Close

Rezultati i Sondazhit: Cili do tė jetė statusi pėrfundimtar i Kosovės?

Votues
274. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Pavarėsi e plotė

    168 61.31%
  • Pavarėsi e kushtėzuar

    82 29.93%
  • Autonomi

    10 3.65%
  • Tjeter.....

    14 5.11%
Faqja 47 prej 59 FillimFillim ... 37454647484957 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 461 deri 470 prej 590
  1. #461
    i/e regjistruar Maska e Stefan07
    Anėtarėsuar
    08-04-2007
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    140
    Kosova pavarsi e kushtuzuar eshte nje koncept i pa-shmangshem...
    Mendoj se kjo eshte me emire,edhe perkunder qe ndoshta ka te efekte negative..
    Kosova duhet te jet nen-SHBA deri sa te arri balancimin ne ēdo fushe.
    Shpresoj se tash shqiptaret kan rastin ti bashkojn tokat shqiptare nen-administrim ter shba.Nje gje e till eshte dash te jete bere qe para 500viti,kur Skenderbeut ka pasur nje mundesi te till mga P.Osamane,ti bashkoj vilajete shqiptere te udhehequr nga Skenderi nen administirmin e p.Osmane..Kete e refuzoi...duke u mashtru me akulloret e Venedikut...Tash,duhemi tmendoj mire para se te themi Po ose JO...se e treta vonohet e ndoshta nuk vjen me...!!!

  2. #462
    i/e regjistruar Maska e Stefan07
    Anėtarėsuar
    08-04-2007
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    140
    BE-ja e heq Kosovėn nga rendi i ditės deri nė maj
    Shkruar nga Augustin Palokaj
    Evropa me dyftyra,ka frige te Rusit...
    Pėr dallim nga SHBA-ja, Bashkimi Evropian vazhdon ta mbajė pezull qėndrimin pėr Kosovėn
    Arsyeja pėr heqjen e Kosovės nga rendi i ditės i takimit tė ardhshėm tė ministrave tė jashtėm tė BE-sė nė Luksemburg ėshtė se “nuk ka zhvillime tė reja”, por nė fakt kjo mund tė jetė edhe frika e Presidencės Gjermane qė nė takim tė dalin dallimet mes shteteve anėtare nė tė njėjtėn ditė kur zhvillohet edhe takimi BE-Rusi

  3. #463
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411

    Opinione rreth statusit te Kosoves

    Permbledhja Cfare ka Ndodhur me Kosoven


    24 janar 2005: International Crisis Group (shqip: Grupi Ndėrkombėtar i Krizave) publikon raportin "Kosovo: Toward Final Status" ku konkludohet se pavarėsia ėshtė zgjidhja mė e mirė pėr Kosovėn.[6] Serbėt si gjithmonė refuzojnė kėtė.
    tetor 2005: Kai Eide, ambasador i Norvegjisė nė NATO, i dorėzon Kofi Annan raportin mbi gjendjen e pėrgjithshme nė Kosovė. Eide i rekomandon Annan fillimin e bisedimeve pėr statusin. Politikanėt shqiptarė tė Kosovės e karakterizojnė raportin si tė drejtė.[7]

    10 nėntor 2005: Kėshilli i Sigurimit i OKB-sė aprovon emėrimin e Martti Ahtissari nga sekretari gjeneral Kofi Annan, si pėrfaqėsues special pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės. Zėvendės i Ahtisaari emėrohet austriaku, Albert Rohan.[8]

    21 nėntor 2005: Martti Ahtisaari viziton Kosovėn pėr herė tė pas qė nga emėrimit si pėrfaqėsues special pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės. Ai bėn takime me kryeadministratorin e OKB-sė, Sųren Jessen-Petersen, presidentin Ibrahim Rugova, kryeministrin Bajram Kosumi dhe pėrfaqėsues tė opozitės dhe minoritetit serb. Nė tė njėjtėn ditė proteston lėvizja "Vetėvendosje" me parullat "Jo negociata- Vetėvendosje".

    21 janar 2006: Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova, qė pėr njė kohė kishte vuajtur nga kanceri nė mushkėri ndėrron jetė. Afėr njė milion njerėz e pėrcjellin pėr nė varr. Bisedimet qė do tė duhej tė startonin nė fund tė kėtij muaji shtyhen pėr disa javė. [9] [10]

    10 shkurt 2006: Fatmir Sejdiu zgjidhet nga Kuvendi i Kosovė, president i Kosovės.[11]

    1 mars 2006: Kryeministri Bajram Kosumi jep dorėheqje. Edhe kryeparlamentari Daci detyrohet ta bėjė kėtė.[12] Disa ditė mė vonė zgjidhet, Agim Ēeku, qė deri nė kėtė kohė ishte kryekomandant i TMK-sė, kryeministėr pėr AAK, dhe Kolė Berisha nga LDK zgjidhet kryetar i parlamentit.[13]

    19 maj 2006: Ministrja e jashtme e Zvicrės, Micheline Calmy-Rey, ka pėrsėritur thirrjet pėr njohjen formale tė pavarėsisė sė Kosovės. [14]

    12 qershor 2006: Sųren Jessen-Petersen (PSSP) lajmėron largimin e tij nga Kosova. Analistėt thonė se po e lėnė Kosovėn pėr shkak tė deklaratave pro-pavarėsisė.

    15 qershor 2006: Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha, fillon njė vizitė treditore nė Kosovė. Pėrsėrit qėndrimin e qeverisė Shqiptare pėr pavarėsi tė plotė pėr Kosovėn. Gjatė kėsaj vizite ai vizitoi qytetet kryesore tė Kosovės.[15]

    24 korrik 2006: Takimi i zyrtarėve mė tė lartė tė Kosovės dhe Serbisė nė pallatin Niederosterich, Vjenė, Austri. Prezent janė: Agim Ēeku(kryeministėr i Kosovės), Fatmir Sejdiu(president i Kosovės), Vojslav Kostunica(kryeministėr i Serbisė), Boris Tadic(president i Serbisė) dhe anėtarėt tjerė. Siē ėshtė pritur nuk arrihet asnjė marrėveshje, por Ahtisaari e konsideron tė suksesshėm pėr faktin se kėta liderė janė takuar sy nė sy. Nė Kosovė ky takim u pėrshkruante si "takimi i elefantėve". Lėvizja "Vetėvendosje" proteston nė Prishtinė kundra kėtyre bisedimeve.

    27 korrik 2006: Ultranacionalisti, Tomislav Nikolic, lider i Partisė Radikale tė Serbisė, kėrcėnoi me luftė nėse Kosova merr pavarėsinė.

    28 korrik 2006nternational Crisis Group publikon raportin "An Army for Kosovo?", ku thuhet se Kosova duhet tė ketė ushtrinė e vet pas zgjidhjes sė statusit, qė sipas tyre duhet tė jetė pavarėsia.

    7 gusht 2006: Bisedimet mes autoriteteve kosovare dhe serbe nė Vjenė. Nė fokus ėshtė decentralizimi. Delegacioni shqiptar drejtohet nga Veton Surroi. Pas mbarimit tė kėtyre takimeve thuhet se ka pasur progres minimal.

    14 gusht 2006: Sekretari gjeneral i OKB-sė, Kofi Annan, emėron gjermanin Joachim Rüecker, kryeadministrator(PSSP) tė Kosovės. Rüecker para kėtij emėrimi kishte punuar pėr disa vite nė UNMIK.

    28 dhe 29 tetor 2006: Referendum nė Serbi pėr kushtetutėn e re qė u hartua brenda disa muajve pa debate publike. Nė kushtetutė nėnvizohet se Kosova ėshtė "pjesė e pandarė e Serbisė". ICG, Grupi Ndėrkombėtar i Krizave nė raportin me titullin "Serbia’s New Constitution: Democracy Going Backwards"(Shqip: Kushtetuta e re e Serbisė: Demokraci mbrapsht) kritikon pėrmbajtjen dhe mėnyrėn se si ėshtė hartuar kushtetuta.[16]
    dhjetor 2006: Bėhet e ditur se publikimi i propozimit tė Maarti Ahtisarit pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės do tė shtyhet deri nė janar 2007, me mundėsi pėr shtyrje tė mėtejshme.

    21 janar 2007: Zgjedhje parlamentare nė Serbi. Propaganda "Kosova ėshtė Serbi" nė qendėr tė fushatės elektorale. Por politikani, Čedomir Jovanović, nga partia Liberalo Demokrate tha se ai do tė nėnshkruante pavarėsinė e Kosovės. [17]. Kėto zgjedhje qė nė tė vėrtet ishin tė paplanifikuara dhe u pėrcaktuan pas referendumit pėr kushtetutėn ishin shkaku qė Ahtisaari shtyri publikimin e rekomandimit tė tij nė lidhje me statusin. Pritet qė Ahtisaari tė rekomandoj pavarėsi dhe bashkėsia ndėrkombėtare kishte frikė se bėrja publike e rekomandimit para zgjedhjeve do tė rriste pėrqindjen e partive radikale nė Serbi.

    21 janar 2007: Pėrkujtohet ish presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova me rastin e njėvjetorit tė vdekjes sė tij. Fatmir Sejdiu dekoron Rugovėn me urdhrin Heroi i Kosovės, pėr udhėheqjen e rezistencės pėr liri dhe pavarėsi dhe pėr formimin e shtetit tė Kosovės.

    24 janar 2007: Asambleja e Kėshillit tė Evropės (Council of Evrope) miraton rezolutėn 1533 nė lidhje me statusin pėrfundimtar tė Kosovės. Disa nga nenet e projektrezolutės qė u paraqit para pėrfaqėsuesve nga e gjithė Evropa u hoqėn pėr shkak se disa pėrfaqėsues tė prirė nga Serbia, Rusia dhe Greqia votuan kundra inkuadrimit tė tyre nė rezolutėn pėrfundimtare. Njėri nga nenet ishte dhe ai pėr pavarėsinė ku thuhej se Kosova duhet tė merr pavarėsi pėr tė siguruar paqe nė Ballkan. Rezoluta qė u miratua nuk pėrmban fjalėn pavarėsi, por thotė se njė zgjidhje e negociuar preferohet nga ky kėshill por nėse kjo zgjidhe nuk arrihet atėherė ėshtė nevojshme qė zgjidhja pėrfundimtare tė imponohet.[18] [19]

    26 janar 2007: Ahtisaari takim me tė ashtuquajturin Grupi i Kontaktit qė pėrbėhet nga ShBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia dhe Rusia. Nuk kishte prononcim pėr media dhe takimi ishte me dyer tė mbyllura, por njoftohet se Ahtisaari ka informuar se do tė propozoj pavarėsi tė kushtėzuar. [20] [21] Nė tė gjitha shtetet e botės njoftohet se Kosova do tė marr pavarėsi tė kushtėzuar. [22] Mediat lajmėrojnė se Rusia ėshtė skeptike nė lidhje me planin e Ahtisaarit. Sekretari gjeneral i NATO-s holandezi, Jaap de Hoop Scheffer shprehet se NATO pėrkrah planin e Ahtisaarit nė lidhje me statusin e Kosovės. [23]

    02 shkurt 2007: BIRN(Balkan Investigatve Reporting Network) publikon nenet kryesore tė planit tė Ahtissarit.[24] Disa orė mė vonė Martti Ahtisaari dorėzon propozimin e tij nė Beograd dhe Prishtinė. Edhe pse nuk pėrmendet fjala pavarėsi tė gjithė, edhe presidenti i Serbisė, Boris Tadic, janė tė mendimit se ky propozim e qon Kosovėn drejt pavarėsis.[25] Pėrmbledhje e dokumentit nga faqja zyrtare [26]

    10 shkurt 2007: Lėvizja "Vetėvendosje" organizon protestė nė Prishtinė kundra pakos sė Ahtissarit qė ata mendojnė nuk i bien Kosovės pavarėsi. Disa nga protestuesit filluan tė pėrleshen me policinė(qė pėrbėhej nga ata kosovar dhe ndėrkombėtar). Policia u pėrgjigje me dhunė ndaj tė gjithė protestuesve. Dhjetėra tė lėnduar. Mė 11 shkurt u njoftua se dy (Vetėvendosje thotė tre) protestues kanė vdekur nga plagėt qė morėn njė ditė mė parė nga dhuna e policisė. Tė vdekurit janė Arben Xheladini (1972) nga Prishtina dhe Mon Balaj (1976) nga Besiana. KMLDNJ dėnon dhunėn e policisė ndaj protestuesve dhe e quan njė krim atė qė ka bėrė policia. KMLDNJ sė bashku me Prishtinėn zyrtare kėrkojnė hetim tė gjerė tė asaj qė ndodhi.ØPas mbarimit tė protestave nė zyrat e lėvizjes "Vetėvendosje" arrestohet lideri i lėvizjes Albin Kurti [27]

    12 shkurt 2007: Ministri Brendshėm i Kosovės, Fatmir Rexhepi, jep dorėheqje pas dhunės nė protestat e 10 shkurtit tė organizuara nga Vetėvendosje ku vdiqėn dy shqiptar tė rinj. Ai thotė se ndjenė pėrgjegjėsi morale, edhe pse policia as ajo e UNMIK dhe as SHPK nuk janė nėn kontroll tė tij. [28] Po kėtė ditė Kėshilli pėr Mbrojtjen e Lirive dhe tė Drejtave tė Njeriut (KMLDNJ) viziton Albin Kurtin nė paraburgim. Kurti tregon pėr keqtrajtim.[29]

    13 shkurt 2007: Nė Besianė (ish Podujevė) varroset Mon Balaj. KMLDNJ kėrkon shkarkimin e shefit tė polic sė UNMIK-ut, Stephen Curtis.

    14 shkurt 2007: Stephen Curtis, shef i policisė ndėrkombėtare nė Kosovė, jep dorėheqje pas kėrkesės sė kryeadministratorit Joachim Ruecker. [30]

    21 shkurt 2007: Negociata tė reja nė Vjenė qė kanė pėr qėllim gjetjen e njė kompromisi. Pas kėtyre negociatave njoftohet se asgjė nuk ėshtė arritur dhe se qėndrimet e tė dy palėve janė tė njėjta: shqiptarėt duan pavarėsi kurse serbėt ofrojnė autonomi. Edhe Ahtisaari por edhe ndihmėsit e tij kishin sinjalizuar se kėto negociata nuk do tė sjellin asgjė. Albert Rohan, anėtar i ekipit tė Ahtisaarit i tha BBC se kėto negociata janė shansi i fundit pėr kompromis. [31]

    3 mars 2007: Protesta paqėsore nė Prishtinė tė organizuara nga lėvizja Vetėvendosje. Njoftohet se afėr 4 000 persona morėn pjesė.[32]

    10 mars 2007: Nė Vjenė tė Austris mbarojnė bisedimet pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės mes shqiptarėve dhe serbėve pa marrėveshje. Tė pranishėm ishin krerėt e Kosovės(Fatmir Sejdiu, Agim Ceku, Kolė Berisha dhe tė tjerė) dhe Serbisė (Boris Tadic, Vojislav Kostunica dhe tė tjerė) si dhe i dėrguari i OKB-sė pėr statusin, Martti Ahtisaari. Ahtissari shprehu keqardhje qė nuk ėshtė arritur asnjė marrėveshje. Ai edhe njoftoi se dokumenti pėrfundimtar pėr statusin e Kosovės do ti dėrgohet Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė nė fund tė kėtij muaji.[33]

    15 mars 2007: Albert Rohan, bashkėpunėtor i Martti Ahtisaari i dorėzon OKB-sė propozimin e Ahtisaarit pėr statusin e Kosovės. Sipas burimeve tė agjencisė sė lajmeve, Reuters, plani direkt propozon pavarėsi pėr Kosovėn.[34] [35]

    26 mars 2007: Martti Ahtisaari i dėrgon raportin pėrfundimtar Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė ku ai thotė se Kosova duhet tė bėhet e pavarur.[36] Nicholas Burns, zėvendės ministėr i jashtėm i SHBA-ve thotė se SHBA-tė pėrkrahin planin e Ahtisaarit dhe mendojnė se Kosova duhet tė bėhet e pavarur[37]. Serbėt vazhdojnė ta kundėrshtojnė planin. Rusia bėnė deklarata qė mund tė interpretohen si kundra pavarėsis por nuk pėrmend pėrdorimin e vetos.

    29 mars 2007: Parlamenti Evropian miraton njė rezolutė ku shprehet pėrkrahja pėr pavarėsi tė mbikėqyrur pėr Kosovėn. 490 vota pro, 80 kundėr dhe me 87 abstenime. [38]

    3 prill 2007: Fillon shqyrtimi i planit tė Ahtisaarit nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė. Pas dyerve tė mbyllura ėshtė dėgjuar i dėrguari special pėr Kosovėn Marti Ahtisari duke shpalosur planin qė pritet t'i jap Kosovės njė pavarėsi tė mbikėqyrur. Ishte planifikuar qė edhe Fatmir Sejdiu tė merrte fjalėn por pas protestave tė Serbisė dhe Rusis u vendos qė ai tė mos flas dhe fjalimin e tij ta lexoj PSSP-ja Joachim Ruecker. Kryeministri nacionalist i Serbisė, Vosjlav Kostunica, kundėrshtoi planin dhe kėrkoi negociata dhe kryenegociatorė tė ri. Shtete perendimore si ShBA, Britania e Madhe, Franca po pėrkrahin planin e Ahtisaarit. [39]

    5 prill 2007: Kuvendi i Kosovės miraton njė deklaratė pėr pėrcaktimin e statusit tė Kosovės ku mbėshtetet propozimi i kryenegociatorit Martti Ahtisaari.[40] [41]

    13 prill 2007: Kėshilli i Sigurimit i OKB-se njofton se ka vendosur tė dėrgoj nė Kosovė nė fund tė prillit njė mision faktmbledhės pas kėrkesės sė Rusisė qė ka tė drejtė vetoje nė kėtė kėshill.

    17 prill 2007: Zėvendėsministri i jashtėm i ShBA-ve, Nicholas Burns, nė njė fjalim para Kėshillit pėr Marrėdhėnie me Jashtė nė Uashington tha se Uashingtoni e konsideronte pavarėsinė si opsionin mė tė pėrshtatshėm pėr Kosovėn dhe se ai priste qė Kėshilli i Sigurimi tė aprovonte planin pėr pavarėsi tė prezantuar nga i ngarkuari i posaēėm i OKB-sė, Martti Ahtisaari. Ai edhe shtoi se autonomia ofruar nga Serbia ėshtė dashtė tė ofrohej para 12 vjetėve dhe jo tani. [42] Kai Eide, zyrtar i lartė nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme tė Mbretėrisė sė Norvegjisė nė Prishtinė thotė se Norvegjia pėrkrah planin e Ahtisaarit pėr pavarėsi dhe se ai nuk e ka ndėrmend tė bėhet ndėrmjetėsues siē ishte kėrkuar nga serbėt.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga King_Arthur : 19-04-2007 mė 16:00

  4. #464
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Thėnie pėr statusin


    Sali Berisha, kryeministėr i Shqipėrisė, para Kuvendit tė Kosovės mė 15 qershor 2006:
    "Pėr Shqipėrinė, pavarėsia e Kosovės ėshtė zgjidhja e vetme qė garanton paqe dhe stabilitet nė Kosovė, por jo vetėm nė Kosovė por dhe nė vendet e tjera pėrreth. Paqja, stabiliteti dhe konsolidimi i tyre nė Kosovė kanė njė rėndėsi tė madhe pėr Shqipėrinė, pėr Maqedoninė, Malin e Zi dhe Ballkanin nė tėrėsi. Por konsolidimi i tyre ėshtė njė proces i vėshtirė dhe jetik. Trashėgimia e hidhur, varfėria, dobėsia e shtetit ligjor, korrupsioni, krimi i organizuar, terrorizmi janė faktorė qė e rrezikojnė sigurinė dhe stabilitetin si nė Kosovė ashtu edhe nė vende tė tjera tė rajonit."

    Hashim Thaēi "Pavarėsia e Kosovės ėshtė e paevitueshme, ajo buron nga vullneti i popullit tė Kosovės. Ajo ėshtė zgjidhja qė e meritojnė qytetarėt e Kosovės. Ne jemi tė gatshėm tė marrim mbi supe tė gjitha pėrgjegjėsitė qė na takojnė dhe jemi tė gatshėm tė udhėheqim me veten tonė. Nė kėtė pikė klasa politike dhe qytetarėt e Kosovės janė plotėsisht unik."

    AAK:
    "Pavarėsia ėshtė e drejtė e patjetėrsueshme e vullnetit tė popullit. Vendosmėria e popullit shqiptar tė Kosovės pėr pavarėsi ėshtė del nga pėrpjekjet e vazhdueshme, lufta, deklarimet e gjeneratave tė tėra dhe, tashti, ajo pėrsėri mund tė realizohet pėrmes procesit demokratik

    Ibrahim Rugova, president i Kosovės, pėr Zėrin e Amerikės janar 2005:

    "Tė njihet pavarėsia sa mė shpejt, gjė qė do tė qetėsonte popullin e Kosovės dhe do tė hapte perspektiva tė reja pėr zhvillimin ekonomik, demokratik dhe pėr njė stabilitet tė qėndrueshėm pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės. Ne kemi ecur shumė shpejt gjatė kėtyre 5 viteve dhe pavarėsia do tė hapte perspektiva tė reja dhe do tė qetėsonte kėtė pjesė tė botės apo Evropės. Ne kemi biseduar, dhe ka ardhur faza kur duhet tė marrim kredi dhe garantim tė investimeve, dhe me njohjen e pavarėsisė do tė kishim mė shumė mundėsi, pasi shumė institucione ndėrkombėtare thonė se ēėshtja e njohjes sė pavarėsisė i pengon kėto procese. Pra, dėshiroj qė nė vitin 2005 kjo tė realizohet"

  5. #465
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Delegacioni kosovar nė bisedimet pėr statusin

    Pjesėmarrėsit ndryshonin nga hera nė herė. Kėta persona kanė qenė kyē, dhe kanė marr pjesė disa herė

    Agim Ēeku kryeministėr, AAK
    Lutfi Haziri ministėr, LDK
    Blerim Shala analist, gazetar
    Hashim Thaqi deputet, PDK
    Kolė Berisha kryetar i Kuvendit, LDK
    Veton Surroi politikan, gazetar, ORA

  6. #466
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Argumentet shqiptare pėr pavarėsi

    Serbia e ka humbur Kosovėn nė vitin 1999. Nuk ka mė kthim prapa.
    Nė njė demokraci shumica duhet tė vendos. Nė Kosovė mbi 90 e popullsisė janė shqiptar dhe hulumtime tregojnė se tė gjithė kėta e pėrkrahin pavarėsinė.
    Serbia e ka humbur tė drejtėn pėr ta sunduar Kosovėn pas asaj qė ka bėrė ndaj shqiptarėve para qershorit 1999: 10 000 tė vdekur, 20 000 femra tė dhunuara, 3 000 persona tė zhdukur, me shumė se 1 milion te zhvendosur me dhunė, dhe 70 % e infrastrukturės ėshtė shkatėrruar.
    Rasti i Kosovės ėshtė unik, dhe nuk mund tė krahasohet me konfliktet tjera nė botė.
    Nuk do tė ketė progres nė ekonomi pa pavarėsi.
    Radikalėt dhe ultranacionalistėt kanė rritur pėrqindjen e tyre nė zgjedhjet e fundit parlamentare nė Serbi, ēka do tė thotė se shanset pėr konflikt tė ri mund tė rriten.

  7. #467
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Fushatat serbe kundra pavarėsisė

    Me fillimin e diskutimit sė statusit pėrfundimtar tė Kosovės, filloi edhe lufta propagandistike mė e kushtuar e Serbisė. Disa faqe tė internetit dhe disa profesor serb tė vendosur nė ShBA filluan tė shkruanin artikuj anti-shqiptar tė mbushur me racizėm dhe nacionalizėm, ku nuk kursehej asgjė pėr tė paraqitur shqiptarėt si fajtor pėr luftėrat nė Ballkan, okupues tė Kosovės, pėrndjekės tė serbėve, dhe ekstremist mysliman. Ndryshimet nė botė pas 11 shtatorit e kishin bėrė mė tė lehtė pėr serbėt qė tė mblidhnin persona tė paditur nė betejėn propagandistike kundra "shqiptarėve mysliman". Por pėr fat tė mire tė gjithė ata qė ishin nė pozitėn e vendimmarrėsit, e njihnin tė vėrtetėn, dhe nuk mashtroheshin nga propaganda serbe.

    “The muslim Albanians” u quanin shqiptarėt nga serbėt nė tė gjitha artikujt ose tė shkruar nga ato, apo tė paguar. Nė shumė raste ju shtonte edhe fjala qė fillon me shkronjėn t., pėr tė krijuar konfuzion tek ata qė nuk e dinin se shqiptarėt edhe pse janė mysliman, nuk janė fundamentalist fetar, dhe se janė tolerant.

    Fushatat serbe krahasuar me ato shqiptare ishin si Goliat(serbėt) dhe Davidi (shqiptarėt). Pėr dallim nga serbėt qė u pėrqendronin nė nxirjen e shqiptarėve, kosovarėt nė fushatat e tyre kėmbėngulnin se Kosova duhet tė bėhet njė shtet i pavarur ku tė gjithė kanė tė drejtat e barabarta, pa marr parasysh nacionalitetin.

    Vlen tė pėrmenden kėto dy kontrata qė u nėnshkruan nga institucione serbe me firma lobiste amerikane, ku kriteri kryesore ishte ndalimi i pavarėsimit tė Kosovės:

    Kėshilli Kombėtar Serb mė 22 mars 2006 nėnshkruan njė kontratė me firmėn amerikane Venable. Kjo kontratė u ndėrmjetėsua nga Xhejms Jatras, grek qė ėshtė pjesėtar i kėtij kėshilli nacionalist dhe anti-shqiptar. Qėllimi kryesor me kėtė kontratė ėshtė demonizimi i shqiptarėve nė prag tė statusit. Vlera e kontratės sipas medieve ishte 600 000 dollar nė muaj.
    Nė fund tė korrikut 2006 bėhet e njohur se qeveria serbe ka nėnshkruar njė kontratė me firmėn lobiste amerikane “Barbour, Griffith & Rogers” tė vlefshme 30 milion dollar. Edhe kėsaj herė dėshira kryesore ishte demonizimi i shqiptarėve.
    Janė shkruar edhe disa artikuj anti-shqiptar nėpėr gazeta evropiane gjatė kohės tė bisedimeve, qė nga shqiptarė janė karakterizuar si propaganda serbe nė prag tė zgjidhjes sė statusit.

    Tė shumta ishin edhe deklaratat e mbushura me urrejtje tė ministrit te jashtėm, Vuk Drashkoviq, dhe shefes sė qendrės koordinues pėr Kosovėn (njė qendėr qė nė tė vėrtet vetėm ka krijuar probleme) Sandra Raskovic-Ivic.

  8. #468
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Tė Pėrgjithshme

    Synimi i Propozimit tė Gjithanshėm pėr Marrėveshjen mbi Statusin e Kosovės ėshtė tė pėrcaktojė kėrkesat e nevojshme pėr njė Kosovė tė ardhshme qė ėshtė e mundėshme, e mbėshtetėshme dhe e stabilizuar. Ai pėrfshin masa tė hollėsishme pėr tė siguruar inkurajimin dhe mbrojtjen e tė drejtave tė bashkėsive the anėtarėve tė tyre, decentralizimin efektiv tė qeverisė dhe ruajtjen e mbrojtjen e trashėgimisė kulturore e fetare. Pėr mė tepėr, Marrėveshja pėrshkruan masa kushtetuese, ekonomike dhe sigurie, tė cilat sė bashku synojnė tė kontribuojnė nė zhvillimin a njė Kosove shumė-etnike, demokratike dhe tė lulėzuar. Njė element i rėndėsishėm i Marrėveshjes ėshtė manadati qė i jepet njė prezence ndėrkombėtare civile dhe ushtarake nė Kosovė pėr tė mbikqyrur zbatimin e Marrėveshjes dhe pėr tė ndihmuar autoritetet kompetente Kosovare nė sigurimin e paqes dhe stabilitetit nė gjithė Kosovėn. Dispozitat e Marrėveshjes do tė kenė pėrparėsi mbi tė gjitha dispozitat e tjera ligjore nė Kosovė.

    Elementėt e Marrėveshjes
    Marrėveshja pėrfshin pjesėn kryesore me katėrmbėdhjetė nene qė pėrbėjnė parimet e saj kyēe, dhe dymbėdhjetė Shtojca, tė cilat zgjerojnė mė tej kėto parime:

    • Kosova do tė jetė njė shoqėri shumė-etnike, qė e qeveris veten nė mėnyrė demokratike dhe me respekt tė plotė pėr rendin ligjor, nivelin mė tė lartė tė tė drejtave tė njeriut dhe lirive themelore tė pranuara nga bota ndėrkombėtare, dhe qė nxit ekzistencėn paqėsore dhe tė lulėzuar tė gjithė banorėve tė saj.

    • Kosova do tė miratojė njė Kushtetutė pėr tė mbrojtur kėto parime. Ndėrsa Marrėveshja nuk pėrshkruan njė Kushtetutė tė plotė, ajo pėrkufizon elementėt kyē qė duhet tė bėjnė pjesė nė Kushtetutė.

    • Kosova do tė ketė tė drejtė tė diskutojė dhe tė miratojė marėveshje ndėrkombėtare, duke pėrfshirė tė drejtėn pėr tė kėrkuar anėtarėsi nė organizata ndėrkombėtare.

    • Mbrojtja dhe pėrkrahja e tė drejtave tė anėtarėve tė baskėsive ėshtė njė element qėndror i Marrėveshjes. Marrėveshja pėrcakton aspektet kyēe qė do tė mbrohen, duke pėrfshirė kulturėn, gjuhėn, edukimin dhe simbolet. Ajo gjithashtu pėrshkruan mekanizma specifike tė pėrfaqėsimit tė anėtarėve tė bashkėsive jo-Shqiptare tė Kosovės nė institucionet publike kryesore pėr tė ruajtur dhe pėrkrahur pjesėmarrjen e tyre efektive dhe aktive nė jetėn publike. Pėr tė mbrojtur tė drejtat e bashkėsive Kosovare jo-Shqiptare nė procesin legjislativ, Marrėveshja gjithashtu lejon qė disa ligje tė caktuara mund tė hyjnė nė fuqi vetėm nėse njė shumicė e anėtarėve Kosovarė jo-Shqiptare tė Asamblesė Kosovare janė dakord me miratimin e tyre.

    • Marrėveshja pėrmban njė propozim me pėrmasa tė gjėra pėr decentralizim, i cili ėshtė i njė shkalle tė zgjeruar dhe synon tė pėrkrahė qeverisjen e mirė, transparencėn dhe efikasitetin nė shėrbimin publik. Propozimi pėrqėndrohet nė veēanti nė nevojat e shqetėsimet specifike tė bashkėsisė Kosovare Serbe, e cila do tė ketė njė shkallė tė lartė kontrolli mbi punėt e veta. Elementet e decentralizimit pėrfshijnė, inter alia, kompetenca tė reja bashkiake pėr bashkėsitė me shumicė Kosovare Serbe (si pėr shembull nė fushat e shėndetėsisė sė shkallės sė dytė dhe tė arsimit tė lartė); autonomi tė zgjeruar bashkiake nė ēėshtjet financiare, duke pėrfshirė aftėsinė pėr tė pranuar fonde transparente nga Serbia pėr njė diapazon tė gjėre aktivitetesh e qėllimesh bashkiake; masa mbi aleanca mes bashkive dhe bashkėpunimin pėrmes kufijve me institucione Serbe; dhe krijimin e gjashtė bashkėsive tė reja ose mjaft tė zgjeruara me shumicė Serbe (Gracanica, Novo Brdo, Klokott, Ranilug, Partes. Mitovica-Veriore).

    • Marrėveshja gjithashtu pėrcakton njė sistem drejtėsie nė Kosovė i cili ėshtė i integruar, i pavarur, professional dhe i pa-anshėm, qė i siguron drejtėsi tė gjithė personave nė Kosovė. Ajo gjithashtu pėrcakton mekanizma pėr tė siguruar qė sistemi i drejtėsisė ėshtė pėrfshirės dhe qė shėrbimi i tij gjyqėsor dhe prokuror pasqyron karakterin shumė-etnik tė Kosovės.

    • Elementet e Marrėveshjes pėr mbrojtjen dhe nxitjen e trashėgimisė fetare e kulturore do tė sigurojnė ekzistenceėn a papenguar e tė patrazuar tė Kishės Ortodokse Serbe (KOS) nė Kosovė. Mė shumė se dyzet vende kyēe fetare e kulturore do tė rrethohen nga Zona Mbrojtėse pėr tė parandaluar zhvillime apo ndėrtime tė dėmshme tregtare dhe industriale, dhe pėr tė ruajtur dinjitetin culturor tė kėtyre vendeve. Marrėveshja gjithashtu garanton sigurinė fizike tė pėrforcuar pėr vende tė zgjedhura. KOS the organizata e saj e brendshme do tė njihen haptazi nga autoritetet Kosovare dhe do t’i njihet e drejta a paprekshmėrisė sė pronės, liria nga taksimi dhe prvilegje doganore. KOS nė Kosovė gjithashtu do tė jetė e lirė tė mbajė lidhje me KOS nė Beograd.

    • Tė gjithė refugjatėt dhe personat e shpėrngulur brenda Kosovės do tė kenė tė drejtė tė kthehen dhe tė marrin sėrish pasuritė dhe pronat e tyre personale. Marraveshja gjithashtu u bėn thirrje Kosovės dhe Serbisė tė bashkėpunojnė plotėsisht me Komisionin Ndėrkombėtar tė Kryqit tė Kuq pėr tė zgjidhur fatin e personave tė zhdukur.

    • Marrėveshja pėrfshin masa tė veēanta qė synojnė tė nxisin e tė ruajnė zhvillimin e vazhdueshėm ekonomik nė Kosovė. Ajo pėrshkruan procedura transparente pėr tė zgjidhur mosmarrėveshje lidhur me pronat dhe pėr njė proces privatizimi tė vazhdueshėm, tė dyja kėto me njė pjesėmarrje tė konsiderueshme ndėrkombėtare. Pėr mė tepėr, Marrėveshja pėrkufizon mekanizma pėr tė pėrcaktuar pjesėn e Kosovės nė borxhin e huaj tė Serbisė dhe pėr tė zgjidhur ēėshtjen e kthimit tė pronave.

    • Marrėveshja gjithashtu parashikon njė sektor sigurimi nė Kosovė i cili ėshtė profesional, shumė-etnik, dhe demokratik, dhe inkurajon njė pėrfshirje tė rėndėsishme lokale nė zhvillimin e tij dhe nė tė njėjtėn kohė ruan nivelin e mbikqyrjes ndėrkombėtare tė nevojshėm pėr suksesin pėrfundimtar nė kėtė fushė delikate. Forca Policore Kosovare do tė ketė njė varg komande tė njėsuar nė mbarė Kosovėn, ndėrkohė qė oficerėt lokalė tė policisė do tė pasqyrojnė pėrbėrjen etnike tė bahkėsisė nė tė cilėn ata shėrbejnė. Nė bashkitė Kosovare me shumicė Serbe, Asambleja Bashkiake do tė ketė kompetenca tė avancuara nė zgjedhjen e Komandantit tė Stacionit lokal. Nje Forcė Kosovare Sigurimi (FKS) e re dhe shume-etnike to tė krijohet brenda njė viti. Do tė ketė njė maksimum prej 2,500 anėtarėsh aktivė dhe 800 rezervistė. Marrėveshja kėrkon qė Korpusi i Mbrojtjes sė Kosovės (KMK) qė ekziston sot do tė shpėrndahet brenda njė viti.

    • Duke pranuar faktin qė pėrmbushja e pėrgjegjėsive tė Kosovės sipas Marrėveshjes kėrkon njė diapazon tė gjėrė aktivitetesh komplekse dhe tė vėshtira, Marrėveshja pėrcakton njė prani ndėrkombėtare nė tė ardhmen pėr tė mbikqyrur dhe pėrkrahur pėrpjekjet e duhura tė autoriteteve Kosovare. Kjo prani pėrfshin tre komponentė kryesorė:

    o Njė Pėrfaqėsues Ndėrkombėtar Civil (PNC), gjithashtu i njohur si Pėrfaqėsuesi i Posaēėm i BE, do tė emėrohet nga njė Grup Drejtues Ndėrkombėtar (GDN), i cili pėrfshin aktorėt kryesore ndėrkombėtare. PCN do tė ketė autoritetin mė tė lartė mbikqyrės mbi zbatimin e Marrėveshjes. PCN do tė vishet me kompetenca tė veēanta qė do ta lejojnė atė tė marrė veprimet e duhura pėr tė mbikqyrur dhe siguruar zbatimin e suksesshėm tė Marėveshjes. Kėto kompetenca pėrfshijnė autoritetin pėr tė anulluar vendime apo ligje tė miratuara nga autoritetet Kosovare dhe pėr tė ndėshkuar apo hequr nga pozita ata zyrtarė veprimet e tė cilėve PNC gjykon qė nuk pajtohen me frymėn e Marrėveshjes. PNC gjithashtu do tė jetė autoriteri vendimtar nė Kosovė pėr sa i pėrket aspekteve civile tė Marrėveshjes. o Njė Mision i Politikės Evropiane pėr Sigurinė e Mbrojtjen (PESM) do tė vrojtojė, mėsojė dhe kėshillojė nė tė gjitha fushat e lidhura me shtetin ligjor. Veēanėrisht, ai do tė ndihmojė Kosovėn nė zhvillimin e institucioneve policore, gjyqėsore, e institucionet penale efikase, tė paanėshme dhe pėrfshirėse, dhe do tė ketė autoritetin pėr tė marrė pėrsipėr pėrgjegjėsi tė tjera pėr tė siguruar ruajtjen dhe pėrkrahjen e shtetit ligjor, rendit publik dhe sigurisė. o Njė Prani Ushtarake Ndėrkombėtare e udhėhequr nga NATO do tė krijojė njė mjedis tė mbrojtur dhe tė sigurtė nė gjithė Kosovėn, nė bashkėpunim me PNC dhe nė mbėshtetje tė institucioneve tė Kosovės deri sa tė vijė koha kur kėto institucione tė jenė nė gjendje tė marrin pėrsipėr tė gjithė diapazonin e pėrgjegjėsive tė sigurisė.

    • OSBE, me njė prani tė gjėrė nė terren nė Kosovė, do tė kėrkohet tė ndihmojė nė mbikqyrjen e nevojshme pėr zbatimin e suksesshėm tė Marrėveshjes.

    Zbatimi i Marrėveshjes
    Sapo Marrėveshja tė hyjė nė fuqi, do tė ketė njė periudhė tranzicioni prej 120 ditėsh, gjatė sė cilės mandati eksistues i UNMIK-ut do tė mbesė i pandryshuar. Megjithate, pėr tė siguruar mbikqyrjen e menjėhershme tė zbatimit tė Marrėveshjes nga Kosova, PNC do tė ketė autoritet pėr tė monitoruar kėtė zbatim dhe pėr tė bėrė rekomandime tek UNMIK pėr veprime qė duhen marrė pėr tė siguruar respektimin e Marrėveshjes. • Gjatė periudhės sė tranzicionit, Asambleja Kosovare, nė konsultime me PNC, do tė ketė pėrgjegjėsinė tė aprovojė njė Kushtetutė dhe legjislacionin e nevojshėm pėr zbatimin e Marrėveshjes. Kushtetuta dhe legjislacioni i ri do tė hyjnė nė fuqi menjėherė pas pėrfundimit tė periudhės sė tranzicionit. • Nė pėrfundimin e periudhės sė tranzicionit, mandati i UNMIK-ut do tė mbarojė dhe i gjithė autoriteti legjislativ dhe ekzekutiv qė UNMIK-u gėzon do t’i kalohet nė tėrėsi autoriteteve tė Kosovės, nė pėrputhje me Marrėveshjen. • Brenda nėntė muajve nga hyrja nė fuqi e Marrėveshjes, zgjedhje tė pėrgjitshme dhe lokale duhet tė mbahen. • Mandati is PNC do tė vazhdojė deri sa GDN tė vendosė qė Kosova ka zbatuar kushtet e Marrėveshjes

  9. #469
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Tirana perplaset me Beogradin per Kosoven

    • Shefi i diplomacisė serbe Drashkovic i "befasuar" me deklaratėn e zv.ministrjes se jashtme Edit Harxhi se Shqipėria mbėshtet pavarėsinė e Kosovės

    Shefi i diplomacisė serbe Vuk Drashkovic ka reaguar sot pas nje deklarate qe zv.ministrja e Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė, Edit Harxhi, e cila ka thene nė takimin e sotėm tė Kėshillit tė ministrave tė jashtėm tė Organizatės sė Bashkėpunimit Ekonomik tė Detit tė Zi, se Shqipėria nė tėrėsi mbėshtet planin e Marti Ahtisarit dhe pavarėsinė e Kosovės. Drashkovic, i cili kryesonte takimin, ka thėnė se ėshtė i "befasuar" qė nė njė takim tė tillė tė pėrfaqėsuesve tė lartė, Shqipėria ngre ēėshtjen e Kosovės. Sipas shefit te diplomacise Serbe “Kosova nuk ėshtė nė Shqipėri por nė Serbi dhe se paraqet problem tė brendshėm tė Serbisė, e jo tė Shqipėrisė". Drashkovic ka thėnė se pozicioni i Serbisė ėshtė kompromisi maksimal, e kjo nėnkupton se nuk ka ndryshim tė kufijve, duke pėrfshirė kufirin e Serbisė me Shqipėrinė. Kete reagim te Drashkovicit, e ka pohuar per Zerin e Amerikes edhe vete Harxhi e cila ka shpjeguar se Drashkovic ka reaguar menjehere per kete.

    Ballkanweb
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  10. #470
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Tirana deri me tani nuk ka paraqitur asnje kerkese ne asamblene pergjithshme te OKB-se per lejimin e referendumit ne Kosove , edhepse ket te drejt e ka.
    Andaj te thuhet se Tirana perplaset me beogradi per Kosoven eshte tejet qesharake dhe mendoi se Tirana zyrtare perplasjen me Beografin nuk e ka seriozisht dhe me gjith mend.

Faqja 47 prej 59 FillimFillim ... 37454647484957 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Me ne fund u pranua publikisht se kosova ska ushtri
    Nga beni33 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 126
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 18:14
  3. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndėrkombėtar me Kosovėn
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  4. Kush jane vrasesit?
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 10-03-2004, 21:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •