Ahtisaari, Prishtinės dhe Beogradit propozimin pėr statusin e Kosovės
Besim Abazi
Prishtinė
02-02-2007
Kryenegociatori ndėrkombėtar pėr statusin e Kosovės, Martti Ahtisaari, do tu dorėzojė tė premten Prishtinės dhe Beogradit propozimin e tij pėr zgjidhjen e kėtij statusi, duke shėnuar kėsisoj fillimin e fazės sė fundit tė zgjidhjes sė ēėshtjes sė Kosovės.
Fillimisht zoti Ahtisaari do tė qėndrojė nė Beograd pėr tu takuar me presidentin e Serbisė, Boris Tadiē, i vetmi qė do ta presė. Kryeministri nė largim, Vojisllav Koshtunica, ka refuzuar ta takojė zotin Ahtisaari, duke nėnvizuar se ai nuk ka mandat pėr njė gjė tė tillė. Ai e ka kritikuar ashpėr zotin Ahtisaari qė nuk po pret krijimin e qeverisė sė re qė duhet tė themelohet nė Serbi pas zgjedhjeve tė 21 janarit pėr shkak tė tė cilave qč shtyrė edhe propozimi pėr statusin vitin e kaluar. Madje, kryeministri serb ka kėrkuar qė Beogradi tė hartojė njė platformė tė veēantė lidhur me tė ardhmen e Kosovės, duke kėrcėnuar tė gjitha vendet qė mund ta njohin pavarėsinė e Kosovės. Njė qėndrim i tillė ka nxitur reagime tė ndryshme nė Beograd dhe zhgėnjim nė qarqet politike ndėrkombėtare.
Nė Prishtinė, ndėrkaq zoti Ahtisaari pritet me interesim tė jashtėzakonshėm, por edhe me ndjenja tė pėrziera. Autoritetet janė treguar shumė tė kursyera nė komentimin e pėrmbajtjes sė propozimit, duke bėrė thirrje qė tė mos spekulohet derisa tė publikohet edhe zyrtarisht, ndonėse kishin njohuri tė plota rreth tij. Ata kanė paralajmėruar se pas takimeve qė do tė zhvillojnė me zotin Ahtisaari, tė premten nė orėt e pasdites do tė publikojnė dokumentin nė tėrėsi.
Sipas zyrės sė zotit Ahtisaari tė premten fillon periudha e komenteve dhe reagimeve tė tė dyja palėve, duke lėnė tė hapur mundėsinė pėr takime tė reja ndėrmjet tė tyre gjatė kėtij muaji, para se propozimi tė shkojė nė Kėshillin e Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara.
Qytetarėt nė Kosovė kanė pikėpamje tė ndryshme rreth propozimit qė arrin nė Prishtinė. Serbėt druhen se ai do tė hapė rrugėn pėr pavarėsimin e Kosovės, gjė qė ėshtė lėnė tė kuptohet nė deklarimet e deritashme tė diplomatėve ndėrkombėtarė, tė cilėt thonė se propozimi krijon terrenin pėr njė pavarėsi tė mbikqyrur. Shqiptarėt ndėrkaq janė nė ankth nėse propozimi do tė jetė nė pajtim me synimet e tyre pėr pavarėsinė e plotė tė Kosovės. Autoritetet vendase besojnė se kjo do tė ndodhė, ndėrsa zyrtarėt ndėrkombėtarė pohojnė se propozimi do tė krijojė hapėsirė pėr njė zgjidhje tė qėndrueshme qė duhet tė sigurojė qėndrueshmėri nė rajon.
Shefja e zyrės amerikane nė Prishtinė, Tina Kaidanov, ka deklaruar se Propozimi i zotit Ahtisaari do tė jetė nė dobi si tė shqiptarėve, ashtu edhe tė serbėve e komuniteteve tjera nė Kosovė. Gjatė njė vizite nė pjesėn veriore tė Kosovės, ajo ka theksuar se qeveria amerikane vlerėson se pas 7 vjetėsh ka ardhur koha e zgjidhjes sė statusit dhe i ka siguruar serbėt e atjeshėm se pakoja e Ahtisaarit nė formėn mė tė mirė do t'i garantojė tė drejtat e tyre nė Kosovė.
Autoritetet vendase dhe ndėrkombėtare, tė bindur se jo tė gjithė do tė jenė tė kėnaqur me propozimin, kanė bėrė thirrje pėr tė ruajtur qetėsinė. Njėkohėsisht forcat paqeruajtėse dhe policia kanė shtuar masat e sigurisė pėr tė parandaluar ēdo pėrpjekje pėr tė dėmtuar procesin politik. //az//
Krijoni Kontakt