Close

Rezultati i Sondazhit: Cili do tė jetė statusi pėrfundimtar i Kosovės?

Votues
274. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Pavarėsi e plotė

    168 61.31%
  • Pavarėsi e kushtėzuar

    82 29.93%
  • Autonomi

    10 3.65%
  • Tjeter.....

    14 5.11%
Faqja 41 prej 59 FillimFillim ... 31394041424351 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 401 deri 410 prej 590
  1. #401
    Perjashtuar Maska e Zėu_s
    Anėtarėsuar
    02-05-2006
    Postime
    1,672
    Citim Postuar mė parė nga valonzeka
    po ne kemi luftuar pėr pavarėsi tė plotė dhe pak kush nuk e ka patur nė mendje edhe Bashkimin Kombėtar gjatė Luftė sonė tė fundit ēlirimtare, por ne duhet tė jemi pikėspari realist sepse qysh po zhvillohen ngjarjet " qeveria " jonė nuk u tregua fare e interesuar pėr zhvillim tė idesė dhe dėshirės sė qdo shqiptari nė Kosovė, dmth lufta pėr ēlirim u bė nga Ushtria me sukses por lufta pėr pavarėsi nga Qeveria jonė nuk ishte dhe nuk do tė jetė e suksesshme. Kėshtu qė nė kėtė qėshtje ne duhet tė ndahemi tė kėnaqur me atė qė do tė na japė Ahtissari, sepse Qeveria jonė nuk luftoj pėr mė tepėr.
    Unė besoj se Ahtissari dhe Shtetet tjera vendimarrėse do tė na caktojnė njė pavarėsi jo tė kushtėzuar por siq u tha nė shtypin ndėrkombėtar ditė mė parė njė pavarėsi nė mbikqyrje, qė asesi nuk duhet krahasuar me kauzi pavarėsinė nė Bosnje.

    Aq sa mbjell edhe korr, kėshtu thuhet
    Pikerisht per kete arsye thash une qe do te votoj per nje pavarsi nen mbikqyrje, pasiqe ne shqiptaret jemi aq te pa fat saqe gati gjithmone i kemi patur si udheheqes jopatriotet.

  2. #402
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Bėrns: SHBA shpresojnė se statusi i Kosovės do tė zgjidhet shpejt

    10-01-2007


    Nėnsekretari amerikan i Shtetit, Nik Bėrns tha se Shtetet e Bashkuara shpresojnė qė ēėshtja e statusit tė Kosovės tė zgjidhet shumė shpejt pas zgjedhjeve nė Serbi. Nė komentet e bėra dje pėr gazetarėt nė Uashington, ai tha se Shtetet e Bashkuara do tė mbėshtesin pėrpjekjet e kryenegociatorit tė OKB-sė pėr tė filluar njė dialog mes Prishtinės dhe Beogradit pėr kėtė ēėshtje.

    "Menjėherė pas zgjedhjeve nė Serbi, -tha zoti Bėrns,- i dėrguari i OKB-sė, Presidenti Ahtisari do tė fillojė njė seri diskutimesh mes Prishtinės dhe qeverisė sė re nė Beograd. Ne gjithnjė kemi besuar se ka ardhur koha pėr njė status pėrfundimtar pėr Kosovėn.

    Kanė kaluar 7 vjet e gjysmė qė nga mbarimi i luftės dhe popullit tė Kosovės nuk i ėshtė dhėnė ndonjė shenjė nga komuniteti ndėrkombėtar se cili do tė jetė statusi i tij i ardhshėm. Ēdo njeri ka tė drejtė tė dijė se ku banon dhe kush duhet tė qeverisė, ka tė drejtė pėr liri. Prandaj ne do tė mbėshtesim pėrpjekjet e zotit Ahtisari menjėherė pas zgjedhjeve pėr tė filluar njė dialog dhe njė negociatė mes beogradit dhe Prishtinės. Shpresojmė, -tha zoti Burns, -qė kjo do tė zgjidhet shumė shpejt, brenda njė ose dy muajsh pas zgjedhjeve serbe."

    I pyetur nėse Shtetet e Bashkuara do tė mbėshtesin pavarėsinė pėr Kosovėn, zoti Bėrns tha se "Shtetet e Bashkuara mbėshtesin njė status pėrfundimtar tė drejtė pėr Kosovėn, por nuk do tė jepnin receta pėr zgjidhjen, para se zoti Ahtisari tė thotė fjalėn e tij. Dhe ai ende nuk e ka thėnė fjalėn e tij."
    emailme.gif

    Zeri i Amerikes
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #403
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Shqiptarėt nuk kanė bėrė luftė ēlirimtare pėr tė mbetur serish nėn jurisdikcionin e Serbisė, nuk i rrokėn armėt qė ta dėbojnė armikun nga trojet e veta pėr tė ngelur prapė nėn robėrinė sllave, por ate luftė e bėn pėr tė qenė tė lirė, sovran dhe tė pavarur nga tutela dhe okupimi fashizoid serbosllav, prandaj zhagitja e njohjes formale tė pavarėsisė dhe shtetit tė Kosovės nga ana e faktorėve ndėrkombėtarė pashmangshėm se do tė hap dilema dhe ēėshtje tė reja brenda spektrit politik shqiptar nė raport me gjendjen aktuale politike nė rajon, sidomos ndaj qendrimit neglizhent tė BE-sė ndaj zgjidhjes sė statusit final tė Kosovės, zgjidhja e tė cilit ka vetėm njė rrugė; Kosova tė njihet sa mė parė shtet i pavarur dhe sovran me tė drejta dhe obligime tė barabarta ndaj organizmave ndėrkombėtarė njėsoi sikur qė kanė tė gjitha shtetet tjera anėtare tė OKB-sė. Nė tė kundėrtėn, ēdo solucion tjetėr politik i disfavorshėm pėr Kosovėn dhe shqiptarėt nėnkupton shtruarjen e kėrkesės nga ana e tyre pėr ribashkim kombėtar realizimin e tė cilit nuk mund ta pengojė mė askush.

  4. #404
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-01-2007
    Postime
    57
    1 pavarsia e plote ajo dihet
    qka nenkuptojm me ,,pavaresi t plot ,, ?? do t thot me kan na t pavarur edhe mos me leju mo askush me na u perzi n punt tona ,me ba qka dum ne edhe qysh dum /? un kshtu e kuptoj pavarsin e plot , qesi lloj shtete jan veq 3 n bot SHBA , ANGLIA edhe RUSIA qka smundet mu perzi askush te krejt tjerat ne ni far mnyre ju perzihet dikush apo i ka mbykqyrje EU , KB etje etj sene ju perzin Irakut kan me ju perzi IraNIT Turqis Somalis Austris ja ndrun kryetarin qe fitoj votat Kines i perzihen me Tajvanin e pe lan Kosoven qka doje vet me ba e qysh doje ncncn po s po them qe duhet me met kshtu Shtetsia patjeter ka mu fitu ajo esht e kryme si do qoft Milict e serbis ushtart e milloshit ka do vjet qe spi shohim tu sill n KOSOV edhe s kan mu pa mo ASNJIHERRRR kjo esht Kryesorja po mos hupni shpresat se bohet MIR
    plot 19 ..

    Fortes Fortuna Adiuvat !

  5. #405
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    EVZIU:"KRIZA NĖ SHQIPĖRI DĖMTON RĖNDĖ PROCESIN E STATUSIT FINAL TĖ KOSOVĖS"



    Blendi FEVZIU, analist nga Tirana


    RADIO EVROPA E LIRĖ
    Situata parazgjedhore nė Shqipėri, po merr trajtėn e njė krize tė vėrtetė zgjedhore, pėr shkak tė mungesės sė njė konsensusi mes Partisė Demokratike dha Partisė Socialiste. Cili ėshtė shkaku real qė stimulon kėtė situatė?

    BLENDI FEVZIU
    Pėrshtypja ime ėshtė qė gjithēka vjen nga mosbesimi i dyfishtė i dy palėve politike, qė kanė gjetur si pikė debati problemin e ēertifikatave. Besoj qė tė paktėn deri nė fillim tė janarit problemi ishte mė shumė politik dhe qė pjesa mė e madhe e forcave politike kėrkonin ta kthenin atė nė favor tė tyre, duke treguar provėn e forcės, por pas kėsaj qė po ndodh ditėt e fundit, unė mendoj qė pėrgjegjėsia kryesore i takon opozitės, e cila nuk po pranon tė marrė pjesė nė njė proēes zgjedhor duke gjetur artifice pėr tė justifikuar mospjesėmarrjen e saj.

    RADIO EVROPA E LIRĖ
    Njė ditė mė parė ish-kreu i Partisė Socialiste, Fatos Nano, u ka bėrė thirrje partive politike pėr gjetjen e njė rruge tė pėrbashkėt pėr mbajtjen e zgjedhjeve, por ėshtė shprehur se nuk do ta lėrė PS relike nė Pezė. Si e shihni ju kėtė qėndrim tė z. Nano? A bėn ai pėrgjegjės nė njėfarė mėnyre kryetarin aktual tė Partinė Socialiste, z.Rama?

    BLENDI FEVZIU
    Nuk ka ende njė konflikt tė hapur midis kryetarit aktual tė Partisė Socialiste dhe ish kryetarit z. Nano. Ishte i pritshėm njė pėrfshirje e z. Nano nė krizė pėr arsye se zgjatja e krizės do ta faktorizonte me ēdo kusht atė. Duke se kjo ka ndodhur. Ish kryeministri dhe ish kryetar i Partisė Socialiste Fatos Nano ka takuar kryeministrin e vendit, z. Sali Berisha dhe tė dy bashkė kanė nėnshkruar njė deklaratė e cila iu bėn thirrje palėve tė heqin dorė nga politika e konfliktit dhe tė kthehen nė politikėn e kompromisit e tė mirėkuptimit. Njė deklaratė e cila pavarėsisht se mund tė ngjajė disi e ēuditshme nė kontekstin e raporteve Nano- Berisha, qė vazhdimisht kanė qenė konfliktuale, pėr momentin ndikon me tone mjaft pozitive. Nga ana tjetėr lėvizja e Nanos do tė krijojė njė lloj destabiliteti brenda sė majtės dhe njė problem pėr Ramėn. Ėshtė njė deklaratė qė del nga njė takim nė tė cilin tė dy palėt nuk kanė artikuluar terma konkretė tė zgjidhjes sė problemit aktual, por kanė bėrė njė shikim afatgjatė nė kuptimin qė nė deklaratė flitet jo vetėm pėr zgjidhjen e krizės zgjedhore, problemin e ēertifikatave apo implementimin e marrėveshjes sė 30 dhjetorit, por flitet nė radhė tė parė pėr njė mundėsi konsensusi bipartizan pėr problemet tė tjera tė rėndėsishme tė politikės shqiptare. Ndaj duket se takimi Berisha - Nano mė shumė se zgjidhje e krizės sė momentit ishte njė tentativė pėr njė koncensus afatgjatė pėr zgjidhjen e njė mazhorance stabėl, prej 84 votash e cila do tė shėrbente pėr zgjidhjen e disa problemeve me tė cilat do tė pėrballet vendi nė tė ardhmen.

    RADIO EVROPA E LIRĖ
    Kur thoni disa probleme keni parasysh edhe zgjedhjen e Presidentit?

    BLENDI FEVZIU
    Padyshim edhe zgjedhjen e Presidentit. Kushtetuta e Shqipėrisė e parashikon zgjedhjen e Presidentit nė mėnyrė konsensuale me 84 vota dhe jo bllokimin e parlamentit pėr hir tė tij. Se ē'do tė ndodhė ėshtė e vėshtirė tė thuhet por unė besoj se vendi nuk do tė shkojė nė zgjedhje tė parakohshme pėr arsye tė problemit tė presidentit.

    RADIO EVROPA E LIRĖ
    Sa dėmton proēesin e integrimit tė Shqipėrisė nė institucionet euroatlantike, kjo krizė, dhe po ashtu a ndikon kjo nė proēesin e pėrcaktimit tė statusit tė Kosovės?

    BLENDI FEVZIU
    Padyshim e dėmton nė mėnyrė ekstreme. Unė them qė dėmi qė ne kemi marrė aktualisht ėshtė shumė i madh. Nėse zgjedhjet do vazhdojnė tė shkojnė me probleme ose kriza do thellohet, ato do tė jenė akoma mė tė forta. Pra penalitetet qė do tė marrė Shqipėria do tė vijnė e do tė konkretizohen. Kėshtu qė besoj qė nė kėtė aspekt ne kemi humbur shumė. Nga ana tjetėr ne dėmtojmė rėndė proēesin e statusit final tė Kosovės, pėr arsye se fakti qė Shqipėria nuk krijon dot prej 15 vjetėsh stabilitet politik nė Ballkan dhe nuk instalon dot standartet normale demokratike, mund ta bėjnė komunitetin ndėrkombėtar tė mendojė qė krijimi i njė shteti tė dytė me shqiptarė nė Ballkan do tė jetė problematik ashtu sikurse Shqipėria. Kėshtu qė nė kėtė aspekt, ne jemi duke ndėshkuar jo vetėm vetveten, pėr tė cilėn mbajmė edhe pėrgjegjėsi, por edhe kosovarėt tė cilėt janė pranė konkretizimit tė njė ėndrre njėqind vjeēare. Nuk duhet t'ia lejojmė vetes tė ndėshkojmė edhe ata.

    Intervistoi: Klodi MESHI
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #406
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    "Pėr Shqipėrinė, pavarėsia e Kosovės ėshtė zgjidhja e vetme qė garanton paqe dhe stabilitet nė Kosovė, por jo vetėm nė Kosovė por dhe nė vendet e tjera pėrreth. Paqja, stabiliteti dhe konsolidimi i tyre nė Kosovė kanė njė rėndėsi tė madhe pėr Shqipėrinė, pėr Maqedoninė, Malin e Zi dhe Ballkanin nė tėrėsi. Por konsolidimi i tyre ėshtė njė proces i vėshtirė dhe jetik. Trashėgimia e hidhur, varfėria, dobėsia e shtetit ligjor, korrupsioni, krimi i organizuar, terrorizmi janė faktorė qė e rrezikojnė sigurinė dhe stabilitetin si nė Kosovė ashtu edhe nė vende tė tjera tė rajonit."



    ``Dr.Dituria``

  7. #407
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ahtisari do i sjelle ne Shkurt Prishtines dhe Beogradit vetem pjesen teknike te pakos per Kosoven


    Nga D.B


    BRUKSEL (16 Janar)- I derguari i posacem i OKB se per statusin e Kosoves, Marti Ahtisari do te sjelle ne fillim te shkurtit ne Prishtine dhe Beograd vetem pjesen teknike te pakos per Kosoven. Lajmi ehste bere i ditur nga zyrtare nderkombetare, sipas te cileve sapo t’u dorezohet pakoja, pala shqiptare dhe ajo serbe do te mund te japin idete e veta vetem per ceshtjen e decentralizimit, ate te trashegimise kulturore, per ceshtjen e ekonomise dhe te drejtat e pakicave. Nderkohe, mendohet se Ahtisaari do ta percjelle pakon e tij per ceshtjen politike drejt tek Sekretari i Pergjithshem i OKB se, duke mos lene shkak per bllokimin e procesit.
    Zyrtare nderkombetare thane se kjo forme do te pengoje edhe Rusine per ta bllokuar statusin ne KS te OKB se. Por, diplomate perendimore thane se eshte e rendesishme per Prishtinen qe te ruaje unitetin e saj ne javet e ardhshme dhe te mos lejoje ndryshime ne qeverine e Kosoves ne kohen kur pritet dorezimi i pakos se zotit Ahtisaari. Sipas tyre, cdo lekundje ne skenen politike kosovare do te mund ta shtyje per nje kohe me te gjate arritjen e nje zgjidhjeje per Kosoven. Ata kerkuan nga Ekipi Negociator i Kosoves qe t'i prije procesit dhe ta pranoje pakon e Ahtisaarit.

    (Kosova/Balkanweb)
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #408
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    NĖ MAJ STATUSI PĖR KOSOVĖN - Shkruan: Ardian Zejnaj "EPOKA E RE"





    EKSKLUZIVE: “Epoka e re” shpalos detaje rreth pėrcaktimit tė statusit politik tė Kosovės

    NĖ MAJ STATUSI PĖR KOSOVĖN

    Njė politikan me peshė nė politikėn e Kosovės, nė kushte anonimiteti ka treguar pėr “Epokėn e re” se si do tė ecet tutje me procesin e definimit tė statusit tė Kosovės. “Plani i Ahtisarit, qė do tė na paraqitet nuk do tė mund tė ndryshohet dhe se nuk do tė jetė tėrėsisht ashtu siē ėshtė kėrkuar nga pala shqiptare, edhe pse do tė jetė shumė afėr kėrkesave tona. Por, si i tillė duhet pranuar. Vendimi mbi statusin me gjasė do tė merret nė muajin maj dhe ky ėshtė njė afat shumė real”, ka thėnė ai

    Shkruan: Ardian Zejnaj

    Prishtinė, 14 janar – Pėr opinionin e gjerė vazhdon tė mbetet enigmė data e saktė se kur do tė bėhet publik plani pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės nga ish-presidenti finlandez, Marti Ahtisari, kryenegociatori ndėrkombėtar pėr statusin e Kosovės, i caktuar nga ish-Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė, Kofi Anan. Madje, e paqartė ėshtė edhe pėrmbajtja e pakos qė ai do t’ua prezantojė palėve tė pėrfshira nė bisedime, si dhe koha kur do tė merret vendimi pėrfundimtar mbi statusin e Kosovės. Megjithatė, ēėshtja me e ndjeshme kėtu ėshtė se si do tė pritet apo reagojnė palėt ndaj kėtij plani, veēanėrisht pala kosovare.
    Kėto ēėshtje vazhdojnė tė diskutohen nga shumė diplomatė, politikanė dhe analistė tė ndryshėm vendorė dhe ndėrkombėtarė, derisa nuk bėhet publik plani nga vetė z. Ahtisari.
    Tė dielėn rreth kėtyre ēėshtjeve, nė kushte anonimiteti, ėshtė prononcuar pėr “Epokėn e re” njė ndėr politikanėt mė tė rėndėsishėm nė Kosovė. Sipas kėtij politikani, kryenegociatori ndėrkombėtar pėr statusin e Kosovės, ish-presidenti finlandez, Marti Ahtisari, nė ditėt e para tė muajit shkurt do ta paraqesė planin e tij pėr statusin, i cili plan ato ditė do t’i dorėzohet si Prishtinės ashtu edhe Beogradit. I njėjti plan, po ashtu pritet t’iu dorėzohet edhe palėve tė tjera tė pėrfshira nė procesin e gjetjes sė zgjidhje pėr statusin e Kosovės, siē janė Grupi i Kontaktit, Uashingtonit, Nju Yorku dhe Brukseli. “Nė fillim tė muajt shkurt z. Ahtisari do t’i njoftojė edhe zyrtarisht apo do ta paraqesė planin e tij pėr ta shikuar palėt e pėrfshira direkt apo indirekt nė kėtė proces. Mė pas ai plan do tė shqyrtohet me kujdes nga tė gjithė...”, ka thėnė ky politikan.
    Plani i paraqitur, nga Ahtisari, sipas tij, do tė jetė i panegociuar dhe si i tillė do tė mbetet pėr fazėn e ardhshme, qė do tė thotė se as kjo zgjidhje e ofruar nuk do tė jetė pėrfundimtare. “Me kėtė rast, plani nuk do t’i plotėsojė dėshirat e 100%-ta tė palės shqiptare, por qė do tė jetė njė hap pėr nė finale apo njė hap drejtė pėrfundimtares. Plani i Ahtisarit nuk do tė mund tė ndryshohet dhe se nuk do tė jetė tėrėsisht ashtu siē ėshtė kėrkuar nga pala shqiptare, edhe pse do tė jetė shumė afėr kėrkesave tona dhe qė duhet pranuar si tė tillė. Megjithatė, ne do tė kemi mundėsi t’i shprehim vėrejtjet tona pėr atė plan... natyrisht pranimi i kėtij plani do tė bėhet me idenė se ėshtė njė hap drejt pėrfundimtares”, ka thėnė i njėjti politikan.
    Pėr tė, paralajmėrimet se do tė ketė negociata tė reja nuk qėndrojnė, megjithatė ai ka thėnė se do tė ketė njė lloj konsultimi mes palėve pėr njė periudhė disa javore, por qė asgjė nuk do tė ndryshojė nė fund tė fundit nė kėtė plan. Ai tregon se tutje do tė jetė kjo periudhė pėr tė dėshmuar se nuk mund tė arrihet njė zgjidhje nė mes tė palės shqiptare dhe asaj serbe, dhe nė tė njėjtėn kohė pėr tė dėshmuar se nuk mund tė vazhdohet edhe mė tutje kjo gjendje.
    “Kjo do tė jetė njė kohė sa pėr t’i plotėsuar dėshirat e dikujt, por assesi si diēka qė do tė ndryshojė agjendėn. Prandaj, do tė shfrytėzohet kjo periudhė si njė mundėsi e mirė pėr t’u pėrgatitur pėr periudhėn e ardhshme, periudhė pasi tė merret vendimi mbi kėtė ēėshtje”, ka sqaruar ai.

    Shpallja e Kosovės shtet i pavarur dhe sovran....

    Nė ndėrkohė, sipas tij, pakoja e Ahtisarit do tė bazohet mbi punėn qė ėshtė bėrė deri mė tani, si dhe bisedimet qė janė zhvilluar nė Vjenė. “Kjo pako pėr bazė ka punėn e bėrė deri me tani dhe marrėveshjet e arritura nė bisedimet e Vjenės, tė cilat pastaj do tė shndėrrohen nė ligje dhe obligime pėr palėn kosovare, por edhe qė duhet respektuar nga pala serbe. Pėr kėtė plan garantues do tė jetė bashkėsia ndėrkombėtare, e cila do ta mbikėqyrė dhe pėrcjellė me vėmendje implementimin dhe zbatimin e saj nė praktikė”, ka thėnė ai.
    Por, edhe vetė burimi i gazetės - politikan i rėndėsishėm nė skenėn politike nė Kosovė – nuk ėshtė shumė i sigurt se sa shpejt do tė merret njė vendim pėrfundimtar mbi statusin e Kosovės. Sipas tij, edhe pse deklarohet se nė mars do tė mund tė merret njė vendim nga Kėshilli i Sigurimit tė OKB-sė, kjo edhe mund tė mos ndodhė. “Nė mars mund tė mos merret njė vendim pėrfundimtar pėr statusin e Kosovės dhe nėse KS e OKB-sė nuk arrin pajtim pėr njė Rezolutė tė re, e cila do ta shfuqizojė Rezolutėn 1244, atėherė do tė lėshohet njė deklaratė nga Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė, e cila deklaratė do tė jetė fuqiplote dhe obliguese pėr palėt qė t’i pėrmbahen pakos dhe udhėzimeve tė paraqitura nga kryenegociatori ndėrkombėtar dhe qė, po ashtu do t’i fuqizojė tė gjitha marrėveshjet e arritura deri nė atė kohė”, ka treguar ky politikan. Pas deklaratės sė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, ka shtuar ai, do tė krijohet mundėsia qė Kosova tė ecė mė sigurt rrugės sė saj dhe po ashtu do tė japė sinjale tė qarta, duke siguruar hapėsirė tė nevojshme qė vetė tė ndėrmarrė hapin e parė, nė bazė tė ligjit ndėrkombėtar, duke e shpallur veten subjekt tė pavarur ndėrkombėtar. “Duke respektuar ligjin ndėrkombėtar dhe bazuar nė krijimin e njė gjendje tė re, Kosova do tė ketė tė drejtėn ta shpallė veten shtet tė pavarur, qė pastaj tė fillojė njohja e Kosovės si shtet i pavarur edhe nga vendet e ndryshme individualisht. Besohet se ky vendim nė fund do tė pranohet dhe finalizohet nga KS e OKB-sė nė muajin maj”, bėnė tė ditur i njėjti politikan. Megjithatė, ai nuk pėrjashton mundėsinė pėr ndonjė befasi qė do tė mund ta sjellė koha... dhe qė ky vendim tė merret nė shtator.
    “Vendimi mbi statusin me gjasė do tė merret nė muajin maj dhe ky ėshtė njė afat shumė real, edhe pse asnjėherė nuk pėrjashtohen befasitė. Nėse pėr shkaqe tė ndryshme dhe pėr t’u dhėnė mundėsinė tė merren vesh mes vete anėtarėt e KS tė OKB-sė pėr ta nxjerrė Rezolutėn e re, kjo kohė e marrjes sė vendimit mund tė shtyhet deri nė shtator dhe deri atėherė situata do tė udhėhiqet mbi bazėn e deklaratės sė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, e cila do tė jetė udhėzuese e tė gjitha proceseve dhe paqartėsive eventuale tė procesit”, ka thėnė tutje burimi.
    Sipas tij, kjo periudhė do tė shėrbejė edhe si kohė pėr konsolidim tė proceseve tė brendshme tė palės kosovare, siē ėshtė pėrgatitja e draftit tė Kushtetutės, miratimi i simboleve, ligjit tė zgjedhjeve dhe kthimi nė ligje i marrėveshjeve tė arritura gjatė bisedimeve, por edhe tė atyre qė do tė dalin nga pakoja e Ahtisarit, e cila nė fund tė fundit do tė jetė shumė afėr kėrkesave tė palės kosovare, “por qė nuk do tė jetė fundi i tėrė procesit”. “Nė aspektin e brendshėm, deri nė dhjetor do tė pėrgatitemi pėr mbajtjen e zgjedhjeve dhe qė nė janar do tė pritet formimi i Qeverisė sė re tė Kosovės, njė qeveri qė pėr herė tė parė do tė pėrfaqėsojė shtetin e pavarur tė Kosovės nė institucionet dhe organizatat e ndryshme ndėrkombėtare. Deri atėherė ne nuk guxojmė tė kemi tronditje as edhe me tė voglat brenda Kosovės, sepse kėto lėkundje mund tė jenė elemente tė mjaftueshme pėr t’u dhėnė argumente palėve qė dėshirojnė vazhdimin e bisedimeve, me arsyetimin se bisedimet duhet tė vazhdojnė pėr t’u arritur kjo apo ajo zgjidhje, dhe se Kosova ende nuk ėshtė e gatshme pėr tė qenė partner ndėrkombėtar. Prandaj, duhet tė kemi shumė kujdes dhe tė mos ngutemi nė vlerėsime, reagime apo vendime tė shpejta”, ka treguar burimi i gazetės.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #409
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Nga BBC Shqip

    Karamanlis flet pėr statusin e Kosovės

    Kryeministri grek, Kostas Karamanlis, qė u takua nė Beograd me udhėheqjen e lartė shtetėrore tė Serbisė, ka deklaruar se Greqia ėshtė nė favor tė njė zgjidhjeje tė pranueshme nga tė dy palėt lidhur me statusin e Kosovės.

    Por nė mėnyrė tė tėrthortė, zoti Karamanlis ka pėrkrahur pavarėsinė, teksa ka theksuar se zgjidhja do tė duhet tė ofrojė njė regjim mbrojtjeje pėr kishėn ortodokse serbe.

    Vizita e kryeministrit grek, vetėm pak ditė para zhvillimit tė zgjedhjeve nė Serbi, interpretohet si njė pėrkrahje ndaj forcave proeuropiane kundrejt atyre nacionaliste.

    Dy muaj mė parė, pas takimeve qė kishte kryer kėtu me qeveritarėt grekė, kryeministri i Kosovės Agim Ēeku ishte shprehur se tashmė Greqia ndodhet mė pranė qėndrimit tė Prishtinės pėrsa i pėrket ēėshtjes sė statusit.


    Konkluzioni i tij ėshtė pėrforcuar pas deklaratės sė kryeministrit grek, Kostas Karamanlis nė Beograd.

    Gjatė takimit me presidentin serb, Boris Tadiē, zoti Karamanlis u shpreh se zgjidhja duhet tė garantojė tė drejtat njerėzore dhe minoritare dhe t’i ofrojė njė regjim mbrojtės kishės ortodokse serbe nė Kosovė.

    Togfjalėshi i fundit ėshtė interpretuar se Athina e konsideron fakt tė kryer zgjidhjen qė parapėlqehet nga shqiptarėt e Kosovės, teksa nė njė zgjidhje tė kundėrt, pra atė qė pretendon Beogradi, statusi i kishės ortodokse serbe nė Kosovė, do tė ishte i mirėqenė.

    Natyrisht, zoti Karamanlis ka pėrdorur mė sė shumti njė gjuhė diplomatike, teksa ka theksuar mė parė se Athina ėshtė nė favor tė njė zgjidhjeje tė pranueshme nga tė dy palėt, qė tė promovojė karakterin multietnik tė Kosovės.

    Ndėrkaq, i pyetur drejtpėrdrejtė mbi mundėsinė e njė Kosove tė pavarur, ai iu shmang pėrgjigjes, duke thėnė se duhen pritur propozimet e kryenegociatorit Marti Ahtisaari dhe se nuk ėshtė detyrė e tij.

    Ndėrsa propozimet e zotit Ahtisaari priten javėn e ardhshme, kryeministri serb, Voisllav Kushtunica ka qenė mjaft i ashpėr ndaj ish-presidentit finlandez.

    I cituar nga agjencia zyrtare greke e lajmeve, ANA, kryeministri ka thėnė se gjashtė muajt e fundit nuk u bėnė negociata dhe se nė Beograd i kanė harruar fytyrėn zotit Ahtisaari.

    Ndėrsa presidenti Tadiē ėshtė shprehur mė i moderuar, duke thėnė se serbėt mbrojnė sovranitetin dhe integritetin territorial tė Serbisė, dhe se kėtė tė drejtė e ushtrojnė nė mėnyrė europiane dhe me mjete diplomatike.

    Ndėrkaq, ai ka theksuar se Beogradi nė asnjė mėnyrė nuk do tė ushtrojė kėtė tė drejtė me mėnyra tė dhunshme apo me luftė.

    Vizita e zotit Karamanlis nė Beograd, vetėm pak ditė para zhvillimit tė zgjedhjeve nė Serbi, interpetohet nė Athinė si njė manifestim i mbėshtetjes greke ndaj forcave tė moderuara pėrkundėr atyre nacionaliste.

    Kėtu vlerėsojnė se dominimi elektoral i tė moderuarve do tė lehtėsojė edhe arritjen e njė zgjidhjeje tė shpejtė e pa probleme pėr Kosovėn, dhe nė pėrgjithėsi do tė jetė mė i dobishėm pėr gjithė rajonin.

    Kostas Karamanlis, para gazetarėve ka theksuar se njė qeveri demokratike me orientim evropian do tė pėrshpejtonte ritmet e integrimit euroatlantik, ndėrsa vuri nė dukje se nė radhėt e BE-sė, klima pėr Serbinė ėshtė mė pozitive se nė tė kaluarėn.

    Kryeministri grek pėrsėriti se mbėshtetja ndaj integrimit euroatlantik tė Serbisė, ashtu si edhe tė vendeve tė tjera tė Ballkanit Perėndimor, pėrbėn njė pėrzgjedhje strategjike tė Greqisė.

  10. #410
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Rusėt ende tė ngurtė pėr statusin e Kosovės

    Ndėrsa janė intesifikuar pėrpjekjet diplomatike me afrimin e njoftimit tė propozimit tė kryenegociatorit tė OKB-sė Martti Ahtisaari pėr statusin e Kosovės, rusėt kanė ritheksuar qendrimin e tyre pėr njė zgjidhje tė pranueshme nga Beogradi.

    Ministri i Jashtėm rus, Sergei Lavrov, tha se ēdo zgjidhje duhet tė jetė e balancuar dhe "tė arrihet ekskluzivisht nėpėrmjet bisedimeve dhe t'iu pėrshtatet si udhėheqjes sė Kosovės ashtu edhe tė Beogradit".

    Ilir Nishku bisedoi me analistin e BBC-sė pėr Evropėn juglindore Gabriel Partos lidhur me zhvillimet e fundit lidhur me procesin e statusit tė Kosovės.

    BBC: Kėto ditė ministri i Jashtėm rus, Sergei Lavrov, ka deklaruar qendrimin rus lidhur me zgjidhjen e statusit tė Kosovės para njoftimit tė propozimit tė kryenegociatorit Martti Ahtisaari. A ka ndonjė gjė tė re nė qėndrimin rus?

    Zoti Partos: Nuk mendoj se ka ndonjė gjė me tė vėrtetė tė re. Mendoj se Rusia e ka bėrė shumė tė qartė qė herėt nė procesin pėr statusin e Kosovės se cilat janė parametrat e saj. Ajo qė mund tė thoja se ėshtė njė zhvillim i kohėve mė tė fundit, jo i ri, por njė zhvillim mė i fundit qė nga vjeshta e kaluar, Rusia i ka ritheksuar ato parametra dhe kushte nė mėnyrė mė publike dhe nė njė nivel mė tė lartė seē ka bėrė mė parė. Kėshtu, argumenti kryesor ėshtė se Rusia nuk do tė pranojė njė zgjidhje qė i imponohet Beogradit, se ajo do tė pranojė vetėm njė zgjidhje qė ėshtė e pranueshme nga tė dy palėt, me fjalė tė tjera veēanėrisht nėse pranohet nga Beogradi, pėr ndryshe do ta bllokojė, apo do tė vėrė veton kundėr saj nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė. Pra, ata thjesht po i pėrsėrisin kėto politika, por ndoshta me theks mė tė madh se mė parė.

    BBC: Zoti Lavrov tha ditėt e fundit citoj: "Qėndrimi ynė pėrcaktohet jo nga se si do tė pėrkufizohet apo vendoset statusi i Kosovės nė paraqitjen e tė dėrguarit tė sekretarit tė pėrgjithshėm tė OKB-sė, por nga mėnyra se si do ta shohin palėt kėtė propozim". A lė kjo tė kuptohet se rusėt duan qė tė zhvillohen mė shumė bisedime?

    Zoti Partos: Rusėt e kanė thėnė edhe mė parė, nga fundi i vitit 2005 kur po diskutohej nėse propozimi i Ahtisaarit duhej shtyrė, nėse duheshin mė shumė bisedime. Rusėt thonin, pse duhet t'i nxitojmė gjėrat, pse duhet tė vendosim kėtė kalendar qė statusi tė pėrcaktohet nga fundi i vitit 2006. Nė fund ata e pranuan kėtė kalendar, nė nivel ministerial, nga vetė zoti Lavrov nė takimin e janarit tė kaluar tė Grupit tė Kontaktit nė Londėr ku u tha, pėrfshirė Rusinė, se do tė ishte e preferueshme qė statusi tė zgjidhej brenda vitit. Por qė nga vjeshta e kaluar kemi vėnė re njė ngurtėsim tė qėndrimit tė Rusisė, kėmbėngulje mė tė madhe nė favor tė Beogradit, nė fakt deri nė pėrdorimin e vetos ndaj ndonjė propozimi, madje edhe duke pranuar kėrkesėn e Beogradit pėr ta shtyrė afatin pėrfundimtar, ndoshta pėr tė filluar bisedimet nga e para, dhe duke thėnė qė nuk ka pse tė nxitohemi. Dhe sigurisht nė kėtė kuadėr, ideja e bisedimeve tė mėtejshme pėrshtatet me qėndrimin e tyre.

    BBC: Si parashikoni ju qė do tė shkojė procesi. Do tė bėhet propozimi, i cili do t'i shkojė fuqive nė Grupin e Kontaktit ...

    Zoti Partos: Jo. Mendoj se ka mė shumė mundėsi qė pasi zoti Ahtisaari t'i ketė paraqitur propozimet e tij, fillimisht nė Grupin e Kontaktit, ndoshta qė mė 26 janar, pas disa ditėsh do tė shkojė nė Beograd e Prishtinė. Pasi ta ketė bėrė kėtė dhe t'u ketė dhėnė atyre kohė qė ta shqyrtojnė dokumentin, ai mund t'u kėrkojė atyre bisedime tė mėtejshme, ndoshta madje edhe para se ta ēojė propozimin nė Kėshillin e Sigurimit me shpresėn, dhe ėshtė njė shpresė shumė e vakėt, se mund tė arrihet njė marrėveshje. Pastaj mund tė ketė disa javė bisedime, ndoshta dy deri nė katėr javė bisedime.

    Pritet qė kėto bisedime nuk do tė ēojnė nė ndonjė marrėveshje. Nė atė pikė pastaj ai mund t'i ēojė propozimet e tij, me komente nga Serbia e Kosova, nė Kėshillin e Sigurimit. Pastaj Kėshilli i Sigurimit mund ta shqyrtojė propozimin. Sigurisht qė ata mund ta hedhin poshtė propozimin, megjithėse kjo ka shumė pak mundėsi tė ndodhė po tė kihet parasysh se ai i ka koordinuar gjerat me Grupin e Kontaktit. Por nė atė pikė, Kėshilli i Sigurimit mund ta amendojė atė nė njė farė mėnyre, me qėllimin pėr tė sjellė edhe rusėt nė bord, ose nėse gjykohet se nė njė farė mėnyre ai ėshtė i pranueshėm pėr rusėt - thjesht duke mos pėrdorur fjalėn "pavarėsi", duke qenė shumė tė paqartė lidhur me procesin qė mund tė ndiqet pėr pėrcaktimin pėrfundimtar tė statusit me shpresėn qė rusėt tė paktėn tė abstenojnė nėse nuk votojnė nė favor tė tij. Pra, nė pėrgjithėsi ky mund tė jetė skenari i mundshėm: fillimisht propozimi, pastaj negociatat midis palėve, dhe mė pas pėrpjekjet e Kėshillit tė Sigurimit pėr tė arritur ndonjė rezultat konkret.

Faqja 41 prej 59 FillimFillim ... 31394041424351 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Me ne fund u pranua publikisht se kosova ska ushtri
    Nga beni33 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 126
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 18:14
  3. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndėrkombėtar me Kosovėn
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  4. Kush jane vrasesit?
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 10-03-2004, 21:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •