Nga Arbėn Xhaferri
Vlerėsimet e gabuara nė politikė prodhojnė konflikte. Ato janė trajtash dhe intensitetesh tė ndryshme.
Lufta ėshtė forma mė tragjike e konfliktit brenda njė shoqėrie ku politika prodhon percepsione, stereotipe, paragjykime ose marrė nė tėrėsi vlerėsime tė gabuara. Javėn e kaluar nė Vjenė pėrfundoi takimi mes pėrfaqėsuesve kryesorė tė shqiptarėve, ose siē parapėlqehet tė thuhet kohėt e fundit, tė kosovarėve dhe serbėve.
Ky takim i organizuar nga faktori ndėrkombėtar mbi tė gjitha ka njė vlerė dhe kontribut tė pamohueshėm: instalon njė procedurė qė do tė pėrfundojė me zgjidhjen e kontestit serbo-shqiptar lidhur me ēėshtjen e Kosovės. Kjo procedurė e zėvendėson konfliktin e hapur, gati njėshekullor qė pėrfundoi nė vitin 1999 me humbjen ushtarake serbe dhe detyrimisht me tėrheqjen e tyre nga Kosova. Nė kėto bisedime sėrish serbėt u rikthyen nė diskursin e tyre tė vjetėr, nė atė kuisje retorike 100-vjeēare qė vėshtirė dėgjohet e le mė tė jetohet me tė. Ėshtė e ēuditshme se si pėrfaqėsuesit serb, apo njė pjesė e madhe e elitės serbe nuk arrin tė lirohet nga ky demon qė e ka pushtuar arsyen e tyre. Nė tezat e tyre nuk ka asgjė tė re, asgjė qė nuk ėshtė thėnė para njė shekulli e mė shumė prej pararendėsve tė tyre. Ringjallja e kėtij demoni filloi qė nė vitet e 60-ta, pas deklasimit tė ministrit tė punėve tė brendshme, Aleksandar Rankoviqit. I pari qė e filloi, ose mė mirė thėnė qė u ndėrlidh me kėtė kuisje tė vjetėr ishte shkrimtari, kryekleriku i inteligjencies serbe, Dobrica Qosiq. Ai e riktheu nė skenėn politike kauzėn e pazgjidhur serbe ose tė vėrtetėn serbe, siē parapėlqenin ta quanin. Ish-presidenti serb, Millosheviq kėtė tė vėrtetė, kėtė vlerėsim tė gabuar e shndėrroi detyrimisht nė luftė qė pėrfundoi me ndėrhyrjen masive tė NATO-s kundėr armatės jugosllave qė u keqpėrdor pėr qėllime gjenocidale nga politika e demonizuar e establishmentit serb. Nė ndėrtimin, nė demonizimin e kėsaj politike, kėsaj tė vėrtete luftėnxitėse morėn pjesė jo vetėm disa individė tė njė profili, por njė elitė e tėrė, profilesh tė ndryshme brenda njė periudhe tė gjatė kohore, politikanė, akademikė, shkrimtarė, klerikė, artistė etj. Nė Vjenė edhe njė herė u pėrsėrit, por nuk u nėnvizua, gabimi i njėjtė i delegacionit serb: vlerėsimet e tyre prodhojnė konflikte. Gjatė historisė mė tė re, serbėt, pėr shkak tė ambicjeve tė tyre megalomane, vlerėsimeve tė gabuara, kanė shkaktuar konflikte pėrmasash tė gjėra, siē ishte Lufta e Parė Botėrore, disa thonė se paskan gisht edhe nė Luftėn e Dytė Botėrore dhe sė fundi, me kryeneēėsinė e tyre e nxitėn intervenimin e pabesueshėm tė aleancės mė tė fuqishme tė botės, NATO-s pėr tė ēliruar njė pėllėmbė toke tė parėndėsishme tė planetit, Kosovėn nga kthetrat e tyre. Tė vėrtetat serbe definitivisht prodhojnė konflikte jo vetėm lokale, por planetare. Nė Vjenė ata e pėrsėritėn kėtė diskurs konfliktual, iracional, sikur tė ishin tė pushtuar nga njė frymė demoniake qė e molis popullin serb mė se njė shekull. Por, ata tani mė janė tė detyruar tė hyjnė nė njė procedurė ekspertize ku do tė verifikohen pretendimet e tyre. Premisa kryesore e kėtyre pretendimeve qė e deformoi vetėdijen jo vetėm politike serbe ėshtė mistike religjioze dhe nė thelb antievropiane. Nėse heqim dorė nga Shėn Sava ne do tė heqim dorė nga madhėshtia jonė, nga ajo qė na bėn sublim, nga pavdekshmėria jonė dhe nga ajo qė na bėn tė pavdekshėm, nga amshimi jonė dhe ajo qė na bėn tė amshuar. A dini kur ne heqim dorė nga Shėn Sava? Kur neve na merr pėrpara lumi i turbullt dhe i ndotur i kulturės humaniste evropiane, arsimit humanist evropian, qytetėrimit humanist evropian, religjionit humanist evropian, shkencės humaniste evropiane, kur do tė na marrė dhe shpie nė detin e vdekur evropian. Nė kėtė det tė vdekur evropian nuk ka jetė pėr asgjė shėnsaviane. Nė tė dalėngadalė dergjet dhe pėrfundimisht vdes edhe shpirti jonė, edhe zemra jonė, edhe njeriu jonė, edhe populli jonė, me njė fjalė vdes dhe zhduket ēdo gjė shėnsaviane. (Citat nga vepra e J.Popoviq: Ortodoksia nė mes tė qiellit dhe tokės- 1991). Ky ėshtė vetėm njė insert, shumė ilustrues i atij llumi tė koncepteve agresive religjioze qė patėn implikime direkte nė politikė. Nė kėtė citat ravijėzohen dy tendenca kryesore, dominonte jo vetėm te shtresa klerikale: -tendenca pėr krijim tė besimit tė veēantė serb, ku nė qendėr ėshtė Shėn Sava si suplement i Jezu Krishtit pėr tė arritur te bindja se populli serb ėshtė popull i zgjedhur krishter ashtu si populli hebre, dhe -tendenca antievropiane, nė fakt antikatolike ku katolicizmi perceptohet si besim antroprocentrik, ndėrkaq ortodoksia si teocentrike. Nga kėto percepcione buron ai lament antihumanist dhe antievropian. Faktori tjetėr qė ndikon vazhdimisht nė ndėrtimin e vlerėsimeve tė gabueshme ėshtė mėnyra se si njė pjesė dominuese e intelektualėve, krijuesve, klerikėve dhe politikanėve serb pėrhapin bindjet pėr vetveten. Sipas kėtij diskursi ata janė mė tė mirė se tė tjerėt, prandaj janė shndėrruar nė objekt ndėshkimi, ndjekjeje, persekutime me pasoja gjenocidale. E gjithė kjo e mbėshtjellė me simbolikėn fetare fillon nė Kosovė. Nga Kosova fillon historia e re e Serbisė, historia e sprovave tė mėdha, e vuajtjeve tė gjata, e luftėrave tė pandėrprera dhe e lavdisė sė pashuar , pohon nė librin e vet Millutin Neshiqi nė vitin 1919. Pra, kėto katėr elemente, ēuditėrisht mungon i pesti qė tė bėhet kuintesencė, e formojnė vulėn e autopercepsionit serb, sprova, vuajtja, luftėra, lavdia, njė kalvar i kolektivizuar. Kur ky kalvar do tė shndėrrohet nė histeri absurde, atė do tė pėrpiqet ta shpjegojė, psikiatri serb, Rashkoviq, i ati i koordinatores aktuale serbe pėr Kosovėn Sandra Rashkoviq-Iviq, duke e cilėsuar popullin serb personazh kolektiv i tragjedisė. Ky lament pėrsėritet vazhdimisht prej shekullit 19 e deri nė kėto ditė kur peshkopi Artemie jepte dėshminė para komisionit tė Kongresit Amerikan. Nė vitin 1990 nė Librin pėr Kosovėn Dimitrije Bogdanoviqi pohonte se po heshtet gjenocidi jo vetėm i kėtyre ditėve, por edhe i kohėve tė kaluara, ndėrkaq shkrimtari i serbizuar malazez Matija Beēkoviq e poetizonte kėtė diskurs ėshtė e kotė qė tė betonohen shpellat dhe tė heshten ato. Toka nuk do tė qetėsohet derisa tė gjitha viktimat qė janė me to nuk dalin nė dritė 1992. I njėjti shkrimtar shpikte fraza ngulitėse nė tru qė sot e gjithė ditėn kanė efekt nė errėsimin e arsyes duke i quajtur serbėt e mbetur nė Kroaci e gjetiu si pjesė e popullit tė therur serb (zaklanoga naroda). Dikush tjetėr, po ashtu shkrimtar serb Antonie Isakoviq, kėtė floskulė efektive e poetizonte edhe mė shumė duke quajtur serbėt si pjesė e popullit ende tė patherur (nedoklanog). I vė nė kllapa variantin serb ngaqė gjuha shqipe nuk ka pėrdorim kaq tė pasur dhe tė stėrholluar tė foljes me therė. Bie fjala, pėr njeriun qė fle me gjumė tė thellė, pa brenga gjuha serbe pėrdor krahasimin fle si i therrur (spava ko zaklan) ndėrkaq gjuha shqipe pėrdor njė shprehje mė bukolike, mbase nė pėrputhje me etnopsikologjinė - fle si qengj. Radovan Karaxhiqi, psikiatėr, shkrimtar, dikur prijėsi shpirtėror i serbėve tė Bosnjės, sot kriminel lufte dikur thoshte: Serbi nuk mund tė jetė ai qė ėshtė, ngaqė nuk i lejon komshiu i tij i cili me shekuj e ka nė sy , ose fati i serbit nuk ėshtė historik, por biblik, ose serbi ėshtė i pėrvuajtur si Krishti, prandaj atė e kupton, mbase, pos tij vetėm Zoti. Nė vitet e 90-ta , nė vazhdė tė mendėsisė antiperėndimore kritikohej rendi i ri botėror. Populli serb, thoshte njė far Andreja Miletiqi, ėshtė popull i dhunuar, njėri ndėr viktimat mė tė mėdha nė altarin e rendit tė ri botėror, ndėrkaq bashkėmendimtari i tij Mirko Zurovac pohonte se populli serb qenka viktima e parė e mendjes sė trazuar evropiane. I gjithė ky vajtim rrumbullakohej me idenė religjioze se pa vdekje nuk ka ringjallje dhe pa vuajtje dhe pėsim nuk mund tė ketė liri kėshtu e sintetizonte amanetin e Kosovės sė mitizuar Radovan Samargjiqi qė nė vitin 1989. Pas pėrpunimit tė opinionit se populli serb ėshtė viktimė e rendit tė ri, e njė komploti planetar, ku rol tė instrumentit kanė fqinjėt e serbėve logjikisht buron ideja e luftės. Kėtė ide e pėrsėriti kėto ditė zėvendėskryetari i partisė radikale, Nikoliq. Ai stha asgjė tė re qė para tij tė tjerėt nuk e kanė thėnė. Historiani i njohur serb i fillimit tė shekullit tė 20-tė, Cvijiq kėrcėnohej nė kėtė mėnyrė duke thėnė se nėse nuk do tė bashkohen territoret serbe vetė Evropa do ta orientojė popullin serb tė pėrdorė forcėn dhe ai do ta shfrytėzojė rastin e parė qė nė kėtė mėnyrė ti qėrojė hesapet nė Austro-Hungarinė pėr kėtė ēėshtje madhore kombėtare (e ka fjalėn pėr Bosnje-Hercegovinėn) dhe siē dihet ata u bėnė shkak pėr shthurjen e Perandorisė Austro-Hungareze dhe Luftėn e Parė Botėrore. A thua tani tagrin do ta paguajnė nė Vjenė? Me siguri po. Me idenė e luftės pajtoheshin edhe klerikėt qė sipas doktrinės krishtere do tė duhej tė ishin tė pėrcaktuar pėr paqe. Amfillohije Radoviq, njė peshkop serb nė Mal tė Zi thoshte nė fillim tė viteve tė 90-ta nuk mund tė iket nga realiteti i luftės. Madje ai e mori guximin ta cilėsojė luftėn si amanet i Dhjatės sė Vjetėr pėrmes sė cilės e mira do tė ngadhnjejė mbi tė ligėn. Njė prift tjetėr Atanasije Jeftiq, duke vendosur skemėn e luftės mes Satanait dhe Zotit pohon pa dilema se serbėt gjithmonė luftojnė pėr tu mbrojtur. Meqė tė tjerėt, ata tė detit tė vdekur evropian, pa dilema janė tė ligė, atėherė ėshtė e qartė se serbėt gjithmonė kanė tė drejtė tė luftojnė se zhvillojnė luftė tė drejtė, nė vetėmbrojtje. Radovan Samarxhiqi nė fillim tė viteve tė 90-ta thoshte se fshatari serb duke i mbathur opingat dhe rrėmbyer martinėn shkonte nė luftė qė tė marrė hakun e Kosovės dhe ēliruar vėllezėrit nga hasmi, se Knjaz Llazari ka lėnė amanet se mes robėrisė dhe vdekjes sė ndershme duhet zgjedhur vdekja pėr tė fituar ringjalljen Mirko Zurovac nga ana e tij kėshtu i madhėronte figurat e dy kriminelėve tė luftės, tė Karaxhiqit dhe Mlladiqit: figura mitike pėrmes tė cilave njė popull i rrezikuar dėshiron tė kuptohet nė dimensionin e tij heroik tragjik. I gjithė ky diskurs religjioz, nacionalist, iracional duket tė ketė njė interes racional qė zė fill qė nga koha e luftėrave ballkanike kur serbėt tentonin me ēdo kusht tė kishin dalje nė det. Ata si interes parėsor gjeo-strategjik kishin kontrollin e aksit veri-jug, grykėn Moravė-Vardar qė siguronte daljen nė Selanik dhe pushtimin e Kosovės pėr tė pushtuar pastaj mė lehtė Shqipėrinė veriore pėr tė dalė nė Lezhė dhe Durrės. Jovan Cvijiq, njėri nga hartuesit kryesor tė ekspansionizmit serb angazhohej pėr ndėrtimin e njė hekurudhe qė do tė lidhte Serbinė e Vjetėr (Kosovėn) me Shkodrėn, Lezhėn dhe Durrėsin: Serbia e Vjetėr del me njė brez tė ngushtė nė Detin Adriatik rreth Shkodrės dhe Durrėsit. Njė autor tjetėr, Jovan Radoviq nė librin E kaluara e Serbisė sė Vjetėr (1912) reagonte kundėr idesė sė krijimit tė njė shteti tė pavarur shqiptar qė do tė ishte pengesė e daljes sė Serbisė nė det. Ai me injorancė, duke mohuar tė gjitha faktet historike jo vetėm tė periudhės se Lidhjes sė Prizrenit thoshte se shqiptarėt absolutisht nuk shfaqin nevojė as qė vet mund ta formojnė atė. Vlladan Gjorgjeviqi, duke i quajtur shqiptarėt lėkurėkuq tė Evropės me arrogancė kėrcėnohej: i kot do tė jetė mundi i Austrisė dhe i Italisė qė tė bėjnė shtet nga kėta lėkurėkuq. Diskursi vajtues, sakralizimi i popullit serb kishte pėr qėllim tė arsyetojė ekspansionin serb nė njė kohė kur kolonializmi kishte marrė hov dhe kur shthureshin perandoritė. Kosova atėherė iu duhej serbėve pėr ta pasur dalje tė natyrshme nė det. Nė kėtė kohė ata krahas pushtimit tė Kosovės synonin tė pushtonin edhe veriun e Shqipėrisė, prandaj ishin kundėrshtarė tė mėdhenj tė pavarėsisė sė saj. Shqipėria u bė e pavarur dhe doli qė ata kot e pushtuan Kosovėn me tė cilėn afėr njė shekull nuk ditėn ētė bėjnė. Ata nuk arritėn ta shfarosin popullin shqiptar nė kushte shumė mė tė favorshme pėr ta dhe shumė tė disfavorshme pėr shqiptarėt. Shtrohet pyetja edhe nė mesin e shumicės sė serbėve: si mund tė menaxhojnė ata me Kosovėn dhe shqiptarėt nė tė ardhmen? Pėrgjigjja te pjesa dėrrmuese ėshtė negative. Rezerva pėr njė aventurė tė kėtillė antishqiptare ka pasur gjithmonė. Figura eminente politike, shkencėtare madje edhe ushtarake serbe kanė refuzuar kėto aventura ambicioze, tragjike dhe herė herė qesharake tė serbėve, si Dimitrije Tucoviq, Svetozar Markoviqi, Bogdan Bogdanoviqi, apo gjeneralė, si ai i kohės sė luftėrave ballkanike, Belimarkoviq i cili refuzoi urdhrin qė ti shpėrngulė shqiptarėt nga rrethi i Vranjės (Lugina e Preshevės). Por, me keqardhje mund tė konstatoj se kjo linjė asnjėherė nuk ka dominuar nė politikėn serbė. Planet gjeo-strategjike nė botė dhe nė Ballkan janė ndėrruar ashtu si edhe faktorėt. Shqipėria ėshtė shtet i pavarur dhe me perspektivė, Kosova qė kishte rėndėsi pėr ta pushtuar Shqipėrinė e Veriut tashmė ėshtė e ēliruar dhe plot shqiptarė tė gatshėm pėr tė dhėnė kontributin e tyre pėr integrim tė saj nė rrjedhat evropiane. Serbėt tani vetė duhet ta ēmontojnė atė mekanizėm eksploziv qė e krijuan vetė, me atė retorikė mistiko-religjioze-letrare-politike. Sa pėr fillim duhet tė nisen nga fakti se kisha serbe e ka fituar autoqefalitetin nė shekullin e 19-tė. Delegacioni serb nė Vjenė ishte i pėrfaqėsuar nga pinjollėt e kėsaj linje kleriko-nacionaliste luftėnxitėse. Ata u ngjasonin atyre kukullave, matrushkave ruse qė janė identike, por dallojnė pėr kah madhėsia. Kėta ishin formati mė i vogėl i tyre. Besoj se tė fundit Somario Vlladan Gjorgjeviqi, duke i quajtur shqiptarėt lėkurėkuq tė Evropės me arrogancė kėrcėnohej: i kot do tė jetė mundi i Austrisė dhe i Italisė qė tė bėjnė shtet nga kėta lėkurėkuq Delegacioni serb nė Vjenė ishte i pėrfaqėsuar nga pinjollėt e kėsaj linje kleriko-nacionaliste luftėnxitėse. Ata u ngjasonin atyre kukullave, matrushkave ruse qė janė identike, por dallojnė pėr kah madhėsia. Kėta ishin formati mė i vogėl i tyre. Besoj se tė fundit
Burimi
Krijoni Kontakt