Tė presim edhe pak? Jo, falemnderit!
Shkruar nga Albin Kurti
Gėnjeshtra nė Kosovė ėshtė e vėrtetė. Ajo pėrsėritet me pėrpikėri. Gėnjeshtra nė Kosovė nuk ėshtė vetėm politike. Ajo ėshtė politika. Politikanėt aktual janė veēse kontigjencė pėrbrenda kėtij konteksti. Ata janė simptom i kėsaj gėnjeshtre qė ka pllakosur vendin; ata janė shprehje e pavarėsisė si sugjestion qė i mban tė trullosur qytetarėt; ata janė fetishizuesit e pavarėsisė aq tė largėt meqė gjithmonė aq tė afėrt. Nuk copėtohet dot Kosova nėse vazhdimisht nuk pėrmendet pavarėsia. Nė pauzat e pavarėsisė: misat dhe vipat, futbolli anglez e spanjoll, telenovelat latinoamerikane.
Mirėpo, nuk iu mjafton mashtrimi ynė. Ju duhet vetėmashtrimi ynė. Sė pari na konsideruan tė gjymtė, tė paaftė pėr tė qeverisur e sunduar me veten. Mė pas na konsideruan tė rrezikshėm edhe pėr veten tonė njerėz me prirje pėr vetėshkatėrrim kolektiv. Dhe, sė fundi, duan qė ne ta pėrbrendėsojmė tėrė kėtė diskurs racist dhe tė pėrfundojmė duke fajėsuar e pėrēmuar veten tonė, duke e kėrkuar vetė ne sundimin e huaj. Nuk iu mjafton mashtrimi ynė. Ju duhet vetėmashtrimi ynė. Politikanėt vendas janė veēse mėnyra pėr kėtė.
Aq shumė nga ne i kanė bindur qė jemi tė lirė. Dhe, e kanė futur konkurrencėn ndėrmjet nesh si mėnyrė drejt pėrparimit. Tash, duke mos qenė tė lirė, vetėm sa ėshtė pėrēarė populli e ėshtė atomizuar shoqėria. E kanė mbjellur besimin se tashmė jemi ēliruar. Dhe, qė shteti na qenka suplement, se shteti ėshtė luks. Nuk iu mjafton joliria jonė. Ju duhet pajtimi ynė me robėrinė. Duan qė tė mos mendojmė se shteti ėshtė nevojė pėr popullin tonė. Se mu shtetet dhe vetėm shtetet janė sovrane. Se sovraniteti ėshtė dėshmi e lirisė dhe garancion pėr tė.
Mbase edhe mund ta festojnė pavarėsinė. Ashtu siē festuan ēarmatosjen e UĒK-sė. A duhet ti presim pasojat qė tė vetėdijėsohemi? A duhet tė shpresojmė edhe pasi qė na kanė zhgėnjyer? A duhet tiu besojmė para se tė na gėnjejnė sėrish?
Serbia i mobilizoi tre milionė e gjysmė serbė. Aprovoi nė referendum kushtetutėn e saj (formalisht) tė re. Legjitimoi planin e saj hegjemonist pėr Kosovėn. Nė Kosovė, e njėjta ēėshtje ėshtė bllokuar tek pesė a gjashtė veta. Nė Kosovė, pėr tė njėjtėn ēėshtje, janė bllokuar pesė a gjashtė veta.
Nė kushtet kur tė ėshtė mohuar liria, kur tė janė shkelur tė drejtat e tė ėshtė pėrdhosur dinjiteti, ka vetėm njė rrugėdalje. Tė ballafaqohesh pėr kėto. Tė ballafaqohesh pėr liri, tė drejta e dinjitet. Tė ballafaqohesh me dhunuesit e kėtyre. Ballafaqimi tė kompenson. Ballafaqimi ėshtė e vetmja gjė qė ta siguron plotninė e qenies. A nuk bėhemi qesharakė atėherė kur aq pak kemi dhe aq shumė brengosemi se ēfarė do tė humbasim? A nuk bėhemi tė neveritshėm atėherė kur i gjithė gėzimi ynė ėshtė vetėm ai pas pėrshtatjes sė suksesshme? A nuk bėhemi tragjikė atėherė kur ngushėllohemi duke imagjinuar se si ka mundur tė jetė edhe mė keq? A nuk bėhemi absurdė atėherė kur pranojmė qė pambarimisht tė presim vetėm edhe pak?
Padrejtėsitė e mėdha dikur ishin mė tė vogla. Heshtja jonė i ushqeu ato. Politikanėt tonė hėngrėn prej tyre. Ata jo vetėm qė kishin qenė lakmiqar tė uritur por edhe tė pangopshėm. Ata do tė kujtohen eventualisht pėr atė qė ishin (ministra, deputetė, negociator vjenez) dhe jo pėr atė qė bėnė. Mbi tė gjitha, do tė kujtohen pėr atė qė nuk e bėnė. Shpresa nė kėta politikanė tė bėn tė pashpresė. Kur hynė nė negociata me Serbinė pėr tė ardhmen tonė, dėshmuan se nuk pėrfaqėsojnė vullnetin tonė. Kur lejuan koncesione marramendėse pėr ēėshtjen e decentralizimit dhe eksterritorialitetit, dėshmuan se nuk i mbrojnė interesat tona. Kur politikani ėshtė batakēi, qytetari duhet tė jetė politik. Kur institucionet sjanė demokratike, demonstrata ėshtė demokraci. Kosova nuk ėshtė e tyre. Kosova ėshtė e jona. Ka mbetur edhe ta marrim atė! Festo duke demonstruar. Demonstro pėr tė festuar. 28 nėntori ėshtė dita.
Krijoni Kontakt