Close

Rezultati i Sondazhit: Cili do tė jetė statusi pėrfundimtar i Kosovės?

Votues
274. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Pavarėsi e plotė

    168 61.31%
  • Pavarėsi e kushtėzuar

    82 29.93%
  • Autonomi

    10 3.65%
  • Tjeter.....

    14 5.11%
Faqja 28 prej 59 FillimFillim ... 18262728293038 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 271 deri 280 prej 590
  1. #271
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Zgjidhja mė e arsyeshme pranimi unilateral i shtetit tė Kosovės

    Agim Vuniqi, Farmington Hills

    Realizimi i pavarėsisė sė plotė ėshtė opsioni i vetėm i mbijetesės, ngaqė ēdo zvarritje dhe kushtėzim i sovranitetit tė plotė ėshtė i barasvlershėm me dėnimin me kusht dhe mohimin e tė drejtės demokratike tė qytetarėve pėr deklarim tė lirė pėr tė ardhmen e tyre, meqė nuk mund tė ketė marrėveshje dhe pajtim nė mes tė palės qė projektoi gjenocidin kundėr shqiptarėve dhe palės qė pėsoi nga krimet monstruoze tė regjimit tė Beogradit.

    Dimensioni i problemit ėshtė paksa mė kompleks se qė paramendohet meqė ėshtė pjesė e zvarrė e procesit tė shpėrbėrjes tė njė krijese tė vdekur "Jugosllavi" - jo Serbi, meqė edhe Serbia kishte burimin e shtetėsisė nė kushtetutėn jugosllave, njėjtė si republikat dhe krahinat autonome, meqė Kosova kishte tė drejtėn e vetos qė asaj i garantonte vetėvendosje (me pėlqimin e subjekteve tjera federale, por meqė u shkatėrrua federalizmi jugosllav, Kosova luftoi ashtu si edhe republikat tjera dhe fitoi luftėn pėr tė realizuar tė drejtėn e njohjes ndėrkombėtare ("international recognition") tė SHBA-sė dhe BE-sė, nė fillim, e mė pas edhe pranimit nė OKB.



    Ėshtė viti i shtatė nėn administrimin e UNMIK-ut, kur edhe filloi tė hapet kutia e Pandorės, akulli siberian filloi tė shkrihet nėn rrezet e diellit qė vijnė nga tejoqeani. Njeriu i tretė nė diplomacinė amerikane z. Bėrns kėrkoi hapjen e bisedimeve rreth statusit tė Kosovės dhe zhbėrjen e vdekjes sė heshtur atė tė "status quo"-s. Edhe pse ishte prezent skepticizmi se shqiptarėt pėrballen me presionin pėr bisedime me palėn serbe tė influencuar nga diplomacia ruse pėr tė pranuar bisedimet e drejtpėrdrejta mendohej se kjo nuk do tė ndodhė-ashtu deklarohej Grupi Negociator, meqė formula ruse nėnkupton ndėrrimin e tezave atė tė shfajėsimit historik tė palės serbe qė shkatėrroi dhe dogji Kosovėn, ngaqė serbėt ishin ata qė i shpallėn luftė bashkėsisė ndėrkombėtare dhe NATO-s.
    Realizimi i pavarėsisė sė plotė ėshtė opsioni i vetėm i mbijetesės, ngaqė ēdo zvarritje dhe kushtėzim i sovranitetit tė plotė ėshtė i barasvlershėm me dėnimin me kusht dhe mohimin e tė drejtės demokratike tė qytetarėve pėr deklarim tė lirė pėr tė ardhmen e tyre, ngaqė nuk mund tė ketė marrėveshje dhe pajtim nė mes tė palės qė projektoi gjenocidin kundėr shqiptarėve dhe palės qė pėsoi nga krimet monstruoze tė regjimit tė Beogradit, qė ende dėrgon sinjale tė freskėta mbi krimin nė Kosovė duke dėrguar pėr ēdo ditė kufomat e paketuara. Asnjėherė nuk ka ndodhur nė histori dhe nė praktikėn juridike qė tė abolohet krimi dhe tė dėnohet viktima, aq mė larg tė negociojnė ata drejtpėrdrejt nė mes vete, nė kėtė rast me ēdo kusht duhet tė dėnohet pala qė shkeli ligjet ndėrkombėtare, duke shkaktuar katastrofėn humanitare dhe dėbimin e dhunshėm tė njė milionė njerėzve nga prona dhe shtėpitė e tyre, me marrjen e tė drejtės pėr negocime pėr statusin final tė Kosovės. Edhe pse ndikimi i rusėve nuk do tė jetė i vogėl (ata vazhdimisht pėrkrahėn politikėn shfarosėse tė Millosheviqit, jo vetėm diplomatėt rus, por edhe kisha ortodokse ruse, me nė krye kryepopin Aleksej) meqė vetoja ruso-kineze do tė vėshtirėsojė pavarėsinė e plotė dhe do tė vonojė procesin e pavarėsimit. Por fakti i pėrshpejtimit tė procesit tė bisedimeve, qė u iniciua nga diplomacia amerikane, ėshtė barrierė e pamposhtur pėr pėrpjekjen ruse qė ka pretendim me ēdo kusht tė rikthehet nė Ballkan, por edhe pėr t'i krijuar probleme diplomacisė amerikane dhe administratės sė Bushit e cila ėshtė angazhuar si nė planin e brendshėm dhe atė tė jashtėm pėr tė siguruar mjete tė mjaftueshme financiare pėr rindėrtimin e Irakut, por edhe krijimin e stabilitetit politik nė mes tė suni-ve dhe shiit-ve, qė do tė pėrmbushte pėrpjekjet amerikane pėr demokratizimin e plotė dhe rikthimin e sovranitetit tė plotė kushtetues tė Irakut.
    Angazhimi i drejtė amerikanė kudo nė botė me siguri duhet tė kompletohet me pavarėsimin e plotė tė Kosovės, duke dhėnė sinjale tė qarta se nuk ka zgjidhje tjetėr ne botė pėrveē ndėrtimit tė demokracisė nė pėrmasa jo vetėm rajonale, por edhe globale, prandaj ēdo pėrpjekje pėr vonesėn e kėtyre proceseve tė filluara ėshtė vetėm "prashitje nė ujė", kjo nėnkupton edhe tė drejtėn e kosovarėve qė vetė tė vendosin pėr tė ardhmen e tyre, qė do tė qetėsonte Ballkanin nga ethet e luftės. Po qė se procesi i bisedimeve do tė pėsojė fiasko, do tė ishte i pamoralshėm insistimi qė Kosova tė monitorohet nga BE-ja, meqė kjo pėrveē shpenzimeve tė mėdha do tė krijonte probleme tė mėdha edhe pėr shkak tė dėshtimit tė votimit tė Kushtetutės evropiane nga francezėt dhe holandezėt dhe tė interesave tė ndryshme qė janė vazhdimėsi e lidhjeve tė mėhershme historike. Prandaj ajo qė fillojė me angazhimin amerikanė edhe duhet tė pėrfundojė, ndoshta edhe me zgjidhjen mė tė arsyeshme pranimin unilateral tė shtetit tė Kosovės.
    Pėrfundimisht kur NATO-ja intervenoi nė Kosovė kėtė e bėri me tė njėjtėn ambivalencė qė edhe karakterizon veprimin e saj, "NATO-ja e cila nė rastin e Kosovės ėshtė mė afėr protektoratit tradicional tė qeverisjes se sa qė influencoi ndonjė kualitet tė ri. Forcat e NATO-s janė nė Kosovė nė bazė tė mandatit tė OKB-sė i cili nė efekt ėshtė kundėr aspiratave tė popullsisė lokale shqiptare. Shqiptarėt nuk luftuan pėr autonomi, por pėr pavarėsi dhe sigurisht jo tė mbeten nėn qeverisjen jugosllave", thotė Kissinger ("Does America need a foreign policy").
    Kisingjeri saktėsisht parashikoi se ēka do tė ndodhė pas Millosheviqit? "Jugosllavia demokratike e pėrkrahur nga Rusia do tė kėrkojė nė OKB t'ju pėrmbahet rezolutės sė Kėshillit tė Sigurimit qė t'i mundėsojė ushtrimin e tė drejtave tė banorėve tė vet". Cili do tė jetė qėllimi amė pėr kėrkesat e kosovarėve pėr pavarėsi tė cilat janė tė sigurta nė pėrmbajtje. "Do tė jetė ironike pėr SHBA qė kanė luftuar nė emėr tė autonomisė sė kosovarėve, por tash tė rezistojė, por edhe tė luftojė qėllimet qė tė arrihet pavarėsia e kosovarėve", saktėson ai.
    Kjo e drejte rezulton edhe nga e drejta e qytetarėve tė Kosovės pėr tė jetuar tė lirė, tė sigurt dhe tė jenė pjesė e prosperitetit tė gjithė qytetarėve evropianė. Lufta nė Kosovė dhe angazhimi i Aleancės veri-atlantike kishte mu kėtė qėllim, prandaj ēdo pėrpjekje pėr devalvimin e kėtyre vlerave do te thotė dėshtim i plotė i angazhimeve tė Unionit Evropian dhe tė vetė Kėshillit tė Sigurimit, meqė kėrkesa kinse pėr implementimin e plotė tė rezolutės 1244 pas shtatė vite paqeje paraqet nė mėnyrė tė rėndėsishme pėrpjekjen pėr ndėrrimin e kursit politiko-diplomatik nė raport me Kosovėn, edhe pse kėtė tė drejtė-tė drejtėn e zbatimit tė plotė e kishte misioni i UNMIK-ut, duke rikujtuar faktin se Bashkimi Evropian, Komisioni Evropian si dhe Banka Botėrore ishin pėrgjegjėse pėr rindėrtimin e ekonomisė sė shkatėrruar kosovare, dhe atė gjithnjė nė pajtueshmėri me Rezolutėn 1244 qė ka mbėshtetje juridike nė kapitullin VII tė Kartės sė OKB-sė, kapitull ky qė parashikonte njė aksion vendosės dhe imponues.
    Dimensioni i problemit ėshtė paksa mė kompleks se qė paramendohet meqė ėshtė pjesė e zvarrė e procesit tė shpėrbėrjes tė njė krijese tė vdekur "Jugosllavi" - jo Serbi, meqė edhe Serbia kishte burimin e shtetėsisė nė kushtetutėn jugosllave, njėjtė si republikat dhe krahinat autonome, meqė Kosova kishte tė drejtėn e vetos, qė asaj i garantonte vendosje dhe qeverisje tė barabartė me subjektet tjera federale. Nuk mundet assesi tė mohohet ky fakt shumė i rėndėsishėm nė raportet Kosovė-Federatė, prandaj edhe gjatė fazės sė bisedimeve nuk mund tė nėpėrkėmbet institucioni-veto qė kishte Kosova dhe qytetarėt e saj, si gjatė fazės sė para shpėrbėrjes sė dhunshme, por edhe pas saj. Serbia me luftė shkatėrroi burimin e shtetėsisė sė saj, Jugosllavinė, ashtu siē humbi sovranitetin dekorativ tė saj mbi Kosovėn me luftė, prandaj Serbia gjithsesi duhet tė dėnohet pėr shkatėrrimin e Jugosllavisė (ish-anėtare fuqiplote e OKB-sė) qė me luftė tė pėrgjakshme pretendonte qė ish-Jugosllavinė ta bėjė Serbi tė madhe, pėrmes instrumentalizimit tė ushtrisė jugosllave, meqė Serbia humbi luftėn. Nuk ka pajtueshmėri qė Kosova tė jetė pjesė e Serbisė, meqė pėr kėtė asnjėherė nuk ka dhėnė pėlqimin, por ėshtė subjekt i pavarur qė i duhet vetėm njohja ndėrkombėtare. Meqė Rezoluta 1244 i referohet nocionit Jugosllavi e jo Serbi, ėshtė vetėm shprehje e raporteve tė pėrkohshme dhe koncesioneve qė i bėheshin Rusisė nė Kėshillin e Sigurimit, pa pėlqimin e Kosovės, vetėm pėr tė ndalė makinerinė fashiste ushtarake tė Millosheviqit. Prandaj ēdo shtyrje e zgjidhjes sė plotė tė problemit tė Kosovės dhe pavarėsimit tė saj tė plotė, duke pritur aderimin e plotė tė Serbisė nė Bashkėsinė Evropiane, do tė thotė stagnim nė tė gjitha fushat dhe pengim i zhvillimit ekonomik tė Kosovės por edhe i vet Serbisė, por edhe rajonit, qė sigurisht mė vonė do tė kėrcėnonte rajonin edhe nga shpėrthimet sociale qė do tė kushtonin shumė mė shtrenjtė pėr BE-nė.
    Bisedimet eventuale dypalėshe do tė duhej tė ishin vetėm njė test pėr tė testuar vendosmėrinė politike tė shqiptarėve pėr shtetėsi, prandaj edhe pranimi i palės shqiptare pėr bisedime duhet vetėm tė pėrmbushė tė drejtėn e pakontestueshme tė tyre pėr deklarim tė lirė, qė u shkelė me luftė, por qė forcat vetėmbrojtėse tė UĒK-sė pėrligjėn tė drejtėn institucionale tė mbrojtjes sė territorit, te jetėve tė civilėve dhe tė pasurisė tokėsore e nėntokėsore dhe fituan luftėn nė tokė, tė ndihmuara nga Aleanca Veri-atlantike nga ajri, duke krijuar njė realitet tė ri, tė demokratizimit tė shoqėrisė qytetare dhe mbajtjes sė zgjedhjeve nacionale dy here dhe atyre lokale, duke krijuar paradispozitat reale tė jetėsimit tė pavarėsisė sė Kosovės dhe pranimit tė saj ndėrkombėtar.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #272
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Pala Kosovare ndan detyrat


    Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu, do tė flas pėr pasqyrėn e pėrgjithshme tė situatės dhe do tė paraqese qėndrimin e Kosovės pėr sa i pėrket statusit.

    Kryeparlamentari Kolė Berisha do tė flase pėr jetėn parlamentare nė Kosovė,

    ndėrsa kryeministri Agim Ēeku pėr Qeverinė- qeverisjen dhe pėrmbushjen e standardeve.

    Kryetari i PDK-s, Hashim Thaēi do tė flase pėr vizionin kosovar tė bashkėpunimin rajonal tė Kosovės,

    ndėrsa kryetari i Partisė Reformiste ORA, Veton Surroi, do tė flas pėr komunitete nė Kosovė.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #273
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar mė parė nga grande delpiero
    ncncnc hehhe more budall more budall lumi ti qe ske mend as nuk te dhemb koka as nuk ke probleme per ty krejt eshte bardhe e zi oooo ti nuk merr vesh ne keto ujera jo se budall je ti ku e din ti qfare eshte politika . mjer vendi qe ka njerez sikur ti po a po mendon qe ata te "tute" nuk do te takoheshin me slloben a po te ishin nen presion ncncncncc .ski faj ti jo po truni yt ka heheeh .mjer ne mjer po tash po filloj ta kuptoj ate artistin shqiptar qe tha se kosovaret jane injorante dhe primitive ncncnc. Dil te lutem nga forumi mos i jep nje hije te keqe te tere kosovareve ne kete forum ku seriozisht ka disa koka te ndritura .


    Mekat qe talenti nuk eshte semundje ngjitese, sepse kesisoj nuk do te kishim kaq shume budallenj neper kembe.






    Rugova ne Itali

    E shtrėngoi pėr dore, e falėnderoi dhe i tha:” Unė mendoj se Italia ėshtė vend i bukur pėr ty.”
    -Rugova buzėqeshi i lumtur. Hapat e tij mezi dėgjoheshin nėpėr korridorin e pallatit presedencial jugosllav.
    Makina e blinduar priste pranė. Pas njė dreke tė rreshkėt, shlivovicės dhe gazmoreve qė treguan Rugova dhe Millosheviēi, presidenti ynė ndjehej ca i ēlodhur dhe i pabrenga. Nė dalje tė pallatit njė gjeneral foli: “ Hallo Prishtina, Prishtina...a mė dėgjon?”
    - “Siurdhėroni zoti gjeneral-u “,dėgjua zėri. “Urdhėr nga kryekomandanti i forcave tė armatosura tė APJ-s , respektivisht kryetarit tė shtetit: Rugova u nis, masat e sigurisė numėr 1. Nuk guxon Rugovės t“i mungojė as njė qime floku. As familjes sė tij. Urdhėr i prerė. Segret shtetror numėr 1. Interes shteteror numer 1.
    Makina e presidentit Rugova u tret me shpejtėsi.
    -Nuk do tė vrasim asnjė tė LDK- s pyeti zėri. Po. Po.Do tė vrasim tė tjerė, shtoi gjenerali nga shkallet e pallatit.
    Presidenti Rugova herė pas here vėshtronte nga xhami. Dielli pėcėllues ndjehej si saē mbi Kosovė.
    Bombat dhe rafalet nuk pushonin. Presidenti ynė kalonte NĖN atė breshėri si njė profet qė nė Bibėl e ēante detin nė dy pjesė. Perėndia e mbronte. Majtas dhe djathtas shtėpi tė rrėnuara, tym, zjarr, njerėz pa kokė, gjymtyrė fėmijėsh dhe aty kėtu ndonjė qen e ndonjė lopė e braktisur. -” Shiko ē“ka na bėn terrorristat”-pėshpėriti presidenti. Ushtarėt, paramilitarė dhe policėt salutonin presidentin tonė. “Jam president i njė vendi pa popull”, tha ai, gjersa me dorėn e djatht pėrshėndeste ushtarėt.
    Nė aeroport po ajo rrėmujė; ushtarė, policė, paramilitarė pėrcillnin presidentin tonė pėr Itali. Ai u ndal nė shkallė, u buzqeshi ėmbėl dhe u pėrkul deri nė gjunj duke i falenderuar me dorėn nė zemėr.Avioni u ngrit me hov.
    -”Ē“janė kėto kampe atje poshtė”-pyet presidenti kėshilltarin e tij.
    -”Kosovarėt PO BĖJNĖ PIKNIK”,tha ai.
    -”Maqedonia nuk ka det, apo jo ,-pyeti presidenti. Pse nuk shkojnė nė Itali, apo Greqi?
    -Mendoj, se ėshtė mė afėr Maqedonia, ia ktheu kėshilltari.Kushton mė pak. Kur stjuardesa erdhi pėr t“i mbledhur ushqimet e mbetura, presidenti tha:”Shih, shih, shiko poshtė, pėrsėri tenda, " kush janė
    ata?"
    -”Kukėsi Zotni President.
    -”Po janė ēmend kėta komunistat e Shipnisė, pse nė Kukės bėjnė pushime e jo ne det?”
    -Jo. Zotni president, kosovarėt bėjnė piknik edhe nė Shqipni.
    -”Hi, hi, hi,- u qesh Rugova- u realizua ideja ime pėr Kosovėn e haptė nga Shipnija dhe Serbija. Mė
    vjen mirė qė populli dhe presidenti i kalojnė pushimet nė muajin e njejtė.”
    -”Do t“ishte mirė t“i bėnim popullit njė vizitė atje poshtė”, e ndėrpreu kėshilltari.
    -Nuk e sheh sa tenda janė, atje mund tė infektohem, tė marrė njė sėmundje, unė nuk mund tė futem
    nė mes tė atij populli uhmm.”Mlodhi buzėt presidenti nė shenjė neverie. Nė at ēast telefoni cingėrroi:
    -”Po Millosh...po jam mirė...jo ...mos u brengos...natyrisht...nuk qeshem nė Romė mė shumė se nė
    Beligrad...jo..jo...unė nuk e harroj kurrė se nuk mė ke burgos...edhe zgjedhjet qė i lejove...po....nė…"
    Drenicė, po de...kur luftohej...po ...siurdhero.....”
    -”Ti je kryetar i zgjedhur, kupton.” Ky zė ishte i lartė dhe u dėgjua jasht telefonit.
    ”Po Zotni Millosheviē, mos u mėrzit, ashtu si jemi marrė vesh, shtoi presidenti ynė.
    Avioni zvarritej mbi qiellin e Italisė. “Kur tė pranohet Kosova nė NATO do tė kėrkojmė edhe pjesėn shqiptare nė Maqedoni, edhe nė Mal tė Zi, edhe nė Kosovėn Lindore. Por nė mėnyrė paqėsore, mė
    kupton. ”(Nė mėnyrė paqėsore mund ta kėrkojsh edhe Italinė.Dėshira nuk ėshtė e ndaluar me as njė ligj ndėrkombtar”). Kupton?-vazhdoi presidenti. Por pėr ta realizuar nė fakt, nė fakt, nė fakt nuk bėn asgjė. Si tani. Mė kupton? Kėshtu hidhet populli nė gjum. Ne jetojmė mirė; shpijėn pallat, rrogėn e mirė, mė shumė nė ballan se nė tokė, ēka dojmė na ma shumė ,hi hi hi. A e pe edhe Milloshi asht i kenaqun me politiken teme. E Ukshin Hoti ku asht a ...ha ha ha?-Populli na beson, pah, po popull t“mirė kena, shumė i dashtun hi hi hi ...ky populli jem uhmmm , do ta kisha puth ne faēe!
    -”E Thaēin” e ndėrpreu kėshilltari. Mos ma pėrmend at njeri, se sum ze xhumi, ia ktheu Rugova nervoz. Ca minuta mė vonė avioni aterroi nė aeroportin e Romės. Kėtė rrugė e kishte bėrė edhe Pirro edhe Gjergji pėr ta ndihmuar Alfonsin e V. Por ai besonte se liria fitohet ndryshe dhe nuk duronte qė populli t“i dėrgohej nė PIKNIK. Edhe Papa Klementi edhe Luigji, edhe Noli edhe De Rada kishte jetuar aty , apo kishin kaluar, por, tė gjithė me detyra tjera nga presidenti.
    Ca minuta mė vonė predsidenti i hoqi pantallonat dhe u zhyt nė deti. Breket e tij ishin me lule te vockela, lulqeni, te sarita me ato qe behet ēaji. Me keso lule shpesh grate benin dimija.
    Kerceu ne det si njė peshk, o Zot sa bukur notonte! Serbia duartrokiti. Te gjitha programet televizive tregonin scena nga notimi i shkelqyeshem i tij! O Zot, si Peshkaqen! Shalli i tij i terhiqes pas shpine deri sa ai notone i pabrenga!
    Kosova u gėzua qė presidenti freskohej dhe bronzohej nė Italinė mike. Shqiptaret brohoriten. Dielli po perėndonte ngadal dhe rėndė. Bėnte vapė e madhe edhe nė muzg. Kosova digjej flakė, me fėmijė,gra, vasha, djem, pleq e plaka! Me shtėpi e kafshė .Me rrasht e asht. Kosova pėrjetonte skėterrėn pėr sė gjalli.
    Nė Paris, nė Paris Kadare fshinte lotėt, kurse bashkshortja e ngrysur dhe duke dėnesur ndezi njė qiri pėr Kosovėn nė njė katedralė.Qosja po qante me zė. Kumte tė reja vinin nga malet e UĒK-s.
    Vajzat e reja lidhnin plagėt e ushtarėve. Njė vashė tjetėr 16 vjeēare fshinte lotėt duke mbajtur koken e njė ushtari ne gjoksin e saj. Ai sapo kishte vdekur. Shqiptari po ribėhej, po ringritej nė kėmbė.O Zot, ē“zezonė! Ē feniks?! Njė komb rikrijohej nga pluhuri i vetė!
    Rugova doli nga uji dhe lėpinte njė akullore italiane. Sot kishte marre nje straēatella, i pėlqenin shumė copėrat e ēokolatės qė e befasonin nė gojėn e tij presedenciale dhe tha: “ pah po bregdet i bukur, do t“ishte mire ta kerkojme edhe Italine ne menyre paqesore. Sa bukur.
    Deri sa po perlahej me Bukoshin pėr para u afrua njė plakė italiane dhe e pėshtyu mu nė akullore. O Zot kurrė nė jetė nuk jam pezmatuar aq shume ndaj plakave italiane si ndaj asaj zonje. Per kete protestova ashper nė UNO, nė NATO dhe prane Qeverise Italiane dhe kerkova qe plaka tė ekzekutohej. Presidenti italian i dergoi Kryeministrit tone 20.000 lireta, si demshperblim dhe u pajtuan. Por unė jo! Qė nga ajo dite nuk mund t“i shoh plakat me sy! Ja bėrė Antiplakė i rrezikshem dhe tash ēdo ditė nė mure shkruaj:" Poshtė plakat me rrudha", "Rroftė straēatella".
    i huazuar nga antari i keti forumi Shėn Albani

    http://www.forumishqiptar.com/showth...ht=Ukshin+Hoti
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #274
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Sejdiu tha nė Vjenė se pavarėsia e Kosovės ėshtė alfa dhe omega, fillimi dhe mbarimi i qėndrimit tonė

    presidenti_sejdiu Kėshtu ka deklaruar sot /e hėnė/ nė takimin e nivelit tė lartė midis pėrfaqėsuesve tė Kosovės dhe atyre tė Serbisė, i cili po mbahet nė Vjenė nėn ndėrmjetėsimin e tė dėrguarit tė posaēėm pėr statusin, Marti Ahtisari, ku po marrin pjesė edhe kancelari austriak Volfgang Shysel, ministrja Ursula plasnik, pėrfaqėsues tė vendeve tė Grupit tė Kontaktit dhe personalitete tė njohura botėrore. Pasi qė iu ka shprehur mirėnjohje pėr punėn e madhe qė keni bėrė nė Kosovė gjatė gjithė kėtyre viteve e sidomos gjatė vitit tė fundit. Duke theksuar fuqishėm vendosmėrinė pėr gjetjen e zgjidhjeve mė tė mira pėr secilėn ēėshtje qė lidhet me pakon pėrcjellėse tė pavarėsimit tė vendit tonė, presidenti Sejdiu ka theksuar se tė gjitha qėndrimet e paraqitura deri tash mbėshteten nė kėmbėnguljen tonė pėr tė ndėrtuar njė Kosovė tė pavarur, sovrane dhe demokratike pėr tė gjithė qytetarėt e saj. Ky vullnet ėshtė verifikuar sa e sa herė pėrmes instrumenteve demokratike siē ėshtė Referendumi i vitit 1991, zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale tė viteve 1992 dhe 1998, Lufta Ēlirimtare pėr liri dhe pavarėsi, por edhe e gjithė praktika demokratike e ndėrtimit tė institucioneve tė Kosovės tė dala nga vota e lirė e qytetarėve pas luftės dhe tė vlerėsuara nė shkallėn mė tė lartė nga faktori ndėrkombėtar.

    Prandaj, pavarėsia ėshtė alfa dhe omega, fillimi dhe mbarimi i qėndrimit tonė.


    Lexo fjalėn e plotė tė presidentit Sejdiu


    FJALA E PRESIDENTIT TĖ KOSOVĖS FATMIR SEJDIU NĖ
    TAKIMIN E VJENĖS, 24 KORRIK 2006

    I nderuari President Ahtisari,
    Tė nderuar pėrfaqėsues tė Grupit tė Kontaktit,
    Tė nderuar pėrfaqėsues tė bashkėsisė ndėrkombėtare nė Kosovė,
    Zonja dhe zotėrinj,


    Mė lejoni qė nė emėr tė popullit tė Kosovės, tė institucioneve demokratike dhe tė Ekipit tė Unitetit, t'ju shpreh mirėnjohjen time pėr punėn e madhe qė keni bėrė nė Kosovė gjatė gjithė kėtyre viteve e sidomos gjatė vitit tė fundit, qė pėr ne shėnon rrumbullakimin e procesit pėr pavarėsimin e Kosovės.

    Njė mirėnjohje tė veēantė dua t'i shpreh Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, Grupit tė Kontaktit, dhe Juve, President Ahtisari dhe ekipit tuaj, pėr angazhimin e fuqishėm pėr tė pėrmbyllur kėtė proces qė ėshtė nė interes tė veēantė tė popullit tė Kosovės, tė shumicės dhe tė pakicave, si dhe nė interes tė pėrgjithshėm tė paqes dhe tė stabilitetit nė Kosovė dhe nė rajon.

    I nderuari President Ahtisari,

    E kemi theksuar dhe e themi prapė se pėr popullin tonė nuk ka proces mė tė rėndėsishėm se procesi qė ka pėr qėllim pėrcaktimin e statusit pėrfundimtar tė Kosovės. Pėrkushtimi ynė i pėrhershėm ka qenė dhe mbetet qė ky proces tė jetė i hapur, transparent dhe paqėsor. Siē e dini, ne jemi duke punuar ngushtė me Ju dhe ekipin Tuaj pėr ta realizuar kėtė qėllim. Gjatė gjithė raundeve tė bisedimeve tė deritashme nė Vjenė kemi ofruar dokumente tė hollėsishme pėr pozicionin e Kosovės rreth njė varg ēėshtjesh teknike: reformimin e pushtetit lokal apo decentralizimin, trashėgiminė kulturore e religjioze, ēėshtjet ekonomike, etj.

    Ekipet qė kanė pėrfaqėsuar Kosovėn nė raundet e deritashme tė bisedimeve kanė qenė tė mandatuara plotėsisht nga Ekipi i Unitetit (Delegacioni i Kosovės pėr status) qė tė hulumtojnė dhe gjejnė zgjidhjet mė tė mira pėr kėto ēėshtje dhe, si tė tilla, kanė shprehur plotėsisht qėndrimet e Ekipit tė Unitetit.

    E theksojmė fuqishėm se ne jemi tė vendosur tė gjejmė zgjidhjet mė tė mira pėr secilėn ēėshtje qė lidhet me pakon pėrcjellėse tė pavarėsimit tė vendit tonė. Por, unė dua tė theksoj para jush se ne nė Kosovė dhe nė rajon presim qė procesi tė pėrfundojė para fundit tė kėtij viti me pavarėsimin e vendit tonė.

    Kosova, pas luftės, ka kaluar nėpėr shtatė vite tė paqartėsisė sė statusit. Kjo paqartėsi ka penguar zhvillimin ekonomik dhe ka ushqyer tensionet politike. Zvarritja e mėtejme e rrumbullakimit tė statusit tė Kosovės nuk ėshtė nė interes tė askujt nė Kosovė, tė askujt nė rajon, dhe besojmė fuqimisht se kjo paqartėsi dhe zvarritje ėshtė po ashtu nė dėm tė paqes dhe tė stabilitetit tė pėrgjithshėm nė Evropėn Juglindore. Prandaj, procesi qė tashmė njihet si
    proces i Vjenės duhet t'i kontribuojė pėrcaktimit tė statusit tė Kosovės shpejt dhe pėrfundimisht.

    Ėshtė vullnet i pathyeshėm i shumicės dėrmuese tė popullit tė Kosovės qė Kosova tė bėhet shtet i pavarur dhe sovran. Ky ėshtė vullneti i shumicės sė popullit tė Kosovės qe njė kohė tė gjatė, madje shumė kohė para represionit dhe gjenocidit tė viteve tė Millosheviqit.

    Krahas pėrkujtimit tė vazhdueshėm, kėto ditė na janė pėrkujtuar sėrish krimet e regjimit serb gjatė viteve 90, me fillimin e gjykimit nė Tribunalin Penal Ndėrkombėtar pėr ish-Jugosllavi nė Hagė tė gjashtė ministrave dhe gjeneralėve tė Millosheviqit, duke pėrfshirė ish-Presidentin e Serbisė, pėr krime qė pėrfshijnė deportimin e dhunshėm tė mbi 800 mijė shqiptarėve tė Kosovės - tė gati gjysmės sė popullsisė sė vendit tonė -- dhe tė masakrės sė mbi 100 burrave dhe djemve gjatė njė nate nė njė fshat nė Kosovėn jugore, nė Krushė tė Vogėl. Kėto janė vetėm disa nga krimet e tmerrshme tė kryera me paramendim ndaj njė populli tė tėrė me dekada nga regjimet serbe.

    Njė jetė e tėrė njeriu nuk mjafton tė shėrohen plagėt qė njė popull i tėrė ka marrė nga krime tė tilla, lėre mė pak vite. Fotografitė e tė zhdukurve nga lufta ende qėndrojnė varur nė rrethojėn e ndėrtesave qeveritare nė Prishtinė. Familjet tona mbajnė zi pėr ēdo ditė, mirėpo pėrkundėr gjithė kėsaj dhimbjeje, ne e dimė se kjo ėshtė e kaluara, ndėrsa ne duhet tė shikojmė kah e ardhmja. Nuk mund ta harrojmė tė kaluarėn, por jemi tė pėrcaktuar qė tė shkojmė kah e ardhmja.

    Pėrkundėr kėsaj historie, dėshira mbizotėruese e popullit tė Kosovės ėshtė tė ndėrtohet njė shoqėri multietnike me tė drejta tė barabarta pėr tė gjitha komunitetet. Kjo ambicie formėson qėndrimet tona nė procesin pėr pėrcaktim tė statusit final dhe nė punėn e institucioneve tė pushtetit nė Kosovė. Dėshira pėr tė zhvilluar institucionet tona demokratike, pėr tė
    hartuar ligje dhe pėr tė vendosur norma qė ndėrtojnė, mbrojnė dhe mbajnė njė shoqėri multietnike ėshtė nė qendėr tė punės sė institucioneve tė Kosovės pėr tė bėrė pėrparime nė ato qė quhen Standarde pėr Kosovėn.

    Institucionet dhe populli i Kosovės janė fuqimisht tė pėrcaktuar qė nė Kosovė tė instalohet shteti i sė drejtės me njė korpus ligjor tė avancuar pėr mbrojtjen e pakicave dhe pėrfaqėsimin e tyre nė institucionet e Kosovės. Po kėshtu, qeverisja efektive, njė ekonomi e qėndrueshme tregu dhe funksionale janė qėllime dhe prioritete tė Qeverisė dhe tė institucioneve tė Kosovės sot dhe nesėr.

    I nderuari President Ahtisari,

    Tė gjitha qėndrimet e paraqitura deri tash mbėshteten nė kėmbėnguljen tonė pėr tė ndėrtuar njė Kosovė tė pavarur, sovrane dhe demokratike pėr tė gjithė qytetarėt e saj. Kjo kėmbėngulje buron nga vullneti i pėrgjithshėm politik i popullit tė Kosovės, nga e drejta e tij e natyrshme pėr vetėvendosje. Ky vullnet ėshtė verifikuar sa e sa herė pėrmes instrumenteve demokratike siē ėshtė Referendumi i vitit 1991, zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale tė viteve 1992 dhe 1998, Lufta Ēlirimtare pėr liri dhe pavarėsi, por edhe e gjithė praktika demokratike e ndėrtimit tė institucioneve tė Kosovės tė dala nga vota e lirė e qytetarėve pas luftės dhe tė vlerėsuara nė shkallėn mė tė lartė nga faktori ndėrkombėtar.

    Prandaj, pavarėsia ėshtė alfa dhe omega, fillimi dhe mbarimi i qėndrimit tonė.

    Nė njė shoqėri multietnike, qeveria duhet t'i pėrfaqėsojė drejt e ndershmėrisht tė gjitha komunitetet. Nė Kuvend dhe nė Qeverinė e Kosovės janė rezervuar ulėse pėr komunitetet joshqiptare tė Kosovės. Pakicat e tjera, me pėrjashtim tė serbėve kanė zėnė vendet e tyre nė Kuvend dhe nė Qeveri. E themi me keqardhje tė thellė se njė pjesė e pėrfaqėsuesve serbė ende nuk i kanė zėnė vendet e veta dhe refuzojnė tė marrin pjesė nė detyrėn tonė tė
    pėrbashkėt tė qeverisjes. E di nga bisedat qė kam me kėta pėrfaqėsues se kjo shpeshherė nuk ėshtė zgjedhja e tyre, por rezultat i presioneve nga Beogradi, i cili dėshiron ta delegjitimojė Qeverinė e Kosovės. Siē bėri Pėrfaqėsuesi Special i OKB-sė nė raportin e tij tė fundit para Kėshillit tė Sigurimit, i bėj thirrje Beogradit t'i japė fund kėtij bojkoti dhe t’iu mundėsojė serbėve tė Kosovės tė zėnė vendet qė u takojnė nė Qeverinė tonė. Ata janė tė mirėseardhur aty dhe do tė jenė tė mirėseardhur gjithherė. Dhe ndonėse mungesa e tyre aktualisht pengon punėn tonė pėr tė ndėrtuar institucione tė pėrbashkėta, ajo nuk e ndal kėtė punė.


    Kemi pėrgatitur plane gjithėpėrfshirėse dhe tė hollėsishme pėr komuna tė reja dhe qeverisje lokale nė Kosovė. Siē ka vendosur tashmė Grupi i Kontaktit, nuk mund tė krijohen entitete tė ndara etnike nė Kosovė.

    Ne jemi tė pėrkushtuar qė tė zhvillojmė njė proces pėrmbajtėsor tė reformimit tė pushtetit lokal, por nė tė njėjtėn kohė jemi tė vendosur qė tė ruajmė karakterin unitar tė Kosovės dhe integritetin territorial tė saj ; e gjithė kjo nė pajtim tė plotė dhe nė frymėn e parimeve udhėheqėse tė pėrcaktuara nga Grupi i Kontaktit. Kosova, sikur edhe tani, do tė ketė njė qeveri pėr tė gjithė qytetarėt e saj, ndėrkohė qė vendimmarrja pėr shumė ēėshtje qė kanė tė bėjnė me komunat do tė bartet nė nivelin lokal pėrmes kėsaj reforme tė kujdesshme qė po bėjmė.

    I kemi diskutuar kėto plane nė hollėsi me UNOSEK-un dhe Serbinė dhe kėto biseda po vazhdojnė. Mbesim me shpresė se do tė japin rezultatet e tyre. Ka njė pėrparim nė bisedat pėr mėnyrėn se si mund ta mbrojmė mė sė miri trashėgiminė kulturore tė komuniteteve tė Kosovės duke pėrfshirė kishat, manastiret dhe vendet e tjera me rėndėsi religjioze dhe kulturore. Nga ana e Kosovės, pėrkushtimi ynė ėshtė i qartė si kristali : ne do ta mbrojmė dhe ruajmė gjithė trashėgiminė kulturore tė Kosovės, duke i kushtuar po kėshtu vėmendje tė veēantė trashėgimisė sė komuniteteve joshqiptare, d.m.th. minoritare, tė Kosovės. Kjo ėshtė trashėgimi e pėrbashkėt e gjithė popullit tė Kosovės, dhe prandaj ėshtė detyra jonė ndaj gjithė qytetarėve tanė ta mbrojmė dhe ruajmė kėtė trashėgimi. Nė veēanti do tė ruhen tė drejtat e kishės ortodokse serbe, tė pėrfaqėsuesve dhe pjesėtarėve tė saj, ndėrsa manastiret dhe kishat do tė mbrohen nė pėrputhje me normat relevante ndėrkombėtare, duke pėrfshirė Deklaratėn Universale dhe shumė instrumente tė tjera tė OKB-sė dhe Kėshillit tė Evropės.

    Sa u pėrket ēėshtjeve ekonomike, Kosova ka prezantuar njė qėndrim tė qartė, i cili konsiston nė gatishmėrinė tonė pėr tė marrė tė gjitha obligimet e arsyeshme qė dalin pėr tė nė njė proces normal suksesioni, si dhe pėr mbrojtje tė plotė tė tė drejtave pronėsore tė tė gjithė qytetarėve tanė.

    Zonja dhe zotėrinj,

    Janė dy realitete tė pakontestueshme tė Kosovės sė sotme qė duhet tė njihen. Sė pari, qė nga tmerri dhe vuajtjet e mėdha qė ka pėrjetuar populli i Kosovės sidomos qė nga viti 1989 dhe pėrfundimisht mė 1999, Kosova ėshtė qeverisur ndaras nga Serbia. Ora e historisė nuk mund tė kthehet mbrapa. Realiteti i dytė - po aq i pakontestueshėm - ėshtė dėshira e qartė dhe mbizotėruese e shumicės dėrmuese tė popullit tė Kosovės qė Kosova mė nė fund tė njihet si shtet i pavarur dhe sovran. Ky vullnet nuk mund tė injorohet apo tė zhbėhet me biseda. Ka vetėm njė rrugė drejt stabilitetit qė e synojmė tė gjithė: njė vendim tė qartė dhe tė vendosur pėr ta bėrė Kosovėn mė nė fund shtet tė pavarur.

    Dua t'ju siguroj edhe njėherė se shteti i Kosovės do tė ofrojė gamėn mė tė gjerė tė mundshme tė mbrojtjes, si kushtetuese ashtu edhe praktike, pėr tė siguruar sundim tė ligjit dhe mbrojtje tė tė drejtave tė tė gjitha komuniteteve pakicė: serbėve, turqve, romėve, ashkalive, boshnjakėve. Kosova do tė jetė njė shtet nė paqe me veten dhe me fqinjėt e parė dhe me rajonin nė pėrgjithėsi.

    Ne nuk kemi pretendime apo lakmi pėr territore tė tė tjerėve, por as nuk do tė tolerojmė pretendimet ndaj territorit tonė. Ne pranojmė plotėsisht kushtet qė ka vėnė Grupi i Kontaktit pėr procesin pėr statusin pėrfundimtar, se mu ashtu sikurse nuk mund tė ketė ndarje tė Kosovės, nuk mund tė ketė ndryshim nė kufijtė dhe territorin ekzistues. Nė tė vėrtetė, sapo tė njihemi shtet i pavarur, duam qė tė mbėrrijmė marrėveshje tė shpejta pėr t'i hapur kufijtė tanė - dhe tregtinė tonė - me fqinjėt tanė, duke pėrfshirė nė kėtė kuadėr edhe me Serbinė. Ne duam tė bashkėpunojmė plotėsisht dhe hapur nė tė gjitha fushat me fqinjėt tanė dhe me rajonin, dukė pėrfshirė edhe pėrmes mekanizmave ekzistues tė Paktit tė Stabilitetit dhe procesit tė bashkėpunimit tė Evropės Juglindore. Bashkėpunimi i plotė rajonal bėhet i mundshėm vetėm kur tė jetė zgjidhur ēėshtja e Kosovės, ēėshtja e vetme ende e pazgjidhur nė Evropėn Juglindore.

    Pa marrė parasysh divergjencat qė kemi sot, ėshtė e qartė se populli i Evropės Juglindore - le ta pėrdorim kėtė emėr pėr tė ardhmen e jo 'Ballkani', qė ka gjithė ato konotacione negative nga e kaluara - ka njė aspiratė tė pėrbashkėt pėr tė ardhmen. I pyetni tė rinjtė e Beogradit, tė Shkupit, tė Prishtinės apo tė Podgoricės dhe Tiranės, dhe ju, besoj, do tė dėgjoni
    tė njėjtėn pėrgjigje: Evropė.

    Popujt tanė duan tė udhėtojnė lirshėm, tė punojnė me zotėsitė e tyre mė tė mira, dhe tė gėzojnė liritė dhe mundėsitė qė i gėzojnė ata qė tashmė janė pjesė e Unionit Evropian. Ne mėtojmė tė jemi pjesė e vlerave demokratike dhe normave ligjore qė mishėron Unioni Evropian, dhe jemi tė pėrkushtuar qė tė bėjmė punė praktike pėr t'i inkorporuar ato nė ligjet dhe institucionet tona. Ne e dimė se ky ėshtė njė udhėtim i gjatė dhe i vėshtirė qė kėrkon punė tė madhe, por ne jemi tė pėrkushtuar tė shkojmė kėsaj rruge: sepse nuk ka tjetėr. Kėtė ambicie duhet ta kenė tė gjithė fqinjėt tanė. U them tė gjithė fqinjėve, pra edhe Serbisė : le tė shkojmė pėrpara rrugės sė integrimeve euro-atlantike.

    Ky ėshtė shansi pėr tė ardhmen e Kosovės dhe tė rajonit tonė pėrgjithėsisht. Ky shans mund tė realizohet vetėm me shtetin e pavarur tė Kosovės.

    Z. President,
    Zonja dhe zotėrinj,

    Duke ēmuar lartė pėrkushtimin dhe punėn tuaj pėr tė vendosur paqen dhe stabilitetin e pėrhershėm nė Kosovė, ju sigurojmė se pavarėsimi i Kosovės dhe bėrja e saj shtet modern e demokratik do tė thotė nė tė njėjtėn kohė paqe dhe stabilitet afatgjatė nė tė gjithė rajonin. Bashkėpunimi mė fqinjėt e parė dhe vendet e rajonit janė prioritete tė institucioneve dhe popullit tė Kosovės. Bashkėpunimi nė shkallė rajoni nė fusha tė ndryshme tė interesit tė pėrbashkėt nė Kosovė shihet si pjesė e njė procesi tė gjithanshėm tė integrimit tė vendit tonė nė strukturat e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, qė janė ndėr objektivat kryesorė tė Kosovės.

    Ju bėj me dije se kushtetuta e shtetit tė Kosovės, parimet e sė cilės janė hartuar, do tė reflektojė pėrvojat mė pozitive dhe vlerat universale tė aplikuara nė demokracitė perėndimore.

    Kosova edhe pas pavarėsimit tė plotė tė saj mirėpret njė prani tė lehtė civile ndėrkombėtare. Pėr mė tepėr institucionet tona janė duke punuar nė konceptimin e kėsaj pranie e cila nė Kosovė shihet si njė ndihmesė e rėndėsishme nė kuadėr tė pėrgatitjes sė vendit tonė pėr integrim nė BE. Po ashtu, ne mirėpresim vazhdimin e pranisė sė NATO-s nė Kosovė dhe deklarojmė pėrkushtimin tonė tė fuqishėm pėr njė bashkėpunim tė ngushtė me strukturat e tjera evropiane e botėrore nė sektorin e sigurisė.

    I nderuari President Ahtisari,
    Tė nderuar zonja dhe zotėrinj,

    Populli dhe institucionet e Kosovės janė tė palėkundur nė vizionin pėr njė Kosovė evropiane nė miqėsi tė pėrhershme me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Nė Kosovė historia jonė ėshtė e dhimbshme, e pėrgjakshme.

    Ne nuk mund ta harrojmė kėtė histori, por po ashtu jemi tė vendosur qė tė mos mposhtemi prej saj. Vizioni ynė pėr njė shtet tė pavarur dhe shoqėri multietnike, ėshtė vizion i pėrbashkėt i institucioneve demokratike tė Kosovės dhe i popullit tonė.


    Ju faleminderit !


    Postuar mė: sb blue sky & radio kosova staff me Jul 24, 06 | 12:05 pm
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #275
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Fjala e kryetarit tė PDK-sė dhe anėtarit tė Ekipit Negociator tė Kosovės, z.Hashim Thaēi nė takimin e Vjenės

    -Kosova do tė jetė shtet qė bashkėpunon me tė gjithė fqinjėt me respektim tė sovranitetit dhe integritetit territorial tė njėri-tjetrit, anėtar i Kombeve tė Bashkuara, anėtar i ardhshėm i Bashkimit Europian, anėtar i ardhshėm i NATO-s.
    -Shtet me kufij ekzistues nė pėrputhje me parimet bazė tė sė drejtės ndėrkombėtare; me garanci tė sigurisė nga NATO, pėrfshirė ngritjen dhe zhvillimin e forcės mbrojtėse tė Kosovės tė integruar nė NATO; pjesė e pėrpjekjeve ndėrkombėtare kundėr terrorizmit, krimit tė organizuar dhe trafikimit.




    Hashim Thaēi
    Kryetar i PDK-sė dhe anėtar i Ekipit Negociator tė Kosovės

    Vjenė, 24 korrik 2006

    FJALA NĖ TAKIMIN E VJENĖS

    I nderuari Kancelar Schuessel,

    I nderuar President Ahtisari,

    Zonja dhe zotėrinj,

    Fillimisht dėshiroj ta falėnderoj qeverinė austriake pėr mikpritjen. I shpreh mirėnjohje Presidentit Ahtisari, Ambasadorit Rohan dhe ekipit tė tyre - pėr pėrkushtimin e treguar gjatė procesit tė statusit. Falėnderoj Grupin e Kontaktit pėr mbėshtetjen e vazhdueshme - pėr tė siguruar tė ardhme mė tė mirė pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės.

    Shtatė vjet mė parė, qytetarėt e Kosovės pėrjetuan dhe po e jetojnė pėr herė tė parė lirinė.
    Atė qė nuk e kishim arritur pėr njė shekull, e jetėsuam nė kėto shtatė vite.

    Sot, jemi mbledhur qė tė flasim pėr paqe dhe tė ardhmen tonė tė pėrbashkėt euroatlantike.
    Ne si gjeneratė e kemi pėrgjegjėsinė tė ndėrtojmė paqen pėr brezat e ardhshėm.

    Paqja nuk mund tė jetė vetėm mungesė e luftės, por ngadhėnjim i drejtėsisė. Kemi dėshmuar se jemi pėr zgjidhje politike dhe civilizuese.

    Populli i Kosovės u detyrua tė bėjė luftė tė armatosur, pėr ta fituar lirinė. Gjatė luftės, dėshmuam para botės demokratike se jemi pėr zgjidhje politike. Nė fund, aleanca ushtarake e shteteve mė demokratike nė botė, NATO, u detyrua tė ndėrhyjė, pėr ta ndihmuar popullin e Kosovės.

    Sot, Kosova ėshtė e lirė, ka ndėrtuar institucionet e veta demokratike, paqen dhe mirėkuptimin qytetar nė mes tė gjitha etniteteve dhe religjioneve.

    Kosova pret qė shumė shpejt me identitetin e vet tė ndėrtuar sovran, politik dhe ekonomik, zyrtarizimin e pavarėsisė, realitet me tė cilin e jeton qė nga qershori i vitit 1999.

    Sot, kemi ardhur tė bisedojmė jo pėr tė kaluarėn, por tė prezantojmė vizionin pėr tė ardhmen, jo konfrontues, por mirėkuptues tė dy vendeve tona sovrane, dy vendeve tona qė fatkeqėsisht pėr shkak tė sė kaluarės represive, sot pėrballen me sfidat e varfėrisė dhe tė prapambetjes.

    Para nesh gjendet momenti pėr ndėrtuar paqen dhe tė ardhmen e sigurt pėr gjeneratat e tashme dhe ato qė vijnė. Nuk kemi kohė pėr tė humbur.
    Lufta rrėnoi shoqėritė dhe ekonomitė, shkaktoi vonesėn historike tė vendeve tona nė rrugėn e integrimeve euroatlantike.

    Ėshtė detyrė e forcave demokratike tė punojnė qė tė kompensohet kjo vonesė historike, nė njė tė ardhme tė afėrt tė jemi pjesė dinjitoze e familjes evropiane.

    Dialogu dhe toleranca nuk kanė alternativė. Siē ka thėnė Presidenti John F. Kennedy- “Asnjėherė nuk duhet tė frikėsohemi tė bisedojmė dhe asnjėherė nuk duhet tė bisedojmė nga frika”.

    Nė mes dy vendeve dhe popujve tanė duhet tė ndodhė mirėkuptimi dhe pajtimi. Tė pajtuar mund ta ndėrtojmė tė ardhmen.

    Zonja dhe zotėrinj,

    Mė lejoni ta shpalos vizionin pėr shtetin e ardhshėm tė Kosovės:

    Kosova do tė jetė shtet qė bashkėpunon me tė gjithė fqinjėt me respektim tė sovranitetit dhe integritetit territorial tė njėri-tjetrit, anėtar i Kombeve tė Bashkuara, anėtar i ardhshėm i Bashkimit Evropian, anėtar i ardhshėm i NATO-s.

    Shtet qė punon drejt krijimit tė identitetit tė vet shtetėror, ku tė gjithė qytetarėt do tė jenė shtetas tė barabartė. Tė drejtėn e dyshtetėsisė, me marrėveshje. Kosova do t’i ketė simbolet e veta shtetėrore, qė do tė pasqyrojnė identitetin qytetar tė saj.

    Shtet ku sundon ligji, me legjislacion nė interes tė tė gjithė qytetarėve; me kushtetutė nė pėrputhje me ato tė shteteve demokratike perėndimore; me gjyqėsi tė pavarur, tė paanshme dhe tė pėrgjegjshme .

    Shtet me shoqėri shumetnike dhe shumėfetare; kundėr diskriminimit nė baza tė identitetit etnik, gjinor, racor ose fetar; me mbrojtje tė tė drejtave tė pakicave; Shtet ku gjuha shqipe dhe serbe do tė jenė gjuhė zyrtare. Pjesėtarėt e komuniteteve tė tjera do tė kenė tė drejtė tė praktikojnė dhe komunikojnė nė gjuhėt e tyre nė tė gjitha nivelet e institucioneve; nėnshkruese e Kartės Evropiane tė tė Drejtave tė Njeriut dhe e Paktit pėr tė Drejtat Civile dhe Politike dhe e traktateve tė tjera relevante.

    Shtet me kufij ekzistues nė pėrputhje me parimet bazė tė sė drejtės ndėrkombėtare; me garanci tė sigurisė nga NATO, pėrfshirė ngritjen dhe zhvillimin e forcės mbrojtėse tė Kosovės tė integruar nė NATO; pjesė e pėrpjekjeve ndėrkombėtare kundėr terrorizmit, krimit tė organizuar dhe trafikimit.

    Shtet me qeverisje funksionale dhe efektive me shėrbim civil modern dhe profesional me status tė mbrojtur me ligj; reforma zgjedhore me aplikimin e listave tė hapura, Parlament tė pėrgjegjshėm ndaj nevojave tė tė gjithė qytetarėve; paga nė sektorin publik konkurrente me ato nė sektorin privat; shoqėri aktive civile, media tė lira dhe tė pavarura.

    Shtet me ekonomi tė zhvilluar; euro si valutė; marrėveshje tė tregtisė sė lirė me vendet fqinje dhe vendet e tjera; respektim dhe mbrojtje me ligj e pronės private; lehtėsim tė investimeve ndėrkombėtare; krijim tė kuadrit favorizues pėr ndėrmarrjen e lirė dhe biznesin e vogėl dhe tė mesėm, rrethana favorizuese pėr diasporėn.

    Shtet qė kujdeset pėr mirėqenien sociale; qė ofron asistencė pėr qytetarėt qė nuk kanė mundėsi t’i pėrmbushin nevojat elementare pėr veten dhe familjet e tyre; pensione tė rregulluara me ligj; standarde evropiane tė shėndetėsisė, arsimimit dhe sigurisė nė punė; pėrkujdesje pėr invalidėt e luftės dhe tė punės.

    Shtet qė mbron trashėgimisė kulturore tė tė gjithė qytetarėve; qė siguron kthim tė qėndrueshėm dhe tė sigurt tė tė gjithė refugjatėve nė shtėpitė e tyre. Decentralizimi sipas parimeve integruese qytetare dhe marrėveshjes.

    Shtet qė mirėpret angazhimin dhe mbėshtetjen e vazhdueshme tė NATO-s, SHBA-sė, OKB-sė dhe BE-sė pėr garantimin e paqes dhe sigurisė; asistencėn e vazhdueshme ndėrkombėtare nė forcimin e institucioneve demokratike, gjyqėsore dhe civile; asistencėn e vazhdueshme ndėrkombėtare pėr rimėkėmbjen dhe zhvillimin e ekonomisė dhe tė infrastrukturės.

    Kosova e re do tė jetė shtet i ndėrtuar nė themele tė forta tė vlerave demokratike tė qytetėrimit perėndimor. Pavarėsia e Kosovės ėshtė vullnet i qytetarėve tė Kosovės.
    Tė gjithė qytetarėt e Kosovės do tė jenė tė barabartė para ligjit, komunitetet kanė vlerat, respektimin dhe mirėkuptimin mes vete nė shtetin e ri. Shqiptarėt luftuan kundėr shtypjes dhe jocivilizimit, asnjėherė kundėr popullit serb.
    Populli shqiptar nė Kosovė do tė kujdeset me dinjitet pėr bashkėqytetarėt serb nė Kosovė.
    E kaluara e errėt nuk duhet tė na mbajė peng, e ardhmja demokratike duhet tė na bėjė krenar.

    Garantimi i tė drejtave tė plota, kthimi nė shtėpitė dhe pronat e tyre, sigurimi i kushteve pėr njė jetė dinjitoze pėr qytetarėt tanė serbė-nuk paraqesin kompromise, por mundėsi pėr ne. Kėrkojmė edhe mbėshtetjen tuaj pėr kthimin e tė zhvendosurve.
    Ata janė obligim dhe pėrkushtim i politikės sė Kosovės. Ne besojmė dhe punojmė pėr tė integruar komunitetin serb nė institucionet dhe shoqėrinė e Kosovės sė re.

    Do t’i forcojmė raportet shumė tė mira me fqinjėt tanė, Shqipėrinė, Maqedoninė, Malin e Zi. Jemi tė pėrcaktuar pėr raporte tė fqinjėsisė sė mirė edhe me Serbinė. Caku strategjik i yni mbetet integrimi nė strukturat Euroatlantike, nė BE dhe nė NATO.
    Ne nuk mund ta ndryshojmė tė kaluarėn, por, mund ta zgjedhim njė tė ardhme ndryshe.
    Kėtė mund ta bėjmė vetėm duke punuar sė bashku drejt integrimit.

    E kaluara e hidhur - ka treguar se nuk mund tė jetojmė nėn njė ēati. Por, jam i sigurt se pavarėsia politike nga njėri-tjetri ėshtė mėnyra e vetme pėr fqinjėsi tė mirė dhe kooperuese.

    Pavarėsia ėshtė zgjidhja e vetme pėr Kosovėn, ėshtė zgjidhja mė e mirė pėr Serbinė dhe bashkėsinė ndėrkombėtare.

    Ju faleminderit.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #276
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anėtarėsuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061

    Ciao Piplla Respekte nga BaBa

    Votova per , Paversi e Plote
    O kosovare jeni shum popull pa pik kuptimi dhe sna e dini per nder ne Shqipetareve,Se te kishte plas lufta ketu ne Shqiperi ju skishit per te na futur ne kufi e jo ma naper Shpi a Sbahet fjale {Therrisni Menjes Kosovare} Pale doshit ene dushe per tu lar . hmmm kucccccccccccccccccccccccccccccccccccccccccccccccc cccccccccccccc se rat nsy kshu a kur emigroni ne gjermani [Mos msoni para kohe].
    {gjermanet kan i zakon po pan i pale kepuce ne der te shpis e din qe gruja po i trathton}
    "D

  7. #277
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar mė parė nga BaLLaKumi
    O kosovare jeni shum popull pa pik kuptimi dhe sna e dini per nder ne Shqipetareve,Se te kishte plas lufta ketu ne Shqiperi ju skishit per te na futur ne kufi e jo ma naper Shpi a Sbahet fjale {Therrisni Menjes Kosovare} Pale doshit ene dushe per tu lar . hmmm kucccccccccccccccccccccccccccccccccccccccccccccccc cccccccccccccc se rat nsy kshu a kur emigroni ne gjermani [Mos msoni para kohe]. "D
    po per fat te mire more vllaqko shqiperija ka shume pak kesi njerzish si ti.
    kerkoi falje nese ste kam kuptua drejt.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #278
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anėtarėsuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    O Llapi , Kuptimi sexizton kur BaBa thot ate qe di per Kosovaret , se kam majt nje Familje kosovare e perber nga 6 persona ok RRitu ene Piqu .
    Falje pse Vrava noi person me kerku Falje ktu ne Virtual
    .

  9. #279
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anėtarėsuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    BaBa Mendohet dhe thot --> textin qe kam shkruajtur me larte Eshte nje vertetim qe ka ndodhur ne kohen e luftes me sakte flasin Shqipetaret e tjere.
    Llapi o byrazero po normale qe ska njeri ne shqiperi si puna meje se te skanoi pa ngjyra

  10. #280
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Bisedimet e sotme nė Vjenė nė qendėr tė vėmendjes sė mediave botėrore

    image Bisedimet e sotme nė Vjenė ndėrmjet udhėheqėsve mė tė lartė tė Kosovės dhe Serbisė, janė nė qendėr tė vėmendjes sė mediave botėrore. Shumica prej tyre e vlerėsojnė ēėshtjen e statusit si sfidė tė vėshtirė pėr bashkėsinė ndėrkombėtare, ndėrsa citojnė diplomatė perėndimorė, sipas tė cilėve, pavarėsia nuk ka alternativė. Agjencia e lajmeve “Reuters”, shkruan se fuqitė e mėdha nuk shohin alternativė tė pavarėsisė pėr Kosovėn, e cila do tė mbikėqyrej pėr njė kohė tė gjatė nga Bashkimi Evropian.

    “Shtetet e Bashkuara po insistojnė pėr gjetjen e zgjidhjes brenda kėtij viti, sepse shtyrja e mėtejshme, sipas Uashingtonit, mund tė ēojė nė shpėrthim tė dhunės”, shkruan “Reuters”.Kurse, “Asoshieted Pres” vlerėson se gjasat pėr ndonjė kthesė nga ky takim janė tė vogla, kur kihen parasysh pozicionet e palėkundura tė palėve. “Serbia pretendon se Kosova ėshtė zemra e mbretėrisė sė saj mesjetare, ndėrsa shqiptarėt argumentojnė se Serbia e ka humbur tė drejtėn e qeverisjes sė Kosovės, pas luftės sė shkaktuar nga lidershipi i saj, nga e cila kanė mbetur mbi 10 mijė tė vdekur”, thuhet mė tutje nė artikullin e Asoshieted Pres, tė cilin e boton edhe CNN-i. Ndėrkaq, sipas agjencisė “AFP”, qė nga fillimi i bisedimeve, Serbia, e cila praktikisht e ka humbur kontrollin mbi Kosovėn nė vitin ‘99, ka ofruar “autonomi tė gjerė”, mirėpo udhėheqėsit shqiptarė kanė thėnė se nuk lėvizin nga qėndrimi pėr pavarėsi. Nga ana tjetėr, BBC-ja e vlerėson takimin si ngjarjen mė tė rėndėsishme qė nga bombardimi i NATO-s mbi caqet ushtarake jugosllave. “Askush nuk e nėnvlerėson sfidėn qė paraqet statusi i Kosovės”, shkruan BBC, duke potencuar se kjo paraqet kėrcėnim tė madh pėr tension midis dy komuniteteve. Gazeta prestigjioze “Financial Times”, shkruan se Kosova sot do tė bėjė ofertėn e saj pėr pavarėsi tė pėrhershme nga Serbia. Ajo citon diplomatėt perėndimorė, sipas tė cilėve pavarėsia e Kosovės do tė shkaktojė mė pak probleme sesa vazhdimi me status tė paqartė pėr tė. Pas protektoratit tė Kombeve tė Bashkuara, Bashkimi Evropian pritet tė marrė pėrgjegjėsinė nė polici dhe menaxhim tė ekonomisė nė Kosovė, shkruan “Financial Times”. Bisedimet e sotme nė Vjenė ishin nė qendėr tė vėmendjes edhe tė mediave ruse, tė cilat nuk kanė bėrė shumė komente pėr ēėshtjen e statusit. Agjencia “Itar-tas” dhe gazeta “Pravda” e Moskės, shkruajnė se nga bisedimet e sotme nuk pritet ndonjė rezultat konkret, ndėrsa potencojnė qėndrimin e Rusisė pėr mosvėnie tė afateve artificiale pėr gjetjen e zgjidhjes pėr statusin.

    Arben Fetoshi


    Postuar mė: Eh/Radio Kosova & Blue Sky Staff me Jul 24, 06 | 2:39 pm
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 28 prej 59 FillimFillim ... 18262728293038 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Me ne fund u pranua publikisht se kosova ska ushtri
    Nga beni33 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 126
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 18:14
  3. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndėrkombėtar me Kosovėn
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  4. Kush jane vrasesit?
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 10-03-2004, 21:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •