradi ėshtė deklaruar kundėr ēfarėdo pavarėsie tė Kosovės, udhėheqja e Prishtinės i ka thėnė delegacionit pėrfaqėsues tė ambasadorėve se gjendja aktuale nuk mund tė shtyhet mė tutje dhe se Kėshilli i Sigurimit duhet ta njohė tė drejtėn e popullit tė Kosovės pėr pavarėsi.

    Udhėheqės tė Prishtinės kanė thėnė se nuk mund ta imagjinojnė njė zgjidhje unilaterale pėr Kosovėn dhe nuk mund ta imagjinojne mundėsinė qė rezoluta pėr Kosovėn tė mos kalojė nė Kėshillin e Sigurimit.

    Pėrfaqėsuesit politikė dhe fetarė tė serbėve lokalė kanė thėnė se pavarėsia e Kosovės do tė ishte zgjidhja mė e keqe e mundshme pėr popullatėn serbe nė Kosovė.

    Zėdhėnėsi i Ekipit kosovar tė Unitetit, Skender Hyseni, i tha BBC-sė se ėshtė vlerėsim i pėrgjithshėm se vizita e ambasadorėve tė KS tė OKB-sė nė rajon do tė dalė njė vizitė e dobishme pėr Kosovėn.

    Ai thotė se, megjithė rezervat qė kanė pasur zyrtrėt e Kosovės pėr kėtė vizitė, ajo ka dalė e arsyeshme, sepse pėrfaqėsues tė disa vendeve, kanė pasur mundėsinė tė binden se Kosova tashmė i ka plotėsuar kushtet pėr tė funksionuar si shtet i pavarur.

    Zėdhėnėsi i Ekipit tė Unitetit tha se Prishtina shpreson se rezoluta e re pėr Kosovėn do tė miratohet gjatė muajt maj.

    BBC Shqip
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  9. #479
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Rezoluta e re pėr Kosovėn 'brenda javėsh'

    Zėvendėsshefja e misionit tė Britanisė sė Madhe nė OKB-, Karen Pierce, ka deklaruar se vendi i saj mbėshtet qėndrimin amerikan se Rezoluta pėr Kosovėn duhet tė paraqitet para Kėshillit tė Sigurimit brenda javėsh.
    Ambasadorja britanike i tha BBC-sė se Britania e Madhe sė bashku me partnerėt nga BE-ja e pėrkrahin planin e Ahtisaarit dhe se duan qė ta shohin atė tė jetė miratuar shpejtė.

    Ambasadorja Pierce ka qėndruar nė Kosovė, nė fundjavėn e kaluar, sė bashku me misionin e KS, nė pėrpjekje pėr tė mbledhur informata pėr gjendjen nė Kosovė.

    Ajo ka thėnė se ėshtė e bindur se do tė ecet shpejtė pėrpara nė miratimin e njė Rezolute tė re pėr Kosovėn dhe se shpreson se Rusia nuk do tė vė veto mbi tė.

    Arbėr Vllahiu zhvilloi njė bisedė me zonjėn Pierce dhe fillimisht e pyeti nėse vizita e misionit tė KS ishte e dobishme.

    Pierce: Ishte njė vizitė e familjarizimit, qė anėtarėt e KS tė njihen me gjendjen nė Kosovė mė mirė dhe qė tė dėgjojnė shqetėsimet e komuniteteve dhe gjithashtu tė shohin vetė se si punon qeveria e Kosovės. Por gjithashtu qė ata tė shohin kontekstin rajonal. Mendoj se ishte njė vizitė e dobishme nė kėtė rrafsh. Hapi tjetėr natyrisht ėshtė qė kjo tė zbatohet nė aksion nė New York dhe nė shpresojmė se do tė kemi mundėsinė qė tė flasim pėr Rezolutėn shumė shpejt.

    BBC: Sė shpejti nėnkupton ēka? Kur prisni qė tė sillni Rezolutėn para KS?

    Pierce: Nuk ka njė afat tė pėrcaktuar, ashtu siē e ka thėnė edhe ambasadori belg Verbeke. Por ambasadori amerikan, qė do tė jetė kryesues i KS, ka thėnė se do tė donte ta sillte Rezolutėn brenda javėsh. Dhe ne do ta mbėshtesim kėtė.

    BBC: Pra Rezoluta nėnkupton se ju do t'i pėrmbaheni planit tė zotit Ahtisaari? Apo ndoshta ka edhe ndonjė plan tjetėr qė do ta shqyrtoni?

    Pierce: Ėshtė shumė e qartė se Martti Ahtisaari ėshtė emėruar nga sekretari i pėrgjithshėm i OKB-sė, me miratimin e KS. Ai ėshtė njeriu qė ėshtė ngarkuar me pėrgjegjėsinė pėr udhėheqjen e procesit dhe gjithashtu edhe pėr tė nxjerrė pėrfundimin. Ai ka planin e tij dhe ėshtė e qartė se kemi njė rast tani pėr ta diskutuar kėtė plan. Pėr momentin nuk shoh asnjė arsye qė tė mos e diskutojmė planin e zotit Ahtisaari.

    BBC: Por zonja Pierce, a mendoni se tani ėshtė koha pėr ta zgjidhur statusin e Kosovės, apo ndoshta ka anėtarė tė KS qė mendojnė ndryshe dhe se kanė nevojė pėr mė shumė kohė?

    Pierce: Qėndrimi ynė dhe i partnerėve tanė nė BE ėshtė se ne e pėrkrahim planin e Ahtisaarit dhe ne duam qė tė shohim se ai ėshtė miratuar shpejtė. Kjo sepse ne mendojmė se ėshtė zgjidhja mė e mirė pėr Kosovėn dhe pėr rajonin. Por ėshtė e drejtė tė them se disa anėtarė duan qė tė sqarojnė edhe njėherė implikimet e planit Ahtisaari. Por ata nuk janė tė familjarizuar me Ballkanin siē ėshtė BE-ja dhe nuk e kanė nė prag tė tyre, por kjo ėshtė njė ēėshtje e madhe pėr BE-nė dhe kjo ėshtė fair. Por ne shpresojmė se do tė arrijmė t'i bindim ata pėr cilėsinė e planit tė Ahtisaarit.

    BBC: Pra ambasadore ju besoni se jeni nė binarė tė drejtė tė zgjidhjes sė statusit tė Kosovės?

    Pierce: Nuk duhet tė jemi tė vetėkėnaqur por ne jemi nė binarė tė drejtė.

    BBC: Pra ju keni vota tė mjaftueshme pėr Rezolutėn?

    Pierce: Nuk dua qė tė spekulojė rreth votave nėse i kemi apo jo, sepse kjo do tė ēonte drejt spekulimeve jo tė shėndosha. Por ne jemi tė bindur se do tė mund tė ecim pėrpara rreth kėsaj ēėshtjeje shumė shpejt.

    BBC: Por ēka nėse Rusia paraqet veton?

    Pierce: Kjo ėshtė diēka qė duhej ta diskutonit me rusėt, sepse nuk dua qė tė flas nė emėr tė tyre. Por unė nuk e kam kuptuar se ata do ta vėnė veton. Dhe ne duhet tė planifikojmė mbi kėtė bazė.

    BBC Shqip
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  10. #480
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Koshtunica: Nuk heqim dorė nga Kosova as pėr integrimin nė BE

    • Koshtunica, ka shtuar se nuk ka patur shembuj nė historinė e Evropės qė ndonjė shtet tė heqė dorė nga 15 perqind e territorit tė vet pėr asnje ēmimi


    Serbia kurrė nuk do tė heqė dorė nga sovraniteti i saj mbi Kosovėn, madje as pėr tė fituar anėtarėsim nė Bashkimin Evropian, ka thėnė kryeministri Vojisllav Koshtunica. "Qeveria ėshtė unike dhe e vendosur nė qėndrimin e saj se Serbia asnjėherė nuk do tė pranojė zhvatjen me Kosovėn pėr integrimet evropiane", ka thėnė ai. Koshtunica, njė kundėrshtar i ashpėr i pavarėsisė sė Kosovės, ka shtuar se nuk ka patur "shembuj nė historinė e Evropės qė ndonjė shtet tė heqė dorė nga 15% e territorit tė vet pėr ndonjė lloj koncesioni apo ēmimi"

    Ballkanweb
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

Faqja 48 prej 59 FillimFillim ... 38464748495058 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Me ne fund u pranua publikisht se kosova ska ushtri
    Nga beni33 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 126
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 18:14
  3. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndėrkombėtar me Kosovėn
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  4. Kush jane vrasesit?
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 10-03-2004, 21:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •