Close

Rezultati i Sondazhit: Cili do tė jetė statusi pėrfundimtar i Kosovės?

Votues
274. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Pavarėsi e plotė

    168 61.31%
  • Pavarėsi e kushtėzuar

    82 29.93%
  • Autonomi

    10 3.65%
  • Tjeter.....

    14 5.11%
Faqja 38 prej 59 FillimFillim ... 28363738394048 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 371 deri 380 prej 590
  1. #371
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Duke pritur pakon e Ahtisarit - Shkruan: Veton Surroi





    Duke pritur pakon e Ahtisarit


    Shkruan: Veton Surroi

    Pothuajse para njė viti filluan pėrgatitjet pėr procesin negociator pėr definimin e statusit tė Kosovės, tė udhėhequr nga Presidenti Ahtisari. Atėbotė, para njė viti, u definua pak a shumė korniza e negociatave. Po tė thjeshtėsohej, negociatat kishin tė bėnin me rirregullimin e marrėdhėnieve ndėretnike nė njė Kosovė tė re, me status tė definuar. Natyrisht, tė vendosura si negociata qė do tė konsultonin Prishtinėn dhe Beogradin, kėto nė masė tė madhe, kishin tė bėjnė me akomodimin e komunitetit serb nė shtetin e ardhshėm tė Kosovės.

    Nėse thjeshtėsohet, i tėrė procesi negociator mund tė ndahet nė qasjen e tė drejtave territoriale dhe joterritoriale, qė do tė thotė tė tė drejtave brenda njė territori tė caktuar dhe tė drejtave qė vlejnė nė tėrė territorin e Kosovės.

    Pjesa territoriale, qartazi kishte tė bėnte me rirregullimin e territoreve tė komunave tė Kosovės dhe tė kapacitetit tė tyre vendimmarrės. Nė procesin qė ishte mė i vėshtiri, delegacioni i Kosovės ofroi njė pako, qė pėrfshin mbi 90 pėr qind tė popullatės serbe tė Kosovės, gjegjėsisht u krijon kėtyre qytetarėve njė realitet vetadministrimi nė pushtetin lokal, gjegjėsisht nė komunat ku ky komunitet do tė pėrbėjė shumicėn e popullsisė. Pėr mė tepėr, ofroi njė pėrkrahje serbėve tė Kosovės nga ana e Beogradit, brenda njė interpretimi liberal tė standardeve tė OSBE-sė pėr komunikimin e shtetit amė me pakicat, kėshtu qė kėto komuna de facto do tė vazhdojnė tė kenė njė relacion tė papenguar me Beogradin, por natyrisht, dhe siē e do rendi, brenda bashkėpunimit me autoritetet shtetėrore kosovare.

    Pjesa joterritoriale kishte tė bėnte me njė pako tė avancuar tė drejtash tė veēanta tė komuniteteve pakicė. Kėto tė drejta, tė identifikuara brenda nocionit tė interesave vitale tė njė komuniteti pakicė (identiteti gjuhėsor, kulturor, nevojat arsimore etj.) u vendosėn nė njė ofertė gjithėpėrfshirėse kosovare, qė u garanton komuniteteve pakicė tė jenė tėrėsisht tė mbrojtura nga ēfarėdo mbivotimi etnik. Pėr mė tepėr, me angazhim pėr komunitetin tradicionalisht tė nėpėrkėmbur rom, pakoja minoritare kosovare ka tejkaluar standardet e shumicės sė vendeve tė Evropės sė sotme.


    2.

    Kėto negociata, megjithatė, u karakterizuan me njė asimetri tė theksuar.

    Fillimisht, pėrfaqėsuesit e serbėve tė Kosovės, ata pėr cilėt edhe u zhvillua pjesa mė e madhe e debatit, u vetėpėrjashtuan nga ky proces. Deleguan tė drejtėn pėr tė vendosur pėr fatin e tyre delegacionit tė Beogradit. Pasojė e kėtij vendimi ishte se nuk evokuan pėr tė drejtat e tyre, por lanė qė Beogradi tė pėrdorė tė drejtat e tyre legjitime pėr axhendėn e saj politike. Rrjedhimisht, ēfarėdo qė do tė dalė nga ky proces negociator nuk do tė ketė ndjenjėn e pronėsisė pėr serbėt e Kosovės, gjegjėsisht do tė interpretohet si imponim.

    Por, asimetria ishte edhe mė e theksuar me taktikėn negociatore tė Beogradit. Duke marrė njė vendim tė vetėdijshėm pėr bllokim apo zhvlerėsim tė kėtyre negociatave, Beogradi ka llogaritur se me pėrkrahjen e Rusisė nė Grupin e Kontaktit, e mė me rėndėsi, nė Kėshillin e Sigurimit, do tė ērregullojė kahen e negociatave dhe produktin e tyre final. Rusia zyrtare, ndėrkaq, duke bėrė formulimin se do tė vendosė veton mbi ēfarėdo rezolute me tė cilėn nuk ėshtė dakord Serbia, e ka shndėrruar Beogradin nė fuqi bėrthamore, gjegjėsisht ia ka dhėnė Beogradit tė drejtėn e vetos nė Kėshillin e Sigurimit, tė drejtėn tė cilėn tradicionalisht e kanė fuqitė bėrthamore.

    Kjo asimetri e theksuar ka krijuar dy realitete. Sė pari, ka bėrė qė Beogradi gjatė tėrė procesit negociator tė jetė i interesuar pėr territore e jo pėr njerėz. Pra, qė tė merret gjatė tėrė kohės me pėrpjekjen e ndarjes territoriale tė Kosovės. Sė dyti, e ka shndėrruar fundin e kėtij procesi negociator nė ēėshtje gjeopolitike e jo ēėshtje tė drejtash. Kjo do tė thotė se pėr Moskėn ėshtė krejtėsisht jorelevante se ēfarė janė ofertat kosovare pėr njė a tjetrėn ēėshtje tė drejtash tė komuniteteve pakicė. Ėshtė relevante se si e tėrė vendimmarrja rreth Kosovės mund tė pėrdoret nė rolin e ri qė e ka Rusia nė ambientin botėror. Mesazhi ėshtė: kjo nuk ėshtė Rusia e Rambujesė; kjo ėshtė Rusia pa borxhe tė jashtme, me 600 milionė dollarė tė hyra nė ditė nga eksporti i naftės dhe gazit, me vetėbesim tė rifituar dhe nevojė pėr vulė nė marrėdhėniet ndėrkombėtare.


    3.

    Me ose pa gjeopolitikė, ēėshtja e Kosovės megjithatė mbėrrin nė pyetjen e saj fillestare dhe fare tė thjeshtė: nėse kėshtu si deri mė sot nuk shkon mė, e gjėrat nuk mund tė kthehen prapa, cila ėshtė rruga pėrpara?

    Pėrgjigjet janė tė thjeshta, nė formulat e Evropės sė sotme. Kosova duhet tė jetė njė vend demokratik, funksional, brenda tėrėsisė sė saj tokėsore. Kjo nėnkupton qė tė gjendet njė balancė e re mes shumicės dhe pakicės (siē kemi propozuar nė dokumentet tona tė Vjenės) dhe njė balancė e re mes komunitetit ndėrkombėtar nė Kosovė dhe institucioneve tė Kosovės (tejkalim i formave tė protektoratit).

    Pėr tė bėrė kėtė presim qė pakoja e Ahtisarit tė propozojė qė Kosova tė fitojė nė tėrėsi dhe pa ekuivoke, tė drejtėn e kontraktualitetit, e tė drejtėn qė tė jetė subjekt i barabartė ndėrkombėtar.

    Ēfarė do tė thotė kontraktualiteti? E drejta qė tė kemi marrėveshje me institucionet financiare ndėrkombėtare, sepse nuk ekziston ekonomi nė botė sot qė zhvillohet pa mbėshtetje nė kredi. Do tė thotė e drejta qė tė nėnshkruajmė kontratė me Kėshillin e Evropės, qė tė jemi tė mbikėqyrur, por edhe fuqiplotė nė implementimin e pakos sė tė drejtave tė njeriut dhe minoriteteve.

    Do tė thotė e drejta qė tė nėnshkruajmė partneritetin me Bashkimin Evropian dhe NATO-n, qė do tė thotė ta kemi kapacitetin e integrimit. Regjioni ynė njeh vetėm dy tipa shoqėrish: ato qė pėrgatiten pėr integrim euroatlantik dhe ato qė stagnojnė. Nė kėtė kategori tė dytė do tė jetė pėrherė Kosova, nėse nuk e fiton tė drejtėn e kontraktualitetit. A ėshtė bota e interesuar pėr njė Kosovė nė stagnim tė pėrhershėm?


    4.

    Nė javėt dhe muajt qė vijnė, gjithēka do tė bėhet mė e qartė. Shpresojmė se do tė sqarohen edhe dy rreziqet e pėrhershme qė po rrinė mbi kokėn e procesit pėr pėrcaktimin e statusit tė Kosovės. I pari ėshtė njė deklarim i paqartė i Kėshillit tė Sigurimit, njė rezolutė e papėrcaktuar pėr Kosovėn. Kjo do tė ndante komunitetin ndėrkombėtar nė ata qė do ta njohin Kosovėn e pavarur dhe nė ata qė nuk do ta njohin, sė paku pėr njė kohė. Njė gjendje e tillė do tė ishte nė kundėrshtim me cakun themeltar, tė stabilitetit tė rajonit, duke zgjidhur problemin e fundit tė mbetur nga zhbėrja e ish-Jugosllavisė.

    Rreziku i dytė, i lidhur edhe me kėtė tė parin, ėshtė ai i ushqimit tė ambicies se Kosova mund tė vazhdojė me njė ndarje territoriale, ēfarė e kemi de facto, edhe nė tė ardhmen, me shpresė se do tė shndėrrohet nė realitet juridik.

    Qė tė dyja kėto rreziqe do tė ishin jo pjesė e zgjidhjes, por pjesė e krijimit tė problemeve tė reja me Kosovėn e rreth Kosovės, me tė cilat edhe ky regjion, edhe Evropa ėshtė lodhur tashmė.

    * (Autori ėshtė kryetar i Partisė ORA. Shkrimi u bazua nė diskutimin e bėrė fundjavėn e kaluar nė konferencėn e PER-it nė Budapest)
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #372
    i/e regjistruar Maska e Bardhi
    Anėtarėsuar
    06-09-2002
    Postime
    708
    Qeshtje kohe eshte kur ne do te jemi te pavarur.
    Teshat tona prehen ne vendet e vendosjes nderkombetare, athua si do te na vlersojn ata ne, me keto karakteristika qe kemi si popull.

  3. #373
    dardan66 Maska e Bujar Dragaj
    Anėtarėsuar
    04-12-2006
    Vendndodhja
    fr
    Postime
    44

    pavarsi

    Citim Postuar mė parė nga tani_26
    Pas perfundimit te bisedimeve per statusin e Kosoves, cili mendoni se do te jete ky Status?

    1. Pavaresi e plote.
    2. Pavaresi e kushtezuar.
    3. Automomi.
    4. Tjeter...
    pavarsi e kushtezuar por mbas nje kohe e plote

  4. #374
    dardan66 Maska e Bujar Dragaj
    Anėtarėsuar
    04-12-2006
    Vendndodhja
    fr
    Postime
    44
    Citim Postuar mė parė nga dardani8
    pershendetje

    nese pyetni per deshirat tona atehere ajo sdon koment se e shte pamvarsia e plote.
    mirepo nese shikojme pak a shume realitetin dhe servilizmin e politikes shqiptare kendej e andej kufirit satatuti i kosoves do te jet diqka ndermejt autonomise dhe pamvarsise se kushtezuar.

    dhashte zoti te jame gabim se do te kisha deshire qe te mos jete e vertet ajo qe thashe mirpo cdo indikacion tregon se atje eshte duke na cuar politika jone.
    shume te drejte ke Dardan

  5. #375
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anėtarėsuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjė
    Postime
    947
    tashi dhe ministri jashtem Italian Masimo Dalema e tha hapur se eshte per nje pavaresi te kushtezuar per Kosoven keshtu qe pak nga pak te gjitha shtetet nje nga nje do ta pranojne hapur kete gje.tashme eshte e sigurte qe Kosova do kete pavaresi te kushtezuar(per momentin) dhe pas kesaj ate te ploten si gjithe shtetet e tjera.un jam i sigurte ne vetvete se keshtu do ndodhe se e gjithe diplomacia boterore po e thote vetem se politikanet e Kosoves duhet te kene me shum kujdes ne leshimin e te drejtave serbeve se kjo mund ti sjelle probleme ne te ardhmen shtetit te ri.
    KOSOVA REPUBLIK
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  6. #376
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Unioni Paneuropian: "po" pavarėsisė sė Kosovės. Presidenti serb Tadiē: hipotezė "e mundshme"

    Unioni Paneuropian, njė nga organizatat e para e mė tė mėdha europeiste tė botės, miratoi rezolutėn pėr njohjen e Pavarėsisė sė Kosovės. Me anė tė saj, vihet nė dukje parimi themelor i unifikimit tė Evropės, qė ėshtė e drejta e popujve pėr vetėvendosje dhe i bėhet thirrje Bashkimit Evropian tė inkuadrojė pavarėsinė e Kosovės nė vitin 2007.

    Pavarėsinė e Kosovės e sheh si tė pashmangshme edhe presidenti serb, Boris Tadiē. Megjithėse hipoteza nuk ėshtė normale pėr tė, Tadiē e quajti atė “tė mundshme” pėr shkak tė mbėshtetjes qė gjen nė qeverinė e SHBA-ve dhe tė shumė shteteve evropiane.

    Ndėrkaq, nga Bosnjė-Hercegovina, ku ndodhet aktualisht pėr vizitė zyrtare, presidenti i Komisionit tė Mbrojtjes nė Senatin italian, Serxho De Gregorio propozoi qė Konferenca e ardhshme ndėrfetare pėr paqen ndėrmjet etnive nė Kosovė tė zhvillohet nė Romė.



    NoName

  7. #377
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Rajs e Shtajnmajer kanė biseduar pėr Kosovėn

    Kosova, dokumenti pėrfundimtar i Marti Ahtisarit mbi statusin dhe angazhimi i ri ndėrkombėtar nėn ombrellėn evropiane, ishin disa nga ēėshtjet qė u debatuan nė takimin e sekretares amerikane te shtetit Kondoliza Rajs dhe ministrit tė jashtėm tė Gjermanisė Frank Shtajnmajer. Zėdhėnėsi i Shtėpisė sė Bardhė Sin Mekkormak tha se ēėshtja e Kosovės ka dominuar nė bisedimet e darkės ndėrmjet dy homologėve. Nė brifingun me gazetarė, ministri Shtejnmajer konfirmoi se vendimi pėr Kosovėn do tė merret vitin qė vjen.

    "Z. Ahtisaari do tė paraqesė vendimin e tij nė fillim tė vitit dhe ne duhet t'i bashkojmė pėrpjekjet nė mėnyrė qė tė ndihmojmė stabilitetin e rajonit sapo tė jetė njoftuar ai. Evropa do tė marrė pjesė nė misionin mė tė madh civil qė ajo ka ndėrmarrė ndonjėherė, tha kryediplomati gjerman duke folur pėr mandatin evropian tė udhėhequr nga njė pėrfaqėsues civil ndėrkombėtar qė do tė pasojė misionin e Kombeve tė Bashkuara ose UNMIK-un nė Kosovė. Edhe shtypi amerikan ka botuar segmente tė analizave dhe deklaratave mbi statusin e ri politik tė Kosovės nė njė formė tė pavarėsisė sė kushtėzuar e mbikėqyrur nga njė autoritet ndėrkombėtar – pėrfaqėsues civil evropian i ngjashėm me atė tė viteve tė fundit nė Bosnjė, nė formėn tė Zyrės sė Pėrfaqėsuesit tė Lartė.
    Zėdhėnėsi i Departmentit tė Shtetit, McCormack nuk deshi tė thellohej nė spekulimet e shtypit se ka njė luftė bilaterale diplomatike midis Washingtonit dhe Moskės lidhur me Kosovėn. Ai tha se Shtetet e Bashkuara nuk duan tė paragjykojnė vendimin e Ahtisaarit, mirėpo theksoi se Kosova nuk ishte njė ēėshtje vetėm amerikano-ruse, por janė edhe shumė pjesėmarrės tė tjerė tė angazhuar rreth saj. Ne mendojmė se tė gjithė duhet tė mbėshtesim Ahtisaarin dhe punėn e tij", tha zėdhėnėsi i Departmentit tė Shtetit.

    Sulejman Gashi

    Postuar mė: Eh/Radio Kosova & Blue Sky Staff me Dec 12, 06 | 2:04 pm
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #378
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Pėrfaqėsuesi britanik nė KS mbėshtet pavarėsinė e Kosovės
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  9. #379
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Pėrfaqėsuesi britanik nė KS mbėshtet pavarėsinė e Kosovės



    Nju Jork, 14 dhjetor - Gjatė debatit tė mbrėmshėm nė Kėshillin e Sigurimit pėr Kosovėn, shefi i UNMIK-ut, Joakim Ryker, tha se ėshtė rritur ankthi qė nga koha kur fuqitė perėndimore shtynė marrjen e vendimit pėr statusin pėrfundimtar, deri pas zgjedhjeve tė muajit tė ardhshėm nė Serbi.
    Nė raportin e tij mbi gjendjen nė Kosovė, Ryker tha se ruajtja e qetėsisė ėshtė qėnėsore pėr procesin e statusit nė Kosovė. "Shtyrja do tė thotė mė shumė se humbje kohe. Shtyrja do tė rritė tensionet dhe do tė jetė nė favor tė ekstremistėve nga tė gjitha palėt. Shtyrjet nuk do tė lehtėsojnė arritjen e njė zgjidhjeje, por do ta vėshtirėsojnė atė". Ryker paralajmėroi se ēdo vonesė nė vendosjen e statusit tė ardhshėm tė saj do tė ngrinte tensionet dhe do tė bėhej instrument nė duart e ekstremistėve. Prandaj ai i bėri thirrje Kėshillit tė Sigurimit tė marrė njė vendim tė shpejtė pėr Kosovėn.

    Pėrfaqėsuesja e Britanisė sė Madhe nė Kėshillin e Sigurimit tha se ēdo zgjidhje pėr Kosovėn duhet tė jetė nė favor tė njė pavarėsie pėr Kosovėn, e cila do tė jetė e mbikqyrur nga njė prani civile dhe ushtarake ndėrkombėtare. Mirėpo ambasadori rus, Vitali Ēurkin, u shpreh se kėrcėnimi pėr trazira masive pėrbėn shantazh nga udhėheqėsit e Kosovės. Ai tha se ēdo masė pėr nxitjen e dhunės mund tė shkaktojė shtyrje tė mėtejshme dhe ndoshta pezullimin e procesit tė statusit.
    Pėrfaqėsuesi i SHBA ve tha se Uashingtoni ėshtė i kėnaqur me pėrmbushjen e deritashme tė 13 standardeve prioritare, por ka kėrkuar vėmendje tė veēantė pėr ēėshtjen e pronės. Pasi ka dėnoi minimin e hekurudhės dhe paraqitjen e maskave me pika kontrolli nė Kosovė, ai u bėri thirrje tė gjithėve qė tė pėrmbahen nga dhuna dhe tė respektojnė sundimin e ligjit, tha diplomati amerikan Alehandro Volf. Njėherit ai kėrkoi konstruktivitet nga Beogradi nė raport me proceset nė Kosovė, nė veēanti lidhur me bashkėpunimin e serbėve me institucionet vendore. Ai tha se 6 vjet e gjysmė nga intervenimi i NATO sė populli i Kosovės meriton tė dijė statusin politik tė vendit. "Ēdo shtyrje e statusit tė Kosovės do tė ēojė nė paqartėsi dhe do tė krijojė njė burim jostabiliteti nė Kosovė. Ne mendojmė qė zgjidhja e statusit duhet tė arrihet shpejt", vlerėsoi pėrfaqėsuesi amerikan. Ndėrsa procesi i statusit po i afrohet fundit tė gjithė duhet tė jenė realistė sa i pėrket rezultatit tė statusit: "Nuk ka kthim para vitit 1999, nuk ka ndarje tė Kosovės, nuk do tė ketė bashkim tė Kosovės me ndonjė vend fqinje. Zgjidhja duhet tė reflektojė multietnicitetin, t'i mbrojė pakicat dhe tė jetė e pranueshme pėr popullin e Kosovės", tha ai duke kėrkuar qė liderėt kosovarė tė punojnė me ndėrkombėtarėt nė planifikimin pėr periudhėn pas statusit.
    Nė emėr tė Bashkimit Evropian foli pėrfaqėsuesja e Finlandės e cila tha se asnjėra palė nuk ka tė drejtė tė bllokojė bisedimet pėr status dhe se procesi nuk duhet tė ndikohet nga dhuna dhe protestat nė rrugė. Bashkimi Evropian, tha ajo, mbėshtet punėn e Ahtisarit dhe qė tė paraqesė propozimin per status pas 21 janarit. Diplomatja finlandeze tha se tė arriturat nė Kosovė janė konstatuar me raportin e Kofi Ananit dhe tė Komisionit Evropian. Zgjidhja e statusit, tha ajo, ėshtė sfidė edhe pėr bashkėsinė ndėrkombėtare dhe jo vetėm pėr Prishtinėn dhe Beogradin. "Zgjidhja e statusit nuk do tė jetė precedent pėr asnjė vend tė botės. Ēėshtja e Kosovės ėshtė e veēantė", tha ajo duke shtuar se Kosova dhe rajoni kanė perspektivė evropiane.

    Pėrfaqėsuesi i Francės Zhan Mark Sablie vlerėsoi se puna e institucioneve kosovare nė standarde ka qenė e kėnaqshme dhe kėrkoi qė standardet lidhur me pakicat duhet tė zbatohen edhe mė tutje. Ai e quajti shumė zhgėnjyes bojkotin e liderėve serbė ndaj institucioneve vendore duke kėrkuar nga Beogradi qė tė mos e pengojė kėtė proces. Qeveria franceze, tha ai, e mbėshtet plotėsisht Marti Ahtisarin. "Zgjidhja pėr statusin duhet tė jetė e pranueshme pėr popullin shumicė tė Kosovės", nėnvizoi ambasadori francez Sablie.
    Ndėrkaq pėrfaqėsuesja e Beogradit Sanda Rashkoviq Iviq nė mbledhjen e mbrėmshme pėrsėriti edhe kėsaj radhe njė gurmbull gėnjeshtrash pėr situatėn nė Kosovė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga tani_26 : 14-12-2006 mė 09:51
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  10. #380
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    E diele, 17. Dhjetor, 2006
    MOORE:"PERENDIMI UNIK RRETH KOSOVĖS"



    Patrick MOORE, anlist i radios Evropa e Lirė


    RADIO EVROPA E LIRĖ
    Shefi i UNMIK-ut, Joakim Ryker, ka sinjalizuar Kėshillin e Sigurimit se shtyerja e mėtejme e vendimit pėr statusin e Kosovės mund tė shkaktoj jostabilitet nė rajon. Por, ambasadori rus Vitali Ēurkin ka akuzuar liderėt e Kosovės se pėrmes kėrcnimit se do tė ketė revolta nė rast tė shtyerjeve tė mėtjme, ata nė fakt po shantazhojnė. Si i shihni ju kėto prononcime?

    PATRICK MOORE
    Ajo qė zoti Rucker ėshtė duke e bėrė ėshtė rikthimi te qėndrimet e diplomatit norvegjez Kai Aide nė vjeshtėn e vitit 2005 i cili kishte potencuar se shtyerja ose paqartėsia do t'u konvenoi ekstremistėve dhe do tė ēoi drejt trazirave. Pra, duhet qartėsuar situata rreth statusit, sepse status quoja nuk ėshtė e favorshme pėr askė. Sa i pėrket zotit Ēurkin ai thjesht ėshtė duke mbrojtur interesat e Serbisė, pėrmes inkurajimit tė shtyerjeve tė mėtejme, me shpresėn se vendet perendimore do tė humbasin interesimin dhe do tė braktisin Kosovėn. Kjo ėshtė politika serbe gjatė gjithė kohės. Ndėrkaq, kur zoti Ēurkin flet pėr shantazhet, ai vetėm manifeston disa nga taktikat primitive qė i ka mėsuar nė shkollat diplomatike sovjetike tė udhėhequra nga njerėzit e ish ministrit tė Jashtėm Andrej Gromiko. Ėshtė njė praktikė e vjetėr sovjetike dhe nuk duhet trajtuar me seriozitet.

    RADIO EVROPA E LIRĖ
    Pėrfaqėsuesit e Shteteve tė Bashkura, Britanisė sė Madhe dhe tė Francės kanė thėnė se statusi duhet tė jetė i pranueshėm pėr popullin e Kosovės dhe nė harmoni me parimet e Grupit tė Kontaktit. A ėshtė ky njė sinjal se Perendimi ėshtė unik sa i pėrket statusit tė Kosovės?

    PATRICK MOORE
    Unė shpresoj se ata janė unik dhe se do tė mbeten unik. Gjithashtu besoj se kanė mėsuar disa gjėra nga gabimet qė janė bėrė. Gabimi mė i madh qė ėshtė bėrė nga viti 1999 ėshtė sjellja e Beogradit nė procesin negociator, nė vend se qė nga fillimi t'u thuhej se e kishin humbur luftėn dhe se me veprimet nė vitet '98 dhe '99 kishin humbur ēdo tė drejtė qė tė thirreshin nė Kosovėn. Beogradit ėshtė dashur thėnė se ata duhet tė pastrojnė rradhėt e veta, ndėrsa ēėshtjen e statusit tė Kosovės do ta zgjidhnin ndėrkombėtarėt bashk me kosovarėt, pėrkatėsisht me tė gjitha komunitetet etnike qė jetojnė nė Kosovė. Pas Luftės sė Dytė Botėrore kur Gjermania humbi, gjermanėve u ishte thėnė se pėr kushtet nuk do tė negocohej me ata. Pas humbjes sė luftės nė qershorin e vitit '99, Serbia ėshtė dashur trajtur nė tė njejtėn mėnyrė. Sjellja e Serbisė nė procesin negociator ishte njė gabim i madh.

    RADIO EVROPA E LIRĖ
    "The Washington Times" ka shkruar se "Kosova ende ka gjasa reale qė tė jetė njė sukses i madh dhe me ekonomi tė zhvilluar, por gjithashtu mund tė pėrjetoi edhe kaos, nėse bashkėsia ndėrkombėtare nuk fillon sė vepruari me mė shumė vendosmėri se sa deri tash". A mendoni se vėrtetė Kosova mund tė pėrfundoi nė kaos?

    PATRICK MOORE
    Nėse ēėshtje e statusit nuk do tė trajtohet seriozisht ēdo gjė ėshtė e mundur duke pėrfshirė edhe kaosin. Besoj se kosovarėt nuk do tė lejojnė tė ndodh njė gjė e tillė, por dėshtimi pėr tė qatėsuar statusin nė dritėn e pavarėsisė do tė bėnte qė tė pėrfitojnė vetėm ekstremistėt e tė gjitha palėve. Ėshtė fare evidente se pa qartėsimin e statusit nuk mund tė ketė lėvizje pėrpara dhe zhvillim ekonomik.

    RADIO EVROPA E LIRĖ
    Pas largimit tė UNMIK-ut, nė Kosovė do tė ketė njė mision tė Bashkimit Evropian. Si e shihni ju ate?

    PATRICK MOORE
    Shoh aspekte pozitive dhe negative. Aspekti mė pozitiv pėr aq sa kam kuptuar qėndron nė faktin se ky mision do tė jetė shumė mė i vogėl se UNMIK-u. Pozitiv ėshtė edhe fakti qė ai mision do tė veproj nė rrethanat e njė statusi tė qartėsuar dhe jo tė njė status – quoje siē ka qenė rasti me UNMIK-un. Aspektet negative tė misionit kanė tė bėjnė me vetė natyrėn e Bashkimit Evropian, qė ėshtė njė bryokraci jodemokratike, e pa zgjedhur dhe e njohur pėr arrogancė dhe politika imponuese ndaj Ballkanit. Kjo nuk sugjeron se ata do tė ndihmojnė shumė, se do tė dėgjojnė hallet e atjeshme dhe se do tė largohen kur tė vijė koha pėr t'u larguar. Frikėsohem se do tė tentojnė tė ndėrlikohen nė shumė gjėra, tė zgjėrojnė byrokracinė dhe ta vazhdojnė sa mė shumė qėndrimin. Ėshtė pėr t'u shqyetėsuar nėse ky mision do t'i gjasoj misionit tė dėshtuar nė Bosnjė. Kjo nuk ėshtė njė reēetė e mirė pėr demokracinė. Personalisht kisha pasur dėshirė qė UNMIK-u tė ishte zėvendėsuar jo nga Bashkimi Evropian, por nga njė ekip ndėrkombėtar qė do tė pėrbėhej nga pėrfaqėsuesit e Quintit. Ky do tė ishte model mė i mirė, sepse do tė kishim tė bėnim me qeveri konkrete qė do tė dėrgonin pėrfaqėsues tė pėrgjegjshėm dhe jo si kėta nga Bashkimi Evropian qė vijnė nga struktuart gati tė padukshme tė Brukselit. Kjo strukturė krahas pranisė sė Bashkimit Evropian gjithashtu do tė garantonte praninė amerikane nė planin ushtarak dhe civil. Kjo do tė kishte efekte pozitive nė Kosovė.

    Intervistoi: Melazim KOCI
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 38 prej 59 FillimFillim ... 28363738394048 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Me ne fund u pranua publikisht se kosova ska ushtri
    Nga beni33 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 126
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 18:14
  3. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndėrkombėtar me Kosovėn
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  4. Kush jane vrasesit?
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 10-03-2004, 21:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •