Close

Rezultati i Sondazhit: Cili do tė jetė statusi pėrfundimtar i Kosovės?

Votues
274. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Pavarėsi e plotė

    168 61.31%
  • Pavarėsi e kushtėzuar

    82 29.93%
  • Autonomi

    10 3.65%
  • Tjeter.....

    14 5.11%
Faqja 36 prej 59 FillimFillim ... 26343536373846 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 351 deri 360 prej 590
  1. #351
    i/e regjistruar Maska e faiksmajli
    Anėtarėsuar
    12-02-2006
    Postime
    117
    Zoti Visner thoshte gjithe kohen se Statusi do te zgjidhet patjeter brenda vitit 2006. Doli se ishte genjeshter. Nuk bene t'u besohet me askujt. Nese Kosova nuk shpalle Pavaresine ne Parlament ose te mbaje nje Referendum per deklarim te lirshem, Grupi i zi i "Unitetit" duhet te jape doreheqje dhe te thirret ne pergjegjesi.
    Populli i Kosoves duhet ta marre vete fatin e vet ne duarte e veta e mos ta lere ne duarte e cfaredo grupi oportuniste e demagoge qe veq po luten -inshallah nuk na tradhetojne. Pavaresia nuk vjen me lutje. Pavaresia vjen me pune te vendosur.

  2. #352
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    faik edhe une pajtohem qe kuvendi ta shpall Pambarsin
    por shtrohet pyetja a do te ndrroi diq ne te mire kur keta nderkombetaret e din qe ne e bam nji luft per ket e ende sillen rreth e rrotull e nuk na e pranoin shtetin e nji referendum apo nji shpallje ne kuvend mua me duken se vetem do tia bejm veti qefin siq ja kemi ba deri me tani

    Duhej te presim gjithsesi ne qetsi deri ne fund te janarit e te shofim se qka do te bejn keta nderkombetaret e sidomos Amerikanet e Anglezet qe pak si shume me duket qe po mashtrohemi ne ta e te shofim e bajm.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #353
    Imponimi i Serbisė dhe shtyrja e statusit tė Kosovės
    Dėrguar mė 13/11/2006 - 10:57
    Tema: Kosova
    Nga : Bekim Rexhepi

    Potezi i fundit i palės shqiptare, pėr tė mos hyer nė mat, ėshtė shpallja e pavarėsisė, me gjithė problemet e skajshme qė ka vendi, i duhet njė akt i tillė qė suspendon manipulimin e Serbisė.




    Anashkalimi i realitetit nė Kosovė



    Mė qense bisedimet nė Vijenė tė Austrisė, nuk e sollėn koncesionin e pėrshtatshėm, qė nė njėfarė mėnyre do tė mund tė kėnaqte aspiratėn serbe pėr Kosovėn. Serbia edhe njėherė demonstroj aversivitetin e vet pėrmesė qeverisė aktuale, si edhe nė tė kaluaren e pėrsėriti avazin e vjetėr duke nxjerrė mospajtime dhe duke treguar fajtorin. Mospajtimi i Serbisė kontestoj nė atė, se edhe kėtė herė nuk arriti qė Kosovėn ta mbajė apo se paku ta ndaj teritorialisht. Ndėrsa fajtori i dėshtimit te negociatave ishte pala shqiptare, madje duke e akuzuar kėtė tė fundit se; nuk qe aspak e gatshme dhe serioze nė arritjen e ndonjė marrėveshje, nė bisedimet e zhvilluara. Gjithnjė dhe sipas palės serbe janė shqiptaret vat ata, tė cilėt nuk ofruan koncesione, tė duhura.

    Pala serbe nuk u mjaftua vetėm mė kėtė, ajo gjithashtu e akuzoi edhe kryenegociatorin; M. Athisarin, se fajtor qe edhe ai, i cili nuk tregoi vullnetin e duhur, ndaj kėrkesave serbe pėr Kosovėn. Mbi kėtė akuzė, nuk mund tė mos e pėrmendim edhe kėrkesėn serbe qė kryenegociatori M.Athisari, duhet tė japė dorėheqje tė menjėhershme sepse nuk ėshtė i aftė dhe ėshtė terguar njėanshėm pro kėrkesave shqiptare.

    Pra, Serbia nė njėrėn anė akuzonte dhe bėnte fajtor shqiptaret dhe kryenegociatorin, pėr gjithė dėshtimit e negociatave nė Vijenė, ndėrsa qmonte vetveten se ishte konstruktive gjatė gjithė zhvillimit tė negociatave.

    Qeveria serbe nė krye me V.Koshtunicėn, njė nacionalist i pėrbetuar, dhe njė ati shqiptar i madhė, qė u promovua gjatė gjithė historisė politike te tij, i pakėnaqur me zhvillimin e procesit rreth statusit tė ardhshėm politik tė Kosovės, i mblodhi me urgjencė ministrat e tij, dhe i urdhėroi tė nxjerrin kushtetutėn e re serbe, nė tė cilėn do tė futej Kosova sėrish, si pjesė integrative e shetit Serb, duke e ndėrlidhur ndarjen dhe pavarėsimin e Malit tė Zi, nga unioni i pėrbashkėt qė u krijua mė herėt. Kushtetuta e re serbe u bė gadi, aq shpejt sa u bė e qartė, se ajo do tė jetė vetėm njė kopie, e kushtetutave te mė hershme qė serbia ka patur nė tė kaluaren. Kosova u fut sėrish nė Kushtetutėn e re serbe me njė preambulė, duke e cituar; “Kosovėn si pjesė te pa ndashme te Serbisė integrative”. Kjo kushtetutė u miratua, me shumė manipulime nė referendum gjithėpopullor, madje u ratifikua, po ashtu nė parlament. Tė pėrkujtojmė se Qeveria aktuale serbe dhe Kushtetuta e saj tashmė e miratuar, anashkaloi tej mase realitetin nė Kosovė, pėrjashtoi shumicėn shqiptare, pėr tė krijuar absurditet. Pra, njė qeveri arrogante dhe njė kushtetutė e papėrfillshme, nuk mund tė krijoi, siē do pushtet dhe ligj, pa shumicėn shqiptare, e cila qė shtat vite, e mė tepėr nė bashkėpunim me ndėrkombėtaret po menagjon Kosovėn.

    Imponimi i Serbisė dhe shtyrja e statusit tė Kosovės

    Pasi, u nxorrė nė opinion dėshtimi i negociatave, nė mes palės shqiptare dhe asaj serbe, filloj komentimi i politikės recidive, nė tė cilėn dolen konkluza te ndryshme, po qė nė esencė, nuk kishin vizion dhe planė tė qartė rreth tė ardhmės dhe mbarėvajtjes sė procesit.

    Pėrfaqsusi mė i lartė i BE-sė, Havier Solana, doli i pari nė opinion, nė pronėncimet e tij u tha edhe kjo se; “do tė shtyhet zgjidhja e statusit te ardhėm pėr Kosovėn, deri nė muajt e parė tė vitin 2007”, sepse sipas Solanės nė Serbi do te zhvillohen zgjidhjet vendore, dhe kėto zgjidhje serbe mund te ndikojnė, nė atmosferėn e stabilizimit dhe krijimin e rrethanave tė pėrshtatshme, qė do tė mund tė na dėrgojnė edhe nė zgjidhjen e statusit tė Kosovės. Kėto deklarata te Solanes, nuk u mirėpritėn dhe aq, nga opinioni i gjėrė, e veēanėrisht ai shqiptar. Pėrveē qeverisė sė Serbisė, e cila i pėrkrahu deklaratat e Solanos. As Athisari dhe as Grupi i Kontaktit, nuk u prononcuan me gjithė rezervat qė patėn ndaj deklaratave tė dhėna, ata tė kujdesur, nė mėnyra te veqanta u orvaten tė sqarojnė opinionin e gjėrė se nuk do te ketė shtyrje sa i pėrket zgjidhjės sė statusit tė ardhshėm tė Kosovės.

    Nė fakt qėllimi i Serbisė mbeti shkatėrrimi i procesit tė negociatave, dhe dėmtimi i palės shqiptare dhe asaj nderkombėtare karrshi tyre. Kjo tendencė serbe sikur u tregua e pa suksesė fillimisht. Por insistimi i vazhdueshėm nė njėrėn anė i Serbisė pėr t’u rikthyer nė njė procesi tė ri negociatash dhe nė anėn tjetėr miratimi i kushtetutės sė re serbe, janė fytyra mė e qartė se Serbia nuk do zgjidhje tė difavorshme pėr tė sa i pėrket Kosovės. Mė kėtė monotoni politike Serbia arriti tė paragjykoj gjendjen nė rajon duke e lidhur atė me zgjidhjet nė Serbi. Nė ēoftėse zgjidhja e statusit tė Kosovės bėhet kėtė vit, para zgjidhjeve nė Serbi, nė zgjidhje mund te kemi radikalet nė pushtet, tė cilėt gjithsesi do ta komplikojnė procesin e zgjidhjes sė statusit pėr Kosoven. Mė kėtė pozita aktuale serbe e Kushtunicės dhe e Tadiēit, karrshi radikalve nė opozitė, duan tė justifikojnė vetėm realitetin, pra duke e paraqitur Serbin si te interesuar seriozisht nė zgjidhjen e problemit tė Kosovės.

    Kjo dhe vetėm kjo ėshtė farsa e politikės serbe, qė rishfaqet nė kohė, dhe pėr shumė qeveri perėndimore dhe lider sensacivė mbetet e paqartė. Serbia mė nė fund ia arriti qėllimit tė saj, tė shtyjė zgjidhjen e statusit tė Kosovės pėr vitin 2007, edhe pėrkundė dėshirės se shqiptarve qė ay te zgjidhet nė kėtė vitė. Fakti i manipulimit me zgjidhje politike nė Serbi, qė jo me siguri tė plotė do te mund tė zhvillohen nė janar te vitit 2007, ėshtė alibia mė e qėndrueshme se Serbia nuk do qasje reale sa i pėrket Kosovės.

    Potezi i fundit i palės shqiptare, pėr tė mos hyer nė mat, ėshtė shpallja e pavarėsisė, me gjithė problemet e skajshme qė ka vendi, i duhet njė akt i tillė qė suspendon manipulimin e Serbisė.

    Kosova duhet ta shpallė pavarėsinė, kėtė shansė e ka madje edhe kur nėntori po afron le te bėhet nėntori i II-tė i madhė shqiptar. Sepse tashmė dihet se Serbia nuk e ka ndėrmend tė bėhet Nėnė Tereza pėr Kosovėn dhe pavarsinė e saj.

  4. #354
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-11-2006
    Postime
    16
    Kosova sot a neser do te behet shtet,por sa jemi ne gati?Nitsche shkruan se kur lind shteti-vdes kombi.

  5. #355
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    ASNJĖ QEVERI SERBE S‘MUND TA PENGOJĖ PAVARĖSINĖ E KOSOVĖS - Shkruan: William D. Montgomery Gazeta "DANAS"




    ASNJĖ QEVERI SERBE S‘MUND TA PENGOJĖ PAVARĖSINĖ E KOSOVĖS

    Shkruan: William D. Montgomery Gazeta "DANAS"

    Serbia ndodhet mes dy dramave politike tė ndėrlidhura mes vetes. E para, ėshtė beteja pėr ta penguar pavarėsinė e Kosovės. E dyta, janė zgjedhjet parlamentare tė 21 janarit 2007 dhe ato presidenciale tė parashikuara pėr njė datė tė mėvonshme (besohet nė maj). Rezultati i kėtyre zgjedhjeve pritet tė pėrcaktojė edhe kursin e Serbisė pėr vitet e ardhshme. Nė janar 2003, vetėm dy muaj para se tė vritej Kryeministri Gjingjiē, nisi njė iniciativė tė shpejtė pėr Kosovėn, qė bashkėsia ndėrkombėtare nuk e kuptoi sa duhet dhe e priti keq. Meqė ishte e pėrgatitur dhe e pakoordinuar mirė me pėrpjekjet diplomatike tė Serbisė (nuk kishte vizita tė nivelit tė lartė nė kryeqytete pėr tė kėrkuar mbėshtetje), kjo iniciativė shkoi bosh dhe vetėm sa mbeti e shėnuar nė histori. Por, shkaku i kėsaj iniciative ishte aftėsia e Gjingjiē pėr tė shikuar pėrpara dhe pėr ta parashikuar saktė atė qė po ndodh tani, me tė gjitha pasojat nė skenėn politike. Ai shpresoi se do t‘ia dilte tė ndėrtonte njė proces dhe tė arrinte zgjidhje tė tjera, tė pranueshme pėr Serbinė. Nė realitet, fati i Kosovės ėshtė vendosur atėherė kur qindra mijėra shqiptarė tė Kosovės u dėbuan nė Shqipėri, Maqedoni e Mal tė Zi, si pasojė e aksionit qė ndėrmori qeveria e Millosheviēit, nė vitin 1999. Pamjet e refugjatėve i mundėsuan NATO-s mbajtjen e kohezionit pėr vazhdimin e fushatės sė bombardimeve dhe pėr tė bindur shumicėn e liderėve botėrorė qė tė krijonin opinionin publik, se Kosova duhet tė jetė e pavarur. Ky mendim u betonua aq fort, sa nuk u vu asnjėherė nė dyshim mė pas, madje as nuk u diskutuan alternativa tė tjera. Ėshtė shumė fatkeq fakti, qė bashkėsia ndėrkombėtare, pasi u pėrcaktua pėr tė ardhmen e Kosovės, zgjodhi vonesėn e nuk e zbatoi menjėherė atė. Thjesht, do tė ishte mė e lehtė atėherė, duke pasur parasysh presionin e fushatės sė bombardimeve dhe pasojat qė sollėn NATO e KB dhe marrėdhėniet me Rusinė. Tani tė gjithė paguajmė ēmimin e lartė tė kėsaj shtyrje. Nė vend qė Millosheviēi tė ishte pėrgjegjėsi i qartė pėr humbjen, ngarkohen demokratė qė erdhėn nė pushtet nė Serbi, qė tė pėrpiqen tė bėjnė ēfarė ėshtė e mundur pėr ta "shpėtuar" Kosovėn. Ky ka qenė njėri ndėr faktorėt e rėndėsishėm tė destabilitetit dhe katalizatori i nacionalizmit nė gjithė periudhėn pas Millosheviē. Cilado qeveri serbe nuk mund tė bėjė asgjė pėr tė penguar pavarėsinė e Kosovės. Paraja qė harxhohet nė kompanitė e lobimit nė momentin e fundit nė Uashington e Bruksel, ėshtė e dobishme vetėm pėr ta shėnuar nė histori, se qeveria serbe bėri gjithēka qė ishte e mundur, pėr ta penguar humbjen e Kosovės. Dhe ėshtė gati e sigurt, se radikalėt do ta fajėsojnė qeverinė dhe Presidentin e tanishėm, se ata nė fund tė fundit e kanė humbur Kosovėn. Grupi i Kontaktit (GK) i kryesuar nga SHBA, i ka dhėnė tė dėrguarit special tė Kombeve tė Bashkuara pėr Kosovėn, Marti Ahtisari, detyrėn e qartė, qė deri nė fund tė vitit, duhet tė propozojė njė zgjidhje pėr statusin e Kosovės. Ai dhe zyrtarė tė tjerė tė Grupit tė Kontaktit, kanė vazhduar publikisht t‘i hedhin themelet pėr vendimin, brenda kėtij kuadri kohor. Kėtu u pėrfshinė disa paralajmėrime pėr tė gjithė liderėt serbė, qė nisur nga pikėpamja e rezultatit, ta pėrgatisin popullin serb nė mėnyrė tė pėrgjegjshme. Pėr shkak tė rrethanave politike serbe, por dhe vetėdijes, se si do tė kujtohen ata nga historia, asnjė prej liderėve seriozė politikė serbė, nuk do tė jetė bashkėpunues pėr kėtė ēėshtje. Nė vend tė kėsaj, ata e kanė pėrkeqėsuar situatėn nė thelb, duke shpallur rėndėsinė e tyre me "luftėn" e vet. Kjo ka ēuar nė rritjen serioze tė ndjesive nacionaliste, kur vendimi pėr pavarėsinė tė miratohet (edhe pse i kushtėzuar dhe i maskuar). Vėshtirė tė provohet, por SHBA dhe BE, prej disa muajsh, kanė filluar tė mendojnė seriozisht pėr ndikimin qė do tė ketė vendimi i statusit tė Kosovės mbi Serbinė. Sa mė shumė e shikon skenėn politike serbe dhe forcėn e partive nacionaliste, siē janė radikalėt, aq mė shumė situata duket shqetėsuese. SHBA dhe BE e kanė zhvilluar strategjinė nė dy pjesė: Kanė nxitur zgjedhje tė parakohshme nė Serbi kėtė vit, para vendimit pėr Kosovėn dhe kanė kėrkuar "karotėn e mundshme", qė do t‘ia jepnin Serbisė, si njė lloj shpėrblimi pėr humbjen e Kosovės. Deklarata e paradokohshme e BE, se do tė bėjė studimin pėr tė parė mundėsinė e lehtėsimit tė kufizimeve pėr vizat, pėr vendet e rajonit, ėshtė njė shembull i kėsaj "karote". Nė ditėt qė do vijnė, do tė ketė dhe tė tjera. Llogaria me zgjedhjet e parakohshme u bė, nga njėra anė, qė zemėrimi pas shtyrjes tė vendimit pėr Kosovėn, tė mos shkojė pėr forcimin e radikalėve, ndėrsa nga ana tjetėr, ndonjė qeveri e pritshme, me mandat katėrvjeēar tė ketė forcėn dhe qėndrueshmėrinė e mjaftueshme, pėr tė pėrballuar presionin e nacionalistėve. Kjo lojė me kohėn, megjithatė, ka dhe disa tė meta serioze. Para sė gjithash, kjo ka tronditur kredibilitetin e Marti Ahtisarit dhe ka bėrė qė ai mė shumė se kushdo tė ngjaj me njė "kukull". Atij i ėshtė dashur tė befasohet dhe tė nisė kursin pėr tė mbėshtetur shtyrjen e deklarimit tė vendimit. Sė dyti, me qė ka qenė veprim kaq i dukshėm, partitė politike nė Serbi u pėrgjigjėn me shtyrjen e kohės sė zgjedhjeve pėr disa muaj. Zgjedhjet presidenciale, ėshtė e qartė se do tė mbahen pasi tė jetė shpallur vendimi pėr Kosovėn, gjė qė do tė kėrcėnojė planet e Presidentit Tadiē pėr kėtė post. Pėrveē kėsaj, zgjedhjet parlamentare tė 21 janarit, janė vetėm fillimi i njė vargu bisedimesh tė zgjatura mes partnereve potencialė pėr koalicion.

    Ėshtė mjaft e mundshme, qė ato bisedime ose nuk do tė pėrfundojnė para vendimit pėr Kosovėn, ose qeveria e re qė nė ditėt e para tė saj, do tė pėrballet me "cunamin" e protestave tė idhnimit e presionit pėr humbjen e Kosovės. Pėrfundimisht, shtyrja e deklarimit tė vendimit pėr Kosovėn, u ofron serbėve pritjen joreale, se vendimi pėr Kosovėn mund tė ndryshojė dhe po i njėjti shkak, shqetėson dhe shqiptarėt e Kosovės. Nė kėtė moment ėshtė e pamundur tė thuhet, se cili do tė jetė reagimi i Serbisė zyrtare ndaj vendimit pėr Kosovėn; se cili do tė jetė ndikimi i saj mbi zgjedhėsit pėr tė dalė nė votime, dhe ēfarė koalicioni qeveritar do tė kemi nė fund tė procesit? Ėshtė e qartė, se ēdo qeveri serbe do tė jetė nėn presionin intensive, qė tė ndėrmarrė masa kundėrshtuese e agresive pėr tė treguar mospajtimin e saj radikal me vendimin. Kjo, besohet se do tė ketė ndikim negativ nė tranzicionin demokratik tė Serbisė dhe nė procesin e integrimit me BE-nė. Rezultati i zgjedhjeve do tė varet nga njė numėr faktorėsh tė ndėrlidhur. Para sė gjithash, dalja e dobėt e zgjedhėsve nė referendum, tregon shkallėn e lartė tė apatisė sė zgjedhėsve serbė. Nėse pėrsėritet, kjo mund tė shkojė nė dobi tė partisė radikale. Pėrgjithėsisht, nuk mendohet se radikalėt sė bashku me socialistėt, mund tė marrin shumicėn nė parlament dhe mundėsinė pėr tė formuar qeveri koalicioni. Sė dyti, ka njė numėr partish, qė edhe nė kėtė moment kanė pozicione tė dobėta. Mes tyre janė G17 Plus (Mllagjan Dinkiē), LDP (Ēedo Jovanoviē, SPO (Vuk Drashkoviē) dhe partia e Bogolub Kariqit. Nė varėsi nga marrja ose jo e 5% tė votuesve, ato mund tė luajnė rol vendimtar nė formimin e cilitdo koalicion. Nėse nuk ia dalin, votat e tyre do tė humbin dhe nga kjo do tė kenė dobi partitė qė e kalojnė kėtė prag. Pėrfituesit mė tė mėdhenj do tė jenė partitė qė dalin mė mirė, qė do tė thotė se janė radikalėt. Sė treti, dy forcat e mėdha "demokratike", Partia Demokratike e Boris Tadiēit e Partia Demokratike e Serbisė e Vojisllav Koshtunicės, duhet tė bashkėpunojnė, nėse duan qė radikalėt tė mos vijnė nė pushtet. Por marrėdhėniet e tyre nė kėto 15 vite kanė qenė tė tensionuara. Tė dyja shpresojnė se nė bisedimet pėr koalicionin, do tė hyjnė si forcė kryesore. Prandaj DSS ėshtė afėr pranimit nė koalicionit parazgjedhor tė mjaft partive tė ndryshme, mes tė cilave edhe elementėve tė ikur nga partia e Vuk Drashkoviēit, partia e Velimir Iliēit dhe Partia e Bashkimit Serb, qė e pati themeluar Arkani. Nė ēdo rast, bisedimet pėr cilindo koalicion qeverisės paszgjedhor, do tė jenė tė vėshtira, tė gjata e ndoshta tė pasuksesshme. DSS duket se do tė zhvillojė njė fushatė pazari, duke e ditur se edhe partitė e tjera tė spektrit politik, po ashtu kanė oferta tėrheqėse.

    William D. Montgomery -Ish-ambasador i SHBA-ve nė Beograd

    (Marrė nga Gazeta "Danas", pėrgatiti Ardit Shehu)
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #356
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kosova shtet i pavarur, nuk bėn ndryshe

    BRUKSEL/ STRASBURG, 22 NĖNTOR -
    Deputetėt e Parlamentit Evropian
    dhe tė atij serb kanė shprehur
    vlerėsime tė ndryshme pėr
    Kosovėn dhe zgjidhjen e statusit
    gjatė njė takimi nė Bruksel. Deputeti
    slloven, Jelko Kacin, dhe
    deputetja gjermane, Gizela Kalenbah,
    kanė deklaruar se "nuk shohin
    mundėsi tjetėr pėr zgjidhjen e statusit
    pėrveē pavarėsisė sė
    Kosovės", ndėrsa deputetėt serbė
    kanė thėnė se pavarėsia ėshtė e papranueshme,
    duke u angazhuar
    pėr "autonomi substanciale" pėr
    Kosovėn brenda Serbisė. "Kosova
    do tė jetė shtet i pavarur, sepse nuk
    bėn ndryshe", ka theksuar Kacin.
    "Vetėm shtetet mund tė hyjnė nė
    BE, kurse ne tė gjitha shteteve tė
    Ballkanit Perėndimor u kemi
    premtuar hyrje nė BE", tha ai duke
    shtuar se "gjithnjė derisa Kosova
    nuk do tė jetė shtet nuk mund as tė
    negociojė pėr Marrėveshjen e stabilizim
    asociimit, e lėre mė tė hyjė
    nė BE", ka nėnvizuar Kacin. Deputeti
    slloven ka vlerėsuar se Serbia
    pa Kosovėn mė shpejt do tė
    pėrparojė drejt Evropės, duke theksuar
    se "vetėm pavarėsia e Kosovės
    ėshtė garanci pėr tė drejtat e njeriut".
    Duke reaguar ndaj njė propozimi
    tė shefit tė ekipit ekonomik
    serb pėr t’i investuar nė Kosovė 32
    milionė euro, deputeti austriak
    Hans Svboda vuri nė dyshim synimin
    e Serbisė pėr t’i realizuar ato
    projekte, nė rast se Kosova bėhet e
    pavarur.
    Pėrndryshe, deputetėt e Parlamentit
    Evropianė u kanė sugjeruar
    sot kolegėve tė tyre tė Kuvendit
    tė Serbisė qė ta kuptojnė realitetin
    nė rastin e Kosovės. Kosova ka
    qenė tema e vetme rreth sė cilės
    nuk kanė gjetur as minimumin e
    pajtimit deputetėt nga Serbia dhe
    ata tė Parlamentit Evropian.
    Shumė deputetė tė PE-sė, gjatė debatit
    thanė se ndihen tė tmerruar
    pėr gjuhėn qė kanė dėgjuar nga
    disa kolegė tė tyre serbė pėr
    Kosovėn. Pas fjalėve tė deputetit
    Vuko Antonijeviē nga partia DSS e
    kryeministrit Vojisllav Koshtunica,
    se nė Kosovė ka “xhihad islamik,
    krim tė organizuar dhe se nė
    Kosovė nė vitin 1999 nuk ka patur
    asnjė problem”, deputetja evropiane
    Doris Pak reagoi ashpėr, duke
    thėnė se ėshtė tmerruar me kėtė
    gjuhė tė urrejtjes ndaj shqiptarėve
    dhe njė shtrembėrim tė tillė tė fakteve
    historike. "E gjithė Evropa po
    e kupton se Kosova po bėhet e
    pavarur, vetėm ju serbėt dhe Serbia
    bėheni kinse nuk po e kuptoni
    kėtė. Ne duhet tė merremi me serbėt
    e Kosovės, sepse Serbia qė moti
    e ka humbur Kosovėn", tha deputeti
    nga Sllovenia Jerko Kacin.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #357
    “VETEVENDOSJA”: SHTYRJA E STATUSIT, VENDIM I PRITSHEM (10/11/06)

    Levizja "Vetevendosje" ne Kosove, e cila eshte shprehur prej kohesh me tone kritike per ecurine e negociatave dhe ka hedhur dyshime per nje ndarje te Kosoves, e ka vleresuar si dicka normale vendimin e Ahtisarit per shtyrjen e percaktimit te statusit. "Nuk me ka habitur vendimi pasi statusi u shty me pare me referendumin e Kushtetutes serbe dhe tani eshte manifestimi i te njejtit fenomen, shtyrja pas zgjedhjeve ne Serbi. Kosoves nuk i mungon statusi, por i mungon liria qe te vendose per fatin e vete", ka deklaruar kryetari i "Vetevendosje", Albin Kurti, ne nje interviste per Top Channel. Sipas tij, propozimi per statusin nuk permban disa nga gjerat kryesore per Kosoven, si dhe synon ndarjen e saj sipas modelit te Bosnjes. "Propozimi nuk permban asgje per ushtrine e Kosoves, asgje per vendin ne OKB, por parashtron decentralizimin qe do te shkaktoje ndarjen e Kosoves. Ne baze te projektit te decentralizimit, eshte zgjeruar komuna e Artanes, ajo e Allukut, Parteshit dhe Gracanices, te cilat Ekipi Negociator ia ka dhene Serbise, se bashku me Luginen e Presheves. Gjithashtu, qellimi i negociatave eshte qe te thuhet se kishat iu perkasin serbeve dhe kjo e fundit do te fitoje mundesine e nje sulmi te ri ne Kosove. Ndersa pala kosovare, e korruptuar dhe e shantazhuar, beson se ne fund do te paguhet", ka perfunduar Kurti.

  8. #358
    BRUKSEL
    Deputetėt e Parlamentit Evropianė u kanė sugjeruar sot kolegėve tė tyre tė Kuvendit tė Serbisė qė ta kuptojnė realitetin nė rastin e Kosovės.
    Kosova ka qenė tema e vetme rreth sė cilės nuk kanė gjetur as minimumin e pajtimit deputetėt nga Serbia dhe ata tė Parlamentit Evropianė.
    Shumė deputetė tė PE-sė, gjatė debatit thanė se ndihen tė tmerruar pėr gjuhėn qė kanė dėgjuar nga disa kolegė tė tyre serbė pėr Kosovėn.
    "E gjithė Evropa po e kupton se Kosova po bėhet e pavarur, vetėm ju serbėt dhe Serbia bėheni kinse nuk po e kuptoni kėtė. Ne duhet tė mirremi me serbėt e Kosovės, sepse Serbia qė moti e ka humbur Kosovėn", tha deputeti nga Sllovenia Jerko Kacin.
    Ndėrkaq, ministri i Jashtėm i Serbisė Vuk Drashkoviē, duke folur para deputetėve evropianė, tha se nė Serbi qė tani ka kėrkesa nga disa qarqe, qė nė rast tė pavarėsisė sė Kosovės, me tė gjitha shtetet tė cilat do ta njihnin atė pavarėsi, Beogradi tė shkėput marrėdhėniet diplomatike. Ai mė tej shtoi se nuk beson qė "Kėshilli i Sigurimit do tė lejonte pavarėsimin e Kosovės".

  9. #359
    BEOGRAD
    "Zgjidhja pėr statusin e Kosovės duhet tė jetė e realizueshme, e drejtė pėr tė gjitha palėt dhe e pranueshme pėr shumicėn nė Kosovė", ka deklaruar i dėrguari amerikan pėr statusin Frank Uisner, duke saktėsuar se zgjidhja duhet tė mundėsojė qė "shumica dėrmuese e kosovarėve tė mund tė jetojnė me tė".
    Nė njė intervistė pėr gazetėn Veēernje Novosti, Uisner ka thėnė se ėshtė mė mirė tė pritet pėrfundimi i zgjedhjeve nė Serbi, e pastaj kryenegociatori Martti Ahtisaari ta paraqesė propozimin e tij pėr statusin e Kosovės.
    "Ahtisaari ėshtė i vendosur nė qėllimin e tij qė tė dalė me njė konkludim tė qartė, tė cilin do ta kuptojmė tė gjithė", ka thėnė Uisner, duke paralajmėruar se Shtetet e Bashkuara do ta mbėshtesin Ahtisaarin dhe propozimet e tij, ashtu siē e kanė mbėshtetur gjatė tėrė procesit negociator.
    Uisner ka shprehur bindjen se pas zgjidhjes pėrfundimtare tė statusit, do tė vendosen "marrėdhėnie konstruktive ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė", si dhe do tė hiqen kufizimet nė raportet midis Serbisė dhe Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės.

  10. #360
    Bush Has Plan to Act on the Status of Kosovo

    By Glenn Kessler
    Washington Post Staff Writer
    Tuesday, May 17, 2005; Page A15

    After largely ignoring the deteriorating situation in the Balkans since President Bush was elected in 2000, the Bush administration has decided on a new strategy designed to finally settle whether Kosovo will become fully independent of Serbia, U.S. officials said.

    Ethnic tensions have been rising in Kosovo, which is still administered by the United Nations six years after NATO bombed Serbia over its treatment of the Kosovars. Sporadic violence has erupted between the majority Albanian and minority Serbian populations, most recently in March, as the region's status has remained in limbo.

    "If you freeze the situation for two or more years, you are likely to create a pressure cooker," a senior administration official said, speaking on the condition of anonymity because the plan has not been announced. He said the United States is signaling that it is now committed to resolving the outstanding issues in Bosnia and Kosovo.

    The plan, which Undersecretary of State R. Nicholas Burns will announce in congressional testimony tomorrow and a speech Thursday, has been carefully worked out in intensive discussions with U.N. and European officials. The United Nations will shortly appoint Kai Eide, the Norwegian ambassador to NATO, to assess whether Kosovo is ready for final-status talks. Once that certification is made, probably by mid-autumn, then the United Nations will sponsor international negotiations on whether Kosovo should remain part of Serbia, become independent or achieve a hybrid status.

    Russia, the traditional defender of the Serbs, initially appeared to support the idea but has since expressed reservations, the official said.

    The administration will combine this push on Kosovo with a warning to Serbia that a normal relationship with the United States and NATO depends on the capture of the two most-wanted war criminals from the Bosnian war -- former Bosnian Serb leader Radovan Karadzic and his military commander, Ratko Mladic. Over the past two months, the Serbian government has delivered about a dozen people to the war crimes tribunal in The Hague, but Karadzic and Mladic are crucial because they ordered the killings of nearly 8,000 Muslims at Srebrenica.

    Karadzic was recently spotted having lunch with his wife in southeastern Bosnia, according to reports in the region. The administration official noted that July 11 will mark the 10th anniversary of the Srebrenica massacre. "We can't forget that," he said. "That is the next big step for the Serbian government. They have to face that."

    Richard C. Holbrooke, who in the Clinton administration was instrumental in forging the Dayton Peace Accords that ended the Bosnian war 10 years ago, applauded the initiative. "They inherited a Balkans policy they neither understood nor appreciated," the former U.N. ambassador said. "They were warned by many people that the situation would deteriorate. They are now -- and I am very glad to see it -- in the process of revising their policy significantly."

    The administration's push appears to be part of Secretary of State Condoleezza Rice's effort to clean up the diplomatic underbrush that gathered as policymakers in Bush's first term focused on the war on terrorism.

    Burns also has been a key player in engineering the administration's renewed interest in Kosovo. As a former ambassador to Greece and to NATO, Burns is intimately familiar with Balkan issues. He recently traveled to Europe to line up allied support for the initiative.

    Holbrooke said there is "no way U.S. troops can leave Kosovo" unless there is an agreement on its final status. "The key thing is for the U.S. to assume the leadership role that it had abdicated. We cannot have a strong NATO or a stable Europe if the Balkans are on fire."

    Bush administration officials say that they cannot predict how the multi-year process of determining Kosovo's future will end, and that the administration will not advocate a particular option.

    But Holbrooke predicted that eventually Montenegro will separate from Serbia and that Kososo will become independent, laying the groundwork for all seven parts of the former Yugoslavia to move toward membership in the European Union. Slovenia already has been granted membership.

Faqja 36 prej 59 FillimFillim ... 26343536373846 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Me ne fund u pranua publikisht se kosova ska ushtri
    Nga beni33 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 126
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 18:14
  3. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndėrkombėtar me Kosovėn
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  4. Kush jane vrasesit?
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 10-03-2004, 21:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •