Close

Rezultati i Sondazhit: Cili do tė jetė statusi pėrfundimtar i Kosovės?

Votues
274. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Pavarėsi e plotė

    168 61.31%
  • Pavarėsi e kushtėzuar

    82 29.93%
  • Autonomi

    10 3.65%
  • Tjeter.....

    14 5.11%
Faqja 46 prej 59 FillimFillim ... 36444546474856 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 451 deri 460 prej 590
  1. #451
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113

    Shtetet e Bashkuara te Amerikes shprehen pro “pavaresise se Kushtezuar ” per Kosoven

    • Qendrimi eshte bere publik nga nensekretari amerikan per marrdhenie politike Nikolas Burns, ne Bruksel, pas nje seri takimesh te zhvilluara me zyrtare te larte te NATO-s

    Shtetet e Bashkuara te Amerikes shprehen pro “pavaresise se Kushtezuar ” per Kosoven dhe jane gati per te zhvilluar nje diskutim te thelle me Rusine e cila ka deklaruar se mund te perdore veton ne Keshillin e Sigurimit.

    Qendrimi eshte bere publik nga nensekretari amerikan per marrdhenie politike Nikolas Burns, ne Bruksel, pas nje seri takimesh te zhvilluara me zyrtare te larte te NATO-s si dhe ne disa takime te tjera e konferenca per shtyp."SHBA mbeshtesin propozimin e te derguarit te posacem te Kombeve te Bashkuara per statusin e Kosoves Marti Ahtisari, ceshtje per te cilen do te jepet me vone edhe nje deklarate ", parapriu Burns, duke theksuar se Washingtoni shpreson qe Kombet e bashkuara te miratojne nje rezolute mes prillit dhe majit.

    "Pozicioni I Rusise mund te krijoje probleme, por per kete do te diskutohet vecmas dhe me me hollesi me Mosken "perfundoi Burns. (ANSA/Balkanweb).
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  2. #452
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    • I pyetur nėse Gjermania mbėshteste pavarėsinė e Kosovės, ambasadori Matussek tha se 'do tė ishte mirė qė Kosova tė gėzojė sovranitet, qoftė edhe tė kufizuar me mbikėqyrje ndėrkombėtare'.


    New York- Plani i Martti Ahtisaarit ėshtė jo vetėm mė i miri, por ėshtė i vetmi i mundshėm, keshtu ka deklaruar nė njė konferencė pėr shtyp nė New York, ambasadori i Gjermanisė nė Kombet e Bashkuara, Thomas Matussek.
    Nė konferencėn e mbajtur nė Klubin e korrespondentėve, ambasadori gjerman paraqiti pikėpamjet e vendit tė tij edhe pėr reformėn nė Kėshillin e Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara si dhe foli pėr vatrat e ndryshme tė krizave nė botė.

    I pyetur nėse Gjermania mbėshteste dokumentin Ahtisaari, ambasadori Matussek u pėrgjigj, "100 pėr qind". Ai tha se edhe vendet e Bashkėsisė Evropiane, kryesuese e sė cilės deri nė fund tė qershorit ėshtė Gjermania, janė unike nė mbėshtetje tė planit.

    Ai e quajti dokumentin mbi Kosovėn tashmė tė dorėzuar tek Sekretari i Pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara si njė kompromis, por theksoi se vėrejtjet ruse duhet tė merren seriozisht, megjithatė vlerėsoi se pala serbe nuk ka dhėnė asnjė motiv se ka dashur tė negociojė. "Si mund tė thuhet dua mė shumė kohė ose negociata tė reja kur ata e kanė vėnė Kosovėn nė preambulėn e kushtetutės sė tyre", tha ambasadori Matussek duke theksuar se ky fakt fliste qartė pėr mosvullnetin e palės serbe pėr tė negociuar.

    Matussek tha gjithashtu se dokumenti nė 85 pėr qind tė pėrmbajtjes sė tij nė mėnyrė tė shteruar fliste pėr tė drejtat e serbėve dhe nė vetėm 15 pėr qind pėr shqiptarėt. Nderkohe i pyetur nėse Gjermania mbėshteste pavarėsinė e Kosovės, ambasadori Matussek tha se 'do tė ishte mirė qė Kosova tė gėzojė sovranitet, qoftė edhe tė kufizuar me mbikėqyrje ndėrkombėtare'. "Vendi im, Gjermania, ka pasur pėr 50 vjet pas luftės sė dytė botėrore njė sovranitet tė kufizuar", tha dje ambasadori i Gjermanisė.

    Ndėrkaq zėdhėnėsi i Departmentit tė Shtetit, Sean McCormack konfirmoi dje se Sekretarja shtetit, Condoleeza Rice dhe trojka evropiane, Solana, Steinmeier dhe Ferraro-Waldner gjatė vizitės sė tyre nė Washington, kanė biseduar pėr Kosovėn. "Ata biseduan dhe pėr mbėshtetjen e dokumentit Ahtisaari dhe procesin konsultativ nė mėnyrė qė tė pėrmbyllet njė problem i gjatė dhe shumė i vėshtirė diplomatik", tha Mccormack.

    (RTK)
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  3. #453
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113

    marre nga Zeri i Amerikes

    Shtetet e Bashkuara mbėshtesin planin pėr "pavarėsi tė mbikqyrur" pėr Kosovėn

    26-03-2007



    Sekretari i Pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara Ban Ki Mun i dorėzoi sot nė mėngjes Presidentit tė Kėshillit tė Sigurimit raportin pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės dhe propozimin pėr zgjidhjen e statusit, tė pėrgatitur nga i dėrguari i posaēėm i OKB-sė pėr Kosovėn, Marti Ahtisari. Zoti Ban Ki Mun shprehu mbėshtetjen e plotė pėr raportin dhe pėr propozimin Ahtisari.

    Ndėrkohė, sot nė Bruksel, Nėnsekretari amerikan i Shtetit, Nikolas Bėrns shprehu mbėshtetje pėr planin Ahtisari mbi "pavarėsinė e mbikqyrur". Ai tha se plani do t'u jepte kosovarėve njė rrugė pėr tė ecur pėrpara drejt pavarėsisė dhe do tė garantojė tė drejtat e pakicave pėr serbėt. Mė nė fund pas tetė vjetėsh, tha zoti Bėrns, populli i Kosovės do tė dijė se cila ėshtė e ardhmja e tij. Shtetet e Bashkuara, theksoi ai, e mbėshtesin propozimin pėr pavarėsi tė mbikqyrur pėr Kosovėn.

    Zoti Burns, i cili ndodhet nė Bruksel pėr bisedime dyditėshe me zyrtarė tė BE-sė dhe tė Natos pėr Kosovėn dhe ēėshtje tė tjera, tha se pret 5, 6 ose 7 javė konsultime intensive mes udhėheqėsve shqiptarė, atyre serbė dhe Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė pėr tė gjetur zgjidhjen mė tė mirė qė do t'i jepte fund ēėshtjes sė statusit tė Kosovės nė muajin prill ose maj, sipas fjalėve tė tij.

    Pas njė viti pėrpjekjesh dhe njė viti bisedimesh, tha ai, ka ardhur koha qė kosovarėt tė marrin atė qė u takon si dhe qartėsinė qė duhet t'u japė komuniteti ndėrkombėtar. Zoti Bėrns shtoi se NATO-ja do tė mbetet nė Kosovė pėr tė garantuar sigurinė dhe Bashkimi Evropian do tė ndihmojė nė aspektet civile dhe administrative.

    Duke iu pėrgjigjur pyetjeve tė gazetarėve se si do tė veprohet lidhur me kundėrshtimet e Rusisė, e cila ėshtė anėtare e pėrhershme e Kėshillit tė Sigurimit me tė drejtė vetoje, zoti Bėrns tha se kjo do tė jetė njė detyrė shumė e komplikuar, por ne, shtoi ai, do tė diskutojmė me Rusinė nė mėnyrė shumė tė hapur dhe tė thellė.//rd
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  4. #454
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113

    OKB: KS fillon nė prill bisedimet pėr statusin e Kosovės

    • Lajmi eshte bere i ditur nga zėdhėnėsja e sekretarit tė pėrgjithshėm te Kombeve te Bashkuara sipas se ciles diskutimet per raportin e Ahtisarit do fillojne ne prill


    Kėshilli i Sigurimit do te fillojė nė muajin prill diskutimet mbi raportin final tė Marti Ahtisarit pėr statusin e Kosovės. Lajmi eshte bere i ditur nga zėdhėnėsja e sekretarit tė pėrgjithshėm te Kombeve te Bashkuara Ban Ki-Mun, Mishel Montas. "Sekretari i pėrgjithshėm ka shprehur mbėshtetjen e tij tė plotė pėr raportin e tė dėrguarit tė posaēėm Ahtisari dhe propozimin pėr zgjidhjen e ēėshtjes. „Me dorėzimin e raportit dhe propozimit pėr zgjidhjen nė Kėshillin e Sigurimit, procesi i pėrcaktimit tė statusit tė ardhshėm tė Kosovės ka mbėrritur nė fazėn vendimtare", tha Montas.
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  5. #455
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,983
    Citim Postuar mė parė nga tani_26
    Pas perfundimit te bisedimeve per statusin e Kosoves, cili mendoni se do te jete ky Status?

    1. Pavaresi e plote.
    2. Pavaresi e kushtezuar.
    3. Automomi.
    4. Tjeter...
    Tani ėshtė vonė pėr mendime, sepse sapo ėshtė propozuar pamvarsi e kushtėzuar.Nejse!!!Njė proverb thotė:"Ndaj hiēes,mall i biri i Birēes".Kush e di le ta sqaroj mė tej.

  6. #456
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar mė parė nga Ali Baba Tepele
    Tani ėshtė vonė pėr mendime, sepse sapo ėshtė propozuar pamvarsi e kushtėzuar.Nejse!!!Njė proverb thotė:"Ndaj hiēes,mall i biri i Birēes".Kush e di le ta sqaroj mė tej.
    Tema eshte hapur para nje viti atehere kur nuk kishin filluar (ne mos gabohem) negociatat per statusin e Kosoves...
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  7. #457
    i/e larguar Maska e Homza
    Anėtarėsuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Pamvarsi te kushtezuar.....e din kush kte permbajtejn e pakos qe kur vjen momenti qe pamvarsia te behet e plote???? ket se kam idene/

  8. #458
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    “Rasti i Kosovės universal apo sui generis”

    Dr. Islam Lauka



    Analiza krahasuese e konfliktit tė Kosovės dhe atyre tė hapėsirės postsovjetike, studimi i elementėve tė tyre themelorė si: historia e lindjes dhe dinamika e zhvillimit tė tyre; situata para dhe paskonfliktuale; harta demografike rajonale dhe pėrbėrja etnike e palėve nė konflikt; baza ligjore mbi tė cilėn janė ngritur entitetet, de facto tė pavarura; qėllimet e tyre politike; mekanizmat e pėrdorur pėr zgjidhjen e krizės; aleatėt e jashtėm tė forcave kundėrshtare; shkalla e pėrfshirjes sė faktorit ndėrkombėtar nė konflikt etj, na cojnė nė pėrfundimin se, midis tyre, ekzistojnė dallime tė thella, me natyrė historike, demografike, gjeopolitike, strategjike dhe juridiko-kushtetuese. Dallimet janė tė dukshme, jo vetėm midis kėtyre konflikteve qė u pėrkasin zonave tė ndryshme gjeopolitike, por edhe midis atyre qė i pėrkasin tė njėjtit vend, siē ėshtė rasti i Abhazisė dhe Osetisė sė Jugut nė Gjeorgji. Ekzistenca e dallimeve tė tilla bėn qė secili prej kėtyre konflikteve tė ketė karakteristikat e veta, fytyrėn e vet unike, tė pangjashme me tė tjerėt. Nė kėtė kuptim, secili prej tyre, pėrbėn njė rast sui generis. Kemi kėshtu rastin unik tė Transdnistrias, tė Abhazisė, tė Osetisė sė Jugut dhe tė Nagorni Karabahut. Ashtu siē kemi rastin unik tė Kosovės, e cila, nė trajtėn qė paraqitet aktualisht, erdhi si pasojė: e rastit unik tė shpėrbėrjes sė Jugosllavisė, element konstituiv i sė cilės ka qenė edhe Kosova; e rastit unik tė ushtrimit tė dhunės sistematike shtetėrore, pėr dekada tė tėra, tė Serbisė ndaj shqiptarėve; e rastit unik tė Sllobodan Millosheviēit qė, nė pranverėn e vitit 1999, dėrgoi 100. 000 ushtarė e policė pėr tė spastruar etnikisht Kosovėn; e rastit unik tė ndėrhyrjes humanitare tė komunitetit ndėrkombėtar, pėr tė shpėtuar nga shfarosja njė popull tė tėrė; e rastit unik tė miratimit tė njė rezolute tė veēantė nga ana KS dhe, mbi bazėn e saj, vendosjen e Kosovės nėn protektorat ndėrkombėtar, de facto jashtė sovranitetit serb. Tėrėsia e kėtyre precedentėve e bėn “precedentin Kosovė” tė paprecedent.1

    Duke qenė njė rast i veēantė, edhe zgjidhja e ēėshtjes sė Kosovės duhet tė jetė e veēantė, zgjidhje e paprecedent pėr njė rast tė paprecedent. Pretendimet pėr gjetjen e njė zgjidhjeje me atribute universale, tė njė paradigme qė mund tė pėrdoret pėr qetėsimin e tė gjitha konflikteve nė botė, janė spekulim i thjeshtė. Ashtu siē janė spekulim “teorizimet”, sipas tė cilave, pavarėsisht se ēfarė zgjidhjeje jepet pėr statusin e Kosovės, ajo do tė shėrbente si precedent pėr zgjidhjen e tė gjitha konflikteve tė tjera, kudo nė botė. Pohimi mbi karakterin spekulativ tė tezės sė “precedentit Kosovė”, niset nga fakti qė, mbėshtetėsit e saj, nė themel tė zgjidhjes sė krizave tė ndryshme nuk vendosin logjikėn e brendshme tė zhvillimit tė tyre, raportin e forcave tė pėrfshira nė konflikt dhe qėndrimet e tyre konkrete, por pėrkundrazi njė faktor tė jashtėm, pa asnjė lidhje me to.”Teorizimet” rreth rrezikut qė, gjoja, paraqet “precedenti Kosovė” pėr “shkrirjen” e konflikteve “tė ngrira”, pėrbėjnė lėvozhgėn, prapa sė cilės fshihet instrumentalizimi i saj, nė funksion tė qėllimeve dhe interesave tė mirėfillta gjeopolitike tė propaganduesve tė saj, kryesisht tė Moskės dhe Beogradit. Deputeti i Dumės Ruse, Viktor Allksnis, nuk e fsheh kėtė tė vėrtetė. “Ne do tė pėrkrahim pavarėsinė e Kosovės nė kėmbim tė sovranitetit shtetėror tė Abhazisė, Osetisė sė Jugut dhe Transdnistrias. Nėse njė pazar i tillė ende nuk ėshtė bėrė, ai do tė bėhet. Nė gjeopolitikė ėshtė si nė lojėn e shahut: duke sakrifikuar njė figurė, mund tė fitosh tjetrėn”,2 konkludon deputeti rus.

    Qė teza e “precedentit Kosovė”, shėrben vetėm si mbulesė e interesave tė tyre politiko-strategjike, dėshmohet edhe nga fakti qė, nė thelb, mbėshtetėsit e saj janė kundėr ndikimit apo implementimit tė kėtij precedenti nė praktikėn e zgjidhjes sė konflikteve tė tjera, nė mėnyrė tė veēantė, nė ato tė hapėsirės postsovjetike.

    Pavarėsimi i Kosovės ėshtė njė proces i gjatė dhe kompleks, i pėrgatitur pėrmes vuajtjesh e sakrificash tė panumėrta, por edhe me kujdes, pėr shumė e shumė vite, nga klasa politike dhe populli i Kosovės dhe, duke filluar nga fundi i viteve `90, edhe nga komuniteti ndėrkombėtar. Ky proces, ka tė bėjė, para se gjithash, me krijimin e shoqėrisė demokratike dhe tė shtetit ligjor, me ngritjen e institucioneve tė qėndrueshme, me zbatimin e standarteve europiane, me respektimin e tė drejtave tė njeriut dhe tė komuniteteve pakicė, me ndėrtimin e ekonomisė sė tregut etj. Mbėshtetėsit e “precedentit Kosovė” e perceptojnė pavarėsinė, jo si njė process, por si njė akt tė shkėputur dhe vetėm si tė tillė duan qė ta shfytėzojnė pėr qėllimet e veta. I pyetur pėr mundėsinė e vendosjes sė administratės sė tipit “UNMIK” (si ajo qė vepron nė Kosovė) nė territoret e “konflikteve tė ngrira” nė hapėsirėn postsovjetike, Ministri i Jashtėm Rus, Sergej Lavrov, ka deklaruar se “nuk ka arsye pėr kėtė. Nė Abhazi, Oseti tė Jugut dhe Transdnistri vet palėt kanė rėnė dakort midis tyre pėr metodat e zgjidhjes” dhe se “ėshtė e domosdoshme qė tė punohet nė formatet ekzistuese”.3 Ky nuk ėshtė njė qėndrim i ri i Moskės. Gjatė konfliktit nė Ēeēeni, Rusia ka hedhur poshtė njė ofertė tė komisionerit tė atėhershėm europian K. Patten, si dhe atė tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė NATO-s, G. Robertson, pėr ndėrmjetėsimin me ēeēenėt, duke e quajtur atė si njė problem tė brendshėm tė saj.4 Tė kėsaj natyre konsiderohen edhe problemet nė hapėsirėn postsovjetike dhe, pėr pasojė, vlerėsohet si e padėshirueshme ēdo formė e ndėrhyrjes sė faktorėve tė tretė nė kėtė zonė, pėrfshirė edhe Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara. Moska dhe Organizata e Traktatit tė Sigurisė Kolektive, 5 e kanė vlerėsuar si minim tė zhvillimeve pozitive nė procesin e bisedimeve, pėrpjekjen e vendeve tė GUAM pėr tė miratuar njė rezolutė tė OKB-sė mbi konfliktet nė Transdnistri, Nagorni Karabah, Oseti e Jugut dhe Abhazi.

    Nėse “precedentit Kosovė” i heq faktorin ndėrkombėtar, atėhere, nuk mund tė flitet mė pėr precedent si tė tillė. Duke qenė tė ndėrgjegjshėm pėr instrumentalizimin e “precedentit Kosovė” dhe, nė pėrpjekje pėr tė fshehur kėtė tė vėrtetė, fabrikuesit e tij, nuk mungojnė t`u referohen krahasimeve e metaforave sa mė tingėlluese pėr veshin e opinionit publik tė vendeve qė kanė probleme me pakicat kombėtare, nė mėnyrė tė veēantė tė atyre qė janė pėrfshirė nė konflikte tė kėsaj natyre. Ndėrsa, Kryeministri Serb Koshtunica flet “pėr komplikime tė rrezikshme” tė “precedentit Kosovė”, Ministri i tij i Jashtėm, Drashkoviē, e konsideron atė “ vatėr tė rrezikshme zjarri qė do tė shkrijė mbi 30 konflikte tė ngrira”. Tė tjerė e krahasojnė me njė bombė me sahat ose e pėrfytyrojnė si njė cunam qė do tė sjellė apokalipsin e tėrė sistemit tė sotėm ndėrkombėtar. Idenė e apokalipsit, si pasojė e ndikimit tė “precedentit Kosovė”, mė qartė se kushdo, e jep ish-Kryeministri Rus, E. Primakov. I njohur pėr kthimin mbrapsht tė avionit qė do ta ēonte nė ShBA, kur mori vesh pėr sulmin e NATO-s kundėr Jugosllavisė, mė 24.03.1999, me shkrimin e tij “Tre argumente kundėr pavarėsisė tė Kosovės”, botuar me 21.02.2007 nė gazetėn “Moskovskie Novosti”, Primakov dėshmon se ende vazhdon fluturimin e tij tė pandėrprerė mbrapsht, edhe tani qė, mbase, i duhet tė mendojė pak mė shumė pėr problemet qė lidhen, jo me kėtė botė, por me atė tė pėrtejmen. Pasi profetizon “minimin e sistemit tė kufijve ekzistues dhe tė strukturės shtetėrore ballkanike”, ish-Kryeministri Rus, fillimin e apokalipsit e lidh me planet pėr “krijimin e “Shqipėrise sė Madhe” dhe, mundet, tė “Kosovės sė Madhe”, drejt sė cilės, sipas tij, do tė synojnė Sanxhaku, pjesėt muslimane tė Maqedonisė, tė Malit tė Zi dhe tė Bosjnės”. 6 Gjithnjė sipas tij, apokalipsi do tė vazhdojė me “shkrirjen e konflikteve nė hapėsirėn postsovjetike, nxitjen e separatizmit nė Europė, duke prekur edhe marrėdhėniet nė nivel global.7

    Duke kritikuar qėndrimin e Sekretares Amerikane tė Shtetit K. Rais, qė , siē pohon ai, “e ndėrton politikėn mbi bazėn e supozimit tė gabuar”, 8 qė “Kosova nuk pėrbėn precedent”, 9 Primakov harton skenarin e tij apokaliptik, i cili, veē supozimeve tė paargumentuara, pėrmban edhe dizinformime dhe trillime largvajtėse.

    Ėshtė njė fakt i pranuar gjėrėsisht se ndėrhyrja ushtarake e aleancės sė NATO-s nė Jugosllavi nė vitin 1999, nuk ishte luftė e frymėzuar nga motive fetare, territoriale 10, apo pėr lėndė tė para. Ajo ishte luftė humanitare, luftė pėr vlerat e lirisė e tė demokracisė, luftė pėr tė mbrojtur njė popull tė vogėl, siē ishin shqiptarėt, nga dhuna e makinės shtetėrore serbe. Ajo ishte ballafaqim midis lirisė dhe barbarisė, jo midis qytetėrimeve apo midis feve. Vendet e qytetėrimit perėndimor, me besim, tė krishterė, dolėn nė mbrojtje tė lirisė sė shqiptarėve tė Kosovės me besim kryesisht musliman, kundėr barbarisė serbe, vendit me besim fetar tė njėjtė me perėndimorėt.

    Teza e Primakovit pėr rrezikun e bashkimit tė territoreve tė banuara nga muslimanė synon, sė pari, qė tė fuse pyka midis shqiptarėve dhe perėndimit dhe, sė dyti, t`i mbushė mendjen kėtij tė fundit se po punon kundėr interesave tė veta tė sigurisė, se gjoja, me duart e tij po ndėrton tė ashtuquajturin “brez tė gjelbėr”, njėfarė “islamistani ballkanik”, bazė e terrorizmit tė nesėrm shtetėror nė Europė. “Arsyetimi” i Primakovit ndjek njė skemė tė thjeshtė: shqiptarėt identifikohen me muslimanėt, muslimanėt identifikohen me terrorizmin. Konkluzioni del vetvetiu-duhen mbėshtetur serbėt pėr tė luftuar kėtė tė keqe tė madhe nė zemėr tė Europės. E pasaktė shkencėrisht dhe me pasoja tepėr tė rrezikshme, politikisht, kjo fomulė ėshtė shėrbimi mė i mirė qė i bėhet Beogradit, i cili, historikisht, luftėn kundėr shqiptarėve tė Kosovės ėshtė pėrpjekur ta paraqesė si luftė midis islamizmit dhe kristianizmit. Etiketimet e vjetra antishqiptare tė Vlladan Gjorgjeviē, Cedomil Mitrinoviē, Tihomir Gjorgjeviē, Vasa Ēubriloviē, Dobrica Qosiē etj janė pasuruar me tė tjera, nga lloj-lloj fabrikuesish tė rinj, midis tė cilėve Kryetari i Partisė Radikale Serbe, Voisllav Sheshel, Kryepeshkopi i Kosovės, Artemije,11 Kryeministri Serb, Voisllav Koshtunica, Kryetarja e Qendrės Kordinuese pėr Kosovėn, Sandra Rashkoviē-Iviē etj qė i konsiderojnė shqiptarėt si “popull etnokriminal”, “talebanė tė Europės”, “tė aftė pėr xhihad ekonomik, demografik e diplomatik”, 12 ndėrsa vendin ku ata jetojnė, Kosovėn, si njė “rajon bandit”, “enklavė kriminale”, “ njė kancer, metastazat e tė cilit rrezikojnė tė prekin gjithė Europėn”.13 Tezėn e xhihadit islamik nė Kosovė, deputeti i Partisė Demokratike tė Serbisė (Partia e Kryeministrit V. Koshtunica) Vuko Antonijeviē, e ngriti hapur nė njė debat tė Parlamentit Europian me 22.11.06.

    Mjaftojnė 2-3 shembuj tė thjeshtė pėr tė kuptuar se teza e paraqitjes sė shqiptarėve si terroristė apo xhihadistė s`ka asgjė tė pėrbashkėt me realitetin dhe se nuk ėshtė gjė tjetėr, veē njė prej instrumenteve tė sajuar nga Beogradi pėr tė jetėsuar sundimin e tij nė Kosovė, me argumentin se, gjoja, shteti serb, siē bėn tė kuptohet edhe ish Kryeministri Rus, Primakov, pėrbėn forcėn e vetme, tė aftė pėr ta bėrė zap enklavėn kriminale muslimane, pėr t`i siguruar qetėsinė e nevojshme Europės sė krishtere.

    Sė pari, shqiptarėt, pėrfshirė ata nė ish Jugosllavi, janė njė popull qė pėrbėhet jo vetėm nga muslimanė, por edhe tė krishterė dhe se, gjatė gjithė histories, nė hierarkinė e vlerave tė tyre, primatin ia kanė lėnė, jo besimit fetar, por kombėsisė. Kjo dukuri ėshtė konfirmuar edhe nė historinė rreth 70 vjeēare tė shqiptarėve nė ish Jugosllavi. Lidhjet e tyre nuk janė ruajtur e zhvilluar nė linjėn fetare, ta zėmė me boshnjakėt muslimanė, por nė linjėn kombėtare, me bashkėkombėsit e tyre nė republikat ish Jugosllave tė Maqedonisė, Malit tė Zi dhe Serbisė. Edhe zhvillimet aktuale konfirmojnė tė njėjtėn dukuri. Rrjeshtimet e shqiptarėve nė aleancat rajonale apo globale, nuk ndjekin linjat fetare. Duke qenė pjesė e aleancės antiterror, forcat ushtarake shqiptare gjenden nė Bosnjė, Afganistan dhe Irak. Ėshtė shumė domethėnės fakti qė ditėt e para tė sulmit anglo-amerikan kundėr Irakut nė vitin 2003, shqiptarėt muslimanė tė Kosovės demonstruan masivisht nė rrugėt e Prishtinės nė pėrkrahje tė aksionit anglo-amerikan kundėr diktatorit Sadam Husein, ndėrkohė qė njė i krishterė me emėr si E. Primakov, po ato ditė, dilte hapur kundėr bashkėbesimtarėve tė tij, nė mbrojtje tė diktatorit iraken. Sė dyti, tipar i pėrbashkėt pėr shqiptarėt nė tė gjitha trevat ku ata banojnė ėshtė bashkėjetesa dhe toleranca fetare. Historia e shqiptarėve nuk njeh asnjė rast tė ndonjė konflikti midis tyre tė frymėzuar nga motive fetare. Ata nderojnė dhe u falen shenjėtorėve tė tė gjitha besimeve, nderojnė dhe respektojnė ritet fetare tė njėri-tjetrit. Se sa fundamentalistė e xhihadistė janė shqiptarėt e Kosovės e dėshmon edhe ky fakt: anėtarėsia e Partisė Demokristiane tė Kosovės, nė shumicėn e saj, pėrbėhet nga muslimanė.14 Sė treti, nė luftėn e tyre tė gjatė pėr tė drejta njerėzore e liri kombėtare, shqiptarėt nė ish Jugosllavi nuk iu referuan metodave tė luftės terroriste, por kryesisht formave tė rezistencės paqėsore. Nė krye tė tyre nuk vunė flamuj fetarė, por vetėm njė flamur-atė kombėtar. Me kėtė flamur ata mbuluan dhe varrosėn tė rėnėt nė luftė me terrorin shtetėror serb. Kuptimplotė ėshtė fakti qė, nga rradhėt e shqiptarėve tė ish Jugosllavisė, dolėn figura tė ndritura, nobelistė tė paqes, tė formatit tė Nėnė Terezės, Gandė tė Ballkanit, tė formatit tė Ibrahim Rugovės, tė cilėt propaganduan dhe paktikuan frymėn e paqes, tė tolerancės dhe tė dialogut midis popujve, duke lėnė pas veprėn e tyre qė njihet e vlerėsohet, jo vetėm nga shqiptarėt, ndėrkohė qė, nga rradhėt e serbėve, dolėn monstra tė tilla, tė njohur si kasapė tė Ballkanit, tė kalibrit Radko Mlladiē e Sllobodan Millosheviē, qė propaganduan e praktikuan dhunėn, urrejtjen dhe intolerancėn midis popujve, duke lėnė pas tokė tė djegur dhe varre masive.

    Sė fundi, siē ėshtė trajtuar nė kreun e tetė tė kėtij studimi, njė nga parimet bazė qė pėrfshihet nė paketėn e paraqitur nga komuniteti ndėrkombėtar, gjatė procesit tė statusit tė Kosovės ėshtė edhe ai i mosbashkimit tė saj me njė vend tjetėr apo me pjesė tė territoreve tė njė shteti tjetėr, parim i pranuar zyrtarisht, si nga Prishtina, ashtu edhe nga Tirana, gjė qė i bėn pa bazė pretendimet, sipas tė cilave, pavarėsimi i Kosovės ėshtė hapi i parė drejt krijimit tė “Shqipėrisė sė Madhe” apo “Kosovės sė Madhe”. Vetė Maqedonia, sė cilės, sipas skenarit Primakov, do t`i shkėputen territoret e saj tė banuara nga muslimanėt, nuk sheh ndonjė rrezik nga njė Kosovė tė pavarur. Kėshilli i Sigurimit tė Maqedonisė vlerėson se nuk ka shenja qė kjo ēėshtje tė rrezikojė integritetin territorial dhe sovranitetin e Maqedonisė.15 Nė tė njėjtėn linjė ėshtė edhe Podgorica zyrtare. Ndėrsa deklarata e shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės, nė mbėshtetje tė planit Ahtissari,16 si dhe pjesėmarrja e tyre nė zgjedhjet parlamentare tė Serbisė, me 21.01.07, tregon se apokalipsi i Primakovit nuk ka gjasė tė realizohet.

    I njėjti konkluzion vlen edhe pėr hapėsirėn postsovjetike dhe konfliktet e tjera nė botė. “Precedenti Kosovė” nuk mund tė ngrijė as tė shkrijė konflikte. Shkrirja apo ngrirja e tyre vjen si rezultat i qėndrimit tė palėve tė pėrfshira nė kėto apo ato konflikte, qėndrim qė pėrcaktohet nga interesat e tyre gjeostrategjike dhe jo nga fakti se si zgjidhet ēėshtja e Kosovės, e cila, nuk ka asnjė lidhje me to. Ish shefi i shėrbimeve sekrete ruse, E. Primakov, duhet tė ketė informacion tė mjaftueshėm pėr tė ditur diēka rreth interesave qė luhen nė hapėsirėn postsovjetike, rreth shkaqeve qė ēuan nė ngrirjen e konflikteve tė atjeshme, si dhe pėr tė kuptuar qė shkrirja e tyre nuk mund tė vijė, nėse, veē tė tjerash, nuk ndėrpritet burimi qė gjeneron akull. Kosova ėshtė shumė e vogėl dhe ndodhet tepėr larg, prandaj e ka tė vėshtirė shkrirjen e akujve tė tyre me origjinė polare.

    Nuk ka as nuk mund tė ketė njė fomulė ēudibėrėse, njė ēelės universal qė do t`u jepte zgjidhje njė herė e mirė, tė gjitha konflikteve nė botė. Deri tani, klonimi ka mbetur nė fazėn e eksperimentimeve shkencore nė kafshė, por me rezultate ende tė dyshimta. Tentativat pėr shtrirjen e eksperimenteve klonuese tek qėnjet njerėzore janė kundėrshtuar dhe vlerėsuar, jo vetėm si tė rrezikshme, qė mund tė ēojnė nė shfaqjen e deformimeve gjenetike, por edhe si tė pamoralshme dhe ndėrhyrje nė punėt e Zotit. Orvatjet e Primakovit, Koshtunicės, Drashkoviēit etj pėr tė zbatuar konceptet e klonimit, jo mė nė kafshė apo nė individė tė shkėputur njerėzorė, por nė dukuri shoqėrore kaq komplekse dhe ku pėrfshihen miliona njerėz, siē janė konfliktet, ėshtė akoma mė e rrezikshme dhe mė e pamoralshme. “Kosovizimi” i konflikteve, ashtu si ēdo gjė tjetėr e panatyrshme, ėshtė i destinuar tė sjellė vetėm deformim dhe destabilitet shoqėror.

    Si tė gjitha dukuritė e tjera nė natyrė e shoqėri, konfliktet kanė fazat e lindjes, zhvillimit e zgjidhjes sė tyre. Konflikte tė ndryshme, aktualisht, pėrjetojnė faza tė ndryshme. Ashtu si fara qė don ajamin e vet pėr tė mbirė, edhe pėr konfliktet duhet tė ekzistojnė kushte tė caktuara, qė favorizojnė zgjidhjen e tyre. Ajami pėr zgjidhjen e konfliktit tė Kosovės ka ardhur me kohė. Sa mė shpejt qė tė legjitimohet zgjidhja e saj, aq mė mirė pėr Kosovėn dhe pėr krejt rajonin ballkanik.



    vijon



    * Drejtor i Institutit Shqiptar tė Studimeve Politike
    ----------------------------------------------------------------

    "Dr,Dituria"

  9. #459
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Nė kuptimin e sė drejtės ndėrkombėtare janė tė papranueshme tezat dhe “standardet” e propozuara nga BE-ja dhe nga OKB-ja, qė sė pari, nė Kosovė tė zgjidhet “problemi minoritar” serb, kur ai as de fakto,as de jure nuk ekziston si i tillė. Vėrtet, trillimi i “njė problemi tė tillė ” nė favor tė “mbrojtjes” sė minortetit serb nga ana e politikės propagandistike antishqiptare e Kishės Ortodokse Serbe nė bashkėpunim me agjenturat e nėndheshme policore dhe ushtarake tė qeverisė sė Beogradit, ka pėr qėllim tė fundit neglizhimin dhe problematizimin e sė drejtės sė vetėvendosjes sė Kosovės nė relacionet ndėrkombėtare. Mirėpo, kėtė profkė, tanimė tė njohur tė politikės kolonialiste dhe gjenocidale tė SMZ-sė dhe tė Kishės Ortodokse Serbe, nuk kanė asnjė arsye qė ta mbėshtesin moralisht, juridikisht, ekonomikisht, as ushtarakisht faktorėt relevantė tė bashkėsisė ndėrkombėtare (BE, SHBA, OKB, NATO, OSBE etj.), sepse nė Kosovė, mbi asnjė bazė nuk janė tė cenuara tė drejtat dhe liritė e minoritetit serbomalazez dhe tė asnjė minoriteti, por (edhe pas kryerjes sė gjenocidit tė fundit tė SMZ-sė nė Kosovė, mė 1999) ende ėshtė e ceneuar dhe e kontestuar e drejta e vetėvendosjes sė kombit shqiptar si nga ana e tė kompleksuarve patologjikė kolonialistė serbomėdhenj, ashtu edhe nga ana e reformave multietnike-integruese tė instancave tė caktuara tė Bashkimit Evropian (BE).

  10. #460
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    SHBA do ta njohin pavarėsinė menjėherė pas miratimit tė rezolutės

    Shtetet e Bashkuara tė Amerikės do tė bashkėsponsorojnė njė rezolutė e cila do t’i mundėsojė pushtetit tė pėrkohshėm tė Kosovės tė shpallė pavarėsinė, thekson njė kumtesė e Departmentit tė Shtetit duke cituar nėnsekretarin e Departmentit tė Shtetit, Nicholas Burns. Kjo rezolutė do tė pasonte pas vizitės sė anėtarėve tė Kėshillit tė Sigurimit mė 23 dhe 24 prill nė Bruksel, nė Serbi dhe nė Kosovė.
    “Ne duhet tė veprojmė shpejt gjatė javėve dhe muajve tė ardhshėm nė mėnyrė qė tė mbarojmė punė duke e ndihmuar Kosovėn drejt pavarėsisė”, tha Burns. Pėr miratimin e rezolutės sė re mbi Kosovėn, qė do tė shfuqizonte tė tanishmen 1244 kėrkohet vota pėr e nėntė vendeve anėtare tė Kėshillit tė Sigurimit me kusht qė asnjėra nga vendet me tė drejt vetoje tė mos e pėrdorė atė. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanė shtuar pėrpjekjet diplomatike pėr tė bindur Rusinė tė mos e pėrdorė veton gjatė miratimit tė rezolutės pėr Kosovėn. Edhe vizitat e larta tė zyrtarėve tė Kinės dhe tė Rusisė kėsaj jave nė Beograd nga disa qarqe janė komentuar si pėrpjekje pėr tė bindur zyrtarėt serbė tė pranojnė dokumentin e Ahtisaarrit pėr Kosovėn. "Sapo tė jetė miratuar rezoluta, ne mendojmė se udhėheqėsit e Kosovės do tė shpallin pavarėsinė. Mė pas Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe vendet e tjera do ta njohin kėtė pavarėsi”, citon kumtesa nėnsekretarin Bruns.
    /s.gashi/

    RTK shqip
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

Faqja 46 prej 59 FillimFillim ... 36444546474856 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Me ne fund u pranua publikisht se kosova ska ushtri
    Nga beni33 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 126
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 18:14
  3. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndėrkombėtar me Kosovėn
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  4. Kush jane vrasesit?
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 10-03-2004, 21:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •