Close

Rezultati i Sondazhit: Cili do tė jetė statusi pėrfundimtar i Kosovės?

Votues
274. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Pavarėsi e plotė

    168 61.31%
  • Pavarėsi e kushtėzuar

    82 29.93%
  • Autonomi

    10 3.65%
  • Tjeter.....

    14 5.11%
Faqja 3 prej 59 FillimFillim 123451353 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 590
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar mė parė nga Sabriu
    Statusi pėrfundimtar i Kosovės do tė pėrcaktohet nė bazė tė rezolutės 1244,njė autonomi pėrmbajtėsore nėn kuadrin e Serbisė.
    Nė kuadrin e kėsaj autonomie do tė ket edhe miniautonomi qė do tė thot Kosova nėn sovranitetin,teritorialitetin dhe integritetin e Serbisė e bėrė cop/cop.Tani me vėnjen nė praktikė tė planit tė decentralizimit/kantonizimit/nė Kosovė,Kosova po shtrihet pėrfundimisht nė shtratin e saj tė vdekjes.Shqiptarėt e Kosovės do tė gjenden mbrenda saj /Kosovės/ tė shtrirė nė skllavėri tė pamėshirshme apo thėn mė kjart:do tė jenė tė shtrir nė njė varr masiv ku do t`iu shuhen ėndrrat e kamotshme pėr liri,shtet tė pavarur e sovran dhe bashkim kombėtar.
    --------------------------------------------------------------------------------------------------------
    Jemi tė vonuar sepse kemi fjetur shum kur tė tjerėt nuk kan fjetur as natėn.
    Une nuk pajtohem me kete mendim sepse:

    1. Pas nderhyrjes se NATO-s ne Kosove eshte krijuar nje realitet i ri, ne favor te shqiptareve kuptohet.
    2. Kosova tashme de-facto eshte nje protektorat nderkombetar qe qeveriset nga OKB-ja.
    3. Serbia nuk ka kontrollin e saj ne Kosove pra edhe pse de-juro Kosova eshte pjese e is-Jugosllavise, de-facto eshte e pavarur nga Serbia...

    4. Nese statusi i Kosoves do ishte ai i Autonomise kjo do te thoshte konflikt i ri, pra deshtim i plote i misionit te NATO-s dhe OKB-se.

    5. Sipas eksperiences nderkombetare atje ku "shkel" kemba e ushtarit, ne bisedimet e mevoneshme shteti i mundur ka te drejten vetem te firmose pasi eshte i humbur, dhe ne rastin konkret Serbia e humbi Kosoven keshtu qe ne bisedime do vendoset ajo qe do shprehin amerikanet dhe aleatet...

    6. Rezoluta 1244 nuk u zbatua e plote ose e thene ndryshe u zbatua ne favor te shqiptareve dhe serbet e dine fare mire kete gje.

    7. Sipas te gjitha gjasave dhe kjo pranohet pothuajse nga te gjitha shtetet tashme Kosova do fitoje statusin e Pavaresise se Kushtezuar qe eshte hapi i parafundit drejt Pavaresise se plote....
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  2. #22
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    07-12-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    19
    Une Votova Pavarsi Te Plote....se Mendoj Se Kosovaret Jan Te Sote Te Ecin Ve Para.

    Shqipetari Eshe Zoti I Vet Vetes......
    Rrofte Shqiperia E Bashkuar.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar mė parė nga ermal labi
    Une Votova Pavarsi Te Plote....se Mendoj Se Kosovaret Jan Te Sote Te Ecin Ve Para.

    Shqipetari Eshe Zoti I Vet Vetes......
    Rrofte Shqiperia E Bashkuar.
    Keto qe ke shkruar degjohen si ne perralle, ndryshe eshte realiteti "mor bir"...

    Personalisht edhe pse do deshiroja Pavarsine e plote "votova" Pavaresi te kushtezuar pasi sic eshte situata tani kjo eshte maksimalja qe mund te arrijme ne shqiptaret...

    Sa per "Mendoj Se Kosovaret Jan Te Sote Te Ecin Ve Para" kam frike se nuk jane dhe aq te zote se po te ishin te "Zote" edhe Kosova do ishte ndryshe edhe "nderkombetaret" apo NATO nuk do ishte e nevojshme te ishin te pranishem ne Kosove...

    Shqiptari "me llafe" eshte i pakapshem "Shqipetari Eshe Zoti I Vet Vetes......
    Rrofte Shqiperia E Bashkuar'' vetem se realiteti tregon te kunderten...U ngopem duke i bere qejfin vehtes, "jemi te zote" etj etj.., por harrojme se jemi shperndare ne te kater anet e botes per shkak se jemi te pazote te ndertojme vendin tone..."Pune- pune nate e dite" tha Naimi, ne e zevendesuam fjalen "pune" me "llafe" dhe po e zbatojme me perpikmeri "porosine" e Naimit...kaq kisha...!
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  4. #24
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Unë vet jam shqiptarë nga Kosova kam jetuar dhe studijuar aty,edhe babaj i imi aty punoi 40 vite në pediatri dhe kur thuhet se ne të Kosovës jemi të zot unë pajtohem plotësisht me: tani 26.
    -------------------------------------
    Kush është një popull që thot ska të dytë,që veten lufton dhe vetes ia nxjerr syt.

  5. #25
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    (...) Si diplomat i kujdesshem, ai (Marti Ahtisaari) parapelqen te theksoje rendesine e deklarates se bere me 31 janar ne Londer nga ministrat e puneve te jashtme te Grupit te kontaktit (SHBA, Britani e Madhe, France, Gjermani, Itali, Rusi). Keta ketu i kane bere thirrje hapur Beogradit, per te cilet diplomati kujton sidoqofte qe "autoritetet aktuale nuk jane pergjegjes per gjendjen" e krijuar nga lufta, te mbaje parasysh faktin qe çdo rregullim do te duhet te jete "i pranueshem per banoret e Kosoves", ne shumicen e tyre derrmuese te favorshem per pavaresine.

    Keto rreshta jane pjese e nje artikulli te sotem ne Le Monde, teksti i plote vjen me vone.

  6. #26
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Marti Ahtisari ka edhe librin e vet ku Kosovën e paraqet si pjesë të teritorit serb.

  7. #27
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Sabri, profetet delirante jane ata te cilet shkojne deri aty qe deshirojne realizimin e profecive te tyre ogurzeza vetem e vetem per te rrahur gjoksin me vone qe iu doli fjala. Nje profet i tille nuk thote kurre, dhe nuk ben asgje per te mos i dale fjala, atij aq i ben per fatkeqesite qe zbresin ne toke. Qellimi eshte vetem lartesimi i vetes si parashikues i pagabueshem.

    Sikur te kishte profete te tille ne Peru, mua as qe do te me behej vone, por kur ata flasin te njejten gjuhe me mua, atehere kjo me dhemb e me djeg.

    Sabri, te lutem per nje here te vetme, pasi te shkruash nje shkrim, shto dhe fjaline : "Zot, bej qe gjithçka qe thashe te jete genjeshter". E ketu, ti merr permasat e nje profeti qe nuk profetizon...

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Mendoj se Kosova eshte e humbur per serbet, por nuk e kemi fituar ende ne shqiptaret. Rendesi ka qe faktori kohe punon dhe eshte ne favorin tone...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga tani_26 : 08-02-2006 mė 11:15
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  9. #29
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Për piseau en vol:

    ZOTI NUK DI SHQIP

    Në shkenncë 2+2=4 e asesi 5 e 6.

    Lexoi punimet dhe analizat e pasluftës të prof.dr.Mehdi Hyseni,Abdi Baleta,Esat Stavileci,Hysamedin Ferraj,Bajraktari etj.
    Lexoi dhe analizoi të gjitha dokumentet që kan të bëjnë me Kosovën dhe rreth saj të këtyre 7 viteve të funditarrveshjen e rambujesë,rezolutën 1244,kornizën kushtetuese dhe të gjitha vendimet e kuvendit të Serbisë të përkrahura dhe aprovuara në Kosovë nga faktori vendor dhe ai ndërkombëtar.Kohët e fundit edhe ligjet e Serbisë për decentralizimin që kan filluar e kan për qëllim të zbatohen në Kosovë.

    Unë nuk shkruaj në kët forum për tu bër i madh e i vogël por thjeshtë për të komunukuar e biseduar duke shprehur ndonjëher edhe opinionrt e mia.

    Bindjet të cilat i kam i kam krijuar duke i lexuar vetëm punimet e profesorve univerzitar nga e gjith bota duke e falemnderuar edhe mikun tim të vjetër me të cilin jemi rritur bashk e më par koleg prof.dr.E.H.
    ---------------------------------------------------------------

    Njeriu është vetëm ai që është në të vërtet e jo ai që dëshiron të jetë.
    Nuk bëhesh i ndritur duke folur bukur për atdhe por duke punuar për te.
    Nuk bëhesh i dinjitetshëm duke gënjyer por duke treguar realitetin.
    E vërteta është e hidhur deshe sdeshe do ballafaqohesh me te.

  10. #30
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Për tani 26,

    Faktori kohë nuk punon për askend, njeriu dhe popujt duhet të ecin me kohën.

Faqja 3 prej 59 FillimFillim 123451353 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Me ne fund u pranua publikisht se kosova ska ushtri
    Nga beni33 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 126
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 18:14
  3. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndėrkombėtar me Kosovėn
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  4. Kush jane vrasesit?
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 10-03-2004, 21:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •