Close

Rezultati i Sondazhit: Cili do tė jetė statusi pėrfundimtar i Kosovės?

Votues
274. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Pavarėsi e plotė

    168 61.31%
  • Pavarėsi e kushtėzuar

    82 29.93%
  • Autonomi

    10 3.65%
  • Tjeter.....

    14 5.11%
Faqja 29 prej 59 FillimFillim ... 19272829303139 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 281 deri 290 prej 590
  1. #281
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Shtypi amerikan thotė se Perėndimi ka vendosur - Kosovės do tė duhej t'i njihet pavarėsia


    Bisedimet e djeshme tė drejtpėrdrejta midis udhėheqėsve tė Kosovės dhe tė Serbisė nė Vjenė sipas shtypit amerikan, nuk dhanė shenja as pėr mė tė voglin kompromis. Po qe se njė marrėveshje nuk do tė arrihet deri nė vjeshtė, diplomatėt theksojnė se Kombet e Bashkuara do tė fillojnė hartimin e njė marrėveshjeje e cila do t'iu imponohet palėve, e qė me gjasė do tė jetė marrėveshje pėr njė formė tė njė shteti tė pavarur, shkruan nė numrin e saj tė sotėm, gazeta The New York Times. Duke raportuar pėr takimin e djeshėm, gazeta thekson se palėt akuzuan njėra tjetrėn pėr tė shtuar se takimi nė fakt nuk ishte njė takim negociatash, por mė tepėr rast qė ekipet tė ritheksojnė qėndrimet e tyre.

    Edhe e pėrditshmja tjetėr amerikane, The Washington Post, nė njė editorial tė saj thekson se shtatė vjet pas ēlirimit tė Kosovės nga Shtetet e Bashkuara qė udhėhoqėn fushatėn e NATO-s, tashmė Perėndimi ka arritur njė konsensus: Kosovės do tė duhej t'i jepet pavarėsia para fundit tė vitit, ndoshta nėn njė mbikėqyrje ndėrkombėtare.

    Editoriali ndėrsa uron popullin serb qė nė sondazhe me shumicė parashikon pavarėsinė e Kosovės, njėkohėsisht kritikon udhėheqjen e sotme serbe, duke e quajtur tė varur nga nacionalizmi helmues qė e ēoi vendin nė luftėrat shkatėrruese nė vitet e nėntėdhjeta. The Washington Post krahason deklaratat e Koshtunicės mbi Kosovėn me ato tė Millosheviqit.

    Editoriali pėrfundon me njė mesazh tė fuqishėm ku theksohet se pėrpjekjet e Perėndimit pėr tė sjellur Ballkanin nė Evropėn e shekullit 21 po rrezikohen nga nacionalizmi Serbisė i shekullit 20 dhe nga lojėrat politike tė Rusisė tė shekullit 19-tė. Por, nėse kjo do tė ndodhė, atėherė shqiptarėt e Kosovės nuk do tė jenė viktimė, sepse sido qė tė jetė ata kurrė mė nuk do tė jenė nėn sundimin e Serbisė, por do tė jenė viktimė serbėt qė do tė jenė tė izoluar nė Evropė dhe tė varur nga patronazhi i njė Rusie autokratike dhe imperialiste, thekson ndėr tė tjera e pėrditshmja e kryeqytetit amerikan.



    Postuar mė: sb blue sky & radio kosova staff me Jul 25, 06 | 4:10 pm
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #282
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-07-2006
    Postime
    19
    Rugova ne Itali

    E shtrėngoi pėr dore, e falėnderoi dhe i tha:” Unė mendoj se Italia ėshtė vend i bukur pėr ty.”
    -Rugova buzėqeshi i lumtur. Hapat e tij mezi dėgjoheshin nėpėr korridorin e pallatit presedencial jugosllav.
    Makina e blinduar priste pranė. Pas njė dreke tė rreshkėt, shlivovicės dhe gazmoreve qė treguan Rugova dhe Millosheviēi, presidenti ynė ndjehej ca i ēlodhur dhe i pabrenga. Nė dalje tė pallatit njė gjeneral foli: “ Hallo Prishtina, Prishtina...a mė dėgjon?”
    - “Siurdhėroni zoti gjeneral-u “,dėgjua zėri. “Urdhėr nga kryekomandanti i forcave tė armatosura tė APJ-s , respektivisht kryetarit tė shtetit: Rugova u nis, masat e sigurisė numėr 1. Nuk guxon Rugovės t“i mungojė as njė qime floku. As familjes sė tij. Urdhėr i prerė. Segret shtetror numėr 1. Interes shteteror numer 1.
    Makina e presidentit Rugova u tret me shpejtėsi.
    -Nuk do tė vrasim asnjė tė LDK- s pyeti zėri. Po. Po.Do tė vrasim tė tjerė, shtoi gjenerali nga shkallet e pallatit.
    Presidenti Rugova herė pas here vėshtronte nga xhami. Dielli pėcėllues ndjehej si saē mbi Kosovė.
    Bombat dhe rafalet nuk pushonin. Presidenti ynė kalonte NĖN atė breshėri si njė profet qė nė Bibėl e ēante detin nė dy pjesė. Perėndia e mbronte. Majtas dhe djathtas shtėpi tė rrėnuara, tym, zjarr, njerėz pa kokė, gjymtyrė fėmijėsh dhe aty kėtu ndonjė qen e ndonjė lopė e braktisur. -” Shiko ē“ka na bėn terrorristat”-pėshpėriti presidenti. Ushtarėt, paramilitarė dhe policėt salutonin presidentin tonė. “Jam president i njė vendi pa popull”, tha ai, gjersa me dorėn e djatht pėrshėndeste ushtarėt.
    Nė aeroport po ajo rrėmujė; ushtarė, policė, paramilitarė pėrcillnin presidentin tonė pėr Itali. Ai u ndal nė shkallė, u buzqeshi ėmbėl dhe u pėrkul deri nė gjunj duke i falenderuar me dorėn nė zemėr.Avioni u ngrit me hov.
    -”Ē“janė kėto kampe atje poshtė”-pyet presidenti kėshilltarin e tij.
    -”Kosovarėt PO BĖJNĖ PIKNIK”,tha ai.
    -”Maqedonia nuk ka det, apo jo ,-pyeti presidenti. Pse nuk shkojnė nė Itali, apo Greqi?
    -Mendoj, se ėshtė mė afėr Maqedonia, ia ktheu kėshilltari.Kushton mė pak. Kur stjuardesa erdhi pėr t“i mbledhur ushqimet e mbetura, presidenti tha:”Shih, shih, shiko poshtė, pėrsėri tenda, " kush janė
    ata?"
    -”Kukėsi Zotni President.
    -”Po janė ēmend kėta komunistat e Shipnisė, pse nė Kukės bėjnė pushime e jo ne det?”
    -Jo. Zotni president, kosovarėt bėjnė piknik edhe nė Shqipni.
    -”Hi, hi, hi,- u qesh Rugova- u realizua ideja ime pėr Kosovėn e haptė nga Shipnija dhe Serbija. Mė
    vjen mirė qė populli dhe presidenti i kalojnė pushimet nė muajin e njejtė.”
    -”Do t“ishte mirė t“i bėnim popullit njė vizitė atje poshtė”, e ndėrpreu kėshilltari.
    -Nuk e sheh sa tenda janė, atje mund tė infektohem, tė marrė njė sėmundje, unė nuk mund tė futem
    nė mes tė atij populli uhmm.”Mlodhi buzėt presidenti nė shenjė neverie. Nė at ēast telefoni cingėrroi:
    -”Po Millosh...po jam mirė...jo ...mos u brengos...natyrisht...nuk qeshem nė Romė mė shumė se nė
    Beligrad...jo..jo...unė nuk e harroj kurrė se nuk mė ke burgos...edhe zgjedhjet qė i lejove...po....nė…"
    Drenicė, po de...kur luftohej...po ...siurdhero.....”
    -”Ti je kryetar i zgjedhur, kupton.” Ky zė ishte i lartė dhe u dėgjua jasht telefonit.
    ”Po Zotni Millosheviē, mos u mėrzit, ashtu si jemi marrė vesh, shtoi presidenti ynė.
    Avioni zvarritej mbi qiellin e Italisė. “Kur tė pranohet Kosova nė NATO do tė kėrkojmė edhe pjesėn shqiptare nė Maqedoni, edhe nė Mal tė Zi, edhe nė Kosovėn Lindore. Por nė mėnyrė paqėsore, mė
    kupton. ”(Nė mėnyrė paqėsore mund ta kėrkojsh edhe Italinė.Dėshira nuk ėshtė e ndaluar me as njė ligj ndėrkombtar”). Kupton?-vazhdoi presidenti. Por pėr ta realizuar nė fakt, nė fakt, nė fakt nuk bėn asgjė. Si tani. Mė kupton? Kėshtu hidhet populli nė gjum. Ne jetojmė mirė; shpijėn pallat, rrogėn e mirė, mė shumė nė ballan se nė tokė, ēka dojmė na ma shumė ,hi hi hi. A e pe edhe Milloshi asht i kenaqun me politiken teme. E Ukshin Hoti ku asht a ...ha ha ha?-Populli na beson, pah, po popull t“mirė kena, shumė i dashtun hi hi hi ...ky populli jem uhmmm , do ta kisha puth ne faēe!
    -”E Thaēin” e ndėrpreu kėshilltari. Mos ma pėrmend at njeri, se sum ze xhumi, ia ktheu Rugova nervoz. Ca minuta mė vonė avioni aterroi nė aeroportin e Romės. Kėtė rrugė e kishte bėrė edhe Pirro edhe Gjergji pėr ta ndihmuar Alfonsin e V. Por ai besonte se liria fitohet ndryshe dhe nuk duronte qė populli t“i dėrgohej nė PIKNIK. Edhe Papa Klementi edhe Luigji, edhe Noli edhe De Rada kishte jetuar aty , apo kishin kaluar, por, tė gjithė me detyra tjera nga presidenti.
    Ca minuta mė vonė predsidenti i hoqi pantallonat dhe u zhyt nė deti. Breket e tij ishin me lule te vockela, lulqeni, te sarita me ato qe behet ēaji. Me keso lule shpesh grate benin dimija.
    Kerceu ne det si njė peshk, o Zot sa bukur notonte! Serbia duartrokiti. Te gjitha programet televizive tregonin scena nga notimi i shkelqyeshem i tij! O Zot, si Peshkaqen! Shalli i tij i terhiqes pas shpine deri sa ai notone i pabrenga!
    Kosova u gėzua qė presidenti freskohej dhe bronzohej nė Italinė mike. Shqiptaret brohoriten. Dielli po perėndonte ngadal dhe rėndė. Bėnte vapė e madhe edhe nė muzg. Kosova digjej flakė, me fėmijė,gra, vasha, djem, pleq e plaka! Me shtėpi e kafshė .Me rrasht e asht. Kosova pėrjetonte skėterrėn pėr sė gjalli.
    Nė Paris, nė Paris Kadare fshinte lotėt, kurse bashkshortja e ngrysur dhe duke dėnesur ndezi njė qiri pėr Kosovėn nė njė katedralė.Qosja po qante me zė. Kumte tė reja vinin nga malet e UĒK-s.
    Vajzat e reja lidhnin plagėt e ushtarėve. Njė vashė tjetėr 16 vjeēare fshinte lotėt duke mbajtur koken e njė ushtari ne gjoksin e saj. Ai sapo kishte vdekur. Shqiptari po ribėhej, po ringritej nė kėmbė.O Zot, ē“zezonė! Ē feniks?! Njė komb rikrijohej nga pluhuri i vetė!
    Rugova doli nga uji dhe lėpinte njė akullore italiane. Sot kishte marre nje straēatella, i pėlqenin shumė copėrat e ēokolatės qė e befasonin nė gojėn e tij presedenciale dhe tha: “ pah po bregdet i bukur, do t“ishte mire ta kerkojme edhe Italine ne menyre paqesore. Sa bukur.
    Deri sa po perlahej me Bukoshin pėr para u afrua njė plakė italiane dhe e pėshtyu mu nė akullore. O Zot kurrė nė jetė nuk jam pezmatuar aq shume ndaj plakave italiane si ndaj asaj zonje. Per kete protestova ashper nė UNO, nė NATO dhe prane Qeverise Italiane dhe kerkova qe plaka tė ekzekutohej. Presidenti italian i dergoi Kryeministrit tone 20.000 lireta, si demshperblim dhe u pajtuan. Por unė jo! Qė nga ajo dite nuk mund t“i shoh plakat me sy! Ja bėrė Antiplakė i rrezikshem dhe tash ēdo ditė nė mure shkruaj:" Poshtė plakat me rrudha", "Rroftė straēatella".
    i huazuar nga antari i keti forumi Shėn Albani

    prape ti me budallakinat e tua a ncnnc. ti sapo tregove or budalla se LDK i keni vrare ju mirepo diku gabove : gjate luftes i kane vrare serbet ndersa pas luftes ju.
    sepse gjithmone e keni ditur qe populli edhe nje anetare i LDK-se me mbet do ta votoje ate dhe jo juve kushdo qofshe ti me grupin tend. nejse nejse mirepo nuk eshte mire te vritet vellau sepse keshtu do te punoni per armikun te cilit kinse nė 1998-99 ia keni drejtuar armen.

    Sqarimo flas vetem per ata qe kane vrare vellezerit e vet pas lufte vetem pse i perkasin nje grupacioni tjeter politik. ndersa per te tjeret qe kane luftuar per qlirim kam respekt shume te madh dhe do ta kem deri ne vdekje RESPECT
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga grande delpiero : 27-07-2006 mė 13:53

  3. #283
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Wisner i ka rekomanduar Koshtunicės qė ta pėrgatisė "Serbinė pėr pavarėsinė e Kosovės"

    Fahri Musliu, Beograd

    I dėrguari amerikan pėr statusin e Kosovės, Frank Vizner gjatė vizitės sė fundit nė Beograd e ka njoftuar kreun shtetėror tė Serbisė se "duhet ta pranojnė realitetin, e ky ėshtė se Kosova lypset ta fitojė njė lloji tė pavarėsisė", i kanė thėnė Radio Televizionit tė Kosovės burimet e afėrta me qeverinė serbe. Thuhet se Vizner bisedimet mė tė rėnda dhe mė tė papėrshtatshme i ka pasur me kryeministrin Koshtunica.



    Burimi i Radio Televizionit tė Kosovės thotė se diplomati amerikan i cili nė Beograd ka ardhur tė kėrkojė nga zyrtarėt serb tė jenė konstruktiv nė negociatat mbi statusin e Kosovės, me njė ton shumė tė qetė i ka thėnė kryeministrit tė Serbisė Vojisllav Koshtunica se nė fund tė negociatave, tė cilat duhet tė pėrfundojnė kah fundi i kėtij viti, Kosova megjithatė do ta fitojė njė lloji tė pavarėsisė. Zotėri Vizner, i cili nė fund tė vizitės dyditėshe nė Beograd tha se SHBA nuk dėshirojnė ta prejudikojnė zgjidhjen e statusit final tė Kosovės, por ka pėrsėritur se zgjidhja duhet tė arrihet deri nė fund tė vitit, nė njė moment i ka rekomanduar kryeministrit Koshtunica se duhet ta pėrgatisė opinionin pėr atė qė e pret Serbinė, e kjo ėshtė pavarėsia e Kosovės. Burimi i Radio Televizionit tė Kosovės thotė se kryeministri serb ka reaguar bujshėm si edhe ēdo herė tjetėr kur dikush ia pėrmend njė zgjidhje tė tillė pėr Kosovės, dhe ka pėrsėritur se nė Serbi askush nuk do ta pranojė pavarėsinė e Kosovės, sepse ky ėshtė precedent i rrezikshėm i cili mund tė nxis probleme tė mėdha nė Serbi.

    Mirėpo, diplomati amerikan i ka dėgjuar qetė tė gjitha kėto dhe me asnjė fjalė nuk i ėshtė kundėrvu Koshtunicės. Duket se misioni i tij ka qenė qė edhe njėherė t’i thotė qartė kreut shtetėror tė Serbisė se ēka po pėrgatitet, pa ndonjė dėshirė pėr t’i dėgjuar argumentet e Serbisė dhe thua se ēdo gjė ėshtė e kryer, thotė burimi ynė. Ai nėnvizon se kjo nė fakt nuk ka qenė bisedė veē dy monologė tė politikanėve tė ngulitur nė qėndrimet e veta kėmbėngulėse.

    Ndėrkaq burimi nė fjalė thotė se darka e Viznerit me presidentin Tadiq ka kaluar nė njė atmosferė tė kėndshme, sepse edhe temat e bisedimeve kanė qenė tjera, por edhe vetė takimi ka pasur karakter joformal. Zotėri Vizner ia ka pėrcjellur presidentit serb se vizita e para do kohshme e Koshtunicės nė SHBA ėshtė vlerėsuar si negative. Prandaj edhe njėra nga temat qė e ka iniciuar diplomati amerikan ka qenė se si do tė duken marrėdhėniet e ardhshme tė Serbisė dhe SHBA, pas zgjidhjes sė statusit tė Kosovės, thotė burimi i Radio Televizionit tė Kosovės.

    Postuar mė: sb blue sky & radio kosova staff me Jul 27, 06 | 6:22 pm
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #284
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    Me qe sipas mediumeve publike ,do te kete edhe takime tjera shqiptaro-serbe
    te nivelit te larte,sipas mendimit tim hapet nji dileme.
    Per cka do te bisedohet ne takimet e ardhshme?
    Te gjitha shtetet qe jane te perfshira ne administrimin e Kosoves e dine
    me saktesi, se shqiptaret s`pranojne tjeter pos pamvaresise.Po ashtu, po
    te jet sipas serbeve,Kosova duhet te ket cfaredo statusi ,vetem pamvaresi jo.
    Pastaj eshte folur e perfolur per „njifare pamvaresie“,qe do te thot jo pamvaresi
    e plote por e kushtezuar.
    Pamvaresia e kushtezuar do te mund te kuptohej si nji forme veteadministrimi
    me kompetenca shume me te mdha se qe jane sot,por megjithate jo kompetenca
    qindperqind te plota.P.sh. ne lemite si , drejtesi,ruajtje e rendit ,zbatimi i normave
    per ruajtjen e te drejtave te minoriteteve dhe ne ekonomi,mund te merret me mend se do te ket komisione vrojtuese nderkombetare.
    Ketu nuk do te kishte gje te keqe po qe se komisionet e tilla do te ishin vetem vrojtuese,me te drejte casjeje ne te dhenat e lemive qe pemenda me larte dhe po qe se Kosova do ta kishte nji ulese ne Kombet e Bashkuara.Problemi do te rritej, po qe se komisionet nderkombetare do te kishin kompetenca mbi organet administruese kosovare.

    Per cka do te bisedohet ne takimet e ardhshme?
    Thuhet se politika eshte ARTI I SE MUNDSHMES.Une duke mos qene jurist,nuk kam njohuri per definicione juridike.Mirepo vete fakti se do te kete takime tjera shqiptaro-serbe per percaktimin e statutit,te sjell dilemen:
    a do te arrihet ndonji marveshje per statutin e Kosoves,ne takimet e ardhshme ne mes shqiptareve dhe serbve ?
    Une them JO.Kete e di secili nga ne.

    Fati yne eshte, qe ne momentin vendimtare per gjysmen e kombit tone e patem per krah Shtetin me te forte ne bote dhe eshte e logjikshme te pritet se po ky shtet edhe ne kete faze mjaft te rendesishme nuk do te na le ne balte.
    Hapja e krizave te reja ne bote ne nji menyre mund te na demtoj, duke e largua vemendjen e „te mdhenjeve“ nga problemi yne.

  5. #285
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Kur lexova temen mu desht te klikoja menjeher mbi te.Mirepo,sikur mu erresuen syt kur pash nofken : LLAPI.
    Ec e lexo me shume?
    Jo.
    Edhe kete teme kaq me rendesi na e paska mykur ,he dala plast .
    Nuk behet debat i mirefillte keshtu,jo.



    Keq.

  6. #286
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar mė parė nga RTP
    Kur lexova temen mu desht te klikoja menjeher mbi te.Mirepo,sikur mu erresuen syt kur pash nofken : LLAPI.
    Ec e lexo me shume?
    Jo.
    Edhe kete teme kaq me rendesi na e paska mykur ,he dala plast .
    Nuk behet debat i mirefillte keshtu,jo.



    Keq.
    E di o morri i flliqur e di qe ste pelqein ato qfar i theme une por askush sta ndalon te shkosh ne ateo forumet tua serbe qe je po thuaj se ne te gjitha i regjistruar dhe shkreton zi e terr per shqiptaret shko vazhdo askush sta ndalon jo.
    ---------------------------------------------------------------------------------------------------


    Nėnkryetari LIMAJ: Tė gatshėm tė trajtojmė problemet e komuniteteve, deri aty ku nuk dėmtohet shteti i Kosovės

    Para nisjes pėr nė takimin e Delgacionit tė Kosovės me palėn serbe nė Vjenė, ku do tė bisedohet pėr tė drejtat e komuniteteve, anėtari i kėtij delegacioni, nėnkryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės z.Fatmir Limaj, i dha njė intervistė ekskluzive tė pėrditshmes prishtinase “Kosova Sot”. Nė vazhdim po japim thekse kryesore nga kjo intervistė e z.Limaj.

    “Ne qe njė kohė tė gjatė kemi punuar dhe e kemi ndėrtuar ofertėn qė do t’ia paraqesim faktorit ndėrkombėtar. Me pjesėn kryesore tė kėtyre zhvillimeve ėshtė i njoftuar edhe UNOSEK-u, zhvillime kėto qė kanė tė bėjnė rreth pėrgatitjes sė ofertės ligjore nė drejtim tė definimit tė interesave tė komuniteteve si gaishmėri institucionale pėr integrimin e tyre nė sistemin ligjor pėr mbrojtjen e interesave tė tyre” theksoi Limaj.

    Nė vazhdim nėnkryetari demokrat u shpreh:
    “Nė kėtė fazė tė bisedimeve, pikat kryesore qė do ė diskutohen do tė jenė ēėshtja e pėrfaqėsimit tė komuniteteve nė institucionet vendore, nė Qeveri, nė parlament, nė gjyqėsi, nė arsim, si dhe krijimi i mekanizmave efikas pėr mbrojtjen e interesave tė tyre nė kėto fusha”.

    Anėtari i Delegacionit tė Kosovės pėr bisedime nė Vjenė z.Fatmir Limaj poashtu potencoi se “nė Vjenė do ta paraqesim oferėn tonė se si e shohim ndėrtimin e vendit. Ēėshtja e komuniteteve parasėsgjithash i takon Kosovės pėr arsye se bėhet fjalė pėr probleme, tė cilat ndėrlidhen me pėrditshmėrinė e jetės sė qytetarėve. Pikėrisht edhe kėtė angazhim po e bėjmė pėr Kosovėn, pėr vendin dhe shtetin tonė, i cili duhet tė jetė funksional dhe demokratik. Kjo ėshtė esenciale pėr mua, qė njerėzit qė jetojnė kėtu duhet tė jenė tė integruar dhe tė jenė tė kėnaqur me atė qė sigurohet nė vendin tonė pėr interesat e tyre. Pra, po bisedohet pėr tė drejtat e qytetarėve qė jetojnė dhe do tė jetojnė nė Kosovė”.

    “Pėr Delegacionin e Kosovės ėshtė e rėndėsishme qė ata qytetarė, ato komunitete, ta shohin se interesat e tyre janė tė mbrojtura, se ato kanė gjetur vend nė tė gjitha dokumentet e shtetit tė ri tė Kosovės” tha Limaj.

    Z.Fatmir Limaj nė intervistėn dhėnė “Kosova Sot” shprehu poashtu qėndrimin substancial tė palės kosovar rreth ēėshtjes sė komuniteteve.
    “Ne jemi tė gatshėm tė bisedojmė pėr tė gjitha ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me komunitetet nė Kosovė. Nė kėtė drejtim, jemi tė gatshėm tė shkojmė nė trajtimin e problemeve tė komuniteteve, deri nė atė masė qė nuk e dėmton funksionalizimin e shtetit, sepse askujt nuk i duhet njė shtet i dėshtuar”.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #287
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    PĖRFUNDON TAKIMI I RADHĖS NĖ VJENĖ PĖR DECENTRALIZIMIN



    Enver Robelli, Vjenė


    Nė Vjenė sapo kanė pėrfunduar negociatat mes delegacioneve tė Prishtinės dhe Beogradit mbi ēėshtjen e decentralizimit.
    Diplomati gjerman Bernard Schlageck, i cili e ka drejtuar takimin e sotėm ka pranuar se bisedat kanė qenė tepėr tė vėshtira. Sipas tij palėt kanė ofruar qėndrimet vetėm sa i pėrket emėrimit tė komandantėve tė policisė nėpėr komuna, pėrfshirė dhe komunat serbe, tė cilat do tė themelohen nė tė ardhmen.

    Bernard Schlageck nuk ka dhėnė ndonjė hollėsi, por nga radhėt e delegacionit tė Kosovės ėshtė bėrė e ditur se koncepti pėr policinė i afrohet Marrėveshjes sė Ohrit nė Maqedoni, ku Ministria e Brendshme, nė bashkėpunim me pushtetin lokal, emėron shefin e policisė.

    Ndėrkaq nga delegacioni serb theksohet se nuk ėshtė arritur pajtim nė asnjė fushė. Pėrfaqėsuesit serbė akuzojnė nė mėnyrė tė pėrgjithėsuar delegacionin e Prishtinės, se nuk ėshtė i gatshėm tė bisedojė pėr tė drejtat e serbėve tė Kosovės dhe pėr arsimimin e tė rinjve serbė.
    Anėtarė tė delegacionit serb kėrkuan madje autonomi pėr pakicėn serbe nė Kosovė. Udhėheqėsi i delegacionit serb Leon Cohen tha se Beogradi nuk ėshtė i gatshėm tė bėjė kompromise nė ēėshtjet thelbėsore.

    Nė pjesėn mė tė madhe tė konferencės gazetarėt u detyruan tė dėgjojnė njė fjalim tė Marko Jakshiēit, njėrit prej liderėve mė radikalė tė serbėve tė Kosovės. Jakshiē lexoi njė listė tė gjatė, siē tha ai, tė sulmeve kundėr pakicės serbe qė nga fillimi i bisedimeve. Jakshiē njoftoi se pėrfaqėsuesit e serbėve tė Kosovės nuk do tė marrin pjesė nė takimin e nesėrm me delegacionin e Prishtinės, ku do tė flitet pėr tė drejtat e pakicave.

    Nė emėr tė delegacionit tė Kosovės zėvendėskryeministri Lutfi Haziri, i hodhi poshtė akuzat e palės serbe. Ai tha se Prishtina ėshtė e gatshme qė bazuar nė Konventėn Evropiane pėr tė drejtat e pakicave, tė garantojė arsimimin e serbėve nė tė gjitha nivelet. Por, shtoi Haziri, ne nuk mund tė lejojmė qė universiteti nė gjuhėn serbe tė manaxhohet nga politikanėt dhe nga Kisha Ortodokse.

    Zyra e Marti Ahtisarit ka paralajmėruar mbajtjen edhe tė dy takimeve gjatė gushtit, ku do tė diskutohet mbi decentralizimin, konkretisht pėr financimin dhe numrin e komunave tė reja.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #288
    Vetėvendosja! shpalos hartėn e Kosovės se decentralizuar


    Aktivist tė Lėvizjes Vetėvendosje! tė hėnėn nė Ferizaj kanė vendosur pėlhurėn nė tė cilėn ėshtė paraqitur pamja e hartės sė Kosovės, poqese realizohet procesi i decentralizimit. Nė kėtė hartė aktivistet e Vetėvendosjes! kanė paraqitur me vij tė kuqe zonat tė cilat do tė kontrollohen nga serbėt.

  9. #289
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Nėnkryetari Limaj shprehet nga Vjena pėr thellimin e dialogut mes komuniteteve dhe institucioneve kosovare

    Anėtari i Delegacionit tė Kosovės nė bisedimet pėr ēėshtjen e komuniteteve, z.Fatmir Limaj, pas raundit tė sotėm tė bisedave me palėn serbe nė Vjenė, i dha njė intervistė “Zėrit tė Amerikės”.
    “Nė takimin e sotėm u pa qartė se delegacioni i Beogradit nuk ėshtė i koncentruar nė ēėshtjet jetike dhe praktike, me tė cilat ballafaqohen qytetarėt serbė tė Kosovės. Ata mė tepėr vazhdojnė tė mbesin peng e ēėshtjeve politike, qė kanė tė bėjnė me statusin final tė Kosovės” tha mes tjerash nėnkryetari politik i PDK-sė.



    Nė vazhdim po prezantojmė nė tėrėsi paraqitjen e drejtpėrdrejtė tė z.Limaj nga Vjenė pėr “Zėrin e Amerikės”


    Zėri i Amerikės: Z.Limaj, ky ishte takimi i parė mes Prishtinės dhe Beogradit, qė ka nė qendėr pakicat. Ēfarė forme kishte takimi i sotėm, me ēfarė propozimesh doli pala shqiptare?

    LIMAJ: Nė tė vėrtetė ky ishte takimi i parė qė ka tė bėjė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė me tė drejtat e komuniteteve nė Kosovė, por unė them se duke pasur parasysh rėndėsinė e temės qė u diskutua sot, temėn e komuniteteve, pothuajse tė gjitha temat tė cilat deri mė tani janė diskutuar janė tė lidhura drejtpėrdrejtė me temėn e tė drejtave tė komuniteteve. Delegacioni i Kosovės ka punuar njė kohė tė gjatė, prej 8-9 muajsh, nė pėrgatitjen e njė oferte serioze, qė do t’i paraqitej edhe delegacionit serb, njėkohėsisht edhe UNOSEK-ut, pra komunitetit ndėrkombėtar. Dhe, ne jemi ardhur me njė ofertė serioze, ku trajtohen shqetėsimet nė njėrėn anė, dhe nė anėn tjetėr interesat e tė gjitha komuniteteve, posaēėrisht tė komunitetit serb dhe kėtė ofertė ia kemi prezantuar komunitetit ndėrkombėtar dhe pėrmes tyre edhe Beogradit.

    Zėri i Amerikės: Juve u takuat drejtpėrdrejt me delegacionin e Beogradit. Cili ishte reagimi qė morėt nga pala serbe lidhur me propozimin tuaj?

    LIMAJ: Fatkeqėsisht, Beogradi nė kėtė temė nuk ishte fleksibil, vazhdonte me qėndrimet e veta ta njohura edhe mė parė. Ata pėrqendrohen nė atė qė serbėt nė Kosovė nuk mund tė quhen minoritet, pėrkundrazi ata mbajnė qėndrimin qė janė shqiptarėt ata qė janė minoritet nė Serbi dhe nė kuadėr tė kėsaj ēėshtje mund tė diskutohen tema tė cilat ndėrlidhen drejtpėrdrejtė me minoritetet. D.m.th. delegacioni serb mbante qėndrimin e njohur deri mė tani, sipas tė cilit ende vazhdon ta trajtojė Kosovėn si pjesė tė pandarė tė Serbisė. Nė kėtė drejtim mund tė them qė qėndrimet kanė qenė diametralisht tė kundėrta ose mė mirė me thėnė: ata nuk kishin asnjė ofertė apo kėrkesė tė veēantė, veēse prezantuan qėndrimin e njohur deri mė tani, ndėrsa ne vazhduam tė prezantojmė pikat ashtu siē janė tė parapara nė agjendė.

    Zėri i Amerikės: Z.Limaj, cilat ishin kėto pika qė ju propozuat ?

    LIMAJ: Ne iu pėrmbajtėm agjendės sė UNOSEK-ut, biseduam pėr pėrfaqėsimin e komunitetit serb nė Kuvendin e Kosovės, pastaj pjesėmarrjen e tyre ne qeveri, nė sistemin gjyqėsor, nė arsim, po ashtu edhe nė ndėrtimin e mekanizmave vitalė pėr mbrojtjen e interesave tė komuniteteve. Kėto kanė qenė pikat kryesore me tė cilat ne sot kemi shpalosur ofertėn tonė para komunitetit ndėrkombėtar dhe delegacionit serb.

    Zėri i Amerikės: Z.Limaj, kur diskutohet pėr statusin e Kosovės, ēėshtja e pakicave gjithmonė ka qenė jetike. Pala shqiptare, ashtu siē edhe e thatė, thotė se oferta juaj parashikon standarde tė larta pėr mbrojtjen e tyre. Por, duke pasur parasysh shqetėsimet nė kėtė drejtim, sidomos kritikat pėr mungesėn e sigurisė posaēėrisht pėr komunitetin serb. Ēfarė garancish mund tė jepni ju qė ato qė premtoni ju do tė jetėsohen ?

    LIMAJ: Padyshim qė shqetėsimet tė cilat ngritė komuniteti serb nė Kosovė janė legjitime dhe pėrpjekjet tona janė qė ato shqetėsime tė trajtohen seriozisht. Oferta qė kemi prezantuar ne i siguron tė gjithė mekanizmat tė cilėt do tė marrin nė mbrojtje komunitetet dhe praktikisht Kosovėn do ta kthejnė nė njė vend demokratik, ku tė gjitha komunitetet do tė kenė hapėsira tė mjaftueshme dhe instrumentet, qė do tė garantojnė tė drejtat e tyre legjitime. Mendoj qė ēėshtja e parė ėshtė qė serbėt duhet tė involvohen nė procesin e ndėrtimit tė kėsaj kornize ligjore, kėtu e kam fjalėn pėr serbėt lokalė. Nė kėtė kuadėr, ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė thellohet dialogu mes serbėve lokalė dhe institucioneve kosovare, qė ata tė integrohen drejtpėrdrejtė nė institucione dhe atje t’i mbrojnė interesat e tyre. Mendoj se nė kėtė drejtim garanci mė e fortė ėshtė komuniteti ndėrkombėtar, qė do tė garantojė marrėveshjen, e cila do tė implementohet pas pėrmbylljes sė bisedimeve pėr statusin final tė Kosovės. Ėshtė tepėr e rėndėsishme qė serbėt lokalė tė thellojnė dialogun brenda pėr brenda Kosovės me institucionet vendore.
    Nė takimin e sotėm u pa qartė se delegacioni i Beogradit nuk ėshtė i koncentruar nė ēėshtjet jetike dhe praktike, me tė cilat ballafaqohen qytetarėt serbė tė Kosovės. Ata mė tepėr vazhdojnė tė mbesin peng e ēėshtjeve politike, qė kanė tė bėjnė me statusin final tė Kosovės.

    Zėri i Amerikės: Sa ndikon fakti qė serbėt e Kosovės nuk patėn pėrfaqėsues nė takimin e sotėm, nė ecurinė e kėtij procesi ?

    LIMAJ: Ndoshta nuk ėshtė ēėshtje imja qė tė komentoj zhvillimet nė korpusin serb, por shpreh keqardhjen qė serbėt e Kosovės nuk kanė pasur mundėsi tė mjaftueshme qė tė futen nė kuadėr tė delegacionit tė Beogradit pėr tė ardhur nė Vjenė pėr t’i prezantuar qėndrimet e tyre. Njė pjesė e serbėve tė Kosovės ėshtė e vėrtetė qė ka hequr dorė tė flasė pėr kėtė temė, por unė e di qė ne kemi vazhduar dialogun tonė nė Kosovė dhe nė kėtė kuadėr ka pas pėrfaqėsues serbė qė kanė marrė pjesė drejtpėrdrejtė nė diskutimet pėr tė ardhur deri tek njė zgjidhje e pranueshme, qė do tė kornizonte tė drejtat e tyre nė kuadėr tė sistemit tė ri juridiko-politik tė vendit. Shpresoj qė nė tė ardhmen Beogradi do tė influencojė nė drejtim pozitiv qė serbėt tė involvohen nė kėtė proces dhe jo t’i ngushtohet hapėsira qė ata ta thonė fjalėn e tyre.

    Zėri i Amerikės: Z.Limaj, pjesėmarrja juaj sot nė Delegacionin e Kosovės ėshtė pjesėmarrja juaj e parė politike e rėndėsishme, qė kur Gjykata e Hagės ju shpalli tė pafajshėm. Ēfarė planesh keni juve pėr tė ardhmen ?

    LIMAJ: Po, ju siē e dini unė do tė vazhdojė aktivitetin tim politik nė kuadėr tė Partisė Demokratike tė Kosovės, si nėnkryetar i saj politik dhe njėkohėsisht ashtu siē kam qenė i angazhuar nė procesin e bisedimeve pėr Kosovėn, dhe tani nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė do tė vazhdoj angazhimet e mia sė bashku me anėtarėt tjerė tė Delegacionit tė Kosovės dhe elitėn politike kosovare pėr tė kontribuar, qė t’i japim opinionet tona, energjitė tona qė ta pėrmbyllim me sukses statusin final, ashtu siē presin qytetarėt e Kosovės.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #290
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Delegacioni kosovar ka prezantuar vizionin pragmatik pėr decentralizimin, thekson Enver Hoxhaj

    Enver Hoxhaj


    Anėtari i Delegacionit tė Kosovės nė bisedimet pėr ēėshtjen e decentralizimit z.Enver Hoxhaj pas kthimit nga Vjena, u shpreh se pala kosovare ka prezantuar parimet bazė pėr reformimin e pushtetit lokal nė Kosovė, duke reflektuar kėshtu njė vizion pragmatik rreth kėsaj ēėshtjeje shumė tė rėndėsishme pėr proceset politike tė vendit.

    Nė takimin e djeshėm sipas z.Hoxhaj ėshtė biseduar pėr atė se si shihet definomi i pozitės sė serbėve nė kuadėr tė procesit tė reformimit tė pushtetit lokal nė Kosovė. Nė kėtė drejtim pala kosovare ka paraqitu njė vizion shumė pragmatik.

    Sipas sekretarit pėr marrėdhėnie me publikun nė Partinė Demokratike tė Kosovės, nė Vjenė ėshtė biseduar edhe pėr relacionet mes pushtetit komunal dhe shėndetėsisė primare, arsimit parashkollor, fillor dhe tė mesėm. Poashtu, nė kėtė takim ėshtė biseduar edhe lidhur me arsimin e lartė, me theks tė veēantė pėr Universitetin e Mitrovicės dhe pėr modalitetet e mundshme tė akreditimit tė tij.

    Hoxhaj poashtu theksoi se nė takimin e djeshėm tė Vjenės ėshtė diskutuar edhe relacioni i komunave me pikat kufitare dhe poashtu edhe roli i kryeshefave komunal tė policisė dhe kompetencat e tyre.

    Takimi i radhės rreth ēėshtjes sė decentralizimit, sipas Hoxhajt pritet tė mbahet nė fund tė muajit gusht.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 29 prej 59 FillimFillim ... 19272829303139 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Me ne fund u pranua publikisht se kosova ska ushtri
    Nga beni33 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 126
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 18:14
  3. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndėrkombėtar me Kosovėn
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  4. Kush jane vrasesit?
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 10-03-2004, 21:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •